kolektiviza

koleksion arti

Konkursi fotografise “Sotiri”

Posted by kolektiviza on Janar 29, 2008

Elsa Demo

Shekulli

Iniciativa e Eleni Laperit për një konkurs ndërkombëtar të fotografisë i quajtur “Sotiri”

Konkursi ndërkombëtar i fotografisë që mbahet aty nga fundi i pranverës ndërmjet Tiranës dhe Korçës, sipas idesë së Eleni Laperit, quhet “Sotiri”. I jepet kështu “haku” një fotografi unikal në historinë e artit shqiptar, Kristaq Sotirit, i lënë në hije si edhe ndoca të tjerë nga dimensioni dhe propaganda vetëm nëdrejtim të Marubëve.

Historiania e artit, Eleni Laperi, na konfirmoi dje se është në zbatim të projektit që ka nisur prej disa muajsh për një konkurs ndërkombëtar të fotografisë për të rinj, deri në moshën 35 vjeç. Qëllimi është rigjallërimi i artit të fotografisë që është në një nivel gati të mjerueshëm dhe nga ana tjetër të bëhet i njohur nëpërmjet këtij çmimi një mjeshtër si Sotiri. Këto argumente na dha Eleni e cila po e ngre këtë çmim brenda Projektit 5.6. që ka nisur në prill 2007. Janë kurse të shkollës së fotografisë të cilat ajo i hapi me mbështetjen e Programit Shqiptar për Bashkëpunim i Qeverisë Zvicerane, për të përgatitur fotografë profesionistë, gjë që mungon edhe sot, sadoqë flitet për një art që ka nisur në Shqipëri menjëherë pasi u shpik nga vëllezërit Lymierë. Eleni ka gati dhjetë vjet që punon si kuratore e lirë e artit pamor. Nga kontaktet me të huajt nuk i është kursyer komenti që “në Shqipëri nuk ka fotografë profesionistë”. “Kam vënë re se edhe fotografët vetë nuk e dinë cili është dallimi midis amatorit dhe profesionistit. Studentët tanë nga takimet e para meeditorë të mediave të huaja të fotografisë, fotoreporterë etj., duhet ta dinë tashmë se një fotograf profesionist bazohet mbi ide.” Për ta parë të ilustruar këtë, Eleni na fton nga 31 janari deri më 2 shkurt për të parë ekspozitën fotografike të studentëve të saj, disa prej të cilëve ekspozohen në Paris tek “Shqipëria 2008″.

Për koordinatoren artistike të konkursit “Sotiri”, Alketa Kurrizo, aktiviteti i ka të gjitha shanset të jetë një ngjarje e mirë dhe me vazhdimësi sepse ka në fokus bashkëkohësinë, prurjet e të rinjve dhe do të përfshijë edhe vlerat lokale. “Në Korçë njerëzit shkojnë për të dëgjuar muzikë “live”, jo për të parë një ekspozitë. Kështu që “Sotiri” po bëhet edhe për të nxitur prizmin kulturor”.

Askush nuk do donte të fliste herë tjetër për një konkurs ndërkombëtar që do të binte në nivelin e “Marubit” te Galeria Kombëtare të Arteve, akoma më keq nëse do jetonte ca kohë si “Marubi”.

Eleni shpreson që “të mos na ndodhë si me “Marubin” i cili u mbyll sepse jemi të mangët për të emancipuar idetë. Ne veprojmë shumë dhe mendojmë pak. Me “Sotirin” synojmë të mbajmë të hapur një debat për artin”.

Sa për emrin e Kristaq Sotirit edhe për atë le të shpresojmë që propaganda të veprojë më me inteligjencë se me Marubët të cilët nga njëri botim në tjetrin (dhe nuk janë pak katalogët, kalendarët, kartolinat me imazhe të tyre) janë po ata, pa një kurim dhe kujdesje të korpusit të tyre të parrokshëm. Madje Marubët nuk kanë shkuar tek njerëzit apo dashamirësit e fotografisë në formën që duhej, që albumet e tyre t’i gjesh në shitje në librari, apo që vepra e tyre të jetë e studiuar, e komentuar.

Në këtë kuptim ringjallja e veprës së Kristaq Sotirit është një sfidë për ata që do të kenë në duar financat dhe shanset për ta nxjerrë nga kjo harresë pa kuptim.

Arkivi i fotografive, me rreth 15 mijë negativë, që disponojnë trashëgimtarët e Sotirit, përbëjnë esencën e gjithë punës së mjeshtrit. Kryesisht janë portrete, realizuar brenda dhe jashtë studiove tipike të zanatit, dhe peizazhe që nuk shkojnë përtej Korçës, rrethinave dhe fshatrave të saj.

Në krahun tjetër të Marubëve, që kishin krijuar dinastinë e tyre, peshonte juglindja me Sotirin. Ky i fundit “adaptoi mjeshtërinë e portretit të “intelektualit” shqiptar”, komenton një artist i fotografisë, Besim Fusha. Në arkivin e tij gjejmë portrete nga më të shumëllojshmit, që nga vip-ët e qytetit, të quajtur “Parisi i vogël”, deri tek kurbatkat (banoret e qytetit), lypësit, apo foto shumë të guximshme të ndonjë gruaje që josh me lule në dorë apo pozon e shtrirë në tapet me rroben e banjës. Sotiri mbetet një fotograf lirik, që reflekton shumë botën nga vjen, Korçën civile, të viteve ‘30. Kjo ndodh dhe me Marubët. Fotografia e tyre tregon terrenin e ashpër të veriut, dhe njerëzve të tij. Ndoshta kjo nuk mjafton. Sepse shumë realizime të Marubëve edhe pse të realizuara në studio, transmetojnë figura unikale, epike të veriut. Marubët janë dramatikë. Ndërsa personazhet e Sotirit dhe dritat rreth tyre janë të brishta, si të lara dhe transmetojnë një gjendje lirike. Edhe pse korçarë ata nuk kanë asnjë dallim për nga atmosfera dhe civilizimi perëndimor. Gratë mbajnë muf apo kapelë elegante me pupla, ndërsa burrat cilindër. Dhe gjithmonë pozojnë në profil, pak diskret, pak misterioz.Kristaq Sotiri u lind në Mborje të Korçës në vitin 1883. Ashtu si një pjesë e mirë e korçarëve emigruan sa në Amerikë apo në Francë, emigroi drejt “tokës së premtuar”. Deri në vitin 1919 ai kishte një studio të vetën në Neë York. Duhet thënë që në fillim se shkolla e fotografisë për Sotirin ishte eksperienca e tij e gjatë, por vetëm pasi kishte takuar “ustain” e fotografisë Georg Steckel nga Los Anxheles i Kalifornisë. Prej tij mori teknikën shumë specifike të ndriçimit, të cilës i mbeti besnik deri në fund.

Në vitin 1922 u kthye në atdhe, në qytetin e lindjes ku hapi studion “Sotiri”. Në fotoarkivin e tij që ruhet në kushtet e shtëpisë, përveç portreteve, një vend të rëndësishëm zënë peizazhet, momentet nga jeta sociale. Krijimtaria e Sotirit gjithmonë është ekspozuar në formë shumë të kufizuar. Pasurinë që trashëgojmë sot, një fotoarkiv me vlera kombëtare e trashëgojmë në sajë të kujdesit që vetë mjeshtri pati deri në fund të jetës. Vdiq në vitin 1970. Ishte 87 vjeç.

21 Responses to “Konkursi fotografise “Sotiri””

  1. salvatori thënë

    Me aq sa une di, fotografia nuk eshte zbuluar nga vellezerit Lumières, te cilet njihen ne histori si te paret regjizore filmi. Ndersa zbuluesi i fotografise eshte diku midis francezeve Nicéphore Niepce dhe Louis Daguerre. Lajme qe mund t’i gjejme kudo sot, fale internetit nese s’kemi mundeis te lexojme pak me thelle.

  2. Fahredin Spahija thënë

    Eshte per tu quditur se sa fatkeq eshte arti fotografik shqiptar!
    Ai, vazhdimisht, po bie ne duart e “kuratoreve” te padijshem, disa prej te cileve nuk i dijne as gjerat elementare te historise se fotografise sic eshte rasti me Eleni Laperin e cila nuk din per zbuluesit e mediumit te fotografise dhe i ngatrron ata me Lumieret qe zbuluan “fotografine levizese” (1895) pak me pak se 70 vite me vone se qe Nipse krijoi imazhin e pare fotografik (1826). Ne artikullin e mesiperm ajo tenton te na mbaje ligjerata e te na tregoje se ku eshte dallimi mes fotografit amator e atij profesionist. Nga “mesimet” e saja per kete ne kuptojme se ajo nuk ka “haber” per keto gjera. Ne boten e fotografise ekziston fotografia e mire dhe ajo jo e mire. Fotografine e mire mund ta realizoje nje fotograf “profesionist” por edhe nje fotograf “amator”. Zonja Eleni duhet te shfletoje pak historine e fotografise dhe atje do te gjeje me qindra argumente qe e kundershtojne “teorine” e saj mbi fotografet “profesionist” dhe ata “amatore”. Ne kete histori ajo do te gjeje biografi te shumta te fotografeve “amatore” (te cilet asnjehere nuk kane bere shkolle per fotografine) e qe si trashigimi na kane lene me qindra vepra e kryevepra te artit fotografik. Mendoj, se njerez si Eleni, e demkosen Konkursin “Marubi” e neser te njejten gje do ta bejne edhe me Konkursin “Sotiri”. Artit fotografik nuk i duhen diletantet por njohesit e mire te ketij mediumi te cilit, perfundimisht, do tia kthejne shkelqimin qe dikur ia dhane Marubet, Manaket, Kristaq Sotiri, Vani Burda, Gjon Mili e shume te tjere…
    Me shume respekt per te gjithe ata qe sot e krijojne artin fotografik dhe e shijojne ate!
    Fahredin Spahija, artist i fotografise.
    (fahredin_s@yahoo.com)

  3. salvatori thënë

    I dashur Fahredin, ndoshta me mire t’i bejme nje dhurate Eleni Laperit qe te informohet pak se per çfare ajo flet, se me çfare shikohet ajo nuk ka pasur mundesi te shfletoje disa shkrime te rendesishme mbi fotografine. Dhurata mund te komozohet nga dy libra ose tre, qe mund te jene shume te lehte per t’i lexuar, dhe aspak teknik: “Le photographique” te Rosalind Krauss dhe “Sur la photographie” te Susan Sontag”. Sigurisht, ka dhe te tjere siç eshte psh: “La photographie plasticienne” e Dominique Bacqué, qe te kuptoje me mire rolin e sotshem te fotografit ne artet plastike.

  4. Fahredin Spahija thënë

    I nderuar Salvator, ne mund ti dhurojme Eleni Laperit me tonelata libra mbi fotografine, edhe ato qe ti i preferon, por a nuk te duket paksa ironike kjo pune ne kohen kur cdo njeri qe ka “dy kokrra mend” mund te hy ne faqet e internetit dhe aty te “thithe” informacione te pafundme mbi keto probleme?!
    Menyra se si ajo e “formulon” fotografin profesionist dhe ate amator vazhdon te me iritoje…
    Me shume respekt, Fahredin Spahija.

  5. Daniela thënë

    Lexova me shume interes keto komente mbi shkrimin e Elsa Demos dhe me ben nje gje pershtypje: te gjithe nuk dallojne dot nje shkrim te Elenit nga nje shkrim per Elenin, apo nje interviste me Elenin.

    Dhe sa te lehte e keni, o shqiptare, te shani e te mburreni se sa shume dini per fotografine, e te fyeni dike qe nuk mund te mbaje pergjegjesi per ate shkrim qe e ka shkruar dikush tjeter.

    Mesohuni te lexoni, pastaj tregoni se sa shume dini !

    Daniela

  6. Fahredin Spahija thënë

    Daniela,
    Keshillat qe i jep per te tjeret, me pare, perdor per vehten tende! Meso te lexosh dhe pastaj repliko me te tjeret! Mos pretendo se “ke zbuluar Ameriken” nese na udhezon “te dallojme nje shkrim te Elenit nga nje shkrim per Elenin”, por dallo dhe ti fjalite brenda thonjezave ne nje shkrim per Elenin sepse ato, sipas rregullave drejteshkrimore dhe gramatikore jane thenje te asaj per te cilen eshte bere shkrimi.
    Shembull:
    … Eleni ka gati dhjetë vjet që punon si kuratore e lirë e artit pamor. Nga kontaktet me të huajt nuk i është kursyer komenti që “në Shqipëri nuk ka fotografë profesionistë”. “Kam vënë re se edhe fotografët vetë nuk e dinë cili është dallimi midis amatorit dhe profesionistit. Studentët tanë nga takimet e para meeditorë të mediave të huaja të fotografisë, fotoreporterë etj., duhet ta dinë tashmë se një fotograf profesionist bazohet mbi ide.”…
    Nuk ishte idea ime qe te shaje e te tregoj “se sa ditkam per fotografine” por ishte nje reagim kompetent per spekulimet me termet “fotograf amator” dhe “fotograf profesionist”.
    Daniela, nuk e kuptoj “misionin” tend, ne kete rast! Deshiron te na japesh leksion se si duhet lexuar nje shkrim apo tenton te mbulosh diletantizmin e Elenit?
    Te jesh historian/e i/e artit nuk do te thote se e ke te lejuar te spekulosh per artin dhe artistet. Kush guxon ta quaj Van Gogun amator nese ai nuk ishte i shkolluar per pikture?!
    Gjeniu shqiptar i fotografise, Gjon Mili ishte i shkolluar per elektronike. Si mendon ti? Ta quajme, ate, “amator” apo profesionist”?
    Berthama e spekulimeve te Elenit rreth kesaj qeshtjeje eshte “Idea”. Sipas saj, vetem nje fotograf profesionist ben fotografi te bazuar mbi nje ide! Kurse une te them ty dhe Elenit, me shume kompetence, se cdo njeri i pasionuar pas fotografise, ne momentin kur deshiron te shtype butonin e shkrepjes, ne koke ka nje vizion per imazhin qe don ta “pervetsoje”. Pra, ka nje ide! Jane krejtesisht tjera vlera qe nje fotografi e ben te mire apo te keqe, pra, edhe autorin fotograf te mire apo te keq.
    Per ty, Daniela, nje keshille dashamirese!
    Mos fut hundet aty ku nuk te takon!
    Ti sulmon “sulmuesit” e Eleni Laperit! Pse?! Je vet Eleni apo i ben asaj nje sherbim?
    Eleni, na del si nje njeri qe don ta shpetoje fotografine shqiptare! Nuk paska fotografe shqiptare “profesionist” dhe ajo me nje kurs fotografie po pergatite “kuadro” qe do ta plotesojne kete boshllek dhe me keta fotograf te rinje qe, gjithsesi, do te jene “profesionist” (sepse i ka trajnuar ajo), do ti tregohet Evropes (ndoshta edhe botes) se Shqiperia (shqiptaret) paskan “herdhe” edhe per kete medium!
    Une po perfundoj ketu, kete reagim, duke i uruar Elenit qe ajo te perfitoj edhe shume projekte tjera nga organizatat e huaja dhe te perfitoje mire nga ato, por jo te “na hedhe hi syve” dhe te krijoj bindjen sikur cdo gje po fillon nga ajo. Dy konkurse nderkombetare te fotografise artistike, te krijuara ne dy qendrat me te medha shqiptare (Tirane e Prishtine), “Marubi” dhe “Gjon Mili” u themeluan pa te dhe edicionet e tyre u mbushen, ne mase te madhe, nga fotografet shqiptare. Kah na dolen ata nese, sipas E. Laperit, nuk paska fotografe shqiptare!

    Me shume respekt, Fahredin Spahija

  7. jeta thënë

    Te nderuara:
    Elsa, Eleni, Daniela…etj.

    Kisha nje lutje per Ju: MOS POLEMIZONI DOT ME FAHREDIN SPAHINE!
    Sado qe jeni adhuruese te fotografise artistike, jeni larg,larg arritjes artistike te zoteriut ne fjale. Fjala e Tij eshte vule!
    Kete e dime ne studentet e tije e poashtu edhe kritiket me te njohur te fotografise artistike, te cilet dhane vleresimet e tyre per Fahredinin.
    Dhe jo vetem kaq, dua te Ju tregoj nese e njihni apo nuk e njihni mire profesorin, Ai ka nje diapazon te gjere te diturise. Mos mendoni se mund ta zini ketu apo aty. Me besoni. Dua te them se eshte i gjithanshem, e asesi nuk u perket asaj kategorie qe flasin shume e nuk thone asgje, apo edhe kur thone e huqin.
    Ne rastin tuaj po shof se jeni ngaterruar keq. Mbase nuk e perdoret logjiken kur perfunduat shkrimin tuaj me:
    “Mesohuni te lexoni, pastaj tregoni se sa shume dini”
    E me pastaj kur lexohet vazhdimi i shkrimit te profesorit Ju te nderuara po dilni qesharake. Me keqardhje e them kete.
    Prandaj iu sugjeroj te keni kujdes.
    Kujdes! Kete ua them me sinqeritetin me te madh.

    Jeta

  8. Eleni thënë

    Z. Spahija,

    nuk ju njoh, po e hapa kete faqe sepse me thane ta shoh.
    Nje gje me ben pershtypje: si nuk keni bere asnje koment per dy shkrime te mijat, qe jane po ne kete faqe, per fotografine, me qe zj. Jeta thote se jeni profesor i madh?

    Megjithate ju falenderoj per fyerjet ju the te tjeret, qe nxitojne te flasin, po qe edhe ata nuk i kane komentuar keta dy tri shkrime qe mbajne emrin tim e per te cilet pergjigjem.

    Ju uroj shendet,
    Eleni

  9. Fahredin Spahija thënë

    Zonja Eleni,
    as une nuk ju kisha “njohur” me pare, por, lexova shkrimet Tuaja dhe shkrimet per Ju. Kam njohur dhe njoh disa njerez kompetent te fotografise ne Shqiperi. Njihja Piro Nacen ti cilit ia kam realizuar edhe portretin. Njoh Roland Tashon me te cilin kam shkembyer mendime rreth fotografise shqiptare. Kam mik te mire Qerim Vrionin te cilin e njoha permes nje shkrimi qe kishte bere per artin tim fotografik. Por, per Ju nuk kisha degjuar ndonjehere. Do te me vinte mire nese, ndonjehere, do te na vie rasti te flasim “live” per keto probleme sepse ka shume cka te thuhet.
    Ajo per cka, assesi, nuk mund te pajtohem me Ju eshte koncepti i juaj mbi “fotografet amatore dhe profesioniste” si dhe per perpjekjet e juaja qe te mohoni ekzistimin e fotografise shqiptare ne dy-tre dekadat e fundit dhe ne kete menyre ta paraqisni vehten si shpetimtare te artit fotografik tek ne (Kosove e Shqiperi).
    Me krijoni mundesine, dhe une, ne Tirane do te sjelli nje ekspozite te nivelit boterore me 10-15 artiste te fotografise qe sot jetojne ne Kosove. Kete do ta beja vetem qe te deshmoj se arti i fotografise shqiptare jeton dhe ekziston ne vazhdimesi qe nga koha kur studio Marubi krijoi imazhin e pare fotografik. Kete do ta beja, edhe, per t’Ju bindur se fotografia shqiptare eshte edhe ajo qe krijohet nga shqiptaret e Kosoves dhe jo vetem ajo qe krijohet brenda kufirit te Shqiperise prandaj, kushdo qe nje dite do ta shkruante nje histori te fotografise shqiptare, nuk ben dhe nuk guxon qe te anashkaloje kete fakt.
    Dhe krejt ne fund, Ju bej nje pyetje: Perse u desht qe te perkufizoni moshen e konkuruesve (deri ne 35 vjec) ne Konkursin Tuaj “Sotiri”. Mos haroni, si historiane e artit qe jeni, se ARTI nuk ka moshe. Nuk ka nevoje te beni segregacione te tilla dhe ti diskriminoni shume artiste te fotografise artistike qe kete art e krijojne me dhjetra vite.
    Me poshte po ju jap disa faqe interneti ku mund te “takoni” ndonje informacion mbi mua apo edhe ndonje pune timen.
    Mbetshi me shendet!

    http://www.saatchi-gallery.co.uk/yourgallery/artist_profile/Fahredin+Spahija/4245.html

    http://blogs.guardian.co.uk/art/2007/10/the_art_of_a_culture_forged_by.html

    http://www.albanovaonline.com/modules/news/article.php?storyid=421

    http://www.bbc.co.uk/manchester/content/image_galleries/181007_fragile_state_gallery.shtml

    http://www.manchestereveningnews.co.uk/entertainment/arts/s/1020493_scars_of_history_laid_bare

    http://www.albanovaonline.com/modules/news/article.php?storyid=618

    http://www.gazetatema.net/index.php?gjuha=0&category=8&id=1455

    http://www.albaniaartinstitute.org/marubi2003/images/IR26.PDF

    http://www.alb-shkenca.org/index.php?option=com_content&task=view&id=521&Itemid=46

  10. amaledele thënë

    Fahredin , problemi yt eshte me duket te ekspozosh ne Tirane.
    Kur flasim per shkolle shqiptare, flasim per Shqiperine.Artistet kosovar kane tjeter brumosje,te tjera pikenisje, te tjere mesues, dhe i perkasin shkolles kosovare te artit(nese eksiston).
    Kur thua te mos i futim hundet tek fotografia, mos e ke gje me tapi?Fotografia jote, tregon se njeh parimet e fotografise.S’behet fjale per art, apo fotografi te nivelit boteror.
    Te fala Jetes!

  11. Vemendje thënë

    Uragan deshire qe s’ndalon, fryn, fryme qe rrezon gjethe vjeshte dhe nje guralec s’lendon.

    Kujdes fotograf!, se s’mjafton te jesh fotograf delikat dhe i ndjeshem, ketu nuk po fotografon por po ulerin me te madhe aq sa degjohesh per keq. Leri njerzit te gabojne, se prap ti ke te drejt edhe pa na shurdhuar.

  12. Eleni thënë

    Ju falenderoj te gjitheve, edhe per pergjigjet pozitive, edhe per ato me fryme kritike. Natyrisht ne shkrimet e mija nuk pretendoj se fjala ime eshte vule per nje situate te caktuar; nuk me shkon ndermend te bej perjashtime, po thjesht flas per ate qe njoh, eshte thjesht nje perpjekje per te nxitur diskutime.

    I respektoj artistet e Kosoves, e marr shkas t’i pershendes ngado qe jane per Pavaresine! Ta gezojme, me mencuri e pune, si na takon, ne kombit nder me te vjetrit mbi Dhè!

    Persa i perket moshes se konkursit Sotiri, z. Spahija, nuk donim te perseritnim Marubin dhe Gjon Milin, pra i dhame mundesi edhe te rinjve te kene nje aktivitet te tyre. Madje nje grup po pergatisin edhe nje shoqate te fotografeve te rinj (edhe kjo nuk merr persiper te perjashtoje asnje te ri, merr thjesht persiper te jete nje mundesi me shume per te folur e cuar perpara fotografine shqiptare, kudo ushtrohet e prodhohet. Nuk ka asnje diskriminim, sepse nuk mbyllim asnje rruge dhe iniciative ne drejtimin e aktiviteteve ne fushat e kultures. Sa me shume te jene , aq me mire eshte, aq me te bute behemi.

    Miqesisht,
    Eleni
    http://www.projekt56.com

  13. lulian kodra thënë

    Faktikisht zoti Spahija, Kosova ka nje nivel me te larte te artit ne pergjithesi se sa Shqiperia. Ky fakt natyrisht, eshte nje evidentim personal, gje qe lejon te pranohet se mund t’a kem gabim. Nuk mund te them si Amaledele me lart, se kjo ka te beje me brumin e ndryshem, kam pershtypjen se eshte thjesht ceshtje nervi. Sidoqofte nuk mund t’a bej nje kategorizim te tille tek fotografia, por vetem tek arti ne pergjithesi.

    Zonja Laperi eshte kritike, dhe promovuese e nderuar e artit ne Shqiperi. Mua me duket se puna qe po ben eshte e vleresueshme, aq me teper ne drejtim te promovimit te te rinjve. Nuk duhet pare kjo si nenvleresim ndaj me te vjeterve, atyre me te stabilizuarve, por thjesht si nje shtyse ndaj gjenerates me te re. Arti mund te jete i perjetshem, por jo artisti, zoti Spahija, cka dhe e ben te detyrueshem theksin e promovimit te artit tek te rinjte. Une jam i ri dhe kesaj daulleje di ti bije ne kete mes, keshtu qe ne qofte se fola ndonje llaf gabim deri tani, le te me falet per hir te moshes.

  14. Fahredin Spahija thënë

    Po shof se paskam “nevrikose” disa “nxenes-e” te zonjes Laperi. E drejta e tyre te behen pak nevrik dhe te shkruajne ate qe dijne. Por pse kaq te “fshehur” pas emrave te rrejshem?! Po bejme polemike per artin dhe fotografine nuk po tentojme te rrenojme SHTETIN!

    Amaledele, nuk eshte problemi im te ekspozoj ne Tirane sepse kete e kam bere ne vitin 2003 kur ti, ndoshta, ke qene fare e vogel dhe nuk ke pase idene se cfar do te thote fotografia artistike.
    Me dhimbsesh sepse ke shume paragjykime karshi meje dhe bashkeshtetasve te mij, shqiptare, ne Kosove.
    Pse tregohesh kaq injorante, e paditur, kur ven ne pikepyetje ekzistimin e shkolles kosovare te artit?
    Merr guximin dhe konsulto me te vjetrit dhe me meritoret e artit ne Shqiperi, per kete problematike. Ata, sigurisht do te flasin per Muslim Mulliqin, Rexhep Ferrin, Agim Cavdarbashen, Tahir Emren, Shyqri Nimanin, Xhevdet Xhafen, Engjell Berishen etj, etj, etj.
    Sa per vleresimin tend te fotografise qe une krijoj, te falenderoj shume per perpjekjen. Nese je person kompetent eshte OK, por nese nuk ke “haber” me kete pune atehere eshte mire te mos fusesh hundet ne pune qe nuk i kupton!

    Per VEMENDJEN nuk kam vetem nje porosi: mos nencmo dhe mos u turpero nga emri yt i vertete! Mesohu te reagosh me dinjitet-me emer dhe mbiemer! Reagimi im nuk kishte per qellim shurdhosjen e askujte por ishte nje klithme ne mbrojtje te te gjithe atyre qe me vite te tera kane krijuar artin e fotografise. Ata, askush nuk ka te drejte ti mohoje!

    Me kete, perfundoj reagimet e mia ne kete faqe dhe falenderoj zonjen Eleni Laperin per urimin e drejtuar kah Kosova! U pafshim per te mire!
    Fahredin Spahija, artsit i fotografise
    fahredin_s@yahoo.com

  15. amaledele thënë

    Fahredin, je nje njeri dogmatik, dhe teper i ngaterruar.

    Ne rradhe te pare sjam nxenes-e i Laperit.Kam edhe une diferencat e mia ne lidhje me konceptet e saj per artin.

    Nganjehere fshihesh me teper kur permend emrin tend te vertete.Fshihesh mbas “reputacionit” tend, mbas imazhit qe ke krijuar tek koleget dhe tek nxenesit, tek shoqeria ne pergjithesi. Eshte me kollaj kur flet te “harrosh” se kush je . Te harrosh zinxhiret qe te mbajne te lidhur me shoqerine, me njerezit ,e gjerat. Te fluturosh i lire.

    Ne rradhe te dyte, fjales “shqiptare”, mos i mesho shume. S’ka rendesi nese nje artist eshte shqiptar apo jo; rendesi ka nese ben art.Mua per shembull emri yt s’me kujton asgje shqiptare. eshte nje emer turk. Dhe ketu s’ka asgje te keqe. DNA e cdo njeriu, eshte pune teper e ngateruar,por edhe pasuri per te. Nuk je ne gjendje te dish me ke jane shartuar gjysherit e tu.
    Mbi te gjitha jemi njerez, pastaj jemi shqiptar, turq, apo serb.
    Pra te qenit shqiptar, pak rendesi ka. Puna eshte, vepra jote te thote dicka te re.
    Problemi me ty, ketu, eshte tek gjuha qe ti perdor: “injorante, mbyll gojen; mos fut hundet”…
    Nje pyetje zoti Fahredin, ku jeni ne pronat e tet’eti?
    Arti eshte ushqim shpirteror i cdo njeriu, dhe ky eshte roli qe ai duhet te luaje; te pasuruarit e shpirtit dhe mendjes njerezore.
    “Nocioni i bajraktarit”, qe shoqeron ne pergjithesi nje mase te mire te shqiptareve; eshte mjaft provokues, dhe s’ka vend ne nje univers te tille demokratik, si ai i artit.
    Dhe dicka te fundit, per emrat qe permende, s’besoj s’e e kishe me te vertete? Nese ky eshte arti per ty, atehere terhiqem, sepse kaq di dhe kaq thua.
    Uroj te jesh me i perbajtur, sepse vetem zhurme ben; dhe keshtu mbyt edhe ato pak shkendija te vertete qe mund te kete fjala jote! Gjithe te mirat!

  16. Fahredin Spahija thënë

    amaledele,
    cfar problemesh ke ti?! nuk je shqiptar(e) apo nuk ke arrite te krijosh, akoma, identitetin tend kombetar?
    E shof se ndihesh mire ne hapesirat kosmopolite dhe se ke ADN te “shartuar” prandaj edhe rri i(e) strukur prapa ketij “emri” qe se di kush se cka eshte apo nga vjen! Emri im eshte me prejardhje arabe e jo turke dhe ajo qe eshte me e rendesishmje, une nuk jam pyetur fare kur ma dhane ate. Por, ky emer, nuk me ben me pak shqiptar. Ti, athua, cfar emri mban? Grek, sllav, jevgjit, rumun,…?
    E “lexoj” mire, mes rreshtash, urrejtjen tende patologjike qe ke, ne pergjithesi, ndaj cdo gjeje qe eshte shqiptare e ne vecanti ndaj asaj qe eshte kosovare.
    Artisti i madh i fotografise, “gjeniu shqiptar” sic e quanin shume personalitete te medha te botes, Gjon Mili, nuk e fshehte fare perkatesine e tij kombetare. Aq me teper, ai e theksonte kete ne cdo cast, me kedo qe takohej. Si mendon? Pse e nxirrte ne siperfaqe kete te dhene, fotografi i madh?
    Dhe, per fund, ti “mendjeholli(a)” amaledele:
    Si mund te krijohen vlerat universale ne boten e artit pa ekzistimin e vlerave nacionale, lokale…?!
    Kesaj rradhe te kurseva nga “ofendimet”.
    Ky reagim, vertet eshte i fundit. Mos me trazo me sepse jemi shume large njeri-tjetrit. Une jam shqiptar. Ti kerko edhe me tutje, identitetin tend, ADN-ne e pshtjelluar…

  17. amaledele thënë

    Me vjen keq per ty ,z.Fahredin!

    Eshte e vertete qe kam nje urrejtje patologjike, por jo per te qenit shqiptar. Problemi im eshte me cdo shfaqje te semure te nacionalizmit dhe shovinizmit etnik. Ti me sa duket je i infektuar keq nga kjo semundje!

    Nje njeri qe ka bredhur sadopak, kupton se gjaku eshte i kuq kudo; se nevojat dhe deshirat njerezore kudo te njejta. Se dhimbja dhe shpresa po e njejte. Qofte kjo tek jevgjit, tek serbet , tek greket, tek shqiptaret, tek kinezet, tek afrikanet, edhe tek Gjion Milli yt.

    Me vjen keq per ty sepse rron me fantazma mesjetare, dhe shkakton vec te qeshuren e atij qe te degjon.

    Dhe se fundi , arti rron edhe pa vlera kombetare. Ata qe perpiqen te bejne art kombetar(te krijojne shkolle etnike), thjesht nuk bejne art. Kategorizimet, dhe ndarjet ne rryma te ndryshme, vijne pas vepres se krijuar artistike( si nevoje per dokumentim teknokrat), dhe jo perpara saj!

    Arti eshte nje stafete e njerezimit, e kaluar dora-dorazi per mijevjecar te tere, pa dallim etnik, feje , ngjyre, e ideologjik.

    Edhe une s’dua t’a vazhdoj me kete bisede me ty, sepse je kaq i verber miku im.

  18. bevis fusha thënë

    haha, emer turk.. funny
    oh jo vetem emri tingellon turk amaledele, por edhe koncepti i tij …e pashe rastesisht kete faqe, nuk para jam aktiv ne komente online, po me vika keq qe eleni eshte perzier ketu…nejse… do ishte e pandershme te sulmoja fahredinin ketu per fotografine/personin e te cilit nuk zgjoj asnje interes.. me bene pershtypje kontaktet e gabuara me ata qe i quajti fotografe shqiptare, me emra pothuaj inekzistente ne fotografine aktuale ne shqiperi, dhe sigurisht me dha nje ide te percipte mbi formimin e tij dhe disa nga njohjet e tij per fotografine, thjesht per te mos e ngatarruar biseden, doja ti kujtoja kolegut tim fahredin se eshte vetem nje, nga milona fotografe qe nuk ka sjelle mbi toke asgje te jashtezakonshme ne krijimtari, dhe punet e tij jane te ngjashme me ato te disa prej miqve te mi, qe problemin me te madh e kane te mbetur tek procesi aktual i VDEKJES se krjimitarise
    problemi me i madh ne art ne shqiperi ka qene mburrja haptazi me antivleren, sterzgjatja me temena e pjellave shterpe dhe fatkeqesisht kjo ndalet vetem me intolerance dhe asgjesim total te respektit ndaj qenieve qe vuajne pamundesine e tyre ne mosrealizimin nacionalo-artistik.

  19. salvatori thënë

    Qenka shtruar sofra me muhabete mbi artin. Sidoqofte, prerja me thike: artist i fotografise apo fotografi artistike sikur rendon pak si shprehje. Fotografia ndodhet kudo sot, dhe gjithkush mund te beje fotografi. Po se si e ben, se per çfare e ben dhe me çfare e ben, kjo eshte e rendesishme. Nuk njoh ndonje artist sot qe te mos kete perdorur fotografine si medium, nga ato qe duan te hyjne ne valet e kohes. Pastaj vijne ato qe bejne reportazhe, kartolina dhe ilustrime per fletore e libra shkollore. Te flasesh per fotografi shqiptare, eshte pak e lehte si shprehje, sepse nuk ka ndonje peshe te jesh fotograf sot. Gjithseicili ben fotografi dhe arrin t’i analizoje imazhet dhe t’i interpretoje me nje kapacitet te caktuar.
    Edhe une bej fotografi, dhe kete kolektiviza e di, por tek fotografia kam ardhur nga piktura dhe nuk eshte pak. Por, te besh sot fotografi nuk mendoj se ka ndonje perkrahje nga fryma artistike e disa viteve me pare. Demokratizimi dhe banalizimi i mundesive i kane dhene nje mundesi me shume grumbujve harbute- do te thosha barbare- per t’u perdredhur perpara aparateve te blera neper vitrina merkatosh.

  20. Fahredin Spahija thënë

    nje polemike me “kolegun” Bevis Fusha

    kisha vendosur qe mos te vazhdoja me komente ne kete faqe sepse reagimet kunder meje ishin vetem “derdellisje” te nje kategorie njerezisht te padenje, por fjalia me te cilen nise komentin e tij “kolegu” Bevis Fusha mu duk shume i ulet dhe teper injorant: “haha, emer turk.. funny”…

    “kolegu” fotograf,
    Pa kerkuar shpjegim se cfare kuptim ka emri yt BEVIS (sepse eshte e drejte e pakontestueshme e njeriut te mbaje emer cfare i kane vene prinderit apo dikush tjeter) une te pyes se cfar na ben ne KOLEGE?! Posedimi i nje aparati fotografik?
    Nese pretendon se e perbashketa e jone eshte fotografia artistike apo profesioni, atehere ke rene ne lajthitje.
    Fotografia e jote eshte krejtesisht gazetareske me shume pak vlera artistike. Madje ti ke, ne shumicen prej fotografive te realizuar, defekte te medha kompozicionale. Te tille si ti dhe gjithesesi me te mire, ne Kosove ka me dhjetra. Kurse une krijoj nje fotografi me pretendime, krejtesisht artistike. Kam aq shkollim artistik sa te dalloj artistiken prej asaj joartistikes.

    “Kolegu” im,
    Pse ke nevoje te spekulosh me te pathenat?! Diku, ne reagimin tend, ke thene se une kam dhene emra te fotografeve, aktuale, shqiptare (“… me bene pershtypje kontaktet e gabuara me ata qe i quajti fotografe shqiptare, me emra pothuaj inekzistente ne fotografine aktuale ne shqiperi”). Lexo edhe nje here, siper dhe do te shofesh se une kam permendur vetem emra te fotografeve qe i takojne tradites se fotografise shqiptare. Nuk jam mar askund me emra te artit fotografik qe krijojne, aktualisht, ne Shqiperi dhe ne Kosove, edhepse, kujtoj, te tille ka mjafte.
    Si duket je femi i llastuar ti, “kolegu” im, perderisa perpiqesh te me tregosh se une qenkam vetem nje nga miliona fotografet e kesaj bote qe nuk kane arrite te thene asgje te re ne kete medium. Ti je nje fotogazetar ordiner dhe asgje me shume! Mos hy ne dhenjen e vleresimeve sepse nuk ke “takate” per kete gje. Je shume i ri dhe i paditur te merresh me kritike fotografie. Kete gje le ta bejne ata qe e kuptojne artin. Perdorimi i frazave te gjata qe nuk thone asgje nuk te bejne me te menqur, perkundrazi, nxjerrin ne siperfaqe paditurine tende dhe njeriun xhongler… Vazhdo shkrepjet tua shterpe dhe pa invencion! Kurse une kam rruge tjeter dhe, edhe me tutje, do ti keshilloj studentet e mi qe asnjehere mos te SHKREPIN KOT apo sic na udhezon Bresson: shkrep ne QASTIN VENDIMTAR!
    Mirembetsh “kolegu” im dhe lexo me shume per artin!
    Fahredin Spahija
    fahredin_s@yahoo.com

  21. kolektiviza thënë

    Fahredin,

    Arsyeja qe lash komentin e Bevisit ndaj teje eshte sepse mu duk me vend verejtja ndaj fotografise tende. Jam rrekur disa here te sjell pikerisht fografi te tuat ketu tek blogu per te bere nje “kritike” ndaj varferise qe un shoh tek ato, por veprova ndryshe duke menduar qe tek tema e fotografise se Sotirit nuk mund te merreshim me ty. Do ishte varferi nga ana e blogut qe nje teme per nje fotograf mjaft te mire nga c’do ane qe ta konsiderosh ta perdhosnim me fotografine tende qe nuk del jasht kornizes se nje amatori te perjetshem. Ti mund te njohesh shume mire ligjet e mjetin e fotografise por fatkeqsisht ajo nuk del ne pah ne fotografite e tua. Do me duhej te mundohesha shume te te cliroja kriteret e fotografise artistike te permendja ndonje prej fotografive te tua qe ia vlen te konsiderohet si artistike.
    Bevisi per mua qendron ne nje rang tjeter per tjeter packa ajo qe thua ti per te si fotograf gazetaresk qendron si dhe plot verejtje te mia per punen e tij po qe nuk eshte vendi e koha per ti konsideruar.

    Tani nese doni te vazhdoni ne sharje e ofendime ju lutem i beni tjeter kund (info@bevisfusha.com) pasi s’ua kam per borxh qe blogu te marr nje fryme te tille. KOmentet dhe qendrimet e komentuesve po reflektojne keq mbi blogun dhe pozicionin e tij. Kjo teme mbyllet ketu per sa i perket Fahredin Spahise e polemikave te tjera qe s’kane te bejne me Konkursin Sotiri.

Komentet janë mbyllur.