kolektiviza

koleksion arti

Galeria RAUM

Posted by kolektiviza on Tetor 9, 2008


Një serb në Raum

Një situatë e re artistike i është shtuar këto ditë qytetit të Tiranës. Raum (gallery bar), është hapësira më e re alternative për ekspozimin e veprave të artit bashkëkohor dhe jo vetëm. Raum ndodhet në qendër të ish-bllokut, dhe frekuentohet nga grup-mosha të ndryshme dashamirës të artit dhe kulturës. Raum nuk është thjesht një bar i rëndomtë, por një pikë takimi i artit me të rinj plot koncepte dhe shprehi interesante. Është vend që rrit interesin ndaj kulturës bashkëkohore si një ekzigjencë tanimë e kohës në ndryshim, duke lënë prapa vakumin e akumuluar prej vitesh.

Stafi artistik ka vendosur të çelë sezonin vjeshtë-dimër me një ekspozitë fotografie. E ftuar është Andrea Palasti, një artiste e re nga viset e Vojvodinës (Serbi). Ajo edhe pse është e re në moshë, ka një pjesëmarrje tepër aktive në veprimtari të ndryshme ndërkombëtare dhe një sërë çmimesh i atribuohen veprës së saj. Seria me të cilën ajo prezantohet përbën një moment kulminant të perceptimit vizual të natyrës, përkundrejt qenies njerëzore. Ajo vjen me 8 fotografi të realizuara bardh e zi, teknikë kjo që e bën akoma më të lexueshme dialogun mistik midis natyrës dhe njeriut, gjë të cilën ajo e ka shprehur me goxha mjeshtëri ekzekutuese.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur gjatë dy javëve në vazhdim, kohë në të cilën do të ketë leksione mbi filozofinë e dimensioneve dhe raportit të njeriut me natyrën dhe shfaqje të dokumentarëve në lidhje me këtë çështje.

H.P

2 Responses to “Galeria RAUM”

  1. Vemendje thënë

    “…duke lënë prapa vakumin e akumuluar prej vitesh.”

    Nga nje vakum ne tjetrin.

    urime!

  2. eni thënë

    flm per kete informacion.ta kem parasysh kur te iki ne Tirane:)
    me vjen mire qe po shtohen galeri te tilla, aq me teper kjo duhet te jete akoma dhe me interesante sepse eshte gjysme bar;)

Leave a Reply

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <pre> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>