kolektiviza

koleksion arti

Poeti Parid Teferici kurator i Onufrit 09

Posted by kolektiviza on Tetor 6, 2009

“Onufri ‘09″ çelet në dhjetor

Drejtimi kuratorial i besohet Parid Teferiçit

Edicioni XVI i Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore “Onufri 2009″ do të hapet më 24 dhjetor në Galerinë Kombëtare të Arteve. Konkursi do të qëndrojë i hapur deri më 4 shkurt të vitit të ardhshëm. Këtë vit, organizatorët kanë menduar që drejtimin kuratorial të edicionit XVI “Onufri ‘09″, t‘ia besojë poetit dhe piktorit Pardi Teferiçi, duke e cilësuar atë si një njohës dhe ndjekës të vëmendshëm të zhvillimeve të artit.

Ka botuar tre libra me poezi, “Molla e detyrueshme” (1993), “Bërë me largësi” (1996) dhe “Meqenëse sytë” (2003). I pranishëm në disa antologji të letërsisë shqipe të botuara në USA, Gjermani, Francë dhe Greqi. Si piktor ka hapur katër ekspozita vetjake në Ferrara e Venezia të Italisë, si edhe ka qenë i pranishëm në disa ekspozita kolektive. Çmimi “Onufri” do të gjykohet nga një juri ndërkombëtare.

8 Responses to “Poeti Parid Teferici kurator i Onufrit 09”

  1. kolektiviza thënë

    Një poet drejton “Onufri”-n

    Panorama

    Një poet në drejtim të edicionit të XVI të “Onufrit”. Sipas zyrës së shtypit, pranë galerisë Kombëtare të Arteve, Këshilli Organizativ i Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Vizive “ONUFRI” vendosi që edicioni i XVI i kësaj ekspozite të hapet më datë 24 Dhjetor 2009 në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë dhe të qëndrojë hapur deri më datë 4 shkurt 2010. Drejtimin kuratorial të edicionit të XVI të “Onufri”-t, Këshilli Organizativ vendosi t’ia besojë, Z. Parid Teferiçi, poet dhe artist, njohës dhe ndjekës i vëmendshëm i zhvillimeve të Artit. Çmimi “Onufri” do të gjykohet nga një Juri Ndërkombëtare. Parid Teferiçi është poet dhe piktor. Ka studiuar për Informatikë në Tiranë dhe Ekonomi në Milano. Ka botuar tre libra me poezi, “Molla e detyrueshme” (1993), “Bërë me largësi” (1996) dhe “Meqenëse sytë” (2003), si dhe librat me përkthime “Kur fare lakuriq të biem” (poezi të zgjedhura nga Dylan Thomas, 1998) dhe “Mendje dimri” (poezi të zgjedhura nga Wallace Stevens, 2008). Ka sjellë gjithashtu në shqip autorë si Maria Luisa Spaziani, Edoardo Sanguinetti, Andrea Zanzotto, Luis Cernuda, Vicente Aleixandre, John Ashbery, Tom Sleigh etj. I pranishëm në disa antologji të letërsisë shqipe të botuara në USA, Gjermani, Francë dhe Greqi. Si piktor ka hapur katër ekspozita vetjake në Ferrara e Venezia të Italisë, si edhe ka qenë i pranishëm në disa ekspozita kolektive. Ka punuar për disa vite në Institutin e Kulturës “Casa Cini” në Ferrara, ku nën drejtimin e Franco Patruno-s ka kontribuar në organizimin dhe kurimin e aktivitetit të ngjeshur ekspozitiv të këtij Instituti. Bashkëpunon me revistat kulturore “Aleph” dhe “Poeteka”.

  2. Harun thënë

    Suksese Teferiçit.

    Kam pasur rastin te njihem nga larg qofte me aftesite kuratoriale te Teferiçit, e qofte me poezine e tij. Pershtypja qe kam krijuar per te eshte ajo e nje individi te kompletuar, me njohje te gjera ne sferen e arteve pamore dhe ate te krijimtarise letrare, por sidomos nje individ qe rrezaton nje kulture te pergjithshme te lavderueshme.

    Per pasoje, besoj se perzgjdhja e ketij personi per te kuruar Onufrin e sivjetshem perben nje lajm te mire dhe premtues per te ardhmen e ketij institucioni, i cili tashme po e konsolidon traditen e implikimit te aftesive reale vendase ne drejtimin e tij.

    Pune te mbare Teferiçit ne kete projekt dhe shpresojme se do t’i jepen mundesite ta administroje ate ne kushte normale ne menyre qe te ofroje maksimumin e aftesive te tij.

  3. kolektiviza thënë

    c’fare jane aftesite kuratoriale te Tefericit? Do doja te ndaleshe pak ne kte pike.

    • Harun thënë

      Me kane kaluar ne duar disa tekste kuratoriale te Teferiçit gjate kohes qe punonte ne Ferrara, sikurse kam pasur rastin te lexoj kritika te tij ne shtypin kulturor te Tiranes per Onufrin 2006 – nese nuk gaboj.

      Pershtypja qe me eshte krijuar, nga kaq pak sa e njoh punen e tij, eshte se nuk behet fjale per nje personazh abuzues ne kete fushe. Kam krijuar idene se behet fjale per nje individ qe ka informim te lavderueshem ne lemin e historise se artit dhe i mirefamiliarizuar me te rrymat dhe levizjet bashkekohore rreth tij.

      Nese referencat kuratoriale ne Tirane vulosen me diplomat e mjera te Institutit te Larte te Arteve, me firma ne borderote e Sorosit, apo me dy referenca revistash nga Slavoj Zizek dhe Gilles Deleuze, kjo eshte tjeter mesele dhe sigurisht qe Teferiçi nuk i perket kesaj kategorie.

      Vlen ndoshta te shtoj se nuk e njoh per fytyre Teferiçin. Kam 20 vite larg Tiranes dhe nuk me intereson se cilit kah politik i perket ky njeri.

      I vleresoj talentin si poet, si njohes i artit vizual, dhe ate te te qenit sintetizues, por me pak ate te piktorit.

      Me ka ardhur keq kur mora vesh se nisi te merret me politike, pikerisht sepse individet vendas me njohjet dhe aftesite e Teferiçit ne art jane tejet te pakte. Shpresoj qe pjesemarrja e tij ne Onufrin 2009 te shenoje rikthmin e tij ne keto fusha.

      Megjithate, nese ti e njeh ndryshe, nuk besoj se te pengon njeri te shprehesh ne blogun tend.

  4. artsy thënë

    Parid Teferici eshte paksa artist vetem kur eshte ne mes te politikaneve, por ama kurre nuk i ecen muhabeti e te dije te diskutoje me artistet per artin. Perpiqet shume i shkreti, me libra lart e poshte, po thua i kupton? hic fare :) ….gjynah…!!!!

    per kuriozitet,,,pse nuk eshte headline …”Parid Teferici deputeti i Kavajes behet Kurator i Onufrit”? eh…:)

  5. artsy thënë

    nese Teferici do ishte aq kurator i mire, atehere nuk do kishte nevoje te merrte pozicionin per kete Onufer nepermjet lidhjeve “demokratike”….

  6. Beni thënë

    Nëse sste e vertete se ky njeri qenka ose paskesh qene deputet i Kavajes dhe poziten ose rolin e kuratorit e paska “fituar” nepërmjet të lidhjeve demokratike, atëherë le te dihet qysh tash se “Onufri” i sivjetem do të deshtoje, për shkak të politizimit te tij

  7. dora thënë

    c’rendesi ka, si thote si; tani jemi me te cliret te bejme asgje

Leave a Reply

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <pre> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>