kolektiviza

koleksion arti

Archive for the ‘Galeria Kombëtare e Arteve’ Category

Arti totalitar dhe mentaliteti totalitar bashkëkohës

Posted by kolektiviza on Prill 20, 2008

Suzana Varvarica-Kuka

Milosao

Për median: Nëse “Milosao” është një prej mediave të shkruara në Tiranë, që del një herë në javë dhe që ka marrë përsipër, si çdo media tjeter në Shqipëri, të informojë publikun mbi ndodhitë në fushën e arteve dhe të letërsisë, si dhe të informojë publikun, edhe pak më gjërë, rreth situatës që gjenerojnë faktet e kohëve të ndryshme mbi zhvillimin e arteve dhe të letërsisë, kjo do të thotë se jeta jonë e përditshme artistiko-kulturore vazhdon të rrjedhë e të dokumentohet. Nëse për publikun që lexon e gjithë media, në thënien figurative, është një ushqim i përdishëm mendimesh dhe figurash, nëse për ideatorët e saj ajo është punë e për gazetarin e saj është veprimtari intelektuale do të thotë se vet media është një nga veprimtaritë aktive të domosdoshme të njeriut për të shprehur të gjitha cilësitë e veta në qerthullin e shoqërisë. Në faqet dhe ekranet e mediave tregohet bashkëpunimi i ngushtë i saj me specialistët e fushave të ndryshme dhe në rastin e këtij shkrimi me studiues, historianë dhe kritikë arti dhe në rastin më të veçantë me mendimin e specialistit rreth artit totalitar. A mund të pyes se të referosh sot në media mbi të vërtetat e ideologjisë që stisi dhe jetësoi artin totalitar, gjë të cilën as nuk mund ta bënin, por as nuk mund ta mendonin studiuesit e kohës është një e drejtë legjitime për ta bërë studiuesit bashkëkohës apo e kundërta? Në se po. A është kjo një ndërmarje e rëndësishme kërkuese dhe studiuese? Në se po. A është kjo një vlerë njohëse rreth faktit të ndodhur, një informacion i duhur i mendimit të sotëm rreth pikpamjeve dhe qendrimeve krahësuese dhe rivlerësuese rreth artit totalitar? A është ky një qendrim keqtrajtues i studjuesit ndaj artistëve që krijuan nënpresionin e drejtëpërdrejtë apo të tërthortë të ideologjisë komuniste mbi artin?
Për studiuesin,
historianin dhe
kritikun e artit:

Sa shpesh i bëjnë gazetarët pyetjet se nëse ka kritikë arti në Shqipëri dhe pse nuk ka kritikë arti në Shqipëri? Kur më janë drejtuar drejtpërsëdrejti jam shprehur disi e rezervuar ose më qartë kam dhënë një përgjigjetë tillë: “Mendoj se mungon një sistem edukimi i kësaj fushe në Shqipëri ose sapo kemi dalë nga një sistem i egër njëpartik, i cili ka ndikuar në frenimin e zhvillimit të kritikës së hapur e të shkruar në media”. Sot nuk mund të mohoj asgjë nga ç`kam thënë, por do të theksoj fort se arti totalitar ka lënë prapa mentalitetin totalitar bashkëkohës si një rudiment, që do të duhet kohë t`i atrofizohet veprimi. Nuk mundem në këtë shkrim të jap arsyet pse ndodh kjo pasi qëllimi ka si topic krejt një temë tjetër, që lidhet me pasionin, detyrën dhe të drejtat e specialistit, në rastin e studiuesit, historianit, kritikut serioz dhe ka lidhje me përgjegjësinë morale e tij mbi edukimin dhe informimin e shoqërisë ku bënë pjesë. Më lejoni të shprehem se të gjithë studiuesit, historianët, kritikët janë seriozë kur fillojnë të shpalosin të vërtetat e gjetura nga një kërkim dhe vëzhgim kurajoz dhe shkencor mbi faktet historike, kur fillojnë të arsyetojnë hap pas hapi mbi ekserimentet krahësuese, kur arrijnë të konkludojnë dhe të koncentrojnë idetë e tyre dhe së fundmi kur arrijnë të përdorin një gjuhë të mbarsur me respekt mbi substancën e studiuar, që në formalitetin e saj përbëhet prej masës së arritjeve pozitive, prej masës së mangësive dhe prej masës së kahut të arritjeve negative. Ky arsyetim i hapur lidhet plotësisht me disa shkrime të botuara rreth artit totalitar të diktaturës, në Gazetën e respektuar “Milosao”, e cila i ka vënë në dispozicion faqet e saj specialistëve të ndryshëm të arteve, për të shprehur mendimin e tyre të lirë, të besueshëm, studimor, kërkues dhe informues për publikun. Dhe të gjithë këtë veprimtari intelektuale askush nuk mund ta keqinterpretojë, askush nuk ka të drejtë ta keq përdorë, askush nuk ka të drejtë të hedhë hamendje, kur nuk arrin të kuptojë pse dhe kush e lindi artin totalitar, cili ishte qëllimi i artit totalitar, cilët janë përfaqësuesit klasik të këtij arti, cilat janë veprat tipike të këtij arti? Dhe së fundmi mendoj së zërin dhe mendjen e studiuesit nuk mund ta burgosin sot në Shqipëri, kur të gjithë së bashku kemi bërtitur, ulëritur, brohoritur dhe mirëpritur sistemin demokratik. Mendoj se këtë nuk mund ta bëj askush edhe pse mendoj se mund ta frenojnë për pak kohë, por studiuesit shqiptar dhe të huaj të çdo kohe në vazhdim, do të analizojnë se ç`është arti totalitar i diktaturës komuniste dhe vendin që ka zënë në historinë e artit të shekullit XX. Gjithmonë mendoj se nuk kemi pse trembemi dhe trishtohemi për këtë art që sundoi në Shqipëri prej 40 vite me radhë. Nuk kemi pse themi dhe nxisim me hamendje dashakeqe se studiuesit po i fyejnë artistët shqiptar që realizuan disa vepra për qëllim të lulëzimit të metodës së realizmit socialist. Artistë të nderuar të kombit si: Guri Madhi, Zef Shoshi, Ksenofon Dilo, Vilson Kilica, Danish Jukniu, Sali Shijaku, Hysen Devolli, Jakup Keraj, Hasan Nallbani, Fatmir Haxhiu, Nestor Jonuzi, Skënder Kamberi, Vilson Halimi, Agim Zajmi, Sotir Capo, Nexhmedin Zajmi, Foto Stamo, Kel Kodheli, Qamil Grezda, Bujar Asllani e disa të tjerë nuk janë cënuar dhe nuk është në arsyen e studiuesit të cënojë dhe fyej dinjitetin e tyre artistik. Është më se e natyrshme që në krijimtarinë e tyre bëjnë pjesë vepra arti që i përkasin temave të kërkuara nga ideologjia e partisë në pushtetin komunist. Pasi mendoni pak kush do ta realizonte figurën artistike që kërkonte kjo parti, përveçse artistëve dhe detyra e studiuesit është të vërë në pah këtë ideologji të ushtruar mbi lirinë e artistit në diktaturën shqiptare. Në këtë arye pozitive duhen lexuar të gjitha shkrimet që do të vijojnë në ciklin “Arti i Diktaturës” në faqen e fundit të gazetës “Milosao” dhe aspak në mendimin dashakeqës se studiuesi po fyen artistin.

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, Kritike, artist, bashkëkohësia, historia e artit shqiptar | 4 Komentet »

Një Rembrandt në Galerinë e Arteve ne Tirane?

Posted by kolektiviza on Prill 13, 2008

Një Rembrandt në Galerinë e Arteve?

Gazeta Shqip

Portreti i një burri, me sytë e zinj të thellë e të trishtuar dhe mjekrën me një të verdhë vezulluese, ballin e lartë dhe flokët me të njëjtën ngjyrë si të mjekrës, nga 15 nëntori i vitit 1968 ndodhet në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve. Në kartelën personale të kësaj pune, që njihet me emrin “Çifuti shëtitës”, shkruhet “Shkolla Rembrandt?” Kjo fjali është shënuar në unanimitet nga komisioni shqyrtues i blerjes së veprave të artit, në ato vite pranë galerisë, i përbërë nga emra të njohur në artet tona pamore si: Nexhmedin Zajmi, Kristaq Rama, Odise Paskali etj. Në kartelë shohim se vepra është blerë me çmimin 6 mijë lekë të reja (një shumë jo e vogël për ato vite), ndërsa çmimi që mban aktualisht është 8 milionë lekë. Ky portret, që të bën për vete për ndjesitë që të transmeton sapo e sheh, do të ishte thjesht një portret i zakonshëm si dhjetëra të tillë që ndodhen në fondin e Galerisë sonë Kombëtare, nëse në kartelë nuk do të lexonim “Shkolla Rembrandt?”, apo nëse nuk do të kishim dëgjuar fjalët që qarkullojnë në rrethe të caktuara artistësh, se kjo pikturë i përket një prej piktorëve më të mëdhenj botërorë, Rembrandtit. Read the rest of this entry »

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, artist | 1 Comment »

Pse humbin artistët në Tiranë – Leter Ministrit, Fani Zguro

Posted by kolektiviza on Prill 11, 2008

Pse humbin artistët në Tiranë

FANI ZGURO
Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

Z. YLLI PANGO

I nderuar zoti Ministër!

Duke shprehur keqardhjen time, ku dhe për në raste të tilla banale duhet t’ju drejtohem personalisht juve, në mënyrë që skandalet, të cilat Galeria Kombëtare e Arteve i prodhon prej muajsh, të marrin zgjidhje. Unë quhem Fani Zguro, fitues i çmimit të parë në konkursin ndërkombëtar të arteve pamore “Onufri 2007”, kuruar nga Ervin Hatibi dhe Rubens Shima, organizuar nga Galeria Kombëtare e Arteve. Padyshim që pas gjithë peripecive që kanë ndodhur jo vetëm pas dhënies së çmimit, por edhe gjatë kurimit të aktivitetit nuk do doja kurrsesi që një tjetër artist të vihej në pozicionin tim. Read the rest of this entry »

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, Kritike, Ministria e Kultures Rinise dhe Sportit, artist, institucionet, onufri | 5 Komentet »

Zhdukja e kryeveprave të artit shqiptar

Posted by kolektiviza on Prill 6, 2008

Zhdukja e kryeveprave të artit shqiptar

BuzaShkruan : Ben Andoni

Zilja e telefonit në Galerinë Kombëtare (GKA) nuk pushonte. Kur më në fund eprori i GKA-së e mori receptorin gjërat ishin të prera. Duhen kaq piktura. Dhe, sa më shpejt të ishte e mundur. Përzgjedhja të ishte e mirë. Ishte pragvizita e Presidentit amerikan G.W.Bush dhe gjërat nuk diskutoheshin. Kuptohet se pakkush e ka dëgjuar drejtorin e GKA-së para këtij urdhri, që ai vetë më vonë do e shprehte si marrëveshje mirëkuptimi. Madje, ai kishte bërë punën e përshtatjes së tyre në interior, me fjalët e tij. ”Të paktën do të jenë në kushte optimale dhe falë kushteve të aklimatizimit, ato do të jenë mirë”, u tha atëherë gazetarëve.

Kjo nuk ishte hera e parë. Për hir të së vërtetës, veprat e GKA-së kanë dalë shpesh nga institucioni për t’i stolisur paretet e varfra të dikastereve shqiptare. Ndërsa vetë ministrat, që kanë bërë tenderë gjithfarëlloj, e kanë pasur të vështirë të pasurojnë fondet e zyrave të tyre. Kur ka ardhur dekiku… një telefon tek vartësit e shumëbindur të GKA… dhe gjërat kanë marrë fund me shkopin magjik. Read the rest of this entry »

Posted in Arti Publik, Galeria Kombëtare e Arteve, Kritike, Ministria e Kultures Rinise dhe Sportit, bashkëkohësia, institucionet | 3 Komentet »

BATERITË E FUNDIT TË GALERISË KOMBËTARE

Posted by kolektiviza on Prill 4, 2008

Ju ftoj te ndiqni nje replike te Tonit tek blogu i tij “Arti ne Koherat e Koleres” ndaj shkrimit me poshte te Fani Zguros. Problemet e GKA’se jane pertej shqetesimeve qe paraqesin te dy diskutuesit dhe pertej nje apo disa drejtuesve te caktuar te institutit. Ne teresi instituti eshte ne krize identiteti: ai eshte pa nje mision te qarte institucional (i vetmi muze kombtar s’mund te jete dhe galeri ku shfaqet derri e dosa e as laborator sic e do Fani) dhe nuk ka arritur ta pozicionoj veten ne nje qendrim dinjitoz qe i takon si muze. Sot ne Gazeten Standart lexoj nje artikull/interviste me drejtorin e GKA-se Genc Mulliqi ku shihet qartshem sa pa perspektive e largpamje punohet aty, aq me teper ne sektorin e ikonave.

Per t’iu kthyer me vone …

BATERITË E FUNDIT TË GALERISË KOMBËTARE

Për fatin ‘melankolik’ të artit shqiptar, Galeria Kombëtare e Arteve të Tiranës është i vetmi institucion jo vetëm shtetëror, por edhe dinjitoz, që prezanton rregullisht prej dekadash artin figurativ dhe të traditës dikur, dhe atë të ashtuquajturin në fillimin e viteve ‘90 artin bashkohor. Fillimi i këtyre viteve solli padyshim një entuziazëm dhe dëshirë për të reaguar dhe aplikuar atë cka për 40 vjet u ndrydh me mënyrën më artizane, primitive dhe ambulante që mund të projektonte njeriu. Por meqë edhe arti sikurse cdo aspekt tjetër shoqëror është drejtpërsëdrejti i lidhur me situatat historike dhe politike (ndonëse me shumë vonesë) në vitet ‘90 dhe më tej në Tiranë piktorë, skulptorë, artistët e rinj dhe studentët e akademisë së arteve reaguan nëpërmjet një arti, i cili mbi të gjitha fliste për konceptin e lirisë, clirimin e tabuve dhe gjithcka që nuk funksionoi me kohën e shkuar.

Galeria Kombëtare e Arteve ishte pikërisht laboratori i këtij kërkimi dhe për më shumë se dhjetë vjet në hapësirat e saj u realizuan konkurset ndërkombëtare të arteve pamore dhe fotografisë Onufri dhe Marubi, Bienalja e Tiranës dhe një sërë ekspozitash kolektive dhe personale, ku spikatin artistët ndërkombëtarë si Phil Collins dhe Olafur Eliasson. Në këto edicione të gjithë ne jemi dëshmimtarë të prurjeve brilante si Onufri 1998, ku artistët pjesëmarrës ishin kolosë të padiskutueshëm të artit bashkohor. Andre Seranno, Pipilotti Rist, Vanessa Beecroft, Maurizio Cattelan etj, sollën përpara publikut shqiptar një vizion të ri për të kuptuart qëllimin e artit sot. Aktivitet e zhvilluara në këto vite janë padyshim ato që monitorojnë suksesin e Galerisë Kombëtare, energjinë më të bukur në vite dhe një shembull, i cili tashmë duket se ka humbur përfundimisht, duke i lënë vendin zbrastëisë dhe hicit.

Por cfarë na ofron Galeria Kombëtare e Arteve sot. Për të kuptuar këtë mjafton ti hedhim një sy programit e dy viteve të fundit të saj. Jo për mungëse memorjeje, por në të nuk do të gjejmë asgjë me vlerë dhe dinjitoze. Gjithcka ka ofruar ky institucion është material banal, trash dhe shija më e keqe që mund ti jetë prezantuar deri më sot publikut shqiptar. Read the rest of this entry »

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, Kritike, bashkëkohësia, institucionet | 2 Komentet »

Kerkohen kuratore per Marubin dhe Onufrin

Posted by kolektiviza on Mars 6, 2008

Më në fund, “Marubi ‘08”
Gazeta Standart
Galeria Kombëtare e Arteve ka shpallur konkursin për kuratorë për Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë “Marubi ‘08” dhe të Konkursit Ndërkombëtar të Arteve Pamore “Onufri ‘08”, të cilët priten të zhvillohen respektivisht në shtator dhe në dhjetor 2008. Sipas burimeve zyrtare të GKA, të gjithë kuratorët e interesuar duhet të paraqesin konceptin kuratorial dhe dokumentacionin shoqërues, ndërkohë që afati i dorëzimit të dosjeve për Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë “Marubi ‘07” do të jetë më 30 prill, ndërsa për Konkursin Ndërkombëtar të Arteve Pamore “Onufri ‘08”, 31 maj.

Dosjet e paraqitura do të shqyrtohen nga Këshilli Organizativ i dy konkurseve përkatëse teksa këshillat e dy konkurseve do të miratohen nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, nën kujdesin e të cilës organizohen. Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë “Marubi ’08” do të zhvillohet në shtator 2008 dhe Konkursi Ndërkombëtar i Arteve Pamore “Onufri ‘08” do të zhvillohet në dhjetor 2008.

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, ekspozita, kurator | 3 Komentet »

Agim Sulaj – ekspozite ne GKA

Posted by kolektiviza on Shkurt 28, 2008

Gazeta Standart

Një koleksion prej rreth 25 punimesh në vaj të piktorit të njohur Agim Sulaj, të cilat si gjithmonë i referohen fëmijërisë, do të prezantohet nga data 6-24 mars në mjediset e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Artisti Sulaj që jeton dhe punon prej vitesh në Itali rikthehet në Tiranë pas suksesit të ekspozitës “Libri i Historisë”, e inauguruar në GKA në nëntor 2004. Këtë herë ekspozita e tij titullohet “Ëndërrimtari”, titull të cilin e mban dhe një nga 25 punimet, të trajtuara në një mënyrë hiperrealiste. “Zgjodha titullin e një tabloje të kësaj ekspozite, duke iu referuar ëndrrës, e cila na ndjek dhe e ndjekim në çdo hap. Çdo dëshirë për t’i shpëtuar varfërisë shpirtërore dhe rëndomtësisë së jetës nuk është gjë tjetër veçse realizimi i një ëndrre”, – tha për agjencinë telegrafike të lajmeve piktori Sulaj. Punimet që pritet të prezantohen në GKA i takojnë krijimtarisë më të fundit të piktorit Sulaj dhe disa vijnë nga fondi i galerisë mjaft të njohur “Forni” e Stefano Fornit në Bolonjë. Një vepër vjen nga Franca, ku ka qenë e ekspozuar në Fierën e Artit “Triptique”, që u mbajt nga 13 tetor-18 nëntor të vitit 2007. Pjesë e ekspozitës së tij do të jenë dhe vepra të ekspozuara në konkursin e njohur për çmimin “Michetti 58″, të cilat do të jenë të shoqëruara me katalogët e këtij konkursi. “Në këtë mënyrë dashamirësit shqiptarë të artit do të kenë mundësi të shohin dhe vepra të mjeshtërve të tjerë botërorë të pikturës si Luciano Ventrone, Baltus, Mitoraj, De Chirico, Odd Nerdrum, Sandorfi etj.”, – tha piktori Sulaj. Në një kënd të veçantë do të ekspozohen dhe veprat me të cilat piktori Agim Sulaj është nderuar me çmime në konkurse botërore të Karikaturës si në Gjermani, Kosovë, Amerikë, Francë, Belgjikë, Turqi, Iran, Itali etj. Krijimtaria në karikaturë i përket periudhës nëntor 2006 dhe janar-shkurt 2008 dhe disa prej tyre janë publikuar herë pas here edhe në shtypin shqiptar. “Do të jetë një konfrontim mjaft i këndshëm me publikun e gjerë artdashës të Shqipërisë dhe jam i emocionuar si gjithmonë kur vij në vendin tim”, – përfundoi piktori i njohur, Agim Sulaj.

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, artist, ekspozita | 4 Komentet »

Tradhtia e tradhtisë së “Onufrit”

Posted by kolektiviza on Janar 21, 2008

Tradhtia e tradhtisë së “Onufrit”

Shkruan : Ben Andoni

Dikur, ka zgjatur shumë mbledhja, që do përcaktonte emërtimin e Konkursit të artit pamor. Kishte ndryshuar sistemi dhe në frymën e re, në idealet e reja, në dallditë e reja, duhej një emër i ri. I beftë, si koha e re; dhe gjithëpërfshirës, ashtu si shpesh shqiptarët mendojnë për gjërat “e reja”. Gjithmonë, si Sizifi nga fillimi. Dikush propozoi emrin e Onufrit. Protopapa, që në shekullin XVI, kishte pikturuar me sukses në Berat, Kostur, më pas në Valsh dhe Shelcan të Shpatit, kishte ikur nga kjo Botë duke marrë me vete misterin e të “kuqes” së famshme të tij. Vonë, shumë vonë, shqiptarët identifikuan kishat, ku kishte pikturuar. Dhe këtë falë bjelloruses Puzanova, që Zoti e hodhi ndër këto troje. Sot, e kësaj dite, në Valsh dhe Shelcan duhet të ikësh me sakrifica. Kurse Onufri është dërguar në harresën e vet “të natyrshme”.
Por, që nga ajo ditë, kur bëheshin kaq fjalë, Konkursi i Artit Pamor “Onufri” do të merrte jetë. Vetëm emri i mbeti (për paradoks) me konceptin bashkëkohor, që pretendonte se po përcillte ky aktivitet mes shqiptarëve dhe të huajve të pranishëm. Fillimi ishte i çuditshëm. Pak i stisur, por ai gjithsesi manifestoi rrugën e re që po merrte arti shqiptar. Pak nga pak, peneli i la vend instalacionit (shpesh këto ishin kopje të punëve të para në katalogjet e huaja-pëshpëritnin mesveti artistët); pastaj video. Pafund video. Shumë syresh edhe amatoreske. Nga pak “ikën” artistët më “të vjetër”, ndërsa “të rinjtë” ishin më familjarë. Çdo drejtor solli risitë e tij. Njëri e mbylli duke e bërë vrimë gjilpëre derën e tij, dikush, pas tij, e hapi, sa mund të futeshin dhe vetë devetë. Shteti derdhi rregullisht paratë e taksapaguesve sipas kapriçiove të ministrave të kulturës. Dhe, kështu “Onufri” i kapërcyellit të shekullit XX u ngjit drejt XXI…
Shumë u përplasën artistët. Të rinj me të vjetër. Vendas dhe të huaj. Qytetarë dhe provincialë. Të qendrave dhe rrethinave. Eci…

Erdhi Onufri 2007
E fundit, si një epilog për bjerrjen e këtij aktiviteti, ishte “Onufri 2007” me konceptin “Tradhtia në Art”. Një koncept i mrekullueshëm, që është bashkë-kuruar prej Rubens Shimës dhe Ervin Hatibit. Por, koleksionimi i punëve të tyre, që u përkasin viteve ‘70-‘85 për të treguar se “tradhtia nuk është një koncept i ri në art” ishte pak si tepër zhgënjyes. Kjo, jo vetëm për faktin se artistët e përdorur si kundrapeshë janë gjallë dhe e meritojnë një leje morale, por të vendosura në atë mënyrë, në atë ‘aneks’ të papërfillshëm të Onufrit, tregonin një paradoks më shumë shqiptar. Kjo oponencë, duket shumë e vogël, po të kesh parasysh se ajo lloj tradhtie në art- ka qenë në çdo kohë dhe i përket çdo epoke. Në vende të ndryshme dhe në hapësira kulturore shumë më të emancipuara se tek ne. Kanë shpëtuar veprat, që kanë pasur tutelën fetare, sepse nën kubenë e objektit të religjionit, mund të punoje për gjithçka. Mjafton, që t’i përmbahesha Hyut dhe talentit. Në artin e vërtetë vendosnin kanone të tjera. Të kthehemi në argumentin tonë:
Karikaturat, që mbulojnë një seksion, vërtetë duken aq demode në ide, por ndër to kishte punë, që mund t’i përkisnin dhe kësaj kohe. Një mision që arti, duhet t’ia dijë një artisti të vërtetë. Sa për pjesën tjetër të Onufrit, ti zhgënjehesh në çdo hap. Jo sepse arti, që paraqitet është shumë naiv dhe me abstragime të pakta, por impenjimi i artistëve pjesëmarrës është tejet i papërfillshëm. Punët e mrekullueshme të Lala Meredith Vulaj nuk i rrinë fare konceptit, të autorëve, ose, e plotësojnë më shumë, nëse ata duan, kuptohet. Shumë punë, me emërtesën tashmë slogan, “Pa titull”, nuk plotësojnë as idenë e tyre, sepse janë vendosur në paretet e Galerisë. “Human Signs” të Adrian Isufit mund të rrinin më mirë me një koncept tjetër, ashtu si puna e Lad Myrtezait, etj. Po ashtu, pa impenjim duket dhe puna e Najada Hamzës dhe shumë prej artistëve janë tepër larg konceptit të Onufrit.
Nuk dihet se çfarë do të bënte ky komunitet artistësh në vitet ’70-’80, por duke marrë parasysh se shumë nga artistët-shqiptarë të asaj kohe ishin shkolluar jashtë, kishin thithur aromë, që shumë nga artistët shqiptarë sot mund ta marrin më lirisht, të duket se edhe të sotmit, nuk do kishin shumë largësi me të parët e tyre. Për fat të keq, nuk është se kanë shumë frymëmarrje.
Shima tha se nuk kanë rëndësi emrat e autorëve që i kanë bërë këto vepra, pasi qëllimi nuk janë artistët, por mënyra sesi arti operon me të njëjtat forma në kohë të ndryshme. Vetëm se, duket se mjetet e mbytën qëllimin. Më tej, po Shima, në një media ka thënë se ishte e rëndësishme që produkti i ofruar nga artistët pjesëmarrës të jetë koherent me temën e vendosur këtë vit “Tradhtia në art”. Në fakt, të para atje, ato nuk tregonin se i përmbaheshin këtij qëllimi.

Nga legjenda e Golemit..duke e lënë Pigmalionin
Por ndjesia e tradhtisë së artistëve shqiptarë këtë herë i shkonte më mirë ndjesisë së Golemit. Shumë e njohur në legjendat e hebrenjve të Evropës. Ku rabini Judah Loew në Pragë në shekullin XVI e krijoi një golem bash për të mbrojtur një geto të Pragës Josefov nga goditjet anti-semitike. Ishte koha, kur perandori i vendit shpalli se hebrejtë e Pragës duhej të vriteshin apo përziheshin. Për këtë, një golem duhej të bëhej nga argjila e brigjeve të lumit Vltava në Pragë. Duke plotësuar ritualet e tij, Rabini ndërtoi Golemin dhe e bëri atë të vinte në jetë -duke i recituar në Hebraisht. Qëllimi ishte që kjo krijesë të mbronte komunitetin hebre. Por, ndërsa Golemi i Rabinit rritej, ai bëhej shumë i keq: filloi të vrasë njerëzit e tjerë, që nuk ishin hebrej. Dhe. Legjenda vazhdon që golemi arriti që të godasë dhe vetë krijuesin e tij dhe të gjithë hebrejtë e tjerë. Golemi, që do të thoshte, diçka e paformuar dhe jo perfekte, apo një trup pa shpirt, u bë krijesa e keqe, që i kthehet vetë Krijuesit. Fjala, që ishte shfaqur fillimisht tek Bibla, në Psalmin 139:15-16, kishte një moral të qartë: vetë Zoti mund të krijojë, jo njerëzit.

E përkthyer në kohën tonë dhe duke e lënë të vetmuar për një moment legjendën e mrekullueshme të Pigmalionit, që e mbrojti këtë herë Onufrin tonë, morali është i qartë, tradhtia në art është gjithmonë. Ai ndodh kurdo dhe kudo, ku është qenia njerëzore. E cila nuk ndryshon nga koha, nga ardhja e formacioneve ekonomike-shoqërore, por veç nga tharmi i saj. Dhe, arti shqiptar ka treguar se legjendën e Pigmalionit e ka kuptuar në pjesën e parë dhe tash ka përfunduar në atë të Golemit.
Krijesa e re e artistëve shqiptarë, golemi i tyre, tash po ha vetë krijesat e saj, sepse është larg artit të vërtetë. Njësoj si arti, që qesëndisin artistët e artit pamor dhe që ndodh në Pallatin e Kongreseve apo gjetkë, me turbo-folkun panballkanik dhe me ritmet e çfarëdo-lyrshme, me të cilën mrekullohet sot shija e shqiptarëve.
Në skaj të katit të dytë, një ndërtues shqiptar, në një sfond të mrekullueshëm blu ka plotësuar ëndrrën e tij. Është një vallëzim i blusë, që duket se ka mbytur muzgun. Atë muzg të gjatë të Shqipërisë dhe ëndrrën për një gjë të re. Atë muzg, që nuk largohet kurrë. Por, e reja nuk vjen në Shqipëri, ndërsa muzgu i autorit zgjatet e zgjatet. Ka qëndruar në fond dhe është shfaqur, por që është jashtë konceptit të tradhtisë. Është qesëndia e tradhtisë. Në fakt, nuk ka tradhtuar askënd. Madje as veten. As ëndrrën. Shqiptarët gjithmonë janë në muzg të pamundësisë së tyre. Edhe autori, që e kanë qësëndisur më kot. Por Golemi i vret.
Është ftohtë në Tiranën artistike të viteve ’00. Një e ftohtë, që nuk mundet kurrkush ta qetësojë. Mbase edhe ata burrat, që në atë mbledhjen e fillimit, dikur mtonin se ky konkurs paradoksalisht do të kishte emrin e një piktori, që sapo kishte lënë mesjetën. Ishte Protopapa Onufër, që shqiptarëve ua tregoi sërish një e huaj. Sërish dhe sërish.

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, ekspozita, onufri | 1 Comment »

Mes “Nëntorit” dhe “Onufrit”

Posted by kolektiviza on Janar 21, 2008

Vlash Prifti Gazeta Shqip

Çfarë sollën dy nga ekspozitat më të fundit në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe ç`kahje po merr arti ynë pamor këto vite

Nuk jam kritik në profesion, as nuk e pretendoj një gjë të tillë. Për mua, t‘i futesh asaj rruge, kërkohet jo vetëm të kesh prirje për të, por duhet edhe t‘i përkushtohesh gjatë dhe me gjithë pasionin e nevojshëm që ta njohësh e të familjarizohesh me sekretet profesionale të saj, të njohësh gjuhën e veçantë të kritikës, të dhënat nëpërmjet saj për ecurinë dhe arritjet më të fundit të shprehura nëpërmjet artit pamor në botën e sotme, të njohësh personalitetet dhe individët pjesëmarrës aktivë brenda dhe jashtë vendit, korrentet dhe zhvillimet aktuale etj., etj., e nga ana tjetër duhet të përballesh edhe me mërinë e të tjerëve. Por, ajo që më shtyu thjesht si krijues të jap mendimin tim ishin mes të tjerash propozimi që më bëri njëri prej artistëve dhe organizatorëve të prezantimit të dhjetë radhazi të veprave në gjininë e pikturës të bashkësisë së piktorëve artistë të moshave dhe brezave të ndryshëm “Nëntori 10″, si dhe indinjata e shprehur me të drejtë në ceremoninë e hapjes nga njëri prej artistëve tanë të njohur ndër vite, pjesëmarrës në këtë takim. Një indinjatë e shprehur në një formë të hapur e krejt normale për shoqërinë e sotme, ku secili si individ, por edhe i grupuar në formën e një shoqate artistësh, dëshiron të prezantohet para publikut artdashës, pse jo edhe në sallat e galerisë kombëtare, ku në mënyrë të pandërprerë janë prezantuar dhe prezantohen edhe individë apo grupime të tjera artistësh. Për ta bërë një gjë të tillë, kësaj shoqate apo këtij grupimi artistësh, të cilët e kanë bërë këtë zgjedhje që të shprehen nëpërmjet këtij mediumi tradicional nëpërmjet penelit, nuk duhet, mendoj unë, t‘i krijoheshin pengesa të tilla artificiale, madje asnjë pengesë e çfarëdo lloji qoftë, si ajo e bërë pak vite më parë nga ish-drejtuesit e galerisë (siç u deklarua nga folësi) që ata të mos ekspozoheshin atje. E mbi të gjitha kur shumë prej tyre janë krijues me përvojë, me arritje në krijimtari, madje themelues të shkollave tona të para të artit në ato vite kur privacionet në lirinë e të shprehurit ishin të mëdha dhe aspak të ngjashme me atmosferën dhe kushtet e lulëzimit të artit modern në fillim të shekullit të kaluar në Montparnas të Parisit. Si rrjedhojë, indikacionet e sjella me vete nga shkollat e lindjes dhe periudha relativisht e gjatë e një edukimi të kufizuar e të mbyllur në vendin tonë, edhe pse tashmë po ecet drejt një shtrati të ri e teorikisht pa asnjë pengesë, për mendimin tim, vazhdon të ndjehet akoma edhe në ekspozitën e lart përmendur, por edhe në të tjera paralele me të, të hapura kohët e fundit. Por, gjithnjë sipas mendimit tim, kjo dukuri që vazhdon të jetë prezente, nuk mund të mënjanohet thjesht nëpërmjet formës apo mënyrës së mospranimit apo të përjashtimit. Në radhë të parë situata e krijuar nga përjashtimi sjell një situatë konflikti e si pasojë atë të zgjatjes së periudhës që nevojitet dhe është e domosdoshme për vetëndërgjegjësimin për ndryshim. E pastaj terreni për alternativa të reja që praktikisht krijon apo është nxitës në kushtet e lirisë së shprehjes, duhet të mos mbetet i zbrazur në sajë të përjashtimit por, i vënies në funksion të vetëpërjashtimit që vjen si rezultat i përballjes e i konkurrencës së vazhdueshme gjithnjë e në shkallë më të lartë nga pikëpamja intelektuale dhe i aftësisë për t‘u shprehur me kërkesat dhe ritmin e kohës. E drejta për të shprehur kundërshtim e mospajtim kundrejt një gjendjeje të caktuar, duhet të ekzistojë brenda demokracisë në vetvete. Sipas një studiuesi të artit modern dhe atij bashkëkohor, kur arti sot bëhet objekt diskutimi mes grupesh bashkëbiseduesish, biseda priret të veçojë në njërin krah ata që diskutojnë stuhishëm e me gjëmim dhe në anën tjetër ata që qëndrojnë të tërhequr dhe që mbajnë një qëndrim më të butë.

Në fakt, të dyja format e përgjigjeve tipike shpesh bazohen te i njëjti dyshim = tek ai se kushdo prej tyre vështirë se e di se çfarë po thotë.

A nuk jemi që të gjithë (sigurisht dikush më shumë e dikush më pak) nën trysninë e ndikimit të mbartjeve të panevojshme nga e shkuara dhe të mangësive të një formimi e ndërgjegjësimi të plotë? Edhe pse tashmë liria e shprehjes është fituar, në terrenin në të cilin veprojnë, eventualisht mungon një traditë e vyer e arteve pamore, veçanërisht ajo e viteve të fundit, mungojnë muze me vepra të vyera të autorëve të njohur botërorë të periudhave të ndryshme, si dhe ata bashkëkohorë, mungon literatura e përkthyer dhe e botuar në shqip për sa u përket koncepteve, mendimeve dhe vlerësimeve të autorëve të mëdhenj për artin, ajo e kritikës bashkëkohore e të tjera. Mungon gjithashtu ndihma sociale e akorduar nga shteti për artistët, mungojnë shumë gjëra të tjera të domosdoshme, sidomos për brezat në formim. Në shkollat e mesme artistike, ku edhe mësohen bazat fillestare në lëndën e vizatimit, por edhe në të tjerat, përdoret akoma metoda e të rrokurit të karakterit nëpërmjet proporcioneve (metodë e vjetër ruse që nuk ngjan as me atë të Polikletit, tashmë edhe ajo e tejkaluar).

Por, mbase më e rëndësishmja në ambientet tona, mungon atmosfera krijuese e një pranimi të natyrshëm për bashkëbisedim të mendimeve dhe alternativave të ndryshme për nxitje, për një sinqeritet më të madh për ballafaqim të hapur me zhvillimet e kritikës së sotme dhe arritjet e përtej kufijve në këtë fushë dhe jo vetëm ato brenda nesh, që do të na detyronin herë pas here të reflektonim, të gjykonim e të arsyetonim sipas një përgatitjeje më të plotë e të shpreheshim me një gjuhë më profesionale. Janë mjaft të pakta prurjet e ekspozitave me vepra origjinale të autorëve të njohur botërorë (me sa di unë ato janë gjithsej pesë ose gjashtë të tilla ndër vite), duke mos përjashtuar këtu edhe pjesëmarrësit e huaj në Bienalen e Tiranës dhe në atë të “Onufrit” me një nivel që për sa u përket pjesëmarrësve të huaj, sa vjen dhe bëhet edhe më i dobët.

Read the rest of this entry »

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, bashkëkohësia, ekspozita, onufri | Leave a Comment »

Gjykimi i Onufrit

Posted by kolektiviza on Janar 13, 2008

“Onufri”, në duart e Frisinghell, Campitellit dhe Fossatit

Mbërrijnë në Tiranë tre anëtarët e jurisë së edicionit të 14-të të “Onufri”-t

Christine Frisinghelli, drejtoreshë e Muzeut të Artit Bashkëkohor në Grac të Austrisë, Maria Campitelli, një nga kuratoret më të njohura indipendente italiane, Matteo Fossati, kurator i muzeut “Wollsonia”, një nga muzetë e rinj privatë në Genova, pjesë e investimit të multimiliarderit amerikan, Mitchel Wollsonia, janë tre anëtarët e jurisë së konkursit “Onufri” që kanë mbërritur dje në Tiranë. Tre anëtarëve të huaj të jurisë do t‘i shtohen dhe dy emra të paprezantuar publikisht deri dje që janë zgjedhur nga Ministria e Kulturës. Pesë anëtarët e jurisë do të japin gjykimin e tyre brenda një kohe relativisht të shkurtër mbi një nga evenimentet më të njohura të artit pamor në vend. Dhe pse në thelb juria, pa njohur pjesën e emrave shqiptarë janë emra të njohur të artit bashkëkohor, si Maria Campitelli e famshme në vendin fqinj për krijimin e grupit “78″, një grup që solli revolucion në konceptet e artit në ato vite, koha që ata kanë në dispozicion është e pamjaftueshme për të dhënë verdiktin për një event të tillë.

Për herë të parë mes ministrisë dhe organizatorëve të këtij eventi duket se ka pasur konflikte për emrat që do të jepnin gjykimin mbi punët. I nisur mes konfliktesh mes drejtorit të galerisë dhe njëri prej kuratorëve të këtij aktiviteti, duket se “Onufri” deri në fund shkoi mes peripecish.

Por për artistët pjesëmarrës në këtë aktivitet pjesa më e madhe janë emra të rinj në fushën e arteve pamore është tepër e rëndësishme gjykimi mbi punët. Pavarësisht debateve, ata janë pjesë e një gare, ku fituesit duhet të vendosen larg paragjykimeve që kanë ndjekur deri tani këtë aktivitet.

Motoja e këtij edicioni kuruar nga Rubens Shima dhe poeti Ervin Hatibi është “Bërë me tradhti”. Në thelb ky është një koncept që provokon ndjeshmëri artistike, gjë e cila shihet dhe nga veprat e prezantuara. Tradhtia në këtë event nuk është marrë thjesht si një gjendje mes artistit dhe punës së tij krijuese, por si një hapësirë ku mund të aludosh dhe të sjellësh shqetësimet e tyre për situatën dhe vendin ku jeton.

Pjesa më e madhe e artistëve pjesëmarrës janë nga Shqipëria, ndërsa nuk mungojnë dhe artistë të huaj, kryesisht emra të rinj.

Interesante është prezenca e Luca Bolognesi apo Bruno Muzzolini, Achim Maximilian Naumann d`Alnoncourt, po kështu e artistëve shqiptarë si: Gent Gjokola, Gent Gjikopulli, Lad Myrtezai, Najada Hamza, Alban Hajdinaj, Adrian Isufi, Idlir Koka, Gent Korini etj. Ka mbetur vetëm një ditë nga ku këta artistë do të mësojnë se cili prej tyre është përfaqësuesi që ka sjellë më shumë produktivitet në këtë event. Dhe po të mendosh morinë e punëve, është disi e çuditshme se si ky gjykim do të bëhet vetëm në një ditë, kur ende nuk dihen se cilët do jenë anëtarët e tjerë të jurisë, dhe kur ende nuk ka nisur komunikimi i tyre me punët.

Posted in Aktivitete, Galeria Kombëtare e Arteve, ekspozita, onufri | Leave a Comment »

Institucionet kulturore dhe bordet e tyre.

Posted by kolektiviza on Janar 10, 2008

Pushteti i drejtorit dhe flluskat e bordeve

Alma Mile
10-01-2008

Institucionet kombëtare të kulturës kanë borde apo këshilla artistikë që thuajse janë fiktivë. Të gjitha vendimet merren nga drejtuesit, ndërsabordi ka funksion vetëm këshillimor, mblidhet aq rrallë sa mbetet jashtë problemeve që duhet të mbulojë

Sa herë që ndryshohen ministrat e Kulturës, siç ka ndodhur rëndom viteve të fundit, drejtuesit aktualë të institucioneve të mëdha kulturore, ndiejnë frikën e ndryshimit. Kjo nuk është por është bërë normale që ministrat përgjithësisht të punojnë me “njerëzit e tyre”. Lëvizja e drejtorëve diskutohet aq shumë, saqë problemi i institucioneve vërtitet tek zgjedhja e drejtuesit që në fund të fundit ka rezultuar të jetë post politik. Për çdo vendim që merret në këto ngrehina të kulturës ai që përgjigjet është drejtori, Teatri Kombëtar, Galeria Kombëtare e Arteve apo Teatrit Kombëtar i Operës dhe Baletit e kanë nga një këshill artistik, apo bord artistik (emërtimi sipas dëshirës). Janë këto borde që duhet të miratojnë kalendarët dhe të përgjigjen për cilësinë artistike që ofrohet në skenën dhe tregun e kulturës.

Prania dhe eficienca e bordeve është kaq e vakët, për të mos thënë inekzistente, saqë këto struktura formohen, shkrihen, zgjidhen anëtarë të rinj dhe askush nuk e merr vesh se cilët janë, çfarë përfaqësojnë, me çfarë idesh kanë kontribuar, çfarë kanë ndryshuar dhe përse janë paguar. Në shumicën e herëve, kryetar i bordit është drejtori i institucionit, i cili i mbledh kur të ketë dëshirë, jo sipas frekuencës apo nevojës që parashikohet në rregulloret. “Edhe në mbledhjen e fundit që zhvilluam, në fillim të dhjetorit, i kërkuam drejtorit që të përcaktojmë një axhendë, se sa herë do të mblidhej bordi, pasi edhe mbledhjet që kemi bërë, e që nuk kanë qenë edhe aq të shpeshta, janë zhvilluar atëherë kur na kanë thirrur”, – thotë artistja Najada Hamza, një nga anëtaret e bordit artistik të Galerisë Kombëtare të Arteve. (Anëtarët e tjerë janë Gazmend Leka, Ferid Hudhri, Martin Mata, Përparim Kalo, Mimoza Vokshi dhe drejtori Genc Mulliqi në pozicionin e kryetarit). Sipas saj, bordet jo gjithnjë kanë funksionuar për shkak të ndryshimeve të ministrave, që kanë sjellë ndryshime titullarësh dhe bordesh që nga ana tjetër e kanë ndryshuar disa herë statusin nga vendimmarrës në këshillimor.

Sipas Ligjit “Për Artin Skenik”, bordet artistike janë thjesht këshillimorë dhe nuk marrin vendime. Ata marrin pjesë në hartimin e politikave, të kalendarit artistik, të bashkëpunimeve, të aktiviteteve jashtë vendit, apo atyre qeveritare, por nuk kanë të drejtë të marrin vendime, sidomos ekonomike, si në rastin e pagesës së artistëve, etj. Herën e fundit që është mbledhur, bordi i Galerisë ka miratuar kalendarin për vitin 2008, mbi bazën e propozimeve të drejtuesve të GKA-së, por nuk është diskutuar mbi zhvillimin ose jo të aktiviteteve të mëdha, si në rastin e Konkursit “Marubi”, i cili ka dy vjet që nuk bëhet me pretendimin e “shkrirjes së kufijve të artit bashkëkohor”. Ndërsa këtë vit mësohet që “Marubi” i rikthehet kalendarit. “Me thënë të drejtën nuk është kalendari ai që na shqetëson më shumë, por fati i Galerisë. Nëse do të bëhet ndonjëherë e vizitueshme kjo galeri, nëse do të shpëtohet fondi, i cili ruhet në kushte alarmante”, – vazhdon Hamza, prej dy vitesh anëtare e bordit. Një nga pengesat më të mëdha në punën e galerisë është sipas saj paqartësia mbi fatin e godinës së GKA-së dhe drejtimin që ajo do të marrë, nëse do të bëhet muze, apo do të vijojë edhe me ekspozitat e përhershme. Pra bordi vazhdon e merret me probleme të vdekura të galerisë dhe jo me aktualitetin, dmth me të ardhmen e saj.

Ngërçe si ky nuk i ka vetëm GKA. Teatri Kombëtar ka kaluar disa përvoja me ose pa bord (këshill artistik). Kur ish-drejtori Kiço Londo u vendos në krye të TK-së e shkriu tërësisht këshillin, duke i marrë vetë të gjitha përgjegjësitë. Pasardhësi jetëshkurtër në këtë post, Armand Bora, me miratimin e ministrit të MTKRS-së, zgjodhi bord të ri me 7 anëtarë, të cilin drejtori aktual Kristaq Skrami e shkriu si “joeficent” dhe e zëvendësoi me një tjetër prej 5 vetësh ( Mihal Luarasi, Ruzhdi Pulaha, Ylljet Aliçka, Genc Sharku dhe Kristaq Skrami). Një nga anëtarët është larguar, një tjetër është deputet dhe si zor se ndjek mbledhjet, një tjetër ka “konflikt interesi”, kështu që edhe këtu ky bord, nuk duket edhe aq funksional. Ndërsa në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit nuk funksionon këshilli artistik prej muajit maj. Këshilli i dikurshëm, në përbërje të të cilit kishte kompozitorë dhe emra të tjerë të kulturës, pritet të zëvendësohet nga një tjetër. Në të tri institucionet kombëtare duket se bordet janë jashtë loje, për të mos thënë fiktive.

I gjithë pushteti institucional, vizionar, ideor, është i përqendruar në një dorë të vetme drejtori që për paradoks as ky s’është tërësisht i pushtetshëm përderisa është në detyrë në varësi të pushtetit politik. Pasojat e gjithë kësaj bien në cilësinë artistike, në axhendat rastësore, në vendimet e papritura dhe të çuditshme, në kohezionin e kulturës dhe traditës etj.

Nuk ka asgjë të habitshme në këtë mes. Është e pamundur që një njeri i vetëm të mbajë mbi supe dhe të vendosë për fatet e një institucioni kombëtar. Përpos veprimtarisë së diskutueshme të bordeve, gjithnjë e më pak flitet për alternativa qeverisjeje në nivele nëndrejtorësh apo menaxherësh. Edhe në ato raste kur kemi ndonjë syresh, shfaqen konflikte të hapura me titullarët. Mjaft të përmendim rastin e Galerisë, ku drejtori dhe nëndrejtori jo rrallë herë janë përplasur për çështje të ndryshme, sepse “nuk flasin me gojë”. Kujtojmë konfliktin për “Onufrin”.

E pas këtyre “eleminimeve”, nuk është e rastit pse flitet aq shumë për drejtorët që janë baraz me fenë e institucioneve dhe të kulturës që prodhojnë.

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, Marubi, Ministria e Kultures Rinise dhe Sportit, institucionet | 2 Komentet »

“Onufri”, a e bën dot?

Posted by kolektiviza on Dhjetor 25, 2007

 Indrit Sinanaj

25-12-2007 Shekulli

Na zuri fare papritur “Onufri” i këtij viti. Ecja në bulevardin kryesor “Dëshmorët e Kombit” dhe teksa kërkoja të gjeja ndonjë parkim buzë Hotel Dajtit, në ballinën e Galerisë Kombëtare më zunë sytë posterin e atij që është aktiviteti më i rëndësishëm i Arteve Pamore në Shqipëri, konkursit ndërkombëtar me 14 edicione “Onufri”.

Unë hyj tek admiruesit rezistentë të artit për arsyen e thjeshtë se unë ende besoj tek arti. Besoj se arti ka potenciale të na bëjë mirë dhe më të mirë, të na zmusojë thepat dhe këndet, të na ofrojë mënyra për ta parë botën nën optika të tjera. Në fakt, sa herë mendoj mbi këtë çështje, më rezulton se Arti është par exellence demokracia e mirëfilltë. Pikërisht me këtë lloj dashurie pothuaj fëminore, përbën ngazëllim për mua kur mësoj për ndonjë aktivitet kulturor që gjallon jetën kulturore të kryeqytetit.

Po vërtet, ama, që “Onufri” i këtij viti na zuri fare papritur. Asnjë poster i shpërndarë nëpër Tiranë, asnjë publicitet televiziv i çfarëdolloj intensiteti, asnjë flier a trakt subversiv, pra, asnjë koordinatë urbane që në ndonjë mënyrë a tjetër do të na bënte me dije se diku, në kryeqytet, po ndodh një aktivitet i përmasave të tilla.

Kur afrohem tek posteri i Galerisë (i vetmi) që lajmëron Onufrin, arrij të shquaj madje temën, e cila është bajagi ngacmuese. “Bërë me Tradhti“. Tema përbën një provokim pikant, sidomos për pjesën më të madhe të publikut, të ardhur nga një kontekst i larmishëm tradhtarësh dhe poliagjentësh. Nuk është vështirë të arrish në përfundimin se tradhtia, ashtu si atëherë ajo politike, është stratagjema më e shpeshtë për anti-establishment. Dhe po të hysh brenda, punët e justifikojnë konceptin kuratorial. Ke aty jastëqe që shërbejnë si ekrane monogamish, shenja trafiku mbi të cilat kemi rënë dakord se janë shenja dhe jo vepra arti, erotikën e përmbajtur të sharrimit melodioz të një violine. Pra tek Onufri arrin ta dallosh tradhtinë jo vetëm në la trahison des images, por edhe në tradhti mjetesh, zejesh, kohësh dhe kufijsh. Ke aty përkëmbime interesante zejesh, në video që të shiten për fotografi, trungje pemësh me zgjatime seksuale alla Dali` etj.

Shkurt, Onufri i këtij viti ia vlen për t’u parë. Mjediset onirike që përcillen nga disa video-projeksione, kalojnë butë në ca vepra të tjera hiperrealiste (si psh një punë e Fani Zguros apo fotografia e Elsa Martinit, ose Francesco Acones), duke të dhënë ndjesinë se në fakt, realiteti është i të njëjtit sua me ëndrrat. Këtu, ata që tradhtojnë, janë vetëm sytë. Ndërsa në katin e dytë mund të gjesh një ekspozitë të “dytë“, tradhtie kohore, një “Onufri side effect“ siç thonë kuratorët. Në të janë ekspozuar me shumë sqimë “Shqipëria – si do të bëhet“ e viteve ’80. Është hera e parë që risillen në ndërgjegjen e kryeqytetit këto tablo. Një Shqipëri gati e harruar tashmë, një Shqipëri klaustrofobike me ankthe konspirasish ndërkombëtare që minonin komunizmën, një Shqipëri me heronj të inflacionuar, të nënkuptuar, të keqkuptuar. Pra, mund të themi se “Onufri“ i këtij viti është anti-establishmenti i fundit drejtuar kujtimeve, kuptimeve, përkufizimeve, aktuale dhe historike, që kemi mbi artin pamor, marrëdhëniet e tij me artistin dhe perceptimin publik.

Por siç e thamë edhe në fillim, edicioni i kësaj radhe vërtet na e “bëri me tradhti“. Onufri vetë tradhtoi i pari. Se na erdhi papritur. Kur s’e prisnim. Kur nuk e kishim mendjen. Si të thuash, pa paralajmërim. Zero foreplay. Diçka më kujtohet në fakt, nga shfletimi i faqeve kulturore në të përditshmet, që hapja e konkurrimit për pjesëmarrje ka qenë në muajin nëntor. Ky fakt më pat bërë shumë përshtypje pasi dihet botërisht se axhendat artistike të vitit duhet të përcaktohen qysh 1 vit përpara, siç ndodh në të gjitha organizimet serioze në botë. Ky anticipim lejon parashikimin e fondeve që do t’i lihet aktivitetit, aplikimin eventual për sponsora, planifikimin e saktë të aktiviteteve promocionale që do të ndërmerren. U jep edhe kohën e mjaftueshme artistëve, kombëtarë dhe jokombëtarë, ta mendojnë mirë e bukur se me se do të paraqiten në edicionin e radhës. Sepse “Onufër” nuk kemi çdo muaj. Kështu pra, me shpalljen e konkursit në nëntor i bie që koha për përgatitjen e këtij edicioni ka qenë rreth 4 javë. Në rast se kjo nuk është ndonjë lloj sfide alla “A e bën dot – (ekspozitën në 30 ditë)?”, atëherë unë e kam vërtet të vështirë të mos bëj pyetjen: Cilat janë mundësitë që një ekspozitë ndërkombëtare të zhvillohet për katër javë? A mundet të ndërtohet koncepti kuratorial, të pranohen aplikimet, të bëhet seleksionimi i punëve, vetëm për 4 javë?

Rrëmoj të gjej se ç’mund të bëjë një kurator për një kohë të tillë dhe më rezulton se në 4 javë kohë, nuk del koha për shumë gjëra. Ndaj “Onufri” i kësaj radhe ishte “Onufri” më sekret i të gjitha edicioneve. Pa postera. Pa lajmërime nëpër shtylla a billboarde. Pa qoftë edhe ndonjë spot të vockël të vockël në Televizionin Publik Shqiptar (shtetëror ky, ashtu si edhe “Onufri”) që të organizonte vëmendjen e opinionit publik ashtu që vizitat mos t’i liheshin rastësisë ose parkimeve pranë Hotel Dajtit. Ndaj “Onufri” i kësaj radhe (me ç’na dëftejnë logot në posterin kryesor) ishte “Onufri” më i këputur, me mbështetjen vetëm të Galerisë dhe Ministrisë së Kulturës. E çmimet e fituesve të një niveli që nuk sigurojnë dot asnjë lloj statusi për artistët.

Duke dalë nga “Onufri”, pashë pemët përbri Hotel Dajtit, të mbuluara me postera artistash lokalë; ata të cilat bëjnë një art të një lloji tjetër. Pa të papritura. Pa tradhtira. Mendova se në 4 javë kohë madje, as trungje të pazëna pemësh, nuk gjen dot.

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, bashkëkohësia, ekspozita, onufri | 1 Comment »

Rutina e Onufrit

Posted by kolektiviza on Dhjetor 21, 2007

“Onufri” rutinë

Shqip

Hapi siparin dje edicioni i 14-të i konkursit ndërkombëtar të arteve pamore “Onufri”

Edicioni i 14-të i konkursit ndërkombëtar “Onufri” ka hapur siparin dje në mbrëmje. Nën temën “Bërë me tradhti” sipas konceptit të dy kuratorëve Rubens Shima dhe Ervin Hatibit kanë ekspozuar punët e tyre rreth 30 artistë nga Shqipëria dhe jashtë saj. Të mësuar ta shohim “Onufrin” si të vetmin aktivitet të rëndësishëm në fushën e arteve pamore, ky edicion të krijon përshtypjen e një evenimenti rutinë që po mban Galeria e Arteve. Aq sa, i parashikuar të mbahej më 15 dhjetor, ai është spostuar për datën 20 duke i lënë radhën një ekspozite tjetër siç ishte “Ëndrra e dyfishtë e artit. 2RC, midis artistit dhe mjeshtërit”. Vetë hapësira ku shtrihet “Onufri” nuk ka marrë pjesën qendrore brenda galerisë. Dhe promocioni ka qenë ndoshta në nivelet e një ekspozite pothuajse të zakonshme që po mban ky institucion. Duke iu rikthyer kronologjisë së ngjarjeve të “Onufrit” të këtij viti, çdo sy i kujdesshëm do shpjegonte atë me kontradiktat e njohura mes drejtorit të galerisë, Genc Mulliqi, dhe zv/drejtorit dhe njëkohësisht njërit prej kuratorëve të “Onufrit”, Rubens Shima. Por në fund të fundit, një artist që kërkon të provojë veten tek “Onufri” që ka mundur të kalojë kualifikimin deri në pjesëmarrje nuk do t‘ia dijë për problemet e brendshme të galerisë, probleme që duket se kanë ndikuar dhe në imazhin që duhet të kishte ky aktivitet.

Në konferencën e djeshme për shtyp të “Onufrit” dolën vetëm dy kuratorët, të cilët s‘mund të thoshin më shumë fjalë se ato që kanë përsëritur kaq herë në shtyp për konceptin, pjesëmarrësit dhe qëllimin. Për përmasat që vetë galeria i ka dhënë në vite këtij konkursi, pavarësisht “mërive” duhet të ishte i pranishëm dhe drejtori i këtij institucioni, pasi ky konkurs i quajtur ndërkombëtar, është i vetmi “me një sivi” të pacenuar nën çatinë e institucionit që ai drejton.

Mungesa e vëmendjes ndaj këtij aktiviteti shtron dhe pyetjen se çfarë ka ndodhur realisht me “Onufrin”? Është thjesht diçka që është “thyer” mes drejtuesve të institucionit që e drejton, apo vetë “Onufri” nuk përcjell më qëndrimet e dikurshme? Për t‘iu përgjigjur kësaj të fundit, duhet të analizojmë veprat e pjesëmarrësve në këtë eveniment, gjë e cila sigurisht do të bëhet në ditët në vijim. Por ajo çfarë konstatohet që në hapje të këtij eventi, është një zbehje e këtij konkursi që dikur shihej “si i vetmi eveniment i rëndësishëm”, ku rriheshin ide dhe nxiteshin debate mbi frymën e artit pamor jo vetëm në vend.

Të kthehemi tek emrat pjesëmarrës në këtë edicion. Sipas një liste të bërë publike nga organizatorët janë rreth 30 artistë. I fundit që u është bashkangjitur pjesëmarrësve është artisti Perikli Çuli. Ai merr pjesë me një skulpturë të angazhuar të quajtur “Vision virtual”, e cila është një ironi dhe sarkazëm me sistemin dhe tranzicionin e gjatë në Shqipëri. Çuli është dhe i vetmi artist, formati i të cilit është i njohur në jetën artistike të vendit pjesëmarrës në Onufër. Ndër emrat e tjerë të njohur në artet pamore në vend pjesëmarrës në këtë event mund të përmendim Najada Hamzën, Vladimir Myrtezain, Ardian Isufin. Pothuajse pjesa tjetër e artistëve pjesëmarrës janë të rinj, po kështu dhe ata që vijnë jashtë hapësirës së Shqipërisë.

Ndër artistët e huaj pjesëmarrës, kuratorët veçojnë argjentinasin Tomas Saraçeno dhe italianin Bruno Muzzolini.

Edicioni i sivjetshëm është konceptuar së bashku me një ekspozitë paralele me vepra të përzgjedhura nga fondi i Galerisë Kombëtare të Arteve, me titull “Nën emër të popullit”. Bashkë me tre çmimet tradicionale të këtij konkursi, këtë vit do të jetë dhe çmimi i “Artotekës”, çmim që do t‘i ofrojë artistit fitues një rezidencë disamujore në Milano.

“Bërë me tradhti” një koncept të cilin kuratorët e quajnë një lexim tendencioz i mitit të Pigmalionit, i cili kërkon të nënvizojë tensionin e pashmangshëm që shoqëron përballjen e artistit me veprën, kodet komunikuese, shoqërinë dhe anasjelltas, tashmë mund të shihet nëpërmjet shtjellimit që i kanë bërë 30 artistët pjesëmarrës.

Një temë disi e ndjeshme, por jo e re në art, hartuar me kujdes nga poeti Ervin Hatibi, mund të shihet e konkretizuar me momente të ndryshme “tradhtish” që tashmë kanë zënë një pjesë të hapësirës në Galerinë Kombëtare të Arteve. Tradhti këto nëpërmjet të cilave mund të shohim një pjesë të përjetimit që arti në këto kohëra i jep kësaj ndjesie të vjetër.

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve | 3 Komentet »

Onufri, përzgjidhen artistët pjesëmarrës

Posted by kolektiviza on Dhjetor 15, 2007

Gazeta Shqip 12-15-07

Konkursi Ndërkombëtar i Arteve Pamore hap siparin më 20 dhjetor

Edicioni i 14-të i konkursit ndërkombëtar të arteve pamore, “Onufri”, do të hapë siparin më 20 dhjetor dhe do të qëndrojë i hapur deri më 30 janar 2008. Nën konceptin “Bërë me tradhti”, ky edicion do të kurohet nga Ervin Hatibi dhe Rubens Shima. Dje, organizatorët e këtij konkursi kanë bërë publikë dhe emrat e pjesëmarrësve. Ata janë Francesco Acone (Itali), Luca Bolognesi (Itali), Achim Maximilian Naumann d`Alnoncourt (Germany), Gent Gjikola (Shqipëri), Gent Gjikopulli (Shqipëri), Najada Hamza (Shqipëri), Alban Hajdinaj (Shqipëri), Adrian Isufi (Shqipëri),

Ilir Koka (Shqipëri), Gent Korini (Shqipëri), Miodrag Krkobabic (Serbi), Greta Lamaj (Shqipëri), Olsion Lamaj (Shqipëri), Elsa Martini (Shqipëri), Kader Muzaqi (Kosovë), Bruno Muzzolini (Itali), Lad Myrtezai (Shqipëri), Alek O. (Argjentinë),

Heldi Pema (Shqipëri), Roberta Penzo (Italia), Kilian Ochs & Joschka Steffens (Gjermani), Manuel Scano (Venezuelë),

Tomas Saraceno (Argjentinë), Eduardo Tronchin (Itali),

Eltjon Valle (Shqipëri), Florian Vika (Shqipëri), Lala Meredith Vulaj (UK), Fani Zguro (Shqipëri), Zhaku (Shqipëri).

E konsideruar gjithnjë si ngjarja më e rëndësishme në fushën e artit pamor në vend, ky edicion pritet të sjellë si çdo vit prirjet në të cilat ka kaluar arti. Sipas kuratorëve, koncepti i këtij viti, titulluar “Bërë me Tradhti”, është një lexim tendencioz i mitit të Pigmalionit, i cili kërkon të nënvizojë tensionin e pashmangshëm që shoqëron përballjen e artistit me veprën, kodet komunikuese, shoqërinë dhe anasjelltas. Edicioni i sivjetshëm është konceptuar së bashku me një ekspozitë paralele me vepra të përzgjedhura nga fondi i Galerisë Kombëtare të Arteve, me titull “Nën emër të popullit”. Sipas kuratorëve, te kjo ekspozitë do të ketë “dekolazhe tradhtish ose heroizmash nga historia e popullit shqiptar në shekuj”.

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, artist, ekspozita | 4 Komentet »

Ekspozita e Nentorit feston 10 vjecarin

Posted by kolektiviza on Nëntor 21, 2007

“Nëntoristët” e telajos bëhen 10 vjeç

Shkruan : Ben Andoni MAPO

E bardhë. Pak gri. Hijezim. Penela. Tubete. Fillim. Zarf. Brenda një ftesë. E thjeshtë. Në të djathtë të një flete, të pranishmit. 34 të tillë syresh. Emra të njohur. Piktorë ‘të hershëm’, por edhe brezi i dytë dhe gati i tretë i artistëve pamorë shqiptarë. Pa bujë.
Dizenjimi i ftesës së këtyre artistëve është vetë një vepër arti. Thjesht, “Nëntori” i vitit 2007, arriti që të bëjë dhjetëvjetorin e tij. Në fillim i lënë mënjanë nga indiferenca e politikës. U ‘strehuan’ në Muze. Dora-dorës, artistët treguan se kishin një hap më shumë se kaq dhe pretendime serioze. Mbi të gjitha respektonin aktivitetin dhe njëri-tjetrin. Kuptohet pa bujë. Pa median në krah.
Kur i kujton të gjitha, Besim Tule, artist dhe kritik i veçantë i artit shqiptar, ka mbetur i qartë. “Nuk do të lëshojmë aspak nga aktiviteti ynë”, shprehet ai. Në fakt, “Nëntori 10” ose aktiviteti i këtij grupimi shumë interesant artistësh, që mori jetë pak e nga pak, tregoi se do të ruante parametra të lartë. Në dukje, naive, por emrat e të ndjerëve Kaceli, Lulani, Sulovari dhe kolegëve të tyre Blido, Devolli, Jonuzi, Kokushta, Shijaku, Shoshi, Kilica, Buza, Dilo, Sadikaj, Çapari, Menikos, Dervishi, Stefos, Përvathit, Selimit, Kacelit B. etj, ishin garancia e profesionalizmit. Në cilësinë e kujdestarit dhe organizatorit kryesor, Tule, është skrupuloz deri në saktësinë më të vogël. “Ne kemi ruajtur atë lloj krijimtarie që është disi e pavarur nga tregu dhe respektojmë në pjesëmarrje: njohjen e koloritit”, shprehet ai. Në këtë gyp njohjeje, duket se nuk kanë përshkruar të gjithë. Ka mbetur talenti, mjeshtëria e emrave të respektuar, që duhet thënë se kanë qenë të pranishëm për dekada në artin shqiptar, dhe mbi të gjitha prekja e talentit. Magjia e ngjyrës, duket se është edhe lajtmotivi më i madh, sepse nga ajo fillon dhe abstragimi i këtyre njerëzve, që i kanë dhënë aq shumë artit shqiptar. “Roli që luajtëm këta dhjetë vjet, i tejkalon edhe përmasat tona individuale: Tashmë piktura jonë e re e kavaletit, ka hyrë në rrugën e saj të natyrshme të rritjes edhe zhvillimit në kushtet e reja të një Shqipërie të integruar me të gjitha zhvillimet botërore të kohës, konfrontime të kota me shtigje dhe praktika të tjera alternative që s’kanë të bëjnë me të…”, shprehet Llambi Blido, një nga organizatorët e parë të saj. “Do të kujtojmë në pikturën moderne Buzën, Danish Jukniun, Llambi Blidon…”, rrëfen Tule, që duhet thënë se ka bërë një punë cilësore në përzgjedhjen e veprave. Pas 10 vjetësh besim, seriozitet, duket se sërish ia kanë dalë. Duhet sqaruar se edhe pse kanë aplikuar prej një viti, për ta ka qenë e pamundur, që të marrin një fond, që do mundësonte më shumë prej tyre. I vetmi ka qenë një fond modest nga Galeria e Arteve, që duhet përshëndetur për hapësirën që u ka dedikuar artistëve. Duhet kujtuar se artistët e Nëntorit nuk e kanë pasur kurrë të lehtë. Ndaj kanë qenë të qartë dhe racionalë. Nga 12 pjesëmarrësit e fillimit tashmë janë bërë 34 të tillë syresh, ndërsa ajo ka mbetur e hapur edhe për artistë të tjerë.
“Nuk e ndiejmë largësinë nga njëri-tjetri…Kemi futur dhe piktore të reja si Brikena Brdo dhe Eniela Veveçka. Edhe këto, megjithë moshën e re, janë të konsoliduara dhe kanë punuar shumë në art dhe ne duhet thënë se i kalojmë në një sitë. Nuk ka zgjedhje të rastësishme…”, sqaron Tule. Në fakt, ky lloj arti konceptual, për të cilin është hapur dera nuk është se është i lehtë dhe vetë ngjyra, që është derdhur nga duart e këtyre mjeshtrave, nuk është se duket aq e thjeshtë për t’u përçuar. “Ngjyra të jep mundësi për një ndjenjë më të fuqishme”, shpjegon ‘kuratori’ i saj që duhet thënë se në përzgjedhjen e këtij viti, ka qenë rigoroz ndaj punëve deri në imtësitë më të vogla.
Në fillim, aventura e “Nëntorit” ka filluar tek Muzeu Kombëtar dhe pas katër edicionesh është shpërngulur në drejtim të Galerisë Kombëtare. Erdhën Kaceli (Plaku), Isuf Sulovari, Ismail Lulani dhe shumë artistë që janë të njohur sot, duke e bërë këtë aktivitet, një pikë të shënuar në artin shqiptar…
Ishte një sfidë për artin pjesëmarrja e tyre, pasi shumë prej tyre, kishin kaluar periudhën e vështirë të paragjykimit. Duket se ia dolën. Sipas idesë së artistëve, ata punojnë pa kornizën e ashpër të një kuratori. “Ngaqë, artistët nuk duhet të punojnë brenda kornizave të një ideje. Sa më pak i sforcuar të jetë artisti, aq më i lirë është që të shprehë veten”, shpjegon organizatori teknik i saj, Besim Tule.
Në shumë vepra, krahas elementëve teknikë, mund të shikohet një vështrim i mprehtë social për jetën, por edhe kërkime të ndryshme të autorëve për konceptet bazë të filozofisë së jetës, përmes ngjyrës, dritës…kompozimit.
“Ka një filozofi të tërë në krijimin e një vepre dhe kjo fillon që me konceptimin e ftesës, që është realizuar si një letër poste…”. Zarfi i ftesës është edhe ‘joshja’ më e këndshme e artistëve. Apo grishja e tyre, që duhet thënë se kanë bërë epokën e tyre në Shqipëri me artin e tyre. Ja pse Nëntori…tashmë është 10 vjeçar.

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, ekspozita | 2 Komentet »

Dhe na bie ndërmend për ligje

Posted by kolektiviza on Nëntor 6, 2007

Alma Mile / Elsa Demo

06-11-2007 Shekulli

 

Shkelja e statutit të “Onufrit” është bërë rregull. Kuratorët vetëemërohen ose emërohen arbitrarisht, Ministria e Kulturës tregohet prepotente, ndërsa drejtuesit e Galerisë nuk dinë si ta mbrojnë të drejtën e vendimmarrjes

Plot një javë pas prezantimit të dy kuratorëve dhe konceptit kuratorial sipas të cilit do të zhvillohet Konkursi Ndërkombëtar “Onufri 2007”, drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Genc Mulliqi, shprehet kundër dy të zgjedhurve Rubens Shima dhe Ervin Hatibi, a më saktë mënyrës se si këta erdhën deri këtu. Kush i emëroi? Dje, në konferencën për shtyp që paraqiste ekspozitën fotografike të Lala Meredit Vulës, Mulliqi “gjeti rastin” për të thënë para medias se në “Onufrin” e sivjetshëm kemi të bëjmë me “shkelje të statutit të institucionit”. Sipas tij është hera e dytë që nëndrejtori i Galerisë Kombëtare, Shima bëhet kurator i “Onufrit” dhe “është personalizuar aktiviteti”. “Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dërgoi një urdhër për emërimin e këtyre dy kuratorëve, gjë që është e pasaktë. Zakonisht MTKRS urdhëron shpalljen e konkursit dhe është galeria me këshillin artistik, që diskuton emrat e mundshëm. Dhe në të vërtetë prej kohësh ne po punonim për një gjë të tillë dhe ishim në negociata me artistë, kur na vjen një urdhër nga MTKRS për emërimin e këtyre dy kuratorëve”, – tha Mulliqi, duke shtuar se një gjë e tillë shkel traditën e aktivitetit. Ai thotë se megjithëse nuk është dakord me këtë përzgjedhje, aktiviteti është i MTKRS-së dhe galeria nuk ka shumë në dorë për të ndryshuar situatën. “E quaj të parregullt dhe shpresoj të ndreqet”, – vazhdon drejtori i GKA-së, kur as vetë ai nuk e di se si mund të ndreqet një rast i tillë dhe është i vetëdijshëm që ministri i Kulturës është ai që ve vulën përfundimtare.

Reagimi i Mulliqit është në vazhdën e përplasjeve të pashpallura mes drejtuesve të Galerisë Kombëtare. Prej një viti GKA, duket se drejtohet nga dy stafe të ndryshme, një drejtuar nga drejtori dhe një nga nëndrejtori. Këto “struktura paralele”, në një intervistë për “Shekullin” dhënë kohë më parë, Mulliqi i “justifikonte” me tranzicionin që ka përfshirë edhe shumë institucione të tjera, jo vetëm ato të kulturës!

Deklarata e Mulliqit edhe pse me ca të vërteta brenda, s’mund të merret veçse me rezerva dhe ka nevojë të analizohet. Pyetjet dhe argumentet që duhen shtruar për këtë problem “që duhet ndrequr” në thelb janë dy: çfarë përfaqëson zoti Mulliqi për Galerinë Kombëtare të Arteve? Dhe, çfarë ka ndodhur në edicionet e mëparshme të aktivitetit numër 1 të artit bashkëkohor që organizon GKA me mbështetje të MTKRS? Mulliqi është drejtor i institucionit kombëtar të artit vizual, kështu që deklarata e tij jo vetëm del nga një gojë kofini pas të vjelit, po tregon edhe që ky titullar është i dorëzuar para vendimeve arbitrare të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve sa nuk ka forcë as t’i kundërshtojë në kohën dhe vendin e duhur e jo më t’i ndreqë. Ai zgjodhi rrugën më të thjeshtë dhe revolucionare të “protestës” para shtypit, kur si autoritet me të drejta ekzekutive mund t’i ish drejtuar në rrugë zyrtare ministrit të Kulturës, Ylli Pango, të drejtë që atij ia njeh statuti i “Onufrit” mënyra e organizimit të të cilit është çështje krejt e brendshme e galerisë. Edhe ministri aktual i kulturës nga ana e vet, njëlloi si paraardhësi i tij, po tregon se nuk e njeh pavarësinë e institucioneve kombëtare. Pse është vendim arbitrar këtë e thotë qartë edhe drejtori i Galerisë. Dhe pikërisht këtu duhet bërë një parantezë. Në vitin 2003 skulptori Genc Mulliqi ishte kurator i edicionit VI të “Onufrit”. Mbase i duhet kujtuar se edhe ai u zgjodh ta kryejë detyrën jo falë ndonjë platforme apo konkursi, jo sipas rregullave dhe statutit të “Onufrit” po sipas dëshirës së ish- drejtorit të asaj kohe, një nga paraardhësit vendin e të cilit Mulliqi ka zënë sot. Në kundërshtimin e djeshëm e të vonuar të drejtorit që po e sheh veten “të dorëzuar” përballë vartësit të vet (nëndrejtorit Shima) ka një pasaktësi: nuk është fjala për “shkelje të statutit të institucionit”, por për rregullat e vetë statusit të “Onufrit” të përcaktuara që në vitin 1993 kur u themelua (i pagëzuar me emrin e ikonografit të famshëm nga piktori Maks Velo) dhe të rishikuara më pas, në vitin ‘98 kur ministri i atëhershëm i kulturës Edi Rama, vendosi ta bëjë “konkurs ndërkombëtar të arteve vizuale e eksperimentale”.

Gjesti i drejtorit Mulliqi që dukej si shqetësim për mbarëvajtjen e “Onufrit” dhe punëve të Galerisë, nuke justifikon statusin publik dhe institucional që ai gëzon dhe aq më pak të krijojë alibira që në të vërtetë vënë në dukje rrënimin e GKA. Përndryshe duhej të kish qenë ai i pari që të kundërshtonte hapur në nëntor 2005 kur Shima, vartësi i tij ose drejtori de fakto i galerisë vetëshpallej kurator. Madje kur i janë kërkuar argumente për këtë shkelje të statutit të “Onufrit”, Mulliqi shprehte habi për faktin se paskësh pasur dhe një rregullore sipas të cilës ngrihej ngjarja ndërkombëtare e vitit për artet vizuale në Shqipëri.

Shkurt kjo histori ka përballë dy institucione, Ministri-Galeri që nuk njohin kufijtë e njëri-tjetrit. Ka afro katër vite që vazhdojnë këto lloj shkeljesh. Nuk ka mjaftuar emërimi politik i drejtuesve të GKA që edhe atëherë kur kanë qenë njerëz të besuar të ministrave apo të ndonjë kryeministri, kanë rënë viktima të politikës vet, saqë dhe për çështje kaq të thjeshta kanë dalë në sipërfaqe interesa banale që s’kanë pikë lidhje me artin dhe po i bëhen pengesë me një kosto për të ardhmen.

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, Kritike, Ministria e Kultures Rinise dhe Sportit | 1 Comment »

“Tradhtitë e vogla” të Hatibit

Posted by kolektiviza on Nëntor 6, 2007

11-6-07 Shqip

Pigmalioni tradhtoi, njëlloj si psikoanalisti që formaton klienten/pacienten e hutuar, me qëllim për ta shtënë në dorë, skulptori shtiu dashuri prej vërteti, eros e agape bashkë, në shtatoren që vetë e nxori nga dora e vet. Ai kapërceu kështu me tradhtinë e vet kufirin e gjërave dhe zhanreve: jo vetëm që tradhtoi gjithë sojin njerëzor duke rënë pre e incestit narcistik me një vepër arti, statujë të vetën, ai në fakt performoi një tradhti të pastër ndaj artit përfytyrues… Pigmalioni kapërceu kufirin e figurës dhe figurimit, ama në të kundërt me kahun kapërcyes të kolegëve të vet të fillimit të shekullit XX. Duke tradhtuar aktin e vet të parë artistik (skulpturën) ai ktheu tashmë në art qëndrimin dhe marrëdhënien e tij të re me objektin.

Vite më pas, të gjithëve na ndodh të ndalemi tek “tradhtia” e skulptorit, duke argumentuar në mënyrat tona se cili qe momenti që e bëri atë të thyente kufijtë e ndaluar dhe ta dashuronte krijesën që ndërtoi me duart e tij…

Tradhtia një temë jo pak e përdorshme në artet figurative do të jetë këtë vit motoja kryesore e konkursit ndërkombëtar të arteve pamore “Onufri”. Ky koncept, i ndërtuar nga poeti Ervin Hatibi, e risjell këtë të fundit në një nga dimensionet më pak të përfolura të portretit të tij, atë të piktorit. Piktura nuk është një nocion i prekur rastësisht nga Hatibi, por një dashuri e hershme, të cilën dikur do ta “tradhtonte” për shkrimin…

Çfarë prisni nga ky aktivitet?

Unë pres pak më shumë seç presin të tjerët, ndoshta për faktin se është hera ime e parë në një ndërmarrje kaq të madhe me artet figurative. Kjo

është përvoja ime e parë me një pozicion tepër të vështirë, i cili është pranimi i punëve, zgjedhja dhe gjykimi mbi punën e tjetrit, e cila është pjesa ku puqet përgjegjësia maksimale me pasionin tim dhe e bën shumë të fortë këtë lloj përjetimi që unë kam me “Onufrin”. Në qoftë se për dikë tjetër është puna e radhës, pasi “Onufri” do të bëhet vit për vit, për mua

është një ngjarje unikale, dhe jam impenjuar me gjithë përvojën time, ato çfarë unë besoj se janë vlera tek unë, për t‘i dhënë një kuptim sa më të madh punës me “Onufrin” këtë vit.

A mund të na tregoni se si nisi koncepti i këtij konkursi “Tradhtia në art”?

Koncepti ka lindur vjet, në biseda me kolegë artistë dhe fill pas lindjes së kësaj ideje a sfide, vendosa të shkruaj konceptin kuratorial. Vjet nuk u pa

e arsyeshme ta hidhnim dhe fitoi këtë vit. Po të jem i sinqertë nuk më duket dhe fort koncept i guximshëm, pasi me tradhtinë si temë në artet pamore, njerëzit janë marrë që kur s‘mbahet mend. Tradhtia është një nga temat qendrore në artet figurative. Evolucioni i artit perëndimor ka rrjedhur kryesisht nga arti ritual i krishterë. Mjafton të kujtojmë vetëm skenat e tradhtisë së Judës, vetëm këto të përmendim, do të shohim se tradhtia ka

një traditë mjaft të lashtë si tematikë në artet pamore. Por konceptualisht, po ta kapim nga ana strukturore atë qasjen e artistit me veprën e artit

sërish kemi pamundësinë që përjeton artisti për t‘i dhënë plotësisht rrugë idesë që ka në kokë, dhe është i detyruar të bëjë pastaj dhe kompromise gjatë rrugës për realizimin. Kjo ndodh në të gjitha artet, nuk është se ndodh vetëm me artet figurative. Por edhe në këtë aspekt konceptualisht, tradita e zbulimit të tradhtisë në artet figurative është sërish e gjatë. Titulli i “Onufrit” këtë vit, tema e tradhtisë luan pak edhe me ato gurët kilometrikë të artit modern, që është titulli i famshëm “Tradhtia e imazheve” nga Rene

Magrit. Ndërsa personazh central në këtë parabolën që e kemi paraqitur është Pigmalioni, më saktë është momenti kur Pigmalioni bie në dashuri me statujën e vet dhe unë e kam parë këtë si një lloj “tradhtie”, edhe pse mund të

kishte mënyra të tjera interpretuese. Por fakti që artisti krijon një marrëdhënie krejt të re me një punë, del nga një traditë e konsoliduar pritshmërie për artin dhe e fut veprën e vet në një kontekst tjetër… kjo bie erë e mirë tradhtie. Në dijen time, i pari që e ka bërë këtë, është Pigmalioni. Miti në fakt shkon më tej: statuja u shpirtëzua dhe

ky u martua me të. Por mua më ka tronditur momenti legal në mit. Përballja e një krijese njerëzore dhe jonjerëzore, në këtë rast e artistit me veprën e

artit, një përballje erotike, skandaloze, joadekuate, një përballje e çuditshme, që duke fshirë kufijtë, e nxjerr nga konteksti veprën e artit dhe artistin deri diku. Unë mendoj se koncepti i “Onufrit” këtë vit është sa i

i ngushtë, nëse do ta shohim nga pikëpamja tematike, po aq është i gjerë, po ta shohim nga pikëpamja konceptuale, nga pikëpamja ndoshta dhe teknike e

përballjes së artistit me veprën e tij e rrjedhimisht me shikuesin.

Si është tek ju momenti i tradhtisë si artist, si mund ta shpjegonit duke u nisur nga vetja?

Unë mendoj se fakti që vazhdojnë të na vijnë në numër të konsiderueshëm projekte punësh dhe e-maile, tregon se artistët i ka intriguar qoftë edhe

Diçitura, si edhe titulli është mjaft intrigues. Tema më ngjan ndonjëherë se është më përfshirëse seç duhet, nëse do ta shihnim në aspektin

konceptual. E tregon mënyra sesi është propozuar teksti dhe mundësitë interpretuese që i kemi lënë në fillesë aty, pasi ne nuk marrim përsipër të zhvillojmë atë çfarë artisti do të bëjë vetë. Unë e shoh si intriguese maksimalisht. Në veprat që na kanë ardhur, luhet me konceptin e tradhtisë që i bën artisti traditës, tradhtisë që i bën artisti kanoneve dhe tabuve, duke pranuar një pjesë të tyre për hir të tradhtisë përfundimtare të tyre,

tradhtinë që i bën publiku artistit, tradhtinë që i bën vepra e artit, duke fituar një lloj pavarësie që artisti nuk e kontrollon dot më. Unë mendoj se intriga është e pafundme… Nga njëra anë besoj se mënyra si është propozuar tema e tradhtisë është një antologji homazhesh për këto pikat më simbolike të artit figurativ, që nga Pigmalioni e deri tek Pipa e Magdritit, e cila nuk është Pipë. Shumë njerëzve u është dukur tema e pamaterializueshme

kurse unë kam mendimin e kundërt, pasi tema më ngjan shumë e thjeshtë, aq sa kam pasur ato mëdyshjet e mia për ta propozuar apo jo.

Pas tradhtisë është gjithnjë gjykimi?

Ne nuk është se kemi shpallur një limit dhe kush e shkel këtë limit po bën tradhti. Ne këtu do të flasim për tradhtinë, çdo artist e di vetë se si do ta

prezantojë tradhtinë, si do ta sfidojë tradhtinë si do t‘i rrijë besnik asaj. Të gjitha këto janë ato çfarë ne presim të na vijnë. Është mënyra sesi ne kërkojmë të joshemi nga punët që do të paraqiten, kemi dhënë thjesht një vijë të kuqe, por nuk kemi folur për anën nga duhet të jemi ne, apo nga janë artistët. Gjithkush duhet ta shohë këtë vijë mentale ose qoftë dhe fizike se ku është e si është… Punët që kanë ardhur deri tani, shumica e tyre janë

intriguese dhe luajnë me një ose me tjetrin kat të tradhtisë. Përtej fjalëve të mia ekziston dhe një koncept i shkruar, të cilin artistët e kanë parë, por

sërish është një temë e një tekst, e një punë e cila ka fjetur një vit rresht tek unë. Është parë dhe është refuzuar prej meje deri sa guxova ta paraqes sërish për një publik artistësh, të cilët do t‘i përgjigjen kësaj dhe më tej

për publikun e gjerë.

A nuk e shihni këtë nismë si një lloj “tradhtie” që ju i bëni Ervinit poet?

Fatmirësisht apo fatkeqësisht, kam edhe unë historitë e mia, ato tradhtitë e mia të vogla periodike me artet figurative. Kam hapur disa ekspozita, kam organizuar po ashtu një numër më të vogël ekspozitash se ato që kam hapur. Për mua si tek shumica e njerëzve apo tek vetë historia e njerëzimit, “tradhtia” e vërtetë ka qënë shkrimi. Që fëmijë kam pikturuar, kam bërë

shkarravina, diej, shtëpi, mace…pastaj kam zbuluar fjalët. Po ta marrësh me humor, tradhtia ime e parë është shkrimi, e jo piktura. Por unë besoj se jam pjesë e temës, madje shpresoj që prania ime ta bëjë më pikante apo problematike temën, rrjedhimisht edhe më të bukur…

Që në fillim të këtij aktiviteti ju jeni cilësuar si “I huaj” në Galeri…

Nuk e di se kush nuk e ka pritur mirë, gjithsesi unë kam të gjithë të drejtën që t‘i bëj njerëzit të shohin se nuk jam krejt i vetëm në kurimin e kësaj ekspozite. Jam me një partner i cili e ka treguar veten vjet si me “Onufrin” si me pavijonin shqiptar në Venecia. (Po kap vetëm dy momentet e fundit të punës së tij). Mendoj se bashkëpunimi ynë do të jetë shumë më simpatik seç do të ishte prania ime e vetme, apo prania e tjetrit i vetëm, pasi ai, Rubensi, e ka thënë vjet se çfarë mund të bëjë i vetëm. Në një kuptim, kjo nuk është ekspozitë apo konkurs që kurohet nga Rubensi dhe nuk është ekspozitë apo konkurs që kurohet nga unë, por nga një i tretë që është unë dhe ai. Në konferencë më erdhi mirë kur Rubensi tha “Ne jemi kuratori”. Unë jam plotësues në atë çfarë ofroj dhe ai është plotësues në atë çfarë ofron. Të dy shpresojmë të japim diçka të mirë. Nuk do të kisha pasur kurrë guximin e marrë t‘i hyja i vetëm një nisme të tillë. Ftoj të shihet fakti se nuk jam vetëm dhe jam me një njeri që ka dhënë prova sidomos me “Onufrin”

e vjetshëm dhe Bienalen e Venecias, ku, ashtu siç është folur edhe nga shtypi, pavijoni shqiptar ka qenë një aktivitet i suksesshëm. Kjo jo për të thënë se kur ai e bën vetëm një aktivitet dhe shumë mirë, përse

duhet ta bëjë me mua? Pikërisht kjo është një mënyrë tjetër sesi ai kërkon ta shohë “Onufrin” e sivjetshëm dhe si ai më ka provokuar mua. Unë kam hapur ekspozita jashtë dhe s‘i jam afruar kurrë Galerisë Kombëtare, kam hapur

aty vetëm një ekspozitë në vitin 1991, më pas nuk e kam parë veten aty.

Por kjo marrëdhënie me “Onufrin” më ka provokuar dhe tensionuar, duke arritur të prodhojë atë tekstin e tradhtisë. Disa njerëz e kanë parë këtë edhe si

tradhti, por unë ftoj të shohin anën e duhur të kësaj. Nëse “Onufri” do të kishte qenë një veprimtari që bëhet vetëm njëherë, Shqipëria do të kishte vetëm një “Onufër” në gjithë historinë e vet, edhe po të isha vetë i pestë si kurator nuk do të kisha hyrë. Por një tradhti në gati dy dekada “Onufër” ia vlen dhe këtë e them me sigurinë e njeriut që ka vite që ekspozon, ka vite që shkruan tekste apo parathënie për albume të arteve figurative, e them këtë me sigurinë e një njeriu që punon me një profesionist, i cili e ka provuar suksesin dhe të gjitha këto që thashë ia heqin pak atë sharmin provokues apo tradhtar që mund të kishte prania ime.

Çfarë është piktura në jetën tuaj?

Piktura ka qenë përherë e rëndësishme, në momente të caktuara më pak e rëndësishme, ka pasur ato uljet dhe ngjitjet e veta. Ekspozita e parë që kam hapur është në vitin 1991. Në atë kohë unë isha vetëm një organizator i kësaj ekspozite bashkë me të tjerë kolegë, por në momentin e fundit tetë autorët e

ekspozitës më kërkuan që unë të isha i nënti, pasi panë disa punime të miat. Në atë kohë isha 17 vjeç dhe kur kthehem në atë kohë shoh një lloj

naiviteti, isha thjesht i freskët në një territor të djegur dhe skena jonë nuk ishte globalizuar akoma. Ende disa prurje shiheshin si të guximshme edhe pse mund të kishte dekada që ishin bërë të njohura në botë. Kam pasur ca kolazhe me frymë pop arti, homazhe për artin modern, rilexime të mjeshtërve të viteve ‘20-‘30 me gjuhën e popit. Një ekspozitë interesante që kam organizuar dhe kam marrë pjesë ka qenë në shtator të vitit 1992, me poezi grafike në ambientet e LSHA-së. Kemi qenë tre autorë dhe njëri prej tyre Gent Gjokola ka qenë pjesëmarrës në pavijonin shqiptar në Venecia. Pas kësaj kam hapur ekspozita dhe jashtë Shqipërisë, Francë, Itali, Maqedoni. Jam në tentativa për të tjera ekspozita. Ata që më njohin e dinë mirë se nuk jam

njeri që trokas, pres gjithmonë të trokasin. Unë nuk do ta shihja këtë si arrogancë, më shumë si një modesti. Kur dikush troket unë e marr këtë si një lloj miratimi nga diku. Kam hapur një numër modest ekspozitash, por të

mjaftueshme për të justifikuar pasionin tim, janë rreth dy dekada të pandërprera punë, kryesisht me pikturën.

Si do ta vlerësonit skenën e artit pamor në Shqipëri?

Artistët shqiptarë janë integruar lirshëm në trendet globale të arteve pamore dhe kjo është e konfirmuar. Nuk ka më vend për ato mëdyshjet e më shumë se një dekade rresht, ku arti bashkëkohor rrethohej nga brezi më i moshuar i artistëve, që shikonin me një lloj syri dyshues. Ne sot kemi emra

që rreshtohen në galeritë dhe eventet më të mëdha të arteve figurative sot në botë.

Kjo është vënë re edhe tek fakti se gjithnjë e më tepër “Onufri” ka qenë një konkurs gjithnjë e më Serioz. “Onufri” ndërkombëtar dhe tradita e Bienales së Tiranës, që shpresoj të vazhdojë, ka ballafaquar prurjet vendase me ato globale në një mënyrë të tillë ku dallimet janë thjesht çështje targash e prefiksesh telefoni, por jo se shihet ndonjë disnivel, ose ndonjë lloj ballafaqimi josimetrik midis artistëve tanë dhe atyre nga bota. Gjej rastin të shpreh simpatitë e mia për punët e Edmond Gjikopullit, Ardian Isufit. Po i përmend për hir të dashurisë sime që është peneli. Nga një treshe solide
video-artistësh që i respektoj, veçoj patjetër estetikën e Anri Salës. Janë personazhe emblematike të artit të ri shqiptar dhe mendoj se do të kishin nderuar çdo vend, pa dallim prefiksi.

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, bashkëkohësia, ekspozita | Leave a Comment »

Pa tradhti nuk ka art

Posted by kolektiviza on Tetor 30, 2007

Alma Mile 30-10-2007 Shekulli
Tradhtia në art” është tema e edicionit të 14-të të Konkursit Ndërkombëtar “Onufri” kuruar nga Shima dhe Hatibi

Duket si diçka pa lidhje, por ja që tradhtia na qenkërka fenomeni më i zakonshëm ndër artistë. Të tradhtosh për artin, të tradhtosh idenë e parë, të tradhëtosh formimin tënd, të tradhtosh sistemin, të punosh për sistemin kur nuk je pjesë e tij. Të gjitha janë pjesë e artit dhe artistit. Të gjitha në “Onufrin 2007″. Pas njoftimit se Konkursi i sivjetshëm Ndërkombëtar i Arteve Pamore, “Onufri” do të kurohet nga poeti Ervin Hatibi dhe artisti Rubens Shima, dje këta të fundit paraqitën konceptin e tyre kuratorial për edicionin e radhës. Pas temës së paqtë në dukje “Nuk ka si shtëpia”, edicion i 14-të ka një temë intriguese dhe joshëse “Tradhtia në art”. Kuratorët i referohen paksa historisë së artit, mitit deri diku, për të krijuar një ide mbi atë që duan të thonë me tradhti në art. “Një nga dashuritë e ndaluara më tragjike e të pamundura gjatë gjithë historisë, jo vetëm njerëzore, na vjen pikërisht nga Qipro.

Nuk bëhet fjalë për ndoca Romeo/Zhulieta të zakonshme të ishullit të ndarë: po mundohemi të përmendim në mënyrë kuptimplotë Pigmalionin, skulptorin që ra keqaz në sevda me skulpturën e vet, Pigmalionin, artdashësin e parë në kuptimin mjekësor të një -filie. Megjithatë tema e sivjetshme nuk i dedikohet dashurive të ndaluara, por tradhtisë”, – thuhet në koncept, ku spikat qartë dora e kuratorit poet. Kuratorët shpresojnë që tema të tërheqë vëmendjen e sa më shumë artistëve brenda e jashtë vendit, të cilët duke e pasur tradhtinë si pjesë të procesit krijues, duket se kanë ç’thonë. Projekti i propozuar është i hapur për të gjithë artistët, pa kriter moshe dhe ndaj të gjitha mediumeve. Punët duhet të jenë të paekspozuara më parë dhe kanë si afat të fundit të dorëzimit datën 30 nëntor. Ndërsa ekspozita do të hapet në 15 dhjetor-30 janar 2008. Pavarësisht temës provokuese, edicioni i këtij viti, tërhoqi vëmendje që me shpalljen e emrave të kuratorëve.

Bashkë me nëndrejtoin e Galerisë Kombtare, Rubens Shima, është edhe poeti Ervin Hatibi, një idhtar i pop-artit, organizator ekspozitash dhe lëvrues i arteve pamore. “Sot nuk ka kufij të mirëpërcaktuar në skenën e artit bashkëkohor. Kufijtë bëhen gjithnjë e më të rëshqitshëm, kështu që në këtë logjikë është dhe prezenca e Ervinit, por dhe eksperienca e tij e kahershme në artet pamore, si pjesëmarrës në ekspozita të ndryshme, vetjake dhe në grup”, – thotë Shima. Për vetë Hatibin, “kurator” është një term gjuhësor i futur në Shqipëri në mesin e viteve ‘90, kur ai kishte krijuar një eksperiencë në këtë fushë. “Që në vitin 1991 kam patur fatin të organizoj një ekspozitë me 9 autorë dhe më pas kam pasur ekperienca të ngjashme që nga ato të poezisë grafike, etj. E kam luksin që të mos e shoh veten as shumë familjar, por as krejt i huaj në këtë fushë, ndaj dhe ky lloj tensioni qendron brenda konceptit të tradhtisë. Efekti që krijon kjo lloj pse-je është brenda konceptit”, – thotë Hatibi, teksa i mëshon faktit që mesazhi që përcjell arti bashkëkohor tani është pikërisht zvogëlimi i distancave mes zhanreve, mes artit dhe jetës, në binomin natyrë-kulturë.

“Mendojmë vetëm ta problematizojmë, ta tensionojmë qëndrimin ndaj artit, qëndrimin ndaj veprës, apo të autorit ndaj këtij termi. Nuk kemi të bëjmë me një term shterues, që mund të përkufizojë në mënyrë përfundimtare dhe aksiomatike veprën e artit. Nuk do të kishte pasur ndryshim, nuk do të kishte pasur evoluim, nëse nuk do të kishte qenë momenti i tradhtisë, i dëshirës që artisti ka për të bërë të kundërtën e asaj që ka bërë deri dje, guximit për tu paraqitur para publikut në një mënyrë tjetër”, – vazhdon Hatibi, ndërsa shton se ndihet i sigurt në pozicionin e tij, përkrah kuratorit të edicionit të shkuar të “Onufrit”, Rubens Shimës. “Do kisha qenë i lumtur të përfundonte në një aktivitet letrar, sepse ne nuk kemi vënë asnjë limit, gjuha e artit pamor po rrëshket gjithnjë e më tepër drejt gjuhës, ndaj dhe nuk shoh ndonjë rrezik, nëse koncepti kuratorial është i ngarkuar gjuhësisht. Mua më pëlqen sepse lë më tepër fushë për keqkuptim. Dhe keqkuptimet janë të mirëpritura. Lë fushë për interpretime. Të gjitha mbajnë titullin e tradhtisë”.

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, ekspozita | 19 Komentet »

Ballkani Perëndimor (shpikje?)

Posted by kolektiviza on Tetor 19, 2007

Exchanges dhe Ballkani Perëndimor

Shekulli

19-10-2007

Ekspozita e nëntë fotografëve të rinj nga Ballkani, sot në Galerinë Kombëtare të Arteve Çfarë është Ballkani Perëndimor? Është e rrallë që një Rajon të evokojë një shoqëri kaq kontraktuese midis banorëve dhe kaq vëzhgime dhe vërejtjetë jashtme po të njëjta. Dhe ndërsa disa provojnë të ndërtojnë Evropën e bashkuar, të tjerë e rëndojnë situatën duke vazhduar ndarjet midis vendeve dhe popujve.

Si rrjedhojë e luftës, zhvillimi i Ballkanit Perëndimor ka ndryshuar së tepërmi. Disa zona kanë pësuar zhvillim të shpejtë ekonomik, por dëshmojnë pak zhvillim social dhe artistik. Të tjerë mund të kenë lulëzim të shoqërisë civile dhe jetës kulturore, por kanë mangësinë progresin politik dhe ekonomik. Në disa fusha progresi është i dukshëm. Në të tjera përtëritja e kontakteve dhe shkëmbimeve mbeten të rralla. Ky është koncepti i projektit “Exchanges”, i fotografit gjerman David Steets, i cili ndërtoi ekspozitën me nëntë fotografë të rinj nga Ballkani Perëndimor që prezantohen sot në orën 18.00 në Galerinë Kombëtare të Arteve me mbështetjen e Ambasadës Gjermane. Fotografë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia dhe Serbia janë në këtë stad pas një serie ëorkshop-esh. Projekti e donte që prurjet e tyre të përfaqësonin një art lokal që përshkruan dhe ndërthur diversitetin dhe gjallërinë e artit të Ballkanit Perëndimor.

Fotografët e rinj trajtojnë më së shumti zhvillimet e dy dekadave të fundit në këtë anë të rajonit ballkanik. Armend Nirmani nga Kosova me serinë “Pasojat e luftës” tregon njerëzit në përditshmërinë; Tomislav Georgiev nga Maqedonia prezanton ciklin “Lëvizja për Pavarësi e Kosovës”; Ermal Koçi nga Shqipëria me “Studimet e Kufirit” eksploron rolin e grindjeve krahinore kufitare. Jasmin Brutus nga Bosnje – Hercegovina me “Tirana për babain tim” përmbledh impresionet dhe historitë afër kufirit të Shqipërisë. Ndërsa Ferdi Limani nga Kosova me serinë e tij”De-Natyralizimi” gjurmon impaktin e aktivitetit njerëzor në peizazhin dhe burimet e Kosovës. Igor Pacevic nga Serbia me fotot e tij sjell “Fundin eSerbisë në Jug” për të vijuar me Fisnik Dobrecin nga Kosova, i cili flet për “Komunitetin shqiptar dhe kosovar në Romë. Për Soela Zanin nga Shqipëria”Urat Ballkanike” janë monumente arkitekturore që mishërojnë kulturën e lashtë dhe të kaluarën e pasur, ndërsa Mahir Vranac nga Bosnjë dhe Hercegovina ka për objekt stuhinë në muzikë të quajtur “Turbo Folk”.

0

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, ekspozita | 1 Comment »

ne mungese te nje emri “provokativ dhe grishes” imazhet duhen ripertypur

Posted by kolektiviza on Tetor 10, 2007

Kjo ekspozite vjen si rezultat i bashkhpunimit 3 vjecar midis prof. Edi Hiles dhe nje pedagoge gjermane Mischa Kuball. Pas disa vizitave para e mbrapa me ne fund (dhe fale ambasades gjermane sigurisht) po hapet nje ekspozite qe dokumenton kete shkembim. Punen e artisteve shqiptar te permendur, ne fund te artikullit, e rrespektoj dhe vlersoj pa mase – sidomos punen e Nikolin Bujarit dhe Adela Demetjes. Artikulli fatkeqsisht ka zgjedhur te ndalet tek puna e studenteve gjermane dhe as nuk permend me c’fare po paraqiten artistet shqiptar. Perse nuk na bejne te mundur te pertypim dhe imazhet e artisteve shqiptare? Puna e tyre duhet vlersuar, kritikuar dhe prezantuar publikut shqiptar pa nevojen apo shkakun e hapjes se nej ekspozite, por per fat te keq qofte se nga mos interesimi qofte nga mungesa e nje kritike te shendoshe punet e arteteve shqiptare behen dytesore dhe vetem permenden perkrah sensacionit te punes te nje gjermani qe trajton homoseksualizmin apo si fakt (krenarie?) kur kto artiste marrin pjese e ekspozohen jashte Shqiperise. Po rrofshin gjermanet qe te ekspozohen nje cik shqiptaret si ne Gjermani e si ne vend tyre.

 

Nikolin Bujari “Welcome to Shkodra”

……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….

Imazhe për t`u ripërtypur

Sot në GKA çelet një ekspozitë e përbashkët shqiptaro-gjermane, me vepra nga gjini të ndryshme të artit pamor

Plot surpriza e befasi mendohet të jetë ekspozita që do të hapet sot në Galerinë Kombëtare të Arteve, që në mënyrë përtace nuk i është vënë ndonjë emër provokativ e grishës, por është quajtur thjesht (ose nuk është quajtur fare): Mischa Kuball dhe Edi Hila, së bashku me studentët gjermanë dhe shqiptarë, ekspozitë në GKA. Ky bashkëpunim sjell vepra në instilacione, video-art, piktura dhe foto. Ata që i prezantojnë janë studentë shqiptarë të
Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë dhe studentë gjermanë të Shkollës së Artit në Karlsruhe, që respektivisht drejtohen nga pedagogët Edi Hila dhe Mischa Kuball. Kjo ekspozitë është në kuadër të muajit “Tetori gjerman”. Gjermani Mischa Kuball është profesor arti dhe artist i njohur bashkëkohor, sidomos i instilacioneve që luajnë me efektet e dritës. Vitin e kaluar ai ka pritur në Karlsruhe studentët e Akademisë së Arteve të Bukura, të drejtuar nga profesori i tyre, Edi Hila. Këtë vit, sipas iniciuesve, ky projekt do të vazhdojë më tej dhe ka si synim të paraqesë produktet më interesante të këtij bashkëpunimi.

Artistët pjesëmarrës në ekspozitë do të jenë: Alexandra Neuss, që vjen me veprën “Coca Cola” (Foto 70×100 cm); Manfred Reniner vjen me “Jeta homoseksuale e padukshme në Shqipëri” (Mix Media). Të ndalemi pak te kjo vepër, e cila që nga emri duket se do të jetë e pazakontë. Manfred Reniner është student në Departamentin e Media Artit në HFG-Karlsruhe. Puna e tij trajtonkomunitetin e homoseksualëve. Sipas tij ka një intolerancë dogmatike të botës perëndimore kundrejt jetës homoseksuale në publik. Për të shprehur këtë, Manfred Reniner ka fotografuar një

homoseksual në hapësira publike në Tiranë dhe e eliminon në mënyrë dixhitale nga fotografia, për të venë në diskutim intolerancën në Shqipëri. Këtë vepër ai e shoqëron dhe duke intervistuar disa të rinj homoseksualë rreth jetës së tyre. Tjetër vepër interesante është ajo e Achim Nauman me “Turist-Akropolis /Skënderbeg”, “Tirana/New York/Kabul” (Kanavacë dhe video). Achim Naumann d‘Alnoncourt është student i Departamentit të skenografisë në HFG-Karlsruhe. Puna e tij, “TOURIST-kropolis/Skenderbe”, flet për imazhet e vendeve dhe imazhet mentale, realiteti i memorizuar i turistëve. Janë dy video tësinkronizuara. E para një imazh që shfaq Akropolin në Athinë, filmuar nga një turist. E dyta shfaq sheshin “Skënderbe”, filmuar nga artisti në referencë me filmimin e Akropolit. Të dyja këto imazhe ndjekin të njëjtën lëvizje, por vende kulturore të ndryshme, të një rëndësie të lartë. Të tjerë studentë pjesëmarrës në ekspozitë janë: Adela Demetja me Videoprojektor Foto 70×100 cm, si dhe Irgin Sena, Nikolin Bujari e Dritan Hysenaj me video. Me vepra do të paraqiten dhe pedagogët përkatës: Mischa Kuball me Video work, DVD, ndërsa Edi Hila me pikturë.

—————————————————————-

Kuball dhe Hila paraqesin qerthulli urban

Shekulli

10-10-2007

Artistët dhe pedagogët e artit vizual Mischa Kuball dhe Edi Hila prezantojnë të rinjtë gjermanë dhe shqiptarë në ekspozitën e sotme në Galerinë Kombëtare të Arteve

Pas izolimit politik, vendi iu kish hequr brezave të artistëve shqiptarë të drejtën dhemundësinë për ta prezantuar veprën e tyre në publik, ndërsa artistët e rinj sot poballafaqojnë realitetin e jetës së tyre me vetëbesim duke kërkuar shkëmbim idesh në një nivel ndërkombëtar. Veprat e tyre janë realiste, por vëmendjen e kanë përqendruar drejtpërdrejt tek transformimi në shekullin e njëzet e një të shoqërisë shqiptare.

Kjo ishte “Tirana transfer”, me pak fjalë panorama e prezantimit në korrik 2006, në Karlsruhe, Gjermani, i të rinjve të artit vizual që sapo kishin mbaruar studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë, nën drejtimin e pedagogut, Edi Hila. Duke pasur edhe rastin të japë mësim në Akademinë e Arteve, Hila vazhdon të mbetet nga ata artistë që i orienton studentët që të fokusojnë në pikturën e tyre gjendjen e sotme të Shqipërisë. Të njëjtën gjë bën dhe ai vetë në pikturën e tij ku motive janë ndërtesa paradoksale që duken herë si rrënoja e herë si projekte në ndërtim, skena figurative në hapësirat e brendshme ose urbane që kanë karakteristikë shenjat e kësaj kohe. Pra edhe Hila u paraqit në Karlsruhe në linjën e studentëve të tij, me këto kërkime në Tiranën e sotme mbi të cilat u ndërtua dhe projekti “Tirana transfer” si shkëmbim përvojash ndërmjet shkollës së dizajnit në Universitetin e Karlsruhes, ndërmjet studentëve gjermanë të drejtuar nga pedagogu Mischa Kuball, dhe studentëve të Akademisë së Arteve të Tiranës. Gati një vit më pas, duke marrë shkas nga javët e kulturës të “Tetorit gjerman” që po mbahen në Shqipëri, si festë kulturore për të përkujtuar 20 vjet marrëdhënie diplomatike ndërmjet vendit tonë dhe Gjermanisë, të dy akademitë prezantohen sonte në një ekspozitë të përbashkët në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, në orën 18.00.

Realiteti individual dhe urban i Tiranës është sërish në fokus të ekspozitës që është kuruar nga pedagogët Edi Hila dhe Mischa Kuball. Studentët shqiptarë të Akademisë së Arteve dhe studentët gjermanë të Shkollës së Artit-Karlsruhe, mes dhe tyre dhe të rinj që kanë nisur të angazhohen në aktivitet e mëdha të arteve vizuale, paraqesin punë në pikturë, fotografi, instalacion dhe video-art. Është ndoshta hera e parë që akademia jonë e arteve vendos një bashkëpunim si ky me akademitë e huaja të artit që mbështet në projekte afatgjata.

Në ekspozitë marrin pjesë edhe pedagogë, Hila dhe Kuball, profesor arti dhe artist i njohur bashkëkohor, sidomos i instalacioneve që luajnë me efektet e dritës.

Artistët e rinj dhe punët e tyre janë: Alexandra Neuss – “Coca Cola” (foto), Manfred Reniner – “Jeta homoseksuale e padukshme në Shqipëri”, (mix-media), Achim Nauman – “Turist-Akropolis /Skënderbeg”, video; Adela Demetja (foto), Irgin Sena (video), Nikolin Bujari (video”, Dritan Hysenaj (video).

Ekspozita që përurohet sot dhe mbyllet më 18 tetor, dhe i gjithë ky bashkëpunim njëvjeçar ndërmjet Karlsruhes dhe Tiranës, janë në kuadër të projektit gjerman Crosskick, Universiteti Evropian i Artit.

Jeta homoseksuale e padukshme në Shqipëri

Puna e Manfred Rennerit, student në Departamentin e Media Artit në HFG-Karlsruhe,trajton komunitetin e homoseksualeve. Në fokus të saj është “intoleranca dogmatike” e botës perëndimore kundrejt jetës homoseksuale në publik. Renneri fotografoi një

homoseksual në hapësira publike të Tiranës dhe i eliminoi në mënyre dixhitale nga fotografia me qëllim që të sillte për diskutim intolerancën ndaj këtij grupi të margjinalizuar në Shqipëri. Veç kësaj, në punën (mix media) e tij gjen edhe disa intervista me të rinj homoseksualë rreth jetës së tyre.

Turist – Akropolis/Skënderbe

Achim Naumann d’Alnoncourt është student i Departamentit të Skenografisë në HFG-Karlsruhe. Ai prezantohet sot në GKA me “Tourist – Akropolis/Skënderbe” ka në fokus imazhet e vendeve dhe imazhet mendore – realitetin që marrin me vete nga Greqia dhe Shqipëria turistët. Janë dy video të sinkronizuara. E para një imazh që shfaq Akropolin në Athinë e filmuar nga një turist. E dyta shfaq “Sheshin Skënderbe”, filmuar nga Naumann në referencë me filmimin e Akropolit. Të dy këto imazhe ndjekin të njëjtën lëvizje, por vende kulturore të ndryshme të një rëndësie të lartë.

Posted in Akademia e Arteve, Galeria Kombëtare e Arteve, artist, bashkëkohësia, ekspozita | 3 Komentet »

Bienalja nuk do behet, Marubi po ashtu … c’fare mbetet?

Posted by kolektiviza on Gusht 31, 2007

Varavingot e Marubit
Elsa Demo 29-08-2007

 Ka dy vjet, që Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë “Marubi” nuk bëhet. Vetiu ky nuk është më lajm por një problem. Dhe si çdo problem ka argumentet pro dhe kundër. Argumentet kundër, pse ky aktivitet nuk bëhet, shtrohen nga institucioni organizator i cili në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e kanë njohur me status që në vitin 1998. “Ne kemi folur para ca kohësh për këtë temë” thotë drejtori i galerisë, sikur po e shqetësojnë për një dosje të mbyllur hetimore, kur pyetet pse “Marubi” ka dalë kaq lehtë jashtë axhendës vjetore të Galerisë Kombëtare. “Në aktivitetet që ne bëjmë ekspozohet aq shumë fotografi sa s’është mungesë aq e madhe mosbërja e Marubit”. Ky ishte shpjegimi i drejtorit Genc Mulliqi, duke hyrë për në zyrë. Duke qenë se në këtë një përgjegjësi për aktivitetin e dytë të madh të arteve, përveç Onufrit e ka Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, atëherë pyesim në ministri pse ky funksionim me aftësi të kufizuara për aktivitet bazë të artitbashkëkohor. “Epo më mirë se Genci dhe Rubensi nuk e dimë ne këtë punë”.

“Ngaqë vitet e fundit “Marubi” ka pasur rënie dhe ngaqë ne ekspozojmë shumë fotografi, pa folur për ekspozitat e dy francezëve apo siç ishte ekspozita e World Press Photo. Pra fotografi ekspozohet më shumë se çdo gjë tjetër” tha prapë njëri nga djemtë, drejtori i ri, skulptor në zanat, Genc Mulliqi, për të cilin Ministria na tha se do jepte një përgjigje. Por në fakt Ministria mund të jepte një shpjegim për përgjegjësinë që i jep institucioni i varërisë, Galeria, e cila me zërin e Mulliqit thotë se “shkurtimi i fondeve lidhet direkt me fatin e ekspozitës”. A thua “Marubi” është një projekt që u erdhi në derë, po u dhanë fondet nga MTKRS bëhet, po s’u dhanë nuk bëhet. “Aq me tepër kur buxhetin për këtë vit Galeria e ka pasur shumë më pak se viti i kaluar”, shton drejtori Mulliqi. Sa më pak? “Shumë pak, për të mos thënë dy herë më pak se në dy vjet më parë” e mbyll drejtori i Galerisë.

Po t’i bëjmë një lexim “Planit të aktiviteteve të GKA për periudhën Qershor-Dhjetor 2007”, gjejmë:

Ekspozitë e shoqatës së qeramistëve; Ekspozita e “Art Zervas Production” – Greke që nuk është bërë, ekspozitë e piktorit Lekë Tasi; piktorja italiane Teresa Marasca e cila nuk dihet pse duhej të vinte dhe s’erdhi; muaji i kulturës Shqipëri- Kosovë që mendohet të nisë në shtator dhe që sipas deklaratave të ministrit Pango, do përbënte një strategji më vete, jo një po disamujore; ekspozitat vetiake të fotografit kosovar Fahredin Spahija dhe e piktorit Qamil Grezda – Grezda në fakt nuk është aspak një emër i paekspozuar në GKA, por ndiqet kjo “politikë” për shkak të patriotizmit, meqë origjina e Grezdës (që nuk jeton më) është Kosova. Plani i punës së GKA flet për një ekspozitë fotografike të piktorëve rumunë, një vetjake të piktores ruse Tatjana Varvzhina dhe një ekspozitë me 29 libra “I nuovi Mecenati” nën kujdesin e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë. Ka të ngjarë që dhe për ekspozitat e artistëve të huaj gjatë shtatorit, sebep të jenë bërë ambasadat. Në tetor dhe nëntor vjen Udo Dziersk ose Artistë gjermanë, një ekspozitë e artit kontemporan të pikturës me vendet e Evropës Juglindore dhe përsëri një ekspozitë në bashkëpunim me një ambasadë. Deri satë dalë fryma nga vrapi tek dhjetori për të bërë “Onufrin”. Cili nga këto aktivitete është prodhim i Galerisë Kombëtare të Arteve, sepse deri tani shohim vetëm zëra shoqatash, ambasadash dhe miqsh kosovarë?

Si shpenzohet buxheti dy herë më i vogël i Galerisë kur në pjesën më të madhe të vitit Galeria nuk ka asnjë aktivitet të sajin, pasi kryen rol sedentar, të vitrinës apo të sofrës që shtron ç’ti sjellin nga jashtë? Pse kaq inferiore ndaj çdo thirrjeje për hapje dyersh e muresh që i bëjnë diplomatët kalimtarë dhe amatorët e artit, pse galeria nuk ka një axhendë të vetën, me aktivitetet e përvitshme bazë dhe me projekte të vetat me të cilat t’i imponohet Ministrisë dhe donatorëve? Dhe prej këndej del pyetja po aq aktuale për të gjitha institucionet e kulturës që janë në pikën e vdekjes: pse nuk përdorin burime homologe, akademish, muzesh, teatrosh, skenash, por përdorin burim me lidhje të shkurtër, atë politik për të mbushur axhendat?

Sepse kanë krijuar gjithë varësinë e mundshme nga politika, aq sa një ditë duhet ta besojmë me zor se kryeministri i vendit është sqimatar i pikturës dhe i filan piktori dhe këtij gjyhnaqari që shfaqet para kamerave me udhëheqësin, t’u mbushë mendjen të tjerëve se ja kështu e duan këta varavingo të kulturës që tundin çelësat e galerive, operave, teatrove, deri në ardhjen e ministrit të ardhshëm që do t’u tregojë “dhëmbët e armikut”.

E gjitha kjo lidhet me “Marubin” sepse drejtuesit e institucionit në fjalë e kuptojnë mekanizmin e ngrehinës shtetërore jo vetëm si një përulje ndaj pushtetit sakaq edhe si një vend që mund të drejtohet mbi bazë të shijeve personale: Po s’më pëlqeu “Marubi”, s’e bëj. Por si artistë që janë këta drejtues duhet ta dinë fare mirë se as përballë veprës së artit nuk hyn në punë vlerësimi në bazë të pëlqimit apo mospëlqimit.

Kështu janë ndaluar në vend shtatë vjet histori të fotografisë për motive banale, që s’kanë të bëjnë as me financat e pakta dhe as me rënien e cilësisë së aktivitetit të organziuar gjithnjë në kushtet e varfërisë. Në verën e 2004-ës konkursi do të bëhej me 4-5 milionë të vjetra, ndërsa çmimi i madh i “Marub”-it, në rastet kur është paguar, është vlerësuar gjithnjë me 500 mijë lekë.

“Nëse do të shkurtonim një aktivitet për të përballuar të tjerët, do shkurtonim, Marubin”, thotë drejtori i Galerisë për konkursin që mban emrin e fotografëve të parë shqiptarë. Dhe më tej shton sikur “Marubi” të ketë vdekur: “Marubi” ishte një gjë pozitive, e rëndësishme për mua. Nga fakti që s’po bëhet më, mund të ketë humbur shansin ai gjysmëamatori, sepse ai profesionisti është aktiv dhe i gjen hapësirat diku tjetër. Për mua ishte një ekspozitë që mblidhte shumë foto. Marubi i fundit për shembull, ishte një dështim.”

Për herë të parë, një ish- kurator i “Marubit”, fotografi Albes Fusha futi në këtë ekspoze moderne me artistë shqiptarë dhe të huaj, një ekspozitë satelite. Patëm rastin të shihnim pas më shumë se gjysmë shekulli Sotirin e Korçës.

Por nuk është për t’u habitur që me mentalitetin e drejtuesve aktualë nuk mbahen dot në këmbë as traditat e reja shtatëvjeçare si “Marubi” dhe as traditat më të hershme për të cilat kjo ekspozitë u krijoi një shans rizgjimi.

Albes Fusha: Gojët e liga kanë punuar për eliminim

Fotografi i njohur Albes Fusha, disa herë pjesëmarrës dhe fitues në kohët e arta të konkursit ndërkombëtar të fotografisë “Marubit” është kundër idesë së mosbërjes së “Marubit”, ngaqë ekspozohet boll fotografi. “Fotografia përfshin më tepër se një koncept fotografik. Është e vërtetë që fjala bie, edhe në “Onufri” ekspozohet fotografi, por ka fotografë që anojnë nga forma dhe koncepti i kuratorëve nuk u mjafton, nuk janë komodë dhe nuk e gjejnë veten në konkurse të këtij lloji. Gjithmonë kanë qenë këto zëra kundër “Marubit”, dhe koha ka treguar si për t’iu dhënë plus gojëve të liga që s’ka nivele kjo ekspozitë. Dihet që çdo ekspozitë ka uljet dhe ngritjet e veta, kjo s’do të thotë që ta mbyllësh atë. “Marubi” është aktiviteti më i madh i fotografisë. Dhe sa për atë kleçkën e vogël që disa quhen fotografë dhe disa fotografë artistë, ajo s’duhet të bëhet shkas që të eleminohet ky Konkurs Ndërkombëtar.”

Posted in Aktivitete, Galeria Kombëtare e Arteve, Kritike, Ministria e Kultures Rinise dhe Sportit, ekspozita | 2 Komentet »

Perse nuk ka Bienale kete vit?

Posted by kolektiviza on Gusht 7, 2007

Frika dhe xhelozia që minojnë të rene

Elsa Demo 07-08-2007
Pse nuk do të bëhet këtë vit Bienalja e Tiranës? Çfarë pritet të ndodhë? Ç’rol ka pasur në këtë mes Galeria Kombëtare? Si tensioni i situatës politike ka vështirësuar komunikimin mes iniciativave të pavarura dhe institucioneve shtetërore? Dhe pse u largua nga Shqipëria? Edi Muka tregon detaje

Read the rest of this entry »

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, Kritike, TICA | 5 Komentet »

Dialog me Gjuhen e Qeramikes

Posted by kolektiviza on Qershor 26, 2007

Dialog me gjuhën e qeramikës

Një ekspozitë e rrallë e punimeve të qeramikës është hapur në Galerinë Kombëtare të Arteve

Zjarri dhe balta, dy masa që njeriu i ka zotëruar që në fillimet e tij, pa asnjë kosto. I ka pasur si bukë shpirti. Me to ka folur fillimisht, ka komunikuar, është shprehur, ka dashuruar, është bërë artist. Gërmojmë pareshtur nëntokat për të gjetur katragjyshat tanë në poçe e sende prej balte. I kërkojmë si dëshmi qytetërimi dhe ekzistence. Madje dhe garojmë si kombe për më të bukurat dhe më të fismet sende. Lënda, dekoracioni, shpirtshmëria e tyre, janë gjuhët me të cilat shprehet arti i qeramikës. Ndër shqiptarë, kjo traditë trashëgohet nga ai poçari tradicional llërëpërveshur, që me poçen mes këmbëve, e nduc, për t‘i dhënë një formë, një trajtë, një shpirt. Dhe ky lloj arti, përhapet për t‘u takuar me simotrat: pikturën e skulpturën, duke na dhënë një unikalitet në performancë të shprehur në mijëra forma e ngjyra. Një shfaqje e tillë zë një hapësirë jo të vogël në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve, ku dje u bë përurimi i ekspozitës ndërkombëtare “Dialog”, iniciativë e shoqatës së qeramistëve e themeluar që në vitin 1990. Read the rest of this entry »

Posted in Aktivitete, Galeria Kombëtare e Arteve | Leave a Comment »

Ish-drejtori i Galerise, Abaz Hado, shkruan nje liber.

Posted by kolektiviza on Qershor 17, 2007

Abaz Hado, rrefehet per Galerine e Arteve

E Shtune, 09 Qershor 2007  Anisa Ymeri Koha Jone
Udhetim, ku rrefehet jo vetem per ato qe ka prekur pergjate drejtimit te tij 4-vjecar ne Galerine Kombetare te Arteve, por edhe per ndjesite qe ka perjetuar. Abaz Hado, nje prej drejtoreve me te “sulmuar” te galerise, 2 vjet pasi “i moren celesat” e galerise tregon per vitet e tij ne drejtim, duke mos lene ne asnje moment jashte momentin e largimit te tij. Por jo aq sa per largimin e tij, i cili eshte folur e perfolur jo vetem ne momentin e largimit, ne faqet e tij ka problematike. Ato cka cilesohen si arritje prej ish-drejtuesit, aq sa edhe projekte te cilat mbeten vetem te tilla.

“Jane shume ato cka nuk mundem te arrinim”, pohon Hado, “dhe me dhembje e them kete. Galeria nuk mundi te merrte nje fond teper te madh, 1 milion dollare, dhe keto do te shkonin per krijimin e nje hapesire tjeter, jo vetem per ekspozitat por sidomos edhe per fondin. Une nuk arrita dot as muzeun, ndonese hapat per te jane paksa me te ngadalte”. Dhe vertet, ne kohen para se te linte drejtimin e galerise, Hado, ishte entuziast qe ne saje te nje marreveshje, qeveria Kineze mund te akordonte nje fond teper te madh per Galerine tone. Mirepo largimi i Hados, beri qe cdo mundesi per marrjen e ketij fondi, te shuhej. Fond, i cili do te shperbente per ndertimin e nje shtese, qe do sherbente per fondin e veprave te galerise dhe salla ekspozitash e laborator restaurimi te veprave te artit, ndersa pjesa ekzistuese te mbetej muze.

Trysnia qe ka pasur pergjate drejtimit te Galerise se Arteve eshte nje tjeter ceshtje e trajtuar gjate librin e Hados, ku flitet me emra konkrete dhe akuza konkrete qe leshoheshin ne drejtim te tij. Hado rrefen mbi rrefimet e tij duke thene se, “kam pasur shume trysni dhe ngre me shqetesim teper te madh e qe e them shprehimisht ne liber, pasi nuk ndodh ne asnje vend te botes, qe te kete goditje teper te medha te ketyre niveleve. Pra te gjithe artistet te godasin Galerine Kombetare, me apo pa te drejte”. Duke e cilesuar ate si nje lufte klanesh, Hado shprehet: “Kur themi qe goditet galeria…dhe qe u godit jo pak ne kohen qe isha une, ishte ne momente kur lidhte kontrata me disa donatore, me disa qindra mijera euro. E cfare besimi mund te kete ai partner kur sheh ne gazete se shahet galeria nga vete artistet, per arsyen se ai vet nuk kishte mundur te hapte nje ekspozite?!”. Read the rest of this entry »

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, Kritike, Publikime | Leave a Comment »

Katalogu i Artit Shqiptar

Posted by kolektiviza on Qershor 17, 2007

Tete shekuj arte pamore ne nje botim

E Premte, 15 Qershor 2007  Koha Jone

Galeria Kombetare e Arteve eshte ne perfundim te nje projekti per botimin e Katalogut te veprave te koleksionit qe ka ne inventar ai institucion. Katalogu i Galerise Kombetare te Arteve do te jete nje botim i ilustruar me rreth 400-450 faqe, ne gjuhen shqipe e angleze. Ne ate liber arti do te paraqiten periudhat e artit shqiptar dhe artistet me te njohur te artit shqiptar, duke filluar nga shekulli XIII-XXI, veprat e te cileve do te perzgjidhen nga koleksioni i Galerise Kombetare te Arteve. Ne Katalog, gjithashtu, do te paraqiten veprat me cilesore te artisteve te huaj dhe atyre anonim (shekulli XVI-XX), veprat e te cileve jane pjese e fondit te Galerise Kombetare te Arteve, Tirane.

Katalogu do te kete karakter informativ per publikun duke pasur parasysh qe tekstet do te jene te reduktuara ne paraqitjen sa me koncize te informacioneve te zgjedhura e me te rendesishme artistike, shkencore dhe historike.

Katalogu do te kete paraqitje cilesore dhe do te shoqerohet me foto me ngjyra te veprave te artit te disa prej sallave kryesore te Galerise. Ne katalog do te paraqitet edhe planimetria orientuese e kateve te nderteses se Galerise. Katalogu ne fund te tij do te permbaje dhe biografite e artisteve qe jane paraqitur ne te, duke iu dhene rendesi vetem veprimtarive me kryesore.

Periudha e artit mesjetar ikonografik (shekulli XIII-XIX) do te permbaje zhvillimin ne pergjithesi te artit ikonografik ne Shqiperi dhe do te evidentoje autoret qe kane veprat ne sallen e artit mesjetar-ikonografik te Galerise Kombetare te Arteve ne Tirane. Po keshtu, periudha e artit te Rilindjes dhe Pavaresise Shqiptare (1830-1944) do te shoqerohet me nje tekst 2-faqesh ku do te pasqyrohet zhvillimi i artit shqiptar ne periudhen e Rilindjes dhe Pavaresise Kombetare Shqiptare dhe do te vleresohen artistet kryesore te kesaj periudhe.

Periudha e artit te pas Luftes se Dyte Boterore (1944-1990) do te jepet me nje informacion te gjere mbi te ashtuquajturen metode te realizmit socialist ne Shqiperi, se bashku me protagonistet kryesore dhe veprat e tyre. Gjithashtu, do te pershkruhet me kujdes dhe objektivitet zhvillimi i arteve pamore ne periudhen e viteve 1970-’80.

Periudha e artit te pas viteve ’90 (1990-2007) do te vleresohet mbeshtetur dhe ne veprimtarite kryesore qe u realizuan ne periudhen e tranzicionit shqiptar si: Konkursi Kombetar “Onufri” (1993-1998), konkursi Nderkombetar i Fotografise “Marubi” etj.

Vepra te autoreve te huaj do te pershkruhen, se pari, si histori e koleksioneve te huaja ne Galerine Kombetare te Arteve dhe, se dyti, si autore te ketij koleksioni. Ne kete kapitull do te perfshihen edhe veprat e artisteve shqiptare me banim jashte kufijve shteterore.

Autoret qe do te perfaqesohen ne Katalog, sipas rastit, do te paraqiten me disa vepra (foto te veprave) dhe do t’u lihen dy faqe secilit. Te dhenat fizike te cdo vepre do te jene: Emri dhe mbiemri i artistit, data dhe vendi i lindjes dhe e vdekjes (ne kllapa), titulli i vepres, viti i realizimit te saj, teknika, permasat dhe numri i inventarit.

Ne katalog, ne faqet e fundit, do te jete indeksi kronologjik i artisteve te perfshire, qe do te kete per cdo autor nje biografi selektive se bashku me veprimtarite e tij kryesore artistike te zhvilluara ne (20-25 rreshta).

Pergatitja e Projektit ka nisur qe ne vitin 2005, por ai si material u rishikua dhe u plotesua ne muajin dhjetor 2006 – janar 2007 duke u mbeshtetur edhe ne mbledhjen e Keshillit Shkencor – Artistik te GKA (2006) dhe konsultuar me disa botime analoge (kataloge) te disa muzeve boterore si National Gallery of Ireland (2002), Arti Bashkekohor i Kosoves (2000), Muzeu Britanik (1980), Ufici, Firence (1986), China National Museum Fine Arts (2002), Art Museum of Eomen in Washington Women Artists (2004), “Mezuraj MUZE” (Tirane, 2006) etj.

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, Publikime | Leave a Comment »

Kur pikturat e Tiranes shkojne ne Kine

Posted by kolektiviza on Qershor 13, 2007

Piktura nga koleksioni i Galerise Kombetare te Arteve Tirane po shfaqen ne Muzeun Kombetar te Arteve te Kines. Me Kinen kemi lidhje historike dhe mire qe i vazhdojme jo vetem per faktin se Kina po behet nje superfuqi ekonomike dhe politike por sepse arti bashkohor i Kines eshte nje nga me dinamiket me shumellojshmerine tij dhe prurjet ne arenen nderkombtare. Interesi, vemendja dhe investimet financiare e perendimit ne artin bashkohor ne Kine sa vjen e rritet. Mjafton te numerosh ekspozitat e pafundme ne Europe e Amerike qe kane si fokus artin dhe artistet bashkohor kinez; revistat dhe publikime qe po ashtu trajtojne shperthimin e tregut, formave, gjuhes dhe teknologjise se perdorur nga artistet kinez. Interesi dhe vemendja e perendimit ndaj artit bashkohor Kinez nuk eshte pa kritik dhe paraqet plot probleme ne vetvete, te ngjashme po me kritiken, problemet dhe pasojat qe solli interesi dhe vemendja e kuratoreve te huaj ne Shqiperi – e me gjere – ne Ballkan.
Bashkpunimi dhe njohja me artistet kinez per artistet shqiptare do te ishte me shume interes duke marre parasysh historine e perbashket te komunizmit dhe po ashtu perballjen me globalizmin, ekonomine e tregut dhe historine e artit qe deri tani kane qene dhe ndoshta mbeten jasht saj.Prandaj pervec ndihmave financiare qe mund te kete siguruar Galeria e Tiranes me kte ekspozimin e pikturave Shqiptare ne Kine, shpresoj qe se shpejti ne Tirane te vinte nje ekspozite e artit bashkohor Kinez. Read the rest of this entry »

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve | 1 Comment »

Kur ngaterrohen detyrat …

Posted by kolektiviza on Qershor 7, 2007

Artikulli i Elsa Demos “Visuale pa Eksperte” trajton paqartesine ne rolin dhe funksionet perkatese te Ministrise e Kultures dhe Galerise Kombetare dhe konfliktet qe vijn si pasoje e ketij konfuzimi dhe politikave te ndryshme.

Me shume te drejte, Elsa shfajson median ne mungesen e kritikes: “Kur vjen puna për të protestuar për mungesën e çdo lloj kritike dhe vlerësimi objektiv mbi artet, gishti futet në njërën plagë që duket, tek ajo e medias. Po asnjëherë nuk është marrë parasysh se para se ta kërkojmë kritikë tek media në zhvillim, kemi harruar estetët, studiuesit, ekspertët që gëzojnë këtë status, madje paguhen për këtë punë, në institucionet e shtetit, akademike dhe jo akademike. Disa bërthama vazhdojnë të jenë varur nga pemët e djeshme, të tjera janë ngritur e janë rrëzuar dhe prapë janë me pakicë, pranë “atelierëve” të artit. Janë plaga që s’duket.” Mungesa e kritikes (qofte estetike apo institucionale) eshte nje plage e gjalle ne kulturen e sotshme shqiptare. Ka plot qe ankohen e shfryhen, por nuk ka nje kritike te shendoshe. Ka dhe nga ata qe shprehen per ceshtje te tilla, por kjo ndodh gjithmone ne media dhe shpesh ne formen e intervistave apo per audiencat e huaja. Ne mungese te platformave dhe forumeve perkatese per te nderrmarre kritike ndaj institucioneve dhe praktikave ne vend, gazetat plotesojne sa faqet e tyre e sa permbushin mungesen e kesaj hapsire. Kjo praktike ne vetvete eshte problematike, por faji dhe me e rendesishme – pergjegjsia nuk bie teresisht mbi median. Eshte pergjegjsi e aktoreve te kultures (artiste, studiues, akademike, kuratore, etj) qe te denoncohen kundrejt ketyre problemeve (jo vetem kur iu shkelin ne kallo) dhe te kerkojne zgjidhje e alternativa sa prej fuqive ne fuqi, e sa prej bashkpunimit apatik me, e vetpranimit te status quo.

Po te kalojme tek kalloja e shkelur. Ministria e Kultures ka shpallur konkurse per dhjetra monumente te ndryshme qe do te shperndahen neper hapsirat publike e qendrave muzeale te qyteteve te Shqiperise. Hapsirat publike ne Shqiperi po shkojne drejte zhdukjes dhe eshte imperative qe rikembja dhe shpallja e ketyre hapsirave te vij nepermjet artit dhe projekteve urbane. Sigurisht monumentet dhe tribunat per heronjte dhe figurat kombetare kane rendesine e vete dhe duhet te jene prezente ne hapsirat publike; ama kto lloj monumentesh nuk duhet te jene e vetmja gje prezente. Ne nje kohe qe parqet (qe sot jane shnderruar ne lagje) kishin ne qender bustet e heronjve te punes socialiste, sot nuk eshte e denje qe ato pak skulptura te shperndara neper qytete te jene vetem te heronjve historike. Duke qene se kto komisione vijne nga Ministria dhe jane vendime politike dhe sa per te permbushur programin Nese e marrim per te qene qe historine e njohim dhe mund fare lehte ta mesojme ne shkolle apo ne muzete historike, kulturen dhe qytetrimin modern duhet ta shprehim dhe ta gjejme ne hapsirat publike. Le te pranojme se hapsirat publike duhet te mbikqyren nga figurat historike-publike; por kto konkurse dhe komisionime nuk duhet te vijn nga Ministria e Kultures. Kto duhet te jene vendime te bashkive te qyteteve. Kjo do te fuqizonte dhe do tu jepte bashkive neper rrethe nje rol me aktiv ne kulture dhe hapsires publike. Po ja te pranojme qe i takon pikerishte Ministrise qe te nderrmarre konkurset perkatese per monumentet ne fjale. Por duhet nderkohe te pranojm qe kjo detyre nuk duhet ti faturohet Galerise Kombetare. Roli dhe funksioni i Galerise eshte elusiv dhe i komplikuar, sic eshte, pa i shtuar dhe detyrimin e organizimit, dhe ekspozimit te ketyre konkurseve qe ne fund te fundit nuk mund te konsiderohen si art. Fatkeqsishte cilesia artistike e shume prej ketyre monumenteve e busteve le shume per te deshiruar sepse perzgjedhja behet nga jo-ekspertet e Ministrise. Keto komisione duhet te perbehen nga akademike te skulptures dhe arteve pamore. Keshtu do kishim projekte te mire seleksionuara dhe nderkohe do te “punesonim” ekspertet dhe akademiket qe jane lene pas dore nga Ministria. Keshtu e tere skena e artit dhe kultures do te perbehej nga aktore te pergatitur, te ndergjegjshem dhe qe dine ti perjigjen njeri tjetrit.

Artikulli Elses trajton, ndoshta per here te pare kete aspekt te konfliktit midis dy Ministrise dhe Galerise, si dhe shume probleme te tjera qe rendojne artin dhe institutet perkatese. Duhet te rishikohen dhe rikrijohen detyrat dhe pergjegjsite qe i takojne secilit prej insituteve dhe aktoreve te artit.

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, Kritike, Ministria e Kultures Rinise dhe Sportit | 1 Comment »

Një vit me Galerinë Kombëtare të Arteve

Posted by kolektiviza on Maj 15, 2007

Autori i Lajmit: Red. Ky lajm është publikuar: 05/01/2007 Gazeta Ballkan


Galeria Kombëtare e Arteve gjatë vitit 2006, në politikat e saj kulturore, ka synuar prezantimin dhe promocionin e aktiviteteve kontemporane të arteve pamore shqiptare dhe ndërkombëtare. Po kështu, objektiv i rëndësishëm i këtij institucioni ka qenë dhe aspekti muzeal jo vetëm në fushën e restaurim-konservimit, por edhe prezenca retrospektive e artistëve që janë përfaqësues të denjë të historisë së artit pamor shqiptar.

Sipas zyrës së shtypit të kësaj galerie aktiviteti për vitin 2006 ka konsistuar në realizmin e ekspozitave të përkohshme në planin kombëtar dhe ndërkombëtar, me qëllim prezantimin e artistëve shqiptarë, të cilët jetojnë si brenda ashtu edhe jashtë vendit si Arben Morina, Artan Shabani, Ilia Xhokaxhi, Arben Bajo, Nazmi Hoxha etj. Në përzgjedhjen e këtyre artistëve, GKA është munduar të sjellë përfaqësues të tendencave dhe rrymave më të spikatura të artit pamor shqiptar.
Retrospektiva
Po kështu janë organizuar retrospektiva për artistë të njohur, me kontribut të veçantë në historinë e artit shqiptar, si Fatmir Haxhiu (pas vdekjes) dhe Lumturi Blloshmi. Një drejtim tjetër i punës së GKA ka qënë kujdesi për restaurim-konservimin e veprave të Fondit të GKA-së, i cili u kurorëzua me Ceremoninë e Rikthimit të “Motrës Tone”. Për herë të parë MTKRS, biznesi, fondacione dhe individë bashkëpunuan për financimin dhe restaurimin e një nga veprave më të rëndesishme të këtij Fondi. Po kështu gjatë këtij viti axhenda artistike e GKA ka shënuar organizimin e ekspozitave në bashkëpunim ndërkombëtar si “Larg dhe Afër”, ekspozitë me 11 Artistë te Akademisë së Dusseldorfit organizuar në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane në Tiranë, ekspozita “Present” me artistë dhe pedagogë të Akademisë së Arteve (Tiranë) dhe artisten amerikane Caroline Whitefeather, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Tiranë. Read the rest of this entry »

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve | 1 Comment »

Perrallat

Posted by kolektiviza on Maj 15, 2007

Dy prej instituteve te artit Galeria Kombetare dhe TICA (Tirana Institute of Contemporary Art), kete pranvere, jane aktivizuar me ekspozita nderkombetare qe marrin per piknisje perrallat. Per TICA Fairytale ishte ekspozita e pare nderkombetare per institutin e ri. E kuruar nga Edi Muka dhe Joa Ljungberg (31 Mars-20 Prill) ne ambientet e Piramides. (Ketu duhet te them qe un personalisht nuk kam pare asnjeren prej ekspozitave, dhe per c’do gje iu referohem faqeve zyrtare te instituteve dhe reportazheve ne media, dhe opinioneve te mia per institucionet dhe ata qe i drejtojne.) Perdora titullin e ekpozites ne anglisht pasi ne shqip ekspozites i jan dhene te pakten 3 tituj te ndryshem: “Perrallat”, “Na Ishte Njehere” dhe “Nuk Eshte Perralle” dhe mu duken si tre ekspozita te ndryshme. Secili prej titujve nenkupton ne vetvete dicka krejt ndryshe; dhe si kuratore ose dhe si vizitore do te kuroja e prisja ekspozita te ndryshme nga titujt perkates. Kur me mberriti ne Shkurt programi pranveror i TICAs, ne kutine e postes elektronike, u entuazmova nga mundesite kuratoriale qe paraqet nje teme si perrallat, per nxitjen apo platformen qe iu paraqiste artisteve shqiptare dhe qe do ti ofrohej publikut. Pas reflektimit te ekspozites ne faqen e TICAs, entuziazmi mu zbeh. Prisja nje ekspozite me me shume prurje artistike (jo vetem ne numer) Pa u ndalur tek punet dhe meritat e artisteve te huaj, duhet te them qe dy artistet shqiptare nuk sillnin asgje te re. Puna e Gentian Shkurtit daton 1997 dhe eshte shfaqur prej vitesh ne c’do paraqitje te artit bashkohor shqiptar. Jam e sigurte qe Genti do te ishte ne gjendje ti pergjigjej nje teme si “perrallat” me nje pune tjeter, te re, dhe jo thjeshte te nxirrte nje pune te lodhur nga bagazhi i tij. Puna e Elda Gjikondit po ashtu nuk sjelle asgje te re, te pakten ne pamje te pare (ose me mire me thene – ne foton e reflektuar ne faqen e TICAs). Vizatimi i nje femre te ngjashme me karakterin e Morticias ne Adams Family dhe titulli REVLON jan te varfra, dhe po aq te dobet do ta benin punen nese artistja i referohet serialit si nje nga ato “perrallat”, apo me keq Morticias si nje femer perrallash (shto ktu dhe referencen tjeter qe i behet nje tjeter heroine perrallash – Rapunzel, me floket e saj te gjata) dhe ben lidhjen me kompanine kozmetike. Elda Gjikondi - REVLON Do kisha ftuar kuratoret te kishin konsideruar artiste pertej te repertorit te tyre te zakonshem, puna e pare qe me vajti ndermend dhe qe do kisha dashur ta shikoja pjese te ekspozites eshte puna e dipllomes e Elvis Bushit. Nje pune qe me te vertet fton publikun te shikoj nje perralle kaq te njohur e te dashur per te gjithe – fale Disney, e ne mungese te Disney ne Shqiperi: vellezerve Grim apo filmit Turk – Borbardha dhe 7 Xhuxhat.

Nen drejtim te ri, qe kerkon te rikonstruktoj dhe formoj pjesen dhe funksionin qe ze Galeria Kombtare ne skenen e artit shqiptar, vjen Pranvere 2(007)(nuk po zgjatem shume ktu me variacionet e ndryshme te titullit te ekspozites qe konfigurojne, se thjesht mund te jene nga pakujdesia e gazetareve). Ekspozita, 10-28 Maj, vjen si nje iniciative e GKA qe synon te behet ekspozite nderkombetare e pervitshme ne pranvere. Kjo besoj do te ndryshoj nga Onufri, pasi Onufri eshte konkurim ne fund te fundit; dhe mire, se besoj se duhet nje ekspozite nderkombetare qe te mos kete peshen e nje cmimi. Mos ky eshte hapi i pare drejt arritjes se deshires se disa personazheve qe Onufri te jete nje konkurim e ekpozite kombetare? S’besoj, sepse ate hapsire ne programin e GKA e ze ekspozita e Nentorit. Shpresoj qe ekspozitat e pranveres te mos shendrrohen ne nje aktivitet te monoton – thjeshte per te ekspozuar nje grup artistash, sic behet rendomte ne ekspozitat e Nentorit. E kam kte frike sepse akoma pa lexuar listen e artisteve pjesmarres nga shqiperia, shto a hiq dy tre artiste lista ishte e predikueshme. Artiste qe mund te konsiderohen si repertori i GKA apo grupi i artisteve ku bejne pjese drejtuesit e saj.

Ah po, kuratori ishte i huaj! Le te ndalemi per nje moment tek kuratori – Charles Denby. Nga intervista e tij per gazeten Shekulli, mesojme se procesi i ndertimit te kesaj ekspozite ne Shqiperi ka qene shume i shpejte, por ka pare shume pune, e njohur shume artiste ne kte kohe te shkurter. C’do kurator i huaj qe vjen ne Shqiperi i ka te limituara njohjet dhe kontaktet e tia sipas personit qe e ka ftuar dhe luan rolin e guides dhe prezantuesit. Ne faqen ne internet te kuratorit Denby, gjen pak informacion mbi aktivitetin e tij ne Shqiperi. Me nentitullin “Perralla Sociale” ekspozita eshte e perbere vetem nga 8 artiste te huaj dhe nuk permend asgje per artistet shqiptar qe marrin pjese. Kjo sepse ekspozita eshte konceptuar e ndertuar pa artistet shqiptar dhe ato i jan shtuar pas faktit. Dhe artistet shqiptare nuk jane kerkuar apo perfshire nga kuratori por i jane bere te mundur nga stafi i galerise (psh Elsa Martini punon tek GKA). Punet me te cilat jan paraqitur artistet shqiptare nuk i njoh e keshtu nuk mund te flas per to; por vetem kundra listave te artisteve qe riciklohen. Kjo sdo te thot qe artistet qe jan perfshire ne te dyja ekspozitat nuk jane te denje, dhe nuk meritojne te ekspozohen, por thjeshte qe praktikat kuratoriale dhe agjensite e ekspozimit duhet te jene me inklusive dhe jo klike miqsh e ushtaresh.

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, TICA | Leave a Comment »