Arti i tyre në Bienalen e Venedikut
Posted by kolektiviza on Qershor 3, 2009
G. Ekspress
Kosova dhe Shqipëria nuk kanë pavijone të tyre brenda Bienales së Venedikut. Por disa artistë shqiptarë si Alban Hajdinaj, Eliza Hoxha, Artan Shabani, Robert Aliaj, Klodian Dedaj dhe Venera Kastrati do t’i prezantojnë punët e tyre në disa lokacione në kuadër të Bienales së Venecias që hapet për publikun më 7 qershor. Këta artistë janë pjesë e iniciativës së “Art Kontakt” nga Shqipëria. Lexoni më poshtë për punën më të cilën do të paraqitet Eliza Hoxhës.
Nga Milot Hasimja më 02.06.2009 në ora 12:33
Kosova si shtet nuk do të prezantohet në njërën prej bienaleve më të madhe të botës, atë të Venecias, e cila hapet për publikun më 7 qershor.
Por një pjesë e Kosovës do të jetë në këtë bienale përmes punës së artistes Eliza Hoxha dhe organizatës “Art Kontakt”, e udhëhequr nga artisti shqiptar Andi Tepelena.
Projekti i Hoxhës, ka të bëjë me konditat e qytetit të ndarë të Mitrovicës, ndërsa do të prezantohet, siç duket, me ekspozitë të veçantë në lokacionin “Forte Marghera”, pasi Shqipëria nuk ka një pavijon të saj të veçantë në Bienalen e Venedikut.
”Fokusi është në lumin si kufi psikologjik dhe hapësinor dhe urën e cila është pikë kalimi, referimi, bashkëdyzimi e çka jo tjetër. Por ura në Mitrovice ka një kuptim të rrokullisur dhe është jashtë idesë për çka ura vërtet është dhe në funksion të çkafit është”, tha Hoxha për Express.
Hoxha thotë se ka hulumtuar opinionet e njerëzve nga Mitrovica, qoftë nga veriu ose jugu, duke dashur të dijë se çfarë kuptojnë ata me urën dhe çfarë domethënie ka ura për ta.
“Është interesante se përgjigjet janë afërsisht të njëjta nga të dy anët e qytetit. Disa shkojnë aq larg sa që përgjigjen e kthejnë në pyetje… Ku është ajo urë?, për faktin që asnjë here pas luftës nuk e kanë kaluar atë”, shtoi Hoxha.
Sipas Hoxhës, ura në fakt është në vendin e saj por nuk është.
“Ajo nuk reflekton bashkëdyzim por zbrazëti dhe kufi të diçkaje apo dikujt”, tha Hoxha.
Koncepti i Hoxhës është që opinionet e veriut dhe jugut do të vazhdojnë të qëndrojnë ballë për ballë njëra-tjetrës, ndërsa, siç shton ajo, “tutje do të krijohet
përshtypja për veriun dhe jugun përmes fotografive të shumta si emocion dhe mbamendje kolektive”.
Hoxha tregon se breg lumi do prezantohet fillimisht në formatin si është aktualisht, si një zonë e askujt për momentit, e lënë anash, e degraduar dhe e shpërfillur.
”Ideja është që të përdoren mjetet e dizajnit për vizionimin e breglumit për ta shndërruar në një zonë atraktive, të jetueshme, me shërbime, që plotësojnë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve në të dy anët dhe vetvetiu me një tempo të ngadalshme por pa imponim të fillojë të ndodhë integrimi në të ardhmen”, shpjegon Hoxha punë e saj.
Puna e saj do të simulohet në një hapësirë prej 25 m2, ndërsa projekti prek disa forma të medias si dhe formës së shprehjes artistike, si: dizajn urban-arkitekture, fotografi,
Përveç Hoxhës do të paraqiten edhe artistë të tjerë shqiptarë në ekspozita të ndryshme. Ata janë Alban Hajdinaj, Rober Aliaj, Klodian Dedaj dhe Venera Kastrati.

kolektiviza thënë
Artistet shqiptare kane mundur te ballafaqojne artin shqiptar me ate te huaj ne nje eveniment te rendesishem te artit, sic eshte Bienalja e Venecias.
Edicioni i 53-te i ketij evenimenti kulturor, u cel keto dite ne Venecia dhe ne te marrin pjese artiste te ardhur nga 80 vende te ndryshme te botes. “Korsing”, titullohet projekti i artisteve shqiptare qe trajton temen e afrimit nga periferia drejt qendres, i mbeshtetur nga kuratori i “ArtKontakt” Andi Tepelena.
Sipas tij, tashme arti shqiptar nuk eshte me pjese periferike e artit global, por po i afrohet gjithnje e me shume qendres. Artistet pjesmarres qe ekspozojne punimet e tyre jane, Robert Aliaj Dragoti, Venera Kastrati, Eliza Hoxha, Klodian Deda dhe Artan Shabani i cili jeton prej vitesh ne Itali.
Pjesmarrja e artisteve shqiptare ne bienalen me te madhe te artit ka nisur qe ne vitin 2005, ku Shqiperia u prezantua ne menyre zyrtare me artistin e njohur kosovar Sislej Xhafa. Viti 2007, shenoi nje tjeter pjesemarrje edhe pse me mjaft kontestime e polemika, ndersa kete vit prezantimi ne bienalen e Venecias u injorua nga shteti shqiptar, duke bere qe artistet te merrnin pjese privatisht.