kolektiviza

koleksion arti

“Martesa” e Hilës në Pompidou

Posted by kolektiviza on Nëntor 2, 2009

“Martesa”, tablo e Edi Hilës, pjesë e koleksionit të pikturës bashkëkohore të Qendrës Pompidou në Paris, do të prezantohet dhe do të diskutohet në këtë qendër më 16 nëntor. Lajmin e bën të ditur Galeria “Zeta” në Tiranë, ku Hila ka ekspozuar disa herë.

Në kuadrin e aktivitetit “Festivali i Qendrës Pompidou”, i cili mbahet më 21 tetor deri më 23 nëntor 2009, një grup kritikësh, kuratorësh dhe profesionistësh nga bota e artit bashkëkohor janë ftuar të zgjedhin çdo ditë nga një vepër piktorike artisti nga koleksioni i Qendrës Pompidou, që ata e konsiderojnë me rëndësi emblematike nga piktura e kohës. Më 16 nëntor, kuratorja, Christine Macel, prezanton për diskutim pikturën “Martesa” të artistit Edi Hila që jeton dhe krijon në Tiranë.

Kjo vepër është blerë nga Qendra Pompidou, muzeu më i madh i artit bashkëkohor të Parisit, në vjeshtën e vitit të kaluar. Edi Hila është i vetmi piktor shqiptar i pranishëm në koleksionin e njërit prej muzeve më të rëndësishëm në botë për artin bashkëkohor.

Leave a Reply

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <pre> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>