kolektiviza

koleksion arti

Archive for the ‘Publikime’ Category

Keqkuptimet vazhdojne…

Posted by kolektiviza on Qershor 19, 2007

Publikime (perkthime) per historine e artit modern gjithmone do te kene vendin e tyre neper librari e biblioteka. Libra te tille akoma vazhdojne te shkruhen dhe ti risillen publikut kudo; qofshin keto si libra akademike apo libra tavolina kafesh. Kam frike se ky liber hyn ne rangun e librave te mbushura me fotografi, te shoqeruara me tekste prezantuese dhe siperfaqsore, dhe si i tille nuk u vlen atyre qe me te vertete u duhet -studenteve te Akademise. Historia e artit ne Akademi jepet pa libra, leksionet mund te jene te mire pregatitur, por me fotokopje nuk mesohet gje. Gombritch mund te jete i vetmi liber akademik (por nuk eshte pa kritike) me te cilet rriten e ushqehen artistet e sotcem ne Shqiperi. Biblioteka e Akademise nuk ka libra akademik e teorik; ne te shumten jan: ose libra me plot fotografi e dy llafe, ose ne frengjisht apo gjermanisht. Interneti po ashtu eshte aq i madh sa te gjesh informacionin e duhur duhet te jesh i skalitur per te lundruar ujrat e shumta, le qe kushton shume per nje student. Libra shitesit mbajne tituj disi te konsiderueshem por perseri cmimi i tyre i mba larg pozesimit te c’do studenti. Kujt i vjen ndonje liber nga jasht e mba pervete qofte nga egoizmi, qofte nga e verteta e hidhur qe ndoshta nuk e sheh me librin e vet.

Perballe ketij realiteti publikimi i “Aventurave” duhet pershendetur, sepse tani nje studente e cila u kritikua dhe iu referua si Paul Klee ne klase, ndoshta mund te shoh se si duken pikturat e Paul Klee. Ne mungese te librave cilesore dhe teorik libra te tille duket sikur mbushin boshllekun por vetem aq – duket sikur. Read the rest of this entry »

Posted in Publikime | Leave a Comment »

Ish-drejtori i Galerise, Abaz Hado, shkruan nje liber.

Posted by kolektiviza on Qershor 17, 2007

Abaz Hado, rrefehet per Galerine e Arteve

E Shtune, 09 Qershor 2007  Anisa Ymeri Koha Jone
Udhetim, ku rrefehet jo vetem per ato qe ka prekur pergjate drejtimit te tij 4-vjecar ne Galerine Kombetare te Arteve, por edhe per ndjesite qe ka perjetuar. Abaz Hado, nje prej drejtoreve me te “sulmuar” te galerise, 2 vjet pasi “i moren celesat” e galerise tregon per vitet e tij ne drejtim, duke mos lene ne asnje moment jashte momentin e largimit te tij. Por jo aq sa per largimin e tij, i cili eshte folur e perfolur jo vetem ne momentin e largimit, ne faqet e tij ka problematike. Ato cka cilesohen si arritje prej ish-drejtuesit, aq sa edhe projekte te cilat mbeten vetem te tilla.

“Jane shume ato cka nuk mundem te arrinim”, pohon Hado, “dhe me dhembje e them kete. Galeria nuk mundi te merrte nje fond teper te madh, 1 milion dollare, dhe keto do te shkonin per krijimin e nje hapesire tjeter, jo vetem per ekspozitat por sidomos edhe per fondin. Une nuk arrita dot as muzeun, ndonese hapat per te jane paksa me te ngadalte”. Dhe vertet, ne kohen para se te linte drejtimin e galerise, Hado, ishte entuziast qe ne saje te nje marreveshje, qeveria Kineze mund te akordonte nje fond teper te madh per Galerine tone. Mirepo largimi i Hados, beri qe cdo mundesi per marrjen e ketij fondi, te shuhej. Fond, i cili do te shperbente per ndertimin e nje shtese, qe do sherbente per fondin e veprave te galerise dhe salla ekspozitash e laborator restaurimi te veprave te artit, ndersa pjesa ekzistuese te mbetej muze.

Trysnia qe ka pasur pergjate drejtimit te Galerise se Arteve eshte nje tjeter ceshtje e trajtuar gjate librin e Hados, ku flitet me emra konkrete dhe akuza konkrete qe leshoheshin ne drejtim te tij. Hado rrefen mbi rrefimet e tij duke thene se, “kam pasur shume trysni dhe ngre me shqetesim teper te madh e qe e them shprehimisht ne liber, pasi nuk ndodh ne asnje vend te botes, qe te kete goditje teper te medha te ketyre niveleve. Pra te gjithe artistet te godasin Galerine Kombetare, me apo pa te drejte”. Duke e cilesuar ate si nje lufte klanesh, Hado shprehet: “Kur themi qe goditet galeria…dhe qe u godit jo pak ne kohen qe isha une, ishte ne momente kur lidhte kontrata me disa donatore, me disa qindra mijera euro. E cfare besimi mund te kete ai partner kur sheh ne gazete se shahet galeria nga vete artistet, per arsyen se ai vet nuk kishte mundur te hapte nje ekspozite?!”. Read the rest of this entry »

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, Kritike, Publikime | Leave a Comment »

Katalogu i Artit Shqiptar

Posted by kolektiviza on Qershor 17, 2007

Tete shekuj arte pamore ne nje botim

E Premte, 15 Qershor 2007  Koha Jone

Galeria Kombetare e Arteve eshte ne perfundim te nje projekti per botimin e Katalogut te veprave te koleksionit qe ka ne inventar ai institucion. Katalogu i Galerise Kombetare te Arteve do te jete nje botim i ilustruar me rreth 400-450 faqe, ne gjuhen shqipe e angleze. Ne ate liber arti do te paraqiten periudhat e artit shqiptar dhe artistet me te njohur te artit shqiptar, duke filluar nga shekulli XIII-XXI, veprat e te cileve do te perzgjidhen nga koleksioni i Galerise Kombetare te Arteve. Ne Katalog, gjithashtu, do te paraqiten veprat me cilesore te artisteve te huaj dhe atyre anonim (shekulli XVI-XX), veprat e te cileve jane pjese e fondit te Galerise Kombetare te Arteve, Tirane.

Katalogu do te kete karakter informativ per publikun duke pasur parasysh qe tekstet do te jene te reduktuara ne paraqitjen sa me koncize te informacioneve te zgjedhura e me te rendesishme artistike, shkencore dhe historike.

Katalogu do te kete paraqitje cilesore dhe do te shoqerohet me foto me ngjyra te veprave te artit te disa prej sallave kryesore te Galerise. Ne katalog do te paraqitet edhe planimetria orientuese e kateve te nderteses se Galerise. Katalogu ne fund te tij do te permbaje dhe biografite e artisteve qe jane paraqitur ne te, duke iu dhene rendesi vetem veprimtarive me kryesore.

Periudha e artit mesjetar ikonografik (shekulli XIII-XIX) do te permbaje zhvillimin ne pergjithesi te artit ikonografik ne Shqiperi dhe do te evidentoje autoret qe kane veprat ne sallen e artit mesjetar-ikonografik te Galerise Kombetare te Arteve ne Tirane. Po keshtu, periudha e artit te Rilindjes dhe Pavaresise Shqiptare (1830-1944) do te shoqerohet me nje tekst 2-faqesh ku do te pasqyrohet zhvillimi i artit shqiptar ne periudhen e Rilindjes dhe Pavaresise Kombetare Shqiptare dhe do te vleresohen artistet kryesore te kesaj periudhe.

Periudha e artit te pas Luftes se Dyte Boterore (1944-1990) do te jepet me nje informacion te gjere mbi te ashtuquajturen metode te realizmit socialist ne Shqiperi, se bashku me protagonistet kryesore dhe veprat e tyre. Gjithashtu, do te pershkruhet me kujdes dhe objektivitet zhvillimi i arteve pamore ne periudhen e viteve 1970-’80.

Periudha e artit te pas viteve ’90 (1990-2007) do te vleresohet mbeshtetur dhe ne veprimtarite kryesore qe u realizuan ne periudhen e tranzicionit shqiptar si: Konkursi Kombetar “Onufri” (1993-1998), konkursi Nderkombetar i Fotografise “Marubi” etj.

Vepra te autoreve te huaj do te pershkruhen, se pari, si histori e koleksioneve te huaja ne Galerine Kombetare te Arteve dhe, se dyti, si autore te ketij koleksioni. Ne kete kapitull do te perfshihen edhe veprat e artisteve shqiptare me banim jashte kufijve shteterore.

Autoret qe do te perfaqesohen ne Katalog, sipas rastit, do te paraqiten me disa vepra (foto te veprave) dhe do t’u lihen dy faqe secilit. Te dhenat fizike te cdo vepre do te jene: Emri dhe mbiemri i artistit, data dhe vendi i lindjes dhe e vdekjes (ne kllapa), titulli i vepres, viti i realizimit te saj, teknika, permasat dhe numri i inventarit.

Ne katalog, ne faqet e fundit, do te jete indeksi kronologjik i artisteve te perfshire, qe do te kete per cdo autor nje biografi selektive se bashku me veprimtarite e tij kryesore artistike te zhvilluara ne (20-25 rreshta).

Pergatitja e Projektit ka nisur qe ne vitin 2005, por ai si material u rishikua dhe u plotesua ne muajin dhjetor 2006 – janar 2007 duke u mbeshtetur edhe ne mbledhjen e Keshillit Shkencor – Artistik te GKA (2006) dhe konsultuar me disa botime analoge (kataloge) te disa muzeve boterore si National Gallery of Ireland (2002), Arti Bashkekohor i Kosoves (2000), Muzeu Britanik (1980), Ufici, Firence (1986), China National Museum Fine Arts (2002), Art Museum of Eomen in Washington Women Artists (2004), “Mezuraj MUZE” (Tirane, 2006) etj.

Posted in Galeria Kombëtare e Arteve, Publikime | Leave a Comment »