Ministri Beqiri takohet me Sisli Xhafën dhe një grup artistësh.
Shkelzen Maliqi
shkelzen.maliqi@gazetaexpress.com
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Valton Beqiri, ka takuar sot në Prishtinë artistin pamor Sisli Xhafa dhe disa emra eminent të fushës së arteve pamore në Kosovë, më saktësisht Mehmet Behlulin, Vesa Sahatiun, Dren Maliqin dhe Fatmir Mustafën Karlon. Në takimin që ka zgjatur rreth një
orë, ministri Beqiri është interesuar për gjendjen në fushën e arteve pamore bashkëkohore, si dhe bashkëpunimin e mundshëm të Ministrisë së Kulturës me institucionet, individët dhe grupet, në avancimin e artit bashkëkohor, sidomos në aspektin e afirmimit të tij në skenën ndërkombëtare, ku deri më tash nuk ka pasur rregulla dhe programe. Pas takimit artistët kanë deklaruar se ministri Beqiri ka treguar interesim të madh për pikëpamjen e Sisli Xhafës dhe pjesëtarëve të tjerë rreth gjendjes dhe perspektivës të artit pamor bashkëkohor në Kosovë. Sisli
Xhafa ka deklaruar për Expressin që ky ka qenë takimi i shpresës së madhe. Unë kam ardhur këtu shpesh, për nuk kam pasur kësi lloj konsulte. Kemi biseduar hapur për shumë ështje, si të avancohet arti bashkëkohor, të ketë qasje tjetër, të jemi të hapur për nisma të ndryshme, ka thënë
Xhafa. Ai vecanërisht ka qenë i kënaqur me pjesën e bisedës ku është trajtuar prezenca e Kosovës në manifestimet e mëdha ndërkombëtare. Kemi biseduar për mundësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në Bienalen e Venedikut të radhës. Unë jam i bindur se mund të krijojmë Pavijonin e Kosovës,
për duhet të punohen menjëherë në këtë drejtim, të kapen kontaktet me organizatorët, me ambasadën italiane, me kritikët dhe kuratorët e njohur. Për edhe qasje e Kosëvës për Bienalin nuk duhet të jetë
improvizim, për sipas praktikave më të mira, me kuratorin që është autonom dhe punën me kritere ndërkombëtare, sepse mund të bëhemi hër.
Sisli Xhafa jetën në New York, është tepër aktivë në ekspozitat e ndryshme në galeritë më me renëme, për ka edhe kontratën me Fakultetin e Arteve në Prishtinë, që të mbajë cikle të rregullta të ligjëratave intensive një herë në tre ëse në katër muaj. Në vitin 2005 Sisli është përzgjedhur ndër 100 artistët më cilësor bashkëko-
hor në publikimin Creme 2, së bashku me Anri Salën nga Shqipëria. Ai ka përfaqësuar Shqipërinë në Bienalen e fundit të Venedikut. Edhe pjesëmarrësit tjerë në bisedë kanë dalë të kënaqur me interesimin dhe premtimet
e ministrit Beqiri. Mehmet Behluli ka pohuar se ka hetuar një frymë të re në politikën kulturore. Takimi ka qenë jashtëzakonisht i mirë dhe me përmbajtje. Kemi biseduar hapur për shumë probleme dhe mundësi të bashkëpunimit, të afirmimit të të gjitha vlerave që kemi në artin bashkëkohër, për edhe atë të traditës dhe të muzeologjisë. Problemi kryesor janë fondet për kulturë, për neve na duhet edhe një organizim më i mirë i institucioneve në shërbim të krijuesve.
Archive for the ‘Kosovë’ Category
Kosova ne Bienalen e Venedikut
Posted by kolektiviza on Qershor 20, 2008
Posted in Kosovë | Leave a Comment »
Nderkohe
Posted by kolektiviza on Maj 1, 2008
Pergjegjsia per te postuar dicka te re tek blogu dhe per ta rifreskuar sa me shpesh ka te bej me shume me deshiren e mire per te raportuar dicka te re, apo sic i bie ne rastin e artit ne Shqiperi – te vjeter, sesa me nje mani per te mirmbajtur nje blog qe matet nga numri i postimeve e leximeve. Obligime dhe detyra te tjera pertej blogut nuk te lene mundesine per te shfletuar cdo gazete e publikim, por duket qe sezoni i veres ka filluar heret ne Tirane. Letargjia ne Tirane ndihet dhe tek Kolektiviza edhe pse eshte pertuar per te sjellur ketu ekspozitat e fundit te Famir Velaj tek UFO apo Safos tek galeria Zenit apo ca italianeve tek GKA.
Nderkohe detyrat dhe obligimet sollen ne vemendjen e Kolektivizes nje video ne rrjet te artistit kosovar Alban Muja “Palestina.” Meqe nuk po e hedh dot direkt ne blog, ju lutem ndiqni linkun dhe eshte videoja e dyte, sigurisht mund te shihni dhe videot e tjera ne faqe, por mos harroni te degjoni historine e emrit te Palestines.
Posted in Kosovë | Shenjëzuar: video | Leave a Comment »
Zampa Di Leone – Skena e Artit Bashkekohor Kosove-Serbi ne episodin “Kthimi i Jedi-ve”
Posted by kolektiviza on Prill 10, 2008
Zampa Di Leone eshte nje grup i pa identifikuar artistesh/kritikesh nga Serbia e Mali Zi qe me ane te karikaturave tallin dhe lozin me disa prej emrave me te shquar te artisteve, kuratoreve e organizuesve te Ballkanit dhe ne te njejten kohe synon te ofroj ne kritike te perfaqsimit te artit te rajonit ne kontekstin e artit Perendimor. Vizatimet e tyre grafike dhe gjuha kerkon te jete nje fare aktivizmi subversiv, por sec ka nje fare ambiguiteti mbi qendrimin e tyre kundrejt aktivizmit. Karikatura e fundit e tyre trajton polemiken e fundit ne skenen e artit Ballkanik rreth ekspozites”Exception/Zmbrapsje” e artisteve Kosovar ne Serbi.
Per te pare me shume prej punes tyre ndiqni lidhjet e meposhtme: SEECULTGallery, Interviste, nje nga shume faqet e tyre.


Posted in Kosovë, Kritike, bashkëkohësia, jashte Shqiperise | Leave a Comment »
Bolet! Bolet! Bolet! e Flaka Halitit.
Posted by kolektiviza on Prill 8, 2008
Në qendrën për art bashkëkohor “Stacion” në Prishtinë, vazhdon të jetë e hapur ekspozita e artistes Flaka Haliti e titulluar Bolet! Bolet! Bolet!Një ekspozitë që tregon reagimin e saj në ekspozitën “Muslim Mulliqi”. Vetë Flaka flet për Express pse erdhi deri tek reagimi i saj. Read the rest of this entry »
Posted in Kosovë, artist, bashkëkohësia, ekspozita, kurator | Shenjëzuar: Stacion | Leave a Comment »
Piktura e Pavarsise
Posted by kolektiviza on Shkurt 19, 2008
Një pikturë e madhe 70 etra është duke u pikturuar nga studente e Fakultete të Arteve në GAK, ne kremten e shpalljes se pavarësisë se Kosovës.
Alban Muja Expres
Prishtinë, 17 shkurt— Galeria Kombëtare e Arteve e Kosovës në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve në Prishtinë me rastin e ditës së shpalljes së pavarësisë ka përgatitur program të veçantë e cila do të zgjatë hiq me pak se 72 orë pandërprerë. E kaluara e vështirë por e lavdishme, e tashmja por edhe e ardhmja evropiane shihen në pikturat e artistëve të rinj, studentëve të Fakultetit të Arteve, te cilët kanë fillua pune nga e dita e madhe, e diela, për prezantimin e “Pikturës Maratonike”, një pëlhurë 70 metra në të cilën studentët e zgjedhur të Fakultetit të Arteve do të pikturojnë së bashku për 3 ditë. Ishin portretet e Skënderbeut dhe heronjtë dhe dijetarët dhe luftëtarë të historisë shqiptare e deri të portretet e historisë më të re të Kosovës, ai i komandantit legjendar Adem Jashari, tek presidenti legjendar Ibrahim Rugova, e shumë portrete që tregonin historisë dhe te kaluarën dhe të tashme, por edhe të ardhmen e Kosovës, janë pikturuar dhe do të pikturohen nga studentet. Por në GAK, përveç artistëve të rinj dhe pëlhurës se madhe 70 metra për të festuar ditën me të madhe të Kosovës, kanë arriture edhe njëqind e pesëdhjetë litra verë, siç u tha nga artistët e rinj, verë speciale për Pavarësi. Kjo verë është sjellë nga verëria “ Eko”, normal gratis si çdo gjë që u soll nga produkte vendore për festimet e ditës së pavarësisë. Sikurse edhe “Albi Commerce” dhe kompaninë tjera që kishin sjellë produktet e tyre për artistet. Drejtoi i Galerisë Kombëtare të Arteve Luan Mulliqi ka thënë se qëllimi i këtij projekt ka qenë që edhe artistë te kontribuojnë për ketë ditë të madhe. Ndërsa jashtë Galerisë se Arteve sikur në çdo cep te Prishtinë dhe Kosovës, ishin vendosure flamuri kombëtar, ai i SHBA-ve sikurse edhe ia i Bashkimit Evropian.Kjo maraton e pikturimit ka vazhduar me montimin e instilacionit 50 metra të lartë me balona heliumi. Ndërsa veç pak me vonë grupi i artistëve të qeramikës fillon modelimin. Po te njëjtin ditë në ora 18: 00 do të fillon “Maratona e video-artit “ ku u shfaqen shumë video-punime. Ndërsa një orë me vonë u vazhdua me muzikë argëtuese dhe klasike nga artistët kosovarë, për t’i lenë vendin prezantimit filmik të ekspozitave më të mira në GAK pas lufte. Në ditën e dyte, sot, e hënë, në GAK nga ora 10:00 e deri në ora 18:00 të gjitha grupet e artistëve vazhdojnë me projektet e tyre. Ndërsa një orë më vonë mbrëmja përkujtimore “Për ata që s’janë”, pastaj orë letrare me poetët e zgjedhur kosovarë, sikurse shfaqja e video-klipit të këngëtares Eliza Hoxha. Pastaj recital nga Teatri “Oda” dhe muzikë klasike. Ndërsa në ora 22:00 prezantimi filmik nga 180 ekspozitat të organizuara nga GAK, që nga pas lufta. E gjithë kjo festë 72 orësh do të përfundojë ditën e martë në ora 12 :00, me një koktej artistik.
Posted in Kosovë, ekspozita | Leave a Comment »
Artisti i Javes – Driton Hajredini
Posted by kolektiviza on Shkurt 15, 2008
Kush e Vrau Pikturen?
MURI 

Run Family Run

Kush e vrau pikturën?
Gazeta Shqip
Intervista/ Driton Hajredini, një nga përfaqësuesit e artit të ri bashkëkohor rrëfen lidhjen e tij me pikturën dhe mënyrën sesi arti konfortohet me kohën
Përtej një korridori të shtruar me parket janë vendosur disa fasha ku lexohet “Zonë e ndaluar policie”, e cila të ndalon të hysh në derën përbri. Nëse i përmbahemi filozofisë së këtij instalacioni në atë derë ndodhet piktura. Po kush e vrau pikturën? Ky është titulli i kësaj vepre që për Driton Hajredinin, një nga përfaqësuesit më në zë të artit bashkëkohor kosovar sot, është një reflektim i tij mbi atë çfarë ndodh sot në pikturë, jo vetëm në Kosovë, por kudo në botë. “Dhe më pas ndjeva se në ato momente piktura kishte përjetuar një ringjallje”, thotë Dritoni.
E pyetëm artistin për pikturën, ndoshta për t‘i dhënë përgjigje një nga pyetjeve që çdo shikues i zakontë i artit do të bënte nëse do të gjendej përballë formave të reja që ka sot si video apo instalacioni. Thjesht për të ditur se çfarë ka ndodhur me pikturën dhe përse artistët e rinj gjithnjë e më tepër kërkojnë të shprehen nëpërmjet mediumeve të tjera. Dhe ai tregoi se piktura është ajo që e mban thellë brenda vetes, ajo që e lëndon ndonjëherë teksa sheh se nuk po i afrohet dot.
Tashmë Dritoni ndodhet në Berlinalen e Berlinit, si pjesë e axhendës së tij prej një artisti që prek caqet më të larta ku bëhet arti sot. Një javë më parë, një punë e tij u prezantua bashkë me një grup të tjerë artistësh të rinj kosovarë në Novi Sad, ekspozitë e cila nuk mund të shmangte konfliktet politike. Me stilin e tij kritik dhe pak ironik Dritoni pikturoi personazhet e katër kuratorëve të skenës botërore artistike, Harald Szeman, Rene Block, Giacinto Pietroantoni dhe Edi Muka duke parafrazuar personazhin e Presidentit amerikan me gishtin tregues dhe fjalët: “Të dua ty për ushtrinë e artit bashkëkohor”. Punët e tij, me të cilat ka pasur jo pak sukses në arenën e sotme të artit, mbartin këtë rebelim ndaj së përditshmes që herë pas here na lëndon, dhe që arti nuk mund të mos ta godasë. Më poshtë Dritoni rrëfen lidhjen e tij me pikturën, videon, instilacionin dhe nevojën për t‘u shprehur në shumë mediume njëherësh.
Si do ta kujtonit lidhjen tuaj me pikturën?
Mendoj se në zemër jam ende piktor i përbetuar, kjo është një nga fjalitë që them shpesh kur takohem me artistë nga vende të botës, dhe që merren më shumë me video, instalacion apo media të tjera të kohës sonë.
Ka disa gjëra që i mbaj gjithnjë brenda vetes, si p.sh. ndjenja kur shoh një pikturë, apo ndonjë vepër tjetër në një medium ndryshe. Disi të tjerat, ose më bëjnë për vete shpejt, ose më lodhin….Kurse te piktura kjo nuk më ndodh.
Më duhet të rrëfehem edhe për diçka…Videon nuk e kam shumë për zemër edhe pse me instalimin dhe me videot e para kam pasur shumë sukses jashtë vendit. Ajo çfarë më ngushëllon është se instalimi dhe fotoja e parë, të dyja kanë të bëjnë me pikturën. Instalimi: “Kush e vrau pikturën? Shprehja krejt atë çfarë unë ndjeja me atë çfarë ndodhte me pikturën në Kosovë apo në botë. Dhe më pas ndjeva se në ato momente piktura kishte përjetuar një ringjallje.
Fotoja “Ju betohem se jam piktor” u realizua menjëherë pas instalacionit si pasojë e brerjes së ndërgjegjes, sepse po kaloja ngadalë në mediume të tjera .
A keni pasur modele të cilat kërkonit t‘u ngjanit? A janë ende ato një frymëzim në punën tuaj?
Jo. Ekziston vetëm një punë që do të doja të kishte qenë e imja. Ajo është vepra e Santiago Serrës në Bienalen e Venedikut, ku ai nuk i lejoi të hynin në pavijon vizitorët që nuk kishin pasaportë spanjolle.
Si rritet një artist. A mund të më tregoni se ç‘rrugë i është dashur të përshkruajë Dritonit për të mbërritur këtu ku është tani?
Ndodh që artisti mund të rritet herë shumë ngadalë e herë shumë shpejt. Rruga ime ka qenë vërtet një rrugë në kuptimin e plotë të fjalës, çka reflektohet edhe në ciklin tim të pikturave me Kofera. Për sa i përket mbërritjes këtu ku jam sot, kjo i ngjan më së miri një udhëtimi të gjatë në vetvete, për arsye se në botën e artit asnjëherë nuk mund t‘i kesh të gjitha. Është thjesht Dritoni që përpiqet të realizojë atë çfarë ka dashur gjithmonë.
Ju udhëtoni shumë. Ç‘pozicion zënë vendet që shihni në punën tuaj?
Vendet më ndihmojnë të mendoj më shumë për vendin tim.
Le të ndalemi te një nga punët tuaja “Muri”. A mund të
na e shpjegoni filozofinë e saj?
Me “Murin” jam munduar të vendos një monument për të gjitha ato dyndje, zhvendosje, ndalesa, ndarje, nëpër të cilat kemi kaluar.
Përse zgjidhni për t‘u shprehur në forma të tjera larg pikturës. Çfarë mendoni për këtë të fundit, mbi mënyrën sesi shihet nga të rinjtë?
Për arsye se disa ide nuk mund t‘i pikturosh.
Çfarë mendoni për artin bashkëkohor, nga se frymëzohet më shumë ai?
Le të frymëzohet nga kudo, vetëm nuk bën kurrsesi të injorohet fakti që në ditët e sotme në shekullin e 21, i pritet koka njeriut dhe me miliarda njerëz mund ta shohin “live”.
Por për artin që zhvillohet brenda hapësirës shqiptare?
Kurrë nuk ka qenë më i suksesshëm dhe po e përsëris se artistët vizualë janë artikulli ynë më i madh eksportues.
Çfarë është të shprehurit nëpërmjet artit për Dritonin?
Të japësh sa më shumë impulse në shoqëri dhe mundësisht të rrokullisësh disa gurë qofshin këta dhe guralecë.
Si lind një vepër artistike te ju?
Vjen momenti magjik dhe bëhet…mirëpo gjithnjë si prapavijë ka një kohë të konsiderueshme kacafytjeje me atë vepër.
Sa ka ndikuar fakti i të qënurit nga një vend ende i pastabilizuar politikisht si Kosova në punën tuaj?
Ky fakt është nganjëherë shumë pozitiv dhe duhet të shfrytëzohet me mençuri, por duke mos harruar që arti nuk duhet të njohë kufij dhe gjeografi.
Ka më shumë dashuri apo trishtim në një vepër të bërë
nga Dritoni?
Doja të thosha pikëllim, ironinë, humorin, sarkazmën, trishtimin e mbështjellë me dashuri.
Posted in Kosovë, artist | 1 Comment »
Provokimi serb
Posted by kolektiviza on Shkurt 13, 2008
Exhibition “Exception / Contemporary art scene of Prishtine”, that was planed to be exhibited in Kontekst Gallery in Cultural Centre “Stari Grad” in Belgrade from 7th of February until 15th of February, was closed because of police valuation that safety of visitors and organizers was jeopardized. Therefore exhibition will not be opened in planned terms. During the opening of the exhibition organized group stopped opening of the exhibition by violent means and also destroyed artistic work “Face to face” by artist Dren Maliqi.
Exhibition “Exception / Contemporary arts scene of Prishtine” was exhibited in Museum of Contemporary Art Vojvodina in Novi Sad, from 22 nd of January until 5th of February without incidents. Organizers of exhibition are organizations “Kontekst” from Belgrade and Institute for Flexible Cultures and Technologies – Napon from Novi Sad.
We invite Ministry of Culture of Republic of Serbia and Secretariat for Culture of City of Belgrade to react and publicly condemn this violent act and allow exhibition “Exception” to be exhibited in this moment when democracy, tolerance and openness of Belgrade and Serbia are most needed.
Curators:
Vida Knezevic, Kristian Lukic, Ivana Marjanovic and Gordana Nikolic
www.kontekstgalerija.org
www.napon.org
http://www.kontekstgalerija.org/pdf_08/odstupanje.pdf
Ishte provokim!
Ermira Isufaj Korrierri
Incidenti i ndodhur para pak diteve ne Novi Sad te Serbise, ku eshte demtuar nje portret i Adem Jasharit, pune e piktorit kosovar Dren Maliqi, nuk ka qendruar jashte vemendjes se artisteve shqiptare jo vetem te Kosoves, por edhe atyre te Shqiperise. E sigurisht nje gjesti te tille i eshte veshur nje konotacion i theksuar politik, pasi presupozohet se arti nuk mund te perzihet kurrsesi me faktore social-historike te nje vendi. I ketij mendimi eshte edhe drejtuesi i galerise private “Zenit”, Krenar Zejno. “Duke qene se une jam mesuar edhe me jashteqitjet e Deschampit ne ekspoziten e Parisit, nuk kam aspak droje kundrejt cdo punimi qe ekspozohet ne galeri, sigurisht nese kjo perputhet ne menyre ekzigjente me ate qe quhet art. Nje veper arti e cfaredolloj natyre nuk eshte krijuar per te ngjallur provokime, sepse arti nuk eshte parulle apo banderole”, thote ai.
“Ne ekzistojme fale lidhjeve tona nacionaliste e kombetare, e per rrjedhoje nuk mund te kete art pa keto lidhje”, do te shprehej keshtu nje artist i njohur me emrin Shagall, duke lene te kuptohet se gjithmone duhet bere kujdes ne zgjedhjen elementeve qe prezantohen ne cdo lloj evenimenti kulturor, sepse dicka provokative le pas pasoja. E duket se ky portret i quajtur “Face to face” i prezantuar ne Novi Sad, nuk eshte pare pozitivisht nga syte e ultranacionalisteve serbe, qe ndonjehere harrojne se jane pikerisht ata qe kane krijuar keto situata ne Kosove e gjetke, duke mos lene menjane as figuren e luftetarit Adem Jashari. “Kete ngjarje te shemtuar te ndodhur ne Serbi, do ta krahasoja me nje situate qe i ka ndodhur te madhit Pikaso. Nje veper e tij e famshme e quajtur “Guernika”, indinjoi mercenaret gjermane, te cilet tentuan qe ta canin me bajonetat e tyre, pasi e gjeten ne papafingon e piktorit. Ketij te fundit nuk iu puliten syte fare nga frika dhe pergjigjja qe u dha ishte fare e thjeshte: ate pikture nuk e kam bere une, ate e keni bere ju. E te imagjinosh qe nje pergjigje e tille mund te sillte pasoja fatale per Pikason, tek e fundit kjo ishte e verteta qe ai u perplasi ne fytyre. Nje galeri eshte nje tempull arti dhe arti nuk ngaterrohet me politiken. E gjithe kjo situate per mua eshte e thjeshte per t’u etiketuar, nje akt barabar i pashoq”, vijon Zejno. Read the rest of this entry »
Posted in Kosovë | 2 Komentet »
“Zmbrapsje”
Posted by kolektiviza on Janar 31, 2008
Aleancë shqiptaro-serbe në art



Dy fotot e heroit të luftës së Kosovës, Adem Jashari, në një ekspozitë të artit figurativ në Muzeun e Artit Bashkëkohor të Vojvodinës në Novi Sad, kanë provokuar reagime të ashpra nga përfaqësues të skakierave politike, sidomos në Beograd. Kandidati presidencial, ultranacionalisti Tomislav Nikoliç, i ka interpretuar fotot si tregues të dozës terroriste që bartin sipas tij, shqiptarët duke mitizuar figurën e Adem Jasharit. Por, Nikoliç është treguar i paduruar për të dëgjuar shpjegimet e bashkatdhetarëve të tij, të grupit kurator të ekspozitës, që kanë sqaruar thelbin e ekspozimit të figurës së Adem Jasharit paralel me atë të Elvis Preslit. Kuratorët Vida Knezheviq, Kristian Lukiq, Ivana Marjanoviq dhe Gordana Nikoliq, janë shprehur se figurat e Adem Jasharit dhe Elvis Preslit, janë prezantuar në stilin e pikturave “serigrafi” të të famshit Andy Worholit si ironizim i ikonave të pop kulturës bashkëkohore konsumatore. Artistët serbë shprehen se me këtë punë artisti kosovar, Dren Maliqi, tenton të kritikojë përdorimet dhe keqpërdorimet e protagonistit të luftës në Kosovë, ndërkaq që me veprën tjetër të tij “Hope” (Shpresa), tregon se shpresa në hapësirat tona ballkanike haste me shumë vështirësi, por që megjithatë ekziston. “Në këtë rast, por edhe në disa punët tjera të shfaqura në këtë ekspozitë, arti me gjuhën e tij futet në hapësirën e realitetit shoqëror, duke tentuar të shpotisë këto realitete në mënyrë kritike. Çdo manipulim me përmbajtje politik, nga çdo kah që mund të vijë, është thjesht një moskuptim dhe keqkuptim i rolit të artit dhe kulturës në shoqërinë bashkëkohore, si faktor i bashkëpunimit në rajon”. Shprehen kështu kuratorët serbë të ekspozitës së përfolur “Exceptions”(Zmbrapsje), që është hapur këto ditë në Muzeun e Artit bashkëkohor të Novi Sadit. Sipas tyre, kjo ekspozitë dhe nismat e tjera në rajon, tregojnë se mund të tejkalohet trashëgimia e hidhur e së kaluarës përmes gjuhës universale të artit bashkëkohor. Njëkohësisht, kjo tregon se është e mundshme eardhmja e përbashkët e Ballkanit.
Posted in Kosovë, artist, ekspozita | 4 Komentet »
Maratona e Video Artit per Pavarsine e Kosoves
Posted by kolektiviza on Janar 30, 2008
“Pavarësia” në video-art
Galeria Kombëtare e Kosovës ka shpallur “Maratonën e video-artit”, e cila do të organizohet më 10 shkurt në Prishtinë. Kjo maratonë do të zhvillohet me artistë nga Kosova dhe Shqipëria në kuadrin e ngjarjes së pritshme historike: shpallja e
pavarësisë së Kosovës. Nëpërmjet një njoftimi, kjo galeri fton të gjithë artistët shqiptarë të marrin pjesë me veprat e tyre në video-art në këtë aktivitet mbarëkombëtar. Punimet e artistëve nga Shqipëria do të paraqiten deri në datën 5 shkurt 2008, pranë Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë.
Posted in Kosovë | Leave a Comment »
Erzen Shkololli ekspozon në “Pompidou”
Posted by kolektiviza on Janar 19, 2008
Shekulli


Qendra Pompidou në Paris ka ftuar artistin nga Kosova Erzen Shkololli për të paraqitur në qershor 2008 videoartet e tij. Ekspozita është ideuar tashmë nga Christine Macel, kurator i Muzeut Kombëtar të artit modern. Macel dhe Joanna Mytkoëska, po ashtu kuratore e këtij muzeu, pasi vizituan Kosovën në nëntor 2007 e ftojnë Shkololli të ekspozojë për herë të parë që nga 26 qershori në një sallë të madhe kinemaje me rreth 400 vende në Qendrën Pompidou. Veprat që ekspozohen janë “Nusja” vidoeinstalacion i vitit
2001, “Kanagjeçi” 2003, “Hej ti” 2002, “E bardhë” 2005.
Erzen Shkololli (i lindur në Pejë më 1976 jeton dhe punon në Prishtinë) është artist dhe kurator, bashkëthemelues i Institutit të Artit Bashkëkohor EXIT në Pejë. Është një nga emrat kosovarë më në zë në arenën ndërkombëtare të arteve pamore.
Ai punon kryesisht me folklorin dhe ritualet lokale duke u fokusuar në situata dhe social politike. Pasiguria ndërmjet së shkuarës dhe së tashmes që ndihet në veprën e tij e bën atë një shembull tipik të asaj çka do të thotë sot të punosh në Ballkan.
Shkololli është ekspozuar në muze të rëndësishëm të artit bashkëkohor si Stedelijk Museum në Amsterdam apo Tate Modern i Londrës. Është fitues i çmimit “Michetti” më 2001 dhe së fundi ka fituar bursën për të qenë artist rezident në Berlin.
Është hera e parë që një artist shqiptar prezantohet me një ekspozitë personale në një qendër prestigjioze të kulturës si Qendra Kombëtare e artit dhe kulturës “Georges Pompidou” si homazh për ish- presidentin Georges Pompidou i cili donte të krijonte një institucion origjinal për kulturën në zemër të Parisit që të fokusohej në artin bashkëkohor dhe modern dhe përkrah tij të rrinin artet e tjera si teatri, kinemaja, letërsia. Për herë të parë i hapi dyert për publikun më 1977. Është qendër mjaft e vizituar, çdo vit aty hyjnë 6 milionë njerëz. Ka një koleksion me 54.500 vepra të artit modern.

Posted in Kosovë, artist, ekspozita | Leave a Comment »
Logjika e rebelimit në art
Posted by kolektiviza on Dhjetor 26, 2007
Agon Hamza
Ligjeratë e mbajtur në debatin “Rikuperimi i kulturës: Fundi i rebelimit artistik,” organizuar nga Qendra Stacion për Art Bashkëkohor, Prishtinë, 6 dhjetor 2007.
Duke e marrë për bazë se njohuritë e mia për kulturën e artin janë kurrëfare, po e zgjedhi rrugën më të lehtë për të diskutuar mbi kulturën dhe artin: nëpërmjet filozofisë dhe psikoanalizës.
Problemi i kulturës sot është postmodernizmi dhe dekonstrukcionizmi, përkatësisht: 1) studimet kulturore – fusha e studimeve kulturore, larg nga kërcënimi i relacioneve të dominimit të sotëm global, përshtatet jashtëzakonisht mirë përbrenda koordinatave të kapitalizmit . Teoreticientët e studimeve kulturore gjatë çdo studimi (të teksteve ose sistemeve/koncepteve filozofike) përfundojnë në reduktimin e tyre konceptual, në “zbulimin” e paragjykimeve të fshehta patriakale, Eurocentriste, etj. Në anën tjetër, hiq më pak problematik nuk është edhe kognitivizmi: 2) ajo është një përpjekje për ta rehabilituar funksionimin standard të Dijes akademike – profesionale, racionale, empirike, zgjidhjes së problemeve , etj.
Mendoj se definitivisht, mundësia dhe mënyra më e mirë për t’iu qasur kulturës, është nëpërmjet psikoanalizës, dhe atë, nëpërmjet relacionit të trekëndëshit teorik: Freud- Lacan-Žižek.
artikulli vazhdon ketu
Posted in Kosovë, Kritike | Leave a Comment »
Hapesira Konformiste – Cmimi Muslim Mulliqi 2007
Posted by kolektiviza on Dhjetor 10, 2007
10-12-2007 Shekulli
Këto janë dy fjalët e para teorike, të cilat pasuan një tekst që aktivizoi 34 artistë pamorë nga Kosova, Austria, Japonia, Gjermania, Italia, Bullgaria, Belgjika, Suedia, SHBA, Anglia dhe Shqipëria të jenë sëbashku në startin e “ironisë” figurative, në brendësinë e Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore, të titulluar “Muslim Mulliqi Prize 2007″, që do të hapet në Galerinë e Arteve të Kosovës në Prishtinë. Janë përzgjedhur artistët nën një shikim të vëmendshëm të veprave të tyre, duke balancuar kërkesën e kurimit për një art bashkëkohor dhe jo bashkëkohës, për një vepër arti bashkëkohore dhe jo bashkëkohëse me idenë e ekzistencës duale të konformizmit dhe antikonformizmit në art.Sipas kësaj llogjike janë përzgjedhur 32 vepra arti të cilat ekspozohen më datë 14 dhjetor. Në tekstin kuratorial thuhet:
Psikologjia sociale nuk e pranon kurrsesi që një artist, shkencëtar apo filozof, të jetë konformist. Gjithësesi në një mënyrë apo në një tjetër artisti, shkencëtari apo filozofi kanë një varësi të padukshme për të tjerët. Arti konformist apo zyrtar si dhe arti antikonformist apo arti i desidencës apo arti underground, ka qenë prezent gjatë zhvillimit të historisë, por kjo çështje u ekspozua qartë në vitet ‘50-’80 në Bashkimin Sovjetik, vendi ku arti konformist mbizotëronte shoqërinë komuniste. Nga kjo situatë asnjë vend nuk ka patur shmangie, madje konformizmi është i pranishëm. Në vende demokratike ai zë një vend të caktuar siç kritiku amerikan Michael Kimmen, 2007, deklaron: “Në shekullin XXI, arti zyrtar në një demokraci, kërkon ide konsensuale, një emërues të përbashkët estetik”. Ndërsa, mund të themi se në historinë e artit çdo drejtim i ri artistik është shfaqje e antikonformizmit ashtu siç Thomas Eakins, 1886, do ta cilësonte, “Një kundërprodhim dhe barazi kundërshtuese për reputacionin akademik. Artisti antikonformist apo jozyrtar ishte kokëfortë, opinionist dhe arrogant dhe vepra e tij ishte një trend kundrejt standarteve”.
Në mënyrë të larmishme dhe koherente artistët e përzgjedhur në “Muslim Mulliqi Prize 2007″ treguan se konfirmuan antikonformizmin figurativ me konceptin. Dhe mendoj se shprehitë e tyre audio-vizuale-figurative ia kanë arritur qëllimit për të sjellë qartësisht idetë e tyre të cilat pritet të ekspozohen si një ideo-vizion i përgjithshëm kuratorial. Jo pa arsye teksti kuratorial mbyllet me disa rrethana të mundshme që artisti bashkëkohës shqiptar i Kosovës dhe ai i Shqipërisë duhet të provojë. Në veprimtarinë “Muslim Mulliqi 2007″ artisti bën përpjekje të ndjehet antikonformist. Provon të njohë artin bashkëkohor. Bën përpjekje të ndjehet artist bashkëkohor. Provon të mendojë si artist bashkëkohor. Bën përpjekje të krijojë art bashkëkohor. Provon të komunikojë art bashkëkohor.
Ky tekst u ndërtua duke vështruar edhe më në brendësi të situatave ku jetojmë. Artisti shqiptar i Kosovës nuk është aspak indiferent rreth asaj që ndodh dhe besoj se jemi të gjithë të vetëdijshëm të pranojmë se mjedisi artistik shqiptar i Kosovës në kapërcyellin e këtij shekulli të ri i duhet të pranojë në mjedisin e vet grupin më bashkëkohor të artistëve me vizion të ri. Kjo është një kërkesë edhe për mjedisin artistik në Shqipëri. Në ditët që jetojmë, përplasen dhe bashkëjetojnë në këtë mjedis disa sisteme. Në këtë bashkëjetesë shfaqen plotësisht sistemi ideologjik i socializmit lindor në mentalitetin politik mbi artin, sistemi i trajtave moderno-abstrakte në artin akademik, sistemi i importimit të një skulpture të realizmit socialist mbi heroin në sheshe dhe parqe historike të Kosovës dhe të Shqipërisë dhe sistemi opinionist, kundërshtues, aktiv, vëzhgues, informues dhe atraktiv i artistëve bashkëkohorë mbi gjithçka që ndodh. Kjo ide trajtohet edhe në tekstin kuratorial.
Gjatë shek XX, natyrshëm apo për arsye objektive arti në Kosovë lindi dhe zhvilloi profesionalizmin dhe filozofinë e vet nëpërmjet një procesi krahasues me artin modern. Në bashkëjetesën e para viteve ‘90 artistët e saj u njohën me eruditin e avantgardës dhe mendimit modern botëror duke injoruar femonenin e konformizmit në artin e komanduar politik. Është mëse e çuditshme, në hyrje të shek. XXI, në bashkëjetesën shqiptare këtej dhe andej kufirit, dinamika e imitimit reciprok ndërmjet komuniteteve njerëzore, krijimi i një shtrese të lartë me formim të prapambetur, imponimi me forcë i saj ndaj politikës mazhoritare dhe nënshtrimi i kësaj të fundit, po shpall në mënyrë të drejtëpërdrejtë rrezikun e një jete konformiste që do të godasë potencialisht shoqërinë, do të tiranizojë individin dhe do të shmangë e deformojë zhvillimin real të mjediseve të vërteta të artit.
E gjitha kjo është një ide që rrezikon, por aspak nuk ka shanse të triumfojë, pasi replikat figurative të artistëve bashkëkohorë me artistët bashkëkohës do të t’i japin shkas zhvillimi të ardhmes së artit bashkëkohor. Në bashkëbisedim me artistë modern të Kosovës dhe të Shqipërisë kam dalluar se ata ende nuk arrijnë të përqafojnë artin bashkëkohor me një vizion të ri figurativ. Shprehja e tyre (në Kosovë) se vepra e këtij arti “gjuhet jashtë”, pra me fjalë të tjera vepra e tyre pas ekspozimit hidhet në plehra është një nga shprehjet më mjerane, më të gabuara dhe më regresive të mjedisit artistik ku ne jetojmë. Asnjë vepër e arrirrë, që cilësohet e mirë në zhvillimet dhe ekspozimet e këtij arti nuk “gjuhet”. Dokumentimi i tyre është efikasiteti i kudondodhur i vet ekzistencës, zgjuarsisë dhe “bukurisë” konceptuale, që arrin të lëvizë jo thjesht një publik elitar, por një publik që provon të ndryshojë mentalitetin e vjetëruar, jetën e përditshme dhe veten në dialog me të tjerët.Në këtë pikëvështrim në tekstin kuratorial gjen këtë ide:
Në fillim të mileniumit të tretë, në një proces trazicioni dhe transformimi, po shfaqen hapësira të tjera të konformizmit. Fryma e saj në disa mjedise artistike është bërë qendër e “lulëzimit” të një konservatorizmi modern, i cili përkohësisht i ka nënshtruar politikat kulturore mazhoritare. Ai përpiqet të bllokojë financimin, zhvillimin dhe shfaqjen gjithëpërfshirëse të drejtimeve artistike të artit bashkëkohor (mungesa e muzeve dhe institucioneve të artit bashkëkohor). Këtej dhe andej kufirit, kjo po tenton, në veçanti të dëmtojë dhe të vështirësojë (aspak ta ndalojë) komunikimin e hapur, të drejtë dhe të njëkohshëm të artit të ri bashkëkohor shqiptar me atë të huaj. Dhe të mjegullojë njohjen e publikut shqiptar me drejtimet dhe format e reja të artit bashkëkohor. Ndërsa produkti artistik i një grupi të caktuar njërëzish (artisti i nënshtrohet porositësve), po i jep shkas rishfaqjes së hapësirave banale konformiste. Ato po tentojnë të dëmtojnë ecurinë e shfaqjes së rregullt të drejtimeve artistike si vazhdimësi e llogjikshme e koncepteve dhe formave të reja në art. Ato nëpërmjet importimit të një arti të keq po ekspozojnë deformimin më ekstrem të realizmit socialist (monumentet më të fundit të heronjve si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë).
Në këtë mjedis, arti i lidhur me gjendjen aktuale të zhvillimit të arteve në Shqipëri dhe në Kosovë, kontribues në disa qendra të rëndësishme të artit të vendeve të zhvilluara europiane dhe botërore (Bienale e Venecias, Bienale e Tiranës, veprimtaritë ndërkombëtare Onufri, Mulliqi, Marubi, Gjon Mili) ka arritur të performojë situata substanciale njerëzore, të njohë dhe të zbulojë fenomene, t’i intelektualizojnë dhe t’i perifrazojë në figura tërheqëse dhe plot informacion. Pavarësia konceptuale, gjuha e re dhe elementët e rinj shprehës e cilësojnë art antikonformist, kundërshtues, reagues, ndërhyrës, prezent në ngjarjet që na rrethojnë, tërheqës dhe aktivizues të vëmendjes sonë. Cilësohet art bashkëkohor në vorbullën e nxehtë të bashkëkohësisë dhe të ekzistencës së të gjitha prodhimeve artistike.
Mund të thuhet se është e vërtetë që na mungojnë ngado muzetë dhe galeritë që kanë në sistemin e tyre një staf organizues dhe dokumentues për mbrojtjen dhe ekspozimin serioz të veprës së artit bashkëkohor, por aspak nuk mungojnë artistët e tij.
Kuratore e “Muslim Mulliqi Prize 2007″
Posted in Kosovë, bashkëkohësia, ekspozita | 1 Comment »
Ankthi i të qënurit vonë
Posted by kolektiviza on Dhjetor 7, 2007
Shekulli 12-7-07
Ekspozita
I ndodhur në një kontekst të paqartë, ka frikë të jetë vonë. Një gjendje e ankthshme, që rrjedh nga historia. Artisti kosovar Jakup Ferri është një nga artistët që hapin sot në Londër, ekspozitën “Kthimi i artit të vdekur”. Një paraqitje në video e vizatime, ku shpreh ndjesinë e tij në mënyrën ironike. “Ndoshta jam vonë sepse gjithçka është thënë dhe bërë”. Një pyetje dekurajuese që bëhet zakonisht në vendet që ndihen vonë. Kjo e ka frymëzuar Ferrin që të ironizojë “Jemi vonë e çfarë pastaj? Fransis Bacon e ka thënë dikur këtë i ulur mbi shpatullat e një gjiganti, xhuxhët mund të shohin shumë më tepër”. Në videon e quajtur “Tri virgjëreshat” filimisht paraqitet Yoko Ono dhe John Lennon tek thërrasin njëri-tjetrin në emër e më tej thërrasin emrin “Jakup! Jakup!”. Është një ringjallje e thënies së vjetër “Nomen est omen” (Emri është një shenjë), apo përpjekje për të gjetur vendin ku të vonuarit qëndrojnë mes yjeve?. Në videon “Mos i thuaj askujt”, Ferri paraqitet tek numëron kokrrat në një kile oriz. Një mënyrë mesjetare e përdorur gjatë argumentimit të temave të “nxehta”, siç ishte numri i ëngjëjve. Por nëse atëherë kishte një qëllim, në kohët moderne nuk ka ndonjë syresh. Në punën e titulluar “Made in Kosovo”, Ferri edhe një herë shpreh ndjesinë e tmerrshme të të qeniet shumë vonë. Në Evropën Lindore artistët nuk janë të mbështetur nga shteti, por as nga tregu. Ata vetëm mund të ëndërrojnë ndonjë sukses si ai i Jeff Koon. Sipas “esternalleance-neës”, bashkë me Ferrin në ekspozitën “Kthim i artit të vdekur” marrin pjesë edhe artistët Rafani nga republika Çeke, gjermanët Todosch Schlopsnies dhe Oliver Pietsch, meksikani Gabriel Acevedo Velarde dhe anglezi Jim Hollands.
……………….
per me shume ndiqni kete lidhje.


Posted in Kosovë, artist, ekspozita | 3 Komentet »
Arti dhe Vetvendosja
Posted by kolektiviza on Shtator 25, 2007
Arti dhe vetëvendosja
Gazeta Shqip 9-25-07
Shumë herë kur dikush dëshiron që të shprehë veten në një formë ndryshe, ai atëherë medoemos e gjen atë formë. Shprehje e një problemi mund të jetë që nga forma e shprehja përmes një pankarte të thjeshtë me dy shkronja në mes të qytetit apo prezantimit para një mase të gjerë brenda një emisioni, i cili shkon drejtpërdrejt në TV, ku prek një masë më të gjerë. Në Qendrën e Artit Bashkëkohor në Prishtinë, tashmë ka filluar debati i parë i modulit “Politika dhe Arti Bashkëkohor”, ku kësaj here u prek tema “Vetëvendosja si rezistencë”. Kjo lëvizje mund të definohet si lëvizja e shoqërisë që po e shfrytëzon shprehjen artistike për qëllime politike. Qëllimi i debatit është gjetja e përgjigjeve për pyetjet: si shfrytëzohet arti si mjet politik? Cilat janë dallimet mes aktivizimit dhe praktikës artistike aktive? A është “Vetëvendosja” mjet i vetëm ku artistët dhe politikanët veprojnë si artistë?, e shumë pyetje tjera që u hapën e që ndoshta gjetën e nuk gjetën përgjigje. Debati u hap me artisten finlandeze, Tina Kvina, e cila vepron në dy shtete Shqipëri dhe Suedi. Tina më shumë u koncentrua në artin e vetë artistëve me karakter të një aktivizimi dhe via versa dhe si institucionet influencojnë artin dhe si arti mund të përdoret si mjet politik. Ajo përmes disa fotografive shpjegoi disa forma artistike që karakterizohen me aktivizëm për një çështje të caktuar me të cilën nuk pajtohen artistët. Në anën tjetër, sociologu Besnik Pula shtoi tezën e tensionit mes artit dhe politikës. “Mendoj se ky është një problem kyç për zbërthimin e një arti, të një arti politik sidomos në një kontest si ky në Kosovë”, tha Pula. Ai shtoi se insiston në njëanshmërinë e problemit dhe nuk mendon se politika duhet të bëhet artistike. “Nëse me artin nënkuptojmë atë kategori veprimi që, sipas Emanuel Cant, takohen në sferën e sensibiliteteve estetike të njeriut, në fakt, në historinë moderne e kemi shembull eklatant ku politika e përvetësoi estetizmin dhe ky ishte rasti i fashizmit”, tha Pula. Ai tha se insiston në një art që intervenon në politikë e jo në një politikë që manipulon me artin apo që e konsideron veten praktikë artistike apo estetike. “Prandaj kur flasim për lëvizjen “Vetëvendosje” hapi radikal që sipas meje nxitet nga kjo lëvizje është pikërisht ky përvetësim i artit për rezistencë kundër pushtetit”, tha Pula. Po ashtu, në debat mori pjesë edhe Shkumbim Brestovci nga studio “Rrota”, i cili foli duke u qasur nga ana e marketingut të lëvizjes “Vetëvendosje”. “Kur ec rrugëve të Prishtinës apo të Kosovës është e pamundshme që të mos të bien në sy vepra të ndryshme artistike, në këtë rast politike, që janë të shëmtuara apo që ta vrasin syrin”, tha Brestovci, duke menduar këtu në përmendoret socio-realiste. Brestovci në këtë rast, pa marrë parasysh prej mesazhit fisnik që kanë këto vepra, tha se mund të konstatohet se ato nuk rrinë mirë. “Në këtë rast instalacionet e “Vetëvendosjes” gjithmonë e kanë pasur një gjë të këndshme për sy, ashtu unë i kam parë”, tha Brestovci. Sipas tij, të gjitha këto gjëra kanë elemente të një marketingu që nga koha e instalimit e deri te mesazhet që kanë përcjellë. Në anën tjetër, Glauk Konjufca filloi debatin me një titull si “Tashmë tepër kërcënues për të qenë artistik”. Konjufca, në një mënyrë apo tjetër, tregoi se lëvizja “Vetëvendosje” ka përdorur instalacionet artistike si një formë e shprehjes që ka përdorur kjo lëvizje. Ndërsa ai disa herë gjatë fjalimit të tij citoi filozofin e njohur slloven, Slavoj Zizek, duke e bartur atë në kontestin e Kosovës. “Lëvizja ‘Vetëvendosje‘ është i vetmi organizim socio-politik, i cili seriozisht dhe fondamentalisht sfidon kornizat politike të regjimit neo-kolonial të UNMIK-ut. UNMIK i jep popullit të Kosovës vetëm atë që Zizek e quan liri formale, kurse lëvizja ‘Vetëvendosje‘ kërkon liri aktuale për popullin e Kosovës”, tha Konjufca. Sipas tij, lëvizja ‘vetëvendosje‘, në fillimet e saj ka pasur percepsionin e një sensacioni. Ai tha se lëvizja “Vetëvendosje” nuk ka qenë asgjë më shumë se “interesant” dhe një grup i vogël i cili jep mesazhe socio-politike. “Në këtë nivel nuk mund të jesh asgjë më shumë sesa një zë simpatik opozitar i pushtetit të padrejtë politik”, tha Konjufca. Sipas tij, prej qytetarëve
të Kosovës, shumë kohë të gjatë lëvizja “Vetëvendosje” gabimisht është parë si skenë artistike. “Por problemi i vërtetë fillon kur një organizim i caktuar fillon të bëhet më shumë sesa zë dhe ky ka qenë prej fillimit qëllimi i ‘Vetëvendosjes‘”, tha Konjufca.
Posted in Aktivitete, Kosovë, bashkëkohësia | 2 Komentet »
“njeh ndonje piktor nga Kosova?”
Posted by kolektiviza on Korrik 19, 2007
Nje mikja ime, artiste e re ne Shqiperi, me nis nje email ku me pyet nese njoh dhe i kam informacionet e kontaktit ndonje piktori te ri nga Kosova. Pyetje qe me beri zgjimin e mengjesit. Duke njohur aktivitetin dhe punen e saj, menjehere fillova te mendoj se per c’fare i duhej? Pasi nuk zgjatej shume ne email, mua me mbetej vetem te supozoja sec mund te kishte ndermend artistja. Me beri shume pershtypje qe kerkonte pikerisht nje piktor. Ka dashur te thot artist, patjeter!
Jane te rralle dhe ne mos ne zhdukje artistet qe jane (vetem) piktore. Porfoliot e artisteve te rinje ne Shqiperi e Kosove jane te diversifikuara. Si ne nje porfolio biznesi, artistet investojne ne shume llojshmerine e mediumeve dhe trajtave te ndryshme te artit bashkohor. Kjo i ben me pak te ndjeshem dhe i mbron nga luhatjet e tregut. Gjithashtu per shume prej artisteve te rinj: piktura dhe skulptura jane te pamjaftueshme, ne mos te papershtatshme per aktivitetin e tyre artistik.
Nderkohe, mua zorr se po me vinte ndermend ndonje artist- piktor. I vetmi artist i cili me eshte prezantuar si piktor ka qene Driton Hajredini. I nisa mikes time infon e kontaktit te Dritonit, dhe i them: Dritoni piktor eshte – por ne te shumten prezantohet me videoart. Pergjigjia e saj ishte: “piktori duhet te jete se s’ben i gjinise femerore”. Per kete kerkese nuk kisha pergjigje. Ne Kosove mund te ket mjaft piktore te zonja, por ne kerkimet e mia un nuk kam hasur ndonje qe te me jete ngulitur ne kujtese. Patjeter, me behet qejfi qe mikja ime u beson njohurive e mia dhe i merr ne konsiderate, por ne te njejten kohe me vjen keq sa pak informacion eshte i gatshem per kedo qe e do dhe e kerkon. Artistet shqiptare njohin shume pak punen dhe aktivitetin e njeri tjetrit. Aktiviteti i shume prej artisteve shqiptar/kosovar ndodh jashte, dhe shume prej veprave te tyre nuk arrijne kurre te ekspozohen ne Shqiperi apo Kosove. Nderkohe qe prezantohen me njeri tjetrin ne ekspozita nderkombtare, apo qe reprezantohen nga njeri tjetri. Nese filan fisteku perzgjidhet qofte nga autoritetet vendase, apo nga kuratore/specialiste te huaj per te perfaqsuar Shqiperine ne nje ekspozite; supozohet qe pervec prezantimit te punes tij – ai perfaqson vendin dhe artistet e vendit tij. Por shpesh here ndodh qe artisti dhe puna e tyre nuk njihet nga ata per te cilet ky behet pike referimi, shembull dhe reprezantues. Shume prej artisteve te rinj qe sapo po dalin nga bankat e Akademise, dine fare pak – ne mos aspak – mbi artistet bashkohore qe kane shtruar rruget mbi ku kto ecin. Treshja Anri Sala, Adrian Paci, dhe Sisley Xhafa ka vite qe prezanton Shqiperine/Kosoven ne arenen e artit nderkombetar, por mbeten te pa njohur dhe pa studiuar nga studentet qe neser do perballen me to ne treg. Tashme keto te tre dhe shume te tjere kane kohe qe operojne pothuajse teresishte jashte Shqiperise, dhe fale punes dhe ekspozimit tyre si artiste shqiptar – kane arritur qe ti shkeputen barres se prezantimit si te tille. Por kjo peshe e rende u ka kaluar mbi supe studenteve dhe artisteve te rinje qe u duhet te cajne hijet – gati mitike – te artisteve pararendes. Nese per nje gjenerate barra ishte qe te ishin Shqiptare (post-komuniste), per brezine fundit e artisteve qe sapo formohet barra eshte qe duhet tu ngjajne ose qe paragjykohen ne baze te ketyre te pareve. Kjo mungese njohurie dhe dokumentimi te historise se shkurter te artit bashkekohor ne Shqiperi e Kosove ka krijuar nje vorbull marramendese: si per ato qe operojne brenda saj, si dhe per ato qe e vezhgojne nga jashte.
Posted in Kosovë, Kritike, bashkëkohësia | 16 Komentet »



