kolektiviza

koleksion arti

Archive for the ‘Kritike’ Category

Arti totalitar dhe mentaliteti totalitar bashkëkohës

Posted by kolektiviza on Prill 20, 2008

Suzana Varvarica-Kuka

Milosao

Për median: Nëse “Milosao” është një prej mediave të shkruara në Tiranë, që del një herë në javë dhe që ka marrë përsipër, si çdo media tjeter në Shqipëri, të informojë publikun mbi ndodhitë në fushën e arteve dhe të letërsisë, si dhe të informojë publikun, edhe pak më gjërë, rreth situatës që gjenerojnë faktet e kohëve të ndryshme mbi zhvillimin e arteve dhe të letërsisë, kjo do të thotë se jeta jonë e përditshme artistiko-kulturore vazhdon të rrjedhë e të dokumentohet. Nëse për publikun që lexon e gjithë media, në thënien figurative, është një ushqim i përdishëm mendimesh dhe figurash, nëse për ideatorët e saj ajo është punë e për gazetarin e saj është veprimtari intelektuale do të thotë se vet media është një nga veprimtaritë aktive të domosdoshme të njeriut për të shprehur të gjitha cilësitë e veta në qerthullin e shoqërisë. Në faqet dhe ekranet e mediave tregohet bashkëpunimi i ngushtë i saj me specialistët e fushave të ndryshme dhe në rastin e këtij shkrimi me studiues, historianë dhe kritikë arti dhe në rastin më të veçantë me mendimin e specialistit rreth artit totalitar. A mund të pyes se të referosh sot në media mbi të vërtetat e ideologjisë që stisi dhe jetësoi artin totalitar, gjë të cilën as nuk mund ta bënin, por as nuk mund ta mendonin studiuesit e kohës është një e drejtë legjitime për ta bërë studiuesit bashkëkohës apo e kundërta? Në se po. A është kjo një ndërmarje e rëndësishme kërkuese dhe studiuese? Në se po. A është kjo një vlerë njohëse rreth faktit të ndodhur, një informacion i duhur i mendimit të sotëm rreth pikpamjeve dhe qendrimeve krahësuese dhe rivlerësuese rreth artit totalitar? A është ky një qendrim keqtrajtues i studjuesit ndaj artistëve që krijuan nënpresionin e drejtëpërdrejtë apo të tërthortë të ideologjisë komuniste mbi artin?
Për studiuesin,
historianin dhe
kritikun e artit:

Sa shpesh i bëjnë gazetarët pyetjet se nëse ka kritikë arti në Shqipëri dhe pse nuk ka kritikë arti në Shqipëri? Kur më janë drejtuar drejtpërsëdrejti jam shprehur disi e rezervuar ose më qartë kam dhënë një përgjigjetë tillë: “Mendoj se mungon një sistem edukimi i kësaj fushe në Shqipëri ose sapo kemi dalë nga një sistem i egër njëpartik, i cili ka ndikuar në frenimin e zhvillimit të kritikës së hapur e të shkruar në media”. Sot nuk mund të mohoj asgjë nga ç`kam thënë, por do të theksoj fort se arti totalitar ka lënë prapa mentalitetin totalitar bashkëkohës si një rudiment, që do të duhet kohë t`i atrofizohet veprimi. Nuk mundem në këtë shkrim të jap arsyet pse ndodh kjo pasi qëllimi ka si topic krejt një temë tjetër, që lidhet me pasionin, detyrën dhe të drejtat e specialistit, në rastin e studiuesit, historianit, kritikut serioz dhe ka lidhje me përgjegjësinë morale e tij mbi edukimin dhe informimin e shoqërisë ku bënë pjesë. Më lejoni të shprehem se të gjithë studiuesit, historianët, kritikët janë seriozë kur fillojnë të shpalosin të vërtetat e gjetura nga një kërkim dhe vëzhgim kurajoz dhe shkencor mbi faktet historike, kur fillojnë të arsyetojnë hap pas hapi mbi ekserimentet krahësuese, kur arrijnë të konkludojnë dhe të koncentrojnë idetë e tyre dhe së fundmi kur arrijnë të përdorin një gjuhë të mbarsur me respekt mbi substancën e studiuar, që në formalitetin e saj përbëhet prej masës së arritjeve pozitive, prej masës së mangësive dhe prej masës së kahut të arritjeve negative. Ky arsyetim i hapur lidhet plotësisht me disa shkrime të botuara rreth artit totalitar të diktaturës, në Gazetën e respektuar “Milosao”, e cila i ka vënë në dispozicion faqet e saj specialistëve të ndryshëm të arteve, për të shprehur mendimin e tyre të lirë, të besueshëm, studimor, kërkues dhe informues për publikun. Dhe të gjithë këtë veprimtari intelektuale askush nuk mund ta keqinterpretojë, askush nuk ka të drejtë ta keq përdorë, askush nuk ka të drejtë të hedhë hamendje, kur nuk arrin të kuptojë pse dhe kush e lindi artin totalitar, cili ishte qëllimi i artit totalitar, cilët janë përfaqësuesit klasik të këtij arti, cilat janë veprat tipike të këtij arti? Dhe së fundmi mendoj së zërin dhe mendjen e studiuesit nuk mund ta burgosin sot në Shqipëri, kur të gjithë së bashku kemi bërtitur, ulëritur, brohoritur dhe mirëpritur sistemin demokratik. Mendoj se këtë nuk mund ta bëj askush edhe pse mendoj se mund ta frenojnë për pak kohë, por studiuesit shqiptar dhe të huaj të çdo kohe në vazhdim, do të analizojnë se ç`është arti totalitar i diktaturës komuniste dhe vendin që ka zënë në historinë e artit të shekullit XX. Gjithmonë mendoj se nuk kemi pse trembemi dhe trishtohemi për këtë art që sundoi në Shqipëri prej 40 vite me radhë. Nuk kemi pse themi dhe nxisim me hamendje dashakeqe se studiuesit po i fyejnë artistët shqiptar që realizuan disa vepra për qëllim të lulëzimit të metodës së realizmit socialist. Artistë të nderuar të kombit si: Guri Madhi, Zef Shoshi, Ksenofon Dilo, Vilson Kilica, Danish Jukniu, Sali Shijaku, Hysen Devolli, Jakup Keraj, Hasan Nallbani, Fatmir Haxhiu, Nestor Jonuzi, Skënder Kamberi, Vilson Halimi, Agim Zajmi, Sotir Capo, Nexhmedin Zajmi, Foto Stamo, Kel Kodheli, Qamil Grezda, Bujar Asllani e disa të tjerë nuk janë cënuar dhe nuk është në arsyen e studiuesit të cënojë dhe fyej dinjitetin e tyre artistik. Është më se e natyrshme që në krijimtarinë e tyre bëjnë pjesë vepra arti që i përkasin temave të kërkuara nga ideologjia e partisë në pushtetin komunist. Pasi mendoni pak kush do ta realizonte figurën artistike që kërkonte kjo parti, përveçse artistëve dhe detyra e studiuesit është të vërë në pah këtë ideologji të ushtruar mbi lirinë e artistit në diktaturën shqiptare. Në këtë arye pozitive duhen lexuar të gjitha shkrimet që do të vijojnë në ciklin “Arti i Diktaturës” në faqen e fundit të gazetës “Milosao” dhe aspak në mendimin dashakeqës se studiuesi po fyen artistin.

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, Kritike, artist, bashkëkohësia, historia e artit shqiptar | 4 Komentet »

Pse humbin artistët në Tiranë – Leter Ministrit, Fani Zguro

Posted by kolektiviza on Prill 11, 2008

Pse humbin artistët në Tiranë

FANI ZGURO
Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

Z. YLLI PANGO

I nderuar zoti Ministër!

Duke shprehur keqardhjen time, ku dhe për në raste të tilla banale duhet t’ju drejtohem personalisht juve, në mënyrë që skandalet, të cilat Galeria Kombëtare e Arteve i prodhon prej muajsh, të marrin zgjidhje. Unë quhem Fani Zguro, fitues i çmimit të parë në konkursin ndërkombëtar të arteve pamore “Onufri 2007”, kuruar nga Ervin Hatibi dhe Rubens Shima, organizuar nga Galeria Kombëtare e Arteve. Padyshim që pas gjithë peripecive që kanë ndodhur jo vetëm pas dhënies së çmimit, por edhe gjatë kurimit të aktivitetit nuk do doja kurrsesi që një tjetër artist të vihej në pozicionin tim. Read the rest of this entry »

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, Kritike, Ministria e Kultures Rinise dhe Sportit, artist, institucionet, onufri | 5 Komentet »

Zampa Di Leone – Skena e Artit Bashkekohor Kosove-Serbi ne episodin “Kthimi i Jedi-ve”

Posted by kolektiviza on Prill 10, 2008

Zampa Di Leone eshte nje grup i pa identifikuar artistesh/kritikesh nga Serbia e Mali Zi qe me ane te karikaturave tallin dhe lozin me disa prej emrave me te shquar te artisteve, kuratoreve e organizuesve te Ballkanit dhe ne te njejten kohe synon te ofroj ne kritike te perfaqsimit te artit te rajonit ne kontekstin e artit Perendimor. Vizatimet e tyre grafike dhe gjuha kerkon te jete nje fare aktivizmi subversiv, por sec ka nje fare ambiguiteti mbi qendrimin e tyre kundrejt aktivizmit. Karikatura e fundit e tyre trajton polemiken e fundit ne skenen e artit Ballkanik rreth ekspozites”Exception/Zmbrapsje” e artisteve Kosovar ne Serbi.

Per te pare me shume prej punes tyre ndiqni lidhjet e meposhtme: SEECULTGalleryInterviste, nje nga shume faqet e tyre.

Posted in Kosovë, Kritike, bashkëkohësia, jashte Shqiperise | Leave a Comment »

Zhdukja e kryeveprave të artit shqiptar

Posted by kolektiviza on Prill 6, 2008

Zhdukja e kryeveprave të artit shqiptar

BuzaShkruan : Ben Andoni

Zilja e telefonit në Galerinë Kombëtare (GKA) nuk pushonte. Kur më në fund eprori i GKA-së e mori receptorin gjërat ishin të prera. Duhen kaq piktura. Dhe, sa më shpejt të ishte e mundur. Përzgjedhja të ishte e mirë. Ishte pragvizita e Presidentit amerikan G.W.Bush dhe gjërat nuk diskutoheshin. Kuptohet se pakkush e ka dëgjuar drejtorin e GKA-së para këtij urdhri, që ai vetë më vonë do e shprehte si marrëveshje mirëkuptimi. Madje, ai kishte bërë punën e përshtatjes së tyre në interior, me fjalët e tij. ”Të paktën do të jenë në kushte optimale dhe falë kushteve të aklimatizimit, ato do të jenë mirë”, u tha atëherë gazetarëve.

Kjo nuk ishte hera e parë. Për hir të së vërtetës, veprat e GKA-së kanë dalë shpesh nga institucioni për t’i stolisur paretet e varfra të dikastereve shqiptare. Ndërsa vetë ministrat, që kanë bërë tenderë gjithfarëlloj, e kanë pasur të vështirë të pasurojnë fondet e zyrave të tyre. Kur ka ardhur dekiku… një telefon tek vartësit e shumëbindur të GKA… dhe gjërat kanë marrë fund me shkopin magjik. Read the rest of this entry »

Posted in Arti Publik, Galeria Kombëtare e Arteve, Kritike, Ministria e Kultures Rinise dhe Sportit, bashkëkohësia, institucionet | 3 Komentet »

BATERITË E FUNDIT TË GALERISË KOMBËTARE

Posted by kolektiviza on Prill 4, 2008

Ju ftoj te ndiqni nje replike te Tonit tek blogu i tij “Arti ne Koherat e Koleres” ndaj shkrimit me poshte te Fani Zguros. Problemet e GKA’se jane pertej shqetesimeve qe paraqesin te dy diskutuesit dhe pertej nje apo disa drejtuesve te caktuar te institutit. Ne teresi instituti eshte ne krize identiteti: ai eshte pa nje mision te qarte institucional (i vetmi muze kombtar s’mund te jete dhe galeri ku shfaqet derri e dosa e as laborator sic e do Fani) dhe nuk ka arritur ta pozicionoj veten ne nje qendrim dinjitoz qe i takon si muze. Sot ne Gazeten Standart lexoj nje artikull/interviste me drejtorin e GKA-se Genc Mulliqi ku shihet qartshem sa pa perspektive e largpamje punohet aty, aq me teper ne sektorin e ikonave.

Per t’iu kthyer me vone …

BATERITË E FUNDIT TË GALERISË KOMBËTARE

Për fatin ‘melankolik’ të artit shqiptar, Galeria Kombëtare e Arteve të Tiranës është i vetmi institucion jo vetëm shtetëror, por edhe dinjitoz, që prezanton rregullisht prej dekadash artin figurativ dhe të traditës dikur, dhe atë të ashtuquajturin në fillimin e viteve ‘90 artin bashkohor. Fillimi i këtyre viteve solli padyshim një entuziazëm dhe dëshirë për të reaguar dhe aplikuar atë cka për 40 vjet u ndrydh me mënyrën më artizane, primitive dhe ambulante që mund të projektonte njeriu. Por meqë edhe arti sikurse cdo aspekt tjetër shoqëror është drejtpërsëdrejti i lidhur me situatat historike dhe politike (ndonëse me shumë vonesë) në vitet ‘90 dhe më tej në Tiranë piktorë, skulptorë, artistët e rinj dhe studentët e akademisë së arteve reaguan nëpërmjet një arti, i cili mbi të gjitha fliste për konceptin e lirisë, clirimin e tabuve dhe gjithcka që nuk funksionoi me kohën e shkuar.

Galeria Kombëtare e Arteve ishte pikërisht laboratori i këtij kërkimi dhe për më shumë se dhjetë vjet në hapësirat e saj u realizuan konkurset ndërkombëtare të arteve pamore dhe fotografisë Onufri dhe Marubi, Bienalja e Tiranës dhe një sërë ekspozitash kolektive dhe personale, ku spikatin artistët ndërkombëtarë si Phil Collins dhe Olafur Eliasson. Në këto edicione të gjithë ne jemi dëshmimtarë të prurjeve brilante si Onufri 1998, ku artistët pjesëmarrës ishin kolosë të padiskutueshëm të artit bashkohor. Andre Seranno, Pipilotti Rist, Vanessa Beecroft, Maurizio Cattelan etj, sollën përpara publikut shqiptar një vizion të ri për të kuptuart qëllimin e artit sot. Aktivitet e zhvilluara në këto vite janë padyshim ato që monitorojnë suksesin e Galerisë Kombëtare, energjinë më të bukur në vite dhe një shembull, i cili tashmë duket se ka humbur përfundimisht, duke i lënë vendin zbrastëisë dhe hicit.

Por cfarë na ofron Galeria Kombëtare e Arteve sot. Për të kuptuar këtë mjafton ti hedhim një sy programit e dy viteve të fundit të saj. Jo për mungëse memorjeje, por në të nuk do të gjejmë asgjë me vlerë dhe dinjitoze. Gjithcka ka ofruar ky institucion është material banal, trash dhe shija më e keqe që mund ti jetë prezantuar deri më sot publikut shqiptar. Read the rest of this entry »

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, Kritike, bashkëkohësia, institucionet | 2 Komentet »

Soros Realizm

Posted by kolektiviza on Mars 21, 2008

 

Me vjen keq qe nuk kam mundesi perkthimi te artikullit influencial te Misko Suvakovic mbi sojin e artit te propoganduar nga Sorosi e Fondacionet e Shoqerive te Hapura neper Ballkan. Marr shkas ta sjell ketu, edhe pse jo ne shqip, si nje koment ne vazhdimsi te atyre qe kam thene mbi nevojen per te shqyrtuar dhe hetuar lidhjet institucionale dhe sponcorizuesit e artit ne Shqiperi pasi keto kane implikime dhe pasoja reale mbi programin, aktivitetin dhe llojin e artit qe mbeshtesin dhe prodhojne. E sjell dhe ne drite te lidhjeve dhe mardhenieve te disa figurave drejtuese e kuratoriale te artit me fondacionin Soros, qe kane lidhur dhe siguruar karrieren e tyre dhe monopolizmin mbi skenen e artit bashkohor ne Shqiperi fale Sorosit. Mullinj ere, tha.

 

Miško Šuvaković

Critical Phenomenology of Artwork:
The Status, the Functions and the Effects of the Artwork at Manifesta 3
Status and FunctionsSchie 2.0: Holland is a Well Regulated Country, 1999In a certain moment at the beginning of Nineties, in a very particular moment of European history – after the breakdown of Real-Socialism (the Eastern Block) – there was the reconstitution of the function of art and the renewing of criteria of �validity� along the lines of �political correctness� in the Post-Block world. Art has become anew �a matter of culture� with certain functions of mediating the positive social interest in the sense of public or general politics and ethics. The new art of the Nineties obtains social functions (the function of culture and practical politics) of mediation between the possible worlds (the centre, differentiating margins, transitional formations, crisis points) as well as the social function of creating an atmosphere of expected political correctness in a Europe deprived of totalitarian divisions. The formulations of painting and sculpture are being replaced with the formulations of open information work (video, installation, photography, linguistic-visual inter-text). Open information work represents the erased trace of site-specific culture (of the region, city, street, apartment, human body or geographic macro-space). A work of art is the inscription of layered and selected traces of culture �of� a certain located specific place and situation. The ontology and the morphology of these �contemporary� works is not an autonomous aesthetic form or occurrence, but it is conditioned by the unstable and adaptable:(a) phenomenology of information;
(b) structural functionality of the context and
(c) the logic of narrationin the conceptual order of the articulation of meaning (attitude, point of view and social value). This is an art made �of� narrative, representative and transferred traces and effects of a concrete culture. In other words:
(i) while traditional realistic approach of the nineteenth or the social ones of the twentieth century strove towards a faithful or optimal depiction of the world outside art,
(ii) while Avant-garde and Neo-Avant-garde Anti-or-Post-Art �Realisms� (Concrete Art, New Realism, Neo-Dada, Pop Art, Arte Povera) strove towards a literal post-Duchampian transfer of the objects from the world outside art into the extraordinary and critical world of art,
(iii) Realism (Soros Realism, Multicultural Realism) at the end of the Nineties emerged as a media presentation of real as well as fictional information and their erased and transferred traces through the relation of image and word in the process of constituting the social ideology of Globalisation, that is to say, the post-conflict Europe.

The Ontology of Artwork in the Nineties

One of the characteristics of the Nineties is the redefinition of the ontology of artwork according to the idea of the work of art as critical information in the conceptual art of the Sixties and the Seventies. The difference is that �the new work of the Nineties� is being realised according to the massive media infrastructure of late Postmodernism with the expectations of the positive micro-social projection of political correctness (environment, local customs, the logic or repression of everyday life, the rights of the margin in relation to the center, the gender issue, discursive formations of identity). This new art finds itself between the critique and the apology of social reality; in itself, it is an offer to reality as an imaginary and symbolical representation of possible �co-existence� of identities and their differences. But how did this particular ontology of artwork occur?

We should start with the models constituted in the Conceptual art of the early and mid-Seventies. Joseph Kosuth, for instance, has explicitly established uncertain assumptions that were a direct attack on the Greenbergian Modernistic autonomy of the artwork as an established form or an expression of individual creative efforts of the artist(1) :
(i) according to him, �Function refers to �art context�. Art only exists as a context, that is its nature – has no other qualities. (…) With the functioning of sets within sets, boundaries are temporary and arbitrary and wholly dependent on a sense of �purpose��(2)
(ii) furthermore, he promised in several projects the essential relation between the text and the context in the process of manufacturing of the meaning: �Text/Context: It is the intention of this work to further make/show the nature of the activity (�making meaning�) to be a contingent, contextual aspect of cultural processes (with art being a concrete instance)�(3); he eventually
(iii) concluded in his famous critique of Eclectic Painterly Postmodernism of the Eighties: �There are no new forms, only new meanings. An artist is engaged in the making of meaning, whether it’s the cancellation of meaning or not�(4)

If we separate Kosuth’s ideas on critical Conceptual art from their primary function – and that is the critique of Essentialism, Objectivism and Universalism of the high Greenbergian Modernism – then we obtain a scheme which will gain its necessary institutional character in the actual culture of the Nineties. In other words, institutional media executions of function, context and manufacturing of meaning within culture become the essential aspects of an artwork which is no longer based on the concept and the appearance of the designed, executed or expressed form. The artwork is – and this is an ontological category – a mediatic constellation of information by which the functions of context are being presented in the manufacturing of social meaning of problems of Post-Socialistic, European Civil or Liberal American society. Art becomes a sonde for testing and presenting culture in its social capacities of function, context and manufacturing of public meaning. In the climate of the ‘New World Order’, a subversive yet internally artistic strategy of conceptual art has become relevant, dominant and mainstream: the art of depicting and constituting the social reality. Read the rest of this entry »

Posted in Arti Publik, Kritike, artist, bashkëkohësia, institucionet, kurator | 6 Komentet »

Institucionet e artit dhe profesionalizmi

Posted by kolektiviza on Janar 29, 2008

Nga Floriana O.Paskali
29-01-2008 Shekulli

A ka drejtues të mirëfilltë e të ndërgjegjshëm në institucionet tona të artit? Përgjigjen, kaq të lehtë e jep dhe një fëmijë 10-vjeçar. Jo. Të gjithë janë të lidhur me fije si merimanga. Art bëhet, madje pretendohet se bëhet art i madh. Drejtuesit finokë të artit, për t’u dhënë një rëndësi që nuk e kanë aktiviteteve, vënë shpesh siglën: “Nën kujdesin e drejtpërdrejtë të…”. Ndriçohen kështu emrat e lartë të politikës dhe askujt këshilltari kulture pranë qeveritarëve nuk ndriçon problemet në brendësi, a ia vlente ajo shfaqje, ajo vepër. Në këtë aspekt jo rrallë drejtuesit e artit janë dukur vulgarë dhe qesharakë, madje sigla e mësipërme ka pasur efekt të kundërt. Po kush mban përgjegjësi? Askush. Kush e kupton? Kush e evidenton këtë pakorrektësi? Askush. A ndiqet kjo praktikë gjetiu, për shembull “nën kujdesin e Presidentit Bush”,apo “nën kujdesin e Kondolejsa Rajs”, apo “nën kujdesin e Berluskonit”?

Po në Shqipërinë e brishtë kjo është bërë modë. Në bazë të emrave në ballë të posterave e ftesave, bëhet propaganda për shfaqjen, sepse ajo është e lidhur me fondet, me marrjen e parave.

Kjo është pseudo-propagandë dhe jo marketing. Kur niveli profesional në art është i lartë, s’ka nevojë për asnjë emër politikani.

Le të marrim për shembull muzikën. Në këtë periudhë në Shqiperi, artin muzikor e dominojnë spektaklet. Ndërsa muzika e dhomës dhe ajo instrumentale ku amatorizmi del lehtë në shesh, krijohet dhe shfaqet me shumë mundim për arsye parash dhe investimesh të pakta. Në radhë të parë kjo pengesë bëhet në institucionet ku merren fondet. Sepse në këto raste, fondet duhet të shkojnë direkt në honorare për artistët interpretues. Nëpunesit e pandërgjegjshëm, shpesh u venë vize projekteve të tilla fine dhe u thonëPo, projekteve të zhurshme me skenografi të mëdha e spektakleve që janë në kohën e tyre të artë edhe për të thithur fonde.

Në këtë prizëm spekulohet fjala vjen me “urdhrat nga lart” sipas të cilëve qenka mëse e mundshme që fjala vjen Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit të jetë shesh spektakli për një konkurs për të rinj që quhet “Ethet”. Shfaqjet e fundit me nxënësit e shkollave të mesme të vendit, mendoj se duheshin bërë tek Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, apo tek Teatri i Estradës, apo për karakterin masiv që ka kjo sipërmarrje private, në Pallatin e Kongreseve, por kurrsesi jo në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Kjo s’ngjet askund. Mendoni një spektakël me nxënës të shkollave të qyteteve dhe fshatrave të Italisë në “Skala” të Milanos. A është profesionalizëm ky që po tregon drejtori i TKOB, njëherësh anëtar i jurisë së konkursit, duke i lënë hapësirë një aktiviteti privat?

As është profesionalizëm që “Ethet” vazhdojnë në TKOB ndërsa vetë Teatri ynë kombëtar nuk ka akoma një kalendar për vitin 2008? Dhe askush s’pyet më. Të gjithë punojnë për rutinë. Kjo, sepse rutinë janë edhe shpërblimet që marrin nga institucioni.

Profesionalizmin artistët shqiptarë e tregojnë jashtë vendit. Kur u jepet mundësia e kontratave afatgjata i thonë TKOB-it, lamtumirë. “Unë ndjehem artist profesionist, do vij kur të më thërrisni si të ftuar”. Dhe shembujt i kemi të shumtë: E. Koço, E. Krantja, B. Llapi, A. Xhema, J. Gjipali, Sh. Spaho, I. Kerni etj., etj.. Me këtë politikë kulturore shterpe të gjithë kanë mendje të largohen.

A ka vend truri i lodhur i drejtuesve të sotëm të thithin metodat bashkëkohore të administrimit të shkruara në dhjetëra libra didaktikë për drejtues të institucioneve të artit me buxhet shtetëror? Rasti i lartpërmendur është një ato që tregojnë se këto institucione drejtohen nga gjysmë artistët dhe gjysmë drejtuesit, por të aftë për të mbajtur postin.

A ka kohë ta analizojë kush këtë?

Po kujt duhet t’ia referojë?

Po pse duhet ta referojë?

Kush do t’ia kërkojë?

Tiranë 2008, është kohë e artë, për të bërë pará.

Kritike Muzike

“Arts Administration” NYU USA.

Posted in Kritike | 13 Komentet »

Logjika e rebelimit në art

Posted by kolektiviza on Dhjetor 26, 2007

Agon Hamza

Ligjeratë e mbajtur në debatin “Rikuperimi i kulturës: Fundi i rebelimit artistik,” organizuar nga Qendra Stacion për Art Bashkëkohor, Prishtinë, 6 dhjetor 2007.

Duke e marrë për bazë se njohuritë e mia për kulturën e artin janë kurrëfare, po e zgjedhi rrugën më të lehtë për të diskutuar mbi kulturën dhe artin: nëpërmjet filozofisë dhe psikoanalizës.

Problemi i kulturës sot është postmodernizmi dhe dekonstrukcionizmi, përkatësisht: 1) studimet kulturore – fusha e studimeve kulturore, larg nga kërcënimi i relacioneve të dominimit të sotëm global, përshtatet jashtëzakonisht mirë përbrenda koordinatave të kapitalizmit . Teoreticientët e studimeve kulturore gjatë çdo studimi (të teksteve ose sistemeve/koncepteve filozofike) përfundojnë në reduktimin e tyre konceptual, në “zbulimin” e paragjykimeve të fshehta patriakale, Eurocentriste, etj. Në anën tjetër, hiq më pak problematik nuk është edhe kognitivizmi: 2) ajo është një përpjekje për ta rehabilituar funksionimin standard të Dijes akademike – profesionale, racionale, empirike, zgjidhjes së problemeve , etj.

Mendoj se definitivisht, mundësia dhe mënyra më e mirë për t’iu qasur kulturës, është nëpërmjet psikoanalizës, dhe atë, nëpërmjet relacionit të trekëndëshit teorik: Freud- Lacan-Žižek.

artikulli vazhdon ketu

Posted in Kosovë, Kritike | Leave a Comment »

Shqipëria, më shumë lapidarë se bëma

Posted by kolektiviza on Nëntor 16, 2007

 

 

 Ben Andoni Mapo
A mund të qëndrojnë në vetëm pak dhjetëra metra katrorë disa monumente? A mund të bëhen konkurse për artin publik për vetëm pak ditë? A mund të ketë hapësira të llogaritura ndonjëherë, brenda projekteve të ndërtimit, për artin publik në Shqipëri?
“Jo”, do të ishte përgjigjja më e saktë për Shqipërinë. E, kjo ndodh në vendin që është i mbushur dhe mbjellë me lapidarë dhe me memorialë në çdo vend. Por, edhe kjo nuk është mjaft, sepse arti publik është rrudhur dhe rrudhur pa fund. “Çdo skulpturë e vendosur në Shqipëri si para viteve ‘90 ashtu si pas viteve ‘90, është një skulpturë e komanduar nga individi apo forca politike drejtuese dhe jo nga komuniteti”, thotë për MAPO, skulptorja dhe artistja e artit figurativ, Zana Kuka Varvarica. Read the rest of this entry »

Posted in Arti Publik, Kritike, bashkëkohësia | 4 Komentet »

Dhe na bie ndërmend për ligje

Posted by kolektiviza on Nëntor 6, 2007

Alma Mile / Elsa Demo

06-11-2007 Shekulli

 

Shkelja e statutit të “Onufrit” është bërë rregull. Kuratorët vetëemërohen ose emërohen arbitrarisht, Ministria e Kulturës tregohet prepotente, ndërsa drejtuesit e Galerisë nuk dinë si ta mbrojnë të drejtën e vendimmarrjes

Plot një javë pas prezantimit të dy kuratorëve dhe konceptit kuratorial sipas të cilit do të zhvillohet Konkursi Ndërkombëtar “Onufri 2007”, drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Genc Mulliqi, shprehet kundër dy të zgjedhurve Rubens Shima dhe Ervin Hatibi, a më saktë mënyrës se si këta erdhën deri këtu. Kush i emëroi? Dje, në konferencën për shtyp që paraqiste ekspozitën fotografike të Lala Meredit Vulës, Mulliqi “gjeti rastin” për të thënë para medias se në “Onufrin” e sivjetshëm kemi të bëjmë me “shkelje të statutit të institucionit”. Sipas tij është hera e dytë që nëndrejtori i Galerisë Kombëtare, Shima bëhet kurator i “Onufrit” dhe “është personalizuar aktiviteti”. “Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dërgoi një urdhër për emërimin e këtyre dy kuratorëve, gjë që është e pasaktë. Zakonisht MTKRS urdhëron shpalljen e konkursit dhe është galeria me këshillin artistik, që diskuton emrat e mundshëm. Dhe në të vërtetë prej kohësh ne po punonim për një gjë të tillë dhe ishim në negociata me artistë, kur na vjen një urdhër nga MTKRS për emërimin e këtyre dy kuratorëve”, – tha Mulliqi, duke shtuar se një gjë e tillë shkel traditën e aktivitetit. Ai thotë se megjithëse nuk është dakord me këtë përzgjedhje, aktiviteti është i MTKRS-së dhe galeria nuk ka shumë në dorë për të ndryshuar situatën. “E quaj të parregullt dhe shpresoj të ndreqet”, – vazhdon drejtori i GKA-së, kur as vetë ai nuk e di se si mund të ndreqet një rast i tillë dhe është i vetëdijshëm që ministri i Kulturës është ai që ve vulën përfundimtare.

Reagimi i Mulliqit është në vazhdën e përplasjeve të pashpallura mes drejtuesve të Galerisë Kombëtare. Prej një viti GKA, duket se drejtohet nga dy stafe të ndryshme, një drejtuar nga drejtori dhe një nga nëndrejtori. Këto “struktura paralele”, në një intervistë për “Shekullin” dhënë kohë më parë, Mulliqi i “justifikonte” me tranzicionin që ka përfshirë edhe shumë institucione të tjera, jo vetëm ato të kulturës!

Deklarata e Mulliqit edhe pse me ca të vërteta brenda, s’mund të merret veçse me rezerva dhe ka nevojë të analizohet. Pyetjet dhe argumentet që duhen shtruar për këtë problem “që duhet ndrequr” në thelb janë dy: çfarë përfaqëson zoti Mulliqi për Galerinë Kombëtare të Arteve? Dhe, çfarë ka ndodhur në edicionet e mëparshme të aktivitetit numër 1 të artit bashkëkohor që organizon GKA me mbështetje të MTKRS? Mulliqi është drejtor i institucionit kombëtar të artit vizual, kështu që deklarata e tij jo vetëm del nga një gojë kofini pas të vjelit, po tregon edhe që ky titullar është i dorëzuar para vendimeve arbitrare të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve sa nuk ka forcë as t’i kundërshtojë në kohën dhe vendin e duhur e jo më t’i ndreqë. Ai zgjodhi rrugën më të thjeshtë dhe revolucionare të “protestës” para shtypit, kur si autoritet me të drejta ekzekutive mund t’i ish drejtuar në rrugë zyrtare ministrit të Kulturës, Ylli Pango, të drejtë që atij ia njeh statuti i “Onufrit” mënyra e organizimit të të cilit është çështje krejt e brendshme e galerisë. Edhe ministri aktual i kulturës nga ana e vet, njëlloi si paraardhësi i tij, po tregon se nuk e njeh pavarësinë e institucioneve kombëtare. Pse është vendim arbitrar këtë e thotë qartë edhe drejtori i Galerisë. Dhe pikërisht këtu duhet bërë një parantezë. Në vitin 2003 skulptori Genc Mulliqi ishte kurator i edicionit VI të “Onufrit”. Mbase i duhet kujtuar se edhe ai u zgjodh ta kryejë detyrën jo falë ndonjë platforme apo konkursi, jo sipas rregullave dhe statutit të “Onufrit” po sipas dëshirës së ish- drejtorit të asaj kohe, një nga paraardhësit vendin e të cilit Mulliqi ka zënë sot. Në kundërshtimin e djeshëm e të vonuar të drejtorit që po e sheh veten “të dorëzuar” përballë vartësit të vet (nëndrejtorit Shima) ka një pasaktësi: nuk është fjala për “shkelje të statutit të institucionit”, por për rregullat e vetë statusit të “Onufrit” të përcaktuara që në vitin 1993 kur u themelua (i pagëzuar me emrin e ikonografit të famshëm nga piktori Maks Velo) dhe të rishikuara më pas, në vitin ‘98 kur ministri i atëhershëm i kulturës Edi Rama, vendosi ta bëjë “konkurs ndërkombëtar të arteve vizuale e eksperimentale”.

Gjesti i drejtorit Mulliqi që dukej si shqetësim për mbarëvajtjen e “Onufrit” dhe punëve të Galerisë, nuke justifikon statusin publik dhe institucional që ai gëzon dhe aq më pak të krijojë alibira që në të vërtetë vënë në dukje rrënimin e GKA. Përndryshe duhej të kish qenë ai i pari që të kundërshtonte hapur në nëntor 2005 kur Shima, vartësi i tij ose drejtori de fakto i galerisë vetëshpallej kurator. Madje kur i janë kërkuar argumente për këtë shkelje të statutit të “Onufrit”, Mulliqi shprehte habi për faktin se paskësh pasur dhe një rregullore sipas të cilës ngrihej ngjarja ndërkombëtare e vitit për artet vizuale në Shqipëri.

Shkurt kjo histori ka përballë dy institucione, Ministri-Galeri që nuk njohin kufijtë e njëri-tjetrit. Ka afro katër vite që vazhdojnë këto lloj shkeljesh. Nuk ka mjaftuar emërimi politik i drejtuesve të GKA që edhe atëherë kur kanë qenë njerëz të besuar të ministrave apo të ndonjë kryeministri, kanë rënë viktima të politikës vet, saqë dhe për çështje kaq të thjeshta kanë dalë në sipërfaqe interesa banale që s’kanë pikë lidhje me artin dhe po i bëhen pengesë me një kosto për të ardhmen.

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, Kritike, Ministria e Kultures Rinise dhe Sportit | 1 Comment »

Kritikës së artit i mungon guximi

Posted by kolektiviza on Tetor 15, 2007

 

Kritikës së artit i mungon guximi

Artisti duhet të kthehet në një dëshmitar të kohës ku jeton me punët e tij. Ardian Isufi, një nga emrat e njohur në artet tona pamore pas viteve ‘90, e di që nëse pikturat e tij nuk do të përçonin një pjesë të ndjesive që shoqërojnë jetën e vendit të tij, ato nuk do të ishin aq shprehëse dhe bashkëkohore në një galeri diku në Evropë, ku Isufi ka ekspozuar shpesh. Pedagogu

i ateliesë së grafikës në Akademinë e Arteve, nuk mund të mos u shpjegojë studentëve se nuk mjafton të bësh një pikturë për të qenë bashkëkohor. Nëse brenda saj nuk është fytyra, apo shpirti i një procesi atëherë aty mungon diçka. Të parit të gjërave gjithnjë më në thellësi është dhe çelësi i suksesit të artit. Edhe pse në Shqipëri historianët e artit ende nuk janë ngritur për të rrëfyer se çfarë ka ndodhur realisht me artet pamore në vend pas rënies së kornizave të soc-realizmit, apo si është shfrytëzuar liria nga artistët në vendin më interesant të Ballkanit pas ‘90-ës, kjo nuk i ka penguar artistët e këtij vendi të krijojnë dhe të ndihen pse jo të barabartë me artistë që krijojnë në një cep tjetër të Ballkanit apo Evropës. Në zyrën e pedagogëve në Akademinë e Arteve Pamore, diskutimet mbi artin sot janë pjesë e orëve të çdo dite për profesorët e kësaj shkolle. Mjafton të shohësh disa punë të Isufit për të kuptuar se lëvizjet

ku ai orientohet janë gjithnjë të lidhura me tendencat e artit sot, ku vendosja e gjërave sipas rregullave nuk ka shumë rëndësi, nëse ato përcjellin një mesazh. E rëndësishme është që një vepër të flasë, të përcjellë një impresion te publiku që e sheh,

pavarësisht mënyrës sesi është ndërtuar ajo. “Bashkëkohorë duhet të quhet artisti që përçon një refleksion artistik, i cili është pjesë integrale e jetës së një shoqërie ku ai vëzhgon me sy analitik duke zbërthyer në elementë vizualë tiparet e një

ngjarjeje, historie apo fenomeni të saj”. Ky, sipas Isufit, duhet të jetë udhërrëfyesi i një artisti bashkëkohor, të vërtetojë atë çfarë mundohet ta shtjellojë në vepër….Isufi e ka bërë këtë gjë, sa herë ka prezantuar para nesh piktura apo instalacione,

ku nuk është ndalur të rrëfejë vetëm pasionet që mund të zgjohen te një artist i moshës së tij, por dhe shqetësimin e një pedagogu, të një babai për mjedisin ku do të rritet e bija, apo të një qytetari të shqetësuar për atë çfarë ndodh realisht në vendin e tij. Ky është arti, rrëfimi i të gjitha atyre çfarë

ne shohim, në mënyrë të tillë që t‘i shohin dhe ata që nuk dinë të shohin aq thellë. Në një intervistë më poshtë, Isufi rrëfen disa momente mbi debatet e bashkëkohësisë…

Cila është, sipas jush, ajo çfarë quhet “sfida e bashkëkohësisë”?

Në pamjen e parë, bashkëkohor mund të quhet çdo artist i gjallë në çdo cep të botës që jeton e punon me artin e tij, por mendoj se problemi është më i thellë, sepse bashkëkohor duhet të quhet artisti që përçon një refleksion artistik, i cili është pjesë

integrale e jetës së një shoqërie ku ai vëzhgon me sy analitik duke zbërthyer në elemente vizuale tiparet e një ngjarjeje, historie apo fenomeni të saj. Ky duhet të jetë udhërrëfyesi i një artisti bashkëkohor, i cili kthehet në një dëshmitar artistik i kohës që jeton ku vërtetësia e problematikës që ai shtjellon merr

karakter universal ashtu si ” Guernika” e Pikasos është testament i dhimbjes njerëzore ndaj fenomenit “luftë”, apo ashtu si edhe cikli i ushtarakëve nazistë që prezanton në pikturat e tij artisti gjerman, Gerhard Richter, për t‘i rikujtuar njerëzimit “kanibalizmin qytetar” duke shkuar edhe më tej te veprat e

artistit bashkëkohor, Damien Hirst, që shpreh vizualisht metamorfozat ekzistenciale të qenies nëpërmjet procesit të “lindjes, jetës dhe vdekjes”! Por atmosfera jonë kulturore në artet pamore ku pa dashje nga mungesa e informacionit, por edhe me dashje nga përfitues të veckël për të krijuar situata konfuze

është e mbarsur me keqkuptime dhe keqtrajtime, ku termi “bashkëkohor” përdoret rëndom në të shumtën e rastit si “shantazh” ndaj një artisti apo grupimi artistik. Këtë fenomen, fatkeqësisht e ndesh përditë edhe në media ku fjala bie p.sh., jam skandalizuar nga një gazetar kulture, i cili në një emision televiziv veçonte pikturën si art tradicional nga video arti

apo instalacioni si art bashkëkohor!? Përfundimisht, duhet të kuptohet nga publiku i gjerë që ato janë mediume( teknika) të të shprehurit të një emocioni artistik, koncept-ideje apo fryme në art, i cili përfaqësohet nga rrymat e artit si impresionizmi që

shumë kolegë tuaj e kanë për zemër ta përmendin vend e pa vend duke e ngatërruar shpeshherë me artistët përfaqësues të Postimpresionizmit si Van Gog apo Pol Gogen e për të mos u zgjatur më shumë duke ardhur deri në ditët tona me pop-artin apo transavanguardian etj. Pra, edhe një herë piktura, është një medium si gjithë të tjerat, ndoshta më e vjetër se to dhe se të qenit një artist bashkëkohor nuk të bën mediumi sikur edhe rreze lazer të përdorësh në vend të furçave me bojë, por të bën ajo çfarë i transmeton publikut dhe çfarë impakti i shkakton atij, qoftë kjo një vepër arti me karakter shoqëror, social apo politik.

Le të flasim pak për atë çfarë u ofrohet studentëve në shkollën tonë të arteve pamore. Si pedagog, por edhe si artist, sa bashkëkohore janë ato çfarë ofrohen në shkollën tonë të artit?

Padyshim që një bërthamë e artistëve bashkëkohorë në Shqipëri janë pedagogët në Akademinë e Arteve ku po e shfaqin veten hap pas hapi dhe etapë pas etape me eventet e tyre duke dashur të sensibilizojnë publikun me trajtimet e tyre artistike si p.sh., ekspozita “RED ART LIGHTS” e kuruar dhe e realizuar nga pedagogë në bashkëpunim me studentë të Akademisë së Arteve në galerinë “ZENIT” e cila erdhi si reagim artistik ndaj fenomenit”SEKS” duke tentuar të ngacmojë arsyetime tabu në shoqërinë tonë dhe të krijojë një debat ndaj binomit provokativ “SEKSUALITET apo SENSUALITET”!? Ky dualizëm elementesh rrugëton në të gjithë ekspozitën përmes një filtri të kuq mbi çdo punim, duke provokuar

vizualisht pështjellime ndjenjash, fërkimesh e kërkimesh, kundrimesh dhe fshehjesh të ndërthurura me imazhe transgresive të kompleksitetit human që u përgëzuan aq shumë edhe nga artisti i mirënjohur austriak, Herman Nitsch, i ftuar special po nga Akademia e Arteve për një bisedë mbi procesionin vjenez si një lëvizje e rëndësishme e artit postmodern që i ka rrënjët në gjysmën e dytë të shek XX. Dhe për sa përmenda më lart për studentët në Akademinë e Arteve, mendoj se ky institucion ka resurset dhe hapësirat e nevojshme që të implementojë strategjitë pedagogjike të ndërthurura me eksperiencat artistike në terrenet kulturore jo vetëm shqiptare, por edhe ato ndërkombëtare, duke nxjerrë produktin më të mirë artistik të ri, i cili u përballet më së miri sfidave të bashkëkohësisë. Këtë e konstatojmë se si ata po prezantohen denjësisht si artistë të rinj me konceptimet e tyre origjinale që janë trashendente me ato orientime pedagogjike bashkëkohore që ne aplikojmë në atelietë tona nga ku mund të përmend jo më larg se në Bienalen e Tiranës 3 fitoi çmimin e parë Suela Qoshja si artistja më e mirë e këtij aktiviteti ndërkombëtar, një ish-studentja ime dhe e profesor Ali Osekut.

Me gjithë lëvizjet pozitive në artet pamore, kritika duket se nuk e ka shoqëruar këtë proces. Cili duhet të ishte roli real i saj sipas jush në këto vite dhe çfarë do të sillte ekzistenca e saj?

Së pari, dua të theksoj se në gjithë atë akumulim energjie artistike, konceptimesh dhe idesh të artistëve në skenën e artit shqiptar, fatkeqësisht kritika e “specializuar” ka qenë dhe është në rol anemik në ndjekje të amplitudave UP&DOWN(lart&poshtë)

që ka pësuar arti pamor shqiptar pas viteve ‘90-të ku duhej të ishte analizuar me shumë kujdes dinamika e risive dhe tendencave të reja deri më sot jo me retorika verbale të lodhshme të ngarkuara shpeshherë edhe me mllefe personale, gjë që është dhe jashtë çdo etike profesionale dhe njerëzore, e cila reflekton në

publik një kulturë të cekët dhe për këto arsye ajo është e pafuqishme apo ndoshta i mungon edhe guximi i duhur që realisht të trajtojë dhe sintetizojë këto procese duke ngritur një pikëpyetje të madhe, në ekziston apo jo!?

Posted in Kritike, bashkëkohësia | 16 Komentet »

Bienalja nuk do behet, Marubi po ashtu … c’fare mbetet?

Posted by kolektiviza on Gusht 31, 2007

Varavingot e Marubit
Elsa Demo 29-08-2007

 Ka dy vjet, që Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë “Marubi” nuk bëhet. Vetiu ky nuk është më lajm por një problem. Dhe si çdo problem ka argumentet pro dhe kundër. Argumentet kundër, pse ky aktivitet nuk bëhet, shtrohen nga institucioni organizator i cili në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e kanë njohur me status që në vitin 1998. “Ne kemi folur para ca kohësh për këtë temë” thotë drejtori i galerisë, sikur po e shqetësojnë për një dosje të mbyllur hetimore, kur pyetet pse “Marubi” ka dalë kaq lehtë jashtë axhendës vjetore të Galerisë Kombëtare. “Në aktivitetet që ne bëjmë ekspozohet aq shumë fotografi sa s’është mungesë aq e madhe mosbërja e Marubit”. Ky ishte shpjegimi i drejtorit Genc Mulliqi, duke hyrë për në zyrë. Duke qenë se në këtë një përgjegjësi për aktivitetin e dytë të madh të arteve, përveç Onufrit e ka Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, atëherë pyesim në ministri pse ky funksionim me aftësi të kufizuara për aktivitet bazë të artitbashkëkohor. “Epo më mirë se Genci dhe Rubensi nuk e dimë ne këtë punë”.

“Ngaqë vitet e fundit “Marubi” ka pasur rënie dhe ngaqë ne ekspozojmë shumë fotografi, pa folur për ekspozitat e dy francezëve apo siç ishte ekspozita e World Press Photo. Pra fotografi ekspozohet më shumë se çdo gjë tjetër” tha prapë njëri nga djemtë, drejtori i ri, skulptor në zanat, Genc Mulliqi, për të cilin Ministria na tha se do jepte një përgjigje. Por në fakt Ministria mund të jepte një shpjegim për përgjegjësinë që i jep institucioni i varërisë, Galeria, e cila me zërin e Mulliqit thotë se “shkurtimi i fondeve lidhet direkt me fatin e ekspozitës”. A thua “Marubi” është një projekt që u erdhi në derë, po u dhanë fondet nga MTKRS bëhet, po s’u dhanë nuk bëhet. “Aq me tepër kur buxhetin për këtë vit Galeria e ka pasur shumë më pak se viti i kaluar”, shton drejtori Mulliqi. Sa më pak? “Shumë pak, për të mos thënë dy herë më pak se në dy vjet më parë” e mbyll drejtori i Galerisë.

Po t’i bëjmë një lexim “Planit të aktiviteteve të GKA për periudhën Qershor-Dhjetor 2007”, gjejmë:

Ekspozitë e shoqatës së qeramistëve; Ekspozita e “Art Zervas Production” – Greke që nuk është bërë, ekspozitë e piktorit Lekë Tasi; piktorja italiane Teresa Marasca e cila nuk dihet pse duhej të vinte dhe s’erdhi; muaji i kulturës Shqipëri- Kosovë që mendohet të nisë në shtator dhe që sipas deklaratave të ministrit Pango, do përbënte një strategji më vete, jo një po disamujore; ekspozitat vetiake të fotografit kosovar Fahredin Spahija dhe e piktorit Qamil Grezda – Grezda në fakt nuk është aspak një emër i paekspozuar në GKA, por ndiqet kjo “politikë” për shkak të patriotizmit, meqë origjina e Grezdës (që nuk jeton më) është Kosova. Plani i punës së GKA flet për një ekspozitë fotografike të piktorëve rumunë, një vetjake të piktores ruse Tatjana Varvzhina dhe një ekspozitë me 29 libra “I nuovi Mecenati” nën kujdesin e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë. Ka të ngjarë që dhe për ekspozitat e artistëve të huaj gjatë shtatorit, sebep të jenë bërë ambasadat. Në tetor dhe nëntor vjen Udo Dziersk ose Artistë gjermanë, një ekspozitë e artit kontemporan të pikturës me vendet e Evropës Juglindore dhe përsëri një ekspozitë në bashkëpunim me një ambasadë. Deri satë dalë fryma nga vrapi tek dhjetori për të bërë “Onufrin”. Cili nga këto aktivitete është prodhim i Galerisë Kombëtare të Arteve, sepse deri tani shohim vetëm zëra shoqatash, ambasadash dhe miqsh kosovarë?

Si shpenzohet buxheti dy herë më i vogël i Galerisë kur në pjesën më të madhe të vitit Galeria nuk ka asnjë aktivitet të sajin, pasi kryen rol sedentar, të vitrinës apo të sofrës që shtron ç’ti sjellin nga jashtë? Pse kaq inferiore ndaj çdo thirrjeje për hapje dyersh e muresh që i bëjnë diplomatët kalimtarë dhe amatorët e artit, pse galeria nuk ka një axhendë të vetën, me aktivitetet e përvitshme bazë dhe me projekte të vetat me të cilat t’i imponohet Ministrisë dhe donatorëve? Dhe prej këndej del pyetja po aq aktuale për të gjitha institucionet e kulturës që janë në pikën e vdekjes: pse nuk përdorin burime homologe, akademish, muzesh, teatrosh, skenash, por përdorin burim me lidhje të shkurtër, atë politik për të mbushur axhendat?

Sepse kanë krijuar gjithë varësinë e mundshme nga politika, aq sa një ditë duhet ta besojmë me zor se kryeministri i vendit është sqimatar i pikturës dhe i filan piktori dhe këtij gjyhnaqari që shfaqet para kamerave me udhëheqësin, t’u mbushë mendjen të tjerëve se ja kështu e duan këta varavingo të kulturës që tundin çelësat e galerive, operave, teatrove, deri në ardhjen e ministrit të ardhshëm që do t’u tregojë “dhëmbët e armikut”.

E gjitha kjo lidhet me “Marubin” sepse drejtuesit e institucionit në fjalë e kuptojnë mekanizmin e ngrehinës shtetërore jo vetëm si një përulje ndaj pushtetit sakaq edhe si një vend që mund të drejtohet mbi bazë të shijeve personale: Po s’më pëlqeu “Marubi”, s’e bëj. Por si artistë që janë këta drejtues duhet ta dinë fare mirë se as përballë veprës së artit nuk hyn në punë vlerësimi në bazë të pëlqimit apo mospëlqimit.

Kështu janë ndaluar në vend shtatë vjet histori të fotografisë për motive banale, që s’kanë të bëjnë as me financat e pakta dhe as me rënien e cilësisë së aktivitetit të organziuar gjithnjë në kushtet e varfërisë. Në verën e 2004-ës konkursi do të bëhej me 4-5 milionë të vjetra, ndërsa çmimi i madh i “Marub”-it, në rastet kur është paguar, është vlerësuar gjithnjë me 500 mijë lekë.

“Nëse do të shkurtonim një aktivitet për të përballuar të tjerët, do shkurtonim, Marubin”, thotë drejtori i Galerisë për konkursin që mban emrin e fotografëve të parë shqiptarë. Dhe më tej shton sikur “Marubi” të ketë vdekur: “Marubi” ishte një gjë pozitive, e rëndësishme për mua. Nga fakti që s’po bëhet më, mund të ketë humbur shansin ai gjysmëamatori, sepse ai profesionisti është aktiv dhe i gjen hapësirat diku tjetër. Për mua ishte një ekspozitë që mblidhte shumë foto. Marubi i fundit për shembull, ishte një dështim.”

Për herë të parë, një ish- kurator i “Marubit”, fotografi Albes Fusha futi në këtë ekspoze moderne me artistë shqiptarë dhe të huaj, një ekspozitë satelite. Patëm rastin të shihnim pas më shumë se gjysmë shekulli Sotirin e Korçës.

Por nuk është për t’u habitur që me mentalitetin e drejtuesve aktualë nuk mbahen dot në këmbë as traditat e reja shtatëvjeçare si “Marubi” dhe as traditat më të hershme për të cilat kjo ekspozitë u krijoi një shans rizgjimi.

Albes Fusha: Gojët e liga kanë punuar për eliminim

Fotografi i njohur Albes Fusha, disa herë pjesëmarrës dhe fitues në kohët e arta të konkursit ndërkombëtar të fotografisë “Marubit” është kundër idesë së mosbërjes së “Marubit”, ngaqë ekspozohet boll fotografi. “Fotografia përfshin më tepër se një koncept fotografik. Është e vërtetë që fjala bie, edhe në “Onufri” ekspozohet fotografi, por ka fotografë që anojnë nga forma dhe koncepti i kuratorëve nuk u mjafton, nuk janë komodë dhe nuk e gjejnë veten në konkurse të këtij lloji. Gjithmonë kanë qenë këto zëra kundër “Marubit”, dhe koha ka treguar si për t’iu dhënë plus gojëve të liga që s’ka nivele kjo ekspozitë. Dihet që çdo ekspozitë ka uljet dhe ngritjet e veta, kjo s’do të thotë që ta mbyllësh atë. “Marubi” është aktiviteti më i madh i fotografisë. Dhe sa për atë kleçkën e vogël që disa quhen fotografë dhe disa fotografë artistë, ajo s’duhet të bëhet shkas që të eleminohet ky Konkurs Ndërkombëtar.”

Posted in Aktivitete, Galeria Kombëtare e Arteve, Kritike, Ministria e Kultures Rinise dhe Sportit, ekspozita | 2 Komentet »

Sistemi i artit

Posted by kolektiviza on Gusht 23, 2007

Mungon një sistem për artin Adrian Paci/ Artisti, që prej vitesh jeton në Itali, bën një rrëfim për lidhjet e tij me artin dhe çfarë i mungon artit bashkëkohor në vend Çdo vepër kërkon t‘i japë përgjigje një pyetjeje. Arti në të gjitha kohërat është qasja që artistët kërkojnë t‘u bëjnë problemeve të kohës ku ata jetojnë. Ndoshta kjo është dhe ajo çfarë duket interesante në punët e krijuara këto vite nga artistët e një vendi, që u hap vonë ndaj Perëndimit, si Shqipëria. Adrian Pacit iu desh të përballej me tendencat dhe debatet e artit bashkëkohor pikërisht në një kohë, ku në vendin e tij, artistët sapo kishin nisur të krijonin marrëdhëniet me studiot, pas rënies së regjimit komunist. Artisti nga Shkodra, të cilit i pëlqen ende të ruajë në të shkruar gegënishten, e kujton ende atë kohë kur “artistët shqiptarë ishin futë në studiot e tyne, ishin futë ndër libra ose ma mirë me thanë ishin futë krejt mbrënda vetes së tyne në kërkim të një realiteti disi mistik, mbushë me simbolizma e alegori, plot me kujtesë historike e me lajlelule stilistike”. Por, ndërsa te ne sapo kishte nisur shkrirja e parë e kufijve dhe prekja e lirisë, në botë arti kishte të tjera përmasa, po kështu dhe perceptimi i lirisë. Ai duhet të ndiqte rrugën e artistëve të tjerë perëndimorë, që prej vitesh i kishin thyer barrierat mes artit dhe eksperiencës së jetës… Ishte një moment kur atij i duhej të zgjidhte rrugën ku do të përqendrohej arti i tij. Kaq vite më vonë, teksa rikujton ato vite në një intervistë më poshtë, ai ndihet mirë që ka mundur falë pasionit dhe vullnetit për të ndjekur instinktin për artin brenda tij, duke qenë tashmë pjesë e procesit ku jetojnë artistë si ai në çdo vend të botës. Me shumë ekspozita ndërkombëtare dhe një sërë çmimesh, Paci rrëfen diçka më tepër për lidhjen e tij me artin dhe si e sheh atmosferën në të cilën ndodhet sot arti pamor në Shqipëri… Read the rest of this entry »

Posted in Kritike, bashkëkohësia | 2 Komentet »

Tek Peisazhet e Fjales

Posted by kolektiviza on Gusht 14, 2007

dua tu terheq vemendjen tek dy tema interesante tek blogu Peisazhet e Fjales qe trajtojne gjendjen e artit shqiptar.

E para  Nje Art Per Tmerrin ngre pyetje mbi rolin e artit pas rregjimit komunist dhe i afishon atij detyren e mishërimit te vetëdijes se kombit dhe ta ndriçojë atë vetëdije.

 Tema e dyte -Balle Per Balle -merr pikenisjen nga lajmet e fundit per dy artiste te kalibrit te larte ne artin boteror – Inva Mules dhe Anri Sales. Xhai Xhai shpreh shqetesimet e tia mbi citimin qe i behet vepres se Puccinit nga Sala. Debati qe vazhdon me tej behet interesant dhe te dy temat nderthuren dhe plotesojne njera tjetren.

Posted in Kritike, artist, bashkëkohësia | Leave a Comment »

Perse nuk ka Bienale kete vit?

Posted by kolektiviza on Gusht 7, 2007

Frika dhe xhelozia që minojnë të rene

Elsa Demo 07-08-2007
Pse nuk do të bëhet këtë vit Bienalja e Tiranës? Çfarë pritet të ndodhë? Ç’rol ka pasur në këtë mes Galeria Kombëtare? Si tensioni i situatës politike ka vështirësuar komunikimin mes iniciativave të pavarura dhe institucioneve shtetërore? Dhe pse u largua nga Shqipëria? Edi Muka tregon detaje

Read the rest of this entry »

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, Kritike, TICA | 5 Komentet »

Galerise Kombetare i Mungojne Kuratoret

Posted by kolektiviza on Korrik 30, 2007

Artikullin e pare e kisha ruajtur dhe bere gati me nje material mbi kurimin, por pas publikimit te artikullit te dyte, dale dje tek Shekulli , mu duk me e llogjikshme ti paraqisja ne dialog.  

 

Një dialog me absurdin

Mungesa e një zyre kuratorësh në Galerinë e Arteve ka bërë që ekspozitat të vuajnë nga konceptet

Është kuratori, mëndja e një ekspozite. Kjo teori e futur disi me vonesë në artet tona, ka dhënë frytet e veta sa herë është përdorur. Pavarësisht nivelit të punëve që artistët ofrojnë në një ekspozitë kolektive, apo edhe personale, janë kuratorët ata që ofrojnë koncepte, japin ide dhe i bëjnë punët të kenë një vijueshmëri interesante ndërsa i sheh. Në morinë e ekspozitave të hapura vitet e fundit në Galerinë e Arteve, apo galeri private, kemi parë ekspozita të ngritura mbi bazën e një koncepti, të cilat në një farë mënyre kanë rezultuar pozitive. Pavarësisht nivelit që kanë ofruar punët e paraqitura, ato kanë mundur të justifikojnë konceptin kuratorial, duke qenë të gjithë në vijueshmërinë e një linje.   Read the rest of this entry »

Posted in Akademia e Arteve, Kritike, Uncategorized | 4 Komentet »

“njeh ndonje piktor nga Kosova?”

Posted by kolektiviza on Korrik 19, 2007

Nje mikja ime, artiste e re ne Shqiperi, me nis nje email ku me pyet nese njoh dhe i kam informacionet e kontaktit ndonje piktori te ri nga Kosova. Pyetje qe me beri zgjimin e mengjesit. Duke njohur aktivitetin dhe punen e saj, menjehere fillova te mendoj se per c’fare i duhej? Pasi nuk zgjatej shume ne email, mua me mbetej vetem te supozoja sec mund te kishte ndermend artistja. Me beri shume pershtypje qe kerkonte pikerisht nje piktor. Ka dashur te thot artist, patjeter!
Jane te rralle dhe ne mos ne zhdukje artistet qe jane (vetem) piktore. Porfoliot e artisteve te rinje ne Shqiperi e Kosove jane te diversifikuara. Si ne nje porfolio biznesi, artistet investojne ne shume llojshmerine e mediumeve dhe trajtave te ndryshme te artit bashkohor. Kjo i ben me pak te ndjeshem dhe i mbron nga luhatjet e tregut. Gjithashtu per shume prej artisteve te rinj: piktura dhe skulptura jane te pamjaftueshme, ne mos te papershtatshme per aktivitetin e tyre artistik.
Nderkohe, mua zorr se po me vinte ndermend ndonje artist- piktor. I vetmi artist i cili me eshte prezantuar si piktor ka qene Driton Hajredini. I nisa mikes time infon e kontaktit te Dritonit, dhe i them: Dritoni piktor eshte – por ne te shumten prezantohet me videoart. Pergjigjia e saj ishte: “piktori duhet te jete se s’ben i gjinise femerore”. Per kete kerkese nuk kisha pergjigje. Ne Kosove mund te ket mjaft piktore te zonja, por ne kerkimet e mia un nuk kam hasur ndonje qe te me jete ngulitur ne kujtese. Patjeter, me behet qejfi qe mikja ime u beson njohurive e mia dhe i merr ne konsiderate, por ne te njejten kohe me vjen keq sa pak informacion eshte i gatshem per kedo qe e do dhe e kerkon. Artistet shqiptare njohin shume pak punen dhe aktivitetin e njeri tjetrit. Aktiviteti i shume prej artisteve shqiptar/kosovar ndodh jashte, dhe shume prej veprave te tyre nuk arrijne kurre te ekspozohen ne Shqiperi apo Kosove. Nderkohe qe prezantohen me njeri tjetrin ne ekspozita nderkombtare, apo qe reprezantohen nga njeri tjetri. Nese filan fisteku perzgjidhet qofte nga autoritetet vendase, apo nga kuratore/specialiste te huaj per te perfaqsuar Shqiperine ne nje ekspozite; supozohet qe pervec prezantimit te punes tij – ai perfaqson vendin dhe artistet e vendit tij. Por shpesh here ndodh qe artisti dhe puna e tyre nuk njihet nga ata per te cilet ky behet pike referimi, shembull dhe reprezantues. Shume prej artisteve te rinj qe sapo po dalin nga bankat e Akademise, dine fare pak – ne mos aspak – mbi artistet bashkohore qe kane shtruar rruget mbi ku kto ecin. Treshja Anri Sala, Adrian Paci, dhe Sisley Xhafa ka vite qe prezanton Shqiperine/Kosoven ne arenen e artit nderkombetar, por mbeten te pa njohur dhe pa studiuar nga studentet qe neser do perballen me to ne treg. Tashme keto te tre dhe shume te tjere kane kohe qe operojne pothuajse teresishte jashte Shqiperise, dhe fale punes dhe ekspozimit tyre si artiste shqiptar – kane arritur qe ti shkeputen barres se prezantimit si te tille. Por kjo peshe e rende u ka kaluar mbi supe studenteve dhe artisteve te rinje qe u duhet te cajne hijet – gati mitike – te artisteve pararendes. Nese per nje gjenerate barra ishte qe te ishin Shqiptare (post-komuniste), per brezine fundit e artisteve qe sapo formohet barra eshte qe duhet tu ngjajne ose qe paragjykohen ne baze te ketyre te pareve. Kjo mungese njohurie dhe dokumentimi te historise se shkurter te artit bashkekohor ne Shqiperi e Kosove ka krijuar nje vorbull marramendese: si per ato qe operojne brenda saj, si dhe per ato qe e vezhgojne nga jashte.

Posted in Kosovë, Kritike, bashkëkohësia | 16 Komentet »

“blerës i së pamundurës”

Posted by kolektiviza on Korrik 13, 2007

Të bësh art në Shqipëri    Blerës të së pamundurës

Heldi Pema rrëfen problemet me të cilat hasen artistët e rinj në artet pamore

Një i panjohur bën një udhëtim në qendër të Tiranës dhe gjatë gjithë kohës merr indikacione të rreme të objekteve që kalon pranë. Moria e reklamave që gjenden në çdo mur apo hapësirë të dukshme të kryeqytetit, e bën të thellojë vështrimin në to për të kuptuar atë që fshihet përtej atyre imazheve aq atraktive. Është një burrë si mijëra të tjerë, të cilët kërkojnë të eksplorojnë ato çfarë fshihen përtej të dukshmes. Kjo është pak a shumë historia e videos “Klienti” e Heldi Pemës, e cila ndodhet mes punëve të tjera që prezantojnë pavijonin shqiptar në Bienalen e Venecias. Pema e quan punën të cilën e ka realizuar tre vjet më parë si një lloj loje e pasqyruar në këtë formë në mënyrën sesi ne i perceptojmë reklamën dhe atë çfarë na serviret si e tillë.

“Klienti është metamorfoza e një krijese bashkëkohore që vërtitet në një labirinth urban. Ai është i peshkuar nga një makth mistik që e shoqëron përgjatë gjithë udhëtimit të tij. Klienti është konsumatori ideal i reklamës mediatike, duke marrë si të qena të gjitha indikacionet që merr gjatë rrugëtimit të tij. Ai është në kërkim për të blerë të pamundurën dhe si rrjedhojë përballet me një distorsion imazhi dhe paqartësi në veprim. Në fund ai hyn në një dimension tjetër ku ngelet krejtësisht pa shpjegim”, thotë Pema. E realizuar bardhezi, ato sekonda të udhëtimit të atij të panjohuri i japin një këndvështrim tjetër gjithë situatës. Pema nuk ka dashur të bëjë moral, të rrëfejë me fjalët e tij kaosin që na ofrojnë objektet që na çojnë drejt një përfytyrimi fatal. Ai thjesht ka ndërtuar këtë rast edhe me syrin e një “regjisori” një video që më shumë se fjalët do të shpjegonte një copëz nga Shqipëria e këtyre viteve. Read the rest of this entry »

Posted in Kritike, bashkëkohësia | Leave a Comment »

Eleni Laperi: Fotografia dhe Susan Sontag

Posted by kolektiviza on Korrik 10, 2007

Pas Marubëve

Fotografia shqiptare, ende një fëmijë

Njerëzimi ka mbetur ende në shpellën e Platonit, duke humbur kohën sipas zakonit të tij të vjetër, jo duke u marrë me të vërtetën, po me shëmbëlltyrat e së vërtetës. Kështu shprehej kohë më parë Susan Sontag, gruaja që njihte mirë artin e të shkruarit dhe adhuronte fotografinë (ajo ishte kritike e fotografisë dhe fotografe), si të vërtetë kishte parasysh imazhet fotografike, ndërsa me shëmbëlltyrën e së vërtetës ajo ka parasysh krijimet e arteve pamore, që interpretojnë të vërtetën. Ajo copë letre që na sjell një imazh vazhdon të na dehë edhe sot me atë çfarë na përcjell… Fotografia është ndoshta i vetmi art ku interpretimi mund të vijë në forma të ndryshme për vetë hapësirën që të ofron. Po sa dimë ne për fotografinë shqiptare, për ata fotografë që mund të kenë ekzistuar para Marubëve, apo për mënyrën sesi ky art po zhvillohet sot.

Eleni Laperi, një grua që si Sontag pëlqen të shkruarin, fotografinë e ka një nga laboratorët ku ndalet më shpesh. Si njohëse e mirë e kësaj gjinie, ajo rrëfen në një intervistë më poshtë, diçka për historinë e këtij arti në Shqipëri dhe çfarë ka ndodhur me këtë art pas viteve ‘90 e deri më sot. Eleni na rrëfen problematikën me të cilën ky art përballet në vendin tonë…

Një javë më parë, në Galerinë e Arteve, u hap një ekspozitë me fotografi të panjohura të gjetura në familjet e fotografëve të kohës, nga dy studiues francezë. Duke u nisur nga ky fakt, ç‘mendoni për historinë e fotografisë shqiptare dhe sa e plotë apo e njohur është ajo?

Është një fakt i mrekullueshëm që fotografia erdhi në Shqipëri vetëm pak vite pasi ajo u shpik prej Nicéphore Niépce-s apo pasi u regjistrua nga Akademia e Shkencave në Paris, më 19 gusht 1939. Pra, edhe historia e fotografisë shqiptare është gati 150-vjeçare. Po është e trishtueshme të mendosh se duke pasur një trashëgimi prej qindra mijë fotosh e negativash nga fotografë si Marubët, Sotiri, Xhimitiku etj., që kanë ushtruar veprimtari në shumë qytete, si Shkodra, Korça, Berati, Tirana etj., nuk kemi një muze të fotografisë, nuk kemi galeri për fotografinë, nuk kemi një treg për fotografinë. Fotografisë te ne nuk i është dhënë vendi që i takon si pjesë e krijimtarisë në mes arteve e profesioneve të tjera.

Shkodra ka një thesar të paçmuar, që nuk e njohin as qytetarët shkodranë: Fototekën “Marubi”. Me këtë bazë jo vetëm duhej të ishte ndërtuar një muze, i cili do të ishte vend i zgjedhur vizitash për vendas e të huaj, po do të kishim në Shkodër një hapësirë të mrekullueshme për ekspozita kombëtare e ndërkombëtare të fotografisë, njerëz e kohë për të studiuar fotografinë. Një investim serioz, që do t‘i nxirrte mjaft shpejt shpenzimet, ja çfarë do të ishte Muzeu Marubi i Shkodrës. Read the rest of this entry »

Posted in Kritike, bashkëkohësia | 1 Comment »

Sfida e munguar e bashkëkohësisë- Interviste me Gezim Qendron

Posted by kolektiviza on Qershor 23, 2007

Sfida e munguar e bashkëkohësisë

Si mund të përshkruhet me fjalë rrugëtimi i artit pamor në Shqipëri pas rënies së komunizmit. Nëse arti i bërë në këtë periudhë do të jetë një stacion ku do të ndalojnë shpesh kritikët, rënia e komunizmit dhe ajo çfarë ndodhi me artistët e një brezi më parë që vijojnë të jenë edhe sot prezent me punët e tyre, është një periudhë interesante për t‘u hulumtuar. Pavarësisht sfidave dhe mungesës së përvojës apo të një tradite përvetësimi të risive, të artit qoftë modern ashtu edhe postmodern, të një mendësie përjashtuese, kjo nuk ka penguar që sot të kemi artistë bashkëkohorë, të cilët kërkojnë të jenë koherentë me ato çfarë ndodhin sot në rrjedhat e artit bashkëkohor. Gëzim Qëndro, njohës i mirë i këtij procesi kulturor shpjegon në një intervistë më poshtë disa nga detajet dhe pengesat e këtij udhëtimi artistik.

Si njohës i mirë i arteve pamore, si do ta gjykoje periudhën pas viteve ‘90 në artet pamore në Shqipëri? Read the rest of this entry »

Posted in Kritike, TICA, bashkëkohësia | 1 Comment »

Debatet në art dështojnë për shkak të paaftësisë

Posted by kolektiviza on Qershor 23, 2007

Debatet në art dështojnë për shkak të paaftësisë

Edi Muka/Lëvizjet në artet pamore pas viteve ‘90. Krijimi i elitave false dhe mungesa e bashkëkohësisë

Damian Hirst rrëfen në një skulpturë të improvizuar se si mund të jetë një shtatzëni, se si fle në barkun e fryrë të një gruaje koka e bukur e një fëmije. Por në skulpturën e famshme të një prej emrave më bashkëkohorë të artit të sotëm, nuk mungojnë mesazhet që ai kërkon t‘i japë nëpërmjet trupit, rrudhave në fytyrë, apo vështrimit të rrudhur. Hirst di të japë atë çfarë njerëzit kanë vërtet nevojë sot, atë çfarë ata kërkojnë nga arti. Por sa orvatet arti ynë pamor në ujërat në të cilat ndodhet sot kjo gjini në botë. Cilat janë tendencat dhe shqetësimet që na ofron panorama e artit shqiptar këto vite. Edi Muka, artist i njohur, kurator i një sërë ekspozitash të nivelit ndërkombëtar, komenton në një intervistë më poshtë, gjithçka çfarë ka ndodhur këto vite. Në një kohë që tashmë nuk ka më kufij, ku shqetësimi nuk mund të jetë pjesë vetëm e një hapësire, ka ardhur koha që artistët këtu të flasin me zërin e asaj çfarë ndodh sot në artin bashkëkohor. Të qenurit bashkëkohor tashmë nuk mund të jetë më çështje mode, por një domosdoshmëri. “Artistët shqiptarë kanë nevojë të kuptojnë se tashmë jetojmë në një botë e cila virtualisht nuk ka më kufij (pavarësisht se për ne kufijtë fizikë janë shumë të pranishëm). Kjo do të thotë se është një domosdoshmëri urgjente mbushja e atij boshllëku informativ, i cili për fat të keq vazhdon të dominojë edhe brezat e rinj”, thotë Muka. Read the rest of this entry »

Posted in Kritike, TICA, bashkëkohësia | 1 Comment »

Postmodernizmi nuk eshte gjithnje bashkohesi – Genc Permeti

Posted by kolektiviza on Qershor 18, 2007

Postmodernizmi nuk është gjithnjë bashkëkohësi

A mund t‘i përgjigjemi pyetjes se çfarë është bashkëkohore sot thjesht me fjalën “postmodernizmi”. Kjo përgjigje që ka ngjallur debate mes teoricienëve të artit të kohërave të sotme, lë hapësira të ndryshme interpretimi.
Asgjë nuk mund të jetë absolute,por ecja në një vijë logjike mbi atë çfarë operohet
sot në botë dhe në atë çfarë vazhdontë jetë e pëlqyeshme dhe e ndjeshme,
sigurisht që është një vijë e rëndësishmepër artin. Në Shqipëri, gjithnjë kanë munguar
debate të tilla, të cilat gjithnjë janë tentuar të rreken në debate për mbrojtjen
e kaheve të ndryshme të interesave të grupeve të ndryshme të artistëve, ndërsa debatet
mbi filozofinë e vërtetë, nëse mundtë quhet kështu të artit kanë munguar. Vetë
kalimi nga periudha e soc-realizmit në një liri të shprehuri, ka sjellë shumë zhvillime
interesante, të cilat mund të interpretohen në mënyrat e tyre nga kritika apo historianët
e artit. Por nëse kemi njerëz që duan të pikturojnë, nuk kemi pasur këto kohë
njerëz që duan të studiojnë artin. Dhe ajo kohë, ose pemë kronologjike, siç e quan në
një intervistë më poshtë një nga artistët earteve pamore, Genc Përmeti, do të ishte
mirë të analizohej nga njerëz të cilët nuk e kanë jetuar atë, duke mos përzier mendimin
real me emocionet, vazhdon të mbetete rrëfyer vetëm nëpërmjet kujtimeve,
apo mendimeve vetjake të çdonjërit prej nesh. Genc Përmeti flet në një intervistë më
poshtë mbi debatin mbi bashkëkohësinë, atë çfarë ka ndodhur në artet tona pamore
sot dhe mungesën e kritikës…. Read the rest of this entry »

Posted in Kritike, bashkëkohësia | Leave a Comment »

Ish-drejtori i Galerise, Abaz Hado, shkruan nje liber.

Posted by kolektiviza on Qershor 17, 2007

Abaz Hado, rrefehet per Galerine e Arteve

E Shtune, 09 Qershor 2007  Anisa Ymeri Koha Jone
Udhetim, ku rrefehet jo vetem per ato qe ka prekur pergjate drejtimit te tij 4-vjecar ne Galerine Kombetare te Arteve, por edhe per ndjesite qe ka perjetuar. Abaz Hado, nje prej drejtoreve me te “sulmuar” te galerise, 2 vjet pasi “i moren celesat” e galerise tregon per vitet e tij ne drejtim, duke mos lene ne asnje moment jashte momentin e largimit te tij. Por jo aq sa per largimin e tij, i cili eshte folur e perfolur jo vetem ne momentin e largimit, ne faqet e tij ka problematike. Ato cka cilesohen si arritje prej ish-drejtuesit, aq sa edhe projekte te cilat mbeten vetem te tilla.

“Jane shume ato cka nuk mundem te arrinim”, pohon Hado, “dhe me dhembje e them kete. Galeria nuk mundi te merrte nje fond teper te madh, 1 milion dollare, dhe keto do te shkonin per krijimin e nje hapesire tjeter, jo vetem per ekspozitat por sidomos edhe per fondin. Une nuk arrita dot as muzeun, ndonese hapat per te jane paksa me te ngadalte”. Dhe vertet, ne kohen para se te linte drejtimin e galerise, Hado, ishte entuziast qe ne saje te nje marreveshje, qeveria Kineze mund te akordonte nje fond teper te madh per Galerine tone. Mirepo largimi i Hados, beri qe cdo mundesi per marrjen e ketij fondi, te shuhej. Fond, i cili do te shperbente per ndertimin e nje shtese, qe do sherbente per fondin e veprave te galerise dhe salla ekspozitash e laborator restaurimi te veprave te artit, ndersa pjesa ekzistuese te mbetej muze.

Trysnia qe ka pasur pergjate drejtimit te Galerise se Arteve eshte nje tjeter ceshtje e trajtuar gjate librin e Hados, ku flitet me emra konkrete dhe akuza konkrete qe leshoheshin ne drejtim te tij. Hado rrefen mbi rrefimet e tij duke thene se, “kam pasur shume trysni dhe ngre me shqetesim teper te madh e qe e them shprehimisht ne liber, pasi nuk ndodh ne asnje vend te botes, qe te kete goditje teper te medha te ketyre niveleve. Pra te gjithe artistet te godasin Galerine Kombetare, me apo pa te drejte”. Duke e cilesuar ate si nje lufte klanesh, Hado shprehet: “Kur themi qe goditet galeria…dhe qe u godit jo pak ne kohen qe isha une, ishte ne momente kur lidhte kontrata me disa donatore, me disa qindra mijera euro. E cfare besimi mund te kete ai partner kur sheh ne gazete se shahet galeria nga vete artistet, per arsyen se ai vet nuk kishte mundur te hapte nje ekspozite?!”. Read the rest of this entry »

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, Kritike, Publikime | Leave a Comment »

Kur ngaterrohen detyrat …

Posted by kolektiviza on Qershor 7, 2007

Artikulli i Elsa Demos “Visuale pa Eksperte” trajton paqartesine ne rolin dhe funksionet perkatese te Ministrise e Kultures dhe Galerise Kombetare dhe konfliktet qe vijn si pasoje e ketij konfuzimi dhe politikave te ndryshme.

Me shume te drejte, Elsa shfajson median ne mungesen e kritikes: “Kur vjen puna për të protestuar për mungesën e çdo lloj kritike dhe vlerësimi objektiv mbi artet, gishti futet në njërën plagë që duket, tek ajo e medias. Po asnjëherë nuk është marrë parasysh se para se ta kërkojmë kritikë tek media në zhvillim, kemi harruar estetët, studiuesit, ekspertët që gëzojnë këtë status, madje paguhen për këtë punë, në institucionet e shtetit, akademike dhe jo akademike. Disa bërthama vazhdojnë të jenë varur nga pemët e djeshme, të tjera janë ngritur e janë rrëzuar dhe prapë janë me pakicë, pranë “atelierëve” të artit. Janë plaga që s’duket.” Mungesa e kritikes (qofte estetike apo institucionale) eshte nje plage e gjalle ne kulturen e sotshme shqiptare. Ka plot qe ankohen e shfryhen, por nuk ka nje kritike te shendoshe. Ka dhe nga ata qe shprehen per ceshtje te tilla, por kjo ndodh gjithmone ne media dhe shpesh ne formen e intervistave apo per audiencat e huaja. Ne mungese te platformave dhe forumeve perkatese per te nderrmarre kritike ndaj institucioneve dhe praktikave ne vend, gazetat plotesojne sa faqet e tyre e sa permbushin mungesen e kesaj hapsire. Kjo praktike ne vetvete eshte problematike, por faji dhe me e rendesishme – pergjegjsia nuk bie teresisht mbi median. Eshte pergjegjsi e aktoreve te kultures (artiste, studiues, akademike, kuratore, etj) qe te denoncohen kundrejt ketyre problemeve (jo vetem kur iu shkelin ne kallo) dhe te kerkojne zgjidhje e alternativa sa prej fuqive ne fuqi, e sa prej bashkpunimit apatik me, e vetpranimit te status quo.

Po te kalojme tek kalloja e shkelur. Ministria e Kultures ka shpallur konkurse per dhjetra monumente te ndryshme qe do te shperndahen neper hapsirat publike e qendrave muzeale te qyteteve te Shqiperise. Hapsirat publike ne Shqiperi po shkojne drejte zhdukjes dhe eshte imperative qe rikembja dhe shpallja e ketyre hapsirave te vij nepermjet artit dhe projekteve urbane. Sigurisht monumentet dhe tribunat per heronjte dhe figurat kombetare kane rendesine e vete dhe duhet te jene prezente ne hapsirat publike; ama kto lloj monumentesh nuk duhet te jene e vetmja gje prezente. Ne nje kohe qe parqet (qe sot jane shnderruar ne lagje) kishin ne qender bustet e heronjve te punes socialiste, sot nuk eshte e denje qe ato pak skulptura te shperndara neper qytete te jene vetem te heronjve historike. Duke qene se kto komisione vijne nga Ministria dhe jane vendime politike dhe sa per te permbushur programin Nese e marrim per te qene qe historine e njohim dhe mund fare lehte ta mesojme ne shkolle apo ne muzete historike, kulturen dhe qytetrimin modern duhet ta shprehim dhe ta gjejme ne hapsirat publike. Le te pranojme se hapsirat publike duhet te mbikqyren nga figurat historike-publike; por kto konkurse dhe komisionime nuk duhet te vijn nga Ministria e Kultures. Kto duhet te jene vendime te bashkive te qyteteve. Kjo do te fuqizonte dhe do tu jepte bashkive neper rrethe nje rol me aktiv ne kulture dhe hapsires publike. Po ja te pranojme qe i takon pikerishte Ministrise qe te nderrmarre konkurset perkatese per monumentet ne fjale. Por duhet nderkohe te pranojm qe kjo detyre nuk duhet ti faturohet Galerise Kombetare. Roli dhe funksioni i Galerise eshte elusiv dhe i komplikuar, sic eshte, pa i shtuar dhe detyrimin e organizimit, dhe ekspozimit te ketyre konkurseve qe ne fund te fundit nuk mund te konsiderohen si art. Fatkeqsishte cilesia artistike e shume prej ketyre monumenteve e busteve le shume per te deshiruar sepse perzgjedhja behet nga jo-ekspertet e Ministrise. Keto komisione duhet te perbehen nga akademike te skulptures dhe arteve pamore. Keshtu do kishim projekte te mire seleksionuara dhe nderkohe do te “punesonim” ekspertet dhe akademiket qe jane lene pas dore nga Ministria. Keshtu e tere skena e artit dhe kultures do te perbehej nga aktore te pergatitur, te ndergjegjshem dhe qe dine ti perjigjen njeri tjetrit.

Artikulli Elses trajton, ndoshta per here te pare kete aspekt te konfliktit midis dy Ministrise dhe Galerise, si dhe shume probleme te tjera qe rendojne artin dhe institutet perkatese. Duhet te rishikohen dhe rikrijohen detyrat dhe pergjegjsite qe i takojne secilit prej insituteve dhe aktoreve te artit.

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, Kritike, Ministria e Kultures Rinise dhe Sportit | 1 Comment »