kolektiviza

koleksion arti

Archive for the ‘Aktivitete’ Category

“Sotiri”, trofeu shkon në Singapor

Posted by kolektiviza on Maj 29, 2009

Per me shume imazhe nga ekspozita vizitoni blogun e Projektit 5.6

Me instinktin e ngjashëm të vetëmbrojtjes mes njerëzve dhe kafshëve, artisti nga Singapori, Zhao Ren Haj, fitoi edicionin e dytë të konkursit Ndërkombëtar të Fotografisë “Sotiri”. Në Korçë, në mjediset e Galerisë së Arteve “Guri Madhi”, u zhvillua për të dytin vit “Sotiri”, i organizuar nga Qendra Kulturore Lindart & Anima/Projekt 5.6 dhe Bashkia e Korçës. Emri i ekspozitës është një kujtesë dhe nderim për fotografin e mirënjohur korçar Kristaq Sotiri, i cili ka zhvilluar veprimtarinë e vet artistike në vitet ‘30 –‘60 në qytetin juglindor. Është viti i dytë që organizohet ky konkurs dhe këtë vit në të morën pjesë 60 fotografë të rinj nga shumë vende të botës, prej të cilëve u përzgjodhën për të marrë pjesë në konkurrim 15 prej tyre. Këtë vit ekspozita u kurua nga artisti finlandez, Harri Palviranta, i cili përzgjodhi edhe temën “Një prekje dhune”. Në një ceremoni të thjeshtë juria ndërkombëtare e konkursit shpalli fituesit e këtij edicioni. Me çmimin e parë u nderua fotografi nga Singapori, Zhao Ren Haj, i cili u paraqit në këtë ekspozitë me një seri fotografish, që kishin fiksuar aftësinë e njeriut për t’ju kundërpërgjigjur dhunës, kurtheve dhe tradhtive, por edhe instinktin e kafshëve për t’ju kundërvënë dhunës. Vepra në tërësi pasqyron marrëdhëniet mes njerëzve dhe kafshëve dhe nënvizon aftësinë që kanë si njerëzit e kafshët për t’ju kundërvënë egërsisht dhunës dhe tradhtisë, me të cilat ata ndeshen në realitetin e përditshëm të mbijetesës. Me çmim të dytë u vlerësua fotografi i ri Arjan Vyshka nga qyteti i Elbasanit. Ai erdhi në këtë ekspozitë me një seri fotografish të kryera në një familje shumë të varfër nga rrethinat e Tiranës. Ajo titullohet “Shtëpia e mjerimit”. Përmes disa fotografive Vyshka ka gjetur gjuhën për të na folur shumë për mjerimin që vret. Në qendër të tyre janë pjesëtarët e një familjeje rome, që jeton në një barakë shumë të varfër në periferi të kryeqytetit. Çdo foto fikson aspekte të dhimbshme mjerimi që vështirë t’i harrosh. Ekspozita konkurs e fotografive artistike “Sotiri” do të vazhdojë të qëndrojë e hapur disa ditë në Galerinë e Arteve Figurative “Guri Madhi”. J.Gj

Posted in Aktivitete, blog per artin, ekspozita, fotografi | Leave a Comment »

Hapet konkurimi per cmimin “Sotiri” – Shpëto këtë

Posted by kolektiviza on Mars 14, 2008

Edicioni i parë Çmimit Ndërkombëtar për fotografët e rinj, “Sotiri”, hap dyert për aplikimet. Ky projekt, një nismë e Qendrës Kulturore “Lindart & Anima” dhe Projekt 5.6, përfshin artistë të rinj nga Shqipëria e vende të tjera të Evropës e më gjerë. Një ngjarje që pretendon të promovojë fotografinë si gjuhën e lëvizjes urbane. Çmimi “Sotiri” do të ketë dy performanca në Korçë dhe në Tiranë dhe do të shoqërohet me tryeza debati, duke krijuar një klimë bashkëpunimi mes artistëve shqiptarë dhe atyre ndërkombëtarë. Edicioni i parë i “Sotirit” është një reflektim mbi historinë dhe ndikimin e saj mbi artistët dhe mbi realitetin bashkëkohës, ku ata veprojnë. Kocepti “Save this” (Shpëto këtë) drejton vëmendjen e artistëve në fiksimin e momentit.

Në konkurs mund të marrin pjesë të gjithë artistët nga 20 deri në 35 vjeç. Çmimi i parë shoqërohet me një shumë prej 150 mijë lekësh, çmimi i dytë përfiton një kurs të plotë në projektin 5.6, për të thelluar njohuritë mbi fotografinë. Afati i fundit për regjistrimet është data 15 prill. Punët e paraqitura do të kalojnë në një seleksionim paraprak e më tej do të ekspozohen në fillim të majit.

Me shume mbi konceptin, Alketa Kurrizo:

Ruaje kete !
Histora eshte marreveshje dokumentesh.
Ne dokumentojme cdo gje qe mendojme se eshte e rendesishme. Kete e bejme te gjithe, kudo:  lokalisht, kombetarisht, globalisht…
Fakti qe fotografia  eshte gjithmone riprodhim i dickaje, qe ne nje moment te caktuar ka ekzistuar,  e con shikuesin drejt iluzionit se gjithçka eshte reale dhe permban nje “perqindje te larte te se vertetes.” Ajo qe ata gjejne aty eshte realiteti ne kohen e shkuar, edhe pse ne vetvete kjo e shkuar e ilustruar ka nje ekzistence te tashme.
Te “gjuash” te tashmen  do te thote t’i pergjigjesh njekohesisht edhe asaj, edhe dickaje qe eshte tanime e shkuar. Kjo eshte nje rruge e veçante per te krijuar fakte: fragmente te kohes, qe ndertojne te shkuaren dhe te sotmen.
Prej kohesh kam qene e interesuar per fenomene, qe vendosen ne periferine e vemendjes sone. Jam munduar te mbledh fakte, qe ne nje fare menyre me kane intriguar, sepse ishin ndryshe, te padukshem ose thjesht te pakapshem. Duke theksuar kete informacion te ”lene menjane”, duke e vene ne qender te vemendjes, ai nevojitet te rishihet, te rimendohet, ashtu si historia ndjen te beje ndonjehere.
Kur faktet vendosen prane historise se tyre, hapesira midis behet shume e rendesishme, ne mos me e rendesishmja; ajo behet hapesira ku dy entitete takojne bashkekohesine, brenda nje rezonance ku domethenie te reja mund te artikulojne vetveten.
Ashtu si konceptet behen subjekt i rishikimeve ne kohe dhe permbajtje, domethenia dhe “hija” e imazheve nuk jane te njejta ne dy hapersira te ndryshme: ky eshte pragu ku fakti ben nje ndryshim te qendrueshem dhe rikrijon veten.
Historia eshte marreveshje faktesh.
Kur imazhet behen deshmimtare te fakteve dhe reflektojne ate mase te perbashket te se vertetes, mund te jene shenja te paharrueshme. Ka momente dhe fakte qe mund te vdesin pa u vene re.Te tjere mund te kalojne pragun e anonimitetit dhe te behen material per t’u ruajtur.
Duke ruajtur kohen, vendin, objekte dhe subjekte, shenja te pakapshme te qenesise se tyre, e gjithe kjo si rindodhi e nje situate identike behet imazh per historine, dokumet nga e shkuara,fakt i  se sotmes.
Nese jeni te interesuar ne marredheniet midis se shkuares dhe te sotmes dhe atyre mes realitetit dhe imagjinates, ju mund te kapni fakte te ndermjetme, imazhe te historive personale, qe ne fund te fundit jane pjese te historise, deshmimtare te se ciles jemi te gjithe.

Posted in Aktivitete, LindArt, ekspozita, fotografi | 25 Komentet »

playgirl

Posted by kolektiviza on Shkurt 5, 2008

gazeta Shqip

Thjesht një realitet

Në Athinë po mbahet edicioni i dytë i festivalit të filmit me metrazh të shkurtër dhe eksperimental, “Psarokokalo film festival”

Alban Muja (artist nga Kosova) dhe suedezja Joanna Rytel do të prezantojnë sot filmin e shkurtër shqip në edicionin e dytë të festivalit ndërkombëtar, “Psarokokalo film festival”, që mbahet në Athinë. Videoja që mban titullin, “Play girl”, 4.40 minuta do të prezantohet sot në sallën e kinemasë, “Nixon”. “Play girl” është një video rreth së cilës është menduar të thyhen ato rregullat dhe pritjet në një lidhje dashurie. Flitet për dy shokë dhe një vajzë me të cilën kanë pas marrëdhënie seksuale”, tregon Muja me pak fjalë subjektin e videos. Dy artistët nuk kanë menduar të prezantojnë normat tradicionale të një lidhjeje, as të thyejnë tabutë, por thjesht të sjellin një realitet të thjeshtë. “Çdo gjë që bisedohet në video tregon për një ngjarje të vërtetë, që është menduar të bëhet pikërisht për videon ‘Play girl‘”, thotë Muja.

Si përfaqësues të një mendësie të re, Muja dhe Rytel kërkojnë të tregojnë gjërat e thjeshta që mbushin përditshmërinë e tyre, dhe ndodhi në dukje si jashtë normales janë pjesë e realitetit të ri që mbart jeta në metropole, apo aty ku çdo ditë kërkohet diçka e re. Në video nuk mbahet qëndrim, pasi për Mujën nuk është mesazhi qëllimi i këtij krijimi. Është thjesht një ngjarje që vjen e merr formë në çdo sekondë dhe padashur ti kupton se sa i thjeshtë është një moment i tillë te protagonistët.

“Psarokalo film festival” është një edicion i cili ka në thelb filmin me metrazh të shkurtër dhe atë eksperimental. Athina është ndoshta një nga kryeqytetet që bën kaq shumë për filmin me metrazh të shkurtër, një gjini të cilën filmi i gjatë e ka dominuar. Gjatë një viti në zemër të këtij qyteti mund të gjesh hapësira të ndryshme, ku prezantohet filmi me metrazh të shkurtër, ose ai eksperimental, ku u jepet mundësi të rinjve për të provuar idetë e tyre. Nuk mund të besh filma të gjatë pa bërë një të shkurtër, është motoja e organizatorëve të “Psarokalo film festival”, të cilët i japin të njëjtën rëndësi këtij festivali sikur të ishte i filmit artistik të gjatë. Në faqen zyrtare të festivalit nuk përmendet asnjë film me metrazh të shkurtër nga Shqipëria, përveç filmit të artistit kosovar Muja, edhe pse filmat tanë me metrazh të shkurtër kanë gjetur gjithnjë hapësirë prezantimi në festivalet e mbajtura në Greqi.

Gjatë ditëve të festivalit, që ka filluar më 1 shkurt dhe do të zgjasë deri më 10 shkurt, ka pasur dhe ekspozita të ndryshme të arteve vizive. Në “Nixon Hall” artistë të njohur grekë si: Valvi Aqqelina, Meramveliotakis Konstantios, Papagrigorios Alexandros, Deligannis Nikos, Chrysikos Theodoros, kanë prezantuar tendencat e fundit në artet pamore greke. Një tjetër performancë ka shoqëruar ditët e festivalit që ka lidhje me tingujt. E quajtur “Gjashtë tinguj”, ajo jep ndjesitë se si muzika vijon të mbetet një nga artet më të gjalla.

Në festival marrin pjesë regjisorë nga vende të ndryshme të botës. Spanja prezantohet me Lucas M. Figueroa, me filmin “Biletat të lutem”. Norvegjia me Andreas Schille, me filmin e shkurtër “Të kujtohet si ishe fëmi?”. Kroacia me Ana Husman, me filmin “Marketi”. Dy regjisorët grekë, Vasilis Kazis dhe Epikoyros Trantafillides, kanë prezantuar filmin “Trëndafila për një ditë”. Franca prezantohet me Fritah Brahim, me filmin “Treni”. Italia prezantohet me regjisorin Giulia Gerace, ndërsa Serbia me filmin “Minus” të Pavle Vuckovic. Festivali ka një shtrirje pothuajse në të gjitha vendet e botës. Dhe pse është edicioni i tij i dytë, organizatorët pohojnë se ka pasur një fluks filmash, të cilat i janë nënshtruar seleksionimit.

Nëse u referohesh titujve të filmave pjesëmarrës, sheh se kinemaja, edhe nëse është në 2 minuta apo 20 minuta, sa mund të zgjasë një film me metrazh të shkurtër, vijon të jetë një pasqyrë e së përditshmes sonë. Regjisorët nuk mund t‘i largohen dot asaj çfarë jetojnë në të përditshmen e tyre, qoftë dhe nëse i referohemi videos “Play girl”, ku dy regjisorët janë përfaqësues të një brezi të ri, që kërkojnë të flasin me një tjetër mendësi, dhe të mos shohin asgjë të jashtëzakonshme në veprime që dikush mund t‘i quajë të tilla. Ashtu siç shprehen ata, “janë gjëra të thjeshta për t‘u kuptuar”.

Posted in Aktivitete, artist | Leave a Comment »

Gjykimi i Onufrit

Posted by kolektiviza on Janar 13, 2008

“Onufri”, në duart e Frisinghell, Campitellit dhe Fossatit

Mbërrijnë në Tiranë tre anëtarët e jurisë së edicionit të 14-të të “Onufri”-t

Christine Frisinghelli, drejtoreshë e Muzeut të Artit Bashkëkohor në Grac të Austrisë, Maria Campitelli, një nga kuratoret më të njohura indipendente italiane, Matteo Fossati, kurator i muzeut “Wollsonia”, një nga muzetë e rinj privatë në Genova, pjesë e investimit të multimiliarderit amerikan, Mitchel Wollsonia, janë tre anëtarët e jurisë së konkursit “Onufri” që kanë mbërritur dje në Tiranë. Tre anëtarëve të huaj të jurisë do t‘i shtohen dhe dy emra të paprezantuar publikisht deri dje që janë zgjedhur nga Ministria e Kulturës. Pesë anëtarët e jurisë do të japin gjykimin e tyre brenda një kohe relativisht të shkurtër mbi një nga evenimentet më të njohura të artit pamor në vend. Dhe pse në thelb juria, pa njohur pjesën e emrave shqiptarë janë emra të njohur të artit bashkëkohor, si Maria Campitelli e famshme në vendin fqinj për krijimin e grupit “78″, një grup që solli revolucion në konceptet e artit në ato vite, koha që ata kanë në dispozicion është e pamjaftueshme për të dhënë verdiktin për një event të tillë.

Për herë të parë mes ministrisë dhe organizatorëve të këtij eventi duket se ka pasur konflikte për emrat që do të jepnin gjykimin mbi punët. I nisur mes konfliktesh mes drejtorit të galerisë dhe njëri prej kuratorëve të këtij aktiviteti, duket se “Onufri” deri në fund shkoi mes peripecish.

Por për artistët pjesëmarrës në këtë aktivitet pjesa më e madhe janë emra të rinj në fushën e arteve pamore është tepër e rëndësishme gjykimi mbi punët. Pavarësisht debateve, ata janë pjesë e një gare, ku fituesit duhet të vendosen larg paragjykimeve që kanë ndjekur deri tani këtë aktivitet.

Motoja e këtij edicioni kuruar nga Rubens Shima dhe poeti Ervin Hatibi është “Bërë me tradhti”. Në thelb ky është një koncept që provokon ndjeshmëri artistike, gjë e cila shihet dhe nga veprat e prezantuara. Tradhtia në këtë event nuk është marrë thjesht si një gjendje mes artistit dhe punës së tij krijuese, por si një hapësirë ku mund të aludosh dhe të sjellësh shqetësimet e tyre për situatën dhe vendin ku jeton.

Pjesa më e madhe e artistëve pjesëmarrës janë nga Shqipëria, ndërsa nuk mungojnë dhe artistë të huaj, kryesisht emra të rinj.

Interesante është prezenca e Luca Bolognesi apo Bruno Muzzolini, Achim Maximilian Naumann d`Alnoncourt, po kështu e artistëve shqiptarë si: Gent Gjokola, Gent Gjikopulli, Lad Myrtezai, Najada Hamza, Alban Hajdinaj, Adrian Isufi, Idlir Koka, Gent Korini etj. Ka mbetur vetëm një ditë nga ku këta artistë do të mësojnë se cili prej tyre është përfaqësuesi që ka sjellë më shumë produktivitet në këtë event. Dhe po të mendosh morinë e punëve, është disi e çuditshme se si ky gjykim do të bëhet vetëm në një ditë, kur ende nuk dihen se cilët do jenë anëtarët e tjerë të jurisë, dhe kur ende nuk ka nisur komunikimi i tyre me punët.

Posted in Aktivitete, Galeria Kombëtare e Arteve, ekspozita, onufri | Leave a Comment »

Cmimi AMC –”Trego një ngjarje”.

Posted by kolektiviza on Dhjetor 18, 2007

Çmimi, trego një ngjarje

Çdo ngjarje mbart diçka brenda saj. Të bindur se nga çdo rrëfim mund të lindin dhjetëra ide, dy kuratorët Ardian Isufi dhe Najada Hamza kanë vendosur si moto të çmimit bashkëkohor AMC, pikërisht konceptin “Trego një ngjarje”.

Artistët Bevis Fusha, Driant Zeneli, Genta Spahia, Harri Aleksi, Ilir Kaso, Rudina Hyka, Oert Miziri, Sonilda Bardhoshi, janë përzgjedhur për të ekspozuar punët e tyre nën këtë moto, në një hapësirë e cila nuk do të jetë vetëm brenda galerisë. Sipas dy kuratorëve, veprat e përzgjedhura u takojnë mediumeve të ndryshme si pikturë, grafikë, fotografi, instilacion, video art dhe multimedial. Juria që përzgjedh artistin më të mirë, i cili do të vlerësohet dhe me çmimin AMC, është e përbërë nga Gianni Pozzi, kritik i artit bashkëkohor; Arnisa Zeqo, historiane arti në Universitetin e Amsterdamit dhe Vladimir Myrtezai, artist dhe profesor në Akademinë e Arteve. Çmimi do ta kapë vlerën prej 2000 eurosh.

E rëndësishme e kësaj ngjarjeje është dhe ekspozita urbane e organizuar në rrugën përgjatë galerisë FAP. Ngjarje artistike në situata të ndryshme do të instalohen në vende të prekshme nga kalimtarët dhe pse jo arti do të zërë vend për të qenë prezent edhe aty ku nuk jemi mësuar ta shohim. Mure pallatesh, vitrina dyqanesh e hapësira të reja do të shfaqin art të realizuar dhe nga studentët e Akademisë së Arteve dhe pedagogët e tyre, duke pretenduar një impakt më të drejtpërdrejtë ndaj publikut artdashës. Gjatë ditëve të ekspozitës, e cila do të hapet më 19 dhjetor, do të ketë diskutime dhe debate me artistë studentë, studiues galeristë, koleksionistë për fushën e artit pamor.

Posted in Aktivitete, ekspozita | 9 Komentet »

Metamorfoza e Tiranës postkomuniste

Posted by kolektiviza on Tetor 9, 2007

Alma Mile  01-10-2007 Shekulli

     

Artisti austriak Martin Krenn dhe artistja shqiptare Suela Qoshja, organizojnë sot një performancë me video e fotografi mbi komunikimin dhe ndryshiminNjë refleksion mbi komunikimin, në kohë të ndryshme dhe me njerëz të ndryshëm. Njërefleksion mbi ndryshimin e sistemeve politike e shoqërore dhe gjurmët që lë ky proces në arkitekturë. Instituti i Artit bashkëkohor në Tiranë (TICA) organizon sot në orën 18.00-22.00 një performancë shqiptaro-austriake. Bëhet fjalë për një bashkëpunim mes artistëve Martin Krenn nga Vienna dhe artistes shqiptare Suela Qoshja. Ndërsa kjo e fundit është më tepër e shqetësuar mbi komunikimin mes njerëzve, gjë që është edhe temë e ditës, artisti austriak, me kuriozitetin e një të huaji gërmon në atë çka qenë dhe ç’është Tirana. I mjaftojnë vetëm 17 vjet për të kuptuar gjithçka. “Në punën time, gjatë residencës bashkëpunova me Martin Krenn-in. Pyetjet që i bej në video, janë pjesë e një diskutimi tipik tavoline. Janë diskutime të cilat mund të bëhen për shembull gjatë një darke në Shqipëri. Në ketë punë, kam qenë e interesuar kërkoj se si komunikimi dhe krijimi i një dialogu, ndërtohet ndryshe, në shoqëri të ndryshme”, -sqaron artistja Suela Qoshja.

Ndërsa Martin Krenn, ndryshe nga kolegia shqiptare ndalet tek fotografia. Nxitës është bërë një guidë e Tiranës, e botuar në vitin 1990. “Ditën e dytë të rezidencës sime, kërkova një libër në anglisht mbi Tiranën, prej Muzeut Kombëtar. Më dhanënën banak, një lloj guide turistike të botuar në gjermanisht/anglisht/frëngjisht/shqip më 1990. Pas rënies së murit të Berlinit më 1989, Shqipëria ishte i fundit shtet në Europë që kishte një sistem komunist (deri më 1992). Libri presupozohet të jetë një udhërrëfyes fotografik, sipas të cilit mund të vizitohen të gjitha ndërtesat e gjërat më atraktive të Enver Hoxhës e partisë së tij komuniste në Tiranë. Ai përfaqëson një qytet komunist perfekt”, – thotë Kreen.

Këtu i lindi ideja të rifotografojë të gjitha vendet për të parë se si kishin ndryshuar pas 17 vjetësh. Një shembull tipik është Piramida, ish- muzeumi i Enver Hoxhës, ku deri pak kohë më parë kishte në majë një tabelë ku shkruhej “Mirësevini President Bush”. “Përveç serisë së fotografive, pata mundësinë të bëja edhe një intervistë video me fotografin e librit origjinal, Petrit Kumi, prej të cilit munda të marr informacion shtesë mbi rrethanat në të cilat ishte prodhuar libri. Projekti im heton mekanizmin e retorikës ideologjike dhe politikës vizuale, sipas shembullit të një libri, i cili ish botuar gjatë ditëve të fundit të një regjimi totalitar komunist në Evropë. Ai gjithashtu na tregon në një mënyrë delikate se si kapitalizmi neo-liberal shkatërroi vendet që pavarësisht diktaturës, funksiononin mirë nga ana ekonomike e sociale”, – thotë artisti.

E-mail   Print  

Posted in Aktivitete, TICA, artist, bashkëkohësia, ekspozita | 12 Komentet »

VIRTUALBANIA

Posted by kolektiviza on Shtator 29, 2007

 

Shqiptarët e vegjël të mëdhenj

Alma Mile 29-09-2007 Shekulli

           
   

Midis globales dhe lokales. Këtë përballje artistë shqiptarë të artit bashkëkohorë e ekspozojnë në Grac

Në epokën e globalizimit nuk ka kufij. E tëra përpiqet të “gllabërojë” gjithçka individuale. Edhe arti e kultura ka kohë që po e ndien efektin e kësaj ere. Kjo është edhe arsyeja pse së fundmi gjithnjë e më shumë artistët i mëshojnë kësaj çështjeje. Me gjuhën e artit ata abstragojnë mbi tema që nuk prekin vetëm kulturën, por gjithë shoqërinë. Artistët shqiptarë të artit bashkëkohor nuk mbeten më pas në këtë garë. “VirtuAlbania” është ekspozita që një grup artistësh të rinj shqiptarë hapin sot në mbrëmje në Grac të Austrisë. Ekspozita e kuruar nga Alban Hajdinaj vijon në kuadrin e debatit mbi artin bashkëkohor global, ku gjithçka rrotullohet rreth multietnicitetit, diversitetit kulturor, mbi migracionin dhe marrëdhënien mes qendrës dhe periferisë, mes globales dhe lokales. Por artistët shqiptarë e shohin këtë çështje edhe nga një tjetër këndvështrim.

Nga realiteti kulturor shqiptar, nga ajo që ofron kalendari në Shqipëri dhe ajo çka pikërisht shqiptarët përçojnë në botën e madhe. Nga njëra anë këta artistë paraqiten si pjesë integrale e jetës artistike bashkëkohore, që marrin pjesë aktivisht në ngjarje të mëdha që zhvillohen në kryeqendrat e artit bashkëkohor si në Berlin, Venecia e Milano, deri në Nju Jork, duke pajisur dhe pasuruar industrinë globale të artit me një lëndë lokale për nga origjina, që është nganjëherë shumë e nevojshme për individualitetin e secilit. Por nga ana tjetër, qëndron fakti që këta artistë të njohur jetojnë jashtë Shqipërisë dhe kanë një ndikim të padukshëm për artin që zhvillohet në vend. Ky këndvështrim i kuratorit Alban Hajdinaj vjen përmes një serie punësh të artistëve të rinj që operojnë me mediumet moderne të artit vizual, dhe një pjesë e tyre momentalisht është e panjohur përtej kufijve. Ata janë Adela Demetja, Ilir Dupi, Jakup Ferri, Shpëtim Kërcova, Violanda Murataj apo Heldi Pema dhe Gentian Shkurti. Artistët përdorin gjithë mediumet që u ofrohen për të “materializuar” idenë e tyre.

Fotografija, videoja, instalacioni gërshetohen për të dhënë një të tërë. Ky mendimin që përcjell “VirtuAlbania” ekspozohet që në posterin që lajmëron ngjarjen. Është një nga ato rrugët e shndritshme austriake, edhe pse në dimër, në mes të së cilës hapet një gropë e shëmtuar, si ato që shohim rëndom nëpër rrugët e lëna përgjysmë në ndërtim e sipër. Edhe shqiponja, simboli kombëtar shqiptar, këtë herë vetëm me konturet e saj, krijon ndjesinë e virtuales dhe të reales njëkohësisht.

Ekspozita, e cila hapet sot në orën 19.00 në Pavel Hause (Laafeld 30,8490 Bad Radkersburg, Austri) do të qëndrojë aty deri në datën 24 tetor. “Virtu Albania” është pjesë e një aktiviteti të madh që zhvillohet momentalisht në Austri. Bëhet fjalë për Festivalin e Artit Bashkëkohor Steirischer Herbst. Një aktivitet që ka 40 vjet që zhvillohet dhe duke qëndruar gjithnjë i ri, për faktin se çdo vit ai ngre pyetjen se cila është situata e artit bashkëkohor dhe cilat janë nevojat e tij. Në këtë festival bashkohen shumë zëra dhe shumë fusha të artit. Aty gjen arte vizuale, muzikë, aktrim, danc, letërsi, arkitekturë. Në “skenën” e festivalit ngjiten artistë vendas dhe të huaj, të ardhur kryesisht nga Evropa Qendrore dhe Juglindore. Steirischer Herbst mbahet si një nga festivalet e para ndërkombëtare që ka hedhur idenë e krijimit të rrjeteve artistike ndërkombëtare. Dialogu dhe kërkimi janë qëllimet e tij. Ndaj edhe ekspozita e artistëve shqiptarë, vjen në formën e një investigimi.

Shenim: fotografia e Adela Demetjas.

press release

teksti kuratorial

Posted in Aktivitete, artist, bashkëkohësia, ekspozita | Leave a Comment »

Arti dhe Vetvendosja

Posted by kolektiviza on Shtator 25, 2007

Arti dhe vetëvendosja

Gazeta Shqip 9-25-07

Shumë herë kur dikush dëshiron që të shprehë veten në një formë ndryshe, ai atëherë medoemos e gjen atë formë. Shprehje e një problemi mund të jetë që nga forma e shprehja përmes një pankarte të thjeshtë me dy shkronja në mes të qytetit apo prezantimit para një mase të gjerë brenda një emisioni, i cili shkon drejtpërdrejt në TV, ku prek një masë më të gjerë. Në Qendrën e Artit Bashkëkohor në Prishtinë, tashmë ka filluar debati i parë i modulit “Politika dhe Arti Bashkëkohor”, ku kësaj here u prek tema “Vetëvendosja si rezistencë”. Kjo lëvizje mund të definohet si lëvizja e shoqërisë që po e shfrytëzon shprehjen artistike për qëllime politike. Qëllimi i debatit është gjetja e përgjigjeve për pyetjet: si shfrytëzohet arti si mjet politik? Cilat janë dallimet mes aktivizimit dhe praktikës artistike aktive? A është “Vetëvendosja” mjet i vetëm ku artistët dhe politikanët veprojnë si artistë?, e shumë pyetje tjera që u hapën e që ndoshta gjetën e nuk gjetën përgjigje. Debati u hap me artisten finlandeze, Tina Kvina, e cila vepron në dy shtete Shqipëri dhe Suedi. Tina më shumë u koncentrua në artin e vetë artistëve me karakter të një aktivizimi dhe via versa dhe si institucionet influencojnë artin dhe si arti mund të përdoret si mjet politik. Ajo përmes disa fotografive shpjegoi disa forma artistike që karakterizohen me aktivizëm për një çështje të caktuar me të cilën nuk pajtohen artistët. Në anën tjetër, sociologu Besnik Pula shtoi tezën e tensionit mes artit dhe politikës. “Mendoj se ky është një problem kyç për zbërthimin e një arti, të një arti politik sidomos në një kontest si ky në Kosovë”, tha Pula. Ai shtoi se insiston në njëanshmërinë e problemit dhe nuk mendon se politika duhet të bëhet artistike. “Nëse me artin nënkuptojmë atë kategori veprimi që, sipas Emanuel Cant, takohen në sferën e sensibiliteteve estetike të njeriut, në fakt, në historinë moderne e kemi shembull eklatant ku politika e përvetësoi estetizmin dhe ky ishte rasti i fashizmit”, tha Pula. Ai tha se insiston në një art që intervenon në politikë e jo në një politikë që manipulon me artin apo që e konsideron veten praktikë artistike apo estetike. “Prandaj kur flasim për lëvizjen “Vetëvendosje” hapi radikal që sipas meje nxitet nga kjo lëvizje është pikërisht ky përvetësim i artit për rezistencë kundër pushtetit”, tha Pula. Po ashtu, në debat mori pjesë edhe Shkumbim Brestovci nga studio “Rrota”, i cili foli duke u qasur nga ana e marketingut të lëvizjes “Vetëvendosje”. “Kur ec rrugëve të Prishtinës apo të Kosovës është e pamundshme që të mos të bien në sy vepra të ndryshme artistike, në këtë rast politike, që janë të shëmtuara apo që ta vrasin syrin”, tha Brestovci, duke menduar këtu në përmendoret socio-realiste. Brestovci në këtë rast, pa marrë parasysh prej mesazhit fisnik që kanë këto vepra, tha se mund të konstatohet se ato nuk rrinë mirë. “Në këtë rast instalacionet e “Vetëvendosjes” gjithmonë e kanë pasur një gjë të këndshme për sy, ashtu unë i kam parë”, tha Brestovci. Sipas tij, të gjitha këto gjëra kanë elemente të një marketingu që nga koha e instalimit e deri te mesazhet që kanë përcjellë. Në anën tjetër, Glauk Konjufca filloi debatin me një titull si “Tashmë tepër kërcënues për të qenë artistik”. Konjufca, në një mënyrë apo tjetër, tregoi se lëvizja “Vetëvendosje” ka përdorur instalacionet artistike si një formë e shprehjes që ka përdorur kjo lëvizje. Ndërsa ai disa herë gjatë fjalimit të tij citoi filozofin e njohur slloven, Slavoj Zizek, duke e bartur atë në kontestin e Kosovës. “Lëvizja ‘Vetëvendosje‘ është i vetmi organizim socio-politik, i cili seriozisht dhe fondamentalisht sfidon kornizat politike të regjimit neo-kolonial të UNMIK-ut. UNMIK i jep popullit të Kosovës vetëm atë që Zizek e quan liri formale, kurse lëvizja ‘Vetëvendosje‘ kërkon liri aktuale për popullin e Kosovës”, tha Konjufca. Sipas tij, lëvizja ‘vetëvendosje‘, në fillimet e saj ka pasur percepsionin e një sensacioni. Ai tha se lëvizja “Vetëvendosje” nuk ka qenë asgjë më shumë se “interesant” dhe një grup i vogël i cili jep mesazhe socio-politike. “Në këtë nivel nuk mund të jesh asgjë më shumë sesa një zë simpatik opozitar i pushtetit të padrejtë politik”, tha Konjufca. Sipas tij, prej qytetarëve
të Kosovës, shumë kohë të gjatë lëvizja “Vetëvendosje” gabimisht është parë si skenë artistike. “Por problemi i vërtetë fillon kur një organizim i caktuar fillon të bëhet më shumë sesa zë dhe ky ka qenë prej fillimit qëllimi i ‘Vetëvendosjes‘”, tha Konjufca.

Posted in Aktivitete, Kosovë, bashkëkohësia | 2 Komentet »

nje galeri me shume per Tiranen.

Posted by kolektiviza on Shtator 9, 2007

9 piktorë rrëfehen në “Kledio”

“Poli-optik” kështu quhet ekspozita e hapur mbrëmë në hapësirën e galerisë më të re që i është shtuar kryeqytetit “Kledio”. Najada Hamza, Ali Oseku, Gazmend Leka, Pjerin Kolnikaj, Ardian Isufi, Genc Mulliqi, Artan Peqini, Genc Përmeti, Vladimir Myrtezai zgjodhën pikërisht këto ditë të para të shtatorit për t‘i dhënë jetë me punët e tyre kësaj galerie të re, por dhe për të sjellë një tjetër dimension të tyre në këto kohë. Ekspozita e këtyre artistëve që në një farë mënyre kanë sjellë ndryshimet në pikturën shqiptare pas viteve ‘90 shihet gjithnjë me një lloj interesi, duke parë dhe atë çfarë ndodh me këta artistë në etapa të caktuara të jetës. Por ky grupim këtë herë është kuruar nga artisti Vladimir Myrtezai, i cili nuk është këtë herë thjesht një artist që sjell veten e tij në dy kohë, por dhe mendja e kësaj ekspozite. “Ekspozita ka karakter hulumtues në një hapësirë në diferenca interesante, në zgjedhje e në vokacionin e shprehjes. Shumë arsye për të zbuluar artistë në një projekt jo të diktuar, por zgjedhur në formëzat e lira, në spontanitet krijues si në fundin e një angazhimi ku kot lirinë tënde për të rigjetur a ridalë nga shtrati ku ndodhesh e deri copëza anarkike të mbledhura në një format skicë ideje që ndodh rëndom në të gjitha arkëzat e krijuesit të sotshëm, një pjesëz e ndjerë a një mendim i radhitur spontanisht, të gjitha embrionet që zgjatohen e pa prishur rriten e bëhen vepra hapësinore apo të gjitha ato pjesëza që prishen dhe nuk diktohen më si fillesa arti në një format të përbashkët në një hierarki pa rend e rregulla nën ngjyrat e dashura të vjeshtës që po hyn”, shprehet Myrtezai në tekstin kuratorial të kësaj ekspozite. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 8 tetor.

Posted in Aktivitete, bashkëkohësia, ekspozita | 1 Comment »

Bienalja nuk do behet, Marubi po ashtu … c’fare mbetet?

Posted by kolektiviza on Gusht 31, 2007

Varavingot e Marubit
Elsa Demo 29-08-2007

 Ka dy vjet, që Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë “Marubi” nuk bëhet. Vetiu ky nuk është më lajm por një problem. Dhe si çdo problem ka argumentet pro dhe kundër. Argumentet kundër, pse ky aktivitet nuk bëhet, shtrohen nga institucioni organizator i cili në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e kanë njohur me status që në vitin 1998. “Ne kemi folur para ca kohësh për këtë temë” thotë drejtori i galerisë, sikur po e shqetësojnë për një dosje të mbyllur hetimore, kur pyetet pse “Marubi” ka dalë kaq lehtë jashtë axhendës vjetore të Galerisë Kombëtare. “Në aktivitetet që ne bëjmë ekspozohet aq shumë fotografi sa s’është mungesë aq e madhe mosbërja e Marubit”. Ky ishte shpjegimi i drejtorit Genc Mulliqi, duke hyrë për në zyrë. Duke qenë se në këtë një përgjegjësi për aktivitetin e dytë të madh të arteve, përveç Onufrit e ka Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, atëherë pyesim në ministri pse ky funksionim me aftësi të kufizuara për aktivitet bazë të artitbashkëkohor. “Epo më mirë se Genci dhe Rubensi nuk e dimë ne këtë punë”.

“Ngaqë vitet e fundit “Marubi” ka pasur rënie dhe ngaqë ne ekspozojmë shumë fotografi, pa folur për ekspozitat e dy francezëve apo siç ishte ekspozita e World Press Photo. Pra fotografi ekspozohet më shumë se çdo gjë tjetër” tha prapë njëri nga djemtë, drejtori i ri, skulptor në zanat, Genc Mulliqi, për të cilin Ministria na tha se do jepte një përgjigje. Por në fakt Ministria mund të jepte një shpjegim për përgjegjësinë që i jep institucioni i varërisë, Galeria, e cila me zërin e Mulliqit thotë se “shkurtimi i fondeve lidhet direkt me fatin e ekspozitës”. A thua “Marubi” është një projekt që u erdhi në derë, po u dhanë fondet nga MTKRS bëhet, po s’u dhanë nuk bëhet. “Aq me tepër kur buxhetin për këtë vit Galeria e ka pasur shumë më pak se viti i kaluar”, shton drejtori Mulliqi. Sa më pak? “Shumë pak, për të mos thënë dy herë më pak se në dy vjet më parë” e mbyll drejtori i Galerisë.

Po t’i bëjmë një lexim “Planit të aktiviteteve të GKA për periudhën Qershor-Dhjetor 2007”, gjejmë:

Ekspozitë e shoqatës së qeramistëve; Ekspozita e “Art Zervas Production” – Greke që nuk është bërë, ekspozitë e piktorit Lekë Tasi; piktorja italiane Teresa Marasca e cila nuk dihet pse duhej të vinte dhe s’erdhi; muaji i kulturës Shqipëri- Kosovë që mendohet të nisë në shtator dhe që sipas deklaratave të ministrit Pango, do përbënte një strategji më vete, jo një po disamujore; ekspozitat vetiake të fotografit kosovar Fahredin Spahija dhe e piktorit Qamil Grezda – Grezda në fakt nuk është aspak një emër i paekspozuar në GKA, por ndiqet kjo “politikë” për shkak të patriotizmit, meqë origjina e Grezdës (që nuk jeton më) është Kosova. Plani i punës së GKA flet për një ekspozitë fotografike të piktorëve rumunë, një vetjake të piktores ruse Tatjana Varvzhina dhe një ekspozitë me 29 libra “I nuovi Mecenati” nën kujdesin e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë. Ka të ngjarë që dhe për ekspozitat e artistëve të huaj gjatë shtatorit, sebep të jenë bërë ambasadat. Në tetor dhe nëntor vjen Udo Dziersk ose Artistë gjermanë, një ekspozitë e artit kontemporan të pikturës me vendet e Evropës Juglindore dhe përsëri një ekspozitë në bashkëpunim me një ambasadë. Deri satë dalë fryma nga vrapi tek dhjetori për të bërë “Onufrin”. Cili nga këto aktivitete është prodhim i Galerisë Kombëtare të Arteve, sepse deri tani shohim vetëm zëra shoqatash, ambasadash dhe miqsh kosovarë?

Si shpenzohet buxheti dy herë më i vogël i Galerisë kur në pjesën më të madhe të vitit Galeria nuk ka asnjë aktivitet të sajin, pasi kryen rol sedentar, të vitrinës apo të sofrës që shtron ç’ti sjellin nga jashtë? Pse kaq inferiore ndaj çdo thirrjeje për hapje dyersh e muresh që i bëjnë diplomatët kalimtarë dhe amatorët e artit, pse galeria nuk ka një axhendë të vetën, me aktivitetet e përvitshme bazë dhe me projekte të vetat me të cilat t’i imponohet Ministrisë dhe donatorëve? Dhe prej këndej del pyetja po aq aktuale për të gjitha institucionet e kulturës që janë në pikën e vdekjes: pse nuk përdorin burime homologe, akademish, muzesh, teatrosh, skenash, por përdorin burim me lidhje të shkurtër, atë politik për të mbushur axhendat?

Sepse kanë krijuar gjithë varësinë e mundshme nga politika, aq sa një ditë duhet ta besojmë me zor se kryeministri i vendit është sqimatar i pikturës dhe i filan piktori dhe këtij gjyhnaqari që shfaqet para kamerave me udhëheqësin, t’u mbushë mendjen të tjerëve se ja kështu e duan këta varavingo të kulturës që tundin çelësat e galerive, operave, teatrove, deri në ardhjen e ministrit të ardhshëm që do t’u tregojë “dhëmbët e armikut”.

E gjitha kjo lidhet me “Marubin” sepse drejtuesit e institucionit në fjalë e kuptojnë mekanizmin e ngrehinës shtetërore jo vetëm si një përulje ndaj pushtetit sakaq edhe si një vend që mund të drejtohet mbi bazë të shijeve personale: Po s’më pëlqeu “Marubi”, s’e bëj. Por si artistë që janë këta drejtues duhet ta dinë fare mirë se as përballë veprës së artit nuk hyn në punë vlerësimi në bazë të pëlqimit apo mospëlqimit.

Kështu janë ndaluar në vend shtatë vjet histori të fotografisë për motive banale, që s’kanë të bëjnë as me financat e pakta dhe as me rënien e cilësisë së aktivitetit të organziuar gjithnjë në kushtet e varfërisë. Në verën e 2004-ës konkursi do të bëhej me 4-5 milionë të vjetra, ndërsa çmimi i madh i “Marub”-it, në rastet kur është paguar, është vlerësuar gjithnjë me 500 mijë lekë.

“Nëse do të shkurtonim një aktivitet për të përballuar të tjerët, do shkurtonim, Marubin”, thotë drejtori i Galerisë për konkursin që mban emrin e fotografëve të parë shqiptarë. Dhe më tej shton sikur “Marubi” të ketë vdekur: “Marubi” ishte një gjë pozitive, e rëndësishme për mua. Nga fakti që s’po bëhet më, mund të ketë humbur shansin ai gjysmëamatori, sepse ai profesionisti është aktiv dhe i gjen hapësirat diku tjetër. Për mua ishte një ekspozitë që mblidhte shumë foto. Marubi i fundit për shembull, ishte një dështim.”

Për herë të parë, një ish- kurator i “Marubit”, fotografi Albes Fusha futi në këtë ekspoze moderne me artistë shqiptarë dhe të huaj, një ekspozitë satelite. Patëm rastin të shihnim pas më shumë se gjysmë shekulli Sotirin e Korçës.

Por nuk është për t’u habitur që me mentalitetin e drejtuesve aktualë nuk mbahen dot në këmbë as traditat e reja shtatëvjeçare si “Marubi” dhe as traditat më të hershme për të cilat kjo ekspozitë u krijoi një shans rizgjimi.

Albes Fusha: Gojët e liga kanë punuar për eliminim

Fotografi i njohur Albes Fusha, disa herë pjesëmarrës dhe fitues në kohët e arta të konkursit ndërkombëtar të fotografisë “Marubit” është kundër idesë së mosbërjes së “Marubit”, ngaqë ekspozohet boll fotografi. “Fotografia përfshin më tepër se një koncept fotografik. Është e vërtetë që fjala bie, edhe në “Onufri” ekspozohet fotografi, por ka fotografë që anojnë nga forma dhe koncepti i kuratorëve nuk u mjafton, nuk janë komodë dhe nuk e gjejnë veten në konkurse të këtij lloji. Gjithmonë kanë qenë këto zëra kundër “Marubit”, dhe koha ka treguar si për t’iu dhënë plus gojëve të liga që s’ka nivele kjo ekspozitë. Dihet që çdo ekspozitë ka uljet dhe ngritjet e veta, kjo s’do të thotë që ta mbyllësh atë. “Marubi” është aktiviteti më i madh i fotografisë. Dhe sa për atë kleçkën e vogël që disa quhen fotografë dhe disa fotografë artistë, ajo s’duhet të bëhet shkas që të eleminohet ky Konkurs Ndërkombëtar.”

Posted in Aktivitete, Galeria Kombëtare e Arteve, Kritike, Ministria e Kultures Rinise dhe Sportit, ekspozita | 2 Komentet »

Bashke me Edi Muken ne Gotenborg…

Posted by kolektiviza on Gusht 12, 2007

Tre artistë shqiptarë në Goteborg

Elsa Demo 12-08-2007

Edhe ky edicion i katërt i Bienales së Goteborgut, e themeluar në vitin 2001, ofron një stinë vjeshte me artin bashkëkohor. 28 artistë nga bota marrin pjesë dhe paraqesin veprat e tyre sipas konceptit kuratorial “Të rimendojmë mospajtimin” i kuratorit shqiptar Edi Muka dhe i kuratores vendase Joa Ljungberg, e cila ka tashmë një përvojë me disa aktivitete në Tiranë. Bienalja e Goteborgut do të shtrihet në pesë vende të ndryshme qark qytetit, nga 25 gushti deri më 25 nëntor. Marrin pjesë tre artistë shqiptarë, Armand Lulaj, Sislej Xhafa dhe Anri Sala. Lulaj merr pjesë me dy punë. E para “Living in Memory” (Të jetosh në kujtesë), me të cilën është prezantuar dhe në Bienalen e fundit të Tiranës. Për kujtesë, ky artist është fitues i Çmimit të parë të Onufrit 2006. Puna e dytë quhet “Common Assembly” (Asambleja e përbashkët), një punë e re, e prodhuar për Bienalen e Goteborgut. Sipas kuratorit Muka bëhet fjalë për “një video instalacion që i referohet Këshillit të Sigurimit dhe Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Lulaj ka ndërtuar një miniaturë të tryezës së rrumbullaktë të Kombeve të Bashkuara, aty ku një grup i vogël shtetesh vendos për fatet e miliona njerëzve në botë (pra ai problematizon këtë aspekt).” Tryeza dhe karriget natyrisht janë bosh, ndërsa në murin përkundruall është një projeksion i madh ku shfaqen njëri pas tjetrit, flamujt e shteteve të OKB. Flamujt janë bërë në letër dhe papritur një grusht godet nga mbrapa dhe duke i grisur dhe penetruar në mes. Zhurma e grushtit i ngjan zhurmës së shpërthimit të një arme. “Puna ka një metaforë të qartë për dhunën, e kuptuar kjo në shumë aspekte: dhuna ndaj kombeve (përmes vendimeve të marra); dhuna e shkatërrimit (përmes penetrimit të flamujve); dhuna e revoltës/revolucionit”, shpjegon kuratori Muka. Artisti kosovar që jeton dhe krijon në SHBA, Sislej Xhafa, gjithashtu merr pjesë me një punë të re, “Khaleen” quhet. Khaleen është një qilim gjigant, 6m x 2m i thurur me dorë në Afganistan (është ende në prodhim në këtë moment). “Si gjithmonë, gjenia e Sislejt qëndron në zgjedhjen e imazhit të qilimit – një kartmonedhë 100 dollarëshe”,komenton Muka i cili ka një përvojë të gjatë bashkëpunimi me artistin që ka përfaqësuar Shqipërinë në Bienalen paraardhëse në Venecia me “Ceremoninë e vajtimit”. “Natyrisht që ka për të qënë një punë mahnitëse, ku vazhdon të mbizotërojë ironia kritike e Sislejt. Qilimi duket si një model i përkryer i qilimit fluturues dhe çka do të kishte më mirë se një qilim fluturues që është njëkohësisht një kartmonedhë 100 dollarëshe, për më tepër e prodhuar në Afganistan.

Artisti i tretë shqiptar në Bienalen e Artit Bashkëkohor në Goteborg është Anri Sala. Ai merr pjesë me një punë më të vjetër, “Lak-kat”, një video nga 2004. Në video është një grup fëmijësh senegalezë, të cilëve mësuesi (që nuk shihet në video) u mëson shqiptimin e fjalëve të caktuara. Pikërisht fjalët që ai i mëson janë dhe çelësi i videos. “Gjuha e Senegalit ka pësuar ndryshime rrënjësore me kolonizimin e Senegalit nga francezët – njeriu i bardhë. Për pasojë në gjuhën e tyre, ka një shumëllojshmëri të madhe fjalësh që përshkruajnë një mori hijesh (tonalitetesh) mes të zezës dhe të bardhës – të gjitha të diktuara nga prania/influenca e kolonizatorëve të bardhë francezë, që nga momenti i kolonizimit, deri në ditët e sotme.” Se ç’është më shumë kjo bienale dhe çfarë synon të sjellë ajo në diskutimet për artin bashkëkohor po botojmë një pjesë të konceptit të bashkëkuratorëve Edi Muka dhe Joa Ljungberg. (Lexojeni ketu.)

Living Memory eshte nje nga ato pak pune te artisteve shqiptare qe sic thot Xhai Xhai “sepse vetëm nëpërmjet artit historia mund të mishërohet në vetëdijen e kombit dhe ta ndriçojë atë vetëdije” ofron nje shpetim nga makthi neper mjet katarsisit. Diku ne nje koder te Tiranes digjet nje yll gjigand. Ylli qe ishte nje simbol i diktatures dhe historise jo shume te larget te shqiptareve. Duke e djegur yllin me pese cepa arrihet clirimi i tij nga historia e hidhur qe mbart ne vetvete.

Sa per punen tjeter me te cilen paraqitet ne ekspozite nuk mund te flas pa e pare por paragjykimet patjeter nuk kontrollohen sepse me duket nje pune shume literale dhe figurative.

Po ashtu e njejta gje mund te thuhet dhe per qilimin e Siley qe poashtu me duket e varfer si pune packa lidhjeve qe ben me punen e qilim-thurseve Afganistane dhe dollarit (komercit).

Nderkohe qe videoja Lak-kat eshte ndoshta nje nga punet me te forta dhe te sofistikuara te Sales. Nje video qe te ngul ne vend me muzikalitetin dhe magjine e fjaleve qe perseriten, dhe si heq dot syte nga ekrani sa per te kuptuar ne perkthim fjalet qe shqipetohen e si per te kurorezuar lidhjen midis drites dhe erresires, te bardhes dhe te zezes – fjales dhe imazhit. Per me shume mbi kete video lexoni Night hawk – Adrian Searle. Thashethemi eshte se kete video e ka blere per koleksionin e vet MOMA.

Posted in Aktivitete, artist, ekspozita | 3 Komentet »

T‘i ikësh së tashmes -Ekspozite e Adrian Pacit

Posted by kolektiviza on Qershor 29, 2007

T‘i ikësh së tashmes

Piktori Ardian Paci hap një ekspozitë personale “Still Moving” në Muzeumin Ostwall në Dortmund të Gjermanisë

 

Skulptura në hyrje të ekspozitës: një njeri paksa i kërrusur me kulmin e çatisë mbi shpinë, titullohet “Home to go”. Ai që e merr shtëpinë me vete është endacak. Por pamja e tij e kërrusur tregon se çatia rëndon. Pesha e objektit mbi shpinë, të kujton më tepër atë personazh, që haset shpesh në shoqërinë e sotme të transicionit, e që shkurtimisht përmblidhet nën termin “migrant”. Në katalogun shoqërues që Museum am Ostwall i Dortmundit ka botuar me rastin e ekspozitës së parë individuale të Adrian Pacit në Gjermani, tregohet se si ka lindur kjo skulpturë: nga një seri fotografish, ku vetë artisti pothuajse i zhveshur pozon me të njëjtin kulm çatie të lidhur pas shpine. Vështrimi i tij me buzëqeshje të pafajshmi drejt objektivit të kujton një foshnjë, që ende nuk ka mësuar të ecë. Irritues është në këtë krahasim vetëm sendi mbi shpinë. Në dy poza të tjera, çatia është në tokë dhe ai është shtrirë mbi kulmin e saj. Një pozicion tërësisht i parehatshëm, sikur të kishte rënë nga lartë. Fotografitë mund të kujtojnë edhe një klandestin që sapo ka rënë nga parashuta në një terren të huaj, një njeri të paftuar, e që derisa të triumfojë në atë terren duhet të veprojë tinëzisht. Specia e migrantit, që është ringjallur në shoqërinë shqiptare në dy dekadat më të fundit është një përshkrim, nën të cilin detyrohet të struket një e treta e shoqërisë së sotme shqiptare. Kështu endet edhe personazhi në “Home to go”, me sytë përtokë dhe kulmin mbi shpinë, në kërkim të një terreni të përshtatshëm për ta ndërtuar atë. Titulli “Home to go” kallëzon se ky kërkim nuk do të përfundojë kurrë. Identiteti i tij është i fiksuar, ai tashmë është i huaj dhe ashtu do të mbetet. Read the rest of this entry »

Posted in Aktivitete | Leave a Comment »

Dialog me Gjuhen e Qeramikes

Posted by kolektiviza on Qershor 26, 2007

Dialog me gjuhën e qeramikës

Një ekspozitë e rrallë e punimeve të qeramikës është hapur në Galerinë Kombëtare të Arteve

Zjarri dhe balta, dy masa që njeriu i ka zotëruar që në fillimet e tij, pa asnjë kosto. I ka pasur si bukë shpirti. Me to ka folur fillimisht, ka komunikuar, është shprehur, ka dashuruar, është bërë artist. Gërmojmë pareshtur nëntokat për të gjetur katragjyshat tanë në poçe e sende prej balte. I kërkojmë si dëshmi qytetërimi dhe ekzistence. Madje dhe garojmë si kombe për më të bukurat dhe më të fismet sende. Lënda, dekoracioni, shpirtshmëria e tyre, janë gjuhët me të cilat shprehet arti i qeramikës. Ndër shqiptarë, kjo traditë trashëgohet nga ai poçari tradicional llërëpërveshur, që me poçen mes këmbëve, e nduc, për t‘i dhënë një formë, një trajtë, një shpirt. Dhe ky lloj arti, përhapet për t‘u takuar me simotrat: pikturën e skulpturën, duke na dhënë një unikalitet në performancë të shprehur në mijëra forma e ngjyra. Një shfaqje e tillë zë një hapësirë jo të vogël në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve, ku dje u bë përurimi i ekspozitës ndërkombëtare “Dialog”, iniciativë e shoqatës së qeramistëve e themeluar që në vitin 1990. Read the rest of this entry »

Posted in Aktivitete, Galeria Kombëtare e Arteve | Leave a Comment »

Teater xhami

Posted by kolektiviza on Qershor 20, 2007

Eshte fare e lehte per nje minister te dal dhe te shpall qe “Kolonat” tashme do te shendrrohen dhe shfrytezohen per te ndertuar nje teater te ri dhe alternativ prej xhami. Parate i ka dhene greku. Pjesa e veshtire eshte konceptimi i funksionit te ketij teatri te ri dhe projektimi i tij. Nje ndertese prej xhami besoj se do duket bukur dhe terheqese por kam frike se i gjithe fondi do te shpenzohet per ndertimin e struktures fizike sesa per strukturen administrative/drejtuese apo per projekted dhe programin qe duhet te zene prioritet ne propozimin e Ministrise. Un do te sugjeroja qe hapsira te ishte me e lire dhe hapur ndaj te gjitha arteve performuese. Teatri patjeter do te mbetej nje nga kryesoret dhe trungu i tere formave te tjera te performances. Sot per sot, nuk ka nje hapsire te teatrit alternativ dhe formave te reja te performances, dhe ky teater prej xhami do mund fare mire ta plotesonte kte boshllek. Duke qene se eshte perballe Akademise se Arteve, kjo hapsire duhet te funksionoj si laborator dhe qender aktiviteti per studentet e Akademise.

Imagjinata se si mund te duket dhe lejon per te pare nga jashte (apo nga brenda) kjo ndertese prej xhami me lejon te enderroj se kjo hapsire mund te funksionoj shume mire si nje veper apo hapsire e artit publik. Transparenca ben te mundur nje bashkpunim e komunikim me publikun e jashtem duke e ftuar ne mos dhe imponuar qe te verej dhe te reagoj ndaj asaj c’fare sheh.

Po dje u shpall dhe zgjerimi i “Fondit të të rinjve” edhe në fushën e Arteve Pamore i cili do të jepet në dy faza: për organizimin në fund të vitit të një konkursi, nga ku do të dalin edhe artistët e rinj më të mirë. Më tej këta të rinj do të mbështeten financiarisht gjatë vitit 2008, falë fondit të akorduar për projektin.”

Konkurset dhe konkurenca kane vendin e tyre ne skenen e artit dhe do thoja jane nje pjese e rendesishme. Por jam skeptike ndaj cmimeve dhe konkurseve te organizuara dhe akorduara direkt nga Ministria. Eshte vertetuar qe ne strukturen e saj nuk ka ekspertet apo vlersuesit e duhur per te nderrmarre dicka te tille. Praktika e nje Ministrie nuk duhet te jete qe te suportoj nga nje dy artist ne vit me fonde por te financioj dhe te bej te mundur projekte (pune) qe mund te perfshijne me shume se nje artist dhe qe kane per qellim angazhimin dhe aktivizimin e artisteve te rinj qe enden neper Tirane pasi kane mbaruar shkollen dhe presin rastin kur te hapet ndonje ekspozite ne vend apo te vij tu bej vizite ndonje kurator i huaj. Kjo do te conte drejt nje strukture vete-ushqyese dhe vet-qendrueshme te artit ne vend. Pasi kjo te jete arritur ne nje menyre apo nje tjeter atehere i mbetet Ministrise qe te suportoj artiste te ndryshem. Suksesi apo afirmimi i disa artisteve brenda apo jashte vendit nuk kane permirsuar dhe nuk do mund te permirsojne gjendjen e artit ne pergjithesi. Kjo vjen vetem nga suporti dhe infrakstruktura e mundshme per artistet si kolektive dhe jo vetem si individe. Read the rest of this entry »

Posted in Aktivitete, Ministria e Kultures Rinise dhe Sportit | 1 Comment »

Fondacioni EDS

Posted by kolektiviza on Qershor 17, 2007

Per Fondacionin EDS ju ftoj te ndiqni lidhjen per ne faqen zyrtare.

Me poshte mund te ndiqni aktivitetin e tyre te fundit, te pasqyruar ne media.

Andi Tepelena: Hapësira alternative në “arte paralele”
16/06/2007 Gazeta Metropol
Nuditeti është “analiza” më e mirë e një shoqërie. E për më tepër kur ata që “rrëfehen” tek ai janë vetvetja.

Ngjyrat kanë një “nxitim” të vrullshëm dhe komunikojnë me njëra-tjetrën “nxehtësisht”. Janë të gjitha të forta, shkëlqyese dhe “bazike” si vetë jeta në embrion. Prandaj edhe “fjalët” që përcjellin përmes psherëtimash apo “ndrojtes” së ndonjë nudoje që mbulon seksin vijnë të qarta…

Raporte të lëvizshme në qëndrime e bëjnë origjinale gjuhën e Adi Puleshit, piktores që vetëm pak ditë më parë çeli ekspozitën e saj vetjake me nudo, si pjesë e projektit veror të ndërmarrë nga fondacioni EDS, me kurator Andi Tepelenën. E shoqëruar me performancën “Dualizëm” të Iva Seferit dhe shfaqjen e një video-projeksioni të Blerta Metës, aktiviteti ishte njëkohësisht një formë eksperimentale e ndërveprimit të arteve me njëri-tjetrin, duke pasur si bazë komunikimin.

“Ky aktivitet shënon hapjen e aktiviteteve verore të fondacionit EDS. Ne fillojmë me këtë aktivitet që ndahet në disa disiplina. Ndër to është ekspozita personale e Adriana Puleshit, nudo në pikturë”, shprehet kuratori dhe drejtuesi i projektit, Tepelena, duke shtuar se bashkëpunimi me fondacionin dhe Adrianën do të jetë konstant. “Kemi projekte të tjera në vazhdim, siç është ajo e Festivalit të Teatrit në Porto Palermo të Himarës në fund të korrikut, ku Adriana do të jetë prezente e shoqëruar edhe me performancën tepër simpatike të artistëve të sapodiplomuar në Akademinë e Arteve”, vijon ai, duke vijuar se pas këtij aktiviteti është edhe prezantimi i projektit të Art Contact, një aktivitet i inicuar në 2003 në Venecia të Italisë dhe që konsiston në promovimin e artit shqiptar në Itali. “Tani Art Contact është prezent dhe në Shqipëri dhe synon në promovimin e vlerave të artistëve të rajonit Adriatik dhe Jon”. Aktivitete, që Tepelena thotë se janë të përmbledhura në një dokumentar, video-kolazh të këtyre iniciativave në gjithë këto vite me ekspozita, konferenca të ndryshme të realizuara. “Java e fundit ishte një konferencë katërorëshe mbi Kadarenë apo pjesëmarrjen tonë në Bienalen e Venecias me pavijonin shqiptar në 2005-ën”. Në këtë kuadër do të ketë edhe një prezantim sfilate të stilistes Fjor dhe veshjeve të saj verore, ku ndërkohë do të sfilojnë disa modele. Në këtë mënyrë, sipas artistit, Festivali nuk do të jetë thjesht një aktivitet, por një festë teatri.

EDS, një “pol tërheqës” për të rinjtë

“Ideja jonë është që të krijojmë një pol interesant, një pol atraktiv dhe për artistët e rinj, të shfrytëzojmë energjitë e reja artistike që ndodhen në këtë qytet, larg skemave, larg institucioneve të konsolidura tashmë”, shpjegon Tepelena, teksa shton se fondacioni shërben si mundësi për hapësira alternative, në periudha ku ka një boshllëk të aktiviteteve kulturore në institucionet kryesore. “Të shfrytëzojmë këtë alternativë në mënyrë që t’u japim edhe të rinjve mundësi të promovojnë punën e tyre, të promovojnë imazhin”, shton kuratori, ndërsa nënvizon se projektet e EDS janë ambicioze dhe kryesisht shtrihen në fushën e artit dhe të kulturës. Të tilla janë mbështetja e festivalit të Jazzit, Festivalit Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të shkurtër- TIFF, apo një konferencë të rëndësishme politike kulturore apo marketingu kulturor, për promovimin e zonave ish-militare të çmilitarizuara tashmë. Një projekt që hyn në një program specifik të Bashkimit Evropian, Kultura 2000.

Të mbështetur në aktivitetet e tyre edhe nga bota e biznesit dhe fondacione të ndryshme partnere miq të institucionit, EDS merr emrin e firmës që vepron në fushën e distribucionit elektronik. “Një fondacion i ri por dinamik në fushën e artit”, siç e cilëson Tepelena, duke përmendur disa nga aktivitetet e realizuara prej tyre,si: “Në krahët e luanit”, (një anije veneciane përshkoi qytetet e Shqipërisë dhe ndaloi në qytet-portet shqiptare që kanë lidhje të hershme me Venecian: Saranda, Himara, Shkodra,etj.), për të pasuar aktivitetin me një sërë ekspozitash të realizuara në fillim të 2007-ës.

b.goce

Posted in Aktivitete | 2 Komentet »

“Mbi gjithçka që donim të dinim, por nuk guxuam kurrë të pyesnim”- ekspozita e rezitendeve te TICA

Posted by kolektiviza on Maj 23, 2007

TIRANA INSTITUTE OF CONTEMPORARY ART

Mbi gjitshka që donim të dinim, por nuk guxuam kurrë të pyesnim.

Ekspozita në datë 25 Maj, ora 17:00 – 19:00, tek Tre Kullat, mbrapa Stadiumit Qemal Stafa

(pranë Pasticeri Venecia).

Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 25 Maj deri 3 Qershor,

Nga ora 11:00 deri në 18:00.

Residencës së dytë të TICA-s po i vjen fundi dhe gjithshka do të festohet me një ekspozitë me punë nga artistët residentë:

Katarina Lundgren jeton/punon në Stokolm, Suedi,

Leonard Qylafi jeton/punon në Tiranë, Shqipëri
Karl Ingar Roys jeton midis Olso, Norvegji dhe
Berlin, Gjermani.

Katarina Zdjelar jeton/punon midis Beogradit, Serbi dhe Roterdamit, Hollandë.

Third Face of Power është një punë në proçes nga Katarina Lungren e fokusuar mbi shprehitë dhe veprimet e pushtetit në propagandën komuniste shqiptare. Jam e interesuar në mënyrën sesi pushteti përshkrohej dhe sesi skenarët fiktivë të këtyre filmave përdoreshin si propagandë për të mbështetur strukturën e pushtetit të mëparshëm dhe për të shtypur konflikte të padëshiruara. Puna është një instalacion pamjesh me fotografi aktorësh dhe skenash nga filma të ndryshëm. Titulli i punës vjen nga një teori akademike “Tre fytyrat e pushtetit”, nga Steven Lukes.

White lyrics nga Leonard Qylafi. Video instalacioni përbëhet nga dy projeksione. Ndryshimi midis të cilave është prezenca e personazhit në anën e majtë dhe mungesa e tij në të djathtën, ku ndodhet vetëm një karrige bosh . Në një karrige afër dritares ai ulet dhe luan në kitarë një pjesë muzikore të kompozuar nga vetë autori. Me rrjedhën e muzikës drita që hyn nga jashtë ndryshon ngadalë duke dhënë një sens të kalimit të kohës. Pasi muzika mbaron ai largohet dhe mbeten vetëm dy karrige bosh. I gjithë instalacioni video kalon përmes tërheqjes nga imazhi i perceptuar, shprehjes së muzikës si një gjuhë personale dhe një poetizmi meditativ.

Në punën “Some humans as statues some not” kam fotografuar njerëz të rastësishëm që kam takuar gjatë qëndrimit tim në Shqipëri. Disave i kam kërkuar të imagjinojnë sesi statujat socio-realiste të komunizmit ishin, ato që nuk janë më të pranishme në vendet publike. Të tjerëve thjesht i kam kërkuar ti fotografoj, pa përmendur të shkuarën dhe statujat. Karl Ingar Roys

Për disa vite tashmë Katarina Zdjelar ka trajtuar një seri projektesh që hetojnë mbi mënyrën sesi ne përdorim gjuhën, sesi gjuha, ndonëse është një seri kodesh që mund të deshifrohen dhe shifrohen, gjithashtu përfaqëson një seri hetimesh midis kodit të gjuhës dhe fizikalitetin e ligjëratës. Ajo gjithashtu interesohet mbi natyrën e gjuhës; sesi modelon trupat tanë kur flasim, sesi na përvijëzon në komunitet dhe sesi krijon hapësirë dhe e zhduk përsëri atë. (marrë nga teksti i Steve Rushton)

Mbi gjithshka që donim të dinim, por nuk guxuam kurrë të pyesnim është e ideuar dhe organizuar nga TICA me mbështjetjen e Fondit Europian per Kulturen, Institutit te Bienales se Tiranes, Bashkise se Tiranes dhe Kultura ne Levizje . Read the rest of this entry »

Posted in Aktivitete, TICA | Leave a Comment »

Si fillim…

Posted by kolektiviza on Maj 10, 2007

dua te pershendes levizjen e re te pedagogeve te Akdemise se Arteve me nismen e “Curriculum”. Duhet pershendetur aktivizimi i shume munguar i pedagogeve, si te tille. Aktiviteti i tyre artistik eshte ceshtje me vete, por ne rolin e tyre si mesues dhe akademik, ne te shumten e rasteve, pedagoget e Akademise mungojne. Dhe nuk po flas per thjesht mungesat e tyre nga ora e mesimit.

“Curriculum” paraqitet si hapsira e munguar per komunikim dhe rishikimin e historise se Akademise dhe artit shqiptar (te konsiderueshme si nje e vetme), vlerave dhe rolit te saj ne skenen e artit shqiptar, dhe per zhvillimin e metejshem te saj qe vjen po nga dialogu i mundshem ne kete hapsire. Historia e artit shqiptar mund te thuhet se nuk ekziston, si e tille, perderisa vet insituti qe e ndertoi e zhvilloi nuk e njeh dhe meson ne klasat e saja. Libra perkates nuk ka, dhe s’ka se si kur akademiket e Akademise thjesht paraqiten ne mesim kur merren mungesat. Pedagoget e Akademise nuk jane akademik, ato jan thjesht artiste qe japin mesim (mend e tyre), dhe si te tille nuk jan te interesuar te merren me pune kerkimore e akademike por te mbajne vendin ne Akademi, nderkohe qe vazhdojne punen e tyre artistike ne privat. Prandaj ky zgjimi i pedagogeve duhet pershendetur dhe duhet shpresuar qe s’ka per tu lene mbas dore pasi ka pretensat per te plotesuar nje pjese te boshllekut te madh qe vuan Akademia e Arteve dhe arti shqiptar ne pergjithsi- njohja dhe pranimi i historise se vetvetes.

Historia e artit te paskomunizmit nuk eshte e shkruar akoma, sa per vet faktin se nuk quhet e mbaruar dhe eshte ne vazhdimsi e siper, e sa per faktin se nuk gjinden agjentet e duhur qe te marrin persiper dicka te tille. Per kete arsye Akademia e Arteve ka nje rol te madh ne ruajtjen e rekordeve te studenteve te saj dhe puneve te tyre pasi ata qe kalojne e behen neper klasat e Akademise jane artistet dhe arti shqiptar. Duke qene se Galeria Kombtare eshte nje institut i konfuzuar dhe komplikuar ne rolin e saj i mbetet Akademise qe te rekordoj dhe dokumentoj zhvillimin dhe ecjen perpara te artit. Thuhet se tablote e dipllomave te studenteve para 5 vitesh perdoren sot (ta zeme) per te mesuar pikturen studentet e vitit te pare. Dhe nuk po nenkuptoj studimin e tyre per te mesuar por qe ato pikturohen siper apo dhe me keq u perdorin kornizat. Arkivat e Akademise duhet te konsiderohens si nje librari me vete, dhe te jene te gatshme per akses dhe perdorim per nga studentet qe do kalojn qe aty, per studiuesit dhe publiku.

Kjo nisme shume e vlefshme per Akademine dhe artin shpresoj te mos mbetet e mbyllur por te ftoj ne kete hapsire komunikuese dhe publikun – te cilin akademia dhe arti e kan menjanuar, ne mos injoruar. Ftimi i publikut ne rishikimin e historise dhe vlerave te Akademise dhe artit do te sillte publikun afer me nje pjese te historise me te cilen ai eshte i njohur dhe familiarizuar; keshtu duke e bere me te lehte qe publiku te ndiqte zhvillimet e metejshme qe pasuan vitet ne fokus (60-70). Duke e pajisur publikun dhe veten me nje njohje dhe ballafaqim me historine rrjedhja e artit ne bashkohesi behet me e qarte dhe kapshme. Kjo nisme nuk funksionon vetem per te forcuar Akademine dhe artin bashkohor por dhe publikun i cili duhet te aktivizohet dhe drejtuar drejtperdrejte.

Posted in Akademia e Arteve, Aktivitete | Leave a Comment »