Fani Zguro fiton Onufrin
Posted by kolektiviza on Janar 15, 2008
Juria: “Me rrugët e Zguros, njohëm Tiranën”
Fitues të dicionit të 14-të të “Onufrit” janë Zguro, Zeneli, Muzzolini dhe Pema
Fani Zguro, Driand Zeneli, Bruno Muzzolini dhe Heldi Pema janë “tradhtarët” e “Onufrit 2007″. Mbrëmë në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve, u shpallën në një ceremoni modeste fituesit e edicionit të 14-të të Konkursit Ndërkombëtar të Arteve Pamore. Zguro u shpall fitues me videoartin “Street by street”. “Puna që fitoi konkursin, ka një impakt të menjëhershëm. Ka pamje shumë të forta, pasi jep idenë e Tiranës së sotshme, parë me një forcë të madhe, por mbi të gjitha me shumë realizëm. Kam pak ditë në këtë qytet, që nuk e njihja më parë dhe dallova menjëherë ndryshimet e dukshme dhe kontradiktat që vihen re mes ndërtimeve të bëra në epoka të ndryshme. Është një moment ndryshimi, i një dëshire për t’u zhvilluar. Kjo punë paraqet pikërisht këtë moment. Sapo hyra në ekspozitë, puna që më goditi më shumë ishte pikërisht kjo, pasi njoha menjëherë qytetin”, – thotë kryetarja e jurisë, Maria Campitelli kuratore e pavarur, e njohur në ambientet artistike pamore italiane.
Fitues i çmimit të dytë është Driand Zeneli me videoinstalacionin “Kur të rritem do të bëhem artist”. “Është një punë interesante që përputhet me konceptin e konkursit, me tradhtinë, me mitin e Pigmalionit. Ai tregon historinë mbi tradhtinë ndaj artit nën regjim dhe vështirësitë për të qenë sot artist në kuptimin e vërtetë të fjalës. Të jesh sot artist në Shqipëri nuk është e lehtë”, – vazhdon Campitelli.
Fituesi i tretë është artisti italian Bruno Muzzolini me videoartin metaforik “Ngricë”. Krahas çmimeve tradicionale të sponsorizuara nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, u nda edhe një çmim special që parashikon rezidencën në Milano të artistit Heldi Pema për tre muaj. Përveç Maria Campitellit, juria përbëhet gjithashtu nga Albes Fusha, fotograf dhe pedagog në Akademinë e Arteve të Bukura, Ormira Lulani, specialiste e arteve pamore në MTKRS, Christine Frisinghelli, Drejtore e Muzeut të Artit Bashkëkohor në Grac të Austrisë dhe drejtore e revistës artistike “Camera Art”, Austri, Matteo Fochessati, kryekurator dhe kritik arti i “Netëork”, Genova dhe Miami. “Niveli i përgjithshëm i ekspozitës është i mirë, me punë të ndryshme nga njëra-tjetra, një miks gjuhësor teknologjik. Kishte video, të cilat mbizotëronin dhe që fituan në mënyrë absolute, pikturë, instalacion, fotografi, pra të gjitha mënyrat e të shprehurit, që janë tipike të artit bashkëkohor. Më duket se artistët shqiptarë janë të ingranuar dhe janë brenda zhvillimeve të artit bashkëkohor. Ndoqa edhe punët e paraqitura në Bienalen e këtij viti në Venecia, të cilat patën një sukses shumë të madh, madje në një moment dukej se pavioni shqiptar do të ishte një nga fituesit”, – thotë kryetarja e jurisë.
Edicioni i këtij viti, titulluar “Bërë meTradhti”/Betrayal in Art” u kurua nga Ervin Hatibi dhe Rubens Shima. Sipas kuratores italiane në pjesën dërrmuese artistët i janë përmbajtur konceptit kuratorial, por kishte edhe ndonjë që devijonte. “Kemi diskutuar shumë mbi këtë çështje, pasi kishte ndonjë artist që i devijonte konceptit. Ishte rasti i një piktori që kishte piktura shumë të bukura, por nuk më dukeshin shumë brenda. Kuptohet nga pikëpamja intelektuale, mënyrat e leximit janë të ndryshme, kështu që u pranuan”, – thotë ajo.
“Onufit”, një nga ngjarjet më te rëndësishme për Galerinë Kombëtare të Arteve dhe artin pamor shqiptar, është hapur deri më 30 janar.
—————–
Gazeta Shqip
Gruaja pa emër
Fani Zguro është fitues i edicionit të 14-të të konkursit ndërkombëtar të arteve pamore, “Onufri”
Gruaja me flokët që ia merr lehtë era dhe çorapet e shkurtra që i dallohen sipër këpucëve gjysmë të hapura, nuk jeton më. Pothuajse çdo mbrëmje, në kthimet e mia të vona nga puna, e shihja në ballkonin e saj të vogël, me cigaren që i digjej mbi duart e holla. Ai mëngjes kur pashë portretin e saj në një fotografi vendosur në shtyllën ku në atë lagje në “Ali Demi” vendosen lajmërimet e vdekjeve, për shumë kohë, sa herë kaloja nga ajo rrugë vështroja ballkonin ku kishin mbetur vetëm disa vazo pa lule. Vështrimi i saj nga larg dhe tymi që ajo thithte gjithnjë në atë ballkon tregonin aq shumë për jetën e asaj gruaje…
Për muaj me radhë imazhi i saj më shfaqej vetëm atëherë kur instiktivisht kaloja në rrugën poshtë ballkonit të saj, dhe duke besuar se “trishtimit” duhet t‘i qëndrojmë gjithnjë larg, mendoja se ajo kishte qenë thjesht një grua, si dhjetëra të tilla që ndoshta nuk e pinë cigaren, por që mbrëmjeve vonë shtrëngojnë fort lotët në shtrat.
Por Fani Zguro ma solli sërish në kujtesë këtë grua… Ndryshe nga imazhi që kishte në ballkonin e saj të vogël në videon e tij “Rrugë pas rruge”, ajo nxiton diku. Me trupin e saj të kërrusur nga vitet, ndoshta po ecën drejt pallatit, për t‘u fshehur aty në apartamentin e saj të vogël…
E kam parë me dhjetëra herë videon e Zguros, thjesht për të kuptuar gjatë atij xhirimi aq të shkurtër që ai e ka bërë rastësisht, diçka më tepër mbi jetën e saj. Por disa hapa të nxituara pranë një rruge ku dëgjohet zhurma e makinave janë shumë pak për të zbuluar më tepër.
Por unë i besoj Christine Frisinghell, austriakes, anëtare jurie të “Onufrit”, e cila teksa shihte këtë video shprehej se “fuqia e artit qëndron pikërisht te përcjellja e filozofisë”. “Format e reja në art sot, videot, instalacionet, apo dhe pikturat, janë një mënyrë për të parë përmes tyre atë çfarë ekziston përtej”, thotë ajo. Tani në mendje kam jetën e saj dhe fundin e hidhur në atë ballkon të ftohtë…
Për Christine në art nuk ka nevojë të flasësh shumë. Në ato pak minuta ajo e njeh aq mirë atë grua, sikur të kishte bërë të njëjtën rrugë që bëj unë çdo mbrëmje me vite.
Kjo grua, emrin e së cilës ende nuk e di, është fituese e edicionit të 14-të, “Onufri”. Videoja ku ajo shfaqet me autor Fani Zguron, është vlerësuar dje si puna më e mirë e këtij aktiviteti. Me çmim të dytë është vlerësuar Driant Zeneli, me videon “Kur të rritem, dua të bëhem artist”. Çmimin e tretë e ka marrë artisti italian, Bruno Muzolini, me videon “Ngricë”. Çmimin “Artoteka”, i cili ofron një rezidencë disamujore në Romë, e ka marrë Heldi Pema, me fotot “Agim” dhe “Muzg”.
Punët u vlerësuan nga një juri me kryetare Maria Campitellin, ndërsa anëtarë: fotografi Albes Fusha; Ormira Lulani, anëtare, specialiste e arteve pamore në Ministrinë e Kulturës; Christine Frisinghelli, anëtare, drejtore e Muzeut të Artit Bashkëkohor, Graz (Austri) dhe drejtore e revistës artistike “Camera, Art, Austri”; Matteo Fochessati, anëtar, kryekurator dhe kritik
arti i “Network Genova” (Itali) dhe Majemi (SHBA).
Nën konceptin kuratorial të hartuar nga Rubens Shima dhe Ervin Hatibi, “Bërë me tradhti”, punët e paraqitura në këtë aktivitet ishin një rrugëtim midis artistit dhe artit, për të zbuluar “tradhtitë” që ata i bëjnë njëri-tjetrit. Kjo temë, e cila u konsiderua si e bukur, me këtë term që jemi mësuar t‘u vëmë gjërave të ndaluara në jetën tonë, nuk mund të thuhet se u vlerësua si e tillë nga të gjithë artistët pjesëmarrës. Në disa punë të paraqitura, koncepti i tradhtisë qëndronte shumë larg, duke bërë ndonjë stonim me punët që e tregonin më së miri këtë gjë. Por teksa tashmë kemi të qartë fituesit, shohim se gjykimi i jurisë ka qenë konsekuent me qëndrimet ndoshta të secilit që ka mundur ta vizitojë “Onufrin”. Sërish duke u ndalur në komentet që Frisinghell bëri për gazetën, arti është të shohësh përtej. Të katër veprat fituese kishin një të përtejme.
Në videon e Fani Zguros, “Rrugë më rrugë”, na jepen pamje të ndryshme të rrugëve të Tiranës. Ai ka ndaluar në çdo cep të fshehur të këtij qyteti të madh, duke vjedhur ato detaje që për të ishin më interesantet. Dhe duke dhënë me mënyrën e tij “tradhtinë” që i bën qyteti të shkuarës…
Puna e Driant Zenelit është një tjetër punë interesante në këtë aktivitet. Një video që tregon problematikat me të cilat has një i ri në Shqipëri. Ndërsa videoja e Bruno Muzolinit, “Ngricë”, është ndoshta një nga punët më të ndjera të këtij aktiviteti.
Gjithçka ndodh në një gotë akulli. Ku dalëngadalë ngrica shkrin dhe shfaqet një çark. Filozofia e përcjellë nga Muzolini mund të jetë dhe motoja që përcjell ky edicion i “Onufrit”. Se si çarku është shumë afër në jetën tonë të përditshme, i gatshëm të na zërë sapo një ngricë të na afrohet.
Kritika në vend është marrë pak këtë vit me “Onufrin”. Ndryshe nga edicionet e tjera të këtij aktiviteti, që mendohet të jetë një nga më të rëndësishmit e arteve pamore. Ky vit ka kaluar pothuajse në heshtje. Dhe vetë institucioni i galerisë nuk i ka dhënë hapësirën e duhur për ta promovuar. Një vëzhgues i kujdesshëm do t‘ua vinte fajin për këtë debateve të shfaqura edhe në media, mes drejtorit të këtij institucioni, Genc Mulliqi, dhe nëndrejtorit të tij. Ndërsa dikush tjetër do të shprehej se ka ardhur koha për të gjykuar në është vërtet “Onufri” hapësira ku mund të shohim tendencat e artit tonë bashkëkohor? Nëse dhe “Onufri” ka tradhtuar qëllimin me të cilin u krijua gati 14 vjet më parë.
Por ndërsa ky diskutim do të vijë në ditët në vijim, le të shohim se ç‘mendon një prej anëtarëve të jurisë, Christine Frisinghell.
Si një njohëse e mirë e gjuhës së artit (pas kaq vitesh në këtë punë, ajo mund të quhet një grua që e ndjen nga larg erën e artit), zonja Frisinghell thotë se 48 orët e saj në Tiranë i ka shfrytëzuar për të njohur më mirë atë çfarë ndodh në artet pamore në këtë vend. Dhe mendimi i saj nuk ndryshon shumë nga ajo çfarë kemi dëgjuar nga të tjerë të huaj që mbërrijnë në vendin tonë. Ndryshe nga fushat e tjera të artit, në artet pamore ne jemi konsekuentë me atë çfarë ndodh në fushën e artit bashkëkohor sot në botë.
Ashtu si në Perëndim, edhe këtu, në këtë cep të Ballkanit, Frisinghell vë re se arti është pasqyrë e të përditshmes. “Është interesante të shohësh se si artistët e rinj janë kaq të ndjeshëm ndaj asaj çfarë ndodh me vendin e tyre. Në këto punë unë kam parë reflektime mbi historinë dhe politikën e vendit tuaj”, thotë ajo.
Kjo është gjuha me të cilën arti komunikon në çdo vend të botës. Duke dashur të flasë më shumë për atë çfarë është përtej, Christine Frisinghell-i thotë se është ndalur gjatë për të gjetur kuptimin e secilës punë.
Pavarësisht kohërave, arti për Christine Frisinghell mbetet një fushë që kërkon të operojë me të njëjtat forma. “Të shohësh historinë e artit bashkëkohor do të thotë se e gjithë kjo histori është një ftesë për të menduar gjatë, se çfarë këto punë duan të thonë. Ti ndodhesh përballë një pune që reflekton heshtje dhe duhet të shohësh se çfarë përcillet nëpërmjet saj”, thotë Christine.
Por ajo që kjo grua e njeh mirë dhe mënyrën se si funksionon tregu i artit, që nuk e gjen ende në këtë vend, është funksionimi i një sistemi arti. Në kushtet ku ndodhet Shqipëria, ende nuk mund të flasim për një treg të tillë. Christine mund të gjejë lehtë falë lidhjeve që ka se cilët janë emrat në artin bashkëkohor në këtë vend, por mundësitë që u jepen këtyre të fundit në Shqipëri janë kaq të pakta. Kjo është arsyeja përse është ende herët për të folur për një treg arti, ku e vetmja mënyrë ballafaqimi është një aktivitet si “Onufri”. Le të besojmë se zonja Frisinghell e ka shfrytëzuar kohën e saj në Tiranë jo vetëm për të gjykuar punët e “Onufrit”, por dhe për të bërë ndonjë ftesë që ndonjërit prej këtyre artistëve që takoi këtu t‘i japë një shans për të ekspozuar në muzeun që ajo drejton. Kjo, pasi ashtu si Frisinghell përsërit, këta artistë kanë nevojë për shanse.

kolektiviza thënë
Fani Zguro, fundi i gjykimit mbi Onufrin
VIOLETA MURATI Gazeta Standart
“Onufri” – ceremonia e vakët, ku juria në një ditë vendosi tre emra fitues. Asnjë motivacion për fituesit, asnjë arsye për interesin publik për prurjet e ekspozitës.
Fani Zguros, artisti shqiptar, iu dha çmimi i parë për ekspozimin e videoartit, me videon “Rrugë pas rruge”, i pasuar nga vendi i dytë sërish për një shqiptar Driand Zeneli me videoinstalacionin “Kur të rritem dëshiroj të bëhem artist”, dhe vendi i tretë për videoartin me titullin “Ngricë”, të artistit italian Bruno Muzzolini. Ndërkohë, një çmim special i programit Residenc (çmim që jepet për herë të parë) i është dhënë artistit Heldi Pema
Nuk dihet se sa i gatshëm është treguar dje Fani Zguro për të pritur çmimin si fitues i “Onufri” për 2007-n, por në konferencën për shtyp të organizuar mbrëmë në Galerinë Kombëtare të Arteve ai nuk ka qenë i pranishëm. Ndërsa jurisë me tre emra potentë të huaj i është dashur të shqiptojnë emrat fitues mes vaktësisë ceremoniale.
Sipas zyrës së shtypit të Galerisë Kombëtare të Arteve, juria e aprovuar nga ministri Pango, përbëhet nga: Maria Campitelli – kryetare e jurisë, kuratore e pavarur, e njohur në ambientet artistike pamore italiane, Albes Fusha – anëtar, fotograf shqiptar dhe pedagog në Akademinë e Arteve të Bukura, Ormira Lulani – anëtare, specialiste e arteve pamore në MTKRS, Christine Frisinghelli – anëtare, drejtore e Muzeut të Artit Bashkëkohor, Graz (Austri) dhe drejtore e revistës artistike “Camera, Art, Austri”, Matteo Fochessati – anëtar, kryekurator dhe kritik arti i Network Genova (Itali) dhe Miami (SHBA).
Nëse thjesht do ta imagjinonim “Onufrin” si një nga ekspozitat më prestigjioze të GKA-së e kryesisht të institucionit që e organizon mbrëmë duhej më shumë shkëlqim prej artistësh. Zëvendësdrejtori i Galerisë, Rubens Shima, bashkëkurator me poetin Ervin Hatibi, duket se ka marrë përsipër të bëjë nga fillimi deri në fund gjithë adetet e një aktiviteti, ku dje nuk ka mundur të justifikojë pse mungonte në panel emri i fituesit, bashkëkuratori i tij, apo dhe një anëtar i jurisë kompetent i fushës, fotografi Albes Fusha. Sigurisht që vetë ceremonia, apo më mirë konferenca për shtyp, ishin gati në dështim – ku shkaku i mbetej një papërgjeshmërie për të vendosur në kohën e duhur jurinë. Zv.drejtori i Galerisë, Rubens Shima, e ka justifikuar vendimin e një dite të jurisë për emrat fitues si diçka që nuk i takon rastësisë. Shima tha se punët janë parë nga juria, meqë Onufri ka një muaj që ekspozon punët.
Pra deri në këtë pikë prezantimi, ky “Onufër”, që shënoi edicionin e 14-të të organizmit, ishte një punë sa për të kaluar radhën. Autoriteti suprem i GKA-së, prej kohësh nuk del në skena të tilla organizimesh, ndërsa duket se lidhjet e zv.drejtorit janë direkt me ministrinë. Para se t’i hyhet, apo të hapet një debat se nga rrjedhin prurjet e “Onufrit”, heshtja kalon më tepër për nga kultura organizative.
Koncepti kuratorial i paraqitur në bashkëautorësi mes Rubens Shimës dhe poetit Ervin Hatibi, i mbështetur në reflektimin “Bërë me tradhti” përzgjodhi 30 artistë për konkurrim. Por duke iu kthyer çmimeve, fituesve të tre vendeve të para nuk u tha së paku asnjë fjali motivuese. Aq më tepër të flitej më gjerë se sa mund të ndikonte kjo pjesëmarrje në fluksin bashkëkohor të arteve pamore. Nëse do të kishte ndonjë gjë interesante anëtarët e huaj të jurisë nuk do të mbanin gojën nga emocioni. Por ftohtësia e tyre ta lë shijen e hidhur duke veçuar pas emrave fitues dhe nja dy emra të tjerë artistësh, prej të cilëve ishin impresionuar, ndonëse nuk kanë munguar klishetë se përzgjedhja ishte e vështirë.
Fani Zguro, artisti shqiptar, që iu dha çmimi i parë për ekspozimin e videoartit, me videon “Rrugë pas rruge”, i pasuar nga vendi i dytë sërish për një shqiptar Driand Zeneli me videoinstalacionin “Kur të rritem dëshiroj të bëhem artist” dhe vendi i tretë për videoartin me titullin “Ngricë”, të artistit italian Bruno Muzzolini. Ndërkohë, një çmim special i programit Residenc (çmim që jepet për herë të parë) i është dhënë artistit Heldi Pema, i cili, në kuadër të një projekti, është ftuar në Milano, ku gjatë një periudhe dymujore do të punojë për realizuar dhe çelur një ekspozitë atje. Edicioni i këtij viti, titulluar “Bërë me Tradhti”/Betrayal in Art”, u prezantua më 20 dhjetor të vitit që shkoi, ndërsa do të vazhdojë të qëndrojë i çelur deri më 30 janar.
xixa thënë
Shkrim i ndjeshëm, veçanërisht pjesa e parë e jetuar – një plotêsim krejt i natyrshêm i fotos që ndjek pas: një qenie njerêzore e lakuar nga jeta, me njê vullnet tê çuditshëm pêr tê ecur pêrpara.. Kjo foto më kujton një tjetêr, atê të njê pishe krejtêsisht tê pêrkulur, tê pêrvuajtur nga era e qafês sê Llogarasë.
M’u desh më pas një vizitë në faqen e Fani Zguros pêr tê çmuar veprên e artistit.
Sidoqoftê, dêshiroja qê dikush tê mê shqipêronte fjalët kaq shêsh tê hasura nê tekst (tekstet):
kurator, kuroj, kuratoj, kryekurator, bashkëkurator, kuratorial…
don archer thënë
ate e ka shkruar Ermira Kazhani nga gazeta Shqip.
don archer thënë
do permbledhje biografike te saj … se nuk e kam.
ka qen gazetare dhe jepte lajmet ne news 24 pastaj ne klan …me se fundi punon me rudina xhungen ne emisionin SHQIP dhe ka faqen e kultures ne gazeten SHQIP.e pamartume…
kolektiviza thënë
jo thjesht desha te dij lidhjet dhe njohurite e saja per artin per te kuptuar dhe justifikuar kompetencen me te cilen flet, dhe besimine verber tek Christine Frisinghell.
Selfmaderadio thënë
K-viza,
po t’i dije kompetencat e autores, do ndryshonte ndonje gje ne opinionin tend? Mos ma merr per keq pyetjen, po nuk e di pse duke lexuar insistimin tend per te njohur kush e ka shkruar shkrimin, nuk munda te mos pyesja veten se sa e manipulon opinionin tone informacioni se kush eshte mbas kritikes? Dhe, a e ben ky informacion kritiken/opinionin tone me te mire apo me te keq? …
kolektiviza thënë
Rutina e cdo mengjeshme, me te arritur ne pune, eshte te hap dhe te shoh gazetat sa per te pasuruar blogun sa per te pasuruar veten (e debatueshme kjo e fundit). Ndodh qe disa artikuj i shtoj ne blog pa i lexuar gjere e gjate, dhe pa krijuar akoma nje opinion kritik ndaj tij. Insistimi im per shkruesin e artikullit te sotshem tek Shqip, ishte si fillim vecse kerkese per ta sjell bashke me artikullin dhe nga interesi im vetiak per te njohur aktoret e skenes se artit bashkohor. Kur dikush shkruan per artin ne Shqiperi, un pervete lexoj dhe i koleksionoj per arsyet e mia personale e me the e te thash dhe jam e interesuar kush shkruan dhe pse. Nje gazetar nga nje tjeter nuk me ben shume pershtypje dhe pak rendesi ka se: ne te shumten te tere thone e riciklojne c’pak informacion kan marre nga deklaratat per shtyp. Rileximi i artikullit sec me solli dyshimin qe shkruesi nuk mund te ishte nje gazetar i/e rradhes, por dikush ne brendesi te arteve, me interesa vetiake dhe kolektive ne mbarvajtjen e tij – perderisa bente thirrje per ftesa e viza per jashte per artistet Shqiptar. Me beri pershtypje njohja me artistin fitues Fani Zguron dhe qe kishte pare videon 10 here. Dyshoj se ndonje gazetar i/e rendomte e faqes kultures sheh nje video arti me shume se nje dy here, aq me teper qe kjo si video eshte e re (dhe me sa di un e pa shfaqur me pare ne Tirane, por mund te jem gabim). Me beri dhe me shume pershtypje se si nje gazetare e thjeshte mund te kishte arritur te harxhonte aq shume kohe (ne 48 oret e pakta) me Christine e te njihej me te dhe mendimet e saja per artin qe na i servir ne me nje besim te verber. Se kush eshte artikull shkruesi, dhe kush eshte Ermira Kazhani me interesojne mua dhe jo domosdoshmerisht c’do kujt tjeter qe lexon artikullin. Kjo varet nga niveli i perfshirjes dhe interesit personal te cdonjerit prej nesh si lexues i temes perkatese. Un nuk do thoja manipulon por formon dhe informon opinionin tone.
loer kume thënë
pershendetje kolektiviza, meqe jemi n e fjale, si quhesh se me duket cudi te te drejtohem me kete fjale.
doja te te pyesja, nese ke informacion, se une e kisah harruar fare onufrin duke u hallakatur ne pune, deri me c’date eshte? vazhdon akoma? apo mbaroi?
faleminderit
loeri
kolektiviza thënë
Loer,
ekspozita do te qendroj e hapur deri me 30 Janar. Self, eshte goxha e veshtire te gjej ndonje prej videove apo dhe foto te puneve te tjera ne Onufer, pasi nuk eshte njeri i interesuar ti publikoj ne internet. Artistet nga ana e tyre nuk do benin lehte ate gabim e ta venin nje video (arti) ne YouTube pasi humbasin kontrollin e vleres dhe fuqine e ekspozimit te saj ne ndonje galeri apo muze jashte apo brenda vendit. Ato pak video apo dokumentime te tyre qe gjinden kollaj dhe ne internet un po i sjell sipas rastit, kuptohet pa dashur te demtoj apo ti hyj ne hak ndonje artisti.
Salvatori thënë
Sa boshe duket situata e artit te sotshem ne Shqiperi. Them boshe pasi nuk kam pare asnje nga veprat artistike te permendura me lart nga blog-marresit dhe blog-dhenesit shqiptare.
Fani Zguro paska fituar nje çmim, ate te parin ne ekspoziten “Onufri”. Lum ai per ate çmim. Sa ishte çmimi qe duhet akorduar ne kesi rastesh? Nje mije? Nje milion? Leke apo euro? Po valle, a merakoset artisti Zguro me shkrimet qe percillen me ane te fibrave optike sot ane e mbane botes? Duke lexuar kritiken shqiptare, shoh qe vepra nuk eshte shume e rendesishme, ajo qe krijon lajm eshte sipermarrja e nje gazete per te dhene infomacione, qofshin keto skandaloze apo kulturore. Se vetem kritike nuk mund te jete kur flitet qe ne fillm qe “gruaja qe eshte filmuar, me çorape…, me kepuce…, nuk jeton me”. Ku qendron interesi i ketij lajmi, dhe ku eshte impenjimi i autorit meqe qenka pranuar nga kritika e huaj si nje paraqitje e denje e Tiranes se sotshme? Elementi artistik nuk ka nevoje per scoop, ai mohon çdo kembengulje e ardhur nga injoranca apo dija e mashtruar nga mposhtja e kultures qe disa gazeta bejne.
Aktivitetet artistike nuk do te mungojne ne Shqiperi, qofshin ato te nje niveli te ulet apo te larte, por ajo qe ben pershtypje eshte tendenca skizofrene t’i hapim rruge kujdestareve, kontrolloreve dhe pastruesve te disa institucioneve apo galerive neper bote. Ata qe jetojne jashte Shqiperie, dhe qe lexojne pak revista arti te pergjegjshme, njohin mire disa emra dhe veprat e tyre. Por, shoh qe Shqiperia nuk ka akoma nivelin te thithi kete inteligjence. Organizatoret, pervjelin menget dhe i futen punes sikur te korrnin grurin qe nuk pret me. Ekspozitat e organizuara ne Shqiperi keto vitet e fundit i ngjajne me shume planve narcizike te disa personave qe pretendojne te mbajne çelesat e kultures apo te artit pamor. Kultura eshte nje trashegimi qe kerkon shpesh here pastrim, disinfektim dhe rigejnerim. Nderrimi i kabllove duhet te behet ne çdo cep te vendit, neper shkolla, teatro, apo dhe neper blogjet e sotshme qe natyra polimorfe dhe ambivalente e sinjalit sot jep me shume se asnjehere shprese per ajrim.
Dhe te kthehemi tek puna e Fani Zguros, e cila qenka brohoritur edhe nga nje kuratore italiane. Kondita sociale e gruas, pleqeria, rruget e qytetit. Ne pamje te pare duket pune me cilesi. Ose me mire pune e pranueshme nga formatazhi qe arti ka marre. Por, edhe nje mungese informacioni neper media, i jep kesaj pune me shume sukses siç edhe mos ardhja e fituesit ne mbremjen finale, sot ne mode nga disa artiste qe percjellin art dhe jo lavde te kote.
Salvator Qitaj
artsy thënë
Interesante:
Fani Zguro, ka vite qe i vardiset Galerise Kombetare, e pas shume kohe ne zyren e Rubens SHimes, pas nje artikulli excellent mbi “Onufrin”, interesante qe nje artist konkurues shkruan kaq bukur per kete Onufer ne gazeta, dhe fiton cmim nga miqte e Rubens Shimes, rrjeti i vetem qe nuk e njihte akoma shkeljet ligjore te Shimes dhe pra-paskenat e perhershme.
Bravo Fani, take those money and the price and shave up your ass!
ermir karma thënë
urime fani
amazing job
une do ta konsideroja (Living Painting) ky eshte 1 omazh i nje brezi humbur ne transicion, jeta e humbur duke shikuar ne nje te ardhme te mire, ketij brezi ne i kerkojme ndjese dhe fani arriti ta trasmetoje kete, kjo eshte shqiperia.dhe jo 1 ndertese e bukur bukuria eshte infrastuktura ,mjedidi pastertia jo 1 restorant o 1 pub ate e ka bere pronari, keshtu populli/qeveria nuk ka asnje merite
mjaft me kritika le te mendojme dhe rflektojme behu i zgjuar mundohu te besh dicka me te mire pa shkaterruar paraardhesin tend,progress she respect
suksese fani y made it
ps kupto conceptin jo drejtshkrimin