kolektiviza

koleksion arti

Archive for the ‘ekspozita’ Category

“Sotiri”, trofeu shkon në Singapor

Posted by kolektiviza on Maj 29, 2009

Per me shume imazhe nga ekspozita vizitoni blogun e Projektit 5.6

Me instinktin e ngjashëm të vetëmbrojtjes mes njerëzve dhe kafshëve, artisti nga Singapori, Zhao Ren Haj, fitoi edicionin e dytë të konkursit Ndërkombëtar të Fotografisë “Sotiri”. Në Korçë, në mjediset e Galerisë së Arteve “Guri Madhi”, u zhvillua për të dytin vit “Sotiri”, i organizuar nga Qendra Kulturore Lindart & Anima/Projekt 5.6 dhe Bashkia e Korçës. Emri i ekspozitës është një kujtesë dhe nderim për fotografin e mirënjohur korçar Kristaq Sotiri, i cili ka zhvilluar veprimtarinë e vet artistike në vitet ‘30 –‘60 në qytetin juglindor. Është viti i dytë që organizohet ky konkurs dhe këtë vit në të morën pjesë 60 fotografë të rinj nga shumë vende të botës, prej të cilëve u përzgjodhën për të marrë pjesë në konkurrim 15 prej tyre. Këtë vit ekspozita u kurua nga artisti finlandez, Harri Palviranta, i cili përzgjodhi edhe temën “Një prekje dhune”. Në një ceremoni të thjeshtë juria ndërkombëtare e konkursit shpalli fituesit e këtij edicioni. Me çmimin e parë u nderua fotografi nga Singapori, Zhao Ren Haj, i cili u paraqit në këtë ekspozitë me një seri fotografish, që kishin fiksuar aftësinë e njeriut për t’ju kundërpërgjigjur dhunës, kurtheve dhe tradhtive, por edhe instinktin e kafshëve për t’ju kundërvënë dhunës. Vepra në tërësi pasqyron marrëdhëniet mes njerëzve dhe kafshëve dhe nënvizon aftësinë që kanë si njerëzit e kafshët për t’ju kundërvënë egërsisht dhunës dhe tradhtisë, me të cilat ata ndeshen në realitetin e përditshëm të mbijetesës. Me çmim të dytë u vlerësua fotografi i ri Arjan Vyshka nga qyteti i Elbasanit. Ai erdhi në këtë ekspozitë me një seri fotografish të kryera në një familje shumë të varfër nga rrethinat e Tiranës. Ajo titullohet “Shtëpia e mjerimit”. Përmes disa fotografive Vyshka ka gjetur gjuhën për të na folur shumë për mjerimin që vret. Në qendër të tyre janë pjesëtarët e një familjeje rome, që jeton në një barakë shumë të varfër në periferi të kryeqytetit. Çdo foto fikson aspekte të dhimbshme mjerimi që vështirë t’i harrosh. Ekspozita konkurs e fotografive artistike “Sotiri” do të vazhdojë të qëndrojë e hapur disa ditë në Galerinë e Arteve Figurative “Guri Madhi”. J.Gj

Posted in Aktivitete, blog per artin, ekspozita, fotografi | Leave a Comment »

Silva Agostini prezanton “Pengesat” ne Berlin

Posted by kolektiviza on Qershor 3, 2008

Aida Cama

DW

Silva Agostini jeton prej disa vitesh në qytetin e Berlinit, ku dhe ka kryer studimet në Akademinë e Arteve të Bukura.

Adresa, schönhauser alle 161 në berlin, galeria TÄT. Në vend të derës një perde e zezë. Për të hyrë brenda perdja duhet shtyrë mënjanë. Mbasi e bën këtë hyn në një dhomë të errët. Në të dy burime drite dhe një zhurmë. Burimet e dritës janë dy ekrane të vendosura paralelelisht, por në distancë të ndryshme nga hyrja. Ekranet japin imazhet e dy videove. Ky është instalacioni me video i Silva Agostinit “Obstacle”- Pengesat.

Videot? Njëra tregon lëvizjen paralele të vëzhguesit përballë një muri. Muri është gri, me tulla çimentoje gri. Vëzhguesi ndodhet aq afër murit saqë pamja që sheh është kryesisht mur. Vetëm një pjesë e vogël jep mundësinë të dallosh majat e asaj çka ndodhet pas murit. Prapa murit ka jetë, ka shtëpi, ka pemë, ka dhe një mal. Vëzhguesi do të donte të shihte më tepër, por muri nuk e lejon. Ai e pengon.

Video tjetër tregon një rrugë me perspektivë. Në mes të rrugës figura e vogël e një djali që tërheq një karrocë, duket si një milingonë e ngarkuar. Djali lëviz, por nuk zhvendoset. Sepse pas disa sekuencave ai rikthehet sërish në pozicionin e parë.

Julie August, kritike arti që sapo ka parë punimin e Agustinit: “Mua më pëlqen shumë si është bërë prezantimi në këtë dhomë, me dy ekranet që ndodhen në distancë nga njëri tjetri, duket sikur njeriu hyn diku por nuk mbërrin atje. Këtë përshtypje të lë edhe përmbajtja e filmave, sikur ndodhesh në një korridor për tu futur diku brenda, por nuk e bën këtë. Në njërën anë janë pamjet që krijohen duke lëvizur së bashku me kamerën përgjatë murit, ku muri të krijon bllokadën dhe në ekranin e dytë, djali që tërheq karrocën dhe me ndryshimin e pamjeve kthehet gjithnjë në pikën fillestare. Aty ku filmi pritet, djali që shtyn karrocën kthehet në pozicionin zero dhe njeriu mendon në Sizifin (Sisyphus), në dikë që fillon gjithnjë nga e para. Muri që nuk lejon të shohësh matanë tij, ka diçka bllokuese. Megjithatë e gjithë atmosfera e instalimit është e qetë dhe nuk të krijon depresion megjithëse mund edhe të ndodhte, nëse imazhet do të shiheshin të veçuara.

Të njëjtin mendim ndan edhe Olivier Perrier. “Edhe unë mendoj se prezantimi i punimit është i arritur. Dy ekranet e vendosura paralelisht në dy nivele të ndryshme horizontale dhe rrotullimi i vështrimit me 90 gradë. Nga njëra anë një perspektivë e cila të çon në absurdum, dhe ekrani tjetër ku shihet ku shihet muri anash. Grija e tullave prej cementoje të murit në njërin film, kanë të njëjtën gri si ato të reve në filmin tjetër.”
Komunikimi dhe vështirësitë, pengesat fizike dhe psiqike. Dikush nga publiku pyet nga vijnë këto pamje. Nga Shqipëria. A është kjo e rëndësishme? Autorja vetë mendon se në njëfarë mënyre ka rëndësi ku janë xhiruar videot e instalacionit të saj “Obstacle”

Posted in artist, ekspozita, jashte Shqiperise | 1 Comment »

Art pa Vize

Posted by kolektiviza on Maj 17, 2008

Gazeta Shqip

Art pa vizë

Në krah të majtë të ambasadës gjermane, pasi kalon në një verandë me një kthesë 90-gradëshe, përputhshmërish me konstruktin anësor të godinës, futesh në një kthinë, e cila është një nga hyrjet në ambasadë, por jo ndër kryesoret, e në krye të saj, aty ku kulmon një derë, pas së cilës vjen një tjetër ambient si parasallë, ngjitur me tavanin, janë montuar dy antena parabolike me kokë, ku në sipërfaqet e tyre të brendshme janë pikturuar dy silueta njerëzish që i drejtojnë njëri-tjetrit simetrikisht tutat e armëve që mbajnë ndër duar. Është një ndër veprat në instilacion të Ardian Isufit, pjesë e një ekspozite të hapur që para dy ditësh në këtë ambasadë. Punimi në fjalë luan rolin e përshëndetësit, ftuesit, por e thënë jo kaq ëmbëlsisht, provokativit për të vijuar më tej, deri te salla e madhe, ku nëpër muret e saj janë varur vepra të tjera të Isufit, të përzgjedhur nga ciklet “Fjalori jeshil” dhe “Shenja njerëzore”.

Ajo vepër, për të cilën duhet të mbash kokën lart për ta zhbiriluar deri në fund, luan me idenë e të marrit peng… të njëri-tjetrit në këtë botë të zallamahimshme, ku robi është një peng shumëformësh e shumëmotivësh. Dhe, sipas shpjegimeve të autorit, kjo ndihet më së shumti në botën e komunikacionit, informacionit, asaj çka japim e marrim, si lajm, ndodhi, kumt, duke mbajtur peng ndërsjelltazi njëri-tjetrin me këmbëngulje mizore.

9 janar 2004. Otranto gëlltit të tjera jetë njerëzore. Nuk ka ndonjë vepër me subjekt të drejtpërdrejtë nga kjo tragjedi. Por ka spunto prej saj, që e ka detyruar Ardian Isufin të krijojë një vepër me subjekt ëndrrën e keqe, asaj ëndrre prej së cilës njeriu bie mizorisht nga qielli në tokë, duke u plandosur si viktimë e iluzionit. Këtë ide përcjellin dy siluetat e mjera e me një pajetësi të mynxyrshme, të cilat i përshkojnë ca shirita nga ato që tregojnë një kufi që nuk duhet ta kalosh. “Kam një cikël të gjatë ku fus elementin e kufirit, një lloj kufiri urban, rreth së cilit enden njerëz me ankthe psikofizike, siç është ai i të ikurit nga atdheu”, shprehet Isufi gjatë shpjegimit të veprës. E kjo ndodhet në brendësi të ambasadës gjermane, aty ku dhe u ngjiz “odiseja” e ikjes me çdo çmim nga “Itaka”, korrik 1990. Ndoshta ne nuk kemi ndryshuar. Vijojmë të jemi ikanakë emblematikë. Ndërsa stafi i ambasadës ka ndryshuar, jo thjesht fizikisht. Për herë të parë, një ambasadë krijon një korridor për hyrjen e lirë të njerëzve, por jo për ikanakë të ligjshëm apo të paligjshëm qofshin; hapet për dashamirësit e artit, e atij viziv kryesisht, duke u shndërruar në një qoshk për pelegrinazh kulturor në Tiranën e vakët kulturalisht. Kjo faqe e re në marrëdhëniet mes përfaqësive diplomatike e shqiptarëve, ku në mes gjithnjë ndodhet patjetër elementi “vizë”, hapet pikërisht me ekspozitën e Ardian Isufit. Pjesëtarë të stafit të ambasadës gjermane thanë se falë faktit që ambasadori është dashamirës i artit e koleksionist afeksional gjithashtu ndaj autorëve shqiptarë e ndaj vetë stilit të Ardian Isufit, në të ardhme, në këtë ambasadë do hapen rregullisht ekspozita pikture, duke përfituar dhe nga fakti i ekzistencës së një salle të madhe brenda godinës, e cila shfrytëzohet edhe për evenimente të tjera artistike e kulturore. Në këtë mënyrë do të plotësohet dhe kuadri i një institucioni atraktiv dhe kulturor i një ambasade, që jo vetëm për shkak të pedantizmit gjerman (buruar nga shpirti prusian) përçon ftohtësi dhe ankth, sidomos kur je në pritje të një vize. Por shpresohet që këta akuj të shkrihen që nga e hëna e 19 majit e deri më 12 qershor, kur çdo qytetar, pavarësisht moshës, profesionit e statusit shoqëror, është i lirë të hyjë në ambasadën gjermane për të shijuar nga afër veprat e përzgjedhura të Ardian Isufit në një ekspozitë të tij personale.

Posted in artist, ekspozita | Leave a Comment »

Bolet! Bolet! Bolet! e Flaka Halitit.

Posted by kolektiviza on Prill 8, 2008

Në qendrën për art bashkëkohor “Stacion” në Prishtinë, vazhdon të jetë e hapur ekspozita e artistes Flaka Haliti e titulluar Bolet! Bolet! Bolet!Një ekspozitë që tregon reagimin e saj në ekspozitën “Muslim Mulliqi”. Vetë Flaka flet për Express pse erdhi deri tek reagimi i saj. Read the rest of this entry »

Posted in Kosovë, artist, bashkëkohësia, ekspozita, kurator | Shenjëzuar: | Leave a Comment »

Anri Sala ne muzeun e filmit ne München

Posted by kolektiviza on Prill 3, 2008

Uomoduomo, 2000Uomoduomo, 2000

Ne muzeun e filmit ne München, te enjten me date 3.04.08 i ftuar special eshte artisti shqipetar Anri Sala – si pjese e programit „Open Space“.

Anri Sala i lindur me 1974 Tirane/Shqiperi, jeton ne Berlin dhe vlersohet si nje nga talentet e reja me te mbedha te artit dhe te videoartit. Prej kohesh tashme shfaqet me filmat e tij, ne te cilat prej ngjarjeve krejtesisht te thjeshta krijohen histori shume emocionuese. Punet e Sales konsistojne ne fotografi dhe film ne teknike dixhitale. Tema dhe motive nga kufijte e civilizimit perendimor qe me ekspresionizem te fuqishem kthehen ne “Tableaux vivants”. Pjesa me e madhe e filmave te tij eshte realizuar ne Shqiperi. Perzgjedhja me kujdes e protagonisteve, ngadalesia e inskenimeve, mungesa pothuajse totale e levizejes se kameras dhe rendesia kundrejt detajeve jo te rendesishme ne dukje kontribuojne ne realizimin e nje pune komplekse te kujteses te lidhur me anen biografike dhe ate shoqeror. Read the rest of this entry »

Posted in "treshja hyjnore", artist, ekspozita, jashte Shqiperise | Leave a Comment »

Paci në Stockholm

Posted by kolektiviza on Mars 25, 2008

Gazeta Panorama

Një film është vepra për të cilën ka punuar për shumë kohë dhe tani po përjeton suksesin e premierës në Suedi. Vepra më e fundit e artistit nga Shkodra, të cilin e ka titulluar “Per speculum”, do të jepet në Bonniers Konsthall, ku do të qëndrojë deri më 18 maj. Kjo vepër e artistit shqiptar, i cili ka vite që jeton në Itali, është një realizim vizual pastoral, në të cilën pika kryesore janë disa fëmijë që luajnë me pasqyra, llastiqe dhe reflektimet e diellit. Është një film me metrazh të shkurtër që zgjat vetëm shtatë minuta, por në të paraqet peizazhe idilike që më shumë kujtojnë përrallat se sa realitetin. “Kamera bën lëvizje të shpejta panoramike mbi ca peizazhe të valëvitura për t’u fokusuar pastaj mbi një grup fëmijësh të veshur me rroba moderne. Kur zmadhohet imazhi, shihet se kjo pamje e fëmijëve është e rrethuar në kallëpin e një pasqyre të madhe. Aty ata janë të kapur me syrin e kamerës dhe nga refleksioni i pasqyrës”, shkruan “Ekspresi” i Kosovës për këtë vepër të Ardian Pacit.
Filmi si një pasqyrë
Ajo çka përbën subjektin e filmit është një lojë fëmijësh, një djalosh që kap llastikun dhe me të krijon një fotografi, në të cilën tregohet se si prishet xhami i pasqyrës. Peizazhi i zhvilluar prapa pasqyrës tregon fëmijët, sikurse pamja në fotografi, janë zënë në reprezentimin e realitetit. Një mënyrë e thjeshtë e përkthimit të “Per Speculum”, do të thotë “nga mënyra e pasqyrës”. Filmi alegorik përmban referenca religjioze mbi historinë e artit dhe të filmit artistik. Ndërkohë në fund të filmit, bazuar në të njëjtin shkrim të gazetës së Kosovës, shihen fëmijët duke u ngjitur nëpër degë, lart në drurë. “Ata mbajnë copa të thyera të xhamit të pasqyrës në duar, drejt kamerës, dhe na verbërojnë me reflektimet e diellit. Druri paraqet një simbol të lashtë biblik, i cili përdorej në art, që nga Mesjeta. Titulli i filmit aludon në Letrën e parë Korintasëve të njërit nga predikuesit e krishterimit, Shën Palit, në Dhjatën e Re”, shkruhet në të. Filmbërësi italian, Paolo Pasolini dhe Adrian Paci janë të interesuar për simbolet e shenjta, e veçanërisht ato që njihen, pikturat, ikonat etj. Ndërkohë fëmijët e përfshirë në filmin “Per Speculum” shfaqen mjaft të ngjashëm me skicat e kahershme të artistëve, në filmat si të Pasolinit (Decameroni, 1971) si dhe “Ungjilli sipas Matheut” 1964, filma këta të cilët faktikisht rrjedhin nga Bibla. Filmi është realizuar në Milton Keynes në Britani dhe është xhiruar me projektor 35 milimetërsh. “Per Speculum” ka shfaqur premierën në 13 mars në Bonniers Konsthall, por gjatë këtyre kohëve është shoqëruar me mjaft suksese dhe duartrokitje. Read the rest of this entry »

Posted in artist, ekspozita, jashte Shqiperise | Leave a Comment »

Hapet konkurimi per cmimin “Sotiri” – Shpëto këtë

Posted by kolektiviza on Mars 14, 2008

Edicioni i parë Çmimit Ndërkombëtar për fotografët e rinj, “Sotiri”, hap dyert për aplikimet. Ky projekt, një nismë e Qendrës Kulturore “Lindart & Anima” dhe Projekt 5.6, përfshin artistë të rinj nga Shqipëria e vende të tjera të Evropës e më gjerë. Një ngjarje që pretendon të promovojë fotografinë si gjuhën e lëvizjes urbane. Çmimi “Sotiri” do të ketë dy performanca në Korçë dhe në Tiranë dhe do të shoqërohet me tryeza debati, duke krijuar një klimë bashkëpunimi mes artistëve shqiptarë dhe atyre ndërkombëtarë. Edicioni i parë i “Sotirit” është një reflektim mbi historinë dhe ndikimin e saj mbi artistët dhe mbi realitetin bashkëkohës, ku ata veprojnë. Kocepti “Save this” (Shpëto këtë) drejton vëmendjen e artistëve në fiksimin e momentit.

Në konkurs mund të marrin pjesë të gjithë artistët nga 20 deri në 35 vjeç. Çmimi i parë shoqërohet me një shumë prej 150 mijë lekësh, çmimi i dytë përfiton një kurs të plotë në projektin 5.6, për të thelluar njohuritë mbi fotografinë. Afati i fundit për regjistrimet është data 15 prill. Punët e paraqitura do të kalojnë në një seleksionim paraprak e më tej do të ekspozohen në fillim të majit.

Me shume mbi konceptin, Alketa Kurrizo:

Ruaje kete !
Histora eshte marreveshje dokumentesh.
Ne dokumentojme cdo gje qe mendojme se eshte e rendesishme. Kete e bejme te gjithe, kudo:  lokalisht, kombetarisht, globalisht…
Fakti qe fotografia  eshte gjithmone riprodhim i dickaje, qe ne nje moment te caktuar ka ekzistuar,  e con shikuesin drejt iluzionit se gjithçka eshte reale dhe permban nje “perqindje te larte te se vertetes.” Ajo qe ata gjejne aty eshte realiteti ne kohen e shkuar, edhe pse ne vetvete kjo e shkuar e ilustruar ka nje ekzistence te tashme.
Te “gjuash” te tashmen  do te thote t’i pergjigjesh njekohesisht edhe asaj, edhe dickaje qe eshte tanime e shkuar. Kjo eshte nje rruge e veçante per te krijuar fakte: fragmente te kohes, qe ndertojne te shkuaren dhe te sotmen.
Prej kohesh kam qene e interesuar per fenomene, qe vendosen ne periferine e vemendjes sone. Jam munduar te mbledh fakte, qe ne nje fare menyre me kane intriguar, sepse ishin ndryshe, te padukshem ose thjesht te pakapshem. Duke theksuar kete informacion te ”lene menjane”, duke e vene ne qender te vemendjes, ai nevojitet te rishihet, te rimendohet, ashtu si historia ndjen te beje ndonjehere.
Kur faktet vendosen prane historise se tyre, hapesira midis behet shume e rendesishme, ne mos me e rendesishmja; ajo behet hapesira ku dy entitete takojne bashkekohesine, brenda nje rezonance ku domethenie te reja mund te artikulojne vetveten.
Ashtu si konceptet behen subjekt i rishikimeve ne kohe dhe permbajtje, domethenia dhe “hija” e imazheve nuk jane te njejta ne dy hapersira te ndryshme: ky eshte pragu ku fakti ben nje ndryshim te qendrueshem dhe rikrijon veten.
Historia eshte marreveshje faktesh.
Kur imazhet behen deshmimtare te fakteve dhe reflektojne ate mase te perbashket te se vertetes, mund te jene shenja te paharrueshme. Ka momente dhe fakte qe mund te vdesin pa u vene re.Te tjere mund te kalojne pragun e anonimitetit dhe te behen material per t’u ruajtur.
Duke ruajtur kohen, vendin, objekte dhe subjekte, shenja te pakapshme te qenesise se tyre, e gjithe kjo si rindodhi e nje situate identike behet imazh per historine, dokumet nga e shkuara,fakt i  se sotmes.
Nese jeni te interesuar ne marredheniet midis se shkuares dhe te sotmes dhe atyre mes realitetit dhe imagjinates, ju mund te kapni fakte te ndermjetme, imazhe te historive personale, qe ne fund te fundit jane pjese te historise, deshmimtare te se ciles jemi te gjithe.

Posted in Aktivitete, LindArt, ekspozita, fotografi | 25 Komentet »

Grate (gjithmone) rrefehen nga burrat.

Posted by kolektiviza on Mars 8, 2008

Kur burrat rrëfejnë gratë…

Një burrë mbi një grua/ Tetë studentë të Akademisë së Arteve ekspozojnë sot perceptimet e tyre mbi femrat në galerinë “Zenit”

Ç‘di një burrë për një grua? Shkrimtarët kanë mundur t‘i hedhin të gjitha ato çfarë dinë për gratë në libra, një burrë i zakonshëm e thotë me gjuhën e tij gruas që ka pranë se çfarë është ajo për të, ndërsa artistët vizualë vijojnë ta quajnë një eksplorim të pambarimtë botën femërore. Për shekuj me radhë, piktura na ka ofruar momente grash herë të trishta, herë rebele, duke hyrë në format edhe nga më absurdet për t‘i rrëfyer.

Përveç punimeve që vetë gratë artiste kanë bërë për të shpjeguar botët e tyre, burrat artistë vijojnë të lundrojnë në ujërat që do t‘i çonin pikërisht në vendin ku fshihet shpirti i gruas… Read the rest of this entry »

Posted in Akademia e Arteve, Zenit, bashkëkohësia, ekspozita, kurator | 2 Komentet »

Kerkohen kuratore per Marubin dhe Onufrin

Posted by kolektiviza on Mars 6, 2008

Më në fund, “Marubi ‘08”
Gazeta Standart
Galeria Kombëtare e Arteve ka shpallur konkursin për kuratorë për Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë “Marubi ‘08” dhe të Konkursit Ndërkombëtar të Arteve Pamore “Onufri ‘08”, të cilët priten të zhvillohen respektivisht në shtator dhe në dhjetor 2008. Sipas burimeve zyrtare të GKA, të gjithë kuratorët e interesuar duhet të paraqesin konceptin kuratorial dhe dokumentacionin shoqërues, ndërkohë që afati i dorëzimit të dosjeve për Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë “Marubi ‘07” do të jetë më 30 prill, ndërsa për Konkursin Ndërkombëtar të Arteve Pamore “Onufri ‘08”, 31 maj.

Dosjet e paraqitura do të shqyrtohen nga Këshilli Organizativ i dy konkurseve përkatëse teksa këshillat e dy konkurseve do të miratohen nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, nën kujdesin e të cilës organizohen. Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë “Marubi ’08” do të zhvillohet në shtator 2008 dhe Konkursi Ndërkombëtar i Arteve Pamore “Onufri ‘08” do të zhvillohet në dhjetor 2008.

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, ekspozita, kurator | 3 Komentet »

Agim Sulaj – ekspozite ne GKA

Posted by kolektiviza on Shkurt 28, 2008

Gazeta Standart

Një koleksion prej rreth 25 punimesh në vaj të piktorit të njohur Agim Sulaj, të cilat si gjithmonë i referohen fëmijërisë, do të prezantohet nga data 6-24 mars në mjediset e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Artisti Sulaj që jeton dhe punon prej vitesh në Itali rikthehet në Tiranë pas suksesit të ekspozitës “Libri i Historisë”, e inauguruar në GKA në nëntor 2004. Këtë herë ekspozita e tij titullohet “Ëndërrimtari”, titull të cilin e mban dhe një nga 25 punimet, të trajtuara në një mënyrë hiperrealiste. “Zgjodha titullin e një tabloje të kësaj ekspozite, duke iu referuar ëndrrës, e cila na ndjek dhe e ndjekim në çdo hap. Çdo dëshirë për t’i shpëtuar varfërisë shpirtërore dhe rëndomtësisë së jetës nuk është gjë tjetër veçse realizimi i një ëndrre”, – tha për agjencinë telegrafike të lajmeve piktori Sulaj. Punimet që pritet të prezantohen në GKA i takojnë krijimtarisë më të fundit të piktorit Sulaj dhe disa vijnë nga fondi i galerisë mjaft të njohur “Forni” e Stefano Fornit në Bolonjë. Një vepër vjen nga Franca, ku ka qenë e ekspozuar në Fierën e Artit “Triptique”, që u mbajt nga 13 tetor-18 nëntor të vitit 2007. Pjesë e ekspozitës së tij do të jenë dhe vepra të ekspozuara në konkursin e njohur për çmimin “Michetti 58″, të cilat do të jenë të shoqëruara me katalogët e këtij konkursi. “Në këtë mënyrë dashamirësit shqiptarë të artit do të kenë mundësi të shohin dhe vepra të mjeshtërve të tjerë botërorë të pikturës si Luciano Ventrone, Baltus, Mitoraj, De Chirico, Odd Nerdrum, Sandorfi etj.”, – tha piktori Sulaj. Në një kënd të veçantë do të ekspozohen dhe veprat me të cilat piktori Agim Sulaj është nderuar me çmime në konkurse botërore të Karikaturës si në Gjermani, Kosovë, Amerikë, Francë, Belgjikë, Turqi, Iran, Itali etj. Krijimtaria në karikaturë i përket periudhës nëntor 2006 dhe janar-shkurt 2008 dhe disa prej tyre janë publikuar herë pas here edhe në shtypin shqiptar. “Do të jetë një konfrontim mjaft i këndshëm me publikun e gjerë artdashës të Shqipërisë dhe jam i emocionuar si gjithmonë kur vij në vendin tim”, – përfundoi piktori i njohur, Agim Sulaj.

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, artist, ekspozita | 4 Komentet »

T’i kthehen derguesit – Ekspozita e Ervin Hatibit ne Stamboll

Posted by kolektiviza on Shkurt 23, 2008

Në artin e fermanëvePoeti Ervin Hatibi ekspozon në Stamboll punime nga cikli i tij i njohur: Pop-Ferman

Në një kthinë të labirinteve të lagjes “Bejogllu” në Stamboll, në librarinë “Mavi Kum” (“Rëra e Kaltër”), e konceptuar edhe si qendër evenimentesh artistike ekskluzivisht mbi Mesdheun, u hap pardje një ekspozitë e poetit dhe artistit Ervin Hatibi. Kjo nuk është e para ekspozitë ndërkombëtare e Hatibit, i cili më parë është prezantuar në ekspozita në Paris, Ferrara dhe Shkup, po me ciklin pop-ferman, të njohur për publikun shqiptar. Hapja e saj u prit me interes dhe pjesëmarrje të konsiderueshme nga artdashësit turq. Punimet e Hatibit do të presin vizitorë gjatë një muaji, deri më 21 mars, ndërsa më 4 mars autori do të zhvillojë një bisedë me të ftuar ku do të lexojë edhe një përmbledhje me poezi. Në Turqi, fjala ferman ka gati një shekull që nuk i përgjigjet më realitetit politik dhe si titull ekspozite ngjall po aq huti sa kudo tjetër, por nga ana tjetër natyrshëm i madh e i vogël e dinë ç‘është. Në atdheun e fermanit, ai qëndron mes së njohurës dhe së panjohurës, së dëgjuarës dhe së harruarës. Ndaj dhe hapja e një ekspozite të tillë në Stamboll ka një domethënie të veçantë. Por çfarë janë fermanët e Hatibit?
Fermani dhe Tugra, Akti dhe Vula Read the rest of this entry »

Posted in artist, bashkëkohësia, ekspozita | 2 Komentet »

Piktura e Pavarsise

Posted by kolektiviza on Shkurt 19, 2008

Një pikturë e madhe 70 etra është duke u pikturuar nga studente e Fakultete të Arteve në GAK, ne kremten e shpalljes se pavarësisë se Kosovës.

pikt.jpg

Alban Muja Expres

Prishtinë, 17 shkurt— Galeria Kombëtare e Arteve e Kosovës në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve në Prishtinë me rastin e ditës së shpalljes së pavarësisë ka përgatitur program të veçantë e cila do të zgjatë hiq me pak se 72 orë pandërprerë. E kaluara e vështirë por e lavdishme, e tashmja por edhe e ardhmja evropiane shihen në pikturat e artistëve të rinj, studentëve të Fakultetit të Arteve, te cilët kanë fillua pune nga e dita e madhe, e diela, për prezantimin e “Pikturës Maratonike”, një pëlhurë 70 metra në të cilën studentët e zgjedhur të Fakultetit të Arteve do të pikturojnë së bashku për 3 ditë. Ishin portretet e Skënderbeut dhe heronjtë dhe dijetarët dhe luftëtarë të historisë shqiptare e deri të portretet e historisë më të re të Kosovës, ai i komandantit legjendar Adem Jashari, tek presidenti legjendar Ibrahim Rugova, e shumë portrete që tregonin historisë dhe te kaluarën dhe të tashme, por edhe të ardhmen e Kosovës, janë pikturuar dhe do të pikturohen nga studentet. Por në GAK, përveç artistëve të rinj dhe pëlhurës se madhe 70 metra për të festuar ditën me të madhe të Kosovës, kanë arriture edhe njëqind e pesëdhjetë litra verë, siç u tha nga artistët e rinj, verë speciale për Pavarësi. Kjo verë është sjellë nga verëria “ Eko”, normal gratis si çdo gjë që u soll nga produkte vendore për festimet e ditës së pavarësisë. Sikurse edhe “Albi Commerce” dhe kompaninë tjera që kishin sjellë produktet e tyre për artistet. Drejtoi i Galerisë Kombëtare të Arteve Luan Mulliqi ka thënë se qëllimi i këtij projekt ka qenë që edhe artistë te kontribuojnë për ketë ditë të madhe. Ndërsa jashtë Galerisë se Arteve sikur në çdo cep te Prishtinë dhe Kosovës, ishin vendosure flamuri kombëtar, ai i SHBA-ve sikurse edhe ia i Bashkimit Evropian.Kjo maraton e pikturimit ka vazhduar me montimin e instilacionit 50 metra të lartë me balona heliumi. Ndërsa veç pak me vonë grupi i artistëve të qeramikës fillon modelimin. Po te njëjtin ditë në ora 18: 00 do të fillon “Maratona e video-artit “ ku u shfaqen shumë video-punime. Ndërsa një orë me vonë u vazhdua me muzikë argëtuese dhe klasike nga artistët kosovarë, për t’i lenë vendin prezantimit filmik të ekspozitave më të mira në GAK pas lufte. Në ditën e dyte, sot, e hënë, në GAK nga ora 10:00 e deri në ora 18:00 të gjitha grupet e artistëve vazhdojnë me projektet e tyre. Ndërsa një orë më vonë mbrëmja përkujtimore “Për ata që s’janë”, pastaj orë letrare me poetët e zgjedhur kosovarë, sikurse shfaqja e video-klipit të këngëtares Eliza Hoxha. Pastaj recital nga Teatri “Oda” dhe muzikë klasike. Ndërsa në ora 22:00 prezantimi filmik nga 180 ekspozitat të organizuara nga GAK, që nga pas lufta. E gjithë kjo festë 72 orësh do të përfundojë ditën e martë në ora 12 :00, me një koktej artistik.

Posted in Kosovë, ekspozita | Leave a Comment »

“Zmbrapsje”

Posted by kolektiviza on Janar 31, 2008

Aleancë shqiptaro-serbe në art

HOPE

 

 Ademielvis

Dy fotot e heroit të luftës së Kosovës, Adem Jashari, në një ekspozitë të artit figurativ në Muzeun e Artit Bashkëkohor të Vojvodinës në Novi Sad, kanë provokuar reagime të ashpra nga përfaqësues të skakierave politike, sidomos në Beograd. Kandidati presidencial, ultranacionalisti Tomislav Nikoliç, i ka interpretuar fotot si tregues të dozës terroriste që bartin sipas tij, shqiptarët duke mitizuar figurën e Adem Jasharit. Por, Nikoliç është treguar i paduruar për të dëgjuar shpjegimet e bashkatdhetarëve të tij, të grupit kurator të ekspozitës, që kanë sqaruar thelbin e ekspozimit të figurës së Adem Jasharit paralel me atë të Elvis Preslit. Kuratorët Vida Knezheviq, Kristian Lukiq, Ivana Marjanoviq dhe Gordana Nikoliq, janë shprehur se figurat e Adem Jasharit dhe Elvis Preslit, janë prezantuar në stilin e pikturave “serigrafi” të të famshit Andy Worholit si ironizim i ikonave të pop kulturës bashkëkohore konsumatore. Artistët serbë shprehen se me këtë punë artisti kosovar, Dren Maliqi, tenton të kritikojë përdorimet dhe keqpërdorimet e protagonistit të luftës në Kosovë, ndërkaq që me veprën tjetër të tij “Hope” (Shpresa), tregon se shpresa në hapësirat tona ballkanike haste me shumë vështirësi, por që megjithatë ekziston. “Në këtë rast, por edhe në disa punët tjera të shfaqura në këtë ekspozitë, arti me gjuhën e tij futet në hapësirën e realitetit shoqëror, duke tentuar të shpotisë këto realitete në mënyrë kritike. Çdo manipulim me përmbajtje politik, nga çdo kah që mund të vijë, është thjesht një moskuptim dhe keqkuptim i rolit të artit dhe kulturës në shoqërinë bashkëkohore, si faktor i bashkëpunimit në rajon”. Shprehen kështu kuratorët serbë të ekspozitës së përfolur “Exceptions”(Zmbrapsje), që është hapur këto ditë në Muzeun e Artit bashkëkohor të Novi Sadit. Sipas tyre, kjo ekspozitë dhe nismat e tjera në rajon, tregojnë se mund të tejkalohet trashëgimia e hidhur e së kaluarës përmes gjuhës universale të artit bashkëkohor. Njëkohësisht, kjo tregon se është e mundshme eardhmja e përbashkët e Ballkanit.

Posted in Kosovë, artist, ekspozita | 4 Komentet »

Apolitical – Videoperformance tek “Casa Italia”

Posted by kolektiviza on Janar 31, 2008

A Mile Shekulli

Ne Gjuhen e Politikes

Peformanca “revoltë” e një grupi artistësh ndërkombëtarë kundër imazheve të forta që përdoren gjatë edicioneve informative, apo për të ilustruar një problem

Të bombarduar nga lajme dhe informacione që trondisin dhe që tërheqin vëmendjen me imazhe, jo rrallë makabre, njerëzit kanë filluar të lodhen. Nuk i shpëton kësaj trysnie as duke mbyllur sy dhe veshë. Me këtë temë social-politike të botës moderne merren një grup ndërkombëtarë artistësh nga Suedia, Novergjia, Kili, Republika Çeke dhe Italia, ofrojnë mënyra të tjera për të informuar dhe për të tërhequr vëmendjen ndaj problemeve të ndryshme. Janë dy performanca video, të kuruara nga kuratorët Stefano Romano dhe Alessandra Pioselli, të cilat prezantohen sot në orën 18.30 në Qendrën Tregtare “Casa Italia”. Njëra prej tyre, e përbërë nga 4 video quhet “Apolitical exibition”. “A- si artikull dhe A- si apolitike”, – shpjegon kuratori Stefano Romano. Në dukje një lojë fjalësh. Të flitet për politikë me imazhe jo politike. Një zbërthim në dy nivele, në atë estetik dhe politik.

“Çdo ditë shohim mënyrën se si serviren informacionet. Ne ofrojmë mundësinë e të folurit pa imazhe të forta, të cilat ndonjëherë japin efektin e kundërt”, – vazhdon Romano. Për të tërhequr vëmendjen drejt problemeve ekonomike, sociale, politike, nuk kanë zgjedhur as seanca parlamentare, as njerëz duke vdekur urie, të falimentuar, etj.

Syhabit Shkreli, artist pjesëmarrës në dialogun apolitik, ofron pamjet e një akuariumi me peshkaqenë, pamje që sa vijnë dhe hapen dhe në sfond duket një qendër tregtare (në Stamboll). “Në kontekstin ekonomik është tepër e qartë se kush është preja dhe kush gjahtarët”, – thotë Romano. Artisti çek Adam Bacar, tregon një lloj indiference karshi këtyre lloj informacionesh. Ai shtron një rrugicë me gazeta, të cilat zhduken nën vrullshmërinë e përditshmërisë.

Artisti kilian, Ivan Navarro ndërtonperformancën e tij duke kryer aktin e “vjedhjes” së energjisë elektrike. Ai ka ndërtuar një karrocë blerjesh (nga ato që përdoren në markete) me neone. Ecën rrugëve të Nju Jorkut (Chelsea District) me karrocën e çuditshme dhe për ta ndriçuar shfrytëzon ilegalisht energjinë e neonëve publikë. Është një gjetje alegorike, jo për të treguar vjedhjen e energjisë (gjë që ndodh rëndom, sidomos në Shqipëri), por për të treguar dy anët e shoqërisë, për të vënë përballë varfërinë dhe bollëkun, mirëqënien, e cila realizohet në kurriz të të varfërve, për të vënë përballë pushtetin dhe pafuqishmërinë. (Jo më kot performaca zhvillohet në një qendër tregtare).

Të tjera variante ofrojnë dy artistët suedezë Eric Berglin dhe John Skcoog. Përgjatë një videoje njëorëshe të xhiruar në Portin e Goteborgut, artistët lyejnë në të bardhë reklama të mëdha. Ashtu si imazhet e rënda në edicionet e lajmeve edhe spotet publicitare, i ndjen të të ndjekin ngado. Të imponohet me të gjitha format dhe mënyrat. Është një mesazh për pak qetësi publicitare. Dhe artistët nuk bëjnë gjë tjetër, veçse pastrojnë pas ambientin.

Performanca e dytë, e cila mbështetet në dy videot e dy artistëve njëri nga Norvegjia dhe tjetri nga Italia titullohet “Fictional Landscape”. Sipas kuratorit Romano është një lloj reflektimi mbi peizazhin. Nga vetë titulli kupton ca vende imagjinare, ku çdonjëri prej nesh, për t’i shpëtuar rrymës së përditshme, punës, zhurmës, smogut, fytyrave të njëjta, do të donim të arratiseshim.

Videoperformanca që zhvillohet sot në Qendrën Tregtare, zhvillohet me mbështetjen e Institutit të Artit Bashkëkohor – TICA. Videot do të vendosen të shpërndara nëpër katet e qendrës dhe do të qëndrojnë aty për 15 ditë. Është një mënyrë e veçantë komunikimi me publikun, me njeriun e zakonshëm, që nuk gjen kohë për të vizituar galeritë apo studiot e artit, gjatë procesit të blerjeve të gjërave të konsumit të përditshëm, ushqime, apo veshje. Teksa shpenzojnë nga kuleta marrin edhe një mesazh artistik falas.

Posted in Arti Publik, TICA, ekspozita, hapsira publike | Leave a Comment »

Tradhtia e tradhtisë së “Onufrit”

Posted by kolektiviza on Janar 21, 2008

Tradhtia e tradhtisë së “Onufrit”

Shkruan : Ben Andoni

Dikur, ka zgjatur shumë mbledhja, që do përcaktonte emërtimin e Konkursit të artit pamor. Kishte ndryshuar sistemi dhe në frymën e re, në idealet e reja, në dallditë e reja, duhej një emër i ri. I beftë, si koha e re; dhe gjithëpërfshirës, ashtu si shpesh shqiptarët mendojnë për gjërat “e reja”. Gjithmonë, si Sizifi nga fillimi. Dikush propozoi emrin e Onufrit. Protopapa, që në shekullin XVI, kishte pikturuar me sukses në Berat, Kostur, më pas në Valsh dhe Shelcan të Shpatit, kishte ikur nga kjo Botë duke marrë me vete misterin e të “kuqes” së famshme të tij. Vonë, shumë vonë, shqiptarët identifikuan kishat, ku kishte pikturuar. Dhe këtë falë bjelloruses Puzanova, që Zoti e hodhi ndër këto troje. Sot, e kësaj dite, në Valsh dhe Shelcan duhet të ikësh me sakrifica. Kurse Onufri është dërguar në harresën e vet “të natyrshme”.
Por, që nga ajo ditë, kur bëheshin kaq fjalë, Konkursi i Artit Pamor “Onufri” do të merrte jetë. Vetëm emri i mbeti (për paradoks) me konceptin bashkëkohor, që pretendonte se po përcillte ky aktivitet mes shqiptarëve dhe të huajve të pranishëm. Fillimi ishte i çuditshëm. Pak i stisur, por ai gjithsesi manifestoi rrugën e re që po merrte arti shqiptar. Pak nga pak, peneli i la vend instalacionit (shpesh këto ishin kopje të punëve të para në katalogjet e huaja-pëshpëritnin mesveti artistët); pastaj video. Pafund video. Shumë syresh edhe amatoreske. Nga pak “ikën” artistët më “të vjetër”, ndërsa “të rinjtë” ishin më familjarë. Çdo drejtor solli risitë e tij. Njëri e mbylli duke e bërë vrimë gjilpëre derën e tij, dikush, pas tij, e hapi, sa mund të futeshin dhe vetë devetë. Shteti derdhi rregullisht paratë e taksapaguesve sipas kapriçiove të ministrave të kulturës. Dhe, kështu “Onufri” i kapërcyellit të shekullit XX u ngjit drejt XXI…
Shumë u përplasën artistët. Të rinj me të vjetër. Vendas dhe të huaj. Qytetarë dhe provincialë. Të qendrave dhe rrethinave. Eci…

Erdhi Onufri 2007
E fundit, si një epilog për bjerrjen e këtij aktiviteti, ishte “Onufri 2007” me konceptin “Tradhtia në Art”. Një koncept i mrekullueshëm, që është bashkë-kuruar prej Rubens Shimës dhe Ervin Hatibit. Por, koleksionimi i punëve të tyre, që u përkasin viteve ‘70-‘85 për të treguar se “tradhtia nuk është një koncept i ri në art” ishte pak si tepër zhgënjyes. Kjo, jo vetëm për faktin se artistët e përdorur si kundrapeshë janë gjallë dhe e meritojnë një leje morale, por të vendosura në atë mënyrë, në atë ‘aneks’ të papërfillshëm të Onufrit, tregonin një paradoks më shumë shqiptar. Kjo oponencë, duket shumë e vogël, po të kesh parasysh se ajo lloj tradhtie në art- ka qenë në çdo kohë dhe i përket çdo epoke. Në vende të ndryshme dhe në hapësira kulturore shumë më të emancipuara se tek ne. Kanë shpëtuar veprat, që kanë pasur tutelën fetare, sepse nën kubenë e objektit të religjionit, mund të punoje për gjithçka. Mjafton, që t’i përmbahesha Hyut dhe talentit. Në artin e vërtetë vendosnin kanone të tjera. Të kthehemi në argumentin tonë:
Karikaturat, që mbulojnë një seksion, vërtetë duken aq demode në ide, por ndër to kishte punë, që mund t’i përkisnin dhe kësaj kohe. Një mision që arti, duhet t’ia dijë një artisti të vërtetë. Sa për pjesën tjetër të Onufrit, ti zhgënjehesh në çdo hap. Jo sepse arti, që paraqitet është shumë naiv dhe me abstragime të pakta, por impenjimi i artistëve pjesëmarrës është tejet i papërfillshëm. Punët e mrekullueshme të Lala Meredith Vulaj nuk i rrinë fare konceptit, të autorëve, ose, e plotësojnë më shumë, nëse ata duan, kuptohet. Shumë punë, me emërtesën tashmë slogan, “Pa titull”, nuk plotësojnë as idenë e tyre, sepse janë vendosur në paretet e Galerisë. “Human Signs” të Adrian Isufit mund të rrinin më mirë me një koncept tjetër, ashtu si puna e Lad Myrtezait, etj. Po ashtu, pa impenjim duket dhe puna e Najada Hamzës dhe shumë prej artistëve janë tepër larg konceptit të Onufrit.
Nuk dihet se çfarë do të bënte ky komunitet artistësh në vitet ’70-’80, por duke marrë parasysh se shumë nga artistët-shqiptarë të asaj kohe ishin shkolluar jashtë, kishin thithur aromë, që shumë nga artistët shqiptarë sot mund ta marrin më lirisht, të duket se edhe të sotmit, nuk do kishin shumë largësi me të parët e tyre. Për fat të keq, nuk është se kanë shumë frymëmarrje.
Shima tha se nuk kanë rëndësi emrat e autorëve që i kanë bërë këto vepra, pasi qëllimi nuk janë artistët, por mënyra sesi arti operon me të njëjtat forma në kohë të ndryshme. Vetëm se, duket se mjetet e mbytën qëllimin. Më tej, po Shima, në një media ka thënë se ishte e rëndësishme që produkti i ofruar nga artistët pjesëmarrës të jetë koherent me temën e vendosur këtë vit “Tradhtia në art”. Në fakt, të para atje, ato nuk tregonin se i përmbaheshin këtij qëllimi.

Nga legjenda e Golemit..duke e lënë Pigmalionin
Por ndjesia e tradhtisë së artistëve shqiptarë këtë herë i shkonte më mirë ndjesisë së Golemit. Shumë e njohur në legjendat e hebrenjve të Evropës. Ku rabini Judah Loew në Pragë në shekullin XVI e krijoi një golem bash për të mbrojtur një geto të Pragës Josefov nga goditjet anti-semitike. Ishte koha, kur perandori i vendit shpalli se hebrejtë e Pragës duhej të vriteshin apo përziheshin. Për këtë, një golem duhej të bëhej nga argjila e brigjeve të lumit Vltava në Pragë. Duke plotësuar ritualet e tij, Rabini ndërtoi Golemin dhe e bëri atë të vinte në jetë -duke i recituar në Hebraisht. Qëllimi ishte që kjo krijesë të mbronte komunitetin hebre. Por, ndërsa Golemi i Rabinit rritej, ai bëhej shumë i keq: filloi të vrasë njerëzit e tjerë, që nuk ishin hebrej. Dhe. Legjenda vazhdon që golemi arriti që të godasë dhe vetë krijuesin e tij dhe të gjithë hebrejtë e tjerë. Golemi, që do të thoshte, diçka e paformuar dhe jo perfekte, apo një trup pa shpirt, u bë krijesa e keqe, që i kthehet vetë Krijuesit. Fjala, që ishte shfaqur fillimisht tek Bibla, në Psalmin 139:15-16, kishte një moral të qartë: vetë Zoti mund të krijojë, jo njerëzit.

E përkthyer në kohën tonë dhe duke e lënë të vetmuar për një moment legjendën e mrekullueshme të Pigmalionit, që e mbrojti këtë herë Onufrin tonë, morali është i qartë, tradhtia në art është gjithmonë. Ai ndodh kurdo dhe kudo, ku është qenia njerëzore. E cila nuk ndryshon nga koha, nga ardhja e formacioneve ekonomike-shoqërore, por veç nga tharmi i saj. Dhe, arti shqiptar ka treguar se legjendën e Pigmalionit e ka kuptuar në pjesën e parë dhe tash ka përfunduar në atë të Golemit.
Krijesa e re e artistëve shqiptarë, golemi i tyre, tash po ha vetë krijesat e saj, sepse është larg artit të vërtetë. Njësoj si arti, që qesëndisin artistët e artit pamor dhe që ndodh në Pallatin e Kongreseve apo gjetkë, me turbo-folkun panballkanik dhe me ritmet e çfarëdo-lyrshme, me të cilën mrekullohet sot shija e shqiptarëve.
Në skaj të katit të dytë, një ndërtues shqiptar, në një sfond të mrekullueshëm blu ka plotësuar ëndrrën e tij. Është një vallëzim i blusë, që duket se ka mbytur muzgun. Atë muzg të gjatë të Shqipërisë dhe ëndrrën për një gjë të re. Atë muzg, që nuk largohet kurrë. Por, e reja nuk vjen në Shqipëri, ndërsa muzgu i autorit zgjatet e zgjatet. Ka qëndruar në fond dhe është shfaqur, por që është jashtë konceptit të tradhtisë. Është qesëndia e tradhtisë. Në fakt, nuk ka tradhtuar askënd. Madje as veten. As ëndrrën. Shqiptarët gjithmonë janë në muzg të pamundësisë së tyre. Edhe autori, që e kanë qësëndisur më kot. Por Golemi i vret.
Është ftohtë në Tiranën artistike të viteve ’00. Një e ftohtë, që nuk mundet kurrkush ta qetësojë. Mbase edhe ata burrat, që në atë mbledhjen e fillimit, dikur mtonin se ky konkurs paradoksalisht do të kishte emrin e një piktori, që sapo kishte lënë mesjetën. Ishte Protopapa Onufër, që shqiptarëve ua tregoi sërish një e huaj. Sërish dhe sërish.

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, ekspozita, onufri | 1 Comment »

Mes “Nëntorit” dhe “Onufrit”

Posted by kolektiviza on Janar 21, 2008

Vlash Prifti Gazeta Shqip

Çfarë sollën dy nga ekspozitat më të fundit në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe ç`kahje po merr arti ynë pamor këto vite

Nuk jam kritik në profesion, as nuk e pretendoj një gjë të tillë. Për mua, t‘i futesh asaj rruge, kërkohet jo vetëm të kesh prirje për të, por duhet edhe t‘i përkushtohesh gjatë dhe me gjithë pasionin e nevojshëm që ta njohësh e të familjarizohesh me sekretet profesionale të saj, të njohësh gjuhën e veçantë të kritikës, të dhënat nëpërmjet saj për ecurinë dhe arritjet më të fundit të shprehura nëpërmjet artit pamor në botën e sotme, të njohësh personalitetet dhe individët pjesëmarrës aktivë brenda dhe jashtë vendit, korrentet dhe zhvillimet aktuale etj., etj., e nga ana tjetër duhet të përballesh edhe me mërinë e të tjerëve. Por, ajo që më shtyu thjesht si krijues të jap mendimin tim ishin mes të tjerash propozimi që më bëri njëri prej artistëve dhe organizatorëve të prezantimit të dhjetë radhazi të veprave në gjininë e pikturës të bashkësisë së piktorëve artistë të moshave dhe brezave të ndryshëm “Nëntori 10″, si dhe indinjata e shprehur me të drejtë në ceremoninë e hapjes nga njëri prej artistëve tanë të njohur ndër vite, pjesëmarrës në këtë takim. Një indinjatë e shprehur në një formë të hapur e krejt normale për shoqërinë e sotme, ku secili si individ, por edhe i grupuar në formën e një shoqate artistësh, dëshiron të prezantohet para publikut artdashës, pse jo edhe në sallat e galerisë kombëtare, ku në mënyrë të pandërprerë janë prezantuar dhe prezantohen edhe individë apo grupime të tjera artistësh. Për ta bërë një gjë të tillë, kësaj shoqate apo këtij grupimi artistësh, të cilët e kanë bërë këtë zgjedhje që të shprehen nëpërmjet këtij mediumi tradicional nëpërmjet penelit, nuk duhet, mendoj unë, t‘i krijoheshin pengesa të tilla artificiale, madje asnjë pengesë e çfarëdo lloji qoftë, si ajo e bërë pak vite më parë nga ish-drejtuesit e galerisë (siç u deklarua nga folësi) që ata të mos ekspozoheshin atje. E mbi të gjitha kur shumë prej tyre janë krijues me përvojë, me arritje në krijimtari, madje themelues të shkollave tona të para të artit në ato vite kur privacionet në lirinë e të shprehurit ishin të mëdha dhe aspak të ngjashme me atmosferën dhe kushtet e lulëzimit të artit modern në fillim të shekullit të kaluar në Montparnas të Parisit. Si rrjedhojë, indikacionet e sjella me vete nga shkollat e lindjes dhe periudha relativisht e gjatë e një edukimi të kufizuar e të mbyllur në vendin tonë, edhe pse tashmë po ecet drejt një shtrati të ri e teorikisht pa asnjë pengesë, për mendimin tim, vazhdon të ndjehet akoma edhe në ekspozitën e lart përmendur, por edhe në të tjera paralele me të, të hapura kohët e fundit. Por, gjithnjë sipas mendimit tim, kjo dukuri që vazhdon të jetë prezente, nuk mund të mënjanohet thjesht nëpërmjet formës apo mënyrës së mospranimit apo të përjashtimit. Në radhë të parë situata e krijuar nga përjashtimi sjell një situatë konflikti e si pasojë atë të zgjatjes së periudhës që nevojitet dhe është e domosdoshme për vetëndërgjegjësimin për ndryshim. E pastaj terreni për alternativa të reja që praktikisht krijon apo është nxitës në kushtet e lirisë së shprehjes, duhet të mos mbetet i zbrazur në sajë të përjashtimit por, i vënies në funksion të vetëpërjashtimit që vjen si rezultat i përballjes e i konkurrencës së vazhdueshme gjithnjë e në shkallë më të lartë nga pikëpamja intelektuale dhe i aftësisë për t‘u shprehur me kërkesat dhe ritmin e kohës. E drejta për të shprehur kundërshtim e mospajtim kundrejt një gjendjeje të caktuar, duhet të ekzistojë brenda demokracisë në vetvete. Sipas një studiuesi të artit modern dhe atij bashkëkohor, kur arti sot bëhet objekt diskutimi mes grupesh bashkëbiseduesish, biseda priret të veçojë në njërin krah ata që diskutojnë stuhishëm e me gjëmim dhe në anën tjetër ata që qëndrojnë të tërhequr dhe që mbajnë një qëndrim më të butë.

Në fakt, të dyja format e përgjigjeve tipike shpesh bazohen te i njëjti dyshim = tek ai se kushdo prej tyre vështirë se e di se çfarë po thotë.

A nuk jemi që të gjithë (sigurisht dikush më shumë e dikush më pak) nën trysninë e ndikimit të mbartjeve të panevojshme nga e shkuara dhe të mangësive të një formimi e ndërgjegjësimi të plotë? Edhe pse tashmë liria e shprehjes është fituar, në terrenin në të cilin veprojnë, eventualisht mungon një traditë e vyer e arteve pamore, veçanërisht ajo e viteve të fundit, mungojnë muze me vepra të vyera të autorëve të njohur botërorë të periudhave të ndryshme, si dhe ata bashkëkohorë, mungon literatura e përkthyer dhe e botuar në shqip për sa u përket koncepteve, mendimeve dhe vlerësimeve të autorëve të mëdhenj për artin, ajo e kritikës bashkëkohore e të tjera. Mungon gjithashtu ndihma sociale e akorduar nga shteti për artistët, mungojnë shumë gjëra të tjera të domosdoshme, sidomos për brezat në formim. Në shkollat e mesme artistike, ku edhe mësohen bazat fillestare në lëndën e vizatimit, por edhe në të tjerat, përdoret akoma metoda e të rrokurit të karakterit nëpërmjet proporcioneve (metodë e vjetër ruse që nuk ngjan as me atë të Polikletit, tashmë edhe ajo e tejkaluar).

Por, mbase më e rëndësishmja në ambientet tona, mungon atmosfera krijuese e një pranimi të natyrshëm për bashkëbisedim të mendimeve dhe alternativave të ndryshme për nxitje, për një sinqeritet më të madh për ballafaqim të hapur me zhvillimet e kritikës së sotme dhe arritjet e përtej kufijve në këtë fushë dhe jo vetëm ato brenda nesh, që do të na detyronin herë pas here të reflektonim, të gjykonim e të arsyetonim sipas një përgatitjeje më të plotë e të shpreheshim me një gjuhë më profesionale. Janë mjaft të pakta prurjet e ekspozitave me vepra origjinale të autorëve të njohur botërorë (me sa di unë ato janë gjithsej pesë ose gjashtë të tilla ndër vite), duke mos përjashtuar këtu edhe pjesëmarrësit e huaj në Bienalen e Tiranës dhe në atë të “Onufrit” me një nivel që për sa u përket pjesëmarrësve të huaj, sa vjen dhe bëhet edhe më i dobët.

Read the rest of this entry »

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, bashkëkohësia, ekspozita, onufri | Leave a Comment »

Erzen Shkololli ekspozon në “Pompidou”

Posted by kolektiviza on Janar 19, 2008

Shekulli

kanagjeciHey you

Qendra Pompidou në Paris ka ftuar artistin nga Kosova Erzen Shkololli për të paraqitur në qershor 2008 videoartet e tij. Ekspozita është ideuar tashmë nga Christine Macel, kurator i Muzeut Kombëtar të artit modern. Macel dhe Joanna Mytkoëska, po ashtu kuratore e këtij muzeu, pasi vizituan Kosovën në nëntor 2007 e ftojnë Shkololli të ekspozojë për herë të parë që nga 26 qershori në një sallë të madhe kinemaje me rreth 400 vende në Qendrën Pompidou. Veprat që ekspozohen janë “Nusja” vidoeinstalacion i vitit

2001, “Kanagjeçi” 2003, “Hej ti” 2002, “E bardhë” 2005.

Erzen Shkololli (i lindur në Pejë më 1976 jeton dhe punon në Prishtinë) është artist dhe kurator, bashkëthemelues i Institutit të Artit Bashkëkohor EXIT në Pejë. Është një nga emrat kosovarë më në zë në arenën ndërkombëtare të arteve pamore.

Ai punon kryesisht me folklorin dhe ritualet lokale duke u fokusuar në situata dhe social politike. Pasiguria ndërmjet së shkuarës dhe së tashmes që ndihet në veprën e tij e bën atë një shembull tipik të asaj çka do të thotë sot të punosh në Ballkan.

Shkololli është ekspozuar në muze të rëndësishëm të artit bashkëkohor si Stedelijk Museum në Amsterdam apo Tate Modern i Londrës. Është fitues i çmimit “Michetti” më 2001 dhe së fundi ka fituar bursën për të qenë artist rezident në Berlin.

Është hera e parë që një artist shqiptar prezantohet me një ekspozitë personale në një qendër prestigjioze të kulturës si Qendra Kombëtare e artit dhe kulturës “Georges Pompidou” si homazh për ish- presidentin Georges Pompidou i cili donte të krijonte një institucion origjinal për kulturën në zemër të Parisit që të fokusohej në artin bashkëkohor dhe modern dhe përkrah tij të rrinin artet e tjera si teatri, kinemaja, letërsia. Për herë të parë i hapi dyert për publikun më 1977. Është qendër mjaft e vizituar, çdo vit aty hyjnë 6 milionë njerëz. Ka një koleksion me 54.500 vepra të artit modern.

Posted in Kosovë, artist, ekspozita | Leave a Comment »

Fani Zguro fiton Onufrin

Posted by kolektiviza on Janar 15, 2008

Juria: “Me rrugët e Zguros, njohëm Tiranën”

          

Alma Mile
15-01-2008 Shekulli

Fitues të dicionit të 14-të të “Onufrit” janë Zguro, Zeneli, Muzzolini dhe Pema

Fani Zguro, Driand Zeneli, Bruno Muzzolini dhe Heldi Pema janë “tradhtarët” e “Onufrit 2007″. Mbrëmë në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve, u shpallën në një ceremoni modeste fituesit e edicionit të 14-të të Konkursit Ndërkombëtar të Arteve Pamore. Zguro u shpall fitues me videoartin “Street by street”. “Puna që fitoi konkursin, ka një impakt të menjëhershëm. Ka pamje shumë të forta, pasi jep idenë e Tiranës së sotshme, parë me një forcë të madhe, por mbi të gjitha me shumë realizëm. Kam pak ditë në këtë qytet, që nuk e njihja më parë dhe dallova menjëherë ndryshimet e dukshme dhe kontradiktat që vihen re mes ndërtimeve të bëra në epoka të ndryshme. Është një moment ndryshimi, i një dëshire për t’u zhvilluar. Kjo punë paraqet pikërisht këtë moment. Sapo hyra në ekspozitë, puna që më goditi më shumë ishte pikërisht kjo, pasi njoha menjëherë qytetin”, – thotë kryetarja e jurisë, Maria Campitelli kuratore e pavarur, e njohur në ambientet artistike pamore italiane.

Fitues i çmimit të dytë është Driand Zeneli me videoinstalacionin “Kur të rritem do të bëhem artist”. “Është një punë interesante që përputhet me konceptin e konkursit, me tradhtinë, me mitin e Pigmalionit. Ai tregon historinë mbi tradhtinë ndaj artit nën regjim dhe vështirësitë për të qenë sot artist në kuptimin e vërtetë të fjalës. Të jesh sot artist në Shqipëri nuk është e lehtë”, – vazhdon Campitelli.

Fituesi i tretë është artisti italian Bruno Muzzolini me videoartin metaforik “Ngricë”. Krahas çmimeve tradicionale të sponsorizuara nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, u nda edhe një çmim special që parashikon rezidencën në Milano të artistit Heldi Pema për tre muaj. Përveç Maria Campitellit, juria përbëhet gjithashtu nga Albes Fusha, fotograf dhe pedagog në Akademinë e Arteve të Bukura, Ormira Lulani, specialiste e arteve pamore në MTKRS, Christine Frisinghelli, Drejtore e Muzeut të Artit Bashkëkohor në Grac të Austrisë dhe drejtore e revistës artistike “Camera Art”, Austri, Matteo Fochessati, kryekurator dhe kritik arti i “Netëork”, Genova dhe Miami. “Niveli i përgjithshëm i ekspozitës është i mirë, me punë të ndryshme nga njëra-tjetra, një miks gjuhësor teknologjik. Kishte video, të cilat mbizotëronin dhe që fituan në mënyrë absolute, pikturë, instalacion, fotografi, pra të gjitha mënyrat e të shprehurit, që janë tipike të artit bashkëkohor. Më duket se artistët shqiptarë janë të ingranuar dhe janë brenda zhvillimeve të artit bashkëkohor. Ndoqa edhe punët e paraqitura në Bienalen e këtij viti në Venecia, të cilat patën një sukses shumë të madh, madje në një moment dukej se pavioni shqiptar do të ishte një nga fituesit”, – thotë kryetarja e jurisë. Read the rest of this entry »

Posted in Akademia e Arteve, ekspozita, onufri, rezidence | 12 Komentet »

Sislej Xhafa “All-Inclusive” për në Frankfurt

Posted by kolektiviza on Janar 13, 2008

 

Panorama

Është ekspozita “All-Inclusive. A Tourist World”, (Të gjitha të përfshira. Bota e turizmit) që do të hapet në “Schirin Kunsthalle Frankfurt” prej 30 janarit dhe që do të jetë e hapur deri më 4 maj të këtij viti. Në këtë ekspozitë do të prezantohen një numër i konsiderueshëm veprash që përshkruajnë dhe shtrojnë pyetje kritike dhe fenomene të ndryshme rreth turizmit. Dokumentacioni, parodia dhe de-familjarizimi me motive tradicionale turistike dhe imazhet përrallore të lidhura bashkë me subjekte si emigrimi, industria turistike dhe komunikimi global, janë koncepti i ekspozitës. Kjo ekspozitë e kuruar nga Mathias Ulrich do të prezantojë vepra ku turizmi është domosdoshmëri e mbushur me imazhe periodike të bukura, të dëshiruara, për argëtim dhe për aventura.
Vepra me të cilën Sislej Xhafa do të prezantohet në këtë ekspozitë është një skulpturë e bërë prej zinxhirëve si prej ari, por që, në fakt, janë prej ari fals. Kjo skulpturë që është emërtuar “Franky on holiday” ka një madhësi prej pesë metra e lartë dhe diku rreth 1.28 cm e gjerë. Vepra është realizuar për herë të parë në vitin 2002 dhe është prezantuar aty ku edhe është punuar, në Galerinë “Shugoarts” të Tokios në Japoni. Skulptura “Franky on holiday”, në fakt është një vepër ku manifeston ëndrrën për të pushuar dhe në të njëjtën kohë edhe mikpritjen “false” që ofron turizmi i industrializuar bashkëkohor. Në programin e ekspozitës për punën e Xhafës thuhet se ai, sikurse edhe në shumë vepra të tij të realizuara deri më tani, edhe një herë shtron pyetje të rëndësishme, duke e vënë në dyshim vlerën e shenjtë të vendeve të artit, nevojën e të menduarit për marrëdhëniet ekonomike, nxitjen për t’u bashkuar etj.
Po kështu ky projekt nënvizon fuqinë e melankolisë dhe ndriçimit, aspekte këto të cilat karakterizojnë punimet e Xhafës, përplot me ironi, e cila asnjëherë nuk është cinike, por e mbushur me ndjenjë. Xhafa me artin e tij tenton të nisë një sulm m’u në qendrën e vizionit, duke hedhur kripë në plagët e vendeve perëndimore dhe duke vepruar në kontekste të ndryshme në të cilat ai ndodhet. Në këtë ekspozitë, përveç artistit kosovar do të paraqiten edhe punimet e gjithsej 30 artistëve ndërkombëtarë të njohur, si Michael Elmgreen, Ingar Dragset, Ayþe Erkmen, Peter Fischli, David Weiss, Tracey Moffatt, Jonathan Monk, Santiago Sierra, Thomas Struth e artistë të tjerë.           (Express)

Garibaldi i zi

Galeria e artit modern dhe bashkëkohor në Bergamo ka prezantuar pak kohë më parë veprën më të re të artistit kosovar, Sislej Xhafa. Është vepra “Giuseppe” e vënë në Kuvendin e Bergamos, në sallën e konferencave të pallatit Frizzonin. Artisti kosovar realizoi figurën e heroit kombëtar italian, Giuseppe Garibaldi, në mermer të zi me gjatësi 162 centimetrash. Skulptura e Garibaldit në njërën dorë mban një qese, ndërsa tjetrën e ka plot sheqer. Në këtë mënyrë ‘zezaku’ Giuseppe kërkon kalin e tij të humbur.

Posted in artist, ekspozita | 2 Komentet »

Gjykimi i Onufrit

Posted by kolektiviza on Janar 13, 2008

“Onufri”, në duart e Frisinghell, Campitellit dhe Fossatit

Mbërrijnë në Tiranë tre anëtarët e jurisë së edicionit të 14-të të “Onufri”-t

Christine Frisinghelli, drejtoreshë e Muzeut të Artit Bashkëkohor në Grac të Austrisë, Maria Campitelli, një nga kuratoret më të njohura indipendente italiane, Matteo Fossati, kurator i muzeut “Wollsonia”, një nga muzetë e rinj privatë në Genova, pjesë e investimit të multimiliarderit amerikan, Mitchel Wollsonia, janë tre anëtarët e jurisë së konkursit “Onufri” që kanë mbërritur dje në Tiranë. Tre anëtarëve të huaj të jurisë do t‘i shtohen dhe dy emra të paprezantuar publikisht deri dje që janë zgjedhur nga Ministria e Kulturës. Pesë anëtarët e jurisë do të japin gjykimin e tyre brenda një kohe relativisht të shkurtër mbi një nga evenimentet më të njohura të artit pamor në vend. Dhe pse në thelb juria, pa njohur pjesën e emrave shqiptarë janë emra të njohur të artit bashkëkohor, si Maria Campitelli e famshme në vendin fqinj për krijimin e grupit “78″, një grup që solli revolucion në konceptet e artit në ato vite, koha që ata kanë në dispozicion është e pamjaftueshme për të dhënë verdiktin për një event të tillë.

Për herë të parë mes ministrisë dhe organizatorëve të këtij eventi duket se ka pasur konflikte për emrat që do të jepnin gjykimin mbi punët. I nisur mes konfliktesh mes drejtorit të galerisë dhe njëri prej kuratorëve të këtij aktiviteti, duket se “Onufri” deri në fund shkoi mes peripecish.

Por për artistët pjesëmarrës në këtë aktivitet pjesa më e madhe janë emra të rinj në fushën e arteve pamore është tepër e rëndësishme gjykimi mbi punët. Pavarësisht debateve, ata janë pjesë e një gare, ku fituesit duhet të vendosen larg paragjykimeve që kanë ndjekur deri tani këtë aktivitet.

Motoja e këtij edicioni kuruar nga Rubens Shima dhe poeti Ervin Hatibi është “Bërë me tradhti”. Në thelb ky është një koncept që provokon ndjeshmëri artistike, gjë e cila shihet dhe nga veprat e prezantuara. Tradhtia në këtë event nuk është marrë thjesht si një gjendje mes artistit dhe punës së tij krijuese, por si një hapësirë ku mund të aludosh dhe të sjellësh shqetësimet e tyre për situatën dhe vendin ku jeton.

Pjesa më e madhe e artistëve pjesëmarrës janë nga Shqipëria, ndërsa nuk mungojnë dhe artistë të huaj, kryesisht emra të rinj.

Interesante është prezenca e Luca Bolognesi apo Bruno Muzzolini, Achim Maximilian Naumann d`Alnoncourt, po kështu e artistëve shqiptarë si: Gent Gjokola, Gent Gjikopulli, Lad Myrtezai, Najada Hamza, Alban Hajdinaj, Adrian Isufi, Idlir Koka, Gent Korini etj. Ka mbetur vetëm një ditë nga ku këta artistë do të mësojnë se cili prej tyre është përfaqësuesi që ka sjellë më shumë produktivitet në këtë event. Dhe po të mendosh morinë e punëve, është disi e çuditshme se si ky gjykim do të bëhet vetëm në një ditë, kur ende nuk dihen se cilët do jenë anëtarët e tjerë të jurisë, dhe kur ende nuk ka nisur komunikimi i tyre me punët.

Posted in Aktivitete, Galeria Kombëtare e Arteve, ekspozita, onufri | Leave a Comment »

“Onufri”, a e bën dot?

Posted by kolektiviza on Dhjetor 25, 2007

 Indrit Sinanaj

25-12-2007 Shekulli

Na zuri fare papritur “Onufri” i këtij viti. Ecja në bulevardin kryesor “Dëshmorët e Kombit” dhe teksa kërkoja të gjeja ndonjë parkim buzë Hotel Dajtit, në ballinën e Galerisë Kombëtare më zunë sytë posterin e atij që është aktiviteti më i rëndësishëm i Arteve Pamore në Shqipëri, konkursit ndërkombëtar me 14 edicione “Onufri”.

Unë hyj tek admiruesit rezistentë të artit për arsyen e thjeshtë se unë ende besoj tek arti. Besoj se arti ka potenciale të na bëjë mirë dhe më të mirë, të na zmusojë thepat dhe këndet, të na ofrojë mënyra për ta parë botën nën optika të tjera. Në fakt, sa herë mendoj mbi këtë çështje, më rezulton se Arti është par exellence demokracia e mirëfilltë. Pikërisht me këtë lloj dashurie pothuaj fëminore, përbën ngazëllim për mua kur mësoj për ndonjë aktivitet kulturor që gjallon jetën kulturore të kryeqytetit.

Po vërtet, ama, që “Onufri” i këtij viti na zuri fare papritur. Asnjë poster i shpërndarë nëpër Tiranë, asnjë publicitet televiziv i çfarëdolloj intensiteti, asnjë flier a trakt subversiv, pra, asnjë koordinatë urbane që në ndonjë mënyrë a tjetër do të na bënte me dije se diku, në kryeqytet, po ndodh një aktivitet i përmasave të tilla.

Kur afrohem tek posteri i Galerisë (i vetmi) që lajmëron Onufrin, arrij të shquaj madje temën, e cila është bajagi ngacmuese. “Bërë me Tradhti“. Tema përbën një provokim pikant, sidomos për pjesën më të madhe të publikut, të ardhur nga një kontekst i larmishëm tradhtarësh dhe poliagjentësh. Nuk është vështirë të arrish në përfundimin se tradhtia, ashtu si atëherë ajo politike, është stratagjema më e shpeshtë për anti-establishment. Dhe po të hysh brenda, punët e justifikojnë konceptin kuratorial. Ke aty jastëqe që shërbejnë si ekrane monogamish, shenja trafiku mbi të cilat kemi rënë dakord se janë shenja dhe jo vepra arti, erotikën e përmbajtur të sharrimit melodioz të një violine. Pra tek Onufri arrin ta dallosh tradhtinë jo vetëm në la trahison des images, por edhe në tradhti mjetesh, zejesh, kohësh dhe kufijsh. Ke aty përkëmbime interesante zejesh, në video që të shiten për fotografi, trungje pemësh me zgjatime seksuale alla Dali` etj.

Shkurt, Onufri i këtij viti ia vlen për t’u parë. Mjediset onirike që përcillen nga disa video-projeksione, kalojnë butë në ca vepra të tjera hiperrealiste (si psh një punë e Fani Zguros apo fotografia e Elsa Martinit, ose Francesco Acones), duke të dhënë ndjesinë se në fakt, realiteti është i të njëjtit sua me ëndrrat. Këtu, ata që tradhtojnë, janë vetëm sytë. Ndërsa në katin e dytë mund të gjesh një ekspozitë të “dytë“, tradhtie kohore, një “Onufri side effect“ siç thonë kuratorët. Në të janë ekspozuar me shumë sqimë “Shqipëria – si do të bëhet“ e viteve ’80. Është hera e parë që risillen në ndërgjegjen e kryeqytetit këto tablo. Një Shqipëri gati e harruar tashmë, një Shqipëri klaustrofobike me ankthe konspirasish ndërkombëtare që minonin komunizmën, një Shqipëri me heronj të inflacionuar, të nënkuptuar, të keqkuptuar. Pra, mund të themi se “Onufri“ i këtij viti është anti-establishmenti i fundit drejtuar kujtimeve, kuptimeve, përkufizimeve, aktuale dhe historike, që kemi mbi artin pamor, marrëdhëniet e tij me artistin dhe perceptimin publik.

Por siç e thamë edhe në fillim, edicioni i kësaj radhe vërtet na e “bëri me tradhti“. Onufri vetë tradhtoi i pari. Se na erdhi papritur. Kur s’e prisnim. Kur nuk e kishim mendjen. Si të thuash, pa paralajmërim. Zero foreplay. Diçka më kujtohet në fakt, nga shfletimi i faqeve kulturore në të përditshmet, që hapja e konkurrimit për pjesëmarrje ka qenë në muajin nëntor. Ky fakt më pat bërë shumë përshtypje pasi dihet botërisht se axhendat artistike të vitit duhet të përcaktohen qysh 1 vit përpara, siç ndodh në të gjitha organizimet serioze në botë. Ky anticipim lejon parashikimin e fondeve që do t’i lihet aktivitetit, aplikimin eventual për sponsora, planifikimin e saktë të aktiviteteve promocionale që do të ndërmerren. U jep edhe kohën e mjaftueshme artistëve, kombëtarë dhe jokombëtarë, ta mendojnë mirë e bukur se me se do të paraqiten në edicionin e radhës. Sepse “Onufër” nuk kemi çdo muaj. Kështu pra, me shpalljen e konkursit në nëntor i bie që koha për përgatitjen e këtij edicioni ka qenë rreth 4 javë. Në rast se kjo nuk është ndonjë lloj sfide alla “A e bën dot – (ekspozitën në 30 ditë)?”, atëherë unë e kam vërtet të vështirë të mos bëj pyetjen: Cilat janë mundësitë që një ekspozitë ndërkombëtare të zhvillohet për katër javë? A mundet të ndërtohet koncepti kuratorial, të pranohen aplikimet, të bëhet seleksionimi i punëve, vetëm për 4 javë?

Rrëmoj të gjej se ç’mund të bëjë një kurator për një kohë të tillë dhe më rezulton se në 4 javë kohë, nuk del koha për shumë gjëra. Ndaj “Onufri” i kësaj radhe ishte “Onufri” më sekret i të gjitha edicioneve. Pa postera. Pa lajmërime nëpër shtylla a billboarde. Pa qoftë edhe ndonjë spot të vockël të vockël në Televizionin Publik Shqiptar (shtetëror ky, ashtu si edhe “Onufri”) që të organizonte vëmendjen e opinionit publik ashtu që vizitat mos t’i liheshin rastësisë ose parkimeve pranë Hotel Dajtit. Ndaj “Onufri” i kësaj radhe (me ç’na dëftejnë logot në posterin kryesor) ishte “Onufri” më i këputur, me mbështetjen vetëm të Galerisë dhe Ministrisë së Kulturës. E çmimet e fituesve të një niveli që nuk sigurojnë dot asnjë lloj statusi për artistët.

Duke dalë nga “Onufri”, pashë pemët përbri Hotel Dajtit, të mbuluara me postera artistash lokalë; ata të cilat bëjnë një art të një lloji tjetër. Pa të papritura. Pa tradhtira. Mendova se në 4 javë kohë madje, as trungje të pazëna pemësh, nuk gjen dot.

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, bashkëkohësia, ekspozita, onufri | 1 Comment »

Zjarrmitë “e tradhtueshme” të Myrtezait

Posted by kolektiviza on Dhjetor 22, 2007

22/12/2007 E quan monogamë. Një femër që puth vetveten para pasqyrës dhe sillet rreth një dëshire narcize. Kjo është puna në video e Vladimir Myrtezait, e paraqitur në “takimin” ndërkombëtar “Onufri 2007″. “Reflektim” në një bosht emocional mbi tradhtinë dhe tej tradhtisë, duke qenë se kjo është tema e edicionit të sivjetshëm të konkursit të arteve pamore. Një “lojë” provokative, ku nëpërmjet “sekreteve” të dikujt që “eksploron” zonat e fshehura jep pjesë të qenies njerëzore në ekstazë dhe në libidon e vet. Me dashuri për veten, me pasiguritë e njeriut që “udhëton” në art, “zhytet” në formësimin e shenjave të ardhura nga e shkuara. Ky është udhëtimi, përherë i ngacmueshëm për vetëdijen dhe frikërat e Myrtezait, ndërsa pranon të futet në qerthullin e krijimit, ndërsa me fjalë përpiqet të shpjegojë një pjesë të këtij rrethrrotullimi.Merrni përsipër të flisni për “tradhtinë”, tema e “Onufrit” të sivjetshëm. Si mund ta shpjegoni “lojën” e puthjes në videon tuaj sipas këtij konteksti?

Më thanë që ishte një temë për tradhtinë. Ishte një temë në zonën time. Më tërhoqi kjo pjesë, titulli i veprës te “Onufri”, jo thjesht se është tradhtia, por edhe për atë se aktiviteti është ndërkombëtar. Nuk është se ata ngritën temën dhe unë shkova propozova krijimin tim, por e kam luksin akoma që duan të më ftojnë për arsye eksperience, apo dhe për arsye se ata janë studentët tanë. Menjëherë, vetëtimthi m’u bë sikur u bëja një skanim gjithë situatave që kam kaluar bashkë me studentët dhe menjëherë piketova dy-tri pika, të cilat mendova se ishin provokative, siç është dhe tema. E kisha parë veprën më parë, se vepra shihet para se të bëhet, më mungonin vetëm mjetet. Është një lojë, ku e përsëris personazhin nëpërmjet një mjeti, e shëmbëllej, e dyzoj. Domethënë nuk i jap pak nerv real, por i vë shëmbëllimin e vet dhe luan me shëmbëllimin e vet. Është sekreti në gjuhën e videos, i menjëhershëm dhe që e lë “lexuesin” të ketë secili relacionet e veta me veprën. Dikë e lë që ta gënjejë vepra, atë që s’e kupton. Diku i drejtohet një spektatori më të kualifikuar që do ta zbulojë nëpërmjet tekstit mbase, nëpërmjet disa pikave të referimit që shpjegohet vepra. Kam disa pika nëpërmjet të cilave shpjegohet vepra. Sigurisht, gjatë rrugës ka pastaj probleme teknike, të formatimit të idesë për ta kthyer ne gjuhë, për ta kthyer në video-instalacion dhe menjëherë më doli para një pasqyrë e madhe, ku më doli para jo vetëm personazhi që performon para pasqyrës, që mund të ishte edhe mashkull, por ishte e njëjta ide dhe veprën time e quajta monogamë. Do të thotë që në pamje të parë duket sikur një femër puthet me një tjetër. Në fakt, ajo puth vetveten, bën ciklin e vet rreth kësaj narcize dhe rreth një dëshire që e projekton dhe e shikon vetvetja.

Pse “zgjodhët” pikërisht këtë “lojë” me vetveten? Mund të na rrëfeni pak për “momentin e ngjizjes” së veprës suaj?

Një vepër tek unë ka lindur më përpara se ta bëj. Është shtresuar si shenjë dhe pastaj zbulohet nga ndonjë pretekst. Kjo është vepra ime. Është një shenjë e akumuluar, se edhe kjo është një lloj thellësie e veprës. Nuk është se ne nxjerrim një ekspozitë dhe kjo punë ka mbaruar. Konfrontohet vepra, shumohet, përpjesëtohet si emocion. Në fakt, në fillim mendova për një dyshek të madh me lule artificiale, që do të ishte në mes të sallës e do të instalohej lart. Pastaj hoqa dorë dhe e vura çështjen ndërmjet pasqyrës dhe personazhit. Kisha parasysh edhe një vepër tjetër që e kisha në dorë, shumë interesante, shumë e rrethantë. Nuk kishte të bënte në fakt me elementin e drejtpërdrejtë të tradhtisë, por ka të bëjë me dashuri të rindërtuar ose të kthyer mbrapa në kohë. Kam një fotografi të vjetër të nënës sime, të cilën e hedh në ujë në një rrethanë të caktuar dhe e filmoj gjithë kohën. Dhe pas kësaj videoje, e formatova në një shishe dhe e ktheva në etiketë këtë imazh, që është imazhi i nënës sime. Por imazhi i saj 15 vjeç, 60 vjet përpara. Pra, një lojë emocionesh. Por mendova të jem jo kaq i rrethantë, të mos i vij shikuesit në mënyrë kaq të rrethantë, kaq larg me këto që prodhoj, me këtë objekt. Pra, e lashë me këtë vajzën para pasqyrës.

Si do ta vlerësonit edicionin e sivjetshëm të “Onufrit” krahasuar me edicionet e tjera?

Ana tjetër, ajo e kuratorit letrar, e bën intriguese këtë edicion. Në këtë moment themi që arti u hap dhe arti nuk është më “piktura”, por arti është një diafragmë më e gjerë. Është një hapësirë, e cila shfrytëzohet në shumë elemente të saj; nuk është më një pikturë e vendosur, një fotografi e sheshtë. Mund të jetë një tingull, mund të jetë një tekst letrar, mund të jetë një lojë me trupin, mund të jetë një performancë. Në këtë kuptim, bashkëpunimi qoftë dhe me një letrar, do t’i ndryshonte pak temën pjesës tradicionale që gjithmonë është një kurator që vjen nga rrethinat e pikturës ose nga rrethinat e artit vizual. Mua më duket se është prapë provokative dhe kjo situatë. Shqipëria është plot provokacione dhe plotëson këtë kuadrin e përgjithshëm shqiptar gjithë provokacion, gjithë bonsens, me shumë keqkuptime. Ne artistët keqkuptimet i shfrytëzojmë. I kthejmë në vepra arti, i kthejmë në komunikim, i përdorim si lëndë të parë.

Po në lidhje me konkurset e tjera të arteve pamore, si “Marubi”, “Nëntori”, etj., si e shihni “Onufrin”? Si do t’i vlerësonit gjithë këto përballje artistësh dhe aktivitetesh?

E shoh si rrethanë nacionale. Ne jemi një popull vital qoftë në shndërrimet e shpejta, qoftë në tradhtitë e shpejta, për të qenë i gatshëm për të lëvizur. Ndoshta janë disa rrethana që vijnë nga vendosja gjeografike mesdhetare dhe edhe këto janë disa parametra. Ka lëvizje të rëndësishme që janë zhvilluar në Shqipëri, ka disa profile lëvizjesh të rëndësishme që duhen përmendur, si për shembull, Bienalja e Tiranës. Tani po riformatohet një vatër tjetër lëvizjeje të themi, që është po me ata lojtarë të Bienales së Tiranës, e që janë pjesëtarët e rinj të “Onufrit”. Janë dhe korrente të tjera artistike që lëvizin vendqëndrimin apo karaktere piktorësh që duan të rrinë te plastika, që është një territor, që për hir të vërtetës, ndoshta në vlerë është i boshatisur. Por prapë mund të ketë interpretë që mund ta mbushin këtë hapësirë dhe ne duhet të jemi të hapur që gjithë këto korrente të krijojnë lëvizjen e artit. Pavarësisht se disa i quajmë tradicionaliste, avangardiste, janë territore që duhet të qëndrojnë.

Në “marrëdhënie” me këto territore si është “lidhja” juaj me pikturën?

Shndërrimet në artin e pikturës në Shqipëri kanë qenë të shpejta, se edhe koha e shndërrimeve shqiptare është e shkurtër. 15 vjet nuk janë asgjë për një komb, për një histori. Kështu që patëm “traumat e para”, kontaktet e para në perëndim. Nuk kishim kohë për të seleksionuar shpejt, por u dhamë me instinkt, kuptuam identifikimin tonë. Një vepër arti është rast identifikimi. “Luftonim” në një telajo dhe atje mbase mund të ishim në një drejtim të gabuar. Si duket, vatrat e mia u zbuluan menjëherë në raste të tjera identifikimi, kështu që dhe lëvizjen e bëra me shpejtësi. Lëvizjen e bëra me shpejtësi jo për të qenë në modë siç po ndodh rëndom, por për t’u shprehur e në rastin më të mirë për t’u identifikuar. Le të themi ka 25 vjet që kemi investuar në këtë “hulli”, në udhën e artistit. Kështu që do të kalonin edhe pesë vjet për t’u rrekur sërish, për të hapur shtretër të rinj, për të hapur rrugë të reja, për identifikime të reja. Kjo mendoj që nuk është kohë e humbur. Është një monolog që e zhvillon çdo artist në vetvete. Kjo botë është pa fund, kjo botë është plot shenja të cilat sërish i shohim, i rikthehemi, i marrim prapë nga e kaluara. Qoftë mënyra e të kthyerit të kokës mbrapa për të parë se çfarë ke lënë. Edhe kjo është një formë e lëvizjes, formë monologësh të brendshëm, formë dialogësh ose konfrontimesh me situata të tjera, me vendqëndrime të tjera arti në këtë lloj vorbulle. Nuk është se ne ngritëm një lloj teorie të fortë, që duhet të qëndrojmë të kapur fort pas asaj që propozojmë sot.

Unë e kam shprehur se sot duhet të ketë një 10, 20-vjeçar. Çdo gjë që vjen të derdhet në një farë mënyre, të provohet, të testohet. Pastaj koha do ta riformulojë, do të ketë lukse të reja që do të vihen mbi vepër. Koha do ta riformatojë prapë, ose do ta nxjerrë në dritë, ose do ta lërë në errësirë për një kohë të gjatë. Vepra ka fatin e vet.

Në këtë “kërkim” artistik mendoni se në fakt po përballemi me një “amulli” vlerash?

Asnjëherë nuk ka një amulli vlerash. Ka derdhje vlerash. Por nuk ka një fluks që t’i bëjë rivlerësimin, ristratifikimin. Sigurisht ka sëmundje të tjera, viruse, plagjiatë le t’i themi, marrje direkt të veprës së vendosur. Megjithatë, po lindin sipas modelit të fundit kujdestarët e rinj që do të merren me riformatimin e gjuhëve të artit. Që do të thotë se në një të ardhme do të kemi galeri videoarti, galeri të plastikës, galeri tredimensionale, galeri të fotografisë, galeri të artit historik. Nëse ndodhin të gjitha këto, ne do të kemi kuptuar që këtu ka filluar një stratifikim, një shtresë, një radhë për të shfaqur këto modele arti në vendin e vet. Ne s’kemi pse humbasim një plasticien të mirë, një piktor të mirë plastik, një piktor të mirë nga baleti. Dhe mua më pëlqen të ketë njerëz kokëfortë që qëndrojnë në territoret e tyre, sigurisht përkundruall vlerës. Le të ketë dhe një referencë historike në llojin e vet. Ka nevojë Shqipëria për këto modele, për t’i parë, por edhe për t’i ndarë, për t’i stratifikuar.

Në ç’raport qëndron vepra artistike me “kërkimin” në destinacione të përfytyruara artistike dhe me atë të të përjetuarit të emocioneve të tilla, si dashuria, tradhtia, pasiguria…

Këto janë elemente, janë pjesë e jetës së njeriut, janë elemente njerëzore që aq më tepër për artistët nuk janë tabu. “Tabu” për këto gjëra që ne i quajmë të thella, i quajmë të fshehta. Do të bëjmë pjesë, të themi, në një komunitet më të madh, me liri kufijsh, me liri shprehjesh. Me liri për t’u bërë prezent dhe në këtë mjedis të madh hapjesh kufijsh. Këto janë raporte që janë lëvizur në veprat e artit dhe komunitete të tjera që synojmë, le të themi Evropë. Vepra e artit është një gjuhë që duhet ta kuptojnë të gjithë, duhet ta ndërmjetësojnë të gjithë. Në këtë kuptim jam pa komplekse, shfaqem ai që jam. Vlerën nuk e quaj të padiskutueshme, e lë në diskutim. Kam dhe pasiguritë e mia si autor, natyrisht. Kam pasiguri si njeri dhe si artist. Nuk jam akoma i trupëzuar, i kryer. Jam akoma në zhvillim. Kam akoma gjëra për të thënë, akoma mendoj se ka ngjarje që do i shkaktoj vetes, që i kam të fshehura, të papritura. Po të mos i kisha këto, do të filloja të shkruaja ndonjë libër të gjatë, ku do të thosha çfarë do të më kishte ndodhur dhe do të bëja pushime të gjata pastaj.

Atëherë në një “eksplorim” të tillë ekzistojnë për një artist “zona të ndaluara”?

Janë sekrete arti, le të themi. Do të bëj një paralel historik për të ilustruar këtë. Është një shembull i thjeshtë. Kur impresionistët dolën për herë të parë me veprat e tyre, e gjithë bota i mori për kalamaj. Më pas, ata u bënë vlerë. Ata ndryshuan raportin, zunë skenën qendrore dhe të tjerët i kthyen në histori. Në këtë sens, edhe ne, në këto zonat e fshehura, ndoshta dukemi pak jashtë kontekstit në një moment të caktuar. Por më pas kjo do të kthehet në një gjë që konsumohet dhe ambientohet. Domethënë shikuesi e përfton veprën dhe e përdor atë prapa. Vepra kryen funksionin e saj. Në këtë kuptim le ta lëmë si lëvizje idesh.

Së fundmi, cilat janë projektet tuaja të afërta përveç “Onufrit”?

Jam në temperaturë të lartë, ndihem mirë. Nuk jam keq. Jam i eksituar, e kam pak në qejf veten. Është një situatë pak narciziste, por për artistin vlen. Një artist nuk është një shkencëtar i kalkuluar thjesht. Është pak zjarrmi, pak temperaturë, është dhe pak rrethanë që e zbulon artistin, pak pretekst. Është pak një ndodhi që s’ka ndodhur ende, që do të ndodhë. Kjo pasiguri më duket sikur e bën artistin.

Bisedoi: Blerina Goce

Posted in artist, ekspozita | 2 Komentet »

Cmimi AMC –”Trego një ngjarje”.

Posted by kolektiviza on Dhjetor 18, 2007

Çmimi, trego një ngjarje

Çdo ngjarje mbart diçka brenda saj. Të bindur se nga çdo rrëfim mund të lindin dhjetëra ide, dy kuratorët Ardian Isufi dhe Najada Hamza kanë vendosur si moto të çmimit bashkëkohor AMC, pikërisht konceptin “Trego një ngjarje”.

Artistët Bevis Fusha, Driant Zeneli, Genta Spahia, Harri Aleksi, Ilir Kaso, Rudina Hyka, Oert Miziri, Sonilda Bardhoshi, janë përzgjedhur për të ekspozuar punët e tyre nën këtë moto, në një hapësirë e cila nuk do të jetë vetëm brenda galerisë. Sipas dy kuratorëve, veprat e përzgjedhura u takojnë mediumeve të ndryshme si pikturë, grafikë, fotografi, instilacion, video art dhe multimedial. Juria që përzgjedh artistin më të mirë, i cili do të vlerësohet dhe me çmimin AMC, është e përbërë nga Gianni Pozzi, kritik i artit bashkëkohor; Arnisa Zeqo, historiane arti në Universitetin e Amsterdamit dhe Vladimir Myrtezai, artist dhe profesor në Akademinë e Arteve. Çmimi do ta kapë vlerën prej 2000 eurosh.

E rëndësishme e kësaj ngjarjeje është dhe ekspozita urbane e organizuar në rrugën përgjatë galerisë FAP. Ngjarje artistike në situata të ndryshme do të instalohen në vende të prekshme nga kalimtarët dhe pse jo arti do të zërë vend për të qenë prezent edhe aty ku nuk jemi mësuar ta shohim. Mure pallatesh, vitrina dyqanesh e hapësira të reja do të shfaqin art të realizuar dhe nga studentët e Akademisë së Arteve dhe pedagogët e tyre, duke pretenduar një impakt më të drejtpërdrejtë ndaj publikut artdashës. Gjatë ditëve të ekspozitës, e cila do të hapet më 19 dhjetor, do të ketë diskutime dhe debate me artistë studentë, studiues galeristë, koleksionistë për fushën e artit pamor.

Posted in Aktivitete, ekspozita | 9 Komentet »

Somewhere far far away

Posted by kolektiviza on Dhjetor 16, 2007

Somewhere far far away


Me video nga Violana Murataj (AL), Dritan Mesarea (AL)
dhe Damir Očko (HR)

E kuruar nga Adela Demetja, artiste dhe kuratore nga Tirana Albania


Ekspozite ne Lothringer 13/Laden

14. Dhjetor 2007 – 2. Shkurt 2008
Hapja: 13. Dhjetor,  8:00 p.m
Lothringer 13/ Laden prezanton punet e tre artisteve te rinj si pjese e programit te Dhjetorit.
“Somewhere far far away” eshte nje ekspozite e cila prezanton dy artiste shqipetare dhe nje artis kroat. Keta artiste te rinj , mendimet dhe llogjika e te cileve e lidhur ngushte me realitetin dhe shoqerine ne te cilen jetojne, paraqesin me punet e tyre nje pjese perfaqesuese te logjikes dhe koncepteve te cilat jane te rendesishme e zhvillimit te tyre artistik.

“Somhere far far away” eshte nje vend qe ne te vertete nuk egziston ne menyre permanente dhe reale. Eshte nje vend ne kerkim te perhershem per cdo artist dhe per cdo qenje tjeter njerezore. Pikerisht procesi I te menduarit, I cili eshte gjithmon ne kerkim te ketij vend perpunohet dhe kthehet ne kete rast ne nje veper arti e cila eshte pjelle e procesit vete. Somewhere far far away mund te jete gjithcka, gjithkund, kurdo por ajo qe ne kete rast e materializon dhe e kthen ne frome te dukshme dhe te kuptueshme , eshte lidhja personale dhe e reale qe artisti krijon me kete vend.
Ne rastin e Violana Murataj, arti eshte nje nevojshmeri e cila rrjedh nga perceptimi I saj individual per boten dhe shoqerine- nje mardhenie unike midis mikrokozmosit te brendshem dhe valeve intensive te cilat vijne nga jasht. Eshte siI te perjetosh nje enderr metafizike te populluar me shprese dhe me deshire positive deri ne kufijt e obsesionit. Metamorfoza e shenderrimit te obsesionit ne detyrim eshte nje nga forcat levizese me te forta si ne jete shtu dhe ne artin e saj. Video „Molla, Zemra, Lulja“ eshte nje reflektim ne vlerat e ndryshme te shoqerise ne te cilen ajo eshte rritur. Nje pune shume intense dhe poetike,tregon e historine e vete egzistences.

Punet e Dritan Mesareas paraqesin experiencen e artistit ne ambjentin ne te cilin ai jeton. Ne punet e tij kombinohet realiteti i jashtem i ambjentit me ndjenjat subjektive te individit rreth realitetit specific te atij vendi.  Ndjeshmeria e artistit , shkrihet ne vepren e artit dhe percillet me tej tek shikuesi nepermjet imazheve te bukura e shume te thjeshta dhe zhvillimit te metejhem emocional. Thjeshtesia e videos ”Pritja” na rikujton ndjesine e te priturit te dickaje qe ne fakt nuk do te ndodhi kurre. Ndjesine e kerkimit te dickaje qe ne te shumten e rasteve nuk e dime as vete se cila mund te jete. Ndjesine e kalimit te kohes dhe krijimin e nje hapsire gjithmon ne rritje midis nesh dhe botes: njezve, kohes dhe qellimit.
Video, film, performance, sculpture dhe musike jane te gjitha mjete qe artist Kroat Dmir Ocko i perdor ne menyre te atille per te fiksuar intensitetin e nje situate tecaktuar. Duke punuar midis caqeve te realitetit dhe fiksionit: ai dokumenton realitetin, nderko qe ne te njejten kohe mban distance kritike ndaj tij. Nepermjet fokusimit ne tranzicionet culturore dhe nepermjet procesit te interpretimit te histories si nje fakt mitik, Damiri kerkon te na beje me te ndjeshem rreth mundesis se egzistences se rrethanave dhe situatave te cilave nuk i druhemi normalisht. Duke i pershtatur mendimet e tije ne nje situate te caktuar, hapsira te ndryshme behen mbartese te aksioneve dhe performancave te inskenuara, te cilat reflektojne ambjentin dhe kohen ne te cilen ato shfaqen. Ne punet e tij me te reja ai adapton nje qendrim poetik, vecanerish efektiv ne terheqjen e vemendjes per te reflektuar re shkuaren, te tashmen dhe te ardhmen, nepermjet personazheve te tij te cilet duken se jetojne ne nje vend te pamundur pavarsisht gjithshkaje tjeter qe ndodh perreth tyre.

Projekti me I fundit I Damir Ockos, I realizuar gjat qendrimit te tij tek TICA (Instituti I Artit Bashkekohor Tirane) trajton nje nga mitet me terheqese te histories se civilizimit- mitin e Tokes se qenurit e sheshte. “Fundi I Botes” eshte nje vend tabo, I cili permes histories eshte transformuar nga nje mit ne nje vend politik. Njekohsisht I mundohet te krijoje nje mardhenie midis vendit tabu dhe vendit real.

Adela Demetja

Posted in artist, ekspozita | Leave a Comment »

Onufri, përzgjidhen artistët pjesëmarrës

Posted by kolektiviza on Dhjetor 15, 2007

Gazeta Shqip 12-15-07

Konkursi Ndërkombëtar i Arteve Pamore hap siparin më 20 dhjetor

Edicioni i 14-të i konkursit ndërkombëtar të arteve pamore, “Onufri”, do të hapë siparin më 20 dhjetor dhe do të qëndrojë i hapur deri më 30 janar 2008. Nën konceptin “Bërë me tradhti”, ky edicion do të kurohet nga Ervin Hatibi dhe Rubens Shima. Dje, organizatorët e këtij konkursi kanë bërë publikë dhe emrat e pjesëmarrësve. Ata janë Francesco Acone (Itali), Luca Bolognesi (Itali), Achim Maximilian Naumann d`Alnoncourt (Germany), Gent Gjikola (Shqipëri), Gent Gjikopulli (Shqipëri), Najada Hamza (Shqipëri), Alban Hajdinaj (Shqipëri), Adrian Isufi (Shqipëri),

Ilir Koka (Shqipëri), Gent Korini (Shqipëri), Miodrag Krkobabic (Serbi), Greta Lamaj (Shqipëri), Olsion Lamaj (Shqipëri), Elsa Martini (Shqipëri), Kader Muzaqi (Kosovë), Bruno Muzzolini (Itali), Lad Myrtezai (Shqipëri), Alek O. (Argjentinë),

Heldi Pema (Shqipëri), Roberta Penzo (Italia), Kilian Ochs & Joschka Steffens (Gjermani), Manuel Scano (Venezuelë),

Tomas Saraceno (Argjentinë), Eduardo Tronchin (Itali),

Eltjon Valle (Shqipëri), Florian Vika (Shqipëri), Lala Meredith Vulaj (UK), Fani Zguro (Shqipëri), Zhaku (Shqipëri).

E konsideruar gjithnjë si ngjarja më e rëndësishme në fushën e artit pamor në vend, ky edicion pritet të sjellë si çdo vit prirjet në të cilat ka kaluar arti. Sipas kuratorëve, koncepti i këtij viti, titulluar “Bërë me Tradhti”, është një lexim tendencioz i mitit të Pigmalionit, i cili kërkon të nënvizojë tensionin e pashmangshëm që shoqëron përballjen e artistit me veprën, kodet komunikuese, shoqërinë dhe anasjelltas. Edicioni i sivjetshëm është konceptuar së bashku me një ekspozitë paralele me vepra të përzgjedhura nga fondi i Galerisë Kombëtare të Arteve, me titull “Nën emër të popullit”. Sipas kuratorëve, te kjo ekspozitë do të ketë “dekolazhe tradhtish ose heroizmash nga historia e popullit shqiptar në shekuj”.

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, artist, ekspozita | 4 Komentet »

Hapesira Konformiste – Cmimi Muslim Mulliqi 2007

Posted by kolektiviza on Dhjetor 10, 2007

Suzana Varvarica Kuka

10-12-2007 Shekulli

Këto janë dy fjalët e para teorike, të cilat pasuan një tekst që aktivizoi 34 artistë pamorë nga Kosova, Austria, Japonia, Gjermania, Italia, Bullgaria, Belgjika, Suedia, SHBA, Anglia dhe Shqipëria të jenë sëbashku në startin e “ironisë” figurative, në brendësinë e Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore, të titulluar “Muslim Mulliqi Prize 2007″, që do të hapet në Galerinë e Arteve të Kosovës në Prishtinë. Janë përzgjedhur artistët nën një shikim të vëmendshëm të veprave të tyre, duke balancuar kërkesën e kurimit për një art bashkëkohor dhe jo bashkëkohës, për një vepër arti bashkëkohore dhe jo bashkëkohëse me idenë e ekzistencës duale të konformizmit dhe antikonformizmit në art.Sipas kësaj llogjike janë përzgjedhur 32 vepra arti të cilat ekspozohen më datë 14 dhjetor. Në tekstin kuratorial thuhet:

Psikologjia sociale nuk e pranon kurrsesi që një artist, shkencëtar apo filozof, të jetë konformist. Gjithësesi në një mënyrë apo në një tjetër artisti, shkencëtari apo filozofi kanë një varësi të padukshme për të tjerët. Arti konformist apo zyrtar si dhe arti antikonformist apo arti i desidencës apo arti underground, ka qenë prezent gjatë zhvillimit të historisë, por kjo çështje u ekspozua qartë në vitet ‘50-’80 në Bashkimin Sovjetik, vendi ku arti konformist mbizotëronte shoqërinë komuniste. Nga kjo situatë asnjë vend nuk ka patur shmangie, madje konformizmi është i pranishëm. Në vende demokratike ai zë një vend të caktuar siç kritiku amerikan Michael Kimmen, 2007, deklaron: “Në shekullin XXI, arti zyrtar në një demokraci, kërkon ide konsensuale, një emërues të përbashkët estetik”. Ndërsa, mund të themi se në historinë e artit çdo drejtim i ri artistik është shfaqje e antikonformizmit ashtu siç Thomas Eakins, 1886, do ta cilësonte, “Një kundërprodhim dhe barazi kundërshtuese për reputacionin akademik. Artisti antikonformist apo jozyrtar ishte kokëfortë, opinionist dhe arrogant dhe vepra e tij ishte një trend kundrejt standarteve”.

Në mënyrë të larmishme dhe koherente artistët e përzgjedhur në “Muslim Mulliqi Prize 2007″ treguan se konfirmuan antikonformizmin figurativ me konceptin. Dhe mendoj se shprehitë e tyre audio-vizuale-figurative ia kanë arritur qëllimit për të sjellë qartësisht idetë e tyre të cilat pritet të ekspozohen si një ideo-vizion i përgjithshëm kuratorial. Jo pa arsye teksti kuratorial mbyllet me disa rrethana të mundshme që artisti bashkëkohës shqiptar i Kosovës dhe ai i Shqipërisë duhet të provojë. Në veprimtarinë “Muslim Mulliqi 2007″ artisti bën përpjekje të ndjehet antikonformist. Provon të njohë artin bashkëkohor. Bën përpjekje të ndjehet artist bashkëkohor. Provon të mendojë si artist bashkëkohor. Bën përpjekje të krijojë art bashkëkohor. Provon të komunikojë art bashkëkohor.

Ky tekst u ndërtua duke vështruar edhe më në brendësi të situatave ku jetojmë. Artisti shqiptar i Kosovës nuk është aspak indiferent rreth asaj që ndodh dhe besoj se jemi të gjithë të vetëdijshëm të pranojmë se mjedisi artistik shqiptar i Kosovës në kapërcyellin e këtij shekulli të ri i duhet të pranojë në mjedisin e vet grupin më bashkëkohor të artistëve me vizion të ri. Kjo është një kërkesë edhe për mjedisin artistik në Shqipëri. Në ditët që jetojmë, përplasen dhe bashkëjetojnë në këtë mjedis disa sisteme. Në këtë bashkëjetesë shfaqen plotësisht sistemi ideologjik i socializmit lindor në mentalitetin politik mbi artin, sistemi i trajtave moderno-abstrakte në artin akademik, sistemi i importimit të një skulpture të realizmit socialist mbi heroin në sheshe dhe parqe historike të Kosovës dhe të Shqipërisë dhe sistemi opinionist, kundërshtues, aktiv, vëzhgues, informues dhe atraktiv i artistëve bashkëkohorë mbi gjithçka që ndodh. Kjo ide trajtohet edhe në tekstin kuratorial.

Gjatë shek XX, natyrshëm apo për arsye objektive arti në Kosovë lindi dhe zhvilloi profesionalizmin dhe filozofinë e vet nëpërmjet një procesi krahasues me artin modern. Në bashkëjetesën e para viteve ‘90 artistët e saj u njohën me eruditin e avantgardës dhe mendimit modern botëror duke injoruar femonenin e konformizmit në artin e komanduar politik. Është mëse e çuditshme, në hyrje të shek. XXI, në bashkëjetesën shqiptare këtej dhe andej kufirit, dinamika e imitimit reciprok ndërmjet komuniteteve njerëzore, krijimi i një shtrese të lartë me formim të prapambetur, imponimi me forcë i saj ndaj politikës mazhoritare dhe nënshtrimi i kësaj të fundit, po shpall në mënyrë të drejtëpërdrejtë rrezikun e një jete konformiste që do të godasë potencialisht shoqërinë, do të tiranizojë individin dhe do të shmangë e deformojë zhvillimin real të mjediseve të vërteta të artit.

E gjitha kjo është një ide që rrezikon, por aspak nuk ka shanse të triumfojë, pasi replikat figurative të artistëve bashkëkohorë me artistët bashkëkohës do të t’i japin shkas zhvillimi të ardhmes së artit bashkëkohor. Në bashkëbisedim me artistë modern të Kosovës dhe të Shqipërisë kam dalluar se ata ende nuk arrijnë të përqafojnë artin bashkëkohor me një vizion të ri figurativ. Shprehja e tyre (në Kosovë) se vepra e këtij arti “gjuhet jashtë”, pra me fjalë të tjera vepra e tyre pas ekspozimit hidhet në plehra është një nga shprehjet më mjerane, më të gabuara dhe më regresive të mjedisit artistik ku ne jetojmë. Asnjë vepër e arrirrë, që cilësohet e mirë në zhvillimet dhe ekspozimet e këtij arti nuk “gjuhet”. Dokumentimi i tyre është efikasiteti i kudondodhur i vet ekzistencës, zgjuarsisë dhe “bukurisë” konceptuale, që arrin të lëvizë jo thjesht një publik elitar, por një publik që provon të ndryshojë mentalitetin e vjetëruar, jetën e përditshme dhe veten në dialog me të tjerët.Në këtë pikëvështrim në tekstin kuratorial gjen këtë ide:

Në fillim të mileniumit të tretë, në një proces trazicioni dhe transformimi, po shfaqen hapësira të tjera të konformizmit. Fryma e saj në disa mjedise artistike është bërë qendër e “lulëzimit” të një konservatorizmi modern, i cili përkohësisht i ka nënshtruar politikat kulturore mazhoritare. Ai përpiqet të bllokojë financimin, zhvillimin dhe shfaqjen gjithëpërfshirëse të drejtimeve artistike të artit bashkëkohor (mungesa e muzeve dhe institucioneve të artit bashkëkohor). Këtej dhe andej kufirit, kjo po tenton, në veçanti të dëmtojë dhe të vështirësojë (aspak ta ndalojë) komunikimin e hapur, të drejtë dhe të njëkohshëm të artit të ri bashkëkohor shqiptar me atë të huaj. Dhe të mjegullojë njohjen e publikut shqiptar me drejtimet dhe format e reja të artit bashkëkohor. Ndërsa produkti artistik i një grupi të caktuar njërëzish (artisti i nënshtrohet porositësve), po i jep shkas rishfaqjes së hapësirave banale konformiste. Ato po tentojnë të dëmtojnë ecurinë e shfaqjes së rregullt të drejtimeve artistike si vazhdimësi e llogjikshme e koncepteve dhe formave të reja në art. Ato nëpërmjet importimit të një arti të keq po ekspozojnë deformimin më ekstrem të realizmit socialist (monumentet më të fundit të heronjve si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë).

Në këtë mjedis, arti i lidhur me gjendjen aktuale të zhvillimit të arteve në Shqipëri dhe në Kosovë, kontribues në disa qendra të rëndësishme të artit të vendeve të zhvilluara europiane dhe botërore (Bienale e Venecias, Bienale e Tiranës, veprimtaritë ndërkombëtare Onufri, Mulliqi, Marubi, Gjon Mili) ka arritur të performojë situata substanciale njerëzore, të njohë dhe të zbulojë fenomene, t’i intelektualizojnë dhe t’i perifrazojë në figura tërheqëse dhe plot informacion. Pavarësia konceptuale, gjuha e re dhe elementët e rinj shprehës e cilësojnë art antikonformist, kundërshtues, reagues, ndërhyrës, prezent në ngjarjet që na rrethojnë, tërheqës dhe aktivizues të vëmendjes sonë. Cilësohet art bashkëkohor në vorbullën e nxehtë të bashkëkohësisë dhe të ekzistencës së të gjitha prodhimeve artistike.

Mund të thuhet se është e vërtetë që na mungojnë ngado muzetë dhe galeritë që kanë në sistemin e tyre një staf organizues dhe dokumentues për mbrojtjen dhe ekspozimin serioz të veprës së artit bashkëkohor, por aspak nuk mungojnë artistët e tij.

Kuratore e “Muslim Mulliqi Prize 2007″

Posted in Kosovë, bashkëkohësia, ekspozita | 1 Comment »

Ankthi i të qënurit vonë

Posted by kolektiviza on Dhjetor 7, 2007

Shekulli 12-7-07

Ekspozita

I ndodhur në një kontekst të paqartë, ka frikë të jetë vonë. Një gjendje e ankthshme, që rrjedh nga historia. Artisti kosovar Jakup Ferri është një nga artistët që hapin sot në Londër, ekspozitën “Kthimi i artit të vdekur”. Një paraqitje në video e vizatime, ku shpreh ndjesinë e tij në mënyrën ironike. “Ndoshta jam vonë sepse gjithçka është thënë dhe bërë”. Një pyetje dekurajuese që bëhet zakonisht në vendet që ndihen vonë. Kjo e ka frymëzuar Ferrin që të ironizojë “Jemi vonë e çfarë pastaj? Fransis Bacon e ka thënë dikur këtë i ulur mbi shpatullat e një gjiganti, xhuxhët mund të shohin shumë më tepër”. Në videon e quajtur “Tri virgjëreshat” filimisht paraqitet Yoko Ono dhe John Lennon tek thërrasin njëri-tjetrin në emër e më tej thërrasin emrin “Jakup! Jakup!”. Është një ringjallje e thënies së vjetër “Nomen est omen” (Emri është një shenjë), apo përpjekje për të gjetur vendin ku të vonuarit qëndrojnë mes yjeve?. Në videon “Mos i thuaj askujt”, Ferri paraqitet tek numëron kokrrat në një kile oriz. Një mënyrë mesjetare e përdorur gjatë argumentimit të temave të “nxehta”, siç ishte numri i ëngjëjve. Por nëse atëherë kishte një qëllim, në kohët moderne nuk ka ndonjë syresh. Në punën e titulluar “Made in Kosovo”, Ferri edhe një herë shpreh ndjesinë e tmerrshme të të qeniet shumë vonë. Në Evropën Lindore artistët nuk janë të mbështetur nga shteti, por as nga tregu. Ata vetëm mund të ëndërrojnë ndonjë sukses si ai i Jeff Koon. Sipas “esternalleance-neës”, bashkë me Ferrin në ekspozitën “Kthim i artit të vdekur” marrin pjesë edhe artistët Rafani nga republika Çeke, gjermanët Todosch Schlopsnies dhe Oliver Pietsch, meksikani Gabriel Acevedo Velarde dhe anglezi Jim Hollands.

……………….

per me shume ndiqni kete lidhje.

Posted in Kosovë, artist, ekspozita | 3 Komentet »

Edi Hila me vizatime të pashfaqura

Posted by kolektiviza on Dhjetor 5, 2007

Shekulli 12-05-07

Duke thare parrullat
Loje me thaset e cpuar; 1975

Nesër pasdite (6 dhjetor) në orën 18.30, në galerinë e re “Zeta”, piktori Edi Hila prezanton në ekspozitën personale edhe një cikël veprash të hershme që nuk i ka ekspozuar kurrë. Për këtë arsye edhe ftesa e “Zetës” njofton që me titullin e ngjarjes “Vizatime të pashfaquna 1970-1989″. Është pikërisht kjo periudhë kur piktori i njohur dhe një nga më të talentuarit e brezit të vet, kalon një periudhë të vështirë personale dhe profesionale, pasi e largojnë nga rrjedha e jetës normale me pikturën dhe rrethet artistike. Kjo ishte kohë kur regjimi do të ndëshkonte shumë artistë që nga dënimet me burg e deri tek puna e detyruar apo heqja e lejes krijuese. Ai ka realizuar edhe një kartolinë që ka për figurë një nga vizatimet e kësaj kohe të cilat Hila në gjuhën e folur i quan “punët e pularisë”, sepse u realizuan pikërisht atëherë kur u detyrua që “të rehabilitohej” duke punuar jashtë zanatit të tij. Është akuarel befasues që mban titullin “Lojë me thasët e shpuar” dhe është realizuar në vitin 1975.

Në faqen e pasme pedagogu i Akademisë së Arteve, Zef Paci, i cili ka bërë një analizë të shkurtër në katalogun e ri të veprave të Hilës, shkruan: “Këto punë nuk u realizuan me idenë për t’u ekspozuar, por si një antidot për t’u çintoksikuar, për të mbijetuar duke u rrekë për të ruejtë kthjelltësinë si në aspektin njerëzor dhe në atë artistik”.

Edi Hila u lind në Shkodër, më 1944. U diplomua piktor në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë vitin 1967. Më 1991 nis të japë mësim në Fakultetin e Arteve Vizuale dhe dy vjet më pas është dekan i tij. Hila ka një kurrikulë të pasur artistike. Personalisht ka ekspozuar në Karlsruhe, në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, në Aud Gallery në Berlin, në Galerinë Cobra në Bruksel etj. Është disa herë fitues i çmimit të parë dhe të dytë në edicionet e konkursit ndërkombëtar “Onufri”.

Posted in artist, ekspozita | 5 Komentet »

Pavarësia pa heroizëm

Posted by kolektiviza on Nëntor 28, 2007

Shekulli Online

27-11-2007

     

Video Still – Nikolin Bujari

Në 95-vjetorin e Pavarësisë, GKA largohet nga ekspozitat epikeKur bëhet fjalë për një temë të tillë, ata vijnë nga Berlini, Nju Jorku, Athina, Firenceja, Prishtina… Të flasësh për pavarësinë nuk është edhe aq e thjeshtë, aq më tepër në prag të festës kombëtare dhe kur në Kosovë ky është motivi i ditës. Një grup artistësh të rinj kanë bashkuar idetë e tyre krijuese në ekspozitën”pa(varësia)” e cila u hap dje, në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Janë 30 artistë të cilët kanë shprehur vizionin e tyre mbi pa(varësinë) në ekspozitën që organizohet në kuadrin e 95-vjetorit të Pavarësisë dhe muajve të Kulturës Kombëtare Shqipëri-Kosovë. Sipas kuratores së ekspozitës, Elsa Martini, artistët paraqesin refleksione rreth virtualitetit të Pavarësisë, individuale apo kombëtare, traditë… shtetformim, historinë e saj në Shqipëri dhe Kosovë. “Ekspozita me dinamikën e saj është një shfaqje e lirë, me të gjithë gamën e mundshme mbi temën e pavarësisë, ndoshta jo të paeksploruar më parë, por që akoma mund të thuhet, duhet parë me lupën e një mendjeje të ndriçuar”, thotë Martini. Në ndryshim nga ekspozitat e hapura deri më sot nën këtë titull, në galerinë e kuruar nga Martini mungojnë heronjtë kombëtarë me jataganë e flamuj kuq e zi. Më shumë se për një pavarësi kombëtare, territoriale, shtetërore, flitet për një pavarësi individuale. Për heronj të përditshmërisë, që përpiqen të zbardhin pozicionin e tyre përballë pavarësisë nga ambienti, shoqëria, tradita… “A është Pavarësi e mirëqenë kjo e jona (e Shqipërisë), shtet i vogël, me shumë bashkëkombës jashtë kufijve? A është e jona, a na përket neve (shqiptarëve në kufijtë e konfirmuar të shtetit) pavarësia e Kosovës? A u përket ndopak kosovarëve, pavarësia jonë? Dhe të tjera e të tjera. Duke menduar për politikat pa fund të të gjitha llojeve që vijnë vërdallë, të tregut p.sh, tregut real dhe atij të ideve? Ose të raportit tonë me veten, me të tjerët, me objektet dhe hapësirën, për të arritur deri te kombi”. Këto janë pyetjet që ngrenë artistët pjesëmarrës, duke u munduar t’iu japin një përgjigje sipas mënyrës së tyre artistike. Kanë zgjedhur kavaletin, fotografinë, posterin, videoinstalacionin, videon. Të gjitha mediumet që ofron arti pamor, për të shprehur koncepte, që jo rrallë herë janë të vështira për tu paraqitur me fjalë. Në ekspozitë marrin pjesë Albana Shoshi, Agron Mesi, Artan Balaj, Arta Agani, Dhurata Ramosaj, Eneila Veveçka, Flaka Haliti, Fatmir Mustafa Carlo, Flutura Laçi, Greta Dhaskali Lami, Gjergj Meta, Heldi Pema , Irzeme Zeqiri, Tiranë, Klevi Pove, Tiranë, Lekë Gjeloshi,Firence, Lori Polena , Tiranë, Lubjana Dashi, Lume Blloshmi, Nertila Canaj, Nikolin Bujari, Olson Lamaj, Pleurat Xhafa, Suela Qoshja,Toni Milaqi, etj.

Posted in Akademia e Arteve, ekspozita | 10 Komentet »

Ekspozita e Nentorit feston 10 vjecarin

Posted by kolektiviza on Nëntor 21, 2007

“Nëntoristët” e telajos bëhen 10 vjeç

Shkruan : Ben Andoni MAPO

E bardhë. Pak gri. Hijezim. Penela. Tubete. Fillim. Zarf. Brenda një ftesë. E thjeshtë. Në të djathtë të një flete, të pranishmit. 34 të tillë syresh. Emra të njohur. Piktorë ‘të hershëm’, por edhe brezi i dytë dhe gati i tretë i artistëve pamorë shqiptarë. Pa bujë.
Dizenjimi i ftesës së këtyre artistëve është vetë një vepër arti. Thjesht, “Nëntori” i vitit 2007, arriti që të bëjë dhjetëvjetorin e tij. Në fillim i lënë mënjanë nga indiferenca e politikës. U ‘strehuan’ në Muze. Dora-dorës, artistët treguan se kishin një hap më shumë se kaq dhe pretendime serioze. Mbi të gjitha respektonin aktivitetin dhe njëri-tjetrin. Kuptohet pa bujë. Pa median në krah.
Kur i kujton të gjitha, Besim Tule, artist dhe kritik i veçantë i artit shqiptar, ka mbetur i qartë. “Nuk do të lëshojmë aspak nga aktiviteti ynë”, shprehet ai. Në fakt, “Nëntori 10” ose aktiviteti i këtij grupimi shumë interesant artistësh, që mori jetë pak e nga pak, tregoi se do të ruante parametra të lartë. Në dukje, naive, por emrat e të ndjerëve Kaceli, Lulani, Sulovari dhe kolegëve të tyre Blido, Devolli, Jonuzi, Kokushta, Shijaku, Shoshi, Kilica, Buza, Dilo, Sadikaj, Çapari, Menikos, Dervishi, Stefos, Përvathit, Selimit, Kacelit B. etj, ishin garancia e profesionalizmit. Në cilësinë e kujdestarit dhe organizatorit kryesor, Tule, është skrupuloz deri në saktësinë më të vogël. “Ne kemi ruajtur atë lloj krijimtarie që është disi e pavarur nga tregu dhe respektojmë në pjesëmarrje: njohjen e koloritit”, shprehet ai. Në këtë gyp njohjeje, duket se nuk kanë përshkruar të gjithë. Ka mbetur talenti, mjeshtëria e emrave të respektuar, që duhet thënë se kanë qenë të pranishëm për dekada në artin shqiptar, dhe mbi të gjitha prekja e talentit. Magjia e ngjyrës, duket se është edhe lajtmotivi më i madh, sepse nga ajo fillon dhe abstragimi i këtyre njerëzve, që i kanë dhënë aq shumë artit shqiptar. “Roli që luajtëm këta dhjetë vjet, i tejkalon edhe përmasat tona individuale: Tashmë piktura jonë e re e kavaletit, ka hyrë në rrugën e saj të natyrshme të rritjes edhe zhvillimit në kushtet e reja të një Shqipërie të integruar me të gjitha zhvillimet botërore të kohës, konfrontime të kota me shtigje dhe praktika të tjera alternative që s’kanë të bëjnë me të…”, shprehet Llambi Blido, një nga organizatorët e parë të saj. “Do të kujtojmë në pikturën moderne Buzën, Danish Jukniun, Llambi Blidon…”, rrëfen Tule, që duhet thënë se ka bërë një punë cilësore në përzgjedhjen e veprave. Pas 10 vjetësh besim, seriozitet, duket se sërish ia kanë dalë. Duhet sqaruar se edhe pse kanë aplikuar prej një viti, për ta ka qenë e pamundur, që të marrin një fond, që do mundësonte më shumë prej tyre. I vetmi ka qenë një fond modest nga Galeria e Arteve, që duhet përshëndetur për hapësirën që u ka dedikuar artistëve. Duhet kujtuar se artistët e Nëntorit nuk e kanë pasur kurrë të lehtë. Ndaj kanë qenë të qartë dhe racionalë. Nga 12 pjesëmarrësit e fillimit tashmë janë bërë 34 të tillë syresh, ndërsa ajo ka mbetur e hapur edhe për artistë të tjerë.
“Nuk e ndiejmë largësinë nga njëri-tjetri…Kemi futur dhe piktore të reja si Brikena Brdo dhe Eniela Veveçka. Edhe këto, megjithë moshën e re, janë të konsoliduara dhe kanë punuar shumë në art dhe ne duhet thënë se i kalojmë në një sitë. Nuk ka zgjedhje të rastësishme…”, sqaron Tule. Në fakt, ky lloj arti konceptual, për të cilin është hapur dera nuk është se është i lehtë dhe vetë ngjyra, që është derdhur nga duart e këtyre mjeshtrave, nuk është se duket aq e thjeshtë për t’u përçuar. “Ngjyra të jep mundësi për një ndjenjë më të fuqishme”, shpjegon ‘kuratori’ i saj që duhet thënë se në përzgjedhjen e këtij viti, ka qenë rigoroz ndaj punëve deri në imtësitë më të vogla.
Në fillim, aventura e “Nëntorit” ka filluar tek Muzeu Kombëtar dhe pas katër edicionesh është shpërngulur në drejtim të Galerisë Kombëtare. Erdhën Kaceli (Plaku), Isuf Sulovari, Ismail Lulani dhe shumë artistë që janë të njohur sot, duke e bërë këtë aktivitet, një pikë të shënuar në artin shqiptar…
Ishte një sfidë për artin pjesëmarrja e tyre, pasi shumë prej tyre, kishin kaluar periudhën e vështirë të paragjykimit. Duket se ia dolën. Sipas idesë së artistëve, ata punojnë pa kornizën e ashpër të një kuratori. “Ngaqë, artistët nuk duhet të punojnë brenda kornizave të një ideje. Sa më pak i sforcuar të jetë artisti, aq më i lirë është që të shprehë veten”, shpjegon organizatori teknik i saj, Besim Tule.
Në shumë vepra, krahas elementëve teknikë, mund të shikohet një vështrim i mprehtë social për jetën, por edhe kërkime të ndryshme të autorëve për konceptet bazë të filozofisë së jetës, përmes ngjyrës, dritës…kompozimit.
“Ka një filozofi të tërë në krijimin e një vepre dhe kjo fillon që me konceptimin e ftesës, që është realizuar si një letër poste…”. Zarfi i ftesës është edhe ‘joshja’ më e këndshme e artistëve. Apo grishja e tyre, që duhet thënë se kanë bërë epokën e tyre në Shqipëri me artin e tyre. Ja pse Nëntori…tashmë është 10 vjeçar.

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, ekspozita | 2 Komentet »

Cmimi per artin bashkohor “Ardhje”

Posted by kolektiviza on Nëntor 20, 2007

 

Nën 35 vjeç për të marrë “Ardhje”

Gazeta Shqip 11-20-07

Instituti i Artit Bashkëkohor do të japë një çmim për artin bashkëkohor në vend

Instituti i Artit Bashkëkohor në Tiranë do të japë një çmim për artin bashkëkohor në vend. Duke parë mundësitë jo shumë të mëdha të vlerësimeve të këtij arti, përveç atyre pak konkurseve vjetore që organizohen nga Galeria Kombëtare e Arteve, TICA ofron çmimin “Ardhje” si një çmim që do të fokusojë vëmendjen pikërisht tek arti i ri në vend. Ky çmim është ideuar në bashkëpunim me Fondacionin për Shoqëri Civile në New York dhe me mbështetjen e Akademisë së Arteve të Bukura dhe ambasadës amerikane në Tiranë.

“Kjo ngjarje është konceptuar për të ndihmuar dokumentimin, vlerësimin dhe mbështetjen për artistët bashkëkohorë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga TICA.

Çmimi do të funksionojë mbi bazën e një kërkimi të shtrirë në skenën artistike shqiptare, në mënyrë që pjesëmarrësit të jenë fryt i një përzgjedhjeje të gjerë por cilësore. “Në këtë frymë, çmimi për artin bashkëkohor ARDHJE do të shërbejë si një hartë që do të ndjekë zhvillimet e situatës artistike shqiptare, duke ofruar të vetmen metodë arkivimi të zhvillimeve artistike në Shqipëri, si dhe duke luajtur rolin e një ure komunikimi mes artistëve dhe publikut përmes nxitjes së diskutimit mbi zhvillimet e reja në artin bashkëkohor shqiptar”, thuhet në njoftim. Artistët e ftuar në çdo edicion të këtij çmimi do të përfaqësojnë një shumëllojshmëri gjuhësh të artit bashkëkohor, si video, fotografi, pikturë, instalacione, skulpturë, performancë, tekst etj.

Përfaqësuesit e këtij çmimi do të fokusohen në të gjithë hapësirën artistike që ekziston në vend, duke bërë edhe vizita në studio artistësh. Në mbarim të këtij kërkimi, stafi i TICA do të përzgjedhë një numër prej jo më pak se 5 dhe jo më shumë se 7 artistësh, me të cilët do të organizohet ekspozita e ç mimit ARDHJE, pranë galerisë së Akademisë së Arteve të Bukura. Artisti fitues fiton të drejtën e një rezidence artistike për 6 javë në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të gjithë artistët që do të prenotojnë për këtë çmim duhet të jenë nën 35 vjeç .

——————————————————————————————–

Rezidenca sponcorizohet nga Foundation for Civil Society per programin e rezidencave tek International Studio and Curatorial Program. ISCP eshte nje qender rezidencash ne NY per artiste, kuratore nga bota. Gjate rezidences artistet vizitohen nga kritiket e ftuar te qendres qe jane te njohur ne fushen e artit. Kesaj fundjave, gjate hapjes se studiove per publikun, filloi rezidencen e tij tek ISCP artisti i ri nga Kosova Fatmir Mustafa-Carlo. Te tjere artiste Kosovare qe kan marr pjese ne kte program kane qene Fitore Isuf-Koja, Kader Muzaqi, Kadri Mancuska, dhe Jakup Ferri. Ky vit ka per te filluar pjesmarrjen e artisteve nga Shqiperia ne bashkpunim me TICA. Shpresoj qe me te vertete te jet nje konkurs i drejte dhe te mos marrin pjese te njejtat emra por Edi Muka te dal i cik jasht Tiranes dhe te perfshij dhe artiste jasht qendres qe meritojne vemendjen tone.

Sa keq e vetmja menyre e promovimit, njohjes dhe nxitjes se artistve te rinj ne vend vjen kur zbret ne Rinas nje fondacion i tille si FCS dhe ben te mundur nga ana finaciare sponcorizimin e rezidencave jasht vendit. TICA shfrytezon rastin shpall nje konkur/cmim dhe keshtu ploteson kuoten e aktiviteteve ne vend. TICA, nese me te vertete do te ngjall skenen lokale te artit bashkohor, duhet te bej dhe aktivitete dhe cmime qe nuk kan nga mbrapa nje cmim. Do isha e interesuar te dija nese ideja per “Ardhje” (po kjo c’kuptim ka) u erdhi para se te lidheshin me FCS apo pas faktit? CEC Artslink nje tjeter fondacion ne NY qe ben te mundur rezidenca ne NY per artistet e Europes Lindore nuk ka bashkpunues ne Shqiperi qe te bej te mundur rezidencat e artisteve Shqiptare ne Amerike. Rezidenca te tilla jane mundesi shume te mira per artistet ne Shqiperi, por ato nuk duhen bere qellim me vete dhe te jene te vetmet menyra angazhimi dhe shkembimi per artistet ne vend. Vlersimi, dokumentimi i artit ne vend nuk vjen domosdoshmerisht duke e eksportuar jashte. Do isha shume e interesuar se si “Ardhje” do funksionoj “si një hartë që do të ndjekë zhvillimet e situatës artistike shqiptare, duke ofruar të vetmen metodë arkivimi të zhvillimeve artistike në Shqipëri, si dhe duke luajtur rolin e një ure komunikimi mes artistëve dhe publikut përmes nxitjes së diskutimit mbi zhvillimet e reja në artin bashkëkohor shqiptar” Jam e sigurte qe Edi Muka dhe Gezim Qendro nuk kane se si me te vertete ta besojne kte qe thone. Se si nje ekspozite dhe cmim bashke ben kte pune un nuk jam ne gjendje ta konceptoj. Tjeter pune eshte nese gjate vizitave neper studio dhe takimit me artistet kto te dy do te luajne dhe rolin e nje hulumtuesi, dokumentuesi dhe historiani te artit. Por kjo nuk duhet te jete e vetmja metode e arkivimit, te dashur.

Posted in Akademia e Arteve, TICA, ekspozita, rezidence | 22 Komentet »

Në “kaleidoskopin” e Arben Morinës

Posted by kolektiviza on Nëntor 13, 2007


 
 
13/11/2007 Metropol
Është “e lehtë” ndjesia që të krijohet. Jo aq “rrëmbyese”, por “ëmbëlsisht thithëse”. Ka diçka të ujtë, të përzier me “aromë toke dhe dielli”, në ekspozitën e fundit të Arben Morinës, “Kaleidoskop”, të çelur mbrëmjen e djeshme në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Një mori ngjyrash, “të gjitha që i përmban kaleidoskopi” dhe shumë mesazhe që përcillen në këtë ekspozitë që dhe vetë autori i saj nuk ngurron ta quajë “shumëngjyrëshe”. Shumëngjyrëshe edhe për larminë e emocioneve, gjendjeve dhe për “kulminacionin e një finaleje”. Gjë që Morina e komenton me fjalët se për të “ngjyra është finalja e një pikture”. Dhe “pa ngjyrë, piktura s’ka vlerë”.

I bindur se ka arritur diçka, por duke kërkuar vazhdimisht e duke u përpjekur të sjellë vlera, këtë radhë piktori është “ndalur” te peizazhi. Pak e shpejtë në kohë kjo ekspozitë për artistin, e treta në një kohë jo të gjatë, porse e justifikuar me ritmin e punës dhe me “kënaqësinë e vazhdueshme” që provokon tek ata që e shohin. Një nga arsyet se ai pse “rrëfehet” në pikturë është pikërisht kjo: “të shkaktojë kënaqësi, të ngacmojë dhe të provokojë spektatorin”. Një lloj “komunikim” që pohon se e ka arritur me ata që “shijojnë” artin. Ekspozita, e cila përmban 52 punë ku dominojnë punimet e reja, duket se ka në “farën” e vet peizazhe të ujit me tonalitetet, reflekset, enigmën, të papriturën e një bote transparente. “Ajo që duket nuk është as tokë, as qiell, as qiell, as ujë…”, shprehet Morina, për disa prej punëve të tij, të cilat në fakt shfaqen provokuese e që të bëjnë të “yshtesh” drejt mendimit.

Edhe këtë herë piktori ka “preferuar” të çelë ekspozitën e tij ashtu si ajo paraardhëse jo në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve. Një “preferencë” e lidhur “me përjashtimin”, siç e komenton ai. “Mendoj që një pjesë e të paaftëve mundohen të largojnë vlerat, të largojnë të aftët”, shprehet Morina, ndërsa vijon se në fakt kjo është një përpjekje e kotë e disa njerëzve të administratës të GKA-së, ndaj duhet “ta heqin nga mendja që këtë do ta bëjnë”. Pasi për të “gjithçka shkon në vendin e duhur dhe koha punon për këtë”.

B.Goce

Posted in artist, ekspozita | 7 Komentet »

3 ekspozitat e Adrian Pacit ne NY

Posted by kolektiviza on Nëntor 9, 2007

ad paci freco

Centro di Permanenza Temporanea, Video Still, 2007

Freskat e ngrira të Adrian Pacit

Shekulli 11-9-07

Artisti shqiptar ekspozon në Nju JorkNdër mediat e ndryshme me të cilat Ardian Paci punon janë filmi, fotografia, piktura, instalacioni. Por për këtë ekspozitë të tij të parë në galerinë “Peter Blum” në Nju Jork, artisti shqiptar, për herë të parë ka realizuar tri piktura në suva, në përmasat 2.25 X 3.00 m. Të titulluara “Fasadat”, frymëzimi për këto imazhe, ashtu si në veprat e tjera të Pacit, është ndjekur nga gjurmët e atij vendimi të vështirë por të domosdoshëm të artistit për të lënë Shqipërinë në vitin 1997 dhe për të jetuar në Milano.

Kujtimet e të kaluarës së tij, kulturës dhe vendit të tij, njëlloj si dhe realiteti i ndarjes nga të gjitha këto, e kanë mbushur veprën e tij. Nëntë skenat në çdo pikturë murale luajnë me pranëvënien e ceremonive të rëndësishme simbolike dhe kulturore (një nuse e mbuluar duke ecur drejt burrit të saj të ardhshëm) dhe paraqitjen eaktevetë zakonshme gjatë festimeve. Paci vendos një moment fluturak të çdo kuadri video kundër imazhit të palëvizshëm dhe të ngrirë pikturuar në mur. Kjo bën që pikturat të funksionojnë si dritare për një vend dhe kohë tjetër. Këto tulla muri të kujtojnë fragmente shtëpish dhe janë simbolikë e ndërtimeve pa leje e të papërfunduara që shpesh t’i zë syri në peizazhet e krahinave të Mesdheut.

Njëlloj si këto afreske që janë një kërkim në historinë vetjake të Adrian Pacit i sjell në një kontekst më të gjerë social dhe kulturor, është dhe videoja Vajtojca (2002) në të cilën Paci vë në skenë vdekjen e tij duke pajtuar një vajtojcë profesioniste për të qarë vdekjen e tij. Ky rit, i zakonshëm në Ballkan, mbyllet në këtë video në një mënyrë absurde komike kur Paci ngrihet, falenderon përcjellësen e të vdekurit dhe largohet.

Ekspozita në Galerinë “Peter Blum” në Nju Jork qëndron deri më 5 janar 2008.

Adrian Paci u lind në Shkodër më 1969. Studioi në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Duke përfshirë dhe ekspozitën e ardhshme personale në Kunstverein Hannover (2008), ai është paraqitur me sukses në Museum am Ostëall në Dortmund (2007), Milton Keynes Gallery, Angli (2007), Galleria Civica di Modena, Itali (2006), P.S.1, Nju Jork (2005), Contemporary Arts Museum, Hjuston (2005), Moderna Museet, Stockholm, Zvicër (2005) etj. Veç kësaj karriere personale, në vitin 1999 bashkë me disa artistë shqiptarë ai përfaqësoi Shqipërinë për herë të parë në Pavijonin e Bienales së Venecies dhe në 2005 mori pjesë aty individualisht.

Per me shume mbi 3 ekspozitat e Adrianit ne NY ndiqni hallkat perkatese: Peter Blum
Amy Smith-Stewart
PS1

Press Release – Smith Stewart

Posted in artist, ekspozita | 32 Komentet »

“Tradhtitë e vogla” të Hatibit

Posted by kolektiviza on Nëntor 6, 2007

11-6-07 Shqip

Pigmalioni tradhtoi, njëlloj si psikoanalisti që formaton klienten/pacienten e hutuar, me qëllim për ta shtënë në dorë, skulptori shtiu dashuri prej vërteti, eros e agape bashkë, në shtatoren që vetë e nxori nga dora e vet. Ai kapërceu kështu me tradhtinë e vet kufirin e gjërave dhe zhanreve: jo vetëm që tradhtoi gjithë sojin njerëzor duke rënë pre e incestit narcistik me një vepër arti, statujë të vetën, ai në fakt performoi një tradhti të pastër ndaj artit përfytyrues… Pigmalioni kapërceu kufirin e figurës dhe figurimit, ama në të kundërt me kahun kapërcyes të kolegëve të vet të fillimit të shekullit XX. Duke tradhtuar aktin e vet të parë artistik (skulpturën) ai ktheu tashmë në art qëndrimin dhe marrëdhënien e tij të re me objektin.

Vite më pas, të gjithëve na ndodh të ndalemi tek “tradhtia” e skulptorit, duke argumentuar në mënyrat tona se cili qe momenti që e bëri atë të thyente kufijtë e ndaluar dhe ta dashuronte krijesën që ndërtoi me duart e tij…

Tradhtia një temë jo pak e përdorshme në artet figurative do të jetë këtë vit motoja kryesore e konkursit ndërkombëtar të arteve pamore “Onufri”. Ky koncept, i ndërtuar nga poeti Ervin Hatibi, e risjell këtë të fundit në një nga dimensionet më pak të përfolura të portretit të tij, atë të piktorit. Piktura nuk është një nocion i prekur rastësisht nga Hatibi, por një dashuri e hershme, të cilën dikur do ta “tradhtonte” për shkrimin…

Çfarë prisni nga ky aktivitet?

Unë pres pak më shumë seç presin të tjerët, ndoshta për faktin se është hera ime e parë në një ndërmarrje kaq të madhe me artet figurative. Kjo

është përvoja ime e parë me një pozicion tepër të vështirë, i cili është pranimi i punëve, zgjedhja dhe gjykimi mbi punën e tjetrit, e cila është pjesa ku puqet përgjegjësia maksimale me pasionin tim dhe e bën shumë të fortë këtë lloj përjetimi që unë kam me “Onufrin”. Në qoftë se për dikë tjetër është puna e radhës, pasi “Onufri” do të bëhet vit për vit, për mua

është një ngjarje unikale, dhe jam impenjuar me gjithë përvojën time, ato çfarë unë besoj se janë vlera tek unë, për t‘i dhënë një kuptim sa më të madh punës me “Onufrin” këtë vit.

A mund të na tregoni se si nisi koncepti i këtij konkursi “Tradhtia në art”?

Koncepti ka lindur vjet, në biseda me kolegë artistë dhe fill pas lindjes së kësaj ideje a sfide, vendosa të shkruaj konceptin kuratorial. Vjet nuk u pa

e arsyeshme ta hidhnim dhe fitoi këtë vit. Po të jem i sinqertë nuk më duket dhe fort koncept i guximshëm, pasi me tradhtinë si temë në artet pamore, njerëzit janë marrë që kur s‘mbahet mend. Tradhtia është një nga temat qendrore në artet figurative. Evolucioni i artit perëndimor ka rrjedhur kryesisht nga arti ritual i krishterë. Mjafton të kujtojmë vetëm skenat e tradhtisë së Judës, vetëm këto të përmendim, do të shohim se tradhtia ka

një traditë mjaft të lashtë si tematikë në artet pamore. Por konceptualisht, po ta kapim nga ana strukturore atë qasjen e artistit me veprën e artit

sërish kemi pamundësinë që përjeton artisti për t‘i dhënë plotësisht rrugë idesë që ka në kokë, dhe është i detyruar të bëjë pastaj dhe kompromise gjatë rrugës për realizimin. Kjo ndodh në të gjitha artet, nuk është se ndodh vetëm me artet figurative. Por edhe në këtë aspekt konceptualisht, tradita e zbulimit të tradhtisë në artet figurative është sërish e gjatë. Titulli i “Onufrit” këtë vit, tema e tradhtisë luan pak edhe me ato gurët kilometrikë të artit modern, që është titulli i famshëm “Tradhtia e imazheve” nga Rene

Magrit. Ndërsa personazh central në këtë parabolën që e kemi paraqitur është Pigmalioni, më saktë është momenti kur Pigmalioni bie në dashuri me statujën e vet dhe unë e kam parë këtë si një lloj “tradhtie”, edhe pse mund të

kishte mënyra të tjera interpretuese. Por fakti që artisti krijon një marrëdhënie krejt të re me një punë, del nga një traditë e konsoliduar pritshmërie për artin dhe e fut veprën e vet në një kontekst tjetër… kjo bie erë e mirë tradhtie. Në dijen time, i pari që e ka bërë këtë, është Pigmalioni. Miti në fakt shkon më tej: statuja u shpirtëzua dhe

ky u martua me të. Por mua më ka tronditur momenti legal në mit. Përballja e një krijese njerëzore dhe jonjerëzore, në këtë rast e artistit me veprën e

artit, një përballje erotike, skandaloze, joadekuate, një përballje e çuditshme, që duke fshirë kufijtë, e nxjerr nga konteksti veprën e artit dhe artistin deri diku. Unë mendoj se koncepti i “Onufrit” këtë vit është sa i

i ngushtë, nëse do ta shohim nga pikëpamja tematike, po aq është i gjerë, po ta shohim nga pikëpamja konceptuale, nga pikëpamja ndoshta dhe teknike e

përballjes së artistit me veprën e tij e rrjedhimisht me shikuesin.

Si është tek ju momenti i tradhtisë si artist, si mund ta shpjegonit duke u nisur nga vetja?

Unë mendoj se fakti që vazhdojnë të na vijnë në numër të konsiderueshëm projekte punësh dhe e-maile, tregon se artistët i ka intriguar qoftë edhe

Diçitura, si edhe titulli është mjaft intrigues. Tema më ngjan ndonjëherë se është më përfshirëse seç duhet, nëse do ta shihnim në aspektin

konceptual. E tregon mënyra sesi është propozuar teksti dhe mundësitë interpretuese që i kemi lënë në fillesë aty, pasi ne nuk marrim përsipër të zhvillojmë atë çfarë artisti do të bëjë vetë. Unë e shoh si intriguese maksimalisht. Në veprat që na kanë ardhur, luhet me konceptin e tradhtisë që i bën artisti traditës, tradhtisë që i bën artisti kanoneve dhe tabuve, duke pranuar një pjesë të tyre për hir të tradhtisë përfundimtare të tyre,

tradhtinë që i bën publiku artistit, tradhtinë që i bën vepra e artit, duke fituar një lloj pavarësie që artisti nuk e kontrollon dot më. Unë mendoj se intriga është e pafundme… Nga njëra anë besoj se mënyra si është propozuar tema e tradhtisë është një antologji homazhesh për këto pikat më simbolike të artit figurativ, që nga Pigmalioni e deri tek Pipa e Magdritit, e cila nuk është Pipë. Shumë njerëzve u është dukur tema e pamaterializueshme

kurse unë kam mendimin e kundërt, pasi tema më ngjan shumë e thjeshtë, aq sa kam pasur ato mëdyshjet e mia për ta propozuar apo jo.

Pas tradhtisë është gjithnjë gjykimi?

Ne nuk është se kemi shpallur një limit dhe kush e shkel këtë limit po bën tradhti. Ne këtu do të flasim për tradhtinë, çdo artist e di vetë se si do ta

prezantojë tradhtinë, si do ta sfidojë tradhtinë si do t‘i rrijë besnik asaj. Të gjitha këto janë ato çfarë ne presim të na vijnë. Është mënyra sesi ne kërkojmë të joshemi nga punët që do të paraqiten, kemi dhënë thjesht një vijë të kuqe, por nuk kemi folur për anën nga duhet të jemi ne, apo nga janë artistët. Gjithkush duhet ta shohë këtë vijë mentale ose qoftë dhe fizike se ku është e si është… Punët që kanë ardhur deri tani, shumica e tyre janë

intriguese dhe luajnë me një ose me tjetrin kat të tradhtisë. Përtej fjalëve të mia ekziston dhe një koncept i shkruar, të cilin artistët e kanë parë, por

sërish është një temë e një tekst, e një punë e cila ka fjetur një vit rresht tek unë. Është parë dhe është refuzuar prej meje deri sa guxova ta paraqes sërish për një publik artistësh, të cilët do t‘i përgjigjen kësaj dhe më tej

për publikun e gjerë.

A nuk e shihni këtë nismë si një lloj “tradhtie” që ju i bëni Ervinit poet?

Fatmirësisht apo fatkeqësisht, kam edhe unë historitë e mia, ato tradhtitë e mia të vogla periodike me artet figurative. Kam hapur disa ekspozita, kam organizuar po ashtu një numër më të vogël ekspozitash se ato që kam hapur. Për mua si tek shumica e njerëzve apo tek vetë historia e njerëzimit, “tradhtia” e vërtetë ka qënë shkrimi. Që fëmijë kam pikturuar, kam bërë

shkarravina, diej, shtëpi, mace…pastaj kam zbuluar fjalët. Po ta marrësh me humor, tradhtia ime e parë është shkrimi, e jo piktura. Por unë besoj se jam pjesë e temës, madje shpresoj që prania ime ta bëjë më pikante apo problematike temën, rrjedhimisht edhe më të bukur…

Që në fillim të këtij aktiviteti ju jeni cilësuar si “I huaj” në Galeri…

Nuk e di se kush nuk e ka pritur mirë, gjithsesi unë kam të gjithë të drejtën që t‘i bëj njerëzit të shohin se nuk jam krejt i vetëm në kurimin e kësaj ekspozite. Jam me një partner i cili e ka treguar veten vjet si me “Onufrin” si me pavijonin shqiptar në Venecia. (Po kap vetëm dy momentet e fundit të punës së tij). Mendoj se bashkëpunimi ynë do të jetë shumë më simpatik seç do të ishte prania ime e vetme, apo prania e tjetrit i vetëm, pasi ai, Rubensi, e ka thënë vjet se çfarë mund të bëjë i vetëm. Në një kuptim, kjo nuk është ekspozitë apo konkurs që kurohet nga Rubensi dhe nuk është ekspozitë apo konkurs që kurohet nga unë, por nga një i tretë që është unë dhe ai. Në konferencë më erdhi mirë kur Rubensi tha “Ne jemi kuratori”. Unë jam plotësues në atë çfarë ofroj dhe ai është plotësues në atë çfarë ofron. Të dy shpresojmë të japim diçka të mirë. Nuk do të kisha pasur kurrë guximin e marrë t‘i hyja i vetëm një nisme të tillë. Ftoj të shihet fakti se nuk jam vetëm dhe jam me një njeri që ka dhënë prova sidomos me “Onufrin”

e vjetshëm dhe Bienalen e Venecias, ku, ashtu siç është folur edhe nga shtypi, pavijoni shqiptar ka qenë një aktivitet i suksesshëm. Kjo jo për të thënë se kur ai e bën vetëm një aktivitet dhe shumë mirë, përse

duhet ta bëjë me mua? Pikërisht kjo është një mënyrë tjetër sesi ai kërkon ta shohë “Onufrin” e sivjetshëm dhe si ai më ka provokuar mua. Unë kam hapur ekspozita jashtë dhe s‘i jam afruar kurrë Galerisë Kombëtare, kam hapur

aty vetëm një ekspozitë në vitin 1991, më pas nuk e kam parë veten aty.

Por kjo marrëdhënie me “Onufrin” më ka provokuar dhe tensionuar, duke arritur të prodhojë atë tekstin e tradhtisë. Disa njerëz e kanë parë këtë edhe si

tradhti, por unë ftoj të shohin anën e duhur të kësaj. Nëse “Onufri” do të kishte qenë një veprimtari që bëhet vetëm njëherë, Shqipëria do të kishte vetëm një “Onufër” në gjithë historinë e vet, edhe po të isha vetë i pestë si kurator nuk do të kisha hyrë. Por një tradhti në gati dy dekada “Onufër” ia vlen dhe këtë e them me sigurinë e njeriut që ka vite që ekspozon, ka vite që shkruan tekste apo parathënie për albume të arteve figurative, e them këtë me sigurinë e një njeriu që punon me një profesionist, i cili e ka provuar suksesin dhe të gjitha këto që thashë ia heqin pak atë sharmin provokues apo tradhtar që mund të kishte prania ime.

Çfarë është piktura në jetën tuaj?

Piktura ka qenë përherë e rëndësishme, në momente të caktuara më pak e rëndësishme, ka pasur ato uljet dhe ngjitjet e veta. Ekspozita e parë që kam hapur është në vitin 1991. Në atë kohë unë isha vetëm një organizator i kësaj ekspozite bashkë me të tjerë kolegë, por në momentin e fundit tetë autorët e

ekspozitës më kërkuan që unë të isha i nënti, pasi panë disa punime të miat. Në atë kohë isha 17 vjeç dhe kur kthehem në atë kohë shoh një lloj

naiviteti, isha thjesht i freskët në një territor të djegur dhe skena jonë nuk ishte globalizuar akoma. Ende disa prurje shiheshin si të guximshme edhe pse mund të kishte dekada që ishin bërë të njohura në botë. Kam pasur ca kolazhe me frymë pop arti, homazhe për artin modern, rilexime të mjeshtërve të viteve ‘20-‘30 me gjuhën e popit. Një ekspozitë interesante që kam organizuar dhe kam marrë pjesë ka qenë në shtator të vitit 1992, me poezi grafike në ambientet e LSHA-së. Kemi qenë tre autorë dhe njëri prej tyre Gent Gjokola ka qenë pjesëmarrës në pavijonin shqiptar në Venecia. Pas kësaj kam hapur ekspozita dhe jashtë Shqipërisë, Francë, Itali, Maqedoni. Jam në tentativa për të tjera ekspozita. Ata që më njohin e dinë mirë se nuk jam

njeri që trokas, pres gjithmonë të trokasin. Unë nuk do ta shihja këtë si arrogancë, më shumë si një modesti. Kur dikush troket unë e marr këtë si një lloj miratimi nga diku. Kam hapur një numër modest ekspozitash, por të

mjaftueshme për të justifikuar pasionin tim, janë rreth dy dekada të pandërprera punë, kryesisht me pikturën.

Si do ta vlerësonit skenën e artit pamor në Shqipëri?

Artistët shqiptarë janë integruar lirshëm në trendet globale të arteve pamore dhe kjo është e konfirmuar. Nuk ka më vend për ato mëdyshjet e më shumë se një dekade rresht, ku arti bashkëkohor rrethohej nga brezi më i moshuar i artistëve, që shikonin me një lloj syri dyshues. Ne sot kemi emra

që rreshtohen në galeritë dhe eventet më të mëdha të arteve figurative sot në botë.

Kjo është vënë re edhe tek fakti se gjithnjë e më tepër “Onufri” ka qenë një konkurs gjithnjë e më Serioz. “Onufri” ndërkombëtar dhe tradita e Bienales së Tiranës, që shpresoj të vazhdojë, ka ballafaquar prurjet vendase me ato globale në një mënyrë të tillë ku dallimet janë thjesht çështje targash e prefiksesh telefoni, por jo se shihet ndonjë disnivel, ose ndonjë lloj ballafaqimi josimetrik midis artistëve tanë dhe atyre nga bota. Gjej rastin të shpreh simpatitë e mia për punët e Edmond Gjikopullit, Ardian Isufit. Po i përmend për hir të dashurisë sime që është peneli. Nga një treshe solide
video-artistësh që i respektoj, veçoj patjetër estetikën e Anri Salës. Janë personazhe emblematike të artit të ri shqiptar dhe mendoj se do të kishin nderuar çdo vend, pa dallim prefiksi.

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, bashkëkohësia, ekspozita | Leave a Comment »

Pa tradhti nuk ka art

Posted by kolektiviza on Tetor 30, 2007

Alma Mile 30-10-2007 Shekulli
Tradhtia në art” është tema e edicionit të 14-të të Konkursit Ndërkombëtar “Onufri” kuruar nga Shima dhe Hatibi

Duket si diçka pa lidhje, por ja që tradhtia na qenkërka fenomeni më i zakonshëm ndër artistë. Të tradhtosh për artin, të tradhtosh idenë e parë, të tradhëtosh formimin tënd, të tradhtosh sistemin, të punosh për sistemin kur nuk je pjesë e tij. Të gjitha janë pjesë e artit dhe artistit. Të gjitha në “Onufrin 2007″. Pas njoftimit se Konkursi i sivjetshëm Ndërkombëtar i Arteve Pamore, “Onufri” do të kurohet nga poeti Ervin Hatibi dhe artisti Rubens Shima, dje këta të fundit paraqitën konceptin e tyre kuratorial për edicionin e radhës. Pas temës së paqtë në dukje “Nuk ka si shtëpia”, edicion i 14-të ka një temë intriguese dhe joshëse “Tradhtia në art”. Kuratorët i referohen paksa historisë së artit, mitit deri diku, për të krijuar një ide mbi atë që duan të thonë me tradhti në art. “Një nga dashuritë e ndaluara më tragjike e të pamundura gjatë gjithë historisë, jo vetëm njerëzore, na vjen pikërisht nga Qipro.

Nuk bëhet fjalë për ndoca Romeo/Zhulieta të zakonshme të ishullit të ndarë: po mundohemi të përmendim në mënyrë kuptimplotë Pigmalionin, skulptorin që ra keqaz në sevda me skulpturën e vet, Pigmalionin, artdashësin e parë në kuptimin mjekësor të një -filie. Megjithatë tema e sivjetshme nuk i dedikohet dashurive të ndaluara, por tradhtisë”, – thuhet në koncept, ku spikat qartë dora e kuratorit poet. Kuratorët shpresojnë që tema të tërheqë vëmendjen e sa më shumë artistëve brenda e jashtë vendit, të cilët duke e pasur tradhtinë si pjesë të procesit krijues, duket se kanë ç’thonë. Projekti i propozuar është i hapur për të gjithë artistët, pa kriter moshe dhe ndaj të gjitha mediumeve. Punët duhet të jenë të paekspozuara më parë dhe kanë si afat të fundit të dorëzimit datën 30 nëntor. Ndërsa ekspozita do të hapet në 15 dhjetor-30 janar 2008. Pavarësisht temës provokuese, edicioni i këtij viti, tërhoqi vëmendje që me shpalljen e emrave të kuratorëve.

Bashkë me nëndrejtoin e Galerisë Kombtare, Rubens Shima, është edhe poeti Ervin Hatibi, një idhtar i pop-artit, organizator ekspozitash dhe lëvrues i arteve pamore. “Sot nuk ka kufij të mirëpërcaktuar në skenën e artit bashkëkohor. Kufijtë bëhen gjithnjë e më të rëshqitshëm, kështu që në këtë logjikë është dhe prezenca e Ervinit, por dhe eksperienca e tij e kahershme në artet pamore, si pjesëmarrës në ekspozita të ndryshme, vetjake dhe në grup”, – thotë Shima. Për vetë Hatibin, “kurator” është një term gjuhësor i futur në Shqipëri në mesin e viteve ‘90, kur ai kishte krijuar një eksperiencë në këtë fushë. “Që në vitin 1991 kam patur fatin të organizoj një ekspozitë me 9 autorë dhe më pas kam pasur ekperienca të ngjashme që nga ato të poezisë grafike, etj. E kam luksin që të mos e shoh veten as shumë familjar, por as krejt i huaj në këtë fushë, ndaj dhe ky lloj tensioni qendron brenda konceptit të tradhtisë. Efekti që krijon kjo lloj pse-je është brenda konceptit”, – thotë Hatibi, teksa i mëshon faktit që mesazhi që përcjell arti bashkëkohor tani është pikërisht zvogëlimi i distancave mes zhanreve, mes artit dhe jetës, në binomin natyrë-kulturë.

“Mendojmë vetëm ta problematizojmë, ta tensionojmë qëndrimin ndaj artit, qëndrimin ndaj veprës, apo të autorit ndaj këtij termi. Nuk kemi të bëjmë me një term shterues, që mund të përkufizojë në mënyrë përfundimtare dhe aksiomatike veprën e artit. Nuk do të kishte pasur ndryshim, nuk do të kishte pasur evoluim, nëse nuk do të kishte qenë momenti i tradhtisë, i dëshirës që artisti ka për të bërë të kundërtën e asaj që ka bërë deri dje, guximit për tu paraqitur para publikut në një mënyrë tjetër”, – vazhdon Hatibi, ndërsa shton se ndihet i sigurt në pozicionin e tij, përkrah kuratorit të edicionit të shkuar të “Onufrit”, Rubens Shimës. “Do kisha qenë i lumtur të përfundonte në një aktivitet letrar, sepse ne nuk kemi vënë asnjë limit, gjuha e artit pamor po rrëshket gjithnjë e më tepër drejt gjuhës, ndaj dhe nuk shoh ndonjë rrezik, nëse koncepti kuratorial është i ngarkuar gjuhësisht. Mua më pëlqen sepse lë më tepër fushë për keqkuptim. Dhe keqkuptimet janë të mirëpritura. Lë fushë për interpretime. Të gjitha mbajnë titullin e tradhtisë”.

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, ekspozita | 19 Komentet »

Udhëtim nëpër Lindje me artin bashkëkohor

Posted by kolektiviza on Tetor 21, 2007

Udhëtim nëpër Lindje me artin bashkëkohor

a.m  Shekulli

21-10-2007

Do ta kishin pasur më të lehtë sikur të gjitha vendet e Lindjes të lidheshin me një hekurudhë e ata të ndalonin në çdo stacion për të dhënë e për të marrë. Megjithatë lidhjet janë të shumta mes vendeve të kësaj hapësire gjeografike, që i lidh një histori sa e ngjashme, aq edhe e ndryshme. Vende të dala nga izolimi komunist, që kërkojnë të integrohen e t’i bashkangjiten perëndimit të shumëndërruar. Artistët e rinj të Evropës Qendrore dhe Lindore janë mbledhur në edicionin e 5-të të Festivalit Ndërkombëtar që po zhvillohet në Gorlitz të Gjermanisë. Një aktivitet që përmes mediumeve të artit bashkëkohor trajton temat e ditës, që nga realiteti shoqëror tek politika. Artistë nga Ukraina, Bullgaria, Polonia, Gjermania e Shqipëria prej datës 17-21 tetor po bëjnë një tur artistik nëpër një itinerar që prek vendet e tyre. Udhëtimi i tyre artistik nis në Gorlitz vazhdon në Gdansk, Shkodër, Burgas, Cvernoëitz për të përfunduar në Saratov. Në të gjitha këto stacione ata paraqesin artin e tyre joindiferent, shoqëruar edhe me pjesë muzikore dhe teatër absurd. Arti bashkëkohor shqiptar përfaqësohet në këtë guidë me të rinjtë Adela Demetja, Nikolin Bujari, Dritan Hysenaj dhe Irgin Sena, të cilët përcjellin përmes fotografive, videoinstalacioneve eksperiencën shqiptare. Është një mundësi për të shprehur qëndrimin e tyre kritik mbi aktualitetin shqiptar, mbi zhvillimet shoqërore, por më së shumti ato politike, ndërkohë që është edhe një prezantim i trendeve të reja të artit bashkëkohor që zhvillohet në Shqipëri. Nata në Tiranë, një agim i beftë, Ndërtimet një mbi një të të gjitha tipeve në kryeqytet, Shkodra e qetë me xhami e kishë, harta e një qyteti në zhvillim, këto janë copëzat e Shqipërisë që udhëtojnë në qytetet e Lindjes. Në të njëjtën frymë ecin edhe bashkëmoshatarët e tyre nga Ukraina, Polonia e Bullgaria, duke ofruar një botë që është sa e ngjashme, aq edhe e ndryshme nga Perëndimi.

 

Internacional Middle East- Festival
In Görlitz/Zgorcelec

The “KulturKurzStrecken” Project, is part of the 5th International Middle East-Festival, which will take place from 17.until 21.October in Görlitz( Germany).
 

Albanian partecipant artist,
Adela Demetja
Nikolin Bujari
Dritan Hysenaj
Irgin Sena

Organized by:
Artan Begolli
Iryna Ivanina
Olga Nasarova
Genika Baycheva
Parolina Kedrzycka
KulturMangers of  the Robert Bosch Stiftung Program.
 

More informations :
www.mitost.org
www.kultur-kurz-strecken.eu

 

Posted in artist, bashkëkohësia, ekspozita | Leave a Comment »

Ballkani Perëndimor (shpikje?)

Posted by kolektiviza on Tetor 19, 2007

Exchanges dhe Ballkani Perëndimor

Shekulli

19-10-2007

Ekspozita e nëntë fotografëve të rinj nga Ballkani, sot në Galerinë Kombëtare të Arteve Çfarë është Ballkani Perëndimor? Është e rrallë që një Rajon të evokojë një shoqëri kaq kontraktuese midis banorëve dhe kaq vëzhgime dhe vërejtjetë jashtme po të njëjta. Dhe ndërsa disa provojnë të ndërtojnë Evropën e bashkuar, të tjerë e rëndojnë situatën duke vazhduar ndarjet midis vendeve dhe popujve.

Si rrjedhojë e luftës, zhvillimi i Ballkanit Perëndimor ka ndryshuar së tepërmi. Disa zona kanë pësuar zhvillim të shpejtë ekonomik, por dëshmojnë pak zhvillim social dhe artistik. Të tjerë mund të kenë lulëzim të shoqërisë civile dhe jetës kulturore, por kanë mangësinë progresin politik dhe ekonomik. Në disa fusha progresi është i dukshëm. Në të tjera përtëritja e kontakteve dhe shkëmbimeve mbeten të rralla. Ky është koncepti i projektit “Exchanges”, i fotografit gjerman David Steets, i cili ndërtoi ekspozitën me nëntë fotografë të rinj nga Ballkani Perëndimor që prezantohen sot në orën 18.00 në Galerinë Kombëtare të Arteve me mbështetjen e Ambasadës Gjermane. Fotografë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia dhe Serbia janë në këtë stad pas një serie ëorkshop-esh. Projekti e donte që prurjet e tyre të përfaqësonin një art lokal që përshkruan dhe ndërthur diversitetin dhe gjallërinë e artit të Ballkanit Perëndimor.

Fotografët e rinj trajtojnë më së shumti zhvillimet e dy dekadave të fundit në këtë anë të rajonit ballkanik. Armend Nirmani nga Kosova me serinë “Pasojat e luftës” tregon njerëzit në përditshmërinë; Tomislav Georgiev nga Maqedonia prezanton ciklin “Lëvizja për Pavarësi e Kosovës”; Ermal Koçi nga Shqipëria me “Studimet e Kufirit” eksploron rolin e grindjeve krahinore kufitare. Jasmin Brutus nga Bosnje – Hercegovina me “Tirana për babain tim” përmbledh impresionet dhe historitë afër kufirit të Shqipërisë. Ndërsa Ferdi Limani nga Kosova me serinë e tij”De-Natyralizimi” gjurmon impaktin e aktivitetit njerëzor në peizazhin dhe burimet e Kosovës. Igor Pacevic nga Serbia me fotot e tij sjell “Fundin eSerbisë në Jug” për të vijuar me Fisnik Dobrecin nga Kosova, i cili flet për “Komunitetin shqiptar dhe kosovar në Romë. Për Soela Zanin nga Shqipëria”Urat Ballkanike” janë monumente arkitekturore që mishërojnë kulturën e lashtë dhe të kaluarën e pasur, ndërsa Mahir Vranac nga Bosnjë dhe Hercegovina ka për objekt stuhinë në muzikë të quajtur “Turbo Folk”.

0

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, ekspozita | 1 Comment »

ne mungese te nje emri “provokativ dhe grishes” imazhet duhen ripertypur

Posted by kolektiviza on Tetor 10, 2007

Kjo ekspozite vjen si rezultat i bashkhpunimit 3 vjecar midis prof. Edi Hiles dhe nje pedagoge gjermane Mischa Kuball. Pas disa vizitave para e mbrapa me ne fund (dhe fale ambasades gjermane sigurisht) po hapet nje ekspozite qe dokumenton kete shkembim. Punen e artisteve shqiptar te permendur, ne fund te artikullit, e rrespektoj dhe vlersoj pa mase – sidomos punen e Nikolin Bujarit dhe Adela Demetjes. Artikulli fatkeqsisht ka zgjedhur te ndalet tek puna e studenteve gjermane dhe as nuk permend me c’fare po paraqiten artistet shqiptar. Perse nuk na bejne te mundur te pertypim dhe imazhet e artisteve shqiptare? Puna e tyre duhet vlersuar, kritikuar dhe prezantuar publikut shqiptar pa nevojen apo shkakun e hapjes se nej ekspozite, por per fat te keq qofte se nga mos interesimi qofte nga mungesa e nje kritike te shendoshe punet e arteteve shqiptare behen dytesore dhe vetem permenden perkrah sensacionit te punes te nje gjermani qe trajton homoseksualizmin apo si fakt (krenarie?) kur kto artiste marrin pjese e ekspozohen jashte Shqiperise. Po rrofshin gjermanet qe te ekspozohen nje cik shqiptaret si ne Gjermani e si ne vend tyre.

 

Nikolin Bujari “Welcome to Shkodra”

……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….

Imazhe për t`u ripërtypur

Sot në GKA çelet një ekspozitë e përbashkët shqiptaro-gjermane, me vepra nga gjini të ndryshme të artit pamor

Plot surpriza e befasi mendohet të jetë ekspozita që do të hapet sot në Galerinë Kombëtare të Arteve, që në mënyrë përtace nuk i është vënë ndonjë emër provokativ e grishës, por është quajtur thjesht (ose nuk është quajtur fare): Mischa Kuball dhe Edi Hila, së bashku me studentët gjermanë dhe shqiptarë, ekspozitë në GKA. Ky bashkëpunim sjell vepra në instilacione, video-art, piktura dhe foto. Ata që i prezantojnë janë studentë shqiptarë të
Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë dhe studentë gjermanë të Shkollës së Artit në Karlsruhe, që respektivisht drejtohen nga pedagogët Edi Hila dhe Mischa Kuball. Kjo ekspozitë është në kuadër të muajit “Tetori gjerman”. Gjermani Mischa Kuball është profesor arti dhe artist i njohur bashkëkohor, sidomos i instilacioneve që luajnë me efektet e dritës. Vitin e kaluar ai ka pritur në Karlsruhe studentët e Akademisë së Arteve të Bukura, të drejtuar nga profesori i tyre, Edi Hila. Këtë vit, sipas iniciuesve, ky projekt do të vazhdojë më tej dhe ka si synim të paraqesë produktet më interesante të këtij bashkëpunimi.

Artistët pjesëmarrës në ekspozitë do të jenë: Alexandra Neuss, që vjen me veprën “Coca Cola” (Foto 70×100 cm); Manfred Reniner vjen me “Jeta homoseksuale e padukshme në Shqipëri” (Mix Media). Të ndalemi pak te kjo vepër, e cila që nga emri duket se do të jetë e pazakontë. Manfred Reniner është student në Departamentin e Media Artit në HFG-Karlsruhe. Puna e tij trajtonkomunitetin e homoseksualëve. Sipas tij ka një intolerancë dogmatike të botës perëndimore kundrejt jetës homoseksuale në publik. Për të shprehur këtë, Manfred Reniner ka fotografuar një

homoseksual në hapësira publike në Tiranë dhe e eliminon në mënyrë dixhitale nga fotografia, për të venë në diskutim intolerancën në Shqipëri. Këtë vepër ai e shoqëron dhe duke intervistuar disa të rinj homoseksualë rreth jetës së tyre. Tjetër vepër interesante është ajo e Achim Nauman me “Turist-Akropolis /Skënderbeg”, “Tirana/New York/Kabul” (Kanavacë dhe video). Achim Naumann d‘Alnoncourt është student i Departamentit të skenografisë në HFG-Karlsruhe. Puna e tij, “TOURIST-kropolis/Skenderbe”, flet për imazhet e vendeve dhe imazhet mentale, realiteti i memorizuar i turistëve. Janë dy video tësinkronizuara. E para një imazh që shfaq Akropolin në Athinë, filmuar nga një turist. E dyta shfaq sheshin “Skënderbe”, filmuar nga artisti në referencë me filmimin e Akropolit. Të dyja këto imazhe ndjekin të njëjtën lëvizje, por vende kulturore të ndryshme, të një rëndësie të lartë. Të tjerë studentë pjesëmarrës në ekspozitë janë: Adela Demetja me Videoprojektor Foto 70×100 cm, si dhe Irgin Sena, Nikolin Bujari e Dritan Hysenaj me video. Me vepra do të paraqiten dhe pedagogët përkatës: Mischa Kuball me Video work, DVD, ndërsa Edi Hila me pikturë.

—————————————————————-

Kuball dhe Hila paraqesin qerthulli urban

Shekulli

10-10-2007

Artistët dhe pedagogët e artit vizual Mischa Kuball dhe Edi Hila prezantojnë të rinjtë gjermanë dhe shqiptarë në ekspozitën e sotme në Galerinë Kombëtare të Arteve

Pas izolimit politik, vendi iu kish hequr brezave të artistëve shqiptarë të drejtën dhemundësinë për ta prezantuar veprën e tyre në publik, ndërsa artistët e rinj sot poballafaqojnë realitetin e jetës së tyre me vetëbesim duke kërkuar shkëmbim idesh në një nivel ndërkombëtar. Veprat e tyre janë realiste, por vëmendjen e kanë përqendruar drejtpërdrejt tek transformimi në shekullin e njëzet e një të shoqërisë shqiptare.

Kjo ishte “Tirana transfer”, me pak fjalë panorama e prezantimit në korrik 2006, në Karlsruhe, Gjermani, i të rinjve të artit vizual që sapo kishin mbaruar studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë, nën drejtimin e pedagogut, Edi Hila. Duke pasur edhe rastin të japë mësim në Akademinë e Arteve, Hila vazhdon të mbetet nga ata artistë që i orienton studentët që të fokusojnë në pikturën e tyre gjendjen e sotme të Shqipërisë. Të njëjtën gjë bën dhe ai vetë në pikturën e tij ku motive janë ndërtesa paradoksale që duken herë si rrënoja e herë si projekte në ndërtim, skena figurative në hapësirat e brendshme ose urbane që kanë karakteristikë shenjat e kësaj kohe. Pra edhe Hila u paraqit në Karlsruhe në linjën e studentëve të tij, me këto kërkime në Tiranën e sotme mbi të cilat u ndërtua dhe projekti “Tirana transfer” si shkëmbim përvojash ndërmjet shkollës së dizajnit në Universitetin e Karlsruhes, ndërmjet studentëve gjermanë të drejtuar nga pedagogu Mischa Kuball, dhe studentëve të Akademisë së Arteve të Tiranës. Gati një vit më pas, duke marrë shkas nga javët e kulturës të “Tetorit gjerman” që po mbahen në Shqipëri, si festë kulturore për të përkujtuar 20 vjet marrëdhënie diplomatike ndërmjet vendit tonë dhe Gjermanisë, të dy akademitë prezantohen sonte në një ekspozitë të përbashkët në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, në orën 18.00.

Realiteti individual dhe urban i Tiranës është sërish në fokus të ekspozitës që është kuruar nga pedagogët Edi Hila dhe Mischa Kuball. Studentët shqiptarë të Akademisë së Arteve dhe studentët gjermanë të Shkollës së Artit-Karlsruhe, mes dhe tyre dhe të rinj që kanë nisur të angazhohen në aktivitet e mëdha të arteve vizuale, paraqesin punë në pikturë, fotografi, instalacion dhe video-art. Është ndoshta hera e parë që akademia jonë e arteve vendos një bashkëpunim si ky me akademitë e huaja të artit që mbështet në projekte afatgjata.

Në ekspozitë marrin pjesë edhe pedagogë, Hila dhe Kuball, profesor arti dhe artist i njohur bashkëkohor, sidomos i instalacioneve që luajnë me efektet e dritës.

Artistët e rinj dhe punët e tyre janë: Alexandra Neuss – “Coca Cola” (foto), Manfred Reniner – “Jeta homoseksuale e padukshme në Shqipëri”, (mix-media), Achim Nauman – “Turist-Akropolis /Skënderbeg”, video; Adela Demetja (foto), Irgin Sena (video), Nikolin Bujari (video”, Dritan Hysenaj (video).

Ekspozita që përurohet sot dhe mbyllet më 18 tetor, dhe i gjithë ky bashkëpunim njëvjeçar ndërmjet Karlsruhes dhe Tiranës, janë në kuadër të projektit gjerman Crosskick, Universiteti Evropian i Artit.

Jeta homoseksuale e padukshme në Shqipëri

Puna e Manfred Rennerit, student në Departamentin e Media Artit në HFG-Karlsruhe,trajton komunitetin e homoseksualeve. Në fokus të saj është “intoleranca dogmatike” e botës perëndimore kundrejt jetës homoseksuale në publik. Renneri fotografoi një

homoseksual në hapësira publike të Tiranës dhe i eliminoi në mënyre dixhitale nga fotografia me qëllim që të sillte për diskutim intolerancën ndaj këtij grupi të margjinalizuar në Shqipëri. Veç kësaj, në punën (mix media) e tij gjen edhe disa intervista me të rinj homoseksualë rreth jetës së tyre.

Turist – Akropolis/Skënderbe

Achim Naumann d’Alnoncourt është student i Departamentit të Skenografisë në HFG-Karlsruhe. Ai prezantohet sot në GKA me “Tourist – Akropolis/Skënderbe” ka në fokus imazhet e vendeve dhe imazhet mendore – realitetin që marrin me vete nga Greqia dhe Shqipëria turistët. Janë dy video të sinkronizuara. E para një imazh që shfaq Akropolin në Athinë e filmuar nga një turist. E dyta shfaq “Sheshin Skënderbe”, filmuar nga Naumann në referencë me filmimin e Akropolit. Të dy këto imazhe ndjekin të njëjtën lëvizje, por vende kulturore të ndryshme të një rëndësie të lartë.

Posted in Akademia e Arteve, Galeria Kombëtare e Arteve, artist, bashkëkohësia, ekspozita | 3 Komentet »

Tirana në “Tate Britain”, përmes video-artit

Posted by kolektiviza on Tetor 9, 2007

“Në kërkim të kopshtit të gjyshes”

Tirana në “Tate Britain”, përmes video-artit

Për herë të parë në galerinë prestigjioze “Tate Britain” është ekspozuar puna e dy artistëve shqiptarë. Denis Hyka dhe Violana Murataj, përmes video-artit të pamjeve filmike kanë sjellë në këtë galeri me famë botërore, Tiranën.

Vepra e dy artistëve shqiptarë, njëri jeton në Londër e tjetra në Tiranë, quhet “Në kërkim të kopshtit të gjyshes”. Hyka ka dhjetë vjet që nuk e viziton vendlindjen e tij, Tiranën. Përmes vizatimeve ai ka hedhur në letër të gjitha kujtimet që i kanë mbetur nga vendlindja. Bashkëpunimi me artisten Violana Murataj nisi dy vjet më parë, kur ata u ftuan të merrnin pjesë në projektin “Imagine art after”, një bashkëpunim mes artistëve që kanë emigruar në Angli dhe atyre që kanë qëndruar në vendet e origjinës. Në 2005 Hyka i dërgoi vizatimet Muratajt, si ai e mbante mend Tiranën e para dhjetë vjetëve, ndërsa ajo këto vizatime do t‘i kthente në foto. Ndërkohë që këtë vit ata menduan të bënin diçka ndryshe.

Denis Hyka hodhi në letër të gjitha kujtimet për shtëpinë e gjyshes, ndërsa Violana me një kamera në dorë shëtiti në çdo cep të Tiranës për ta gjetur atë. Ky është thelbi i kësaj video-arti, e cila u mirëprit nga publiku britanik, madje shkaktoi lot te shqiptarët e pranishëm që mes veti kujtonin kohën kur ata luanin në ato rrugë tiranase që projektoheshin në një ekran të madh në një nga sallat e “Tate Britain”. E ndërsa në një prej dy ekraneve projektohej Tirana me rrugicat e ngushta e shtëpitë karakteristike me qerpiç, përballë këtij ekrani ishte vendosur një tjetër ekran ku ishte fiksuar artisti Hyka. Momenti më kulminant i këtij video-arti është kur Violana e gjen shtëpinë e gjyshes. Në ekranin tjetër projektohet Denis Hyka duke qarë. Lot të cilët krahas mallit për vendlindjen kanë të bëjnë me faktin se ai nuk mundi t‘i hedhë mbi varr dy grushte dhé gjyshes së dashur, e cila ndërroi jetë disa kohë më parë.

Ky bashkëpunim i artistëve Hyka dhe Murataj është përmbledhur në formën e një ditari në një libër ku ata përmes fotove me tekst shoqërues tregojnë hap pas hapi realizimin e video-artit “Në kërkim të kopshtit të gjyshes”.

“Jam shumë e lumtur që puna jonë u ekspozua në këtë galeri. Natyrisht që për çdo artist është një event i rëndësishëm të jetë pjesë e ‘Tate Britain‘, aq më tepër për mua si një artiste e re në fushën e artit vizual”, është shprehur Murataj.

Ndërsa Denis Hyka do të thoshte se në fillim ai e nisi këtë projekt me një farë pasigurie dhe nuk e priste një sukses të tillë.

“Duke bashkëpunuar ngushtë me Violanën gjatë gjithë kësaj kohe, duke parë emocionet që shkaktoi ky projekt deri sa u gjet ajo që duhej gjetur, shtëpia e gjyshes, arrita të kuptoj se ishte një punë me rëndësi. Prezantimi në ‘Tate Britain‘ është një diçka e veçantë”. Për Denis Hykën gjetja e kopshtit të gjyshes nga Viola ishte një surprizë, e cila do të përjetohej me lot nga ai, sidomos momenti kur ajo shkon edhe te varri i gjyshes, duke e filmuar atë. Artisti Hyka, që ka dhjetë vjet pa ardhur në Shqipëri, thotë: “Më ka mbetur pishman që nuk isha në varrimin e saj. Kur pashë videon m‘u duk vetja sikur kisha qenë atje”. Filmimet e bëra me kujdes nga artistja e re Murataj, e cila punon për studion grafike “VGA”, pjesë e “Top Medias”, ka ngjallur emocion tek ata shqiptarë që patën mundësi të ndjekin natën e parë të inaugurimit të veprës së dy bashkëkombësve të tyre. “Për mua ishte shumë prekëse të shikoja mikun tim që merrte pjesë në një eveniment kaq të rëndësishëm dhe të shikoja Tiranën, pavarësisht që kam pak kohë që kam qenë. U ndjeva shumë e emocionuar kur pashë rrugët e Tiranës, sidomos pjesa më prekëse ishin imazhet e varrezave”, u shpreh Julinda Sharra.

Vepra e artistëve shqiptarë ka ngjallur kureshtje te vizitorët joshqiptarë. Njëra prej tyre, Sara James, ndihmësja e atasheut kulturor të ambasadës amerikane në Londër, thotë se për të ishte një vepër interesante, pasi për të dytën herë në pak kohë ajo shikonte pamje nga Tirana. “Di shumë pak për Tiranën. Por duke parë këtë film të shkurtër, m‘u duk vetja sikur po udhëtoja me makinë në rrugët e këtij qyteti. Ato rrugë të bëjnë për vete. Të fusin në një botë tjetër, ku të duket vetja se ti je duke observuar gjithçka. Padyshim një punim interesant”.

Kjo vepër e dyshes Hykaj-Murataj ngjalli interes te disa pronarë galerish në Francë, Itali, Amerikë, të cilët u bënë ftesa artistëve shqiptarë për ta çuar këtë video-art në galeritë e tyre.

Per me shume informacion vizitoni:

http://www.tate.org.uk/britain/exhibitions/imagineartafter/default.shtm

http://arts.guardian.co.uk/imagineartafter

www.imagineartafter.net

<a href=”http://www.imagineartafter.net/exhibition_files/Denis%20Hyka%20Violana%20Murataj%20Finding%20Grandma’s%20Garden.pdf” rel=”nofollow”>press release </a>

Posted in artist, ekspozita | 3 Komentet »

Metamorfoza e Tiranës postkomuniste

Posted by kolektiviza on Tetor 9, 2007

Alma Mile  01-10-2007 Shekulli

     

Artisti austriak Martin Krenn dhe artistja shqiptare Suela Qoshja, organizojnë sot një performancë me video e fotografi mbi komunikimin dhe ndryshiminNjë refleksion mbi komunikimin, në kohë të ndryshme dhe me njerëz të ndryshëm. Njërefleksion mbi ndryshimin e sistemeve politike e shoqërore dhe gjurmët që lë ky proces në arkitekturë. Instituti i Artit bashkëkohor në Tiranë (TICA) organizon sot në orën 18.00-22.00 një performancë shqiptaro-austriake. Bëhet fjalë për një bashkëpunim mes artistëve Martin Krenn nga Vienna dhe artistes shqiptare Suela Qoshja. Ndërsa kjo e fundit është më tepër e shqetësuar mbi komunikimin mes njerëzve, gjë që është edhe temë e ditës, artisti austriak, me kuriozitetin e një të huaji gërmon në atë çka qenë dhe ç’është Tirana. I mjaftojnë vetëm 17 vjet për të kuptuar gjithçka. “Në punën time, gjatë residencës bashkëpunova me Martin Krenn-in. Pyetjet që i bej në video, janë pjesë e një diskutimi tipik tavoline. Janë diskutime të cilat mund të bëhen për shembull gjatë një darke në Shqipëri. Në ketë punë, kam qenë e interesuar kërkoj se si komunikimi dhe krijimi i një dialogu, ndërtohet ndryshe, në shoqëri të ndryshme”, -sqaron artistja Suela Qoshja.

Ndërsa Martin Krenn, ndryshe nga kolegia shqiptare ndalet tek fotografia. Nxitës është bërë një guidë e Tiranës, e botuar në vitin 1990. “Ditën e dytë të rezidencës sime, kërkova një libër në anglisht mbi Tiranën, prej Muzeut Kombëtar. Më dhanënën banak, një lloj guide turistike të botuar në gjermanisht/anglisht/frëngjisht/shqip më 1990. Pas rënies së murit të Berlinit më 1989, Shqipëria ishte i fundit shtet në Europë që kishte një sistem komunist (deri më 1992). Libri presupozohet të jetë një udhërrëfyes fotografik, sipas të cilit mund të vizitohen të gjitha ndërtesat e gjërat më atraktive të Enver Hoxhës e partisë së tij komuniste në Tiranë. Ai përfaqëson një qytet komunist perfekt”, – thotë Kreen.

Këtu i lindi ideja të rifotografojë të gjitha vendet për të parë se si kishin ndryshuar pas 17 vjetësh. Një shembull tipik është Piramida, ish- muzeumi i Enver Hoxhës, ku deri pak kohë më parë kishte në majë një tabelë ku shkruhej “Mirësevini President Bush”. “Përveç serisë së fotografive, pata mundësinë të bëja edhe një intervistë video me fotografin e librit origjinal, Petrit Kumi, prej të cilit munda të marr informacion shtesë mbi rrethanat në të cilat ishte prodhuar libri. Projekti im heton mekanizmin e retorikës ideologjike dhe politikës vizuale, sipas shembullit të një libri, i cili ish botuar gjatë ditëve të fundit të një regjimi totalitar komunist në Evropë. Ai gjithashtu na tregon në një mënyrë delikate se si kapitalizmi neo-liberal shkatërroi vendet që pavarësisht diktaturës, funksiononin mirë nga ana ekonomike e sociale”, – thotë artisti.

E-mail   Print  

Posted in Aktivitete, TICA, artist, bashkëkohësia, ekspozita | 12 Komentet »

VIRTUALBANIA

Posted by kolektiviza on Shtator 29, 2007

 

Shqiptarët e vegjël të mëdhenj

Alma Mile 29-09-2007 Shekulli

           
   

Midis globales dhe lokales. Këtë përballje artistë shqiptarë të artit bashkëkohorë e ekspozojnë në Grac

Në epokën e globalizimit nuk ka kufij. E tëra përpiqet të “gllabërojë” gjithçka individuale. Edhe arti e kultura ka kohë që po e ndien efektin e kësaj ere. Kjo është edhe arsyeja pse së fundmi gjithnjë e më shumë artistët i mëshojnë kësaj çështjeje. Me gjuhën e artit ata abstragojnë mbi tema që nuk prekin vetëm kulturën, por gjithë shoqërinë. Artistët shqiptarë të artit bashkëkohor nuk mbeten më pas në këtë garë. “VirtuAlbania” është ekspozita që një grup artistësh të rinj shqiptarë hapin sot në mbrëmje në Grac të Austrisë. Ekspozita e kuruar nga Alban Hajdinaj vijon në kuadrin e debatit mbi artin bashkëkohor global, ku gjithçka rrotullohet rreth multietnicitetit, diversitetit kulturor, mbi migracionin dhe marrëdhënien mes qendrës dhe periferisë, mes globales dhe lokales. Por artistët shqiptarë e shohin këtë çështje edhe nga një tjetër këndvështrim.

Nga realiteti kulturor shqiptar, nga ajo që ofron kalendari në Shqipëri dhe ajo çka pikërisht shqiptarët përçojnë në botën e madhe. Nga njëra anë këta artistë paraqiten si pjesë integrale e jetës artistike bashkëkohore, që marrin pjesë aktivisht në ngjarje të mëdha që zhvillohen në kryeqendrat e artit bashkëkohor si në Berlin, Venecia e Milano, deri në Nju Jork, duke pajisur dhe pasuruar industrinë globale të artit me një lëndë lokale për nga origjina, që është nganjëherë shumë e nevojshme për individualitetin e secilit. Por nga ana tjetër, qëndron fakti që këta artistë të njohur jetojnë jashtë Shqipërisë dhe kanë një ndikim të padukshëm për artin që zhvillohet në vend. Ky këndvështrim i kuratorit Alban Hajdinaj vjen përmes një serie punësh të artistëve të rinj që operojnë me mediumet moderne të artit vizual, dhe një pjesë e tyre momentalisht është e panjohur përtej kufijve. Ata janë Adela Demetja, Ilir Dupi, Jakup Ferri, Shpëtim Kërcova, Violanda Murataj apo Heldi Pema dhe Gentian Shkurti. Artistët përdorin gjithë mediumet që u ofrohen për të “materializuar” idenë e tyre.

Fotografija, videoja, instalacioni gërshetohen për të dhënë një të tërë. Ky mendimin që përcjell “VirtuAlbania” ekspozohet që në posterin që lajmëron ngjarjen. Është një nga ato rrugët e shndritshme austriake, edhe pse në dimër, në mes të së cilës hapet një gropë e shëmtuar, si ato që shohim rëndom nëpër rrugët e lëna përgjysmë në ndërtim e sipër. Edhe shqiponja, simboli kombëtar shqiptar, këtë herë vetëm me konturet e saj, krijon ndjesinë e virtuales dhe të reales njëkohësisht.

Ekspozita, e cila hapet sot në orën 19.00 në Pavel Hause (Laafeld 30,8490 Bad Radkersburg, Austri) do të qëndrojë aty deri në datën 24 tetor. “Virtu Albania” është pjesë e një aktiviteti të madh që zhvillohet momentalisht në Austri. Bëhet fjalë për Festivalin e Artit Bashkëkohor Steirischer Herbst. Një aktivitet që ka 40 vjet që zhvillohet dhe duke qëndruar gjithnjë i ri, për faktin se çdo vit ai ngre pyetjen se cila është situata e artit bashkëkohor dhe cilat janë nevojat e tij. Në këtë festival bashkohen shumë zëra dhe shumë fusha të artit. Aty gjen arte vizuale, muzikë, aktrim, danc, letërsi, arkitekturë. Në “skenën” e festivalit ngjiten artistë vendas dhe të huaj, të ardhur kryesisht nga Evropa Qendrore dhe Juglindore. Steirischer Herbst mbahet si një nga festivalet e para ndërkombëtare që ka hedhur idenë e krijimit të rrjeteve artistike ndërkombëtare. Dialogu dhe kërkimi janë qëllimet e tij. Ndaj edhe ekspozita e artistëve shqiptarë, vjen në formën e një investigimi.

Shenim: fotografia e Adela Demetjas.

press release

teksti kuratorial

Posted in Aktivitete, artist, bashkëkohësia, ekspozita | Leave a Comment »

nje galeri me shume per Tiranen.

Posted by kolektiviza on Shtator 9, 2007

9 piktorë rrëfehen në “Kledio”

“Poli-optik” kështu quhet ekspozita e hapur mbrëmë në hapësirën e galerisë më të re që i është shtuar kryeqytetit “Kledio”. Najada Hamza, Ali Oseku, Gazmend Leka, Pjerin Kolnikaj, Ardian Isufi, Genc Mulliqi, Artan Peqini, Genc Përmeti, Vladimir Myrtezai zgjodhën pikërisht këto ditë të para të shtatorit për t‘i dhënë jetë me punët e tyre kësaj galerie të re, por dhe për të sjellë një tjetër dimension të tyre në këto kohë. Ekspozita e këtyre artistëve që në një farë mënyre kanë sjellë ndryshimet në pikturën shqiptare pas viteve ‘90 shihet gjithnjë me një lloj interesi, duke parë dhe atë çfarë ndodh me këta artistë në etapa të caktuara të jetës. Por ky grupim këtë herë është kuruar nga artisti Vladimir Myrtezai, i cili nuk është këtë herë thjesht një artist që sjell veten e tij në dy kohë, por dhe mendja e kësaj ekspozite. “Ekspozita ka karakter hulumtues në një hapësirë në diferenca interesante, në zgjedhje e në vokacionin e shprehjes. Shumë arsye për të zbuluar artistë në një projekt jo të diktuar, por zgjedhur në formëzat e lira, në spontanitet krijues si në fundin e një angazhimi ku kot lirinë tënde për të rigjetur a ridalë nga shtrati ku ndodhesh e deri copëza anarkike të mbledhura në një format skicë ideje që ndodh rëndom në të gjitha arkëzat e krijuesit të sotshëm, një pjesëz e ndjerë a një mendim i radhitur spontanisht, të gjitha embrionet që zgjatohen e pa prishur rriten e bëhen vepra hapësinore apo të gjitha ato pjesëza që prishen dhe nuk diktohen më si fillesa arti në një format të përbashkët në një hierarki pa rend e rregulla nën ngjyrat e dashura të vjeshtës që po hyn”, shprehet Myrtezai në tekstin kuratorial të kësaj ekspozite. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 8 tetor.

Posted in Aktivitete, bashkëkohësia, ekspozita | 1 Comment »

Bienalja nuk do behet, Marubi po ashtu … c’fare mbetet?

Posted by kolektiviza on Gusht 31, 2007

Varavingot e Marubit
Elsa Demo 29-08-2007

 Ka dy vjet, që Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë “Marubi” nuk bëhet. Vetiu ky nuk është më lajm por një problem. Dhe si çdo problem ka argumentet pro dhe kundër. Argumentet kundër, pse ky aktivitet nuk bëhet, shtrohen nga institucioni organizator i cili në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e kanë njohur me status që në vitin 1998. “Ne kemi folur para ca kohësh për këtë temë” thotë drejtori i galerisë, sikur po e shqetësojnë për një dosje të mbyllur hetimore, kur pyetet pse “Marubi” ka dalë kaq lehtë jashtë axhendës vjetore të Galerisë Kombëtare. “Në aktivitetet që ne bëjmë ekspozohet aq shumë fotografi sa s’është mungesë aq e madhe mosbërja e Marubit”. Ky ishte shpjegimi i drejtorit Genc Mulliqi, duke hyrë për në zyrë. Duke qenë se në këtë një përgjegjësi për aktivitetin e dytë të madh të arteve, përveç Onufrit e ka Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, atëherë pyesim në ministri pse ky funksionim me aftësi të kufizuara për aktivitet bazë të artitbashkëkohor. “Epo më mirë se Genci dhe Rubensi nuk e dimë ne këtë punë”.

“Ngaqë vitet e fundit “Marubi” ka pasur rënie dhe ngaqë ne ekspozojmë shumë fotografi, pa folur për ekspozitat e dy francezëve apo siç ishte ekspozita e World Press Photo. Pra fotografi ekspozohet më shumë se çdo gjë tjetër” tha prapë njëri nga djemtë, drejtori i ri, skulptor në zanat, Genc Mulliqi, për të cilin Ministria na tha se do jepte një përgjigje. Por në fakt Ministria mund të jepte një shpjegim për përgjegjësinë që i jep institucioni i varërisë, Galeria, e cila me zërin e Mulliqit thotë se “shkurtimi i fondeve lidhet direkt me fatin e ekspozitës”. A thua “Marubi” është një projekt që u erdhi në derë, po u dhanë fondet nga MTKRS bëhet, po s’u dhanë nuk bëhet. “Aq me tepër kur buxhetin për këtë vit Galeria e ka pasur shumë më pak se viti i kaluar”, shton drejtori Mulliqi. Sa më pak? “Shumë pak, për të mos thënë dy herë më pak se në dy vjet më parë” e mbyll drejtori i Galerisë.

Po t’i bëjmë një lexim “Planit të aktiviteteve të GKA për periudhën Qershor-Dhjetor 2007”, gjejmë:

Ekspozitë e shoqatës së qeramistëve; Ekspozita e “Art Zervas Production” – Greke që nuk është bërë, ekspozitë e piktorit Lekë Tasi; piktorja italiane Teresa Marasca e cila nuk dihet pse duhej të vinte dhe s’erdhi; muaji i kulturës Shqipëri- Kosovë që mendohet të nisë në shtator dhe që sipas deklaratave të ministrit Pango, do përbënte një strategji më vete, jo një po disamujore; ekspozitat vetiake të fotografit kosovar Fahredin Spahija dhe e piktorit Qamil Grezda – Grezda në fakt nuk është aspak një emër i paekspozuar në GKA, por ndiqet kjo “politikë” për shkak të patriotizmit, meqë origjina e Grezdës (që nuk jeton më) është Kosova. Plani i punës së GKA flet për një ekspozitë fotografike të piktorëve rumunë, një vetjake të piktores ruse Tatjana Varvzhina dhe një ekspozitë me 29 libra “I nuovi Mecenati” nën kujdesin e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë. Ka të ngjarë që dhe për ekspozitat e artistëve të huaj gjatë shtatorit, sebep të jenë bërë ambasadat. Në tetor dhe nëntor vjen Udo Dziersk ose Artistë gjermanë, një ekspozitë e artit kontemporan të pikturës me vendet e Evropës Juglindore dhe përsëri një ekspozitë në bashkëpunim me një ambasadë. Deri satë dalë fryma nga vrapi tek dhjetori për të bërë “Onufrin”. Cili nga këto aktivitete është prodhim i Galerisë Kombëtare të Arteve, sepse deri tani shohim vetëm zëra shoqatash, ambasadash dhe miqsh kosovarë?

Si shpenzohet buxheti dy herë më i vogël i Galerisë kur në pjesën më të madhe të vitit Galeria nuk ka asnjë aktivitet të sajin, pasi kryen rol sedentar, të vitrinës apo të sofrës që shtron ç’ti sjellin nga jashtë? Pse kaq inferiore ndaj çdo thirrjeje për hapje dyersh e muresh që i bëjnë diplomatët kalimtarë dhe amatorët e artit, pse galeria nuk ka një axhendë të vetën, me aktivitetet e përvitshme bazë dhe me projekte të vetat me të cilat t’i imponohet Ministrisë dhe donatorëve? Dhe prej këndej del pyetja po aq aktuale për të gjitha institucionet e kulturës që janë në pikën e vdekjes: pse nuk përdorin burime homologe, akademish, muzesh, teatrosh, skenash, por përdorin burim me lidhje të shkurtër, atë politik për të mbushur axhendat?

Sepse kanë krijuar gjithë varësinë e mundshme nga politika, aq sa një ditë duhet ta besojmë me zor se kryeministri i vendit është sqimatar i pikturës dhe i filan piktori dhe këtij gjyhnaqari që shfaqet para kamerave me udhëheqësin, t’u mbushë mendjen të tjerëve se ja kështu e duan këta varavingo të kulturës që tundin çelësat e galerive, operave, teatrove, deri në ardhjen e ministrit të ardhshëm që do t’u tregojë “dhëmbët e armikut”.

E gjitha kjo lidhet me “Marubin” sepse drejtuesit e institucionit në fjalë e kuptojnë mekanizmin e ngrehinës shtetërore jo vetëm si një përulje ndaj pushtetit sakaq edhe si një vend që mund të drejtohet mbi bazë të shijeve personale: Po s’më pëlqeu “Marubi”, s’e bëj. Por si artistë që janë këta drejtues duhet ta dinë fare mirë se as përballë veprës së artit nuk hyn në punë vlerësimi në bazë të pëlqimit apo mospëlqimit.

Kështu janë ndaluar në vend shtatë vjet histori të fotografisë për motive banale, që s’kanë të bëjnë as me financat e pakta dhe as me rënien e cilësisë së aktivitetit të organziuar gjithnjë në kushtet e varfërisë. Në verën e 2004-ës konkursi do të bëhej me 4-5 milionë të vjetra, ndërsa çmimi i madh i “Marub”-it, në rastet kur është paguar, është vlerësuar gjithnjë me 500 mijë lekë.

“Nëse do të shkurtonim një aktivitet për të përballuar të tjerët, do shkurtonim, Marubin”, thotë drejtori i Galerisë për konkursin që mban emrin e fotografëve të parë shqiptarë. Dhe më tej shton sikur “Marubi” të ketë vdekur: “Marubi” ishte një gjë pozitive, e rëndësishme për mua. Nga fakti që s’po bëhet më, mund të ketë humbur shansin ai gjysmëamatori, sepse ai profesionisti është aktiv dhe i gjen hapësirat diku tjetër. Për mua ishte një ekspozitë që mblidhte shumë foto. Marubi i fundit për shembull, ishte një dështim.”

Për herë të parë, një ish- kurator i “Marubit”, fotografi Albes Fusha futi në këtë ekspoze moderne me artistë shqiptarë dhe të huaj, një ekspozitë satelite. Patëm rastin të shihnim pas më shumë se gjysmë shekulli Sotirin e Korçës.

Por nuk është për t’u habitur që me mentalitetin e drejtuesve aktualë nuk mbahen dot në këmbë as traditat e reja shtatëvjeçare si “Marubi” dhe as traditat më të hershme për të cilat kjo ekspozitë u krijoi një shans rizgjimi.

Albes Fusha: Gojët e liga kanë punuar për eliminim

Fotografi i njohur Albes Fusha, disa herë pjesëmarrës dhe fitues në kohët e arta të konkursit ndërkombëtar të fotografisë “Marubit” është kundër idesë së mosbërjes së “Marubit”, ngaqë ekspozohet boll fotografi. “Fotografia përfshin më tepër se një koncept fotografik. Është e vërtetë që fjala bie, edhe në “Onufri” ekspozohet fotografi, por ka fotografë që anojnë nga forma dhe koncepti i kuratorëve nuk u mjafton, nuk janë komodë dhe nuk e gjejnë veten në konkurse të këtij lloji. Gjithmonë kanë qenë këto zëra kundër “Marubit”, dhe koha ka treguar si për t’iu dhënë plus gojëve të liga që s’ka nivele kjo ekspozitë. Dihet që çdo ekspozitë ka uljet dhe ngritjet e veta, kjo s’do të thotë që ta mbyllësh atë. “Marubi” është aktiviteti më i madh i fotografisë. Dhe sa për atë kleçkën e vogël që disa quhen fotografë dhe disa fotografë artistë, ajo s’duhet të bëhet shkas që të eleminohet ky Konkurs Ndërkombëtar.”

Posted in Aktivitete, Galeria Kombëtare e Arteve, Kritike, Ministria e Kultures Rinise dhe Sportit, ekspozita | 2 Komentet »

Bashke me Edi Muken ne Gotenborg…

Posted by kolektiviza on Gusht 12, 2007

Tre artistë shqiptarë në Goteborg

Elsa Demo 12-08-2007

Edhe ky edicion i katërt i Bienales së Goteborgut, e themeluar në vitin 2001, ofron një stinë vjeshte me artin bashkëkohor. 28 artistë nga bota marrin pjesë dhe paraqesin veprat e tyre sipas konceptit kuratorial “Të rimendojmë mospajtimin” i kuratorit shqiptar Edi Muka dhe i kuratores vendase Joa Ljungberg, e cila ka tashmë një përvojë me disa aktivitete në Tiranë. Bienalja e Goteborgut do të shtrihet në pesë vende të ndryshme qark qytetit, nga 25 gushti deri më 25 nëntor. Marrin pjesë tre artistë shqiptarë, Armand Lulaj, Sislej Xhafa dhe Anri Sala. Lulaj merr pjesë me dy punë. E para “Living in Memory” (Të jetosh në kujtesë), me të cilën është prezantuar dhe në Bienalen e fundit të Tiranës. Për kujtesë, ky artist është fitues i Çmimit të parë të Onufrit 2006. Puna e dytë quhet “Common Assembly” (Asambleja e përbashkët), një punë e re, e prodhuar për Bienalen e Goteborgut. Sipas kuratorit Muka bëhet fjalë për “një video instalacion që i referohet Këshillit të Sigurimit dhe Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Lulaj ka ndërtuar një miniaturë të tryezës së rrumbullaktë të Kombeve të Bashkuara, aty ku një grup i vogël shtetesh vendos për fatet e miliona njerëzve në botë (pra ai problematizon këtë aspekt).” Tryeza dhe karriget natyrisht janë bosh, ndërsa në murin përkundruall është një projeksion i madh ku shfaqen njëri pas tjetrit, flamujt e shteteve të OKB. Flamujt janë bërë në letër dhe papritur një grusht godet nga mbrapa dhe duke i grisur dhe penetruar në mes. Zhurma e grushtit i ngjan zhurmës së shpërthimit të një arme. “Puna ka një metaforë të qartë për dhunën, e kuptuar kjo në shumë aspekte: dhuna ndaj kombeve (përmes vendimeve të marra); dhuna e shkatërrimit (përmes penetrimit të flamujve); dhuna e revoltës/revolucionit”, shpjegon kuratori Muka. Artisti kosovar që jeton dhe krijon në SHBA, Sislej Xhafa, gjithashtu merr pjesë me një punë të re, “Khaleen” quhet. Khaleen është një qilim gjigant, 6m x 2m i thurur me dorë në Afganistan (është ende në prodhim në këtë moment). “Si gjithmonë, gjenia e Sislejt qëndron në zgjedhjen e imazhit të qilimit – një kartmonedhë 100 dollarëshe”,komenton Muka i cili ka një përvojë të gjatë bashkëpunimi me artistin që ka përfaqësuar Shqipërinë në Bienalen paraardhëse në Venecia me “Ceremoninë e vajtimit”. “Natyrisht që ka për të qënë një punë mahnitëse, ku vazhdon të mbizotërojë ironia kritike e Sislejt. Qilimi duket si një model i përkryer i qilimit fluturues dhe çka do të kishte më mirë se një qilim fluturues që është njëkohësisht një kartmonedhë 100 dollarëshe, për më tepër e prodhuar në Afganistan.

Artisti i tretë shqiptar në Bienalen e Artit Bashkëkohor në Goteborg është Anri Sala. Ai merr pjesë me një punë më të vjetër, “Lak-kat”, një video nga 2004. Në video është një grup fëmijësh senegalezë, të cilëve mësuesi (që nuk shihet në video) u mëson shqiptimin e fjalëve të caktuara. Pikërisht fjalët që ai i mëson janë dhe çelësi i videos. “Gjuha e Senegalit ka pësuar ndryshime rrënjësore me kolonizimin e Senegalit nga francezët – njeriu i bardhë. Për pasojë në gjuhën e tyre, ka një shumëllojshmëri të madhe fjalësh që përshkruajnë një mori hijesh (tonalitetesh) mes të zezës dhe të bardhës – të gjitha të diktuara nga prania/influenca e kolonizatorëve të bardhë francezë, që nga momenti i kolonizimit, deri në ditët e sotme.” Se ç’është më shumë kjo bienale dhe çfarë synon të sjellë ajo në diskutimet për artin bashkëkohor po botojmë një pjesë të konceptit të bashkëkuratorëve Edi Muka dhe Joa Ljungberg. (Lexojeni ketu.)

Living Memory eshte nje nga ato pak pune te artisteve shqiptare qe sic thot Xhai Xhai “sepse vetëm nëpërmjet artit historia mund të mishërohet në vetëdijen e kombit dhe ta ndriçojë atë vetëdije” ofron nje shpetim nga makthi neper mjet katarsisit. Diku ne nje koder te Tiranes digjet nje yll gjigand. Ylli qe ishte nje simbol i diktatures dhe historise jo shume te larget te shqiptareve. Duke e djegur yllin me pese cepa arrihet clirimi i tij nga historia e hidhur qe mbart ne vetvete.

Sa per punen tjeter me te cilen paraqitet ne ekspozite nuk mund te flas pa e pare por paragjykimet patjeter nuk kontrollohen sepse me duket nje pune shume literale dhe figurative.

Po ashtu e njejta gje mund te thuhet dhe per qilimin e Siley qe poashtu me duket e varfer si pune packa lidhjeve qe ben me punen e qilim-thurseve Afganistane dhe dollarit (komercit).

Nderkohe qe videoja Lak-kat eshte ndoshta nje nga punet me te forta dhe te sofistikuara te Sales. Nje video qe te ngul ne vend me muzikalitetin dhe magjine e fjaleve qe perseriten, dhe si heq dot syte nga ekrani sa per te kuptuar ne perkthim fjalet qe shqipetohen e si per te kurorezuar lidhjen midis drites dhe erresires, te bardhes dhe te zezes – fjales dhe imazhit. Per me shume mbi kete video lexoni Night hawk – Adrian Searle. Thashethemi eshte se kete video e ka blere per koleksionin e vet MOMA.

Posted in Aktivitete, artist, ekspozita | 3 Komentet »