Edicioni i parë Çmimit Ndërkombëtar për fotografët e rinj, “Sotiri”, hap dyert për aplikimet. Ky projekt, një nismë e Qendrës Kulturore “Lindart & Anima” dhe Projekt 5.6, përfshin artistë të rinj nga Shqipëria e vende të tjera të Evropës e më gjerë. Një ngjarje që pretendon të promovojë fotografinë si gjuhën e lëvizjes urbane. Çmimi “Sotiri” do të ketë dy performanca në Korçë dhe në Tiranë dhe do të shoqërohet me tryeza debati, duke krijuar një klimë bashkëpunimi mes artistëve shqiptarë dhe atyre ndërkombëtarë. Edicioni i parë i “Sotirit” është një reflektim mbi historinë dhe ndikimin e saj mbi artistët dhe mbi realitetin bashkëkohës, ku ata veprojnë. Kocepti “Save this” (Shpëto këtë) drejton vëmendjen e artistëve në fiksimin e momentit.
Në konkurs mund të marrin pjesë të gjithë artistët nga 20 deri në 35 vjeç. Çmimi i parë shoqërohet me një shumë prej 150 mijë lekësh, çmimi i dytë përfiton një kurs të plotë në projektin 5.6, për të thelluar njohuritë mbi fotografinë. Afati i fundit për regjistrimet është data 15 prill. Punët e paraqitura do të kalojnë në një seleksionim paraprak e më tej do të ekspozohen në fillim të majit.
Me shume mbi konceptin, Alketa Kurrizo:
Ruaje kete !
Histora eshte marreveshje dokumentesh.
Ne dokumentojme cdo gje qe mendojme se eshte e rendesishme. Kete e bejme te gjithe, kudo: lokalisht, kombetarisht, globalisht…
Fakti qe fotografia eshte gjithmone riprodhim i dickaje, qe ne nje moment te caktuar ka ekzistuar, e con shikuesin drejt iluzionit se gjithçka eshte reale dhe permban nje “perqindje te larte te se vertetes.” Ajo qe ata gjejne aty eshte realiteti ne kohen e shkuar, edhe pse ne vetvete kjo e shkuar e ilustruar ka nje ekzistence te tashme.
Te “gjuash” te tashmen do te thote t’i pergjigjesh njekohesisht edhe asaj, edhe dickaje qe eshte tanime e shkuar. Kjo eshte nje rruge e veçante per te krijuar fakte: fragmente te kohes, qe ndertojne te shkuaren dhe te sotmen.
Prej kohesh kam qene e interesuar per fenomene, qe vendosen ne periferine e vemendjes sone. Jam munduar te mbledh fakte, qe ne nje fare menyre me kane intriguar, sepse ishin ndryshe, te padukshem ose thjesht te pakapshem. Duke theksuar kete informacion te ”lene menjane”, duke e vene ne qender te vemendjes, ai nevojitet te rishihet, te rimendohet, ashtu si historia ndjen te beje ndonjehere.
Kur faktet vendosen prane historise se tyre, hapesira midis behet shume e rendesishme, ne mos me e rendesishmja; ajo behet hapesira ku dy entitete takojne bashkekohesine, brenda nje rezonance ku domethenie te reja mund te artikulojne vetveten.
Ashtu si konceptet behen subjekt i rishikimeve ne kohe dhe permbajtje, domethenia dhe “hija” e imazheve nuk jane te njejta ne dy hapersira te ndryshme: ky eshte pragu ku fakti ben nje ndryshim te qendrueshem dhe rikrijon veten.
Historia eshte marreveshje faktesh.
Kur imazhet behen deshmimtare te fakteve dhe reflektojne ate mase te perbashket te se vertetes, mund te jene shenja te paharrueshme. Ka momente dhe fakte qe mund te vdesin pa u vene re.Te tjere mund te kalojne pragun e anonimitetit dhe te behen material per t’u ruajtur.
Duke ruajtur kohen, vendin, objekte dhe subjekte, shenja te pakapshme te qenesise se tyre, e gjithe kjo si rindodhi e nje situate identike behet imazh per historine, dokumet nga e shkuara,fakt i se sotmes.
Nese jeni te interesuar ne marredheniet midis se shkuares dhe te sotmes dhe atyre mes realitetit dhe imagjinates, ju mund te kapni fakte te ndermjetme, imazhe te historive personale, qe ne fund te fundit jane pjese te historise, deshmimtare te se ciles jemi te gjithe.
