kolektiviza

koleksion arti

Archive for the ‘artist’ Category

Silva Agostini prezanton “Pengesat” ne Berlin

Posted by kolektiviza on Qershor 3, 2008

Aida Cama

DW

Silva Agostini jeton prej disa vitesh në qytetin e Berlinit, ku dhe ka kryer studimet në Akademinë e Arteve të Bukura.

Adresa, schönhauser alle 161 në berlin, galeria TÄT. Në vend të derës një perde e zezë. Për të hyrë brenda perdja duhet shtyrë mënjanë. Mbasi e bën këtë hyn në një dhomë të errët. Në të dy burime drite dhe një zhurmë. Burimet e dritës janë dy ekrane të vendosura paralelelisht, por në distancë të ndryshme nga hyrja. Ekranet japin imazhet e dy videove. Ky është instalacioni me video i Silva Agostinit “Obstacle”- Pengesat.

Videot? Njëra tregon lëvizjen paralele të vëzhguesit përballë një muri. Muri është gri, me tulla çimentoje gri. Vëzhguesi ndodhet aq afër murit saqë pamja që sheh është kryesisht mur. Vetëm një pjesë e vogël jep mundësinë të dallosh majat e asaj çka ndodhet pas murit. Prapa murit ka jetë, ka shtëpi, ka pemë, ka dhe një mal. Vëzhguesi do të donte të shihte më tepër, por muri nuk e lejon. Ai e pengon.

Video tjetër tregon një rrugë me perspektivë. Në mes të rrugës figura e vogël e një djali që tërheq një karrocë, duket si një milingonë e ngarkuar. Djali lëviz, por nuk zhvendoset. Sepse pas disa sekuencave ai rikthehet sërish në pozicionin e parë.

Julie August, kritike arti që sapo ka parë punimin e Agustinit: “Mua më pëlqen shumë si është bërë prezantimi në këtë dhomë, me dy ekranet që ndodhen në distancë nga njëri tjetri, duket sikur njeriu hyn diku por nuk mbërrin atje. Këtë përshtypje të lë edhe përmbajtja e filmave, sikur ndodhesh në një korridor për tu futur diku brenda, por nuk e bën këtë. Në njërën anë janë pamjet që krijohen duke lëvizur së bashku me kamerën përgjatë murit, ku muri të krijon bllokadën dhe në ekranin e dytë, djali që tërheq karrocën dhe me ndryshimin e pamjeve kthehet gjithnjë në pikën fillestare. Aty ku filmi pritet, djali që shtyn karrocën kthehet në pozicionin zero dhe njeriu mendon në Sizifin (Sisyphus), në dikë që fillon gjithnjë nga e para. Muri që nuk lejon të shohësh matanë tij, ka diçka bllokuese. Megjithatë e gjithë atmosfera e instalimit është e qetë dhe nuk të krijon depresion megjithëse mund edhe të ndodhte, nëse imazhet do të shiheshin të veçuara.

Të njëjtin mendim ndan edhe Olivier Perrier. “Edhe unë mendoj se prezantimi i punimit është i arritur. Dy ekranet e vendosura paralelisht në dy nivele të ndryshme horizontale dhe rrotullimi i vështrimit me 90 gradë. Nga njëra anë një perspektivë e cila të çon në absurdum, dhe ekrani tjetër ku shihet ku shihet muri anash. Grija e tullave prej cementoje të murit në njërin film, kanë të njëjtën gri si ato të reve në filmin tjetër.”
Komunikimi dhe vështirësitë, pengesat fizike dhe psiqike. Dikush nga publiku pyet nga vijnë këto pamje. Nga Shqipëria. A është kjo e rëndësishme? Autorja vetë mendon se në njëfarë mënyre ka rëndësi ku janë xhiruar videot e instalacionit të saj “Obstacle”

Posted in artist, ekspozita, jashte Shqiperise | 1 Comment »

Art pa Vize

Posted by kolektiviza on Maj 17, 2008

Gazeta Shqip

Art pa vizë

Në krah të majtë të ambasadës gjermane, pasi kalon në një verandë me një kthesë 90-gradëshe, përputhshmërish me konstruktin anësor të godinës, futesh në një kthinë, e cila është një nga hyrjet në ambasadë, por jo ndër kryesoret, e në krye të saj, aty ku kulmon një derë, pas së cilës vjen një tjetër ambient si parasallë, ngjitur me tavanin, janë montuar dy antena parabolike me kokë, ku në sipërfaqet e tyre të brendshme janë pikturuar dy silueta njerëzish që i drejtojnë njëri-tjetrit simetrikisht tutat e armëve që mbajnë ndër duar. Është një ndër veprat në instilacion të Ardian Isufit, pjesë e një ekspozite të hapur që para dy ditësh në këtë ambasadë. Punimi në fjalë luan rolin e përshëndetësit, ftuesit, por e thënë jo kaq ëmbëlsisht, provokativit për të vijuar më tej, deri te salla e madhe, ku nëpër muret e saj janë varur vepra të tjera të Isufit, të përzgjedhur nga ciklet “Fjalori jeshil” dhe “Shenja njerëzore”.

Ajo vepër, për të cilën duhet të mbash kokën lart për ta zhbiriluar deri në fund, luan me idenë e të marrit peng… të njëri-tjetrit në këtë botë të zallamahimshme, ku robi është një peng shumëformësh e shumëmotivësh. Dhe, sipas shpjegimeve të autorit, kjo ndihet më së shumti në botën e komunikacionit, informacionit, asaj çka japim e marrim, si lajm, ndodhi, kumt, duke mbajtur peng ndërsjelltazi njëri-tjetrin me këmbëngulje mizore.

9 janar 2004. Otranto gëlltit të tjera jetë njerëzore. Nuk ka ndonjë vepër me subjekt të drejtpërdrejtë nga kjo tragjedi. Por ka spunto prej saj, që e ka detyruar Ardian Isufin të krijojë një vepër me subjekt ëndrrën e keqe, asaj ëndrre prej së cilës njeriu bie mizorisht nga qielli në tokë, duke u plandosur si viktimë e iluzionit. Këtë ide përcjellin dy siluetat e mjera e me një pajetësi të mynxyrshme, të cilat i përshkojnë ca shirita nga ato që tregojnë një kufi që nuk duhet ta kalosh. “Kam një cikël të gjatë ku fus elementin e kufirit, një lloj kufiri urban, rreth së cilit enden njerëz me ankthe psikofizike, siç është ai i të ikurit nga atdheu”, shprehet Isufi gjatë shpjegimit të veprës. E kjo ndodhet në brendësi të ambasadës gjermane, aty ku dhe u ngjiz “odiseja” e ikjes me çdo çmim nga “Itaka”, korrik 1990. Ndoshta ne nuk kemi ndryshuar. Vijojmë të jemi ikanakë emblematikë. Ndërsa stafi i ambasadës ka ndryshuar, jo thjesht fizikisht. Për herë të parë, një ambasadë krijon një korridor për hyrjen e lirë të njerëzve, por jo për ikanakë të ligjshëm apo të paligjshëm qofshin; hapet për dashamirësit e artit, e atij viziv kryesisht, duke u shndërruar në një qoshk për pelegrinazh kulturor në Tiranën e vakët kulturalisht. Kjo faqe e re në marrëdhëniet mes përfaqësive diplomatike e shqiptarëve, ku në mes gjithnjë ndodhet patjetër elementi “vizë”, hapet pikërisht me ekspozitën e Ardian Isufit. Pjesëtarë të stafit të ambasadës gjermane thanë se falë faktit që ambasadori është dashamirës i artit e koleksionist afeksional gjithashtu ndaj autorëve shqiptarë e ndaj vetë stilit të Ardian Isufit, në të ardhme, në këtë ambasadë do hapen rregullisht ekspozita pikture, duke përfituar dhe nga fakti i ekzistencës së një salle të madhe brenda godinës, e cila shfrytëzohet edhe për evenimente të tjera artistike e kulturore. Në këtë mënyrë do të plotësohet dhe kuadri i një institucioni atraktiv dhe kulturor i një ambasade, që jo vetëm për shkak të pedantizmit gjerman (buruar nga shpirti prusian) përçon ftohtësi dhe ankth, sidomos kur je në pritje të një vize. Por shpresohet që këta akuj të shkrihen që nga e hëna e 19 majit e deri më 12 qershor, kur çdo qytetar, pavarësisht moshës, profesionit e statusit shoqëror, është i lirë të hyjë në ambasadën gjermane për të shijuar nga afër veprat e përzgjedhura të Ardian Isufit në një ekspozitë të tij personale.

Posted in artist, ekspozita | Leave a Comment »

Arti totalitar dhe mentaliteti totalitar bashkëkohës

Posted by kolektiviza on Prill 20, 2008

Suzana Varvarica-Kuka

Milosao

Për median: Nëse “Milosao” është një prej mediave të shkruara në Tiranë, që del një herë në javë dhe që ka marrë përsipër, si çdo media tjeter në Shqipëri, të informojë publikun mbi ndodhitë në fushën e arteve dhe të letërsisë, si dhe të informojë publikun, edhe pak më gjërë, rreth situatës që gjenerojnë faktet e kohëve të ndryshme mbi zhvillimin e arteve dhe të letërsisë, kjo do të thotë se jeta jonë e përditshme artistiko-kulturore vazhdon të rrjedhë e të dokumentohet. Nëse për publikun që lexon e gjithë media, në thënien figurative, është një ushqim i përdishëm mendimesh dhe figurash, nëse për ideatorët e saj ajo është punë e për gazetarin e saj është veprimtari intelektuale do të thotë se vet media është një nga veprimtaritë aktive të domosdoshme të njeriut për të shprehur të gjitha cilësitë e veta në qerthullin e shoqërisë. Në faqet dhe ekranet e mediave tregohet bashkëpunimi i ngushtë i saj me specialistët e fushave të ndryshme dhe në rastin e këtij shkrimi me studiues, historianë dhe kritikë arti dhe në rastin më të veçantë me mendimin e specialistit rreth artit totalitar. A mund të pyes se të referosh sot në media mbi të vërtetat e ideologjisë që stisi dhe jetësoi artin totalitar, gjë të cilën as nuk mund ta bënin, por as nuk mund ta mendonin studiuesit e kohës është një e drejtë legjitime për ta bërë studiuesit bashkëkohës apo e kundërta? Në se po. A është kjo një ndërmarje e rëndësishme kërkuese dhe studiuese? Në se po. A është kjo një vlerë njohëse rreth faktit të ndodhur, një informacion i duhur i mendimit të sotëm rreth pikpamjeve dhe qendrimeve krahësuese dhe rivlerësuese rreth artit totalitar? A është ky një qendrim keqtrajtues i studjuesit ndaj artistëve që krijuan nënpresionin e drejtëpërdrejtë apo të tërthortë të ideologjisë komuniste mbi artin?
Për studiuesin,
historianin dhe
kritikun e artit:

Sa shpesh i bëjnë gazetarët pyetjet se nëse ka kritikë arti në Shqipëri dhe pse nuk ka kritikë arti në Shqipëri? Kur më janë drejtuar drejtpërsëdrejti jam shprehur disi e rezervuar ose më qartë kam dhënë një përgjigjetë tillë: “Mendoj se mungon një sistem edukimi i kësaj fushe në Shqipëri ose sapo kemi dalë nga një sistem i egër njëpartik, i cili ka ndikuar në frenimin e zhvillimit të kritikës së hapur e të shkruar në media”. Sot nuk mund të mohoj asgjë nga ç`kam thënë, por do të theksoj fort se arti totalitar ka lënë prapa mentalitetin totalitar bashkëkohës si një rudiment, që do të duhet kohë t`i atrofizohet veprimi. Nuk mundem në këtë shkrim të jap arsyet pse ndodh kjo pasi qëllimi ka si topic krejt një temë tjetër, që lidhet me pasionin, detyrën dhe të drejtat e specialistit, në rastin e studiuesit, historianit, kritikut serioz dhe ka lidhje me përgjegjësinë morale e tij mbi edukimin dhe informimin e shoqërisë ku bënë pjesë. Më lejoni të shprehem se të gjithë studiuesit, historianët, kritikët janë seriozë kur fillojnë të shpalosin të vërtetat e gjetura nga një kërkim dhe vëzhgim kurajoz dhe shkencor mbi faktet historike, kur fillojnë të arsyetojnë hap pas hapi mbi ekserimentet krahësuese, kur arrijnë të konkludojnë dhe të koncentrojnë idetë e tyre dhe së fundmi kur arrijnë të përdorin një gjuhë të mbarsur me respekt mbi substancën e studiuar, që në formalitetin e saj përbëhet prej masës së arritjeve pozitive, prej masës së mangësive dhe prej masës së kahut të arritjeve negative. Ky arsyetim i hapur lidhet plotësisht me disa shkrime të botuara rreth artit totalitar të diktaturës, në Gazetën e respektuar “Milosao”, e cila i ka vënë në dispozicion faqet e saj specialistëve të ndryshëm të arteve, për të shprehur mendimin e tyre të lirë, të besueshëm, studimor, kërkues dhe informues për publikun. Dhe të gjithë këtë veprimtari intelektuale askush nuk mund ta keqinterpretojë, askush nuk ka të drejtë ta keq përdorë, askush nuk ka të drejtë të hedhë hamendje, kur nuk arrin të kuptojë pse dhe kush e lindi artin totalitar, cili ishte qëllimi i artit totalitar, cilët janë përfaqësuesit klasik të këtij arti, cilat janë veprat tipike të këtij arti? Dhe së fundmi mendoj së zërin dhe mendjen e studiuesit nuk mund ta burgosin sot në Shqipëri, kur të gjithë së bashku kemi bërtitur, ulëritur, brohoritur dhe mirëpritur sistemin demokratik. Mendoj se këtë nuk mund ta bëj askush edhe pse mendoj se mund ta frenojnë për pak kohë, por studiuesit shqiptar dhe të huaj të çdo kohe në vazhdim, do të analizojnë se ç`është arti totalitar i diktaturës komuniste dhe vendin që ka zënë në historinë e artit të shekullit XX. Gjithmonë mendoj se nuk kemi pse trembemi dhe trishtohemi për këtë art që sundoi në Shqipëri prej 40 vite me radhë. Nuk kemi pse themi dhe nxisim me hamendje dashakeqe se studiuesit po i fyejnë artistët shqiptar që realizuan disa vepra për qëllim të lulëzimit të metodës së realizmit socialist. Artistë të nderuar të kombit si: Guri Madhi, Zef Shoshi, Ksenofon Dilo, Vilson Kilica, Danish Jukniu, Sali Shijaku, Hysen Devolli, Jakup Keraj, Hasan Nallbani, Fatmir Haxhiu, Nestor Jonuzi, Skënder Kamberi, Vilson Halimi, Agim Zajmi, Sotir Capo, Nexhmedin Zajmi, Foto Stamo, Kel Kodheli, Qamil Grezda, Bujar Asllani e disa të tjerë nuk janë cënuar dhe nuk është në arsyen e studiuesit të cënojë dhe fyej dinjitetin e tyre artistik. Është më se e natyrshme që në krijimtarinë e tyre bëjnë pjesë vepra arti që i përkasin temave të kërkuara nga ideologjia e partisë në pushtetin komunist. Pasi mendoni pak kush do ta realizonte figurën artistike që kërkonte kjo parti, përveçse artistëve dhe detyra e studiuesit është të vërë në pah këtë ideologji të ushtruar mbi lirinë e artistit në diktaturën shqiptare. Në këtë arye pozitive duhen lexuar të gjitha shkrimet që do të vijojnë në ciklin “Arti i Diktaturës” në faqen e fundit të gazetës “Milosao” dhe aspak në mendimin dashakeqës se studiuesi po fyen artistin.

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, Kritike, artist, bashkëkohësia, historia e artit shqiptar | 4 Komentet »

TICA – AIR

Posted by kolektiviza on Prill 19, 2008

TICA, art në rezidencë

TICA ka nisur programin e ri të rezidencave për artistët e rinj për periudhën prill-maj 2008. Artistët e rezidencës janë Annaleen Louwes nga Amsterdami, Holandë si dhe Yllka Gjollesha dhe Syabhit Shkreli, Tiranë, Shqipëri. Sipas TICE-s, programi i rezidencave për momentin po vazhdon vetëm në bazë të shkëmbimeve me programe të tjera ndërkombëtare rezidencash, ndërkohë është në vazhdim të kërkimit të granteve që do mundësonin vazhdimin e pandërprerë të programit. Periudha aktuale prill-maj realizohet në shkëmbim me Fonds BKVB nga Amsterdami, Holandë. Gjatë këtij sezoni, TICA ka planifikuar një numër veprimtarish, ku futen dhe prezantimet e ekspozitave të artistëve që janë në rezidencë.

Posted in TICA, artist | 1 Comment »

Një Rembrandt në Galerinë e Arteve ne Tirane?

Posted by kolektiviza on Prill 13, 2008

Një Rembrandt në Galerinë e Arteve?

Gazeta Shqip

Portreti i një burri, me sytë e zinj të thellë e të trishtuar dhe mjekrën me një të verdhë vezulluese, ballin e lartë dhe flokët me të njëjtën ngjyrë si të mjekrës, nga 15 nëntori i vitit 1968 ndodhet në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve. Në kartelën personale të kësaj pune, që njihet me emrin “Çifuti shëtitës”, shkruhet “Shkolla Rembrandt?” Kjo fjali është shënuar në unanimitet nga komisioni shqyrtues i blerjes së veprave të artit, në ato vite pranë galerisë, i përbërë nga emra të njohur në artet tona pamore si: Nexhmedin Zajmi, Kristaq Rama, Odise Paskali etj. Në kartelë shohim se vepra është blerë me çmimin 6 mijë lekë të reja (një shumë jo e vogël për ato vite), ndërsa çmimi që mban aktualisht është 8 milionë lekë. Ky portret, që të bën për vete për ndjesitë që të transmeton sapo e sheh, do të ishte thjesht një portret i zakonshëm si dhjetëra të tillë që ndodhen në fondin e Galerisë sonë Kombëtare, nëse në kartelë nuk do të lexonim “Shkolla Rembrandt?”, apo nëse nuk do të kishim dëgjuar fjalët që qarkullojnë në rrethe të caktuara artistësh, se kjo pikturë i përket një prej piktorëve më të mëdhenj botërorë, Rembrandtit. Read the rest of this entry »

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, artist | 1 Comment »

Pse humbin artistët në Tiranë – Leter Ministrit, Fani Zguro

Posted by kolektiviza on Prill 11, 2008

Pse humbin artistët në Tiranë

FANI ZGURO
Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

Z. YLLI PANGO

I nderuar zoti Ministër!

Duke shprehur keqardhjen time, ku dhe për në raste të tilla banale duhet t’ju drejtohem personalisht juve, në mënyrë që skandalet, të cilat Galeria Kombëtare e Arteve i prodhon prej muajsh, të marrin zgjidhje. Unë quhem Fani Zguro, fitues i çmimit të parë në konkursin ndërkombëtar të arteve pamore “Onufri 2007”, kuruar nga Ervin Hatibi dhe Rubens Shima, organizuar nga Galeria Kombëtare e Arteve. Padyshim që pas gjithë peripecive që kanë ndodhur jo vetëm pas dhënies së çmimit, por edhe gjatë kurimit të aktivitetit nuk do doja kurrsesi që një tjetër artist të vihej në pozicionin tim. Read the rest of this entry »

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, Kritike, Ministria e Kultures Rinise dhe Sportit, artist, institucionet, onufri | 5 Komentet »

Bolet! Bolet! Bolet! e Flaka Halitit.

Posted by kolektiviza on Prill 8, 2008

Në qendrën për art bashkëkohor “Stacion” në Prishtinë, vazhdon të jetë e hapur ekspozita e artistes Flaka Haliti e titulluar Bolet! Bolet! Bolet!Një ekspozitë që tregon reagimin e saj në ekspozitën “Muslim Mulliqi”. Vetë Flaka flet për Express pse erdhi deri tek reagimi i saj. Read the rest of this entry »

Posted in Kosovë, artist, bashkëkohësia, ekspozita, kurator | Shenjëzuar: | Leave a Comment »

Anri Sala ne muzeun e filmit ne München

Posted by kolektiviza on Prill 3, 2008

Uomoduomo, 2000Uomoduomo, 2000

Ne muzeun e filmit ne München, te enjten me date 3.04.08 i ftuar special eshte artisti shqipetar Anri Sala – si pjese e programit „Open Space“.

Anri Sala i lindur me 1974 Tirane/Shqiperi, jeton ne Berlin dhe vlersohet si nje nga talentet e reja me te mbedha te artit dhe te videoartit. Prej kohesh tashme shfaqet me filmat e tij, ne te cilat prej ngjarjeve krejtesisht te thjeshta krijohen histori shume emocionuese. Punet e Sales konsistojne ne fotografi dhe film ne teknike dixhitale. Tema dhe motive nga kufijte e civilizimit perendimor qe me ekspresionizem te fuqishem kthehen ne “Tableaux vivants”. Pjesa me e madhe e filmave te tij eshte realizuar ne Shqiperi. Perzgjedhja me kujdes e protagonisteve, ngadalesia e inskenimeve, mungesa pothuajse totale e levizejes se kameras dhe rendesia kundrejt detajeve jo te rendesishme ne dukje kontribuojne ne realizimin e nje pune komplekse te kujteses te lidhur me anen biografike dhe ate shoqeror. Read the rest of this entry »

Posted in "treshja hyjnore", artist, ekspozita, jashte Shqiperise | Leave a Comment »

Artisti i Javes – Hendrik Kerstens

Posted by kolektiviza on Prill 1, 2008

Hendrik Kersten fotografon vajzen e tij Paola si per te ndaluar kohen dhe imortalizuar ate. Fotografite e tij jane deshmi qe nje njeri sado i njohur, eshte nje i huaj, nje mister qe nuk mund ta zbulosh. Ne caste dhe kohe te ndryshme te jetes se saj, Kersten fotografon Paolen duke projektuar ne te admirimin dhe marrdhenien e tij me piktoret Flemish te shekullit te 17. Nje pjese e mire e fotografive te Paoles te kujtojne pikturen e Johannes Vermeer. Kersten mbeshtet mbi traditen e piktoreve te Vendeve te Ulta dhe perdor po ate drite dhe zhanre per te pikturuar me ane te aparatit fotografik. Interesi i tij me pikturen e shekullit te 17 vjen nga festimi i se perditshmes dhe rendesia qe i jepej teknikes mbi sentimentin, dhe kjo reflektohet qartshem ne punen e tij. Metoda e punes tij eshte pothuajse akademike: e ftohte, e shkeputur dhe e disciplinuar. Nje fotografi nudo eshte aq shume nje studim mbi driten dhe vijen sa dhe trupin e njeriut. Duke u fokusuar ne aspektin teknik te nje imazhi, ai arrin nje fare bukurie impersonale dhe asketike. Nepermjet drites ai arrin te shnderroj sende e rroba moderne ne objekte e veshje qe i perkasin nje kohe te kaluar e tashme te humbur.

Posted in Artisti Javes, artist | Leave a Comment »

Gruaja krijon burrin, burri e vret atë

Posted by kolektiviza on Mars 27, 2008

Elsa Demo Shekulli

Artistja shqiptare Venera Kastrati, ekspozitë personale në Bolonjë. Një refleksion për dorën që përkund djepin dhe gjymtimet humane që po prodhon era e teknologjisë

Më 29 mars Venera Kastrati e larguar prej vitesh nga Shqipëria, ekspozon në vendin ku emigroi për të studiuar më tutje Tiranës artet pamore. Në Bolonjë, në GalleriaPivArte, ekspozita e Venerës e titulluar “The woman produces the man. The man will kill her” e cila rri e hapur deri më 31 maj, është kuruar nga Maria Vittoria Berti.

Në PivArte do jenë të ekspozuara 64 vepra, ndër të tjera 3 vepra fotografike, një video “Harvest Moon” 6′13”, 51 vizatime (teknika është: ngjyra smalti mbi xham, laps në karton të prerë në formë sagome mbi letër).

Tema e krijimeve të Venera Kastratit duket sikur vjen nga autorët antikë, pra tema për gruan që ka për të vdekur nga e njëjta dorë e fëmijëve të saj dhe sipas Bertit qëllimi i artistes shqiptare është analiza e fazave infantile të secilit prej nesh, filozofi që autorja e shpjegon më hollësisht në një nga të paktat intervista që mund të ketë dhënë për shtypin shqiptar.

Venera Kastrati është lindur në Tiranë më 1975 dhe aktualisht jeton e krijon në Milano. Gjatë viteve 1993-1997 studioi në Akademinë e Arteve në Tiranë. Më 1998-2004 studioi në Akademinë e Arteve të Bukura në Brera, për pikturë në Milano. Ka ekspozuar në shumë vende dhe galeri dhe në Tiranë në disa ekspozita grup. Ekspozita në fjalë është personale. Një të tillë Venera përgatit thuajse çdo vit nën kujdesin e kuratorëve të njohur të arteve pamore.

Është mbresëlënës titulli i ekspozitës: “Gruaja krijoi burrin, burri e vret atë”. Ku e ka origjinën ky definicion? Read the rest of this entry »

Posted in artist, jashte Shqiperise | Leave a Comment »

Paci në Stockholm

Posted by kolektiviza on Mars 25, 2008

Gazeta Panorama

Një film është vepra për të cilën ka punuar për shumë kohë dhe tani po përjeton suksesin e premierës në Suedi. Vepra më e fundit e artistit nga Shkodra, të cilin e ka titulluar “Per speculum”, do të jepet në Bonniers Konsthall, ku do të qëndrojë deri më 18 maj. Kjo vepër e artistit shqiptar, i cili ka vite që jeton në Itali, është një realizim vizual pastoral, në të cilën pika kryesore janë disa fëmijë që luajnë me pasqyra, llastiqe dhe reflektimet e diellit. Është një film me metrazh të shkurtër që zgjat vetëm shtatë minuta, por në të paraqet peizazhe idilike që më shumë kujtojnë përrallat se sa realitetin. “Kamera bën lëvizje të shpejta panoramike mbi ca peizazhe të valëvitura për t’u fokusuar pastaj mbi një grup fëmijësh të veshur me rroba moderne. Kur zmadhohet imazhi, shihet se kjo pamje e fëmijëve është e rrethuar në kallëpin e një pasqyre të madhe. Aty ata janë të kapur me syrin e kamerës dhe nga refleksioni i pasqyrës”, shkruan “Ekspresi” i Kosovës për këtë vepër të Ardian Pacit.
Filmi si një pasqyrë
Ajo çka përbën subjektin e filmit është një lojë fëmijësh, një djalosh që kap llastikun dhe me të krijon një fotografi, në të cilën tregohet se si prishet xhami i pasqyrës. Peizazhi i zhvilluar prapa pasqyrës tregon fëmijët, sikurse pamja në fotografi, janë zënë në reprezentimin e realitetit. Një mënyrë e thjeshtë e përkthimit të “Per Speculum”, do të thotë “nga mënyra e pasqyrës”. Filmi alegorik përmban referenca religjioze mbi historinë e artit dhe të filmit artistik. Ndërkohë në fund të filmit, bazuar në të njëjtin shkrim të gazetës së Kosovës, shihen fëmijët duke u ngjitur nëpër degë, lart në drurë. “Ata mbajnë copa të thyera të xhamit të pasqyrës në duar, drejt kamerës, dhe na verbërojnë me reflektimet e diellit. Druri paraqet një simbol të lashtë biblik, i cili përdorej në art, që nga Mesjeta. Titulli i filmit aludon në Letrën e parë Korintasëve të njërit nga predikuesit e krishterimit, Shën Palit, në Dhjatën e Re”, shkruhet në të. Filmbërësi italian, Paolo Pasolini dhe Adrian Paci janë të interesuar për simbolet e shenjta, e veçanërisht ato që njihen, pikturat, ikonat etj. Ndërkohë fëmijët e përfshirë në filmin “Per Speculum” shfaqen mjaft të ngjashëm me skicat e kahershme të artistëve, në filmat si të Pasolinit (Decameroni, 1971) si dhe “Ungjilli sipas Matheut” 1964, filma këta të cilët faktikisht rrjedhin nga Bibla. Filmi është realizuar në Milton Keynes në Britani dhe është xhiruar me projektor 35 milimetërsh. “Per Speculum” ka shfaqur premierën në 13 mars në Bonniers Konsthall, por gjatë këtyre kohëve është shoqëruar me mjaft suksese dhe duartrokitje. Read the rest of this entry »

Posted in artist, ekspozita, jashte Shqiperise | Leave a Comment »

Soros Realizm

Posted by kolektiviza on Mars 21, 2008

 

Me vjen keq qe nuk kam mundesi perkthimi te artikullit influencial te Misko Suvakovic mbi sojin e artit te propoganduar nga Sorosi e Fondacionet e Shoqerive te Hapura neper Ballkan. Marr shkas ta sjell ketu, edhe pse jo ne shqip, si nje koment ne vazhdimsi te atyre qe kam thene mbi nevojen per te shqyrtuar dhe hetuar lidhjet institucionale dhe sponcorizuesit e artit ne Shqiperi pasi keto kane implikime dhe pasoja reale mbi programin, aktivitetin dhe llojin e artit qe mbeshtesin dhe prodhojne. E sjell dhe ne drite te lidhjeve dhe mardhenieve te disa figurave drejtuese e kuratoriale te artit me fondacionin Soros, qe kane lidhur dhe siguruar karrieren e tyre dhe monopolizmin mbi skenen e artit bashkohor ne Shqiperi fale Sorosit. Mullinj ere, tha.

 

Miško Šuvaković

Critical Phenomenology of Artwork:
The Status, the Functions and the Effects of the Artwork at Manifesta 3
Status and FunctionsSchie 2.0: Holland is a Well Regulated Country, 1999In a certain moment at the beginning of Nineties, in a very particular moment of European history – after the breakdown of Real-Socialism (the Eastern Block) – there was the reconstitution of the function of art and the renewing of criteria of �validity� along the lines of �political correctness� in the Post-Block world. Art has become anew �a matter of culture� with certain functions of mediating the positive social interest in the sense of public or general politics and ethics. The new art of the Nineties obtains social functions (the function of culture and practical politics) of mediation between the possible worlds (the centre, differentiating margins, transitional formations, crisis points) as well as the social function of creating an atmosphere of expected political correctness in a Europe deprived of totalitarian divisions. The formulations of painting and sculpture are being replaced with the formulations of open information work (video, installation, photography, linguistic-visual inter-text). Open information work represents the erased trace of site-specific culture (of the region, city, street, apartment, human body or geographic macro-space). A work of art is the inscription of layered and selected traces of culture �of� a certain located specific place and situation. The ontology and the morphology of these �contemporary� works is not an autonomous aesthetic form or occurrence, but it is conditioned by the unstable and adaptable:(a) phenomenology of information;
(b) structural functionality of the context and
(c) the logic of narrationin the conceptual order of the articulation of meaning (attitude, point of view and social value). This is an art made �of� narrative, representative and transferred traces and effects of a concrete culture. In other words:
(i) while traditional realistic approach of the nineteenth or the social ones of the twentieth century strove towards a faithful or optimal depiction of the world outside art,
(ii) while Avant-garde and Neo-Avant-garde Anti-or-Post-Art �Realisms� (Concrete Art, New Realism, Neo-Dada, Pop Art, Arte Povera) strove towards a literal post-Duchampian transfer of the objects from the world outside art into the extraordinary and critical world of art,
(iii) Realism (Soros Realism, Multicultural Realism) at the end of the Nineties emerged as a media presentation of real as well as fictional information and their erased and transferred traces through the relation of image and word in the process of constituting the social ideology of Globalisation, that is to say, the post-conflict Europe.

The Ontology of Artwork in the Nineties

One of the characteristics of the Nineties is the redefinition of the ontology of artwork according to the idea of the work of art as critical information in the conceptual art of the Sixties and the Seventies. The difference is that �the new work of the Nineties� is being realised according to the massive media infrastructure of late Postmodernism with the expectations of the positive micro-social projection of political correctness (environment, local customs, the logic or repression of everyday life, the rights of the margin in relation to the center, the gender issue, discursive formations of identity). This new art finds itself between the critique and the apology of social reality; in itself, it is an offer to reality as an imaginary and symbolical representation of possible �co-existence� of identities and their differences. But how did this particular ontology of artwork occur?

We should start with the models constituted in the Conceptual art of the early and mid-Seventies. Joseph Kosuth, for instance, has explicitly established uncertain assumptions that were a direct attack on the Greenbergian Modernistic autonomy of the artwork as an established form or an expression of individual creative efforts of the artist(1) :
(i) according to him, �Function refers to �art context�. Art only exists as a context, that is its nature – has no other qualities. (…) With the functioning of sets within sets, boundaries are temporary and arbitrary and wholly dependent on a sense of �purpose��(2)
(ii) furthermore, he promised in several projects the essential relation between the text and the context in the process of manufacturing of the meaning: �Text/Context: It is the intention of this work to further make/show the nature of the activity (�making meaning�) to be a contingent, contextual aspect of cultural processes (with art being a concrete instance)�(3); he eventually
(iii) concluded in his famous critique of Eclectic Painterly Postmodernism of the Eighties: �There are no new forms, only new meanings. An artist is engaged in the making of meaning, whether it’s the cancellation of meaning or not�(4)

If we separate Kosuth’s ideas on critical Conceptual art from their primary function – and that is the critique of Essentialism, Objectivism and Universalism of the high Greenbergian Modernism – then we obtain a scheme which will gain its necessary institutional character in the actual culture of the Nineties. In other words, institutional media executions of function, context and manufacturing of meaning within culture become the essential aspects of an artwork which is no longer based on the concept and the appearance of the designed, executed or expressed form. The artwork is – and this is an ontological category – a mediatic constellation of information by which the functions of context are being presented in the manufacturing of social meaning of problems of Post-Socialistic, European Civil or Liberal American society. Art becomes a sonde for testing and presenting culture in its social capacities of function, context and manufacturing of public meaning. In the climate of the ‘New World Order’, a subversive yet internally artistic strategy of conceptual art has become relevant, dominant and mainstream: the art of depicting and constituting the social reality. Read the rest of this entry »

Posted in Arti Publik, Kritike, artist, bashkëkohësia, institucionet, kurator | 6 Komentet »

Agim Sulaj – ekspozite ne GKA

Posted by kolektiviza on Shkurt 28, 2008

Gazeta Standart

Një koleksion prej rreth 25 punimesh në vaj të piktorit të njohur Agim Sulaj, të cilat si gjithmonë i referohen fëmijërisë, do të prezantohet nga data 6-24 mars në mjediset e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Artisti Sulaj që jeton dhe punon prej vitesh në Itali rikthehet në Tiranë pas suksesit të ekspozitës “Libri i Historisë”, e inauguruar në GKA në nëntor 2004. Këtë herë ekspozita e tij titullohet “Ëndërrimtari”, titull të cilin e mban dhe një nga 25 punimet, të trajtuara në një mënyrë hiperrealiste. “Zgjodha titullin e një tabloje të kësaj ekspozite, duke iu referuar ëndrrës, e cila na ndjek dhe e ndjekim në çdo hap. Çdo dëshirë për t’i shpëtuar varfërisë shpirtërore dhe rëndomtësisë së jetës nuk është gjë tjetër veçse realizimi i një ëndrre”, – tha për agjencinë telegrafike të lajmeve piktori Sulaj. Punimet që pritet të prezantohen në GKA i takojnë krijimtarisë më të fundit të piktorit Sulaj dhe disa vijnë nga fondi i galerisë mjaft të njohur “Forni” e Stefano Fornit në Bolonjë. Një vepër vjen nga Franca, ku ka qenë e ekspozuar në Fierën e Artit “Triptique”, që u mbajt nga 13 tetor-18 nëntor të vitit 2007. Pjesë e ekspozitës së tij do të jenë dhe vepra të ekspozuara në konkursin e njohur për çmimin “Michetti 58″, të cilat do të jenë të shoqëruara me katalogët e këtij konkursi. “Në këtë mënyrë dashamirësit shqiptarë të artit do të kenë mundësi të shohin dhe vepra të mjeshtërve të tjerë botërorë të pikturës si Luciano Ventrone, Baltus, Mitoraj, De Chirico, Odd Nerdrum, Sandorfi etj.”, – tha piktori Sulaj. Në një kënd të veçantë do të ekspozohen dhe veprat me të cilat piktori Agim Sulaj është nderuar me çmime në konkurse botërore të Karikaturës si në Gjermani, Kosovë, Amerikë, Francë, Belgjikë, Turqi, Iran, Itali etj. Krijimtaria në karikaturë i përket periudhës nëntor 2006 dhe janar-shkurt 2008 dhe disa prej tyre janë publikuar herë pas here edhe në shtypin shqiptar. “Do të jetë një konfrontim mjaft i këndshëm me publikun e gjerë artdashës të Shqipërisë dhe jam i emocionuar si gjithmonë kur vij në vendin tim”, – përfundoi piktori i njohur, Agim Sulaj.

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, artist, ekspozita | 4 Komentet »

T’i kthehen derguesit – Ekspozita e Ervin Hatibit ne Stamboll

Posted by kolektiviza on Shkurt 23, 2008

Në artin e fermanëvePoeti Ervin Hatibi ekspozon në Stamboll punime nga cikli i tij i njohur: Pop-Ferman

Në një kthinë të labirinteve të lagjes “Bejogllu” në Stamboll, në librarinë “Mavi Kum” (“Rëra e Kaltër”), e konceptuar edhe si qendër evenimentesh artistike ekskluzivisht mbi Mesdheun, u hap pardje një ekspozitë e poetit dhe artistit Ervin Hatibi. Kjo nuk është e para ekspozitë ndërkombëtare e Hatibit, i cili më parë është prezantuar në ekspozita në Paris, Ferrara dhe Shkup, po me ciklin pop-ferman, të njohur për publikun shqiptar. Hapja e saj u prit me interes dhe pjesëmarrje të konsiderueshme nga artdashësit turq. Punimet e Hatibit do të presin vizitorë gjatë një muaji, deri më 21 mars, ndërsa më 4 mars autori do të zhvillojë një bisedë me të ftuar ku do të lexojë edhe një përmbledhje me poezi. Në Turqi, fjala ferman ka gati një shekull që nuk i përgjigjet më realitetit politik dhe si titull ekspozite ngjall po aq huti sa kudo tjetër, por nga ana tjetër natyrshëm i madh e i vogël e dinë ç‘është. Në atdheun e fermanit, ai qëndron mes së njohurës dhe së panjohurës, së dëgjuarës dhe së harruarës. Ndaj dhe hapja e një ekspozite të tillë në Stamboll ka një domethënie të veçantë. Por çfarë janë fermanët e Hatibit?
Fermani dhe Tugra, Akti dhe Vula Read the rest of this entry »

Posted in artist, bashkëkohësia, ekspozita | 2 Komentet »

Artisti i Javes – Driton Hajredini

Posted by kolektiviza on Shkurt 15, 2008

Kush e Vrau Pikturen?

MURI

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Run Family Run

 

Kush e vrau pikturën?

Gazeta Shqip

Intervista/ Driton Hajredini, një nga përfaqësuesit e artit të ri bashkëkohor rrëfen lidhjen e tij me pikturën dhe mënyrën sesi arti konfortohet me kohën

Përtej një korridori të shtruar me parket janë vendosur disa fasha ku lexohet “Zonë e ndaluar policie”, e cila të ndalon të hysh në derën përbri. Nëse i përmbahemi filozofisë së këtij instalacioni në atë derë ndodhet piktura. Po kush e vrau pikturën? Ky është titulli i kësaj vepre që për Driton Hajredinin, një nga përfaqësuesit më në zë të artit bashkëkohor kosovar sot, është një reflektim i tij mbi atë çfarë ndodh sot në pikturë, jo vetëm në Kosovë, por kudo në botë. “Dhe më pas ndjeva se në ato momente piktura kishte përjetuar një ringjallje”, thotë Dritoni.

E pyetëm artistin për pikturën, ndoshta për t‘i dhënë përgjigje një nga pyetjeve që çdo shikues i zakontë i artit do të bënte nëse do të gjendej përballë formave të reja që ka sot si video apo instalacioni. Thjesht për të ditur se çfarë ka ndodhur me pikturën dhe përse artistët e rinj gjithnjë e më tepër kërkojnë të shprehen nëpërmjet mediumeve të tjera. Dhe ai tregoi se piktura është ajo që e mban thellë brenda vetes, ajo që e lëndon ndonjëherë teksa sheh se nuk po i afrohet dot.

Tashmë Dritoni ndodhet në Berlinalen e Berlinit, si pjesë e axhendës së tij prej një artisti që prek caqet më të larta ku bëhet arti sot. Një javë më parë, një punë e tij u prezantua bashkë me një grup të tjerë artistësh të rinj kosovarë në Novi Sad, ekspozitë e cila nuk mund të shmangte konfliktet politike. Me stilin e tij kritik dhe pak ironik Dritoni pikturoi personazhet e katër kuratorëve të skenës botërore artistike, Harald Szeman, Rene Block, Giacinto Pietroantoni dhe Edi Muka duke parafrazuar personazhin e Presidentit amerikan me gishtin tregues dhe fjalët: “Të dua ty për ushtrinë e artit bashkëkohor”. Punët e tij, me të cilat ka pasur jo pak sukses në arenën e sotme të artit, mbartin këtë rebelim ndaj së përditshmes që herë pas here na lëndon, dhe që arti nuk mund të mos ta godasë. Më poshtë Dritoni rrëfen lidhjen e tij me pikturën, videon, instilacionin dhe nevojën për t‘u shprehur në shumë mediume njëherësh.

Si do ta kujtonit lidhjen tuaj me pikturën?

Mendoj se në zemër jam ende piktor i përbetuar, kjo është një nga fjalitë që them shpesh kur takohem me artistë nga vende të botës, dhe që merren më shumë me video, instalacion apo media të tjera të kohës sonë.

Ka disa gjëra që i mbaj gjithnjë brenda vetes, si p.sh. ndjenja kur shoh një pikturë, apo ndonjë vepër tjetër në një medium ndryshe. Disi të tjerat, ose më bëjnë për vete shpejt, ose më lodhin….Kurse te piktura kjo nuk më ndodh.

Më duhet të rrëfehem edhe për diçka…Videon nuk e kam shumë për zemër edhe pse me instalimin dhe me videot e para kam pasur shumë sukses jashtë vendit. Ajo çfarë më ngushëllon është se instalimi dhe fotoja e parë, të dyja kanë të bëjnë me pikturën. Instalimi: “Kush e vrau pikturën? Shprehja krejt atë çfarë unë ndjeja me atë çfarë ndodhte me pikturën në Kosovë apo në botë. Dhe më pas ndjeva se në ato momente piktura kishte përjetuar një ringjallje.

Fotoja “Ju betohem se jam piktor” u realizua menjëherë pas instalacionit si pasojë e brerjes së ndërgjegjes, sepse po kaloja ngadalë në mediume të tjera .

A keni pasur modele të cilat kërkonit t‘u ngjanit? A janë ende ato një frymëzim në punën tuaj?

Jo. Ekziston vetëm një punë që do të doja të kishte qenë e imja. Ajo është vepra e Santiago Serrës në Bienalen e Venedikut, ku ai nuk i lejoi të hynin në pavijon vizitorët që nuk kishin pasaportë spanjolle.

Si rritet një artist. A mund të më tregoni se ç‘rrugë i është dashur të përshkruajë Dritonit për të mbërritur këtu ku është tani?

Ndodh që artisti mund të rritet herë shumë ngadalë e herë shumë shpejt. Rruga ime ka qenë vërtet një rrugë në kuptimin e plotë të fjalës, çka reflektohet edhe në ciklin tim të pikturave me Kofera. Për sa i përket mbërritjes këtu ku jam sot, kjo i ngjan më së miri një udhëtimi të gjatë në vetvete, për arsye se në botën e artit asnjëherë nuk mund t‘i kesh të gjitha. Është thjesht Dritoni që përpiqet të realizojë atë çfarë ka dashur gjithmonë.

Ju udhëtoni shumë. Ç‘pozicion zënë vendet që shihni në punën tuaj?

Vendet më ndihmojnë të mendoj më shumë për vendin tim.

Le të ndalemi te një nga punët tuaja “Muri”. A mund të
na e shpjegoni filozofinë e saj?

Me “Murin” jam munduar të vendos një monument për të gjitha ato dyndje, zhvendosje, ndalesa, ndarje, nëpër të cilat kemi kaluar.

Përse zgjidhni për t‘u shprehur në forma të tjera larg pikturës. Çfarë mendoni për këtë të fundit, mbi mënyrën sesi shihet nga të rinjtë?

Për arsye se disa ide nuk mund t‘i pikturosh.

Çfarë mendoni për artin bashkëkohor, nga se frymëzohet më shumë ai?

Le të frymëzohet nga kudo, vetëm nuk bën kurrsesi të injorohet fakti që në ditët e sotme në shekullin e 21, i pritet koka njeriut dhe me miliarda njerëz mund ta shohin “live”.

Por për artin që zhvillohet brenda hapësirës shqiptare?

Kurrë nuk ka qenë më i suksesshëm dhe po e përsëris se artistët vizualë janë artikulli ynë më i madh eksportues.

Çfarë është të shprehurit nëpërmjet artit për Dritonin?

Të japësh sa më shumë impulse në shoqëri dhe mundësisht të rrokullisësh disa gurë qofshin këta dhe guralecë.

Si lind një vepër artistike te ju?

Vjen momenti magjik dhe bëhet…mirëpo gjithnjë si prapavijë ka një kohë të konsiderueshme kacafytjeje me atë vepër.

Sa ka ndikuar fakti i të qënurit nga një vend ende i pastabilizuar politikisht si Kosova në punën tuaj?

Ky fakt është nganjëherë shumë pozitiv dhe duhet të shfrytëzohet me mençuri, por duke mos harruar që arti nuk duhet të njohë kufij dhe gjeografi.

Ka më shumë dashuri apo trishtim në një vepër të bërë
nga Dritoni?

Doja të thosha pikëllim, ironinë, humorin, sarkazmën, trishtimin e mbështjellë me dashuri.

me shume

Posted in Kosovë, artist | 1 Comment »

playgirl

Posted by kolektiviza on Shkurt 5, 2008

gazeta Shqip

Thjesht një realitet

Në Athinë po mbahet edicioni i dytë i festivalit të filmit me metrazh të shkurtër dhe eksperimental, “Psarokokalo film festival”

Alban Muja (artist nga Kosova) dhe suedezja Joanna Rytel do të prezantojnë sot filmin e shkurtër shqip në edicionin e dytë të festivalit ndërkombëtar, “Psarokokalo film festival”, që mbahet në Athinë. Videoja që mban titullin, “Play girl”, 4.40 minuta do të prezantohet sot në sallën e kinemasë, “Nixon”. “Play girl” është një video rreth së cilës është menduar të thyhen ato rregullat dhe pritjet në një lidhje dashurie. Flitet për dy shokë dhe një vajzë me të cilën kanë pas marrëdhënie seksuale”, tregon Muja me pak fjalë subjektin e videos. Dy artistët nuk kanë menduar të prezantojnë normat tradicionale të një lidhjeje, as të thyejnë tabutë, por thjesht të sjellin një realitet të thjeshtë. “Çdo gjë që bisedohet në video tregon për një ngjarje të vërtetë, që është menduar të bëhet pikërisht për videon ‘Play girl‘”, thotë Muja.

Si përfaqësues të një mendësie të re, Muja dhe Rytel kërkojnë të tregojnë gjërat e thjeshta që mbushin përditshmërinë e tyre, dhe ndodhi në dukje si jashtë normales janë pjesë e realitetit të ri që mbart jeta në metropole, apo aty ku çdo ditë kërkohet diçka e re. Në video nuk mbahet qëndrim, pasi për Mujën nuk është mesazhi qëllimi i këtij krijimi. Është thjesht një ngjarje që vjen e merr formë në çdo sekondë dhe padashur ti kupton se sa i thjeshtë është një moment i tillë te protagonistët.

“Psarokalo film festival” është një edicion i cili ka në thelb filmin me metrazh të shkurtër dhe atë eksperimental. Athina është ndoshta një nga kryeqytetet që bën kaq shumë për filmin me metrazh të shkurtër, një gjini të cilën filmi i gjatë e ka dominuar. Gjatë një viti në zemër të këtij qyteti mund të gjesh hapësira të ndryshme, ku prezantohet filmi me metrazh të shkurtër, ose ai eksperimental, ku u jepet mundësi të rinjve për të provuar idetë e tyre. Nuk mund të besh filma të gjatë pa bërë një të shkurtër, është motoja e organizatorëve të “Psarokalo film festival”, të cilët i japin të njëjtën rëndësi këtij festivali sikur të ishte i filmit artistik të gjatë. Në faqen zyrtare të festivalit nuk përmendet asnjë film me metrazh të shkurtër nga Shqipëria, përveç filmit të artistit kosovar Muja, edhe pse filmat tanë me metrazh të shkurtër kanë gjetur gjithnjë hapësirë prezantimi në festivalet e mbajtura në Greqi.

Gjatë ditëve të festivalit, që ka filluar më 1 shkurt dhe do të zgjasë deri më 10 shkurt, ka pasur dhe ekspozita të ndryshme të arteve vizive. Në “Nixon Hall” artistë të njohur grekë si: Valvi Aqqelina, Meramveliotakis Konstantios, Papagrigorios Alexandros, Deligannis Nikos, Chrysikos Theodoros, kanë prezantuar tendencat e fundit në artet pamore greke. Një tjetër performancë ka shoqëruar ditët e festivalit që ka lidhje me tingujt. E quajtur “Gjashtë tinguj”, ajo jep ndjesitë se si muzika vijon të mbetet një nga artet më të gjalla.

Në festival marrin pjesë regjisorë nga vende të ndryshme të botës. Spanja prezantohet me Lucas M. Figueroa, me filmin “Biletat të lutem”. Norvegjia me Andreas Schille, me filmin e shkurtër “Të kujtohet si ishe fëmi?”. Kroacia me Ana Husman, me filmin “Marketi”. Dy regjisorët grekë, Vasilis Kazis dhe Epikoyros Trantafillides, kanë prezantuar filmin “Trëndafila për një ditë”. Franca prezantohet me Fritah Brahim, me filmin “Treni”. Italia prezantohet me regjisorin Giulia Gerace, ndërsa Serbia me filmin “Minus” të Pavle Vuckovic. Festivali ka një shtrirje pothuajse në të gjitha vendet e botës. Dhe pse është edicioni i tij i dytë, organizatorët pohojnë se ka pasur një fluks filmash, të cilat i janë nënshtruar seleksionimit.

Nëse u referohesh titujve të filmave pjesëmarrës, sheh se kinemaja, edhe nëse është në 2 minuta apo 20 minuta, sa mund të zgjasë një film me metrazh të shkurtër, vijon të jetë një pasqyrë e së përditshmes sonë. Regjisorët nuk mund t‘i largohen dot asaj çfarë jetojnë në të përditshmen e tyre, qoftë dhe nëse i referohemi videos “Play girl”, ku dy regjisorët janë përfaqësues të një brezi të ri, që kërkojnë të flasin me një tjetër mendësi, dhe të mos shohin asgjë të jashtëzakonshme në veprime që dikush mund t‘i quajë të tilla. Ashtu siç shprehen ata, “janë gjëra të thjeshta për t‘u kuptuar”.

Posted in Aktivitete, artist | Leave a Comment »

Ati i avangardës

Posted by kolektiviza on Shkurt 3, 2008

Gazeta Shqip

Alda Bardhyli

2/2/08

Pesë vjet prej ndarjes nga jeta e Danish Jukniut. Historia e një prej piktorëve që diti të gjente dritën në tablotë e realizuara gjatë realizmit socialist

Ai e la penelin mbi tablo dhe nuk e mori kurrë më në dorë, që kur Danuta, polakja që e deshi aq shumë, mbylli sytë përgjithmonë. Për nëntë vjet me radhë ai nuk mundi ta shuante trishtimin e asaj humbjeje, deri sa mes dhembjesh mori udhën për tek ajo… Ishin ditët e para të shkurtit të vitit 2003, kur oborri i shtëpisë ku dhe lulet nuk çelnin më si në kohën e Danutës, luhateshin lehtë nga era. Ajo shtëpi e mbushur plot miq, ku në një dhomë të madhe ndodheshin pikturat e një jete të tërë, dridhej përpara një lamtumire që nuk donte ta jepte. Teksa dyzohej përballë dorëzimit të përjetshëm, Danish Jukniu hodhi vështrimin tek ajo dhomë, ku për gati gjysmë shekulli kishte mundur të fshihej te çdo tablo një sekret. Si të gjitha ikjet, ajo ishte e pashmangshme, por burri me një fizik gjithnjë elegant dhe flokët e ngritura lehtë mbi ballë, po ikte duke lënë pas tek ajo dhomë gjithë shpirtin e tij. Ato nudo grash të trishtuara, të cilave ai ua ka mbuluar fytyrën me një mjegull, tashmë heshtnin, ndërsa miqtë (ky artist kishte shumë miq) shtrëngonin lehtë buzët, duke mos e dashur këtë lamtumirë.

Më 5 shkurt bëhen pesë vjet prej ndarjes nga jeta e një prej artistëve më të rëndësishëm në artet pamore shqiptare para viteve ‘90-të. Një personazh, emri i të cilit nderohet nga gjithë brezi i artistëve, por që gjatë kohës që qe gjallë i duhej të luftonte me heshtjen. Një absurd i veçuar nën një sistem vlerash të përkufizuara qartë nga i ashtuquajturi “art i realizmit socialist”, ku personazhe si ai në një farë mënyre kishin grumbulluar rreth vetes privilegjin e disa sekreteve të pathëna në zbulim të artit”, shprehet për të një nga nxënësit e tij, piktori Vladimir Myrtezai. Një mori veprash që ai ka lënë pas janë sot si një mënyrë për të depërtuar jo vetëm në mendjen e Jukniut, por dhe filozofinë e artistit që punën e tij e bëri nën hallkat e një sistemi jo të lehtë totalitar. Ndoshta për këtë fakt pikturat e tij sot marrin një tjetër dimension, ose dritë, ajo dritë që sot duket aq e qartë, ndërsa dikur dallohej mes ngjyrash. Jukniu zgjodhi të ishte një vetmitar, pasi vetëm kështu mund të ushqente i vetëm marrëdhënien e tij me pikturën. Në intervistën e fundit që ai i dha Gazmend Krasniqit, ne mund të zbulojmë diçka më tepër mbi jetën e një piktori si ai nën komunizëm. Se si mund të rehabilitohej me pikturën në një sistem të tillë pas studimeve që bëri jashtë? Por sërish në fjalët e thëna mund të ruajë atë misterin që personazhe si ai e mbajnë përjetësisht për vete, dhe që vetëm nëpërmjet pikturës ti mund të përpiqesh ta zbulosh.

Jukniu lindi në Shkodër. Mësimet e para për artin i mori në Kursin e Shtëpisë së Kulturës, kurs që në atë kohë drejtohej nga rusja e bardhë Vitoria Kuzanova, specialiste për ikonografinë. Studimet e larta për pikturë ai do t‘i bënte në Poloni. “Kur shkova atje u binda. Akademia e Arteve në Krakov, ku shkova unë, qe themeluar më 1818. M‘u desh punë e madhe të korrigjoja shumë gjëra nga ato që kisha mësuar në Liceun e Tiranës: shkolla ku kisha mbërritur ishte shumë liberale. Çdo gjë që ndodhte në Francë mbërrinte në Krakov brenda një jave. Pa kaluar as pesë ditë nga ekspozimi në Paris, mbërriti aty i riprodhuar në revistë një portret i Picasso-s. Van Gogh shihej si histori, si formë artistike e kaluar. Shkolla nuk kishte kufizime: lulëzonin të gjitha rrymat e artit. Tek unë nisi lufta e brendshme: çfarë duhej të mësoja dhe çfarë më priste në Shqipëri. Një emision radiofonik u tall me fjalët e sekretarit të arteve figurative të Shqipërisë, i cili kishte thënë se në Shqipëri arti i realizmit socialist nuk kishte asnjë shkarje. Kur ky person erdhi për një konferencë ndërkombëtare në Poloni, i jam fshehur dhe shumë vjet më vonë, tashti në Shqipëri, ia kam mohuar faktin se dikur qeshë fshehur prej tij”, tregon Jukniu për kohën e studimeve në Poloni në intervistën e fundit.

Sigurisht që Polonia do të ndryshonte konceptin e tij për pikturën, do ta bënte të fortë përballë telajos, si dhe do ta takonte me gruan me të cilën ndau jetën në qytetin e Shkodrës. Ja si e përshkruante Danishi dashurinë për të: “Ajo ka qenë syri i parë që shikonte pikturat e mia dhe meqë njihte preokupimet e lexonte të njëjtët libra si unë, gjithmonë më thoshte diçka. Edukata, kultura dhe kërkesat e saj të larta si mjeke, më krijonin një atmosferë të tillë ku unë e ndjeja veten si jashtë shtetit. Mandej i kishim të njëjta edhe pëlqimet: lulet, kafshët, malet, detin. Qysh më 1994, kur ajo u nda nga jeta, nuk kam pikturuar më”.

Por çdo të ndodhte me të riun që kishte njohur një tjetër formë pikture, që kishte parë nga afër një kopje të pikturës së Picasso-s në momentin kur mbërriti në Shqipëri? Ndoshta këtu fillon jeta e vërtetë e Jukniut. Ajo jetë të cilën ai mundi ta zgjidhte mes tij dhe artit, duke u ruajtur me kujdes nga çdo gjë tjetër që do të ndante me të. Ai kujton se kur mbërriti në Shkodër, puna e parë që bëri ishte pjesëmarrja në një ekspozitë kombëtare. Punoi një portret të mbesës dhe një kostum popullor… Por një i ri me një frymë të tillë në pikturë duhet ta ruante veten nga emocionet që mund ta çonin atë dhe polaken e bukur drejt burgut. Për vite me radhë ai punon në Kombinatin e Tekstileve në Tiranë, ndërsa realizon dhe një sërë ilustrimesh në “Drita dhe Nëntori”. “Kam bërë ilustrime në ‘Drita‘ dhe ‘Nëntori‘ derisa më erdhën në vesh fjalët e Kryeministrit të asaj kohe, i cili kishte thënë me tone të ashpra: ‘Ç‘është ky djalë që na bën këto paçavure?!‘, kujtonte Danishi.

Një nga tablotë interesante të Jukniut është dhe ajo me punëtorët e H/C. Në kujtimet për këtë tablo, piktori kujton se kur më 1969 shkoi me studentët në praktikë, kantieri i kishte bërë shumë përshtypje. “Shumë. Vetë njeriu ishte shumë i vockël, por realizmi socialist e donte atë të madh. Qe viti i dytë i shkuarjes në hidrocentral kur e punova atë tablo”.

Por me gjithë pasionin e realizimit, ajo tablo nuk do të pritej mirë. “Ndërmjet shumë diskutuesve që kërkonin mosekspozimin e saj, qëlloi edhe dikush që tha fjalë të mira. Ky ishte një shofer. Më vonë tha fjalë të mira për të Muslim Mylliqi, piktor kosovar, gjë që mund të kushtonte shtrenjtë, sepse ai jetonte në një vend revizionist”.

Por jeta e Jukniut në atë sistem mund të zbërthehet nëpërmjet punëve të realizuara në atë kohë. Jukniu është vetëm një nga ata dhjetëra personazhe të ngjashëm me të në gjini të ndryshme arti, që iu deshën të bënin “dy jetë” në periudhën e komunizmit. Por ç‘ndodhi me piktorin pas viteve ‘90-të?

“Vitet ‘90-të nuk qenë diçka e papritur për mua: prej kohësh mendoja se si do të vinin ndryshimet, nga brenda apo nga jashtë. Në vitet ‘90-të fillova të rilidhesha me ato gjëra që i kisha bindje, që i kisha brenda vetes, pa pasur nevojë t‘i kërkoja gjërat larg. Nuk e ndjeja nevojën të bëhesha medoemos abstrakt. Në pikturat që punova në kohë ndihen motivet e trajtuara prej kohësh, si natyra të qeta, Gjirokastra, por të trajtuara ndryshe, zhveshur nga çdo censurë e autocensurë”.

Këto janë fjalët nëpërmjet të cilave mund të kuptojmë diçka më tepër për piktorin, para së cilit përulen sot të gjithë ata që zgjodhën pikturën për të jetuar.

Të tjerat, ato sekrete të vogla, mund t‘i gjejmë në tablotë që Jukniu la pas. Mund të na i tregojë buzëqeshja e lehtë e një gruaje që qëndron e zhveshur, ulur në një çarçaf të bardhë në një shtrat, apo vështrimi i përqendruar diku i partizanit, pas së cilit shihet Shkodra ku ai ndau jetën… Një cikël interesant në krijimtarinë e tij janë dhe pikturat që piktori Sali Shijaku i quan intime. Një piktor nuk mund të jetë i tillë nëse nuk depërton thellë brenda njeriut. Dhe Jukniu e bëri këtë në një kohë kur kjo gjë ishte e ndaluar, duke depërtuar në trupin e atyre grave që sot na ngjajnë aq të trishtuara dhe që ai jo rastësisht i tregoi të tilla…

Një shkrim nuk mjafton për të folur për Jukniun, apo ashtu siç thotë dhe piktori Vladimir Myrtezai, mik i tij, rrëfimet për të mund të bënin një libër… Veprat e tij do të jenë gjurmë të bukura në historinë e artit shqiptar, dhe pse të bëra nën realizmin socialist.

Sali Shijaku

Ai i fshihte veprat intime në studion time. Danish Jukniu ishte dhe mbetet një nga piktorët më të shquar të gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë për artin tonë. Në të gjithë krijimtarinë e tij ai sillte gjithmonë diçka të veçantë në artin tonë figurativ. Ai sillte pak dritë në artin e realizmit socialist të asaj kohe. Ai kishte shumë vepra intime, të cilat i pati sjellë në studion time për t‘i fshehur. Por më vonë, kur kohët ndryshuan dhe nuk përbënin më rrezik, ato vepra intime ai erdhi dhe i tërhoqi. Për mua ka ikur avangarda e asaj kohe, por që me siguri ishte frymëzuesi edhe i avangardës së sotme, sepse janë vetë studentët e tij që përbëjnë avangardën e artit bashkëkohor.

Intervista/ Vladimir Myrtezai, një nga nxënësit dhe miqtë e tij, tregon takimin e fundit me të

Për njeriun që dinte të kishte sekrete

Takimi i parë me të ka qenë jo dhe aq ekzotik. I tërhequr nga veprat që kishte parë nga ai, si një artist i ri që kërkon të zbulojë çdo detaj që ka prodhuar një vepër, Vladimir Myrtezai kërkonte të depërtonte te një njeri që kishte ditur të ishte i padepërtueshëm. Por ndjesitë e vërteta brenda tyre do ta gjenin vetë rrugën e miqësisë, e cila është nga më të vyerat në kujtimet e Myrtezait. Ndërsa takimi i fundit, si çdo gjë e fundit në jetët tona, ishte i zymtë, i mbushur me një dhembshuri që nuk ekziston asnjë forcë në botë që të kthejë ikjet.

Vladimir Myrtezai, një nga nxënësit dhe miqtë e Danish Jukniut, tregon diçka më tepër rreth imazhit të këtij artisti, dhe vendin që duhet të zënë pikturat e tij në artin tonë…

Kush ishte për ju Danish Jukniu?

Ju falënderoj për kujtesën publike që i bëni mikut tim të rrallë, Danish Jukni, pasi shpesh me vete ndjehem fajtor që nuk gjej hapësirën e mundshme për t‘u marrë me dokumentimin e jetës së tij, sepse unë kam qenë pranë tij për një kohë të gjatë.

Në përkufizimin më emblematik të mundshëm: Një fashë drite e ndriçuar me mister në një periudhë absolutisht të mbyllur, ku të gjithë personazhet rrethciklonin pasionin e tyre me një betim solemn në kërkim të vetvetes. Një absurd i veçuar nën një sistem vlerash të përkufizuara qartë nga i ashtuquajturi “art i realizmit socialist”, ku personazhe si ai në një farë mënyre kishin grumbulluar rreth vetes privilegjin e disa sekreteve të pathëna në zbulim të artit. Sot duket si halucinant ky pohim i imi, por po aq halucinant qe dhe të jetuarit në atë epokë, që parë nga sot lehtësisht do mund të ndihesh dhe i lodhur nga liria e dhuruar. Do të duhej një libër për ta shkoqitur atë eksperiencë që rëndom shquhet me indiferencë sot nga më të rinjtë. Dua të pohoj që për ta shijuar me gjithë peshën e të qenit i lirë, me patjetër do të duhej hequr ajo eksperiencë fatale e 50 viteve të mëparshme.

Si e kujtoni takimin e parë dhe të fundit me të?

Takimi i parë me të ka qenë jo dhe aq ekzotik dhe për t‘u shënuar si një rrethanë e vizatuar me ngjyra. Jam ndjerë përballë një njeriu të sofistikuar e me mjaft rezervë për t‘u afruar. Si disa specie të veçanta që luksin e afrimit me ta e kishin të kodifikuar! Por miqësinë e tij e afrova me mund, pas provave të pandërprera që miqtë i afrojnë njëri-tjetrit, pasi dhe unë s‘e kisha aq të lehtë për t‘u afruar me njerëz në atë periudhë pa më afruar dhe ai disa prova të cilat rrodhën gjatë rrugës, ku humbën kuptimin e të qenit provë, por u shndërruan në pjesë dialogu miqsh për zemër.

Dhe takimi i fundit qe i papërcaktuar, i zymtë, me kllapi përshtypjesh e mbresash, ku në të shumtën njeriu kryen detyrën e tij ndaj njeriut për ta zbritur butë e me dhembshuri njeriun e dashur drejt fundit të tij. Ai, qe një vetmitar i madh, gjë që sipas meje e blatoi vetë me zgjedhjen e tij këtë vetmi. Nuk qe një fund i papritur, por një fund i gjatë e pambarim derisa u shua me ngadalë e me dinjitet. Njeri që e ormisi veten me dhimbje nga me të papërshkruarat dhe që sërish nuk dorëzohej, pasi si trup kish kohë që kish vdekur, por me mend qe esëll dhe po aq prezent sa të gjithë frymorët e ndriçuar të kohës së tij.

Cila qe filozofia e tij?

Në thelb i hapur me një kureshtje të palodhur, me një kulturë të madhe për fenomenet, historinë, popujt dhe kulturat e ndryshme. Një vëmendje të madhe për natyrën, artikulime të ndryshme e kritike për artin.

Në esencë të gjithë ata që kaluan mbylljen e madhe të sistemit që lamë pas, mbijetuan! Dhe vetë format e mbijetesës qenë dhe dritaret e vetme që vënë në kontekst historik morën vlerë të veçantë për faktin se këta njerëz ditën të afrojnë qëndresën e tyre.

Ku duhet të qëndrojë sot piktura e tij?

Në modelet e rralla të qëndresës intelektuale të kohës që jetoi dhe me patjetër në pazëllin historik të artit, në majat e epokës që kaloi, me padyshimin më të vogël.

Kjo racë njerëzish e ka riciklimin të vonë, por nën sepetet e nënndërgjegjes së species ajo krijon nënshtresën e ruajtur me kujdes nga të gjithë ata që luftuan ta zbulojnë qenien dhe jo vetëm tharmin e artit të tij, por dhe vetë modelin e humbur që duhen kohë të tilla absurde për ta rizbuluar.

Muntaz Dhrami

Ai është një emër i nderuar në artin shqiptar për veprën e tij, e cila dallohet për një qartësi të madhe filozofike dhe vlera të rralla estetike. Piktura e tij është një ndër themelet e artit bashkëkohor shqiptar, sepse ai solli në të një vlerë të konsiderueshme estetike, ai trajtoi me mjeshtëri kompozimin, portretin, natyrën e qetë. Ato janë në fondin më të artë të Galerisë së Arteve. Por vepra e Danish Jukniut është në themelin e edukimit të një brezi të ri artistësh. Ai iku në një moshë relativisht të re, iku pas një vuajtjeje dhe lëngate të gjatë, dhe kjo humbje e tij sikur na rëndon më tepër. Por jam i bindur se vepra e tij do të jetë në kujtesën e njerëzve, sepse vepra e tij është ngritur në emocionet e popullit.

Posted in artist, historia e artit shqiptar | Leave a Comment »

Kuratorja Eleni Laperi tregon përpjekjet e reja në fotografinë shqiptare

Posted by kolektiviza on Shkurt 1, 2008

 

Gazeta Shqip

Jetojmë në botën e koncepteve

Kuratorja Eleni Laperi tregon përpjekjet e reja në fotografinë shqiptare

Pamjet janë meditimi i njeriut për botën, thotë filozofi i fotografisë, Vilem Flusser. Ndonjëherë mjafton një foto për të kuptuar një histori të tërë, apo për t‘i dhënë udhë mëdyshjeve të tua. Ti mund të shprehësh veten me një foto, apo mund t‘i përcjellësh dikujt netët e tua pa të. Kritikët dhe historianët e artit mund të flasin gjatë për fotografinë. Kjo e fundit është një nga artet që ka aq shumë përkufizime dhe sa herë përballesh me të kërkon të shtosh një tjetër fjali. Ndoshta fjalitë për një foto nuk mjaftojnë asnjëherë, apo ashtu siç thotë Flusseri: “Fotot ndonjëherë nuk kanë nevojë të shpjegohen”. Një nga artet më të pranishme sot në botë, e cila po vijon të dominojë dukshëm në të gjitha galeritë apo muzetë e njohura, po fillon të gjallojë dhe në Shqipëri.

Eleni Laperi, një grua që i pëlqen të citojë fjalitë e Flusser, duke besuar te mendja e tij, prej prillit të vitit 2007 është në krye të një projekti të quajtur “5.6″, i cili synon të ofrojë të rinjtë që e duan foton drejt këtij arti. Një lloj kursi që synon të bëjë dallimin midis një fotoje profesionale dhe një amatoreje.

Të rinjtë që kanë ndjekur këto kurse do të ekspozojnë punët e tyre të shtunën në ambientet e galerisë FAP pranë Akademisë së Arteve. Laperi tregon se si ky art, që mund të ketë qenë thjesht një pasion si të gjitha pasionet e një moshe të re, ka provokuar talentin e këtyre të rinjve, që tashmë duket se “jetën e tyre do ta kenë të lidhur me foton”.

Eleni flet me aq dashuri për ta. Kujton Brilanta Kadillarin, një vajzë që gjithnjë vrapon dhe mahnitet nga e bukura, apo Blerta Kambon, që teksa e sheh të ecë në rrugë i duket se rreth saj valëviten imazhet fotografike…

Çfarë është projekti “5.6″?

Projekti “5.6″ është një projekt i financuar nga “Swiss Cultural Program Albania” dhe synon të përgatisë fotografë profesionistë, synon të rigjallërojë jetën dhe veprimtaritë e bashkësisë së fotografëve, si dhe të promovojë fotografinë shqiptare, si produkt fizik dhe si mendim, duke i dhënë vendin që i takon në krijimtarinë e fotografisë botërore.

Kurset e përgatitjes profesionale janë të lidhura me kulturën teknike dhe teorike që lidhet me fotografinë dhe fushat ku ajo përdoret sot (gjë që është e vështirë të përcaktohet, sepse gjithnjë e më shumë ajo është pjesë e pandarë e jetës dhe veprimtarisë sonë). Pjesëmarrësit e kurseve mësojnë të bëjnë dallimin midis fotografisë profesionale dhe asaj amatore, ashtu si dimë të bëjmë dallimin e një piktori amator nga ai profesionist, apo të një poeti nga një bejtexhi.

Projekti ka nisur në prill të vitit 2007 dhe do të vijojë me mbështetjen e qeverisë zvicerane deri në vitin 2010, duke krijuar kështu një bazë të mirë për ta kthyer në një shkollë të vërtetë të fotografisë. Edhe pse kanë kaluar vetëm pak muaj, fakti që më gëzon është se jemi në kontakt me fotografë e editorë të fotografisë me emër, një listë që do vijë në rritje në vitet në vijim. Po ashtu, fakti që fotografia e këtij grupi është produkt i një programi të përcaktuar me kujdes, edhe interesimi për të nuk mungon. Në 4 prill të këtij viti, pesë prej fotografëve të rinj që sapo mbaruan kursin do jenë protagonistë të një ekspozite në Paris, në galerinë “Salaison”, e cila drejtohet nga një grup artistësh e fotografësh të rinj francezë.

Si do i vlerësonit punët e artistëve të rinj pjesëmarrës në këtë projekt?

Edhe pse në kushte të vështira për të pasur të gjithë një aparat profesional, i cili kushton shumë e nuk përballohet nga të gjithë (edhe për faktin se dy prej tyre humbën punën gjatë kohës që nisën kursin), grupit nuk i mungojë talentet e spikatura. Juerg Klotz, foto editori i njohur zviceran, e klasifikoi “të shkëlqyer” Sibel Pipën. “Nuk e di cilat janë planet e tua për jetën, i tha ai, po unë do të të thosha se fotografia duhet të jetë patjetër pjesë e tyre”. Mirel Myftarajn dhe Sibelin i kam shoqëruar në Pukë e Fushë Arrëz, ku ato do të realizonin një fotoreportazh për programin “Intercooperation” të decentralizimit të pushtetit lokal. Dhe s‘kishte gjë më të bukur se dy vajza të reja, të imta, që nuk rreshtin së fotografuari, edhe pse flokët e dëborës ua thanin gishta, madje një çast Sibeli e shtypi butonin me hundën e skuqur.

Brilanta Kadillari, që gjithnjë vrapon, mahnitet nga e bukura dhe teknologjia, dhe fotografitë e saj unë jam e sigurt që do të jenë pjesë e modës dhe reklamës së ardhme shqiptare, sepse shija e talenti i saj si piktore, e ndihmojnë mjaft në përpunimin e imazhit fotografik, duke i kthyer fotot e saj në vepra arti. Blerta Kambo, plot ide, aq sa unë që e njoh tani, kur e shoh të ecë në rrugë, më duket sikur rreth saj valëviten imazhet fotografike, projektet për organizime grupesh ambientalistësh apo fotografësh, shkrime, dëshira për të ndryshuar për ditë pamjen. Ashtu si shumë krijues, edhe ajo përdori trupin e saj për një projekt që ka të bëjë me maninë e kurave të dobësimit, ana e shëmtuar e bukurisë. Po jo vetëm këta…

As për ta, as për trajnerët e as për mua nuk ka qenë i lehtë ky vit, sepse ata rendin nga një fakultet te tjetri, apo nga vendi i punës tek aparati fotografik, ndërsa ne nervozoheshim, se donim më shumë.

Po sa më shumë mund t‘u kërkosh këtyre të rinjve, që në këtë atmosferë mbijetese mendojnë edhe për krijimtari?

Sa afër është fotografia e së përditshmes?

Pamjet janë meditimi i njeriut për botën, thotë filozofi i fotografisë, Vilem Flusser. Në fillim ishin imazhet tradicionale. Pastaj njeriu shpiku shkrimin linear dhe tekstin, qëllimi i të cilit ishte të bëhej ndërmjetës midis njeriut dhe pamjeve, t‘i shpjegonte ato. Në këtë mënyrë teksti vendoset midis njeriut dhe pamjeve, por në vend që t‘ia bënte botën të qartë njeriut, teksti e fshehu atë prej tij. Teksti u rrit pa masë, duke bërë që njeriu të jetonte në funksion të tekstit të tij. Kjo “tekstolatri”, sipas Flusser-it, arriti në një stad kritik në shekullin e 19, duke sjellë kështu fundin e historisë…, sepse kur teksti nuk mund të përkthehet më në pamje, historia pushon së qeni. Pikërisht në këtë kohë kritike u krijua imazhi teknik, i cili do ta bënte përsëri tekstin të kthehej në figurë. Dhe më poshtë Flusser thotë se imazhet tradicionale janë prehistorike, ndërsa imazhet teknike janë post-historike, si rrjedhim i arsyetimit të mësipërm. Ontologjikisht imazhet tradicionale do të thonë fenomene, ndërsa imazhet teknike do të thonë koncepte. E citova gjatë Flusserin vetëm për të shpjeguar epokën e re në të cilën jetojmë, epokën e koncepteve, e cila përcakton të gjithë jetën e aktivitetin tonë dhe rolin e fotografisë në të.

Mund të themi se jetojmë në epokën e fotografisë?

Pse jo! Gjithnjë e më shumë jemi të varur nga impakti i fotografisë.

I shihni këta të rinj të shkëputur nga koha?

Nuk do të thosha se të rinjtë janë të shkëputur nga koha, më shumë se sa e jetojnë kohën në mënyrën e tyre. Ose më mirë të thuash, jetojnë kohën tonë, dhe ende nuk kanë arritur kohën tjetër, kohën e vendeve të zhvilluara. Shoh me kuriozitet se çfarë u bën përshtypje, sepse në këtë mënyrë mund të mësosh shumë mbi formimin e tyre. Po pozitiv është fakti që përpiqen të ecin me hapin e duhur.

Si do t‘i vlerësonit tendencat e reja në fotografinë tonë, në krahasim me atë çfarë bëhet sot në botë?

Ndoshta është herët të flasësh për tendenca te ne, se ende jemi në fazën e formimit dhe të njohjes së vetvetes. Po fakti që kontaktet janë të shumta dhe shkëmbimet me botën të prekshme, bën të mundur që të mënjanohen imitimet dhe të dalin në pah tendencat tona të reja. Për mua, “tendencë” e rëndësishme është ndërgjegjësimi i rolit të fotografisë sot, të kuptuarit e epokës në të cilën jetojmë.

Një foto mjafton për të kuptuar gjatë, si do e shpjegonit këtë?

Do t‘i përgjigjem kësaj pyetjeje me një citim të Flusserit përsëri: Është e vështirë të zbërthehen pamjet teknike (fotografitë), sepse me sa duket, ato nuk kanë nevojë të shpjegohen. Kuptimi i tyre fiksohet vetvetiu mbi sipërfaqen e tyre, ashtu si shenjat e gishtërinjve, ku kuptimi (gishti) është shkaku dhe imazhi (shenja e tij mbi një send) është pasoja. Funksioni i imazheve teknike është të emancipojë shikuesin e tyre nga nevoja për të menduar konceptualisht, duke e zëvendësuar një imagjinatë të gradës së dytë me konceptualizimin. Këtë kemi parasysh kur themi që pamjet teknike janë duke u kthyer në tekstin e ditëve tona.

Posted in artist, bashkëkohësia | Leave a Comment »

“Zmbrapsje”

Posted by kolektiviza on Janar 31, 2008

Aleancë shqiptaro-serbe në art

HOPE

 

 Ademielvis

Dy fotot e heroit të luftës së Kosovës, Adem Jashari, në një ekspozitë të artit figurativ në Muzeun e Artit Bashkëkohor të Vojvodinës në Novi Sad, kanë provokuar reagime të ashpra nga përfaqësues të skakierave politike, sidomos në Beograd. Kandidati presidencial, ultranacionalisti Tomislav Nikoliç, i ka interpretuar fotot si tregues të dozës terroriste që bartin sipas tij, shqiptarët duke mitizuar figurën e Adem Jasharit. Por, Nikoliç është treguar i paduruar për të dëgjuar shpjegimet e bashkatdhetarëve të tij, të grupit kurator të ekspozitës, që kanë sqaruar thelbin e ekspozimit të figurës së Adem Jasharit paralel me atë të Elvis Preslit. Kuratorët Vida Knezheviq, Kristian Lukiq, Ivana Marjanoviq dhe Gordana Nikoliq, janë shprehur se figurat e Adem Jasharit dhe Elvis Preslit, janë prezantuar në stilin e pikturave “serigrafi” të të famshit Andy Worholit si ironizim i ikonave të pop kulturës bashkëkohore konsumatore. Artistët serbë shprehen se me këtë punë artisti kosovar, Dren Maliqi, tenton të kritikojë përdorimet dhe keqpërdorimet e protagonistit të luftës në Kosovë, ndërkaq që me veprën tjetër të tij “Hope” (Shpresa), tregon se shpresa në hapësirat tona ballkanike haste me shumë vështirësi, por që megjithatë ekziston. “Në këtë rast, por edhe në disa punët tjera të shfaqura në këtë ekspozitë, arti me gjuhën e tij futet në hapësirën e realitetit shoqëror, duke tentuar të shpotisë këto realitete në mënyrë kritike. Çdo manipulim me përmbajtje politik, nga çdo kah që mund të vijë, është thjesht një moskuptim dhe keqkuptim i rolit të artit dhe kulturës në shoqërinë bashkëkohore, si faktor i bashkëpunimit në rajon”. Shprehen kështu kuratorët serbë të ekspozitës së përfolur “Exceptions”(Zmbrapsje), që është hapur këto ditë në Muzeun e Artit bashkëkohor të Novi Sadit. Sipas tyre, kjo ekspozitë dhe nismat e tjera në rajon, tregojnë se mund të tejkalohet trashëgimia e hidhur e së kaluarës përmes gjuhës universale të artit bashkëkohor. Njëkohësisht, kjo tregon se është e mundshme eardhmja e përbashkët e Ballkanit.

Posted in Kosovë, artist, ekspozita | 4 Komentet »

Erzen Shkololli ekspozon në “Pompidou”

Posted by kolektiviza on Janar 19, 2008

Shekulli

kanagjeciHey you

Qendra Pompidou në Paris ka ftuar artistin nga Kosova Erzen Shkololli për të paraqitur në qershor 2008 videoartet e tij. Ekspozita është ideuar tashmë nga Christine Macel, kurator i Muzeut Kombëtar të artit modern. Macel dhe Joanna Mytkoëska, po ashtu kuratore e këtij muzeu, pasi vizituan Kosovën në nëntor 2007 e ftojnë Shkololli të ekspozojë për herë të parë që nga 26 qershori në një sallë të madhe kinemaje me rreth 400 vende në Qendrën Pompidou. Veprat që ekspozohen janë “Nusja” vidoeinstalacion i vitit

2001, “Kanagjeçi” 2003, “Hej ti” 2002, “E bardhë” 2005.

Erzen Shkololli (i lindur në Pejë më 1976 jeton dhe punon në Prishtinë) është artist dhe kurator, bashkëthemelues i Institutit të Artit Bashkëkohor EXIT në Pejë. Është një nga emrat kosovarë më në zë në arenën ndërkombëtare të arteve pamore.

Ai punon kryesisht me folklorin dhe ritualet lokale duke u fokusuar në situata dhe social politike. Pasiguria ndërmjet së shkuarës dhe së tashmes që ndihet në veprën e tij e bën atë një shembull tipik të asaj çka do të thotë sot të punosh në Ballkan.

Shkololli është ekspozuar në muze të rëndësishëm të artit bashkëkohor si Stedelijk Museum në Amsterdam apo Tate Modern i Londrës. Është fitues i çmimit “Michetti” më 2001 dhe së fundi ka fituar bursën për të qenë artist rezident në Berlin.

Është hera e parë që një artist shqiptar prezantohet me një ekspozitë personale në një qendër prestigjioze të kulturës si Qendra Kombëtare e artit dhe kulturës “Georges Pompidou” si homazh për ish- presidentin Georges Pompidou i cili donte të krijonte një institucion origjinal për kulturën në zemër të Parisit që të fokusohej në artin bashkëkohor dhe modern dhe përkrah tij të rrinin artet e tjera si teatri, kinemaja, letërsia. Për herë të parë i hapi dyert për publikun më 1977. Është qendër mjaft e vizituar, çdo vit aty hyjnë 6 milionë njerëz. Ka një koleksion me 54.500 vepra të artit modern.

Posted in Kosovë, artist, ekspozita | Leave a Comment »

Sislej Xhafa “All-Inclusive” për në Frankfurt

Posted by kolektiviza on Janar 13, 2008

 

Panorama

Është ekspozita “All-Inclusive. A Tourist World”, (Të gjitha të përfshira. Bota e turizmit) që do të hapet në “Schirin Kunsthalle Frankfurt” prej 30 janarit dhe që do të jetë e hapur deri më 4 maj të këtij viti. Në këtë ekspozitë do të prezantohen një numër i konsiderueshëm veprash që përshkruajnë dhe shtrojnë pyetje kritike dhe fenomene të ndryshme rreth turizmit. Dokumentacioni, parodia dhe de-familjarizimi me motive tradicionale turistike dhe imazhet përrallore të lidhura bashkë me subjekte si emigrimi, industria turistike dhe komunikimi global, janë koncepti i ekspozitës. Kjo ekspozitë e kuruar nga Mathias Ulrich do të prezantojë vepra ku turizmi është domosdoshmëri e mbushur me imazhe periodike të bukura, të dëshiruara, për argëtim dhe për aventura.
Vepra me të cilën Sislej Xhafa do të prezantohet në këtë ekspozitë është një skulpturë e bërë prej zinxhirëve si prej ari, por që, në fakt, janë prej ari fals. Kjo skulpturë që është emërtuar “Franky on holiday” ka një madhësi prej pesë metra e lartë dhe diku rreth 1.28 cm e gjerë. Vepra është realizuar për herë të parë në vitin 2002 dhe është prezantuar aty ku edhe është punuar, në Galerinë “Shugoarts” të Tokios në Japoni. Skulptura “Franky on holiday”, në fakt është një vepër ku manifeston ëndrrën për të pushuar dhe në të njëjtën kohë edhe mikpritjen “false” që ofron turizmi i industrializuar bashkëkohor. Në programin e ekspozitës për punën e Xhafës thuhet se ai, sikurse edhe në shumë vepra të tij të realizuara deri më tani, edhe një herë shtron pyetje të rëndësishme, duke e vënë në dyshim vlerën e shenjtë të vendeve të artit, nevojën e të menduarit për marrëdhëniet ekonomike, nxitjen për t’u bashkuar etj.
Po kështu ky projekt nënvizon fuqinë e melankolisë dhe ndriçimit, aspekte këto të cilat karakterizojnë punimet e Xhafës, përplot me ironi, e cila asnjëherë nuk është cinike, por e mbushur me ndjenjë. Xhafa me artin e tij tenton të nisë një sulm m’u në qendrën e vizionit, duke hedhur kripë në plagët e vendeve perëndimore dhe duke vepruar në kontekste të ndryshme në të cilat ai ndodhet. Në këtë ekspozitë, përveç artistit kosovar do të paraqiten edhe punimet e gjithsej 30 artistëve ndërkombëtarë të njohur, si Michael Elmgreen, Ingar Dragset, Ayþe Erkmen, Peter Fischli, David Weiss, Tracey Moffatt, Jonathan Monk, Santiago Sierra, Thomas Struth e artistë të tjerë.           (Express)

Garibaldi i zi

Galeria e artit modern dhe bashkëkohor në Bergamo ka prezantuar pak kohë më parë veprën më të re të artistit kosovar, Sislej Xhafa. Është vepra “Giuseppe” e vënë në Kuvendin e Bergamos, në sallën e konferencave të pallatit Frizzonin. Artisti kosovar realizoi figurën e heroit kombëtar italian, Giuseppe Garibaldi, në mermer të zi me gjatësi 162 centimetrash. Skulptura e Garibaldit në njërën dorë mban një qese, ndërsa tjetrën e ka plot sheqer. Në këtë mënyrë ‘zezaku’ Giuseppe kërkon kalin e tij të humbur.

Posted in artist, ekspozita | 2 Komentet »

ANRI SALA – MBI BOSHLLËQET ne Art Review

Posted by kolektiviza on Janar 4, 2008

Duke shfletuar versionin elektronik te revistes ArtReview gjeta nje shkrim te Anri Sales mbi “boshllekun”ne rubriken “Nen Influence” Po sjell ketu nje perkthim te shkrimit si dhe nje kopje te origjinalit per te interesuarit.

ANRI SALA MBI BOSHLLËQET

I rritur në Shqipëri, kontakti im i parë me artin ishte shumë më ndryshe nga c’mund t’a mendoni. Ambjenti ishte i mbyllur politikisht – cdo gjë pas Post-Impresionizmit ishte e palejuar dhe të gjithë librat që përfaqësonin cdo periudhë përtej kësaj ishin të ndaluar. Pashë disa nga këto gjëra të palejuara kur isha në moshën mes dhjetë dhe katërmbëdhjetë vjec. Në atë kohë ime më ishte drejtoreshë e Librarisë Kombëtare, ku ndodhej ajo që quhet – në frëngjisht – le font noir, ‘magazina e zeze’, ku ata do të magazinonin cdo gjë që ishte e ndaluar. Edhe pse ishte shumë ilegale, kur kishe një lidhje (si mamanë time), këto gjëra mund t’i shihje. Pastaj kishte libra të ndaluar që ‘kalonin poshtë tavolinës’, të kontrabanduara nga njëra shtëpi në tjetrën. Në qoftë se libri në fjalë ishte për artin, ndodhte shpesh që t’i mungonin imazhet, sepse i kishin pëlqyer kaq shumë ndokujt sa që i kishin prere. Ndonjëherë mungonte edhe teksti rreth një pune arti. Mund të lexoje një tekst shumë interesant por për dicka që nuk gjendej aty, dhe kjo të shtynte të imagjinoje se cfarë mund t’a mbushte boshllëkun. Për mua, arti ka të bëjë me përpjekjen për të mbushur boshin dhe fiksionin që kjo mund të krijojë.

Jam i influencuar nga plasjet si të tipit që ndodhën në Shqipëri në fund të luftës së fothtë kur pati një ndryshim të menjëhershëm në vlera dhe perspektivë. Kur mësohesh me këto plasje je vazhdimisht i detyruar të vallëzosh me to, dhe qoftë ndryshimi politik, apo kercimi nga barok tek muzika country [si në videon e Salës Air Cushioned Ride, 2006], gjërat në secilin krah janë mjaft të ndryshme por në fund të fundit kanë shumë marrëdhënie me njëra tjetrën. Intervista (1998), një punë e hershme e imja, trajton një metrazh* të mamasë time në një mbledhje të Partisë Komuniste, në të cilin zëri kishte humbur. E vetmja mënyrë që kisha për të gjetur cfarë thoshte, ishte t’a coja shiritin në një shkollë fëmijësh shurdh/memecë. Ata kuptuan gjithcka përvec të vetmeve fjalë që mund t’i kuptoja vetë: Marksizëm Leninizmi. Kjo gjë (Marksizëm Leninizmi), që ishte tejet abstrakte, për ata nuk do të thoshte gjë, por për mua thoshte shumë. Ndjej një afërsi me gjithë boshllëqet me kuptim/pa kuptim. Si kërcehet nga pika A tek C kur B nuk është e dhënë? Duhet t’a zëvëndësosh me fiksion, por jo me atë fiksion që siguron apo forcon një kuptim. Kur flas për mbushjen e boshlëqeve nuk dua të kuptoj: ‘Le të mbushim boshllëkun sepse nuk duroj dot boshin’. Më pëlqen që boshi gjëndet aty, qoftë politik, gramatik, aksidental apo i krijuar.
Shënim i përkthyesit: *Sistemi imperial i anglishtes e bën matjen me këmbë ndërkohë që sistemi metrik i shqipes e bën matjen me metra. Kështu që, në kontekstin e vallëzimit, ndodh një marrje këmbësh gjatë përkthimit nga anglishtja në shqip të fjalës “footage”.

Sala Artikulli

Posted in artist | Leave a Comment »

Artisti i Javes: Dan Perjovschi

Posted by kolektiviza on Dhjetor 28, 2007

Posted in artist | 1 Comment »

Zjarrmitë “e tradhtueshme” të Myrtezait

Posted by kolektiviza on Dhjetor 22, 2007

22/12/2007 E quan monogamë. Një femër që puth vetveten para pasqyrës dhe sillet rreth një dëshire narcize. Kjo është puna në video e Vladimir Myrtezait, e paraqitur në “takimin” ndërkombëtar “Onufri 2007″. “Reflektim” në një bosht emocional mbi tradhtinë dhe tej tradhtisë, duke qenë se kjo është tema e edicionit të sivjetshëm të konkursit të arteve pamore. Një “lojë” provokative, ku nëpërmjet “sekreteve” të dikujt që “eksploron” zonat e fshehura jep pjesë të qenies njerëzore në ekstazë dhe në libidon e vet. Me dashuri për veten, me pasiguritë e njeriut që “udhëton” në art, “zhytet” në formësimin e shenjave të ardhura nga e shkuara. Ky është udhëtimi, përherë i ngacmueshëm për vetëdijen dhe frikërat e Myrtezait, ndërsa pranon të futet në qerthullin e krijimit, ndërsa me fjalë përpiqet të shpjegojë një pjesë të këtij rrethrrotullimi.Merrni përsipër të flisni për “tradhtinë”, tema e “Onufrit” të sivjetshëm. Si mund ta shpjegoni “lojën” e puthjes në videon tuaj sipas këtij konteksti?

Më thanë që ishte një temë për tradhtinë. Ishte një temë në zonën time. Më tërhoqi kjo pjesë, titulli i veprës te “Onufri”, jo thjesht se është tradhtia, por edhe për atë se aktiviteti është ndërkombëtar. Nuk është se ata ngritën temën dhe unë shkova propozova krijimin tim, por e kam luksin akoma që duan të më ftojnë për arsye eksperience, apo dhe për arsye se ata janë studentët tanë. Menjëherë, vetëtimthi m’u bë sikur u bëja një skanim gjithë situatave që kam kaluar bashkë me studentët dhe menjëherë piketova dy-tri pika, të cilat mendova se ishin provokative, siç është dhe tema. E kisha parë veprën më parë, se vepra shihet para se të bëhet, më mungonin vetëm mjetet. Është një lojë, ku e përsëris personazhin nëpërmjet një mjeti, e shëmbëllej, e dyzoj. Domethënë nuk i jap pak nerv real, por i vë shëmbëllimin e vet dhe luan me shëmbëllimin e vet. Është sekreti në gjuhën e videos, i menjëhershëm dhe që e lë “lexuesin” të ketë secili relacionet e veta me veprën. Dikë e lë që ta gënjejë vepra, atë që s’e kupton. Diku i drejtohet një spektatori më të kualifikuar që do ta zbulojë nëpërmjet tekstit mbase, nëpërmjet disa pikave të referimit që shpjegohet vepra. Kam disa pika nëpërmjet të cilave shpjegohet vepra. Sigurisht, gjatë rrugës ka pastaj probleme teknike, të formatimit të idesë për ta kthyer ne gjuhë, për ta kthyer në video-instalacion dhe menjëherë më doli para një pasqyrë e madhe, ku më doli para jo vetëm personazhi që performon para pasqyrës, që mund të ishte edhe mashkull, por ishte e njëjta ide dhe veprën time e quajta monogamë. Do të thotë që në pamje të parë duket sikur një femër puthet me një tjetër. Në fakt, ajo puth vetveten, bën ciklin e vet rreth kësaj narcize dhe rreth një dëshire që e projekton dhe e shikon vetvetja.

Pse “zgjodhët” pikërisht këtë “lojë” me vetveten? Mund të na rrëfeni pak për “momentin e ngjizjes” së veprës suaj?

Një vepër tek unë ka lindur më përpara se ta bëj. Është shtresuar si shenjë dhe pastaj zbulohet nga ndonjë pretekst. Kjo është vepra ime. Është një shenjë e akumuluar, se edhe kjo është një lloj thellësie e veprës. Nuk është se ne nxjerrim një ekspozitë dhe kjo punë ka mbaruar. Konfrontohet vepra, shumohet, përpjesëtohet si emocion. Në fakt, në fillim mendova për një dyshek të madh me lule artificiale, që do të ishte në mes të sallës e do të instalohej lart. Pastaj hoqa dorë dhe e vura çështjen ndërmjet pasqyrës dhe personazhit. Kisha parasysh edhe një vepër tjetër që e kisha në dorë, shumë interesante, shumë e rrethantë. Nuk kishte të bënte në fakt me elementin e drejtpërdrejtë të tradhtisë, por ka të bëjë me dashuri të rindërtuar ose të kthyer mbrapa në kohë. Kam një fotografi të vjetër të nënës sime, të cilën e hedh në ujë në një rrethanë të caktuar dhe e filmoj gjithë kohën. Dhe pas kësaj videoje, e formatova në një shishe dhe e ktheva në etiketë këtë imazh, që është imazhi i nënës sime. Por imazhi i saj 15 vjeç, 60 vjet përpara. Pra, një lojë emocionesh. Por mendova të jem jo kaq i rrethantë, të mos i vij shikuesit në mënyrë kaq të rrethantë, kaq larg me këto që prodhoj, me këtë objekt. Pra, e lashë me këtë vajzën para pasqyrës.

Si do ta vlerësonit edicionin e sivjetshëm të “Onufrit” krahasuar me edicionet e tjera?

Ana tjetër, ajo e kuratorit letrar, e bën intriguese këtë edicion. Në këtë moment themi që arti u hap dhe arti nuk është më “piktura”, por arti është një diafragmë më e gjerë. Është një hapësirë, e cila shfrytëzohet në shumë elemente të saj; nuk është më një pikturë e vendosur, një fotografi e sheshtë. Mund të jetë një tingull, mund të jetë një tekst letrar, mund të jetë një lojë me trupin, mund të jetë një performancë. Në këtë kuptim, bashkëpunimi qoftë dhe me një letrar, do t’i ndryshonte pak temën pjesës tradicionale që gjithmonë është një kurator që vjen nga rrethinat e pikturës ose nga rrethinat e artit vizual. Mua më duket se është prapë provokative dhe kjo situatë. Shqipëria është plot provokacione dhe plotëson këtë kuadrin e përgjithshëm shqiptar gjithë provokacion, gjithë bonsens, me shumë keqkuptime. Ne artistët keqkuptimet i shfrytëzojmë. I kthejmë në vepra arti, i kthejmë në komunikim, i përdorim si lëndë të parë.

Po në lidhje me konkurset e tjera të arteve pamore, si “Marubi”, “Nëntori”, etj., si e shihni “Onufrin”? Si do t’i vlerësonit gjithë këto përballje artistësh dhe aktivitetesh?

E shoh si rrethanë nacionale. Ne jemi një popull vital qoftë në shndërrimet e shpejta, qoftë në tradhtitë e shpejta, për të qenë i gatshëm për të lëvizur. Ndoshta janë disa rrethana që vijnë nga vendosja gjeografike mesdhetare dhe edhe këto janë disa parametra. Ka lëvizje të rëndësishme që janë zhvilluar në Shqipëri, ka disa profile lëvizjesh të rëndësishme që duhen përmendur, si për shembull, Bienalja e Tiranës. Tani po riformatohet një vatër tjetër lëvizjeje të themi, që është po me ata lojtarë të Bienales së Tiranës, e që janë pjesëtarët e rinj të “Onufrit”. Janë dhe korrente të tjera artistike që lëvizin vendqëndrimin apo karaktere piktorësh që duan të rrinë te plastika, që është një territor, që për hir të vërtetës, ndoshta në vlerë është i boshatisur. Por prapë mund të ketë interpretë që mund ta mbushin këtë hapësirë dhe ne duhet të jemi të hapur që gjithë këto korrente të krijojnë lëvizjen e artit. Pavarësisht se disa i quajmë tradicionaliste, avangardiste, janë territore që duhet të qëndrojnë.

Në “marrëdhënie” me këto territore si është “lidhja” juaj me pikturën?

Shndërrimet në artin e pikturës në Shqipëri kanë qenë të shpejta, se edhe koha e shndërrimeve shqiptare është e shkurtër. 15 vjet nuk janë asgjë për një komb, për një histori. Kështu që patëm “traumat e para”, kontaktet e para në perëndim. Nuk kishim kohë për të seleksionuar shpejt, por u dhamë me instinkt, kuptuam identifikimin tonë. Një vepër arti është rast identifikimi. “Luftonim” në një telajo dhe atje mbase mund të ishim në një drejtim të gabuar. Si duket, vatrat e mia u zbuluan menjëherë në raste të tjera identifikimi, kështu që dhe lëvizjen e bëra me shpejtësi. Lëvizjen e bëra me shpejtësi jo për të qenë në modë siç po ndodh rëndom, por për t’u shprehur e në rastin më të mirë për t’u identifikuar. Le të themi ka 25 vjet që kemi investuar në këtë “hulli”, në udhën e artistit. Kështu që do të kalonin edhe pesë vjet për t’u rrekur sërish, për të hapur shtretër të rinj, për të hapur rrugë të reja, për identifikime të reja. Kjo mendoj që nuk është kohë e humbur. Është një monolog që e zhvillon çdo artist në vetvete. Kjo botë është pa fund, kjo botë është plot shenja të cilat sërish i shohim, i rikthehemi, i marrim prapë nga e kaluara. Qoftë mënyra e të kthyerit të kokës mbrapa për të parë se çfarë ke lënë. Edhe kjo është një formë e lëvizjes, formë monologësh të brendshëm, formë dialogësh ose konfrontimesh me situata të tjera, me vendqëndrime të tjera arti në këtë lloj vorbulle. Nuk është se ne ngritëm një lloj teorie të fortë, që duhet të qëndrojmë të kapur fort pas asaj që propozojmë sot.

Unë e kam shprehur se sot duhet të ketë një 10, 20-vjeçar. Çdo gjë që vjen të derdhet në një farë mënyre, të provohet, të testohet. Pastaj koha do ta riformulojë, do të ketë lukse të reja që do të vihen mbi vepër. Koha do ta riformatojë prapë, ose do ta nxjerrë në dritë, ose do ta lërë në errësirë për një kohë të gjatë. Vepra ka fatin e vet.

Në këtë “kërkim” artistik mendoni se në fakt po përballemi me një “amulli” vlerash?

Asnjëherë nuk ka një amulli vlerash. Ka derdhje vlerash. Por nuk ka një fluks që t’i bëjë rivlerësimin, ristratifikimin. Sigurisht ka sëmundje të tjera, viruse, plagjiatë le t’i themi, marrje direkt të veprës së vendosur. Megjithatë, po lindin sipas modelit të fundit kujdestarët e rinj që do të merren me riformatimin e gjuhëve të artit. Që do të thotë se në një të ardhme do të kemi galeri videoarti, galeri të plastikës, galeri tredimensionale, galeri të fotografisë, galeri të artit historik. Nëse ndodhin të gjitha këto, ne do të kemi kuptuar që këtu ka filluar një stratifikim, një shtresë, një radhë për të shfaqur këto modele arti në vendin e vet. Ne s’kemi pse humbasim një plasticien të mirë, një piktor të mirë plastik, një piktor të mirë nga baleti. Dhe mua më pëlqen të ketë njerëz kokëfortë që qëndrojnë në territoret e tyre, sigurisht përkundruall vlerës. Le të ketë dhe një referencë historike në llojin e vet. Ka nevojë Shqipëria për këto modele, për t’i parë, por edhe për t’i ndarë, për t’i stratifikuar.

Në ç’raport qëndron vepra artistike me “kërkimin” në destinacione të përfytyruara artistike dhe me atë të të përjetuarit të emocioneve të tilla, si dashuria, tradhtia, pasiguria…

Këto janë elemente, janë pjesë e jetës së njeriut, janë elemente njerëzore që aq më tepër për artistët nuk janë tabu. “Tabu” për këto gjëra që ne i quajmë të thella, i quajmë të fshehta. Do të bëjmë pjesë, të themi, në një komunitet më të madh, me liri kufijsh, me liri shprehjesh. Me liri për t’u bërë prezent dhe në këtë mjedis të madh hapjesh kufijsh. Këto janë raporte që janë lëvizur në veprat e artit dhe komunitete të tjera që synojmë, le të themi Evropë. Vepra e artit është një gjuhë që duhet ta kuptojnë të gjithë, duhet ta ndërmjetësojnë të gjithë. Në këtë kuptim jam pa komplekse, shfaqem ai që jam. Vlerën nuk e quaj të padiskutueshme, e lë në diskutim. Kam dhe pasiguritë e mia si autor, natyrisht. Kam pasiguri si njeri dhe si artist. Nuk jam akoma i trupëzuar, i kryer. Jam akoma në zhvillim. Kam akoma gjëra për të thënë, akoma mendoj se ka ngjarje që do i shkaktoj vetes, që i kam të fshehura, të papritura. Po të mos i kisha këto, do të filloja të shkruaja ndonjë libër të gjatë, ku do të thosha çfarë do të më kishte ndodhur dhe do të bëja pushime të gjata pastaj.

Atëherë në një “eksplorim” të tillë ekzistojnë për një artist “zona të ndaluara”?

Janë sekrete arti, le të themi. Do të bëj një paralel historik për të ilustruar këtë. Është një shembull i thjeshtë. Kur impresionistët dolën për herë të parë me veprat e tyre, e gjithë bota i mori për kalamaj. Më pas, ata u bënë vlerë. Ata ndryshuan raportin, zunë skenën qendrore dhe të tjerët i kthyen në histori. Në këtë sens, edhe ne, në këto zonat e fshehura, ndoshta dukemi pak jashtë kontekstit në një moment të caktuar. Por më pas kjo do të kthehet në një gjë që konsumohet dhe ambientohet. Domethënë shikuesi e përfton veprën dhe e përdor atë prapa. Vepra kryen funksionin e saj. Në këtë kuptim le ta lëmë si lëvizje idesh.

Së fundmi, cilat janë projektet tuaja të afërta përveç “Onufrit”?

Jam në temperaturë të lartë, ndihem mirë. Nuk jam keq. Jam i eksituar, e kam pak në qejf veten. Është një situatë pak narciziste, por për artistin vlen. Një artist nuk është një shkencëtar i kalkuluar thjesht. Është pak zjarrmi, pak temperaturë, është dhe pak rrethanë që e zbulon artistin, pak pretekst. Është pak një ndodhi që s’ka ndodhur ende, që do të ndodhë. Kjo pasiguri më duket sikur e bën artistin.

Bisedoi: Blerina Goce

Posted in artist, ekspozita | 2 Komentet »

Një krim artistik

Posted by kolektiviza on Dhjetor 19, 2007

Lyhet mozaiku

E Demo Shekulli

Fotoja që po botojmë, i takon gjendjes që kish ruajtur deri para pak kohësh një prej mozaikëve të Elbasanit që ndodhen rrugës për në këtë qytet, nën qiell të hapur. Sot këtë mozaik e kanë fshirë, e kanë lyer. Një vepër arti ndaj të cilës “është kryer një krim”, na tha piktori Maks Velo ai që bën denoncimin publik nëpërmjet intervistës. Kjo foto është realizuar nga Velo dy vite përpara kur punonte për librin “Heroizmi nudo” i cili ka si objekt studimi veprat monumentale në natyrë të realizuara gjatë epokës së realizmit socialist. Ja pse shkatërrimi i mozaikut të Elbasanit që Velo e vlerëson shumë, përbën “një krim artistik” ndaj veprës që shteti duhet ta marrë në mbrojtje si monument kulture.

Çfarë ka ndodhur me mozaikun e Elbasanit?

Të shtunën, më datë 15 dhjetor, duke shkuar për në Korçë nga Kërraba, u trondita, po aq sa kur pashë dikur freskat e Voskopojës të shpërfytyruara. Sa herë zbres nga Kërraba syri më zë tre mozaikë, një i madh që nuk është ndonjë gjë me vlerë, dhe dy të tjerë, më të vegjël, me temë aksionet e rinisë dhe ushtrinë, që janë shumë të bukur. Dhe sa herë zbres, e ngadalësoj makinën për t’i parë me kujdes, për t’i fotografuar. Në një libër për skulpturën që sapo e kam mbaruar “Heroizimi nudo”, kam një kapitull të veçantë për mozaikët që janë në hapësirë dhe në rrugët tona.

Tek një prej mozaikëve të vegjël, me përmasat 2.40m x 1.40m., ka ndodhur një katastrofë. E kanë lyer me të bardhë a me hidromat. Duhet, mendoj unë, të ketë qenë me rastin e festës së ushtrisë sepse ky mozaik me shtatë figura, përfaqëson atë parullën e partisë, “Populli ushtar!” dhe në qendër është një ushtar. Sidoqoftë ishte dhe është një vepër shumë e bukur dhe mendoj që duhet të rikthehet prapë në gjendjen e parë. Me sa më kanë thënë, këtë mozaik e ka bërë një grua, artiste nga Elbasani, aty nga vitet ‘80 dhe ishte një nga gjërat më të bukura që shihje në rrugë, një nga kujtimet më të mira të artit të realizmit socialist.

Çfarë ka të veçantë sipas jush?

Së pari duhet të kuptojmë që mozaiku dhe afresku janë dy ndër teknikat më të vështira në art. Në afresk ne nuk bëmë dot gjë. Punimet që janë bërë në Muzeun Historik Kombëtar ose në Muzeun e Krujës, nuk janë afreskë origjinalë, por të punuar mbi mur të përgatitur, pra nuk është teknika al afresco. Kurse këto mozaikë për të cilët po flas, apo ai i realizuar në Muzeun Historik Kombëtar apo ata të realizuar në Llogara, janë mozaikë vërtet të bukur, të punuar me dorë, me copa guri, Për mua këto duhen shpallur patjetër monument kulture dhe duhet të ruhen nga shteti. Skandali qëndron edhe në faktin që pikërisht në këtë ditë që ne inaugurojmë shkollën e restaurimit me një pompozitet të madh, shkojmë dhe shkatërrojmë veprat e artit. Asnjeri nuk i ngre këto probleme, asnjeri nuk flet një fjalë, shtypi nuk jep asnjë sinjal, udhëheqja e Galerisë as nuk bëhet merak fare, pedagogët e Akademisë e kanë mendjen vetëm për veten e tyre, qendra studimore e Akademisë boton libra privatë. Asnjerinuk shqetësohet për veprat e artit në hapësirë. Pas dëmeve të mëdha kolosale që patëm me vjedhjen e statujës në hekurudhë të Muntaz Dhramit, pas shkatërrimit, prerjes dhe zhdukjes së monumentit të madh kushtuar grave dhe vajzave të Mirditës, po vazhdojmë edhe sot. Ne nuk vemë mend, nga një anë themi të mbrojmë trashëgiminë, kurse nga ana tjetër po e shkatërrojmë trashëgiminë.

A thoni se është dhunë për të refuzuar një epokë, shkaku që në radhën e këtyre veprave që përmendët e pësoi dhe mozaiku?

Duhet të kuptojmë që një popull i cili nuk ruan vlerat e veta artistike është si një njeri që nuk di emrin e vet. Nuk ka kuptim që të mbrosh mozaikun e Butrintit dhe të prishësh mozaikun e realizmit socialist, përndryshe duhet të shkatërrojmë edhe atë mozaik të Butrintit, meqë një ideologji tjetër e ka krijuar. Pra nuk duhet të ngatërrojmë mesazhet ideologjike me vlerat artistike. Këto janë pika referemi të jashtëzakonshme për ne, përndryshe duhet të zhdukim gjithë Elbasanin, shtëpitë ku banojmë, dhe tërë fabrikat.

Këto vepra janë bërë nga njerëzit, ajo ishte një epokë me të mirat dhe me të metat e veta të mëdha. Nuk po dënohen ata që kanë bërë krime dhe dënohen veprat e artit që s’kanë asnjë faj.

Le të gjendet kush dhe me ç’leje apo të drejtë e ka bërë këtë krim. A janë pronarët e kafeneve aty afër, a është bërë nga bashkia e Elbasanit apo është urdhër nga ndonjë idiot nga ministria. Unë nuk di kush e ka bërë këtë gjë. Duhet të dënohet ky akt dhe mozaiku të vihet nën mbrojtjen e shtetit si monument kulture, meqë tre institutcionet tona, Galeria, Akademia e Arteve dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës nuk i konsiderojnë fare si vepra dhe merren me Bienale dhe “Onufër”.

Çfarë vendi zë ky mozaik apo të ngjashmit e tij tek “Heroizmi nudo”

Aty kam përfshirë një kapitull që merret posaçërisht me ata mozaikë në hapësirë me qëllim për t’i vënë në evidencë. Këta mozaikë, ata të Llogarasë, mozaikët e Pallatit të Pionierëve ndaj të cilëve u bë një krim tjetër i rëndë me t’iu rikthyer si vilë trashëgimtarëve të mbretit Zog, këto pra i kam evidentuar, fotografuar dhe kam dhënë mendimet e mia për këtë degë të artit siç ishte agjitacioni ku veç pllakatit përfshihej edhe mozaiku. Ne kemi pasur sukseset më të mëdha në grafikë, në pllakat dhe në artin e agjitacionit figurativ.

Ju kujtova ndër veprat e “Heroizmit nudo”, mozaikun e Pallatit të Pionierëve, sepse ai mozaik nuk dihet se ku është. Familja mbretërore nuk duhej ta kishte lejuar heqjen prej aty. Të gjitha këto raste tregojnë se operohet me shumë lehtësi, se dëmin e bën çdo njeri si t’i bjerë në kokë duke zhdukur vepra që janë një memorje kombëtare, sememorja kombëtare nuk është vetëm në ato depot e galerisë, janë edhe këto jashtë, të cilat janë më me efekt sepse tregon që jemi përkujdesur, kemi bërë vepra arti dhe në rrugë pavarësisht nga ideologjia. E përsëris, njeriu duhet të jetë në gjendje të ndajë mesazhin ideologjik nga vlera artistike e veprave të artistëve të cilët kanë punuar në kushte shumë të vështira ekonomike, por i kanë bërë këto vepra dhe nuk mund t’i zhdukësh në këtë mënyrë. Është një marrëzi e tërë.

Ne nuk bëjmë as skulptura parku, as skulptura në rrugë të mëdha, as mozaikë, as monumente gjatë autostradave të cilat i kemi mbushur me varreza si të vetmet monumente të shëmtuara. Atje ku vritet një person në rrugë, ngrihet një varrezë nga familja. Një ditë ka të ngjarë që gjithë Shqipëria të kthehet në një varrezë gjatësore që nga veriu në jug.

Posted in Arti Publik, artist, bashkëkohësia, hapsira publike | 2 Komentet »

Somewhere far far away

Posted by kolektiviza on Dhjetor 16, 2007

Somewhere far far away


Me video nga Violana Murataj (AL), Dritan Mesarea (AL)
dhe Damir Očko (HR)

E kuruar nga Adela Demetja, artiste dhe kuratore nga Tirana Albania


Ekspozite ne Lothringer 13/Laden

14. Dhjetor 2007 – 2. Shkurt 2008
Hapja: 13. Dhjetor,  8:00 p.m
Lothringer 13/ Laden prezanton punet e tre artisteve te rinj si pjese e programit te Dhjetorit.
“Somewhere far far away” eshte nje ekspozite e cila prezanton dy artiste shqipetare dhe nje artis kroat. Keta artiste te rinj , mendimet dhe llogjika e te cileve e lidhur ngushte me realitetin dhe shoqerine ne te cilen jetojne, paraqesin me punet e tyre nje pjese perfaqesuese te logjikes dhe koncepteve te cilat jane te rendesishme e zhvillimit te tyre artistik.

“Somhere far far away” eshte nje vend qe ne te vertete nuk egziston ne menyre permanente dhe reale. Eshte nje vend ne kerkim te perhershem per cdo artist dhe per cdo qenje tjeter njerezore. Pikerisht procesi I te menduarit, I cili eshte gjithmon ne kerkim te ketij vend perpunohet dhe kthehet ne kete rast ne nje veper arti e cila eshte pjelle e procesit vete. Somewhere far far away mund te jete gjithcka, gjithkund, kurdo por ajo qe ne kete rast e materializon dhe e kthen ne frome te dukshme dhe te kuptueshme , eshte lidhja personale dhe e reale qe artisti krijon me kete vend.
Ne rastin e Violana Murataj, arti eshte nje nevojshmeri e cila rrjedh nga perceptimi I saj individual per boten dhe shoqerine- nje mardhenie unike midis mikrokozmosit te brendshem dhe valeve intensive te cilat vijne nga jasht. Eshte siI te perjetosh nje enderr metafizike te populluar me shprese dhe me deshire positive deri ne kufijt e obsesionit. Metamorfoza e shenderrimit te obsesionit ne detyrim eshte nje nga forcat levizese me te forta si ne jete shtu dhe ne artin e saj. Video „Molla, Zemra, Lulja“ eshte nje reflektim ne vlerat e ndryshme te shoqerise ne te cilen ajo eshte rritur. Nje pune shume intense dhe poetike,tregon e historine e vete egzistences.

Punet e Dritan Mesareas paraqesin experiencen e artistit ne ambjentin ne te cilin ai jeton. Ne punet e tij kombinohet realiteti i jashtem i ambjentit me ndjenjat subjektive te individit rreth realitetit specific te atij vendi.  Ndjeshmeria e artistit , shkrihet ne vepren e artit dhe percillet me tej tek shikuesi nepermjet imazheve te bukura e shume te thjeshta dhe zhvillimit te metejhem emocional. Thjeshtesia e videos ”Pritja” na rikujton ndjesine e te priturit te dickaje qe ne fakt nuk do te ndodhi kurre. Ndjesine e kerkimit te dickaje qe ne te shumten e rasteve nuk e dime as vete se cila mund te jete. Ndjesine e kalimit te kohes dhe krijimin e nje hapsire gjithmon ne rritje midis nesh dhe botes: njezve, kohes dhe qellimit.
Video, film, performance, sculpture dhe musike jane te gjitha mjete qe artist Kroat Dmir Ocko i perdor ne menyre te atille per te fiksuar intensitetin e nje situate tecaktuar. Duke punuar midis caqeve te realitetit dhe fiksionit: ai dokumenton realitetin, nderko qe ne te njejten kohe mban distance kritike ndaj tij. Nepermjet fokusimit ne tranzicionet culturore dhe nepermjet procesit te interpretimit te histories si nje fakt mitik, Damiri kerkon te na beje me te ndjeshem rreth mundesis se egzistences se rrethanave dhe situatave te cilave nuk i druhemi normalisht. Duke i pershtatur mendimet e tije ne nje situate te caktuar, hapsira te ndryshme behen mbartese te aksioneve dhe performancave te inskenuara, te cilat reflektojne ambjentin dhe kohen ne te cilen ato shfaqen. Ne punet e tij me te reja ai adapton nje qendrim poetik, vecanerish efektiv ne terheqjen e vemendjes per te reflektuar re shkuaren, te tashmen dhe te ardhmen, nepermjet personazheve te tij te cilet duken se jetojne ne nje vend te pamundur pavarsisht gjithshkaje tjeter qe ndodh perreth tyre.

Projekti me I fundit I Damir Ockos, I realizuar gjat qendrimit te tij tek TICA (Instituti I Artit Bashkekohor Tirane) trajton nje nga mitet me terheqese te histories se civilizimit- mitin e Tokes se qenurit e sheshte. “Fundi I Botes” eshte nje vend tabo, I cili permes histories eshte transformuar nga nje mit ne nje vend politik. Njekohsisht I mundohet te krijoje nje mardhenie midis vendit tabu dhe vendit real.

Adela Demetja

Posted in artist, ekspozita | Leave a Comment »

Onufri, përzgjidhen artistët pjesëmarrës

Posted by kolektiviza on Dhjetor 15, 2007

Gazeta Shqip 12-15-07

Konkursi Ndërkombëtar i Arteve Pamore hap siparin më 20 dhjetor

Edicioni i 14-të i konkursit ndërkombëtar të arteve pamore, “Onufri”, do të hapë siparin më 20 dhjetor dhe do të qëndrojë i hapur deri më 30 janar 2008. Nën konceptin “Bërë me tradhti”, ky edicion do të kurohet nga Ervin Hatibi dhe Rubens Shima. Dje, organizatorët e këtij konkursi kanë bërë publikë dhe emrat e pjesëmarrësve. Ata janë Francesco Acone (Itali), Luca Bolognesi (Itali), Achim Maximilian Naumann d`Alnoncourt (Germany), Gent Gjikola (Shqipëri), Gent Gjikopulli (Shqipëri), Najada Hamza (Shqipëri), Alban Hajdinaj (Shqipëri), Adrian Isufi (Shqipëri),

Ilir Koka (Shqipëri), Gent Korini (Shqipëri), Miodrag Krkobabic (Serbi), Greta Lamaj (Shqipëri), Olsion Lamaj (Shqipëri), Elsa Martini (Shqipëri), Kader Muzaqi (Kosovë), Bruno Muzzolini (Itali), Lad Myrtezai (Shqipëri), Alek O. (Argjentinë),

Heldi Pema (Shqipëri), Roberta Penzo (Italia), Kilian Ochs & Joschka Steffens (Gjermani), Manuel Scano (Venezuelë),

Tomas Saraceno (Argjentinë), Eduardo Tronchin (Itali),

Eltjon Valle (Shqipëri), Florian Vika (Shqipëri), Lala Meredith Vulaj (UK), Fani Zguro (Shqipëri), Zhaku (Shqipëri).

E konsideruar gjithnjë si ngjarja më e rëndësishme në fushën e artit pamor në vend, ky edicion pritet të sjellë si çdo vit prirjet në të cilat ka kaluar arti. Sipas kuratorëve, koncepti i këtij viti, titulluar “Bërë me Tradhti”, është një lexim tendencioz i mitit të Pigmalionit, i cili kërkon të nënvizojë tensionin e pashmangshëm që shoqëron përballjen e artistit me veprën, kodet komunikuese, shoqërinë dhe anasjelltas. Edicioni i sivjetshëm është konceptuar së bashku me një ekspozitë paralele me vepra të përzgjedhura nga fondi i Galerisë Kombëtare të Arteve, me titull “Nën emër të popullit”. Sipas kuratorëve, te kjo ekspozitë do të ketë “dekolazhe tradhtish ose heroizmash nga historia e popullit shqiptar në shekuj”.

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, artist, ekspozita | 4 Komentet »

Vladimir Myrtezai, në një rrëfim për pikturën, besimin, dashurinë

Posted by kolektiviza on Dhjetor 8, 2007

Shqip 12-8-07

Ti je një tradhtar i madh dhe që tradhton përditë…

Vladimir Myrtezai, në një rrëfim për pikturën, besimin, dashurinë

“Ka një të vërtetë që pashmangshmërisht në një mënyrë unë jam i lidhur në këtë vend dhe shpesh përpjekja për t‘u çliruar prej tij ka qenë dhe në njëfarë mënyre historia e veprës që rrjedh nga mjedisi ku dhe je investuar, ke marrë shenjat dhe me anë të kulturës që merr përpiqesh të hapësh pellgun e refleksioneve dhe mbi këtë vend dhe me siguri që në një lidhje të gjatë gjërat marrin e japin përpos ideve dhe formën e të vetëshprehurit në rezonancë me këtë lidhje”. Kështu i përgjigjet artisti Vladimir Myrtezai pyetjes lidhur me atë çfarë gjen në këtë vend. Profesor dhe piktor Myrtezai një nga artistët interesantë pas viteve ‘90-të vjen më poshtë në një rrëfim disi të gjatë provokuar nga koncepti kuratorial i konkursit të sivjetshëm “Onufri”, “Tradhtia në art”.

Mund të na flisni pak për projektin me të cilin do të
merrni pjesë në konkursin “Onufri”? Sa ju ka provokuar
koncepti kuratorial dhe çfarë është për ju “tradhtia
në art”?
Termi “tradhtia në art” për mua qe një sinjal provokues që do të ngrihej një formë provokimi në një territor të favorshëm, në kohë që do të sillte një larmi qëndrimesh nga më të papriturat, gjë që e ndjej që do ndodhë. Pavarësisht raporteve disi formalë me njërin nga kuratorët, që më ftoi në këtë kompeticion, më tërhoqi fakti që në konfidencë më tha që duhet të jesh në konceptin tim pasi ti je një tradhtar i madh dhe që tradhton përditë. Në përgjigjen time i dhashë të kuptojë që unë tradhtoj hapur dhe shpesh. Dhe do t‘ia shpjegoja pse?

“Tradhtia” qe për mua menjëherë një skan i madh në koncept i transpozicionit të individit në një shoqëri postraumë. Do të thotë një përhedhje e hapur drejt një shformimi që vjen si aksion i kundërt i formimit të deridjeshëm, aktorë të së cilës qemë të gjithë pa përjashtim. Bile ca më shumë në perceptimin tim ne do ishim të gjithë pacientë të një transpozicioni shoqëror, ku do të ndjenim simptoma, viruse dhe arrati të papara nga vetvetja. Shformime që rridhnin nga një status historik i gjithsecilit dhe një tendencë riformatimi gjithëkaq kaotike dhe gjithsecili në një proces pastrimi dhe lufte për t‘u ripastruar shpirtërisht në një garë ku herë groteske, herë e dhimbshme dhe herë agresive e bën këtë ndryshim një lëndë, ku në të shumtë me pak inteligjencë do përdorej në tregun e artit dhe në koncepte të reja nga artistë.

Skenat e reja të kësaj postraume do të qenë mjaft ushqim i mirë për artistë të rinj tashmë në Evropë, të cilët shfrytëzuan pjesët kaotike në koncepte inteligjente që rridhnin nga kjo situatë post. Një shoqëri që vuan nga keqkuptimi, nga keqpërdorimi human dhe nga paradokse e nonsense të mjafta për qëndrime të karakterit ekzotik për tregun e artit. Një vend ku me një shpejtësi rrufeje nga një shumë pozitiviste që sollën në një farë mënyre rrëzimin e një sistemi totalitar, ku të shumtë për metër katrorë qenë poetë piktorë doktorë, janë po këta që në transpozicionin politik me pamëdyshje u afruan në shërbim të politikës dhe të përdorur nga politika si një tradhti e madhe, ku për hir të kësaj tradhtie në vend të thellonin, me misionin e tyre të ëndërruar u shformuan duke na sjellë mbingopje të një mesatareje e formatimi të pakryer të tyre.

Në një vend ku instrumentet e reja të politikës bëjnë të mundur që shfaqja më e rrallë të ketë në qendër protagonistë në sajë të këtij transpozicioni. Të hipin në majë të drejtimeve të shoqërisë jo me një radhë të një elite të supozuar dhe të testuar në opinionin si vlerë publike reale, por një anonimat njerëzish a menaxherësh modernë, duke shtuar dhe më nonsensin dhe kaosin. E gjitha dhe për shkak të një politike ndarëse jo kah vlerat, por kah interesave meskine të çastit për të përfituar kapital të përdorshëm politik

Duke u nisur sërish nga kjo temë, “tradhtia”, cila
është marrëdhënia që ju keni me këtë fjalë në punën
tuaj krijuese?
Ricikël për të provokuar vetveten në pasqyrën e madhe të ndryshimit. Tradhtia si një nivel paqëndrueshmërie që riforcon atë që ke pohuar më parë, LEVIZJEN.

Unë e përjetoj një ndërhyrje arti si një rrethanë që e prodhon imazhi dhe fantazia. Në koshiencën time janë të rreshtuara në formë shenjash ndjesi të shumta që bëjnë të pranishme një rrethanë të përcaktuar. Këto shenja të ndryshme në formë vijnë të kanalizuara në copëza fragmentesh, që në të shumtë humbasin kuptimin fillestar dhe merr me dashje a jo trajtën e procesit dhe ndryshimit. Pikërisht ky transform është objekti i veprës dhe moment i kryer si shprehje arti. Unë këtë transform e shtrij në kohë në shenjë, traversë emotiviteti që e formon ndryshimi. Dimensioni që e zbulon këtë shenjë që unë kryej nuk përbën një rëndësi për mua. Mendoj që vetë aksioni i shikuesit mbi shenjën e afruar dhe qëndrimi i ri ndaj saj dimensionon ndryshueshmërinë që unë kam kryer tashmë. Çdo ndërhyrje e imja vjen nga një lëvizje e vazhdueshme identifikimi, pa e kërkuar ta ndërgjegjësoj si strukturë, por duke e rimodeluar në zona që më duket që e zbuloj

Humusi i bollshëm në ndërvarjet e senseve që afron termi tradhti te një artist shkakton ndërvarje të shpejtë me pjesë të identifikimit dhe përjetimeve që do të ngjallnin provokime të pafundme në nënregjistrat e ndjeshmërisë dhe të formulimit multikulturor të artistit. Në raportet e vendosura në rregullin njerëzor dhe në përjashtimin e këtij rregulli. Në pohime të gjata të identifikimit të qenies njerëzore në një raport të drejtë apo të zhdrejtë ndër vedi. Në eksperiencat e personalizuara të gjithsecilit në raporte me kodet e etikës apo me shformimin e kodeve të natyrës humane. Në artikulimet e të ashtuquajturave drama njerëzore, sipas një modeli dhe në të kundërt të një modeli krejtësisht të kundërt. Në poligaminë, monogaminë, e të tjera qëndrime që do ta pasuronin këtë event.

Kritikë të ndryshëm të artit shohin çdo ditë e më
tepër një largim nga ajo çfarë është shpirtërore në
art dhe afrim drejt tendencave që në një farë
mënyre janë artificiale. Ju si e shpjegoni këtë?

Kjo ka të bëjë me një keqkuptim të madh kundrejt asaj çfarë sot afrohet në art apo më saktë çfarë qëndron në avangardë të artit.
Çdo qëndrim i kësaj natyre nuk ka të bëjë veçse me modelin krijues që qëndron brenda secilit kritik a krijues. Procesi krijues a vepra e artit nuk se ka sinorët përcaktues në kohë e hapësirë. Ajo është një hipotezë, një ide, një përjetim që merr formën e mediumit që afron pasi do duhet të kemi kuptuar që nuk do mund të luhet vetëm dhe me mjete tradicionaliste të mjeteve të shprehjes. Për këtë duhet të jemi të kthjellët që ndryshimin ndërmjet epokave historike të zhvillimit të artit vjen po nga situata krejtësisht shpirtërore, pavarësisht mjeteve me të cilat afrohet vepra. Shumëllojshmëria e shprehjes vjen si rezultat dhe i bashkërendjes mes shkencave, sistemeve globale dhe rritjes e thellimit në një subjektivizëm të sofistikuar të truallit njerëzor ne do duhet të zbulojmë apo të kodifikojmë këto marrëdhënie përmes intelektit tonë. Ka ndryshuar dhe objekti i artit, kodet estetike të saj, shumëllojshmëri në kahet pozitiviste në favor të qenies humane, por dhe negativiste si energji që i shërben po njeriut të zbulojë qenien homosapientin. Ne duhet të jemi në sprovë ndaj kërkimit pa limit dhe ta testojmë hipotezën tonë mendoj unë.

Si do ta gjykonit pikturën dhe punën tuaj gjatë
viteve? Çfarë kanë ndryshuar vitet në mënyrën tuaj
të të pikturuarit apo të të gjykuarit?
Shtratlëvizur si një tradhtar i palodhur në favor të ndryshimit, me dyshime të mëdha ndaj vetes, por me ndjesinë dhe ngazëllimin e një njeriu joheroik, ku në të shumtë s‘është dhe aq i sigurt, por që tenton të shfaqet dhe ka kurajë të përkrahë hapur gjëra që mendon hapur dhe të mos e llogarisë shpenzimin e energjive të tij për këtë. Me vëmendjen për ta kapur veten në befasi të reja të aventurës së krijimit në një rrugë të mundimshme e të shqetësuar. Kam fazat e të të rikthyerit për të ndjerë lëvizjen e kryer ku shpesh ka mall për shenja për histori, për zhgënjime të ndodhura dhe miq që s‘janë më.

Ku beson një artist?
Dhe në një gur me të cilin e lidh një kontekst i nëndheshëm.

Çfarë është dashuria për një piktor? Ku takohet ai
me të?

Është krejtësisht njerëzore dhe e pambrojtur. Bën shenja e merr dhe harbohet irracionalisht në mënyrë të pazakontë e të shthurur. Nuk ka formë dhe pranon me gjithsej.

Si do ta vlerësonit jetën tuaj si krijues në
Shqipëri? Cilat janë hapësirat që ju mbushin dhe ato
çfarë që mungojnë?

Ka një të vërtetë që pashmangshmërisht në një mënyrë unë jam i lidhur me këtë vend dhe shpesh përpjekja për t‘u çliruar prej tij ka qenë dhe në njëfarë mënyre historia e veprës që rrjedh nga mjedisi ku dhe ke investuar, ke marrë shenjat dhe me anë të kulturës që merr përpiqesh të hapësh pellgun e refleksioneve dhe mbi këtë vend dhe me siguri që në një lidhje të gjatë gjërat marrin e japin përpos ideve dhe formën e të vetëshprehurit në rezonancë me këtë lidhje. Dhe në momentin që unë dua të thyej një tabu a do të duhej të jap një shenjë kundër kësaj lidhjeje do të qe një reagim për shkak të këtij vendi.

Për atë se çfarë mungon këtu, unë them mungojnë modele të buta në hierarkinë e njerëzve inteligjentë, komunikim më i thellë e i vërtetë ndaj ndjeshmërive të artit, jo nxënës shembullorë në rreshtimin për t‘u bërë kopila politikanë, më shumë njerëz, më shumë të zotë, për të jetuar me dinjitet dhe më shumë ndjeshmëri për ta pranuar të pazakontën, qoftë dhe në formë tradhtie.

A mund të flasim sot për artistë të rinj apo të
vjetër, apo thjesht për artistë?

Ka thjesht artistë dhe jo të tillë. Unë jam në një mjedis të tillë ku e bëj me lehtësi dallimin. Artistët për mua në një përcaktim disi romantik janë fëmijët e së ardhmes.

Si do ta gjykonit jetën e artit pamor në Shqipëri,
kryesisht atë çfarë është prodhuar këto vitet e
fundit?

Do më lejosh të them pozitive. Pati një moment luhatje dispozicione të natyrshme që i propozojnë lëvizjet e reja, por sot ka kompeticion dhe lëvizje për të mos qenë pesimistë.

Ku e sheh veten Lad Myrtezai pas 10 vitesh?

A… në shumën e ëndërrimeve që i propozoj vetes kam luksin të them që do më duhet një studio në periferi, e madhe, një haur a ndonjë stallë e braktisur, ku të vazhdoj riformatimet e mia pak më qetë, për të dëshmuar dhe më formën time të lumtur për zgjedhjen që mora përsipër në këtë jetë. Që i gjithë ky investim i madh shpirtëror të marrë formën e tij për t‘u dëshmuar, e më pas miq të mirë e libra për të shkruar, për ta rrëfyer këtë prekje disi relative me atë çka unë e konsideroj formë të jetuari, refleksione a dashuri të pakryera që na sillen nëpër kokë.

Si i lexoni kritikat dhe cilat duhet të jenë
marrëdhëniet që një artist ndërton me to?

Në këtë binom marrëdhëniesh unë ndihem në qendër, pasi jam më pranë hallit që përpiqem ta bëj prezent. Sot ka mënyra dhe forma si një shkencë e re për ta menaxhuar produktin që ne afrojmë dhe në këtë zgjedhje unë përpiqem të kryhem dhe ta lë një shenjë pavarësisht nëse dikujt nuk i ngjall ngazëllim kjo punë.

Posted in artist, bashkëkohësia | Leave a Comment »

Ankthi i të qënurit vonë

Posted by kolektiviza on Dhjetor 7, 2007

Shekulli 12-7-07

Ekspozita

I ndodhur në një kontekst të paqartë, ka frikë të jetë vonë. Një gjendje e ankthshme, që rrjedh nga historia. Artisti kosovar Jakup Ferri është një nga artistët që hapin sot në Londër, ekspozitën “Kthimi i artit të vdekur”. Një paraqitje në video e vizatime, ku shpreh ndjesinë e tij në mënyrën ironike. “Ndoshta jam vonë sepse gjithçka është thënë dhe bërë”. Një pyetje dekurajuese që bëhet zakonisht në vendet që ndihen vonë. Kjo e ka frymëzuar Ferrin që të ironizojë “Jemi vonë e çfarë pastaj? Fransis Bacon e ka thënë dikur këtë i ulur mbi shpatullat e një gjiganti, xhuxhët mund të shohin shumë më tepër”. Në videon e quajtur “Tri virgjëreshat” filimisht paraqitet Yoko Ono dhe John Lennon tek thërrasin njëri-tjetrin në emër e më tej thërrasin emrin “Jakup! Jakup!”. Është një ringjallje e thënies së vjetër “Nomen est omen” (Emri është një shenjë), apo përpjekje për të gjetur vendin ku të vonuarit qëndrojnë mes yjeve?. Në videon “Mos i thuaj askujt”, Ferri paraqitet tek numëron kokrrat në një kile oriz. Një mënyrë mesjetare e përdorur gjatë argumentimit të temave të “nxehta”, siç ishte numri i ëngjëjve. Por nëse atëherë kishte një qëllim, në kohët moderne nuk ka ndonjë syresh. Në punën e titulluar “Made in Kosovo”, Ferri edhe një herë shpreh ndjesinë e tmerrshme të të qeniet shumë vonë. Në Evropën Lindore artistët nuk janë të mbështetur nga shteti, por as nga tregu. Ata vetëm mund të ëndërrojnë ndonjë sukses si ai i Jeff Koon. Sipas “esternalleance-neës”, bashkë me Ferrin në ekspozitën “Kthim i artit të vdekur” marrin pjesë edhe artistët Rafani nga republika Çeke, gjermanët Todosch Schlopsnies dhe Oliver Pietsch, meksikani Gabriel Acevedo Velarde dhe anglezi Jim Hollands.

……………….

per me shume ndiqni kete lidhje.

Posted in Kosovë, artist, ekspozita | 3 Komentet »

Edi Hila me vizatime të pashfaqura

Posted by kolektiviza on Dhjetor 5, 2007

Shekulli 12-05-07

Duke thare parrullat
Loje me thaset e cpuar; 1975

Nesër pasdite (6 dhjetor) në orën 18.30, në galerinë e re “Zeta”, piktori Edi Hila prezanton në ekspozitën personale edhe një cikël veprash të hershme që nuk i ka ekspozuar kurrë. Për këtë arsye edhe ftesa e “Zetës” njofton që me titullin e ngjarjes “Vizatime të pashfaquna 1970-1989″. Është pikërisht kjo periudhë kur piktori i njohur dhe një nga më të talentuarit e brezit të vet, kalon një periudhë të vështirë personale dhe profesionale, pasi e largojnë nga rrjedha e jetës normale me pikturën dhe rrethet artistike. Kjo ishte kohë kur regjimi do të ndëshkonte shumë artistë që nga dënimet me burg e deri tek puna e detyruar apo heqja e lejes krijuese. Ai ka realizuar edhe një kartolinë që ka për figurë një nga vizatimet e kësaj kohe të cilat Hila në gjuhën e folur i quan “punët e pularisë”, sepse u realizuan pikërisht atëherë kur u detyrua që “të rehabilitohej” duke punuar jashtë zanatit të tij. Është akuarel befasues që mban titullin “Lojë me thasët e shpuar” dhe është realizuar në vitin 1975.

Në faqen e pasme pedagogu i Akademisë së Arteve, Zef Paci, i cili ka bërë një analizë të shkurtër në katalogun e ri të veprave të Hilës, shkruan: “Këto punë nuk u realizuan me idenë për t’u ekspozuar, por si një antidot për t’u çintoksikuar, për të mbijetuar duke u rrekë për të ruejtë kthjelltësinë si në aspektin njerëzor dhe në atë artistik”.

Edi Hila u lind në Shkodër, më 1944. U diplomua piktor në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë vitin 1967. Më 1991 nis të japë mësim në Fakultetin e Arteve Vizuale dhe dy vjet më pas është dekan i tij. Hila ka një kurrikulë të pasur artistike. Personalisht ka ekspozuar në Karlsruhe, në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, në Aud Gallery në Berlin, në Galerinë Cobra në Bruksel etj. Është disa herë fitues i çmimit të parë dhe të dytë në edicionet e konkursit ndërkombëtar “Onufri”.

Posted in artist, ekspozita | 5 Komentet »

Irgin Sena – Fituesi i Cmimit Ardhje

Posted by kolektiviza on Dhjetor 4, 2007

Instituti i Artit Bashkëkohor në Tiranë në bashkëpunim me Fondacionin për Shoqëri Civile shpall fituesin e rezidencës artistike 6-javore në Nju Jork. Mes 7 artistësh konkurrentë, fiton Irgin Sena

Irgin Sena është artisti i ri shqiptar që fitoi të drejtën e 6 javëve rezidencë në Nju Jork. Shtatë artistë të rinj u vunë në garë për çmimin e Artit Bashkëkohor “Ardhje 2007″, ideuar nga Instituti i Artit Bashkëkohor në Tiranë (TICA) në bashkëpunim me Fondacionin për Shoqëri Civile në Nju Jork. Punimet në pikturë, fotografi dhe videoart të konkurrentëve Theodoraq Napoloni, Yllka Gjollesha, Genti Gjikopulli, Leonard Qylafi, Era Tula, Fani Zguro dhe Irgin Sena u prezantuan mbrëmë në Galerinë e Akademisë së Arteve të Bukura ku u shpall edhe fituesi. Sipas njërit prej drejtuesve të TICA-s, Edi Muka, përzgjedhja erdhi si rezultat i një pune të gjatë. “Fillimisht hartuam një listë të gjatë emrash atistësh të rinj që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri. Pas një muaji kemi zhvilluar takime me ta, kemi vizituar studio me qëllim që të mos shikojmë një apo dy punë që në mënyrë të rastësishme janë ekspozuar diku, apo janë të suksesshme sepse ndodh, por për të krijuar një ide në vazhdimësi”,- thotë Muka. Në pamje të parë duket se punët e ekspozuara kanë lidhje mes tyre. Nuk bëhet fjalë për mediume e stile, por për një frymë të përbashkët reagimi. Në punët e tyre zë vend Tirana, kaosi i ndërtimeve, dhunimi i fasadave nga posterat elektoralë… Sipas Mukës, arritja në këtë përfundim nuk ka qenë një qëllim me vetvete, madje organizatorët nuk kanë kërkuar mbi bazën e një koncepti. “Ndodh që vetvetiu një pjesë e mirë e tyre reagojnë ndaj Tiranës, ndaj pushtetit. Janë të kujdesshëm të tregojnë shumë poezi në punë, të kenë aspekte të forta estetike, që janë bazë për ngritjen e artit pamor. Kështu që lidhjet janë të vetvetishme, por jo të qëllimshme nga ana jonë. Individualisht ata janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri”, – vazhdon Muka, teksa shton se fakti që artistët, sidomos ata të rinj, nuk janë pasivë ndaj asaj çka ndodh rreth tyre është e rëndësishme për zhvillimin e arteve pamore. Sa i përket titullit “Ardhje”, ai thotë se bëhet fjalë për një metaforë, që lidhet me moshën e re të artistëve që konkuruan për këtë çmim, por edhe me procesin e krijimit artistik, që në vetvete përbën një lloj ardhjeje, që në momentin kur artisti fillon mendon, reagon deri tek prodhimi. Por më së shumti “Ardhja” lidhet me promovimin e artistëve të rinj, të atyre që po shfaqen në skenën e artit bashkëkohor shqiptar dhe që ka nevojë për mbështetje që të mund të shprehet dhe të zhvillojë projektet e tij. “Në këtë aspekt e gjithë struktura e çmimit synon mbështetjen e drejtpërdrejtë të tyre. Kur je në fillimet e karrierës, të shkosh në Nju Jork është një eksperiencë mjaft e mirë, një shans që nuk jepet lehtë në jetë, jo vetëm për artistët shqiptarë, por edhe ata të huaj”. Fituesi u shpall pas përzgjedhjes së jurisë e përbërë nga kuratorja Eleni Laperi, prof. Zef Paci dhe gazetarja Elsa Demo. Ngjarja gjeti mbështetjen edhe të Ambasadës Amerikane dhe Akademisë së Arteve të Bukura. Çmimi për Artin Bashkëkohor “Ardhje”, është një tjetër përpjekje e TICA-s për zgjerimin e strukturave që ofrojnë një mbështetje të vazhdueshme për artistët shqiptarë si dhe për rritjen e zhvillimit të dialogut dhe shkëmbimeve me artistë dhe profesionistë nga rajoni dhe bota. Sipas Mukës interesimi i artistëve për të marrë pjesë në veprimtaritë e institutit vjen në rritje dhe tashmë drejtuesve u del si detyrë të thithin të tjera fonde që bëjnë të mundur ofrimin e rezidencave dhe çmimeve për artistët.

Intervista

Potencialet e objekteve të parëndësishme

Një……………………… ri reflekton për turmat

Me një reflektim mbi raportin e turmës me liderët dhe një tjetër mbi reaksionet që shkaktojnë në jetën e njeriut faktorët e jashtëm, Irgin Sena fitoi çmimin “Ardhje 2007″, që i ofron 6 javë rezidencë në Nju Jork. I diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, Sena ka thelluar studimet më tej në Nju Jork dhe në Karlsruhe të Gjermanisë. Ka marrë pjesë në një sërë ngjarjesh artistike brenda dhe jashtë Shqipërisë. në konkursin në fjalë ai u paraqit me dy videoarte, “Prekja elektrike” dhe “Pa titull”.

Në njërën prej punëve fokusohesh tek lëvizja e një shpejtësimatësi, ç’ju ngacmoi tek ky objekt?

Një pikëpyetje mbi varësinë tonë ndaj situatave. Tregon si gjendja, reagimet, mendimet varen nga kushtet e jashtme. Nga ana estetike është ideja e marrjes së një objekti shumë të vogël, i cili është i njohur, por i parëndësishëm në vetvete për ne, kompozimi i tij në ato dimensione, në raport me gjithë kuadrin, varësia e objektit artistik pikërisht prej lëvizjes së tij. Ky objekt kthehet në vetvete në diçka unike, pra nuk është thjesht një shpejtësimatës. Kjo video lidhet edhe me punë të tjerat e mia, në të cilat marr ndonjë objekt apo situatë jo shumë të rëndësishme, që nuk përbën ndonjë temë apo ngjarje të madhe, por që në vetvete ka disa potenciale që shërben për të shprehur diçka tjetër.

Ndërsa videoja tjetër është një reflektim mbi “turmën”…

Është një hulumtim mbi marrëdhëniet e turmës dhe liderëve, njerëzve të famshëm, “starëve”. Këto marrëdhënie vihen në dukje, jo përmes atyre mjeteve që ne njohim, siç është komunikimi verbal, apo zëri, por përmes një efekti tjetër, që është drita. Duke qenë se jam më i interesuar për turmat jam fokusuar mbi ta, ndërsa pjesa e “famshme” nuk është e dukshme, por prezenca e tyre ndihet përmes dritës dhe si kjo e fundit krijon një situatë jo reale. Në fillim shfaqen disa linja jeshile që njerëz të ndryshëm e kanë perceptuar në forma të ndryshme, herë si pyll, herë si bar, por në fund shfaqen njerëz. Është i njëjti subjekt që krijon imazhe të ndryshme, pikërisht nga efekti i dritës.

Fillimet e tua janë si piktor, ndërsa këtu paraqiteni me dy video, është kjo “shkëputje” e përkohshme nga peneli?

Duke punuar kam ndjerë nevojën e imazheve të lëvizshme. Kështu ishte fillimi im me videon dhe fillova të punoj me të. Nuk kam ndonjë mendim apriori mbi mediumin, pasi në fund të fundit ajo që ka rëndësi është ajo çka do të shprehësh me anë të tij. Kështu që e lë opsionin e hapur për çdo lloj mediumi, edhe pse kohët e vona kam përdorur videon. Arti ka fituar një lloj pavarësie, ku artisti ka në dorë një shumëllojshmëri mjetesh dhe estetikash, të cilat i përdor si ai do.

Ç’mendon për pjesëmarrjen e vetë artistit në situatën artistike që krijohet?

Shpesh herë ndodh, sepse gjërat janë të lidhura me një kontekst të caktuar, ku edhe autori bën pjesë. Besoj që nuk është vetëm objekti artistik që artisti prodhon, por i gjithë konteksti që shfaqet dhe ku operohet.

Për çfarë do të shfrytëzoje rezidencën 6- javore në Nju Jork që sapo fitove?

Që pas viteve ‘50 Nju Jorku vazhdon të jetë qendra e rëndësishme e lëvizjeve bashkëkohore dhe ngjarjeve të mëdha. Kjo e bën të dëshiruar për të gjithë artistët, për të parë se si gjërat ecin, funksionojnë. Absolutisht është diçka shumë e mirë.

Çfarë mendon për atmosferën në artin bashkëkohor shqiptar?

Faktikisht ka disa të rinj që realizojnë punë shumë të mira. Kjo është një situatë shpresëdhënëse, sepse pavarësisht kushteve (të gjithë e dimë se sa i favorizuar është arti dhe sidomos ai bashkëkohor) ka akoma disa që punojnë dhe rezultatet janë të mira. Kjo të shtyn të kesh shpresë, sepse nuk është thjesht çështje të punuari, por të qenurit aktual.

Mendon se ka një tendencë drejt një arti të “angazhuar”, që reagon ndaj ngjarjeve politike, apo shoqërore?

Është qasja më normale e një artisti, pasi jeton në një kontekst social politik të caktuar. Normalisht një njeri me ndjeshmëri nuk mund t’i anashkalojë, pavarësisht se format e të gjykuarit e të analizuarit të këtyre fenomeneve janë nga të ndryshmet.

Posted in artist, rezidence | 20 Komentet »

Artisti përballë veprës së tij

Posted by kolektiviza on Dhjetor 3, 2007

Edison Ceraj

Shqip 12- 03-07

Fakti jo krejt i mirënjohur se arti shtrihet në kohë, nuk nënkupton/nënpërçon që është i rastësishëm apo diç kalimtare, e aq më pak të qenit një iluzion mashtrues. Duke qenë se numri i përvojave të njeriut nuk është i pafund, mundësitë e ekzistencës zgjerohen përtej fantazisë njerëzore dhe është pikërisht arti që mund ta sfidojë këtë shumësi faktesh ekzistenciale, jo duke i mohuar ato, por duke vendosur një lloj baraspeshe që këto fakte të mos merren si qëllim i fundmë. Këtu nuk bëhet fjalë se kush është më i aftë, arti apo natyra (megjithatë artisti nuk krijon ex nihilo), çështja duhet ta kapërcejë– këtë dimension, ngaqë kemi të bëjmë me dy botë ku nuk është i arsyeshëm (madje, duke mos përjashtuar as arsyetimin romantik) krahasimi, sepse ky fenomen më tepër ndjehet, se sa argumentohet përmes fakteve empirike. Në përgjithësi, çdo hulumtim do të na çonte drejt përfundimit se arti buron nga një realitet transhendent, ndërsa natyra demonstron sakaq imanencën.

Duke përsiatur mbi këtë veçanti të mahnitshme dhe mbinatyrore të artit, që është pasojë e burimit të tij metafizik, do mund të kuptojmë se veprat e artit si dëshmi të prekshme në botën e gjësendeve nuk janë qëllimi madhor i artit. Në fakt, qëllimi është akti sublim i krijimit, ndërsa vepra është thjesht rezultati i pashmangshëm. Arti në thelb ka synimin, i cili gjendet në thellësinë e botës së shpirtit dhe jo së jashtmi në botën kalimtare, ku çdo gjë tjetërsohet aq shpejt. Asgjë nuk është kusht që arti të ekzistojë si i tillë, bile as vetë vepra që e përfaqëson. Ai mbetet ai që është edhe pa këtë “ndihmë”. Jashtë këtij statusi arti (krijimi) nuk mund të jetë ai që është. Matisse-i, kur pikturonte ruante njëfarë distance nga kuadri përmes penelit të tij të zgjatur. Ndërsa, nga vitet e fundit të jetës priste me gërshërë copa letrash me ngjyrë dhe i bashkëngjiste me copa të tjera si përjetime të posaçme. Pollock-u pikturonte duke ecur dhe duke hedhur ngjyra pa masë e pa kriter mbi kanavacat me përmasa të mëdha. Duchamp-i e zgjeron veprimtarinë e artistit duke marrë objekte (ready made) nga rutina e përditshmërisë dhe duke i ekspozuar në galeri, ku ekspozoheshin vetëm vepra të punuara nga dora “e magjishme” e artistëve ndër shekuj. Edhe kanavaca njëngjyrëshe mund të kuptohet si një mohim i qetë e po aq tronditës i botë së jashtme. Ndërsa pianisti amerikan, John Cage, në një shfaqje performon para publikut kompozimin “4 minuta e 33 sekonda” që, për kaq kohë qëndron përpara pianos dhe nuk prek asnjë tastë. Njësoj ndodh edhe në disa drama ku heshtja zë një vend kyç, sepse ajo shndërrohet në një burim krahas frymëzimit fillestar, prej të cilit mund të pritet shumëçka. Madje, Majerholdi shkon edhe më tej, duke propozuar teatrin në të cilin të luhej vetëm një vepër, fjala vjen “Hamleti”, të cilën do ta vinin në skenë regjisorë të ndryshëm dhe si pasojë do kishim përherë një dramë “të re”. Këto akte na bëjnë të kuptojmë edhe më thellë se, në thelb, pendimi, turpi, shpresa, intriga, pikëllimi, nuk janë ngjarje, por përjetime. E tërë kjo s‘ka pse mos të jetë e mundshme, mjafton të theksojmë se artin nuk e përfaqëson vepra apo veprimi, por e përfaqëson jeta e brendshme e artistit dhe nga ana tjetër personaliteti i tij. Ama, me një kusht: ky personalitet është i mundshëm vetëm atëherë kur është e mundshme liria. Realiteti që përvijohet nga ky parim është pikërisht përftimi ndryshe i veprës artistike nga publiku dhe ndryshe nga artisti, jo vetëm për faktin se dallimi mes krijimit dhe shikimit është shumë i madh, por për një fakt tjetër, që ekziston përtej fakteve të njohura.

Kur flitet për një vepër, pa dyshim që është folur edhe për atë që e bëri. Gjithherë veprat e artit kanë manifestuar botën e brendshme e të njëmendët të artistëve. Prandaj dhe, edhe në zhargonin e përditshmërisë shpesh themi: Durer-i, Rembrandt-i, Chagall-i etj., në vend të citimit të titujve të veprave të tyre. Picasso thoshte: “Nuk është e rëndësishme ajo që bën piktori, me rëndësi është kush është vetë piktori”.

Posted in Akademia e Arteve, artist, bashkëkohësia | Leave a Comment »

Garibaldi i zi i Sislej Xhafës

Posted by kolektiviza on Dhjetor 2, 2007

01/12/2007 Gazeta Shqiptare
• Alban Muja

Galeria e artit modern dhe bashkëkohor në Bergamo ka prezantuar veprën më të re të artistit kosovar, Sislej Xhafa. Prezantimi i veprës ‘Giuseppe’ u bë më 25 nëntor, në Kuvendin e Bergamos, gjegjësisht në sallën e konferencave të pallatit Frizzonin. Artisti kosovar veprën, ‘Giuseppe Zezak’, gjegjësisht figurën e heroit kombëtar italian, Giuseppe Garibaldi, e realizoi në mermer të zi. Xhafa skulpturën ‘Giuseppe’ e realizoi në madhësi 162 centimetrash, dhe ajo në njërën dorë mban një qese, përderisa tjetrën e ka plot sheqer. Në këtë mënyrë ‘zezaku’ Giuseppe kërkon kalin e tij të humbur. Krijimi i veprës së Sislej Xhafës u përputh edhe me njëqindvjetorin e ekzistimit të kompanisë së mermerit Remuzzi Marmi Snc, ndërkaq me këtë rast ajo iu dhurua Galerisë së Artit Modern dhe Bashkëkohor në Bergamo. Në përvjetorin e familjes Remuzzi, e cila që nga viti 1907 kontribuoi në ridefinimin e pamjes arkitektonike të Bergamos, kompania shprehu vullnetin e mirë që të lë shenjën e saj edhe në trashëgiminë e komunitetit dhe historisë bashkëkohore, duke gërshetuar kështu një dialog mes Galerisë së Artit Modern dhe Bashkëkohor të Bergamos dhe Akademisë të Arteve të Bukura Carrara. Plani i lindur nga ky dialog kishte paraparë që qytetit t’i falet vepra e Sislej Xhafës, e realizuar edhe me pjesëmarrjen e studentëve nga Akademia e Arteve të Bukura, Luca Resta dhe Gjokë Gojani, të cilët pastaj edhe kishin marrë pjesë aktivisht në krijimin e skulpturës. Sislej Xhafa, nga ana e tij, kishte pranuar me entuziazëm që të konceptonte punën e qytetit të Bergamos, duke menduar që me këtë rast të krijonte skulpturën e Giuseppe Garibaldit në madhësi natyrore, fillimisht të realizuar në versionin e terakotës në vitin 2003, të cilën edhe e propozoi për realizim në mermer.
Në dyqindvjetorin e lindjes së heroit në ‘City of the Mille’, krahas Gariballdit, Xhafa e mendoi edhe metaforën e kërkimit të identitetit – sot në ridefinim të vazhdueshëm dhe përmes së cilës ndeshen njerëzit e kulturave të ndryshme, e jo atë se sa shumë Garibaldi është ‘Hero i Dy Botëve’. Pra, vetëm një njeri i zakonshëm, prej nga edhe vjen emërtimi i veprës. Skulptura faktikisht nuk është monumentale, por vetëm një figurë me dimensione reale, përfshirë këtu edhe studimin e kalit të Garibaldit. Kjo për artistin paraqet simbolin e rrëshqitjes së kohës, gjegjësisht ndryshimin, ose kuptimi tjetër, se si Garibaldi u përpoq ta gjente përsëri kalin e humbur. Ky projekt i Xhafës, fundja sikurse edhe shumë vepra të tij të realizuara deri tani, sërish do të ngrejë pyetje të rëndësishme, duke vënë kështu në dyshim aurën e shenjtë të vendeve të artit, nevojën e të menduarit për marrëdhëniet ekonomike dhe nxitjen për t’u bashkuar, si një model yni bashkëkohor. Nga ana tjetër, ky projekt sërish do të nënvizojë edhe fuqinë e melankolisë dhe ndriçimit, aspekte këto që edhe i karakterizojnë veprat e Xhafës, përplot ironi dhe përplot ndjenja, megjithëse asnjëherë cinike. Xhafa, pati realizuar edhe më parë veprën ‘Giuseppe’, por në mermer të bardh dhe pa kalin e tij. Në të po ashtu shfaqej Garibaldi në kërkim të kalit. Ndërkaq, kohë më parë Xhafa realizoi edhe një vepër tjetër interesante, kërbaçin e policisë amerikane, të gjatë rreth pesë metra dhe me peshë mbi 300 kg. Kjo vepër, e emërtuar ‘When Mac Goes Black’ (Kur Nxihet Mac), paraqet një skulpturë që nxitë rezistencë te shikuesi, por edhe ngeh çështje të rëndësishme, ndonëse edhe krijon harmoni mes prezencës njerëzore në galeri dhe identitetit të saj në një hapësirë arti. Gjithsesi, Xhafa me artin e tij tenton të nisë një sulm mu në qendër të vizionit, duke hedhur kripë mbi plagët e vendeve Perëndimore dhe duke vepruar me kontekste të ndryshme në të cilat ai ndodhet. Temat e trajtuar nga ai shpesh janë edhe papunësia dhe kushtet ekonomike në botë, por edhe shumë probleme tjera të cilat artisti kosovar i trajton mjaft mirë.

Posted in artist | 1 Comment »

Primitivët e Maks Velos

Posted by kolektiviza on Dhjetor 1, 2007

 Elsa Demo Shekulli 12-1-07

Nga viti 1957 deri më 2007 ka fiksuar në figura portretin, arketipin dhe përditshmërinë e shqiptarit të disa trevave. Testamenti artistik i piktorit dhe intelektualit u takon tribuve shqiptare. Velo: Shoqëria jonë është dominuar nga tribu

Read the rest of this entry »

Posted in artist | 3 Komentet »

“Franz Ferdinand” i besojnë një tekst Anri Salës

Posted by kolektiviza on Nëntor 15, 2007

“Franz Ferdinand” i besojnë një tekst Salës

Anri Sala ekspozon veprën “Ulysses” në galerinë “Hauser and Wirth” në Londër

“Nuk është shaka. Është mjaft serioze. Dhe nuk është muzikë karaoke”, thotë artisti Anri Sala, me një pikë të ashpërsisë në tonin e tij. Jemi duke qëndruar në njërën nga galeritë e Londrës, që dikur ishte një bankë, ku janë vendosur një set i daulleve dhe disa gjëra të tjera incizuese të muzikës. Sala, një artist shqiptar 33-vjeçar, është i njohur më së miri me punën e tij intriguese “Intervista”, në të cilën ai përdor gjuhën e shenjave për të rindërtuar tekstin e një filmi pa zë. Filmi që ai e përdor, e ka gjetur derisa po pastronte kutitë në banesën e tij, e tregon nënën e tij, në Kongresin e Partisë në vitin 1977, derisa intervistohet për tema aq të gëzuara si marksizmi dhe leninizmi, anti-imperializmi dhe lufta revolucionare. Ajo çka Sala është duke e ofruar në punën e tij të re të titulluar “Ulysses”, është një mundësi që të gjithë adhuruesit e artit, për pak kohë, të bëhen daullistë me bendin favorit të britanikëve nga Glasgow, “Franz Ferdinand”. Prerjet asimetrike të flokëve janë të detyrueshme. Në hyrje të galerisë, vizitorët do të dëgjojnë një incizim të një melodisë të një kënge të paedituar të bendit, që po ashtu quhet “Ulysses”, pa tekst, pa instrumente, pa perkusione, vetëm një vijë e shpejtë e melodisë, nga më të thjeshtat. Poshtë, ku ndodhet seti i daulleve dhe veglat e tjera, atyre do t‘u jepet mundësia të tregojnë veten, kështu që duhet me perkusione të gjejnë melodinë e këngës dhe pastaj të incizojnë përpjekjet e tyre. Megjithatë, është dyshuese nëse Paul Thomson, daullisti aktual i bendit “Franz Ferdinand”, ka nevojë që të zgjohet natën dhe të brengoset se mos do të humbasë punën. Së pari, muzikantët që duan të provojnë këtë gjë duhet të kenë kujtesë të mirë, pasi duhet të mbajnë në mend mirë melodinë derisa e bëjnë pjesën me perkusione. Dhe e dyta, ata duhet të jenë adhurues të James Joyce, pasi vepra duhet të bazohet në instruksionet verbale të marra pikërisht nga romani i Joyce, i titulluar “Ulysses”. Fjalët si “I zbathur”, “lajkatar”, “qeskë”, “kornizë dritareje” etj, duhet të jenë në tekstin e këngës, e po ashtu është me rëndësi edhe shtylla drejtuese e kësaj copëze muzike, si gjatësia e refrenit dhe hyrja e këngës. “E gjithë kjo nuk do të thotë se njerëzit duhet të ndihen pjesë e bendit “Franz Ferdinand”, thotë Sala. “Është më shumë një mundësi për të bërë një tregim të ri”. Sidoqoftë, ai beson se instruksionet, nëse ndiqen me dedikim dhe kujdes, do t‘u japin mundësi pretenduesve që të kenë një synim të qartë për këngën dhe të bëjnë një këngë mjaft origjinale. Bas kitaristi i bendit “Franz Ferdinand”, Bob Hardy, është një ish-nxënës i shkollës së artit në Glasgow. Sala planifikon që të bëjë një CD me anëtarët mysafirë në daulle të bendit “Franz Ferdinand”, e cila do të editohet dhe do të dalë në shitje para albumit të bendit vitin e ardhshëm dhe është njëri nga rastet e rralla kur këngët “false” dalin në publik shumë përpara se të dëgjohet kënga origjinale. Vepra “Ulysses” është duke u mbajtur në galerinë “Hauser and Wirth” në Londër dhe do të vazhdoj deri më 22 dhjetor.

 

artikulli origjinal nga Guardian, ne shqip publikuar nga Gazeta Shqip. per me shume lexoni ketu.

Posted in artist | 4 Komentet »

Në “kaleidoskopin” e Arben Morinës

Posted by kolektiviza on Nëntor 13, 2007


 
 
13/11/2007 Metropol
Është “e lehtë” ndjesia që të krijohet. Jo aq “rrëmbyese”, por “ëmbëlsisht thithëse”. Ka diçka të ujtë, të përzier me “aromë toke dhe dielli”, në ekspozitën e fundit të Arben Morinës, “Kaleidoskop”, të çelur mbrëmjen e djeshme në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Një mori ngjyrash, “të gjitha që i përmban kaleidoskopi” dhe shumë mesazhe që përcillen në këtë ekspozitë që dhe vetë autori i saj nuk ngurron ta quajë “shumëngjyrëshe”. Shumëngjyrëshe edhe për larminë e emocioneve, gjendjeve dhe për “kulminacionin e një finaleje”. Gjë që Morina e komenton me fjalët se për të “ngjyra është finalja e një pikture”. Dhe “pa ngjyrë, piktura s’ka vlerë”.

I bindur se ka arritur diçka, por duke kërkuar vazhdimisht e duke u përpjekur të sjellë vlera, këtë radhë piktori është “ndalur” te peizazhi. Pak e shpejtë në kohë kjo ekspozitë për artistin, e treta në një kohë jo të gjatë, porse e justifikuar me ritmin e punës dhe me “kënaqësinë e vazhdueshme” që provokon tek ata që e shohin. Një nga arsyet se ai pse “rrëfehet” në pikturë është pikërisht kjo: “të shkaktojë kënaqësi, të ngacmojë dhe të provokojë spektatorin”. Një lloj “komunikim” që pohon se e ka arritur me ata që “shijojnë” artin. Ekspozita, e cila përmban 52 punë ku dominojnë punimet e reja, duket se ka në “farën” e vet peizazhe të ujit me tonalitetet, reflekset, enigmën, të papriturën e një bote transparente. “Ajo që duket nuk është as tokë, as qiell, as qiell, as ujë…”, shprehet Morina, për disa prej punëve të tij, të cilat në fakt shfaqen provokuese e që të bëjnë të “yshtesh” drejt mendimit.

Edhe këtë herë piktori ka “preferuar” të çelë ekspozitën e tij ashtu si ajo paraardhëse jo në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve. Një “preferencë” e lidhur “me përjashtimin”, siç e komenton ai. “Mendoj që një pjesë e të paaftëve mundohen të largojnë vlerat, të largojnë të aftët”, shprehet Morina, ndërsa vijon se në fakt kjo është një përpjekje e kotë e disa njerëzve të administratës të GKA-së, ndaj duhet “ta heqin nga mendja që këtë do ta bëjnë”. Pasi për të “gjithçka shkon në vendin e duhur dhe koha punon për këtë”.

B.Goce

Posted in artist, ekspozita | 7 Komentet »

3 ekspozitat e Adrian Pacit ne NY

Posted by kolektiviza on Nëntor 9, 2007

ad paci freco

Centro di Permanenza Temporanea, Video Still, 2007

Freskat e ngrira të Adrian Pacit

Shekulli 11-9-07

Artisti shqiptar ekspozon në Nju JorkNdër mediat e ndryshme me të cilat Ardian Paci punon janë filmi, fotografia, piktura, instalacioni. Por për këtë ekspozitë të tij të parë në galerinë “Peter Blum” në Nju Jork, artisti shqiptar, për herë të parë ka realizuar tri piktura në suva, në përmasat 2.25 X 3.00 m. Të titulluara “Fasadat”, frymëzimi për këto imazhe, ashtu si në veprat e tjera të Pacit, është ndjekur nga gjurmët e atij vendimi të vështirë por të domosdoshëm të artistit për të lënë Shqipërinë në vitin 1997 dhe për të jetuar në Milano.

Kujtimet e të kaluarës së tij, kulturës dhe vendit të tij, njëlloj si dhe realiteti i ndarjes nga të gjitha këto, e kanë mbushur veprën e tij. Nëntë skenat në çdo pikturë murale luajnë me pranëvënien e ceremonive të rëndësishme simbolike dhe kulturore (një nuse e mbuluar duke ecur drejt burrit të saj të ardhshëm) dhe paraqitjen eaktevetë zakonshme gjatë festimeve. Paci vendos një moment fluturak të çdo kuadri video kundër imazhit të palëvizshëm dhe të ngrirë pikturuar në mur. Kjo bën që pikturat të funksionojnë si dritare për një vend dhe kohë tjetër. Këto tulla muri të kujtojnë fragmente shtëpish dhe janë simbolikë e ndërtimeve pa leje e të papërfunduara që shpesh t’i zë syri në peizazhet e krahinave të Mesdheut.

Njëlloj si këto afreske që janë një kërkim në historinë vetjake të Adrian Pacit i sjell në një kontekst më të gjerë social dhe kulturor, është dhe videoja Vajtojca (2002) në të cilën Paci vë në skenë vdekjen e tij duke pajtuar një vajtojcë profesioniste për të qarë vdekjen e tij. Ky rit, i zakonshëm në Ballkan, mbyllet në këtë video në një mënyrë absurde komike kur Paci ngrihet, falenderon përcjellësen e të vdekurit dhe largohet.

Ekspozita në Galerinë “Peter Blum” në Nju Jork qëndron deri më 5 janar 2008.

Adrian Paci u lind në Shkodër më 1969. Studioi në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Duke përfshirë dhe ekspozitën e ardhshme personale në Kunstverein Hannover (2008), ai është paraqitur me sukses në Museum am Ostëall në Dortmund (2007), Milton Keynes Gallery, Angli (2007), Galleria Civica di Modena, Itali (2006), P.S.1, Nju Jork (2005), Contemporary Arts Museum, Hjuston (2005), Moderna Museet, Stockholm, Zvicër (2005) etj. Veç kësaj karriere personale, në vitin 1999 bashkë me disa artistë shqiptarë ai përfaqësoi Shqipërinë për herë të parë në Pavijonin e Bienales së Venecies dhe në 2005 mori pjesë aty individualisht.

Per me shume mbi 3 ekspozitat e Adrianit ne NY ndiqni hallkat perkatese: Peter Blum
Amy Smith-Stewart
PS1

Press Release – Smith Stewart

Posted in artist, ekspozita | 32 Komentet »

Manifesto pertej dates se skadimit – Alban Hajdinaj

Posted by kolektiviza on Nëntor 3, 2007

ose detyrat që shtrohen përpara artistëve

-Artistët shqiptarë para së gjithash duhet të ndërgjegjësohen për situatën globale të artit sot dhe të reflektojnë në punën e tyre ndërgjegjësimin artistik bashkëkohor

-Artistët shqiptarë duhet të ndërgjegjësohen që Shqipëria është një provincë e globit dhe jo qendra e tij. Ata duhet të luftojnë injorancën dhe vetkënaqësinë që prodhohet në provincë, por nga ana tjetër, ata nuk duhet të kompleksohen prej të qenit “artistë provincialë”

-Artistët shqiptarë sot nuk duhet të njohin dhe të mbështeten në traditë tjetër artistike, përveç se asaj të avangardës botërore, e konsideruar si pasuri e gjithë globit

-Artistët shqiptarë duhet të ndërgjegjësohen për nevojën e një prodhimi artistik me sens kritik, që ka në qendër kulturën shqiptare dhe që synon ta revoluzionarizojë atë. Kësisoj, artistët shqiptarë bëhen natyrshëm pjesë e problematikës globale të artit

-Artistët shqiptarë duhet të prodhojnë vepra artistike që vetëm plotësojnë nevojat e politikës/modës së momentit në skenën ndërkombëtare, por duhet të kërkojnë te puna e tyre një shqetësim të vërtetë artistik

-Artistët shqiptarë duhet të ndërgjegjësohen drejt një arti antikonformist kundrejt pushtetit politik neototalitarist, të cilit duhet t’i shpallë luftë të vendosur

-Artistët shqiptarë duhet t’i shpallin embargo institucioneve zyrtare të ekspozimit (Galeria Kombëtare etj.), të cilat janë instrumente të pushtetit politik dhe të kërkojnë hapësira të tjera publike për ekspozimin e artit të tyre

-Artistët shqiptarë nuk duhet të shfaqin artin e tyre në galeritë private, që promovojnë art komercial pa vlera, që s’ka asgjë të përbashkët me artin e tyre kritik, por ata duhet të improvizojnë hapësira të reja për kontaktin e tyre me publikun

-Artistët shqiptarë duhet të organizohen në grupe e shoqata të ndërtuara mbi vullnetin e tyre të lirë e të bazuara në lirinë e individit, por ata nuk duhet të krijojnë/bëhen pjesë e “elitave” artistike, që krijohen nga pushteti politik e për t’i shërbyer atij

-Artistët shqiptarë që nuk do t’i përmbahen në praktikë këtij manifesti, duhet të paktën të argumentojnë qëndrimin e tyre kundër

kliko me posht per manifeston ne anglisht

Read the rest of this entry »

Posted in artist, bashkëkohësia | 3 Komentet »

Udhëtim nëpër Lindje me artin bashkëkohor

Posted by kolektiviza on Tetor 21, 2007

Udhëtim nëpër Lindje me artin bashkëkohor

a.m  Shekulli

21-10-2007

Do ta kishin pasur më të lehtë sikur të gjitha vendet e Lindjes të lidheshin me një hekurudhë e ata të ndalonin në çdo stacion për të dhënë e për të marrë. Megjithatë lidhjet janë të shumta mes vendeve të kësaj hapësire gjeografike, që i lidh një histori sa e ngjashme, aq edhe e ndryshme. Vende të dala nga izolimi komunist, që kërkojnë të integrohen e t’i bashkangjiten perëndimit të shumëndërruar. Artistët e rinj të Evropës Qendrore dhe Lindore janë mbledhur në edicionin e 5-të të Festivalit Ndërkombëtar që po zhvillohet në Gorlitz të Gjermanisë. Një aktivitet që përmes mediumeve të artit bashkëkohor trajton temat e ditës, që nga realiteti shoqëror tek politika. Artistë nga Ukraina, Bullgaria, Polonia, Gjermania e Shqipëria prej datës 17-21 tetor po bëjnë një tur artistik nëpër një itinerar që prek vendet e tyre. Udhëtimi i tyre artistik nis në Gorlitz vazhdon në Gdansk, Shkodër, Burgas, Cvernoëitz për të përfunduar në Saratov. Në të gjitha këto stacione ata paraqesin artin e tyre joindiferent, shoqëruar edhe me pjesë muzikore dhe teatër absurd. Arti bashkëkohor shqiptar përfaqësohet në këtë guidë me të rinjtë Adela Demetja, Nikolin Bujari, Dritan Hysenaj dhe Irgin Sena, të cilët përcjellin përmes fotografive, videoinstalacioneve eksperiencën shqiptare. Është një mundësi për të shprehur qëndrimin e tyre kritik mbi aktualitetin shqiptar, mbi zhvillimet shoqërore, por më së shumti ato politike, ndërkohë që është edhe një prezantim i trendeve të reja të artit bashkëkohor që zhvillohet në Shqipëri. Nata në Tiranë, një agim i beftë, Ndërtimet një mbi një të të gjitha tipeve në kryeqytet, Shkodra e qetë me xhami e kishë, harta e një qyteti në zhvillim, këto janë copëzat e Shqipërisë që udhëtojnë në qytetet e Lindjes. Në të njëjtën frymë ecin edhe bashkëmoshatarët e tyre nga Ukraina, Polonia e Bullgaria, duke ofruar një botë që është sa e ngjashme, aq edhe e ndryshme nga Perëndimi.

 

Internacional Middle East- Festival
In Görlitz/Zgorcelec

The “KulturKurzStrecken” Project, is part of the 5th International Middle East-Festival, which will take place from 17.until 21.October in Görlitz( Germany).
 

Albanian partecipant artist,
Adela Demetja
Nikolin Bujari
Dritan Hysenaj
Irgin Sena

Organized by:
Artan Begolli
Iryna Ivanina
Olga Nasarova
Genika Baycheva
Parolina Kedrzycka
KulturMangers of  the Robert Bosch Stiftung Program.
 

More informations :
www.mitost.org
www.kultur-kurz-strecken.eu

 

Posted in artist, bashkëkohësia, ekspozita | Leave a Comment »

ne mungese te nje emri “provokativ dhe grishes” imazhet duhen ripertypur

Posted by kolektiviza on Tetor 10, 2007

Kjo ekspozite vjen si rezultat i bashkhpunimit 3 vjecar midis prof. Edi Hiles dhe nje pedagoge gjermane Mischa Kuball. Pas disa vizitave para e mbrapa me ne fund (dhe fale ambasades gjermane sigurisht) po hapet nje ekspozite qe dokumenton kete shkembim. Punen e artisteve shqiptar te permendur, ne fund te artikullit, e rrespektoj dhe vlersoj pa mase – sidomos punen e Nikolin Bujarit dhe Adela Demetjes. Artikulli fatkeqsisht ka zgjedhur te ndalet tek puna e studenteve gjermane dhe as nuk permend me c’fare po paraqiten artistet shqiptar. Perse nuk na bejne te mundur te pertypim dhe imazhet e artisteve shqiptare? Puna e tyre duhet vlersuar, kritikuar dhe prezantuar publikut shqiptar pa nevojen apo shkakun e hapjes se nej ekspozite, por per fat te keq qofte se nga mos interesimi qofte nga mungesa e nje kritike te shendoshe punet e arteteve shqiptare behen dytesore dhe vetem permenden perkrah sensacionit te punes te nje gjermani qe trajton homoseksualizmin apo si fakt (krenarie?) kur kto artiste marrin pjese e ekspozohen jashte Shqiperise. Po rrofshin gjermanet qe te ekspozohen nje cik shqiptaret si ne Gjermani e si ne vend tyre.

 

Nikolin Bujari “Welcome to Shkodra”

……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….

Imazhe për t`u ripërtypur

Sot në GKA çelet një ekspozitë e përbashkët shqiptaro-gjermane, me vepra nga gjini të ndryshme të artit pamor

Plot surpriza e befasi mendohet të jetë ekspozita që do të hapet sot në Galerinë Kombëtare të Arteve, që në mënyrë përtace nuk i është vënë ndonjë emër provokativ e grishës, por është quajtur thjesht (ose nuk është quajtur fare): Mischa Kuball dhe Edi Hila, së bashku me studentët gjermanë dhe shqiptarë, ekspozitë në GKA. Ky bashkëpunim sjell vepra në instilacione, video-art, piktura dhe foto. Ata që i prezantojnë janë studentë shqiptarë të
Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë dhe studentë gjermanë të Shkollës së Artit në Karlsruhe, që respektivisht drejtohen nga pedagogët Edi Hila dhe Mischa Kuball. Kjo ekspozitë është në kuadër të muajit “Tetori gjerman”. Gjermani Mischa Kuball është profesor arti dhe artist i njohur bashkëkohor, sidomos i instilacioneve që luajnë me efektet e dritës. Vitin e kaluar ai ka pritur në Karlsruhe studentët e Akademisë së Arteve të Bukura, të drejtuar nga profesori i tyre, Edi Hila. Këtë vit, sipas iniciuesve, ky projekt do të vazhdojë më tej dhe ka si synim të paraqesë produktet më interesante të këtij bashkëpunimi.

Artistët pjesëmarrës në ekspozitë do të jenë: Alexandra Neuss, që vjen me veprën “Coca Cola” (Foto 70×100 cm); Manfred Reniner vjen me “Jeta homoseksuale e padukshme në Shqipëri” (Mix Media). Të ndalemi pak te kjo vepër, e cila që nga emri duket se do të jetë e pazakontë. Manfred Reniner është student në Departamentin e Media Artit në HFG-Karlsruhe. Puna e tij trajtonkomunitetin e homoseksualëve. Sipas tij ka një intolerancë dogmatike të botës perëndimore kundrejt jetës homoseksuale në publik. Për të shprehur këtë, Manfred Reniner ka fotografuar një

homoseksual në hapësira publike në Tiranë dhe e eliminon në mënyrë dixhitale nga fotografia, për të venë në diskutim intolerancën në Shqipëri. Këtë vepër ai e shoqëron dhe duke intervistuar disa të rinj homoseksualë rreth jetës së tyre. Tjetër vepër interesante është ajo e Achim Nauman me “Turist-Akropolis /Skënderbeg”, “Tirana/New York/Kabul” (Kanavacë dhe video). Achim Naumann d‘Alnoncourt është student i Departamentit të skenografisë në HFG-Karlsruhe. Puna e tij, “TOURIST-kropolis/Skenderbe”, flet për imazhet e vendeve dhe imazhet mentale, realiteti i memorizuar i turistëve. Janë dy video tësinkronizuara. E para një imazh që shfaq Akropolin në Athinë, filmuar nga një turist. E dyta shfaq sheshin “Skënderbe”, filmuar nga artisti në referencë me filmimin e Akropolit. Të dyja këto imazhe ndjekin të njëjtën lëvizje, por vende kulturore të ndryshme, të një rëndësie të lartë. Të tjerë studentë pjesëmarrës në ekspozitë janë: Adela Demetja me Videoprojektor Foto 70×100 cm, si dhe Irgin Sena, Nikolin Bujari e Dritan Hysenaj me video. Me vepra do të paraqiten dhe pedagogët përkatës: Mischa Kuball me Video work, DVD, ndërsa Edi Hila me pikturë.

—————————————————————-

Kuball dhe Hila paraqesin qerthulli urban

Shekulli

10-10-2007

Artistët dhe pedagogët e artit vizual Mischa Kuball dhe Edi Hila prezantojnë të rinjtë gjermanë dhe shqiptarë në ekspozitën e sotme në Galerinë Kombëtare të Arteve

Pas izolimit politik, vendi iu kish hequr brezave të artistëve shqiptarë të drejtën dhemundësinë për ta prezantuar veprën e tyre në publik, ndërsa artistët e rinj sot poballafaqojnë realitetin e jetës së tyre me vetëbesim duke kërkuar shkëmbim idesh në një nivel ndërkombëtar. Veprat e tyre janë realiste, por vëmendjen e kanë përqendruar drejtpërdrejt tek transformimi në shekullin e njëzet e një të shoqërisë shqiptare.

Kjo ishte “Tirana transfer”, me pak fjalë panorama e prezantimit në korrik 2006, në Karlsruhe, Gjermani, i të rinjve të artit vizual që sapo kishin mbaruar studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë, nën drejtimin e pedagogut, Edi Hila. Duke pasur edhe rastin të japë mësim në Akademinë e Arteve, Hila vazhdon të mbetet nga ata artistë që i orienton studentët që të fokusojnë në pikturën e tyre gjendjen e sotme të Shqipërisë. Të njëjtën gjë bën dhe ai vetë në pikturën e tij ku motive janë ndërtesa paradoksale që duken herë si rrënoja e herë si projekte në ndërtim, skena figurative në hapësirat e brendshme ose urbane që kanë karakteristikë shenjat e kësaj kohe. Pra edhe Hila u paraqit në Karlsruhe në linjën e studentëve të tij, me këto kërkime në Tiranën e sotme mbi të cilat u ndërtua dhe projekti “Tirana transfer” si shkëmbim përvojash ndërmjet shkollës së dizajnit në Universitetin e Karlsruhes, ndërmjet studentëve gjermanë të drejtuar nga pedagogu Mischa Kuball, dhe studentëve të Akademisë së Arteve të Tiranës. Gati një vit më pas, duke marrë shkas nga javët e kulturës të “Tetorit gjerman” që po mbahen në Shqipëri, si festë kulturore për të përkujtuar 20 vjet marrëdhënie diplomatike ndërmjet vendit tonë dhe Gjermanisë, të dy akademitë prezantohen sonte në një ekspozitë të përbashkët në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, në orën 18.00.

Realiteti individual dhe urban i Tiranës është sërish në fokus të ekspozitës që është kuruar nga pedagogët Edi Hila dhe Mischa Kuball. Studentët shqiptarë të Akademisë së Arteve dhe studentët gjermanë të Shkollës së Artit-Karlsruhe, mes dhe tyre dhe të rinj që kanë nisur të angazhohen në aktivitet e mëdha të arteve vizuale, paraqesin punë në pikturë, fotografi, instalacion dhe video-art. Është ndoshta hera e parë që akademia jonë e arteve vendos një bashkëpunim si ky me akademitë e huaja të artit që mbështet në projekte afatgjata.

Në ekspozitë marrin pjesë edhe pedagogë, Hila dhe Kuball, profesor arti dhe artist i njohur bashkëkohor, sidomos i instalacioneve që luajnë me efektet e dritës.

Artistët e rinj dhe punët e tyre janë: Alexandra Neuss – “Coca Cola” (foto), Manfred Reniner – “Jeta homoseksuale e padukshme në Shqipëri”, (mix-media), Achim Nauman – “Turist-Akropolis /Skënderbeg”, video; Adela Demetja (foto), Irgin Sena (video), Nikolin Bujari (video”, Dritan Hysenaj (video).

Ekspozita që përurohet sot dhe mbyllet më 18 tetor, dhe i gjithë ky bashkëpunim njëvjeçar ndërmjet Karlsruhes dhe Tiranës, janë në kuadër të projektit gjerman Crosskick, Universiteti Evropian i Artit.

Jeta homoseksuale e padukshme në Shqipëri

Puna e Manfred Rennerit, student në Departamentin e Media Artit në HFG-Karlsruhe,trajton komunitetin e homoseksualeve. Në fokus të saj është “intoleranca dogmatike” e botës perëndimore kundrejt jetës homoseksuale në publik. Renneri fotografoi një

homoseksual në hapësira publike të Tiranës dhe i eliminoi në mënyre dixhitale nga fotografia me qëllim që të sillte për diskutim intolerancën ndaj këtij grupi të margjinalizuar në Shqipëri. Veç kësaj, në punën (mix media) e tij gjen edhe disa intervista me të rinj homoseksualë rreth jetës së tyre.

Turist – Akropolis/Skënderbe

Achim Naumann d’Alnoncourt është student i Departamentit të Skenografisë në HFG-Karlsruhe. Ai prezantohet sot në GKA me “Tourist – Akropolis/Skënderbe” ka në fokus imazhet e vendeve dhe imazhet mendore – realitetin që marrin me vete nga Greqia dhe Shqipëria turistët. Janë dy video të sinkronizuara. E para një imazh që shfaq Akropolin në Athinë e filmuar nga një turist. E dyta shfaq “Sheshin Skënderbe”, filmuar nga Naumann në referencë me filmimin e Akropolit. Të dy këto imazhe ndjekin të njëjtën lëvizje, por vende kulturore të ndryshme të një rëndësie të lartë.

Posted in Akademia e Arteve, Galeria Kombëtare e Arteve, artist, bashkëkohësia, ekspozita | 3 Komentet »

Tirana në “Tate Britain”, përmes video-artit

Posted by kolektiviza on Tetor 9, 2007

“Në kërkim të kopshtit të gjyshes”

Tirana në “Tate Britain”, përmes video-artit

Për herë të parë në galerinë prestigjioze “Tate Britain” është ekspozuar puna e dy artistëve shqiptarë. Denis Hyka dhe Violana Murataj, përmes video-artit të pamjeve filmike kanë sjellë në këtë galeri me famë botërore, Tiranën.

Vepra e dy artistëve shqiptarë, njëri jeton në Londër e tjetra në Tiranë, quhet “Në kërkim të kopshtit të gjyshes”. Hyka ka dhjetë vjet që nuk e viziton vendlindjen e tij, Tiranën. Përmes vizatimeve ai ka hedhur në letër të gjitha kujtimet që i kanë mbetur nga vendlindja. Bashkëpunimi me artisten Violana Murataj nisi dy vjet më parë, kur ata u ftuan të merrnin pjesë në projektin “Imagine art after”, një bashkëpunim mes artistëve që kanë emigruar në Angli dhe atyre që kanë qëndruar në vendet e origjinës. Në 2005 Hyka i dërgoi vizatimet Muratajt, si ai e mbante mend Tiranën e para dhjetë vjetëve, ndërsa ajo këto vizatime do t‘i kthente në foto. Ndërkohë që këtë vit ata menduan të bënin diçka ndryshe.

Denis Hyka hodhi në letër të gjitha kujtimet për shtëpinë e gjyshes, ndërsa Violana me një kamera në dorë shëtiti në çdo cep të Tiranës për ta gjetur atë. Ky është thelbi i kësaj video-arti, e cila u mirëprit nga publiku britanik, madje shkaktoi lot te shqiptarët e pranishëm që mes veti kujtonin kohën kur ata luanin në ato rrugë tiranase që projektoheshin në një ekran të madh në një nga sallat e “Tate Britain”. E ndërsa në një prej dy ekraneve projektohej Tirana me rrugicat e ngushta e shtëpitë karakteristike me qerpiç, përballë këtij ekrani ishte vendosur një tjetër ekran ku ishte fiksuar artisti Hyka. Momenti më kulminant i këtij video-arti është kur Violana e gjen shtëpinë e gjyshes. Në ekranin tjetër projektohet Denis Hyka duke qarë. Lot të cilët krahas mallit për vendlindjen kanë të bëjnë me faktin se ai nuk mundi t‘i hedhë mbi varr dy grushte dhé gjyshes së dashur, e cila ndërroi jetë disa kohë më parë.

Ky bashkëpunim i artistëve Hyka dhe Murataj është përmbledhur në formën e një ditari në një libër ku ata përmes fotove me tekst shoqërues tregojnë hap pas hapi realizimin e video-artit “Në kërkim të kopshtit të gjyshes”.

“Jam shumë e lumtur që puna jonë u ekspozua në këtë galeri. Natyrisht që për çdo artist është një event i rëndësishëm të jetë pjesë e ‘Tate Britain‘, aq më tepër për mua si një artiste e re në fushën e artit vizual”, është shprehur Murataj.

Ndërsa Denis Hyka do të thoshte se në fillim ai e nisi këtë projekt me një farë pasigurie dhe nuk e priste një sukses të tillë.

“Duke bashkëpunuar ngushtë me Violanën gjatë gjithë kësaj kohe, duke parë emocionet që shkaktoi ky projekt deri sa u gjet ajo që duhej gjetur, shtëpia e gjyshes, arrita të kuptoj se ishte një punë me rëndësi. Prezantimi në ‘Tate Britain‘ është një diçka e veçantë”. Për Denis Hykën gjetja e kopshtit të gjyshes nga Viola ishte një surprizë, e cila do të përjetohej me lot nga ai, sidomos momenti kur ajo shkon edhe te varri i gjyshes, duke e filmuar atë. Artisti Hyka, që ka dhjetë vjet pa ardhur në Shqipëri, thotë: “Më ka mbetur pishman që nuk isha në varrimin e saj. Kur pashë videon m‘u duk vetja sikur kisha qenë atje”. Filmimet e bëra me kujdes nga artistja e re Murataj, e cila punon për studion grafike “VGA”, pjesë e “Top Medias”, ka ngjallur emocion tek ata shqiptarë që patën mundësi të ndjekin natën e parë të inaugurimit të veprës së dy bashkëkombësve të tyre. “Për mua ishte shumë prekëse të shikoja mikun tim që merrte pjesë në një eveniment kaq të rëndësishëm dhe të shikoja Tiranën, pavarësisht që kam pak kohë që kam qenë. U ndjeva shumë e emocionuar kur pashë rrugët e Tiranës, sidomos pjesa më prekëse ishin imazhet e varrezave”, u shpreh Julinda Sharra.

Vepra e artistëve shqiptarë ka ngjallur kureshtje te vizitorët joshqiptarë. Njëra prej tyre, Sara James, ndihmësja e atasheut kulturor të ambasadës amerikane në Londër, thotë se për të ishte një vepër interesante, pasi për të dytën herë në pak kohë ajo shikonte pamje nga Tirana. “Di shumë pak për Tiranën. Por duke parë këtë film të shkurtër, m‘u duk vetja sikur po udhëtoja me makinë në rrugët e këtij qyteti. Ato rrugë të bëjnë për vete. Të fusin në një botë tjetër, ku të duket vetja se ti je duke observuar gjithçka. Padyshim një punim interesant”.

Kjo vepër e dyshes Hykaj-Murataj ngjalli interes te disa pronarë galerish në Francë, Itali, Amerikë, të cilët u bënë ftesa artistëve shqiptarë për ta çuar këtë video-art në galeritë e tyre.

Per me shume informacion vizitoni:

http://www.tate.org.uk/britain/exhibitions/imagineartafter/default.shtm

http://arts.guardian.co.uk/imagineartafter

www.imagineartafter.net

<a href=”http://www.imagineartafter.net/exhibition_files/Denis%20Hyka%20Violana%20Murataj%20Finding%20Grandma’s%20Garden.pdf” rel=”nofollow”>press release </a>

Posted in artist, ekspozita | 3 Komentet »

Metamorfoza e Tiranës postkomuniste

Posted by kolektiviza on Tetor 9, 2007

Alma Mile  01-10-2007 Shekulli

     

Artisti austriak Martin Krenn dhe artistja shqiptare Suela Qoshja, organizojnë sot një performancë me video e fotografi mbi komunikimin dhe ndryshiminNjë refleksion mbi komunikimin, në kohë të ndryshme dhe me njerëz të ndryshëm. Njërefleksion mbi ndryshimin e sistemeve politike e shoqërore dhe gjurmët që lë ky proces në arkitekturë. Instituti i Artit bashkëkohor në Tiranë (TICA) organizon sot në orën 18.00-22.00 një performancë shqiptaro-austriake. Bëhet fjalë për një bashkëpunim mes artistëve Martin Krenn nga Vienna dhe artistes shqiptare Suela Qoshja. Ndërsa kjo e fundit është më tepër e shqetësuar mbi komunikimin mes njerëzve, gjë që është edhe temë e ditës, artisti austriak, me kuriozitetin e një të huaji gërmon në atë çka qenë dhe ç’është Tirana. I mjaftojnë vetëm 17 vjet për të kuptuar gjithçka. “Në punën time, gjatë residencës bashkëpunova me Martin Krenn-in. Pyetjet që i bej në video, janë pjesë e një diskutimi tipik tavoline. Janë diskutime të cilat mund të bëhen për shembull gjatë një darke në Shqipëri. Në ketë punë, kam qenë e interesuar kërkoj se si komunikimi dhe krijimi i një dialogu, ndërtohet ndryshe, në shoqëri të ndryshme”, -sqaron artistja Suela Qoshja.

Ndërsa Martin Krenn, ndryshe nga kolegia shqiptare ndalet tek fotografia. Nxitës është bërë një guidë e Tiranës, e botuar në vitin 1990. “Ditën e dytë të rezidencës sime, kërkova një libër në anglisht mbi Tiranën, prej Muzeut Kombëtar. Më dhanënën banak, një lloj guide turistike të botuar në gjermanisht/anglisht/frëngjisht/shqip më 1990. Pas rënies së murit të Berlinit më 1989, Shqipëria ishte i fundit shtet në Europë që kishte një sistem komunist (deri më 1992). Libri presupozohet të jetë një udhërrëfyes fotografik, sipas të cilit mund të vizitohen të gjitha ndërtesat e gjërat më atraktive të Enver Hoxhës e partisë së tij komuniste në Tiranë. Ai përfaqëson një qytet komunist perfekt”, – thotë Kreen.

Këtu i lindi ideja të rifotografojë të gjitha vendet për të parë se si kishin ndryshuar pas 17 vjetësh. Një shembull tipik është Piramida, ish- muzeumi i Enver Hoxhës, ku deri pak kohë më parë kishte në majë një tabelë ku shkruhej “Mirësevini President Bush”. “Përveç serisë së fotografive, pata mundësinë të bëja edhe një intervistë video me fotografin e librit origjinal, Petrit Kumi, prej të cilit munda të marr informacion shtesë mbi rrethanat në të cilat ishte prodhuar libri. Projekti im heton mekanizmin e retorikës ideologjike dhe politikës vizuale, sipas shembullit të një libri, i cili ish botuar gjatë ditëve të fundit të një regjimi totalitar komunist në Evropë. Ai gjithashtu na tregon në një mënyrë delikate se si kapitalizmi neo-liberal shkatërroi vendet që pavarësisht diktaturës, funksiononin mirë nga ana ekonomike e sociale”, – thotë artisti.

E-mail   Print  

Posted in Aktivitete, TICA, artist, bashkëkohësia, ekspozita | 12 Komentet »

VIRTUALBANIA

Posted by kolektiviza on Shtator 29, 2007

 

Shqiptarët e vegjël të mëdhenj

Alma Mile 29-09-2007 Shekulli

           
   

Midis globales dhe lokales. Këtë përballje artistë shqiptarë të artit bashkëkohorë e ekspozojnë në Grac

Në epokën e globalizimit nuk ka kufij. E tëra përpiqet të “gllabërojë” gjithçka individuale. Edhe arti e kultura ka kohë që po e ndien efektin e kësaj ere. Kjo është edhe arsyeja pse së fundmi gjithnjë e më shumë artistët i mëshojnë kësaj çështjeje. Me gjuhën e artit ata abstragojnë mbi tema që nuk prekin vetëm kulturën, por gjithë shoqërinë. Artistët shqiptarë të artit bashkëkohor nuk mbeten më pas në këtë garë. “VirtuAlbania” është ekspozita që një grup artistësh të rinj shqiptarë hapin sot në mbrëmje në Grac të Austrisë. Ekspozita e kuruar nga Alban Hajdinaj vijon në kuadrin e debatit mbi artin bashkëkohor global, ku gjithçka rrotullohet rreth multietnicitetit, diversitetit kulturor, mbi migracionin dhe marrëdhënien mes qendrës dhe periferisë, mes globales dhe lokales. Por artistët shqiptarë e shohin këtë çështje edhe nga një tjetër këndvështrim.

Nga realiteti kulturor shqiptar, nga ajo që ofron kalendari në Shqipëri dhe ajo çka pikërisht shqiptarët përçojnë në botën e madhe. Nga njëra anë këta artistë paraqiten si pjesë integrale e jetës artistike bashkëkohore, që marrin pjesë aktivisht në ngjarje të mëdha që zhvillohen në kryeqendrat e artit bashkëkohor si në Berlin, Venecia e Milano, deri në Nju Jork, duke pajisur dhe pasuruar industrinë globale të artit me një lëndë lokale për nga origjina, që është nganjëherë shumë e nevojshme për individualitetin e secilit. Por nga ana tjetër, qëndron fakti që këta artistë të njohur jetojnë jashtë Shqipërisë dhe kanë një ndikim të padukshëm për artin që zhvillohet në vend. Ky këndvështrim i kuratorit Alban Hajdinaj vjen përmes një serie punësh të artistëve të rinj që operojnë me mediumet moderne të artit vizual, dhe një pjesë e tyre momentalisht është e panjohur përtej kufijve. Ata janë Adela Demetja, Ilir Dupi, Jakup Ferri, Shpëtim Kërcova, Violanda Murataj apo Heldi Pema dhe Gentian Shkurti. Artistët përdorin gjithë mediumet që u ofrohen për të “materializuar” idenë e tyre.

Fotografija, videoja, instalacioni gërshetohen për të dhënë një të tërë. Ky mendimin që përcjell “VirtuAlbania” ekspozohet që në posterin që lajmëron ngjarjen. Është një nga ato rrugët e shndritshme austriake, edhe pse në dimër, në mes të së cilës hapet një gropë e shëmtuar, si ato që shohim rëndom nëpër rrugët e lëna përgjysmë në ndërtim e sipër. Edhe shqiponja, simboli kombëtar shqiptar, këtë herë vetëm me konturet e saj, krijon ndjesinë e virtuales dhe të reales njëkohësisht.

Ekspozita, e cila hapet sot në orën 19.00 në Pavel Hause (Laafeld 30,8490 Bad Radkersburg, Austri) do të qëndrojë aty deri në datën 24 tetor. “Virtu Albania” është pjesë e një aktiviteti të madh që zhvillohet momentalisht në Austri. Bëhet fjalë për Festivalin e Artit Bashkëkohor Steirischer Herbst. Një aktivitet që ka 40 vjet që zhvillohet dhe duke qëndruar gjithnjë i ri, për faktin se çdo vit ai ngre pyetjen se cila është situata e artit bashkëkohor dhe cilat janë nevojat e tij. Në këtë festival bashkohen shumë zëra dhe shumë fusha të artit. Aty gjen arte vizuale, muzikë, aktrim, danc, letërsi, arkitekturë. Në “skenën” e festivalit ngjiten artistë vendas dhe të huaj, të ardhur kryesisht nga Evropa Qendrore dhe Juglindore. Steirischer Herbst mbahet si një nga festivalet e para ndërkombëtare që ka hedhur idenë e krijimit të rrjeteve artistike ndërkombëtare. Dialogu dhe kërkimi janë qëllimet e tij. Ndaj edhe ekspozita e artistëve shqiptarë, vjen në formën e një investigimi.

Shenim: fotografia e Adela Demetjas.

press release

teksti kuratorial

Posted in Aktivitete, artist, bashkëkohësia, ekspozita | Leave a Comment »

Tek Peisazhet e Fjales

Posted by kolektiviza on Gusht 14, 2007

dua tu terheq vemendjen tek dy tema interesante tek blogu Peisazhet e Fjales qe trajtojne gjendjen e artit shqiptar.

E para  Nje Art Per Tmerrin ngre pyetje mbi rolin e artit pas rregjimit komunist dhe i afishon atij detyren e mishërimit te vetëdijes se kombit dhe ta ndriçojë atë vetëdije.

 Tema e dyte -Balle Per Balle -merr pikenisjen nga lajmet e fundit per dy artiste te kalibrit te larte ne artin boteror – Inva Mules dhe Anri Sales. Xhai Xhai shpreh shqetesimet e tia mbi citimin qe i behet vepres se Puccinit nga Sala. Debati qe vazhdon me tej behet interesant dhe te dy temat nderthuren dhe plotesojne njera tjetren.

Posted in Kritike, artist, bashkëkohësia | Leave a Comment »

Bashke me Edi Muken ne Gotenborg…

Posted by kolektiviza on Gusht 12, 2007

Tre artistë shqiptarë në Goteborg

Elsa Demo 12-08-2007

Edhe ky edicion i katërt i Bienales së Goteborgut, e themeluar në vitin 2001, ofron një stinë vjeshte me artin bashkëkohor. 28 artistë nga bota marrin pjesë dhe paraqesin veprat e tyre sipas konceptit kuratorial “Të rimendojmë mospajtimin” i kuratorit shqiptar Edi Muka dhe i kuratores vendase Joa Ljungberg, e cila ka tashmë një përvojë me disa aktivitete në Tiranë. Bienalja e Goteborgut do të shtrihet në pesë vende të ndryshme qark qytetit, nga 25 gushti deri më 25 nëntor. Marrin pjesë tre artistë shqiptarë, Armand Lulaj, Sislej Xhafa dhe Anri Sala. Lulaj merr pjesë me dy punë. E para “Living in Memory” (Të jetosh në kujtesë), me të cilën është prezantuar dhe në Bienalen e fundit të Tiranës. Për kujtesë, ky artist është fitues i Çmimit të parë të Onufrit 2006. Puna e dytë quhet “Common Assembly” (Asambleja e përbashkët), një punë e re, e prodhuar për Bienalen e Goteborgut. Sipas kuratorit Muka bëhet fjalë për “një video instalacion që i referohet Këshillit të Sigurimit dhe Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Lulaj ka ndërtuar një miniaturë të tryezës së rrumbullaktë të Kombeve të Bashkuara, aty ku një grup i vogël shtetesh vendos për fatet e miliona njerëzve në botë (pra ai problematizon këtë aspekt).” Tryeza dhe karriget natyrisht janë bosh, ndërsa në murin përkundruall është një projeksion i madh ku shfaqen njëri pas tjetrit, flamujt e shteteve të OKB. Flamujt janë bërë në letër dhe papritur një grusht godet nga mbrapa dhe duke i grisur dhe penetruar në mes. Zhurma e grushtit i ngjan zhurmës së shpërthimit të një arme. “Puna ka një metaforë të qartë për dhunën, e kuptuar kjo në shumë aspekte: dhuna ndaj kombeve (përmes vendimeve të marra); dhuna e shkatërrimit (përmes penetrimit të flamujve); dhuna e revoltës/revolucionit”, shpjegon kuratori Muka. Artisti kosovar që jeton dhe krijon në SHBA, Sislej Xhafa, gjithashtu merr pjesë me një punë të re, “Khaleen” quhet. Khaleen është një qilim gjigant, 6m x 2m i thurur me dorë në Afganistan (është ende në prodhim në këtë moment). “Si gjithmonë, gjenia e Sislejt qëndron në zgjedhjen e imazhit të qilimit – një kartmonedhë 100 dollarëshe”,komenton Muka i cili ka një përvojë të gjatë bashkëpunimi me artistin që ka përfaqësuar Shqipërinë në Bienalen paraardhëse në Venecia me “Ceremoninë e vajtimit”. “Natyrisht që ka për të qënë një punë mahnitëse, ku vazhdon të mbizotërojë ironia kritike e Sislejt. Qilimi duket si një model i përkryer i qilimit fluturues dhe çka do të kishte më mirë se një qilim fluturues që është njëkohësisht një kartmonedhë 100 dollarëshe, për më tepër e prodhuar në Afganistan.

Artisti i tretë shqiptar në Bienalen e Artit Bashkëkohor në Goteborg është Anri Sala. Ai merr pjesë me një punë më të vjetër, “Lak-kat”, një video nga 2004. Në video është një grup fëmijësh senegalezë, të cilëve mësuesi (që nuk shihet në video) u mëson shqiptimin e fjalëve të caktuara. Pikërisht fjalët që ai i mëson janë dhe çelësi i videos. “Gjuha e Senegalit ka pësuar ndryshime rrënjësore me kolonizimin e Senegalit nga francezët – njeriu i bardhë. Për pasojë në gjuhën e tyre, ka një shumëllojshmëri të madhe fjalësh që përshkruajnë një mori hijesh (tonalitetesh) mes të zezës dhe të bardhës – të gjitha të diktuara nga prania/influenca e kolonizatorëve të bardhë francezë, që nga momenti i kolonizimit, deri në ditët e sotme.” Se ç’është më shumë kjo bienale dhe çfarë synon të sjellë ajo në diskutimet për artin bashkëkohor po botojmë një pjesë të konceptit të bashkëkuratorëve Edi Muka dhe Joa Ljungberg. (Lexojeni ketu.)

Living Memory eshte nje nga ato pak pune te artisteve shqiptare qe sic thot Xhai Xhai “sepse vetëm nëpërmjet artit historia mund të mishërohet në vetëdijen e kombit dhe ta ndriçojë atë vetëdije” ofron nje shpetim nga makthi neper mjet katarsisit. Diku ne nje koder te Tiranes digjet nje yll gjigand. Ylli qe ishte nje simbol i diktatures dhe historise jo shume te larget te shqiptareve. Duke e djegur yllin me pese cepa arrihet clirimi i tij nga historia e hidhur qe mbart ne vetvete.

Sa per punen tjeter me te cilen paraqitet ne ekspozite nuk mund te flas pa e pare por paragjykimet patjeter nuk kontrollohen sepse me duket nje pune shume literale dhe figurative.

Po ashtu e njejta gje mund te thuhet dhe per qilimin e Siley qe poashtu me duket e varfer si pune packa lidhjeve qe ben me punen e qilim-thurseve Afganistane dhe dollarit (komercit).

Nderkohe qe videoja Lak-kat eshte ndoshta nje nga punet me te forta dhe te sofistikuara te Sales. Nje video qe te ngul ne vend me muzikalitetin dhe magjine e fjaleve qe perseriten, dhe si heq dot syte nga ekrani sa per te kuptuar ne perkthim fjalet qe shqipetohen e si per te kurorezuar lidhjen midis drites dhe erresires, te bardhes dhe te zezes – fjales dhe imazhit. Per me shume mbi kete video lexoni Night hawk – Adrian Searle. Thashethemi eshte se kete video e ka blere per koleksionin e vet MOMA.

Posted in Aktivitete, artist, ekspozita | 3 Komentet »

Në një Tirane normale nuk ka të papritura që janë interesante për mua dhe për një publik ndërkombëtar – Anri Sala

Posted by kolektiviza on Gusht 11, 2007

Anri Sala, fëmija që kishte frikë politikën

Elsa Demo

11-08-2007

Anri Sala

Me artistin e ri shqiptar i formuar në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe me një karrierë të suksesshme në perëndim. Plot dhjetë para, i sapovendosur në Paris dhe pa dëshirë për t’u marrë më me pikturë, Anri Sala, atëherë 23-vjeçar, u ul para një programi kompjuteri dhe realizoi veprën që e po fuste drejt videoartit. Ishte një montazh fotografik me motive të “Drekës mbi bar” të Manesë. Tabloja e famshme me nudo futej në makinën qepëse të tre grave shqiptare siç paraqiten në një foto të Marubit. Me fjalë të tjera është: tabu shqiptare për të veshur të zhveshurën. E kësaj stine është puna tjetër, gjatë e komentuar, “Intervista”, një intervistë për Partinë e Punës e nënës së tij e cila kishte qenë prezente shumë afër sistemit të Hoxhës.

Dhjetë vjet më pas, ka artdashës që thonë “na pëlqen Anri Sala, edhe pse në thelb nuk dimë se ç’është vepra e tij”. Për publikun shqiptar emri që ky artist ka krijuar në botën e artit bashkëkohor është në një kuptim më i madh se vetë vepra e tij që këtu njihet fare pak.

Anri Sala është një gjahëtar i fakteve të njohura, të para, prej nga nxjerr domethëniet e padukshmet. Mbi këtë filozofi ai krijoi në video “Uomodumo” 2001, me të cilën u vulos suksesi i parë ndërkombëtar i një artisti shqiptar në botë. Fiton çmimin e artistit të ri më të mirë në Edicionin e 49 të Bienales së Venecies. Dhe përsëri në Venecia prezanton me “Dammi i Colori” një fytyrë të Tiranës sureale me projektin postutopik të kryebashkiakut Edi Rama: lyerja e fasadave të qytetit që i kishte ngjarë një trupi të vdekur.

Përveç fotografisë dhe instalacionit, mediumi primar i tij është videoja. Nga Parisi, në Berlin, Nga Nju Jorku në Londër, nga Meksika në Senegeal. Puna me imazhin, tingullin, me të parët dhe të dëgjuarit janë në dukje panorma të fakteve të qarta të cilat ai i bën të rëndësishme. Një saksofonist në majë të dritares së apartamentit që ekzekuton një “Long Sorroë”, një kal i vetmuar buzë autostradës tek “Time after time”, një lojë fëmijësh me gaforre tek “Ghostgames”: “Fakte të cilat ju nuk arrini t’i përktheni apo shpjegoni me fjalë. Për këtë jam i interesuar, kur gjuha nuk ia del t’u përgjigjet nevojave që kemi ne. Atëherë bëhet e rëndësishme vizualja. Gjuha tashmë ka shumë pushtet mbi botën, madje dhe më shumë se seksi”. Kështu i pohonte Anri Sala kuratorit të artit bashkëkohor Hans Ulrich Obrist i cili e intervistoi në vitin 2000. Një bisedë e gjatë që Sala e kishte nisur në këtë formë: Në shekullin e 19-të njerëzit mund të qanin përballë një pikture. A është bindëse kjo? A ka gjasë të ndodhë sot? Read the rest of this entry »

Posted in artist, bashkëkohësia | 1 Comment »