kolektiviza

koleksion arti

Shkololli dhe Sala në “Gender Check”

Posted by kolektiviza on Tetor 22, 2009

Ekspres Alfred Beka
Ekspozita “Gender Check” me temën: Feminiteti dhe maskuliniteti në artin e Evropës lindore, do të jetë e hapur nga data 13 nëntor 2009 deri më 14 shkurt 2010, në MUMOK, Museums platz. Në të do të marrin pjesë edhe artistët shqiptarë Erzen Shkololli dhe Anri Sala.

Nga Alfred Beka më 22.10.2009 në ora 9:34
“Gender Check” është e ekspozita e parë e përgjithshme e veprave artistike nga Europa Lindore që nga vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar e deri më sot, që i është kushtuar temës së roleve të gjinive. Kuratorja Bojana Peji?, 20 vjet pas rënies së murit të Berlinit, së bashku me një grup ekspertësh nga 24 shtete, ka bërë zgjedhjen e më shumë se 400 punimeve, në mesin e të cilave ka piktura, skulptura, instalacione, fotografi, postera, filma dhe video-shënime. Me punimet e më shumë se 200 artistëve, kjo ekspozitë krijon një pamje plotësisht të ndryshme të një kapitulli deri para pak kohe mjaft të panjohur në historinë e artit, dhe mund të shërbejë njëkohësisht si shtesë e rëndësishme e diskursit gjinor të kohës.

“Gender Check” ndjek ndryshimet në paraqitjen e shembullit mashkullor e femëror në art – në veçanti duke pasur parasysh se zhvillohen në kushte të ndryshme shoqëroro-politike. Ekspozita, të cilën e ka iniciuar Fondacioni ERSTE, dëshmon për marrëdhëniet e ndërsjella specifike ndërmjet artit dhe historisë si nga pikëpamja kronologjike, ashtu edhe nga pikëpamja e qëndrimit tematik.
Deri në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit XX, figurat dominuese në artin e traditës socrealiste ishin punëtoret e punëtorët heroikë.

Shteti ka propaganduar programin “e shoqërisë jogjinore” që duhej të shndërronte realitetin, por arti jozyrtar i asaj kohe e priti këtë program me ironi dhe e demaskoi. Pas periudhës së estetikës kolektive të shtetit utopik, në nivelin lokal ishte e mundur të zbuloheshin tendencat individuale. Ato më të hapurat ballafaqoheshin me përgjigje armiqësore, krijoheshin vende të pavarura të artit jokonformist. Duke filluar që nga vitet e shtatëdhjeta të shekullit XX, fillon rishqyrtimi i idealeve të feminitetit e maskulinitetit edhe jashtë klisheve propagandistike të së kaluarës: autoportretet e paraqitjet e trupave e subjektiviteteve fillojnë të njoftojnë vetëbesimin e ri të zbuluar që është theksuar gjithashtu edhe në seksualitetin e hapur që vë në diskutim edhe standardet heteroseksuale dhe idealet heroike të maskulinitetit. Këto vepra kanë shërbyer gjithashtu që të tregohet çështja e marrëdhënieve shoqërore ndërmjet gjinive.

Emancipimi në krahasim me shembujt u zhvillua njëkohësisht me emancipimin në mjetet tradicionale shprehëse, prandaj morën rëndësi mediat e reja dhe format e reja artistike si fotografia, filmi, video dhe performanca. Njëkohësisht shtohet numri i artistëve që afirmohen.
Kur më 1989 ra muri i Berlinit dhe kur ranë regjimet socialiste, u bë ballafaqimi me provokimet e reja në kuptimin e nacionalizmit e ndikimit neoliberal të Perëndimit. Liritë e porsafituara arritën njëkohësisht me kufizimin neokonzervativ të roleve që së shpejti edhe vetë u bë temë e veprave artistike. Në kuptimin e teorisë feministe është shprehur kritika e ideologjive shoviniste, militariste, mizogine e ksenofobike. Filloi të hapet pyetja e homoseksualizmit. Në goditje u gjendën klishetë për amësinë dhe idealet tradicionale, të frymëzuara nga religjioni te feminiteti dhe strukturat patriarkale të fuqisë. Për t’u theksuar rëndësia politike e punuese e identitetit femëror janë edhe më të shpeshta aluzionet për alegoritë historike të feminitetit.

Ndërkaq, simpoziumi “Leximi i gjinive. Arti, fuqia e politika e prezantimit në Evropën Lindore ” do të mbahet më 13 dhe 14 nëntor në sallën e MUMOK-ut. Ekspertët ndërkombëtarë janë ftuar të flasin për rolin e teorive feministe në Evropën Lindore në krahasim me kontekstin perëndimor, për pozicione transgjinore, si dhe për përkufizimin e ri dhe revizionin e idealeve kanonike të gjinive.

Anri Sala

Si artist shqiptar që jeton në Paris, Anri Sala ka fituar vëmendjen ndërkombëtare me videot e tij, animacionet dhe veprat fotografike.
Sala është lindur në vitin 1974 në Tiranë. Ka studiuar pikturën në Akademinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, videon në Ecole Nationale Superieure des Arts Decoratifs në Paris dhe regjinë e filmit në Le Fresnoy – Studio National des Arts Contemporains – në Tourcoing, Francë. Në vitin 2001 ka fituar çmimin e Artistit të Ri në Bienalin e 49-të të Venecias. Veprat e tij janë ekspozuar nëpër galeri, muze dhe institucione të tjera ndërkombëtare.

Erzen Shkololli

I lindur më 1976 në Pejë, Erzen Shkololli është artist, kurator dhe bashkëthemelues i Institutit për Art Bashkëkohor EXIT në Pejë. Praktika e tij artistike shfrytëzon ritet lokale dhe folklorin, për të tërhequr vëmendjen ndaj situatave socio-politike. Nëpërmjet veprës së tij, Shkololli vepron si një lloj antropologu i pavetëdijshëm që i rivendos në skenë ceremonitë tradicionale, duke ua dhenë fjalën deziluzionit dhe simboleve bashkëkohore. Ai ka ekspozuar në vende të ndryshme të botës dhe ka qenë kurator i një numri të madh të ekspozitave.

2 Responses to “Shkololli dhe Sala në “Gender Check””

  1. kolektiviza thënë

    Sebashku me Salen, Shqiperine do ta perfaqsoj dhe Rovena Agolli. Po ashtu dhe Shkolloli Kosoven do ta paraqes sebashku me Sokol Beqirin, Merita Harxhi-Kocin, Dren Maliqin, Muslim Mulliqin, dhe Nurhane Qehaja.

    Jo per cudi artikullshkruesi Beka as nuk permend emrat e ketyre gjashte artisteve te tjere shqiptar/kosovare dhe mjaftohet duke rradhitur dy emrat e sterlodhur tashme te Sales dhe Shkolollit. Ne nje kohe kur Sala dhe Shkololli kane pushuar se identifikuari me Shqiperine e Kosoven, media shqiptaro-kosovare nuk mund te raportoj mbi nje ekspozite apo ngjarje artistike si kjo ku pjese marres jane disa artiste te ndryshem, por raporton mbi aktivitetin e fundit te disa prej “yjeve” te artit shqiptar-kosovar neper bote. Kjo vihet re dhe ne mungesen e diskutimit te puneve me te cilat keto dy artiste po trajtojne temen “Gender Check.”

  2. . thënë

    Me duket se e ka shkruar vetem te na jape ku jeton artisti, ku lindi, ku e rrit, ku u formua, çfari ekspozoi, ke takoi, nga kaloi, ku fluturoi dhe çfari beri.
    Artikull i keq, i shkruar me te vertete keq, si shume artikuj te tjere qe kerkojne te mbeshteten tek disa te “njohur” per te na e lehtesuar leximin.

Leave a Reply

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <pre> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>